Lamtumira për Haxhi Thaçin/ I biri i Hashimit prek me fjalët: Në vend të babait sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina

Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka ndarë emocione dhe kujtime të thella për babanë e tij pas ndarjes nga jeta të gjyshit, Haxhi Thaçit. Ai në mbledhjen komemorative që po mbahet për të ndjerin, falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe bëri një fjalim emocionues:

“Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për të takuar babin dhe bashkëluftarin e tij në Hagë ishte më e madhe sesa dhimbja e sëmundjeve. Besimi në pafajësinë e tyre ishte më i hekurt sesa aktakuza e padrejtë në muajt e fundit. Në çdo ditë, ai priste që babi të hapte derën e spitalit. Nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë shumë herë. Tre orë bisedim ato ditë u bënë orët më të rëndësishme të jetës së tij, një bisedë baba e bir, që të dy kërkonin lirinë që jemi.

Vdekjen e pash në fytyrën e babait kur doli nga spitali. Gjyshi i mbajti të gjithë vuajtjet dhe dhimbjet që kaluam si popull. Por këto katër vite nuk i mbijetoi vuajtjeve dhe dhimbjes nga padrejtësia, një sëmundje e pasherueshme për njerëz të fortë, krenarë dhe me dinjitet. Dhe siç thoshte shpesh gjyshi, ‘me vdek pa u korit’, por as sot nuk jemi koritur. Fatkeqësisht, babain nuk e lejuan ta marrë lamtumirën e fundit me ne sot. Nuk e lejuan që t’i ofroja një grusht dheu të Drenicës mbi ballë, por në vend të babait sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina”, tha Thaçi.

Rama e quajti “të turpshme” ndalimin nga Haga të Hashim Thaçit për të varrosur babain, Grenell shpërndan postimin

Emisari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka ndarë të njëjtin qëndrim me  kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili e cilësoi si “të tuprshme”, ndalimin nga Gjykata Speciale e Hagës të Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait Haxhi Thaçi.

Grenell e shpërndau postimin e Edi Ramës për Gjykatën Speciale.

Grenell

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturp, që e ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangun më brutal”, ka shkruar Rama në “X”, të hënën.

Grenell vazhdimisht ka kritikuar mënyrën sesi Hashim Thaçi po mbahet në paraburgim në Hagë.

(Balkan Web)

“Thuaji Melonit të më japë pasaportën”, Rama i përgjigjet ndjekësit: Më jep votën më 11 maj, të jap p…

Duke u kthyer nga Fieri, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur ndjekësve në Facebook. Në rubrikën “Sy m’sy”, një prej komentuesve i kërkonte me ironi Ramës që t’i thoshte kryeministres italiane Giorgia Meloni për të marrë pasaportën italiane.

Në përgjigje të tij kreu i qeverisë i kërkoi që të bashkojë votat për PS-në në 11 maj për të marrë pasaportën europiane në 2030-ën.

“Nuk kam pse i them Melonit për pasaportën italiane. E jotja nuk më duhet mbrapsht, se kam timen njësoj si tënden. Por ne të dy duhet të bëhemi bashkë më 11 maj dhe të futim Shqipërinë në BE brenda 2030-ës dhe marrim pasaportën europiane të Shqipërisë. Një pasaportë njësoj si Italia, Gjermania e francezja. Mos e mendo dy herë më jep votën më 11 maj dhe unë e PS do të japim pasaportën e BE-së”, u përgjigj kreu i qeverisë.

Një tjetër komentues i kujton kryeministrit premtimet e bëra në vitin 2013 kur erdhi në pushtet nga 300 mijë vendet e punës te 24 orë ujë në ditë. Rama tha se premtimi i parë është tejkaluar ndërsa premtimi për ujë 24 orë përfundon në mandatin e katërt.

“Kur ne morëm detyrën Shqipëria kishte 1 milion e 23 mijë të punësuar, 1 milion 327 mijë ishte numri i tyre në mbyllje të 2024. Tani gënjej unë? Shiko librin e sigurimeve janë mbi 300 mijë sesa kur ne morëm detyrën. Vetëm 4 zona urbane me ujë 24 orë gjetëm kur morëm detyrën. Sot kemi 48 urbane dhe 98 rurale. Në mandatin e katërt mbyllet dhe kjo plagë e vjetër”.

I pyetur nga ndjekësit se kush e ka penguar këto 12 vjet për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, Rama u përgjigj

“Pasaporta europiane merret kur bëhet shtet dhe nuk bëhet si komentet në FB, po të paralajmëroj që kur ta marrësh atë pasaportë në dorë, do të vijë zor nga vetja për ato që mendon e thua sot”.

Një tjetri që tha se nuk dëshiron të anëtarësohet në BE në kushtet ku ndodhet Europa sot, Rama i kujtoi Ukrainën dhe luftën e saj trevjeçare për t’u anëtarësuar BE. Sipas tij BE është shpëtimi nga e shkuara.

“Po nuk shkove në Europë ka vetëm një rrugë kthimi, vetëm në gropë. Janë pa mend ukrainasit që vriten prej 3 vitesh se duan të jenë më të dy këmbët në Europë? Po moldavët pse duan? Po estonezët, lituanezët ku do ishin sot po të mos ishin në BE? BE është shpëtimi nga rikthimi i së shkuarës, vetëm BE i jep fund kësaj historie kthimesh tragjike”.

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Mars 2025

Dashi

Do ketë shume turbullira sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar. Mundohuni te ndryshoni sjellje dhe t’i përkushtoheni me tepër atij qe keni ne krah. Beqaret edhe sot do e vuajnë pa mase vetminë dhe do ndihen keq. Ne planin financiar perspektivat nuk do jene aspak te mira. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Demi

Marrëdhënia ne çift do jete mjaft harmonike gjate kësaj dite. Se bashku me partnerin do provoni eksperienca te reja dhe mjaft entuziazmuese. Do i harroni mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret do takojnë një person i cili do ua shtoje dëshirën për te jetuar. Te ardhurat do kenë përmirësime te menjëhershme te cilat as qe nuk i keni pritur. Shfrytëzojeni ditën.

Binjaket

Dite premtuese kjo e sotmja edhe për ju. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe do thurni plane afatgjata mbi te ardhmen. Do ndiheni me se miri. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do e gjejnë dot personin e ëndrrave. Ne planin financiar do arrini te kryeni transaksione dhe investime te rëndësishme duke qene se situata do jete e stabilizuar.

Gaforrja

Do kaloni një dite shume te qete ne jetën tuaj ne çift. Secili do respektoje mendimin de tjetrit dhe nuk do keni as debatin me te vogël. Beqaret do kenë flirtime pa fund, por asgjë serioze nuk do ndodhe. Duhet ende te prisni edhe pak kohe. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm nëse nuk doni te mbeteni pa asnjë para. Nuk është koha për çmenduri.

Luani

Pas një periudhe te vështirë dhe te mbushur me mosmarrëveshje ne çift, sot do e rigjeni qetësinë dhe harmoninë. Si ju ashtu edhe partneri do falni dhe do hapni rruge. Beqaret do e shfrytëzojnë pa fund lirinë qe kane dhe nuk do e ndiejnë nevojën e dikujt ne krah. Financat nuk do kenë asnjë ndryshim, por duhet te mateni para se te shpenzoni qe gjerat mos përkeqësohen.

Virgjeresha

Keni shume kohe qe jeni ne një lidhje? Priten ndryshime te rëndësishme gjate kësaj dite te cilat do ua shtojnë dëshirën për te jetuar. Partneri do ju beje surpriza te mrekullueshme. Beqaret nuk duhet te bëjnë çmenduri vetëm e vetëm për te gjetur princin e tyre te kaltër sepse shpejt do pendohen. Situata financiare do jete mjaft e stabilizuar.

Peshorja

Mos e kundërshtoni për gjithçka partnerin tuaj sot sepse mund te keni debate te zjarrta me te. Me mire toleroni nga pak. Beqaret nuk do e humbin optimizmin edhe sikur te mos e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Do ndihen mire edhe vetëm. Saturni do jete i pozicionuar keq ne sektorin tuaj financiar. Nëse shpenzoni pa kursim do keni probleme te mëdha.

Akrepi

Jeta juaj ne çift do ketë ulje dhe ngritje gjate kësaj dite. Here pas here do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe nuk do ndiheni aspak mire. Beqaret do kenë shume mundësi për takime dhe do mund te bëjnë zgjedhjen me te mire te mundshme. Ne planin financiar situata do fillojnë dalëngadalë te përmirësohet, por mos kërkoni pasurim te menjëhershëm.

Shigjetari

Dite mjaft e ngrohte dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme. Beqaret nuk do jene ne ditën e tyre me te mire dhe nuk do tregohen aspak te hapur ndaj ftesave qe do ju bëhen. Ne planin financiar mire d jete te mos ndërmerrni shume rreziqe sepse situata nuk është e qëndrueshme.

Bricjapi

Venusi dhe Marsi premton një dite te kënaqshme për çiftet. Do ndiheni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe do jeni gati te merrni edhe vendime mbi te ardhmen. Beqaret meshkujt do jene me te privilegjuarit ne dashuri, femrave do ju duhet ende te persin. Financat nuk do jene shume te mire për shkak te shpenzimeve marramendëse qe keni kryer kohet e fundit. Kujdes!

Ujori

Do zgjoheni me humor te keqe gjate kësaj dite dhe ne orët e para te mëngjesit do keni mosmarrëveshje te shumta me partnerin. Megjithatë fale durimit te tij dhe tolerancës atmosfera do përmirësohet shpejt. Beqaret do kenë një takim me te vërtetë për te mos u humbur. Mjedisi yjor do jete i favorshëm për financat. Do e dini mire sa te shpenzoni.

Peshqit

Fatmirësisht, fale ndikimit pozitiv te Venusit jeta juaj ne çift do jete e shkëlqyer. Do qëndroni me shume kohe pranë atij qe dashuroni dhe do i shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret do flirtojnë pa fund me personat qe do takojnë, pa e kuptuar se dikush ka kohe qe i veshton dhe dëshiron te krijoje një lidhje me ta. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj kësaj here.

I shpëtoi goja/ Laerti nxjerrë sheshit sekretin e madh të produksionit, kamerat largohen menjëherë nga ai

Laert Vasili është njëri nga banoret e ‘Big Brother VIP Albania’ i cili nga raporti me Valbonën ka rrëmbyer vëmendjen e shumë ndjekësve.

Ai në një bisedë me Rozanën ka nxjerr zbuluar produksionin, duke u shprehur se në disa situata e mbrojnë që mos të dal keq në syrin e publikut, shkruan “Kosovarja”.

Nga kjo Rozana ka insistuar të merr përgjigjen e tij se ‘kush janë ata që të mbrojnë ty’, por me pas kamerat kanë hequr nga transmetimi bisedën e tyre.

Laerti: Per disa gjera mbrohem.

Rozana: Kush te mbron?

Regjia heq kamerat.

Kukullat e produksionit,finalistet e stisur pa fansa.

V diq në aks identin tragjik, 47-vjeçari shqiptar ishte baba i një vajze 12-vjeçare! Punonte 24 orë taksist së bashku me bashkëshorten për të siguruar jetesën (Video)

Detaje të reja dalin nga ngjarja tragjike në Athinë, ku një taksist shqiptar humbi jetën pasi mjeti që drejtonte u përplas nga një 22-vjeçare greke, e cila udhëtonte me makinë me shpejtësi të lartë

Gentian Kamberi, nga Tirana, kishte krijuar jetën e tij në Greqi dhe ishte baba i një vajze 12-vjeçare.

Viktima punonte së bashku me bashkëshorten si taksistë ditën e natë që vogëlushes së tyre të mos i mungonte gjë.

“Ishte një njeri i ndershëm që punoi dhe ndërtoi jetën në Greqi”, thotë një nga miqtë e tij të ngushtë për protothema.gr.

“Nuk kam fjalë për atë që i ndodhi Janit dhe familjes së tij. Është tragjike, fëmija i tij do të rritet pa baba që në moshë të vogël dhe e shoqja, e cila është një grua shumë e denjë, duhet të mbajë barrën e familjes. Gjatë ditës punonte gruaja e tij me taksi, ndërsa i punonte gjatë natës për të siguruar jetesën. Nuk mund ta besoj se ai u largua kaq padrejtesisht, me te vertete… “

22-vjeçarja greke, Ekaterina Caci, e cila mbeti e plagosur dhe po trajtohet në Spitalin Attikon, mësohet se ka kaluar në semafor të kuq dhe është përplasur me shpejtësi të madhe me taksinë që drejtohej nga 47-vjeçari shqiptar.

Vajza është arrestuar pasi u konstatua se kishte konsumuar alkool mbi kufirin dhe pritet të dëshmojë në hetuesi mëngjesin e së martës.

E dhimbshme! Mbyll sytë përgjithomnë në moshë të re aktorja e njohur (Emri+Foto)

Aktorja e njohur belge, Emilie Dequenne, ka vdekur në moshën 43-vjeçare pasi vuante nga një kancer i rrallë.

Lajmin e hidhur e dhanë familja dhe menaxheri i saj.

Ajo zbuloi në tetor 2023 se kishte karcinomë adrenokortikale (kanceri i sistemit endokrin), sëmundje që e kishte mbajtur atë larg xhirimeve të filmit që atëherë.

“Çfarë lufte e ashpër! Dhe ne nuk mund të zgjedhim…”, ka postuar aktorja në Instagram më 4 shkurt, Ditën Botërore të Kancerit.

Në dhjetor, ajo i tha TF1 se po luftonte me një sëmundje gjithnjë e më agresive, që do të thoshte se nuk do të jetonte aq gjatë sa pritej.

Emilie u bë e njohur në moshën 18-vjeçare për rolin e saj të parë në filmin “Rosseta”, i cili i dha asaj çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë në 1999.

Karriera e saj përfshin rreth 50 filma, duke përfshirë “The Girl on the Train” (2009), “Lose Your Mind” (2012), që i dha asaj një çmim tjetër për aktoren më të mirë në Kanë në seksionin Un Certain Regard, “Not Her Type” (2014) dhe “The Things We Say, The Things We Do”, për të cilin ajo mori çmimin për Aktoren më të mirë 20 në César.

Zhdukja e 15-vjeçares nga Kosova alarmoi Francën, Ambasada e Shqipërisë në Paris jep lajmin

Ambasada e Shqipërisë në Paris njofton se 15-vjeçarja nga Kosova, Merina Syla e zhdukur pa gjurmë tre ditë më parë, është rikthyer te familja e saj.

Ajo jetonte në Strasburg dhe prej datës 14 mars kishte humbur kontaktet me familjen. Zhdukja e shqiptares alarmoi autoritetet franceze dhe vuri në lëvizje Ambasadën shqiptare atje.

Sipas njoftimit të bërë publik nga Ambasada në rrjetet sociale, e mitura është shëndoshë e mirë dhe gëzon shëndet të plotë.

“Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Shqipërisë në Francë, falenderon autoritetet franceze dhe familjarët dhe të afërmit e vajzës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Njoftimi

Pas interesimit nga media dhe publiku, Ambasada e Shqipërisë në Francë sqaron se, sot në mëngjes, menjëherë sapo është informuar nga të afërm të personit, Ambasada e Shqipërisë është mobilizuar dhe angazhuar për rastin e shtesases franceze me origjinë nga Republika e Kosovës, me banim në Strasburg të Francës, Merina Syla (15 vjeç), e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 14 mars.

Pas bashkëpunimit të Ambasadës me autoritetet policisë franceze dhe familjen e vajzës dhe verifikime dhe ndjekjes në terren, njoftojmë se Merina Syla është rikthyer në shtëpi pranë familjarëve të saj dhe gëzon shëndet të mirë.

Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Shqipërisë në Francë, falenderon autoritetet franceze dhe familjarët dhe të afërmit e vajzës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin.

“Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në disko?”/ Shefi i sigurisë mes lotësh: Pronari i pangopur! E njoftova se po hynin të …

Dëshmia e shefit të sigurimit për klubin natës ku ndodhi tragjedia në Koçan, ka hedhur edhe më shumë dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të së dielës, që çoi në vdekjen e 59 personave dhe të paktën 155 të tjerëve të plagosur rëndë.

Blagojço Georgiev ka rrëfyer se njerëzit e tij kishin siguruar prej 2 vitesh klubin, i cili sipas tij ishte veshur në pjesën e brendshme me materialin më të lirë të mundshëm.

Sipas tij, në dy vite bashkëpunim, ka vërejtur një sërë parregullsish, si dhe lakminë e madhe të pronarit të klubit, për të cilin tha se e kishte paralajmëruar për problemet, shtuar edhe faktin që licenca e biznesit ishte e dyshimtë.

“Më dhemb shpirti, ka dy vjet që njerëzit e mi e sigurojnë diskotekën. Shefi është i pangopur, aq shumë i do paratë. E di që e gjithë pjesa e brendshme është e veshur me izolimin më të lirë, me sfungjer! Unë kam qenë prezent teksa po e bënin! Dhe tani dikush do të më akuzojë se po e them këtë? Vetëm në spitalin e Koçanit janë 63 veta deri më tani, fëmijë nën 15 vjeç, 16 vjeç”, tha Georgiev mes lotësh.

Ai ka rrëfyer se e ka marrë në telefon pronarin e klubit dhe e ka njoftuar se në godinë

“E thirra, e njoftova se fëmijët nën 15 vjeç po hyjnë në diskotekë, ai më tha në rregull, lejoji. Le t’i lënë lekët që t’i fitojmë. Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në një disko? Kush e bëri inspektimin? Unë flas për sistemin, jo për individët”, tha ai.

Pronari i klubit të natës tentoi të arratisej pas ngjarjes së rëndë, por policia arriti ta arrestonte.

Të paktën 59 persona humbën jetën dhe më shumë se 150 u plagosën në zjarrin që ra në klubin e natës në Koçan, Maqedonia e Veriut. Klubi, siç u zbulua më vonë, funksiononte me një licencë të falsifikuar dhe nga kontrolli u konstatuan një sërë dështimesh të rënda sigurie. Pronari i klubit, i cili tentoi të largohej nga vendi, u arrestua së bashku me 19 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë të qeverisë.

E trishtë/ Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ish-futbollisti ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

Ish-futbollisti italian, Luka Lodeti është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare pas një betejë të gjatë me një sëmundjeje të rëndë që prej shkurtit të vitit të kaluar. Ai ka lënë pas edhe një djalë 2-vjeçar.

Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 15:00. Karriera e tij filloi pa mbushur 18 vjeç si qendërmbrojtës për Darfo Boario, në fushat e Serisë D, pasi kishte hedhur hapat e tij të parë në ekipet e të rinjve të Milanit.

Pas asaj përvoje të shkurtër por domethënëse, karriera e tij vazhdoi në Serinë D, me paraqitje gjithashtu në skuadra të ndryshme milaneze, si Alzanocene, Pro Sesto, Legnano Mezzolara dhe Colognese.

Më pas ai përjetoi momente të rëndësishme jashtë vendit, me përvojat në Maltë duke veshur fanellat e Naxxar Lions dhe Marsaxlokk.

Në moshën 30-vjeçare, pasi u tërhoq nga futbolli, Luka filloi një aventurë të re profesionale, duke hapur agjencinë e konsulencës Truck Consult.