ΡΙago*et me 14 thi* ka  reperi i njohur

Reperi Tory Lanez është dërguar me urgjencë në spital pasi u godit me thikë 14 herë në një burg në Kaliforni.

Artisti kanadez i hip-hopit u sulmua nga një i burgosur tjetër në një njësi në Institucionin Korrektues të Kalifornisë në Tehachapi, rreth 120 km në veri të Los Angeles.

Reperi 32-vjeçar pësoi plagë në të gjithë trupin, duke shkaktuar kolapsimin e të dy mushkërive, sipas një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Pavarësisht se ka dhimbje, ai po flet normalisht, me humor të mirë dhe thellësisht mirënjohës ndaj Zotit që po ia del mbanë”, thuhej në postim.

Lanez, emri i ligjshëm i të cilit është Daystar Peterson, po vuan një dënim me 10 vjet burg për tentativë vrasje, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të ish-të dashurës së tij Megan Thee Stallion në vitin 2020

Unë e mbaj premtimin, demokrati Ilir Vrenozi: Deri në 2029 tani do të hamë…

Një video e tij gjatë një proteste të PD-së së Sali Berishës, u bë virale një vit më parë. Teksa u pyet se çfarë do të bënte nëse do të fitonte sërish Rama, Ilir Vrenozi, pati deklaruar se “atëhere do ha m**, si gjithmonë”.

Dhe pas humbjes së 11 majit, ai e ka mbajtur “premtimin”.

Vrenozi shfaqet në një video ironike, duke thënë se tani do hanë m*t deri në vitin 2029.

Pas humbjes në zgjedhje, Berisha përgatit HAKMARJEN: Ja çfarë ka planifikuar për ditën e Samitit

Kreu i Partisë Demokratike duket se nuk ka ndërmend të pranojë rezultati ne zgjedhjeve të 11 majit dh humbjen e thellë që pësoi.

Në një dalje për mediat ditën e sotme, Berisha ka folur për vjedhje votash dhe manipulim zgjedhjesh. Ndër të tjera, Berisha ka paralajmëruar një protestë, që sipas tij, do të mbahet më 16 maj.

Pikërisht në këtë ditë, në Tiranë do të zhvillohet Samiti Europian me pjesëmarrjen e shumë liderëve europianë dhe të Bashkimit Europian.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet më 16 Maj në orën 17:00 në Bulevardin Zogu i Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoz të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar e ndërkombëtar. Protesta do të jetë paqësore, garantojnë se nuk do të ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e atyre që vijnë, por duam që të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator.”- tha Berisha.

E papritur/ Va. ksinat C 0VlD- l9 kanë shkaktuar probleme në trupin e njeriut, çfarë zbuluan shkencëtarët

Ekspertët e Universitetit Yale kanë identifikuar një gjendje shqetësuese të lidhur me vaksinat mRNA kundër COVID-19 – e cila, sipas tyre, është treguar se ndikon në biologjinë e trupit tuaj.

“Sindroma pas vaksinimit” është një sëmundje e mëparshme e paidentifikuar, që duket se shkakton intolerancë ndaj ushtrimeve fizike ose lodhje, tringëllimë në veshë (tinnitus), marramendje dhe mjegullim të trurit, ndër simptoma të tjera.

Vite pas marrjes së injeksionit fillestar dhe dozave përforcuese, pacientët mund të shfaqin gjithashtu ndryshime të dukshme biologjike – si ndryshime në qelizat imune dhe prania e proteinave të koronavirusit në gjakun e tyre.

“Nga mostrat e gjakut të pjesëmarrësve, studiuesit kërkuan veçori imune që ndryshonin midis dy grupeve. Ata zbuluan disa dallime në popullatat e qelizave imune; ata me PVS kishin nivele më të ulëta të qelizave efektore CD4+ T dhe nivele më të larta të TNF-alpha+ CD8 T, të dyja lloje të qelizave të bardha të gjakut – ndër dallime të tjera,” sipas platformës së lajmeve të Yale.

“Kjo ishte befasuese, të gjenim proteinën spike në qarkullim në një pikë kaq të vonë,” shtoi Dr. Akiko Iwasaki. “Nuk e dimë nëse niveli i proteinës spike po shkakton simptomat kronike, sepse kishte pjesëmarrës të tjerë me PVS që nuk kishin asnjë nivel të matshëm të kësaj proteine. Por mund të jetë një mekanizëm që qëndron pas kësaj sindrome.”

Për më tepër, kjo gjendje duket se riaktivizon virusin Epstein-Barr, i cili mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, probleme nervore dhe ënjtje të nyjeve limfatike.

Megjithatë, shkencëtarët e Yale janë përpjekur të qetësojnë shqetësimet e publikut, duke theksuar se gjetjet “janë ende në zhvillim” dhe rezultatet përfundimtare të studimit nuk janë publikuar ende. Sipas ekspertëve të pavarur, rezultatet e universitetit të njohur tregojnë se kërkimet mbi sindromën pas vaksinimit janë të nevojshme.

Hapi tjetër i studimit do të jetë identifikimi i atyre që janë më të rrezikuar dhe përcaktimi i përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Që nga futja e vaksinave mRNA kundër COVID-19, mijëra njerëz kanë raportuar se kanë pësuar dëmtime serioze nga injeksionet.

“Kjo punë është ende në fazat e saj të hershme dhe kemi nevojë të verifikojmë këto gjetje,” tha imunologia e Universitetit Yale dhe autore e studimit, Dr. Akiko Iwasaki.

“Por kjo na jep shpresë se mund të gjejmë diçka që mund të përdorim për diagnostikimin dhe trajtimin e PVS në të ardhmen.”

Ndërmjet dhjetorit 2022 dhe nëntorit 2023, ekipi i Iwasakit mori mostra gjaku nga të paktën 42 individë me sindromën pas vaksinimit (PVS) dhe 22 individë pa të, në kuadër të këtij studimi të ri, i cili ende nuk është shqyrtuar nga kolegë shkencorë.

“Sipas analizave të sistemeve imune të pacientëve, ata me PVS kishin përqindje të ndryshme të disa qelizave imune. Nuk është e qartë se çfarë kuptimi kanë këto ndryshime, pasi studiuesit nuk mund t’i lidhnin ato me simptoma të veçanta,” raportoi Daily Mail.

Shkencëtarët analizuan gjithashtu 134 persona “të shëndetshëm” të vaksinuar dhe 134 individë me “long COVID”, pasi simptomat e PVS ngjasojnë me këtë gjendje.

Megjithatë, në mars të vitit të kaluar, studiuesit mjekësorë në Queensland Health të Australisë pohuan se termi “long COVID” duhej të hidhej poshtë dhe të mos merrej seriozisht. Ata argumentuan se simptomat e atyre që kanë raportuar se janë prekur për të paktën një vit nuk ndryshonin nga simptomat e një virusi të zakonshëm, si gripi.

Ndërkohë, në lidhje me studimin e fundit të Yale për vaksinat kundër COVID-19, virusi Epstein-Barr u riaktivizua si tek pacientët me PVS ashtu edhe tek ata që kishin simptoma të “long COVID”.

Epstein-Barr është një infeksion që transmetohet përmes lëngjeve trupore si pështyma apo sperma, dhe më shumë se 90% e të rriturve mendohet se e kanë kaluar atë në një moment të jetës së tyre. Virusi qëndron në trup edhe pas zhdukjes së simptomave si ethet, skuqjet dhe lodhja – por mund të riaktivizohet kur sistemi imunitar dobësohet.

Për më tepër, nivelet e proteinës spike të COVID-19 ishin shumë më të larta tek pacientët me PVS. Disa nga simptomat afatgjata mendohet se shkaktohen nga këto proteina që vazhdojnë të qarkullojnë në trup, duke e mbajtur atë në një gjendje inflamatore.

“Kjo ishte befasuese, të gjenim proteinën spike në qarkullim në një fazë kaq të vonshme… Nuk e dimë nëse niveli i saj po shkakton simptomat kronike, sepse kishte edhe pacientë me PVS që nuk kishin fare proteinë spike të matshme… Por mund të jetë një nga mekanizmat që fshihet pas kësaj sindrome.”

Për më tepër, Dr. Harlan Krumholz, një nga autorët kryesorë të studimit, dhe Harold H. Hines, profesor i mjekësisë në Yale, komentuan mbi këtë zbulim shqetësues në një deklaratë të përbashkët:

“Përgjegjësia jonë si shkencëtarë dhe mjekë është të dëgjojmë përvojat e pacientëve, të hetojmë në mënyrë rigoroze shkaqet dhe të kërkojmë mënyra për t’i ndihmuar ata,” thanë ata.

Përveç kësaj, Faqja Kombëtare e Bibliotekës së Mjekësisë, e cila drejtohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH), ka raportuar disa të dhëna shqetësuese mbi miokarditin – një inflamacion i muskulit të zemrës – dhe lidhjen e tij me vaksinat mRNA kundër COVID-19.

“Sipas të dhënave të raportuara në VAERS (Sistemi i Raportimit të Ngjarjeve të Dëmshme të Vaksinave), numri i rasteve të miokarditit pas vaksinimit kundër COVID-19 në vitin 2021 ishte 223 herë më i lartë se mesatarja e të gjitha vaksinave të kombinuara gjatë 30 viteve të fundit.

Kjo përfaqëson një rritje prej 2500% të numrit absolut të raporteve në vitin e parë të fushatës së vaksinimit, krahasuar me vlerat historike para vitit 2021.

Të dhënat demografike treguan se miokarditi ndodhte më shpesh tek të rinjtë (50%) dhe meshkujt (69%).

Në total, 76% e rasteve përfunduan në kujdes urgjent ose shtrimin në spital. Nga të gjitha rastet e raportuara të miokarditit, 92 individë humbën jetën (3%).

Miokarditi ishte më i zakonshëm pas dozës së dytë të vaksinës (p < 0.00001), dhe personat nën moshën 30 vjeç kishin më shumë gjasa ta zhvillonin atë në krahasim me ata mbi 30 vjeç (p < 0.00001).

Ngjarje e rëndë/ Kandidatja për kryetare bashkie që ΙΙohet për υd▪︎ekje gjatë fushatës zgjedhore

Një fushatë elektoral u shndërrua në një skenë terrori në shtetin meksikan të Veracruz-it të dielën mbrëma, kur kandidatja për kryetare bashkie, Yesenia Lara Gutiérrez, u vra me armë zjarri së bashku me tre persona të tjerë. Ngjarja tronditëse u transmetua drejtpërdrejt në Facebook, ku Lara shihej duke përshëndetur qytetarët dhe duke ecur mes një turme mbështetësish, para se të dëgjoheshin rreth 20 të shtëna me armë zjarri, duke ndërprerë festën.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum konfirmoi sulmin në një konferencë për shtyp të hënën në mëngjes, duke deklaruar se ende nuk dihet motivi i këtij akti të rëndë. Ajo theksoi se qeveria federale po bashkëpunon me autoritetet e shtetit të Veracruz-it dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë, përfshirë dhe bashkëpunimin me prokurorinë shtetërore për zbardhjen e ngjarjes.

Guvernatorja e Veracruz-it, Rocío Nahle, reagoi menjëherë pas sulmit, duke e cilësuar atë si një “vrasje burracake” dhe duke premtuar drejtësi për viktimat. “Asnjë pozitë apo funksion nuk vlen sa jeta e një njeriu,” tha ajo në një postim në rrjetin X (ish-Twitter), ndërsa u zotua se autorët do të gjenden dhe do të përballen me drejtësinë.

Dhuna ndaj kandidatëve politikë në Meksikë është bërë gjithnjë e më e zakonshme gjatë fushatave zgjedhore. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut Data Cívica, në vitin 2023 u regjistruan 661 sulme të dhunshme kundër personave dhe strukturave politike. Vetëm këtë maj, janë vrarë disa figura politike, përfshirë një kandidatë në shtetin Guerrero dhe kryebashkiaken e Cotija-s në shtetin Michoacán, duke thelluar shqetësimet për sigurinë gjatë zgjedhjeve të 1 qershorit.

VIDEO/ ‘Shakaja’ e gazetarit në TV: Gratë në burgun e Pojskës, ‘dufin’ e tyre e kanë shprehur në votë!

Ditën e djeshme u mbyll numërimi i kutisë së burgut të Pojskës për zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë proces morën pjesë 36 gra të dënuara, nga të cilat 33 janë të paraburgosura. Të gjitha votat e tyre, pra 100%, kanë shkuar për Partinë Socialiste.

Gazetari i EuroNews, Xhensil Shkëmbi, në një raportim LIVE tha me “shaka” se gratë e dënuara kanë votuar PS për të shprehur dufin e tyre që nuk i lejojnë në takime special.

Gazetari: Gratë në burgun e Pojskës nuk ju lejohentakimet speciale dhe duket se dufin e tyre e kanë shprehur në votë.


Në total, rezulton se 101 të dënuar kanë votuar në favor të Partisë Socialiste. Pas saj vjen Partia Demokratike, e cila ka marrë 66 vota nga të dënuarit.

Gjithashtu, gjatë numërimit janë konstatuar edhe 7 vota të pavlefshme.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 13 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 87.4 lekë dhe shitet me 89 lekë.

Euro, blihet me 97.7 lekë dhe shitet 98.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.1 lekë.

Paundi britanik, blihet me 115.4 lekë dhe shitet me 116.8 lekë

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 62.6 lekë, ndërsa në shitje me 64 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Tr▪︎gjedia pas shembjes së masivit në Klos, gjendet ρjesa tjetër e truρit të Ardit Beshirit

Pjesa tjetër e trupit të 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është gjetur në vendin ku u shemb masivi mineral në Klos.

Tre ditë më parë u raportua se një pjesë e trupi u gjet pas thuajse një javë kërkimi. Në vendin e ngjarjes disa ditë më parë mbërritën edhe ekipe të Forcat e Sigurisë së Kosovës, për të ndihmuar me kërkimet për trupin e të riut.

Ardit Beshiri po punonte me një mjet tip eskavator, më 3 maj, ku një masiv minerali u shemb dhe çau një rezervuar uji, që si pasojë mori para dhe të riun që punonte aty me fadromë. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos.

Lazarati nuk harron/ Fshati “rebel” ndëshkon sërish PS-në, 88% e zgjedhësve votuan për PD

Ndërkohë që shumë pak kuti na ndajnë një rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, me rreth vetëm 5 përqind të kutive në rang kombëtar ende të pa numëruara, rezultati që ka tërhequr vëmendjen është ai i Lazaratit.

Duket se zgjedhësit nuk ia kanë falur socialistëve aksionin e viteve më parë, duke i “ndëshkuar” sërish me votë.

Në shifrat më të fundit të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 1321 vota, pra 87.77 %.

Ndërkohë që Partia Socialiste e Shqipërisë ka siguruar vetëm 146 vota, pra 9.70 %.

Forcë e tretë rezulton Partia Mundësia me 16 vota (1.06%).