Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” këshillon pasagjerët që udhëtojnë në datat 15 dhe 16 maj të paraqiten në aeroport te paktën 3 orë para fluturimit.
Më 15 dhe 16 maj, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen liderëve nga e gjithe Europa. Kështu, për shkak te masave te sigurisë dhe bllokimeve te rrugëve, priten vonesa dhe trafik.
“Më 15 dhe 16 maj, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak të masave të sigurisë dhe bllokimeve të rrugëve, priten vonesa dhe trafik i rënduar Pasagjerët që udhëtojnë në këto data këshillohen të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten në aeroport të paktën 3 orë para fluturimit.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e TIA.
Daily Mail ka zbuluar një skemë fitimprurëse mashtrimi, në të cilën janë të përfshirë përkthyes zyrtarë të kontraktuar nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar (Home Office). Këta përkthyes, përmes mashtrimesh të organizuara, kanë përfituar mijëra paund për të ndihmuar emigrantët e paligjshëm – kryesisht shqiptarë – të dalin nga qendrat e ndalimit.
Në qendër të këtij skandali është përkthyesja shqiptare Eglantina Legisi, e cila punon si e pavarur për Home Office, gjykatat dhe policinë. Ajo është filmuar duke ofruar, përkundrejt një pagese prej 3,000 paundësh, garantues të rremë që dëshmojnë në gjykatë sikur kanë lidhje të afërta me emigrantët e ndaluar. Për më tepër, garantuesit paguhen paraprakisht dhe veprojnë në bashkëpunim të ngushtë me avokatë, të cilët ndihmojnë në përgatitjen e dëshmive false përpara seancave gjyqësore.
Përkthyesit dhe garantuesit udhëzojnë emigrantët se çfarë të thonë për të bindur gjyqtarët. U tregohen fotografi të njëri-tjetrit për të shtuar besueshmërinë e lidhjes së supozuar. Në shumë raste, garantuesit paraqiten përmes telefonit nga makina, me përgjigje të paqarta dhe pa asnjë kontroll të thelluar mbi të dhënat e tyre.
Zonja Legisi, e cila vetë ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me një pasaportë false, ka pranuar se njeh mirë sistemin britanik të imigracionit, ndaj skema që ajo drejton është sipas saj “100% e suksesshme”. Ajo madje ka dalë në media shqiptare për të kritikuar trajtimin e emigrantëve në Britani, ndërkohë që në prapaskenë shfrytëzon të njëjtin sistem për përfitime personale.
Gazetari i infiltruar i Daily Mail ka arritur të dokumentojë komunikimin me znj. Legisi dhe një avokat nga firma HM Legal Ltd, i cili pranoi të merrte përsipër çështjen edhe pasi u informua se garantuesi nuk kishte lidhje me të ndaluarin dhe ishte paguar për dëshminë e tij. Ky i fundit kërkoi 3,500 paund për shërbimin ligjor.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka nisur një hetim urgjent, duke premtuar “veprime të shpejta dhe vendimtare”. Autoriteti Rregullator i Avokatëve është gjithashtu duke shqyrtuar rastin për shkelje të etikës profesionale.
Deputeti konservator Chris Philp e quajti situatën “turpëruese” dhe kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të përkthyesve të përfshirë, duke theksuar se sistemi i imigracionit është duke u abuzuar në një shkallë industriale dhe ka nevojë për reformë rrënjësore.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 12,800 shqiptarë që hynë ilegalisht në Britani kanë shkelur kushtet e lirimit me kusht vetëm nga janari 2022 deri në maj 2023. Ndërkohë, në rrjetet sociale qarkullojnë video që tregojnë sesi të hiqen pajisjet e gjurmimit – një tjetër tregues i dobësisë së sistemit aktual të kontrollit.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Iran, teksa një 18-vjeçare është vrarë nga babai i saj, pasi ajo zbuloi se ai kishte një lidhje jashtëmartesore. Ngjarja ka ndodhur në qyteti Islamshahr, ku Fatemeh Soltani u sulmua dhe u godit me thikë nga babai i saj. Plagët ishin aq të rënda, sa i morën jetën menjëherë në vendngjarje.
Shkak për krimin ishte fakti që ajo kishte zbuluar marrëdhënien e tij jashtëmartesore dhe për këtë i kishte treguar dhe nënën së saj, e cila ishte përballur me bashkëshortin dhe i kishte kërkuar llogari.
Në këtë moment ai ishte xhindosur dhe kishte nisur të kërkonte të bijën, e cila prej disa muajsh jetonte më vete. Ajo ishte larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së vazhdueshme dhe kishte arritur të gjente punë në një sallon bukurie për të siguruar jetën. Babai i saj nuk e dinte se ku ajo punonte, por kishte ta gjente vendin duke rezervuar një takim përmes një numri të listuar në faqen e biznesit të saj në Instagram.
Kur Fatemeh e kuptoi se babai i saj ishte ai që e kishte bërë emërimin, thuhet se e telefonoi nënën e saj e shqetësuar. Fatemeh u vra në pragun e sallonit, raportojnë mediat lokale, ndërsa pamjet e tmerrshme të kamerave të sigurisë tregojnë babanë e saj duke zbritur nga makina e tij, dhe duke e goditur me thikë disa herë vajzën e tij.
Krimi i tmerrshëm ndodhi ndërsa njerëzit kalonin aty pranë në këmbë dhe me makina. Babai u ndal vetëm kur një kalimtar bërtiti dhe më pas u lajmërua policia, e cila e arrestoi.
Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Ermal Pacaj, njëherazi edhe kandidat në listat e mbyllura të PS-së për zgjedhjet e ardhshme, ka denoncuar publikisht kandidatin e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni.
Sipas Pacajt, gjatë fushatës elektorale, Gjoni ka përhapur akuza të pabazuara ndaj drejtuesve të PS në zona të ndryshme, përfshirë disa drejtues shtabesh, duke i akuzuar ata për blerje votash.
Gjithashtu, Pacaj bëri publik edhe një tjetër incident të rëndë, ku sipas tij persona të armatosur janë futur në ambientet e lokalit të babait të kandidates së PS, Klotilda Ndreca, dhe kanë kërcënuar familjarët se do të merren peng. Po ashtu janë publikuar edhe pamjet nga kjo ngjarje, ndodhur një natë më parë në ambientet e jashtme të biznesit të babait të Ndrecës.
Burime nga Policia konfirmojnë se dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Dajç të Lezhës, konkretisht Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç.
Pasi humbi vulën e PD, Lulzim Basha në zgjedhjet e 11 majit detyrohet të garojë në një parti provizore të cilën mesa duket e ka “blerë” në mënyrë që mos ngelte jashtë garës parlamentare.
Sot Basha garon në logon e koalicionit Euroatlantik, me kryetar Endri Hasën, por shumë pak qytetarë e dinë që kjo parti ka ndryshuar disa herë emrin në bazë të interesave të kohës.
Sot koalicioni Euroatlantik, dikur mbante emrin Partia Kombëtare e Legalitetit që në vitin 1997 nxori dy mandate deputetësh, Guri Durollari dhe Spartak Ngjelën.
Më poshtë shikoni historikun e ndryshimit të emrave të partisë që garon Basha në zgjedhjet e 11 majit.
Media britanike Daily Mail ka ekspozuar një skandal të ri që konsiston në një skemë fitimprurëse, të cilën po e përdorin përkthyesit zyrtar të Home Office, duke përfituar miliona paund për të nxjerrë nga qendrat e ndalimit, të njohur si (kampe) emigrantë të paligjshëm, kryesisht shqiptarë.
Në rrjetën e gazetarëve investigativë ka rënë edhe përkthyesja shqiptare Eglantina Legisi, e cila edhe pse e kontraktuar si përkthyese nga Ministria e Brendshme, së bashku me kolegë të saj, po ofrojnë shërbime të paligjshme për lirimin me kusht të emigrantëve.
Mail ka zbuluar se përkthyesit kërkojnë 3,000 paund për të vepruar si dëshmitarë të rremë në gjykatë dhe për të siguruar lirimin me kusht të shqiptarëve të kapur duke hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me pasaporta false ose me gomone e kamionë.
Pas investigimit të gazetës angleze, Ministria e Brendshme nisi një hetim urgjent dhe premtoi “veprim të shpejtë dhe vendimtar nëse është e nevojshme“.
Garantët e rremë dëshmojnë në gjykatë sikur janë të afërt të emigrantëve dhe premtojnë se do i strehojnë në shtëpitë e tyre nëse lirohen me kusht, por në realitet nuk kanë asnjë lidhje me të ndaluarit dhe nuk kanë problem që këta të jetojnë kudo – përfshirë edhe vende jashtë kontrollit të autoriteteve – nëse lirohen pa pajisje gjurmimi.
Organizata e mbikëqyrjes së avokatëve gjithashtu nisi një hetim pasi një avokat i tha gazetarit tonë (të infiltruar) se mund ta merrte çështjen edhe pse ishte i vetëdijshëm se garantuesi po paguhej dhe nuk kishte asnjë lidhje me emigrantin, duke shpjeguar se do t’i përgatiste ata për “atë që pritej të ndodhte në gjykatë.”
Gruaja që organizon këtë skemë mburret se është “100 për qind” e suksesshme. Ajo na shpjegoi se, meqenëse ajo dhe garantuesi që do siguronte punonin si përkthyes të pavarur për Zyrën e Brendshme, e njihnin “çdo gjë” për sistemin e imigracionit nga brenda.
Garantuesit dhe emigrantët e ndaluar marrin udhëzime se çfarë duhet të thonë dhe u tregohen fotografi të njëri-tjetrit për të mashtruar gjyqtarët që të besojnë se kanë lidhje mes tyre, tha ajo.
Garantuesit paguajnë një shumë garancie, zakonisht 1,000 paund, që gjithashtu u paguhet atyre paraprakisht nga emigranti i paligjshëm ose të afërmit e tyre. Kur gazetari i infiltruar shprehu shqetësime se gjyqtari mund të dyshonte për mashtrimin, ajo me të qeshur ia ktheu: “A mendon se qeverisë i intereson? Hajde tani, të lutem.”
Operacioni i saj i paligjshëm ishte një nga disa skema garantuesish të rremë që Mail zbuloi se po drejtohen nga shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, në atë që është kthyer në një treg të lulëzuar për të përmbushur qindra kërkesa për lirim me kusht që shkojnë çdo javë në gjykatë.
Hetimi ynë gjithashtu zbuloi se përkthyesja e Home Office që organizon skemën ishte shfaqur në televizion në Shqipëri për të kritikuar trajtimin e emigrantëve shqiptarë në Britani, ndërsa njëkohësisht planifikonte të mashtronte autoritetet britanike.
“Verifikimet për garantuesit gjatë seancave të lirimit me kusht zgjatin vetëm disa minuta dhe përfshijnë disa pyetje bazë. Garantuesit shpesh paraqiten në gjykatë përmes telefonit nga makinat dhe liria me kusht u jepet edhe kur përgjigjet e tyre janë të pakuptueshme dhe shpjegimet për shuma të mëdha parash në llogaritë e tyre pranohen pa hetim. Shqiptarë të tjerë publikojnë video në rrjetet sociale që tregojnë si të hiqen pajisjet e gjurmimit që vendosen si kusht për lirim me kusht.”
Udhëzimet ligjore të Zyrës së Brendshme për gjykatësit e imigracionit thonë se një “Mbështetës Financiar i Lirimit me Kusht” duhet të jetë një i rritur me qëndrim të përhershëm në Mbretërinë e Bashkuar, me një lidhje personale me emigrantin e ndaluar, ose të veprojë në emër të një organizate të njohur që kujdeset për mirëqenien e tij.
Gjykatësit duhet të vlerësojnë “besueshmërinë dhe reputacionin” e çdo garantuesi dhe, nëse është e nevojshme, nëse emigranti ka një adresë të përshtatshme për të jetuar para se të japin lirimin me kusht. Por familjarët e emigrantëve në ndalim zakonisht postojnë kërkesa për garantues në grupe shqiptare në Facebook në Mbretërinë e Bashkuar, shpesh me urgjencë sepse të afërmit e tyre po përballen me deportim.
Eglantina Legisi, një përkthyese e pavarur në Mbretërinë e Bashkuar që punon përmes agjencive për Home Office, gjykatat dhe policinë, si dhe për një avokat që merret me raste imigracioni, u përgjigj në tre nga këto kërkesa duke u kërkuar atyre që kishin nevojë për garantues të kontaktonin me të.
Përkthyesja, e cila vetë erdhi në Mbretërinë e Bashkuar e fshehur në një kamion pasi përdori pasaportë false për të ikur nga Shqipëria, më pas shpjegoi si funksiononte skema për një gazetar të infiltruar gjatë një takimi afër shtëpisë së saj në Ëelling, Kent.
Ajo i tha gazetarit, që po shtirej si mik i një shqiptari të ndaluar pasi hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, se për 3,000 paund, plus 1,000 për garancinë, mund të merrte një përkthyes tjetër që punon për Zyrën e Brendshme për të vepruar si garantor.
Zonja Legisi e siguroi gazetarin të mos”frikësohej” për zbulimin e mashtrimit, duke thënë se ajo dhe avokati do ta përgatisnin para seancës dhe se në gjykatë do t’i bënin vetëm disa pyetje të thjeshta. Për sa kohë që ai lirohej pa pajisje gjurmimi, mund të jetojë kudo dhe të punojë në mënyrë jozyrtare, shtoi ajo.
Ajo tha se avokati ku do e referonte çështjen e dinte që do përdorej garantues i rremë dhe “çdo gjë” që po bënin.Në një takim të mëvonshëm me Hassan Malik nga HM Legal Ltd në zyrat e tij në Rainham, Essex, ai ishte i gatshëm të vazhdonte edhe pse gazetari ngriti tri herë shqetësimin se emigranti dhe garantuesi nuk njiheshin, dhe ishte i vetëdijshëm që garantuesi po paguhej 3,000 paund.
Ai i tha se do të kërkonte 3,500 paund për tarifat dhe gazetari do të duhej të fliste direkt me znj. Legisi për garantuesin dhe “çfarëdo që ajo po kërkon për atë”.
Deri në 12,800 shqiptarë që hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar shkelën kushtet e lirimit me kusht midis janarit 2022 dhe majit 2023.
Sekretari i Brendshëm në hije nga Konservatorët, Chris Philp, tha: “Këto raportime janë një turp. Këta përkthyes paguhen për të ruajtur integritetin e sistemit, por në fakt po e mashtrojnë sistemin dhe publikun britanik – shpesh për të ndihmuar emigrantët ilegalë të qëndrojnë në vend.”
Ai kërkoi që përkthyesit të shkarkohen “menjëherë” dhe të hetohen për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës. “Sistemi i imigracionit po keqpërdoret në shkallë industriale dhe nevojitet reformë rrënjësore”, shtoi Philp.
“Të gjithë avokatët duhet të përmbushin standarde të larta profesionale siç e pret publiku. Ky raport ngre shqetësime serioze. Ne po hetojmë dhe nëse gjejmë prova të keqbërjes, do të marrim masa për të mbrojtur publikun”, tha një zëdhënës i Autoritetit Rregullator të Avokatëve.
Avokati Malik mohoi çdo faj, duke thënë se nuk dinte për ndonjë pagesë për garantuesin, dhe se ishte informuar se ai do e njihte të ndaluarin pasi ishin të dy shqiptarë.
Ai tha se znj. Legisi nuk punon për firmën e tij dhe komentet e saj nuk përfaqësojnë qëndrimin e tij apo të firmës. Znj. Legisi nuk iu përgjigj kërkesave të shumta për koment./DailyMail
Andi Shehu dhe Enki Nako janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë influencerja me anë të një postimi në rrjetet sociale teksa tregoi edhe emrin e veçantë që i kishin vendosur djalit.
“Ky është Amor, dashuria më e madhe e mamit dhe babit. Për të gjithë ata që kanë kuriozitet të dinë si duket, imagjinoni @andi.shehi2 në miniaturë,” shkruante Enki e cila nënkuptoi se vogëlushi i ngjan Andit.
Kujtojmë që pas fejesës, në intervistën e tyre të parë, çfiti Andi-Enki ndau lajmin e bukur se ishin në pritje të ëmbël.
Në nëntor të 22024 ata zbuluan dhe gjininë e bebit në një ‘baby gender’ mjaft interesant.
“Ne jetën time kam përjetuar shume emocione te ndryshme te cilat me kanë sjelle buzëqeshje, lot, te dridhura, ankth por çdo gjë ndryshoi këtë dite. Dita e cila unë mora vesh qe do te bëhesha baba! Këtë dite vërtet i kam ndjerë te gjitha këto emocione ne te njëjtën kohe dhe s’po dija si ti shprehja… Dita me e bukur e jetës time deri tani! Faleminderit Zotit dhe faleminderit @enki_nako për këtë bekim! Jua uroj te gjithëve ta provoni si ndjesi“, shkruan Andi krahas postimit të tij.
Me anë të disa postimeve që vetë Enki publikoi në rrjetet e saj sociale u kuptua qartë që dyshja do të bëheshin prindër të një djali.
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbi ekstradimin nga Dubai të Florenc Çapjas tre ditë më parë, për të cilin GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg. Lala ka bërë një pasqyrim të faktit se pse u ekstradua Çapja dhe si qëndron momenti i arrestimit të tij. Në këndvështrimin e Klodiana Lalës, Dubai nuk duket më një vend i sigurtë për pesonat e botës së krimit.
“Nuk është më Dubai streha e sigurtë. Duket sikur ka një marëveshje të heshtur mes qeverisë shqiptare dhe autoriteteve në Dubai, për të përzënë në forma apo mënyra të ndryshme. Policia thotë ekstradim, vetë personat në konflikt me ligjin thonë dëbim ose është dëshirë e tyre për të ardhur në Shqipëri, por fakti që pas Plarent Dervishajt, Julian Meçajt, u ekstradua Florec Çapja dhe erdhi në Shqipëri, do të thotë se Dubai nuk është më strehë e sigurtë për njerëzit e krimit.
Sipas meje autoritetet shqiptare po dërgojnë atje të dhëna, ose email-e, ose dosje duke tentuar të bindin autoritetet në Dubai se këto personazhe përbëjnë kërcënim për sigurinë e këtij vendi. Florenc Çapja ishte në shëtitje me të birin në momentin kur autoritetet janë afruar dhe i kanë thënë që duhet të vish me ne sepse të ka skaduar afati i dokumentave, e më pas e kanë sjellë në drejtim të Shqipërisë. Nuk është tamam ekstradim. Ekstradimi do të thotë të ketë një marrëveshje dypalëshe të miratuara përmes Ministrisë së Drejtësisë.
Mendoj që po ekstradohen të gjithë njerëzit e përfshirë në organizatë kriminale dhe vrasje. Këtë lloj ndjeshmërie nuk e kanë për rastet e tjera pasi atje mund të kemi shumë të dënuar të tjerë për vepra më të lehta penale, por nuk ka patur një anagazhim të autoriteteve në Dubai për ti përzënë”, tha Lala. Ndër të tjera, gazetarja ngre pyetjen se kush është në të vërtetë Florenc Çapja dhe pse e duan në Shqipëri.
“Është një personazh i cili është akuzuar për vepra shumë të rënda penale. Nuk janë provuar akuzat për vite me radhë. Me të drejtë ose jo është dërguar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer në 2012, ku u vranë babë e bir. Më tej ka dyshime për një akuzë të re “për krijim të kushteve për të kryer vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit. Njihet gjithashtu si kundërshtar i përbetuar i Suel Çelës.
Ngarkesa e tij penale ishte shumë e rëndë dhe mendoj se autoritetet në Dubai nuk po bëhen më strehë për këta njerëz të cilët mund të sjellin problematika për sigurinë e këtij vendi”, tha Klodiana Lala.
Prej dy ditësh, vijon pa ndërprerje operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i zhdukur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit në zonën e Qafë-Burrelit, në Klos.
Pamjet tregojnë momentin dramatik kur rezervuari i mbushur me ujë dhe rërë u ça, duke shkaktuar një vërshim të fuqishëm që përfshiu zonën ku ndodhej Beshiri, i cili po punonte me një eskavator.
Deri më tani, ekipet e kërkimit kanë gjetur vetëm disa pjesë të mjetit, por asnjë gjurmë të të riut.
Në vendngjarje janë angazhuar struktura të shumta të kërkim-shpëtimit, si dhe banorë dhe familjarë të Beshirit, të cilët po përballen me një terren të vështirë malor dhe sasi të mëdha materiali të zhvendosur nga incidenti.
Familjarët kanë kërkuar shtimin e forcave dhe intensifikimin e kërkimeve, ndërsa shpresat për një mrekulli po zbehen me kalimin e orëve.
Shqipëria po bën zhurmë – këtë herë jo vetëm në skenë, por edhe online! Kënga “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, që përfaqëson vendin tonë në Eurovision 2024, është renditur mes 20 performancave më të klikuara në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest në YouTube për muajin prill.
Lajmi u bë publik nga vetë Eurovision-i, i cili çdo muaj publikon një përmbledhje të videove më të ndjekura, ku përfshihen klipet zyrtare, performancat live dhe ato nga finalet kombëtare.
Në njoftimin e tyre thuhet se renditja bazohet në shikimet brenda muajit kalendarik, duke filluar nga janari i vitit 2020. Dhe prilli i 2025-ës i përket “Zjerm”-it!
Me ritmet elektro-folk dhe estetikën e pazakontë, duket se Shkodra Elektronike nuk ka ndezur vetëm skenën, por edhe ekranet e miliona shikuesve.