Nuredin Seci, i cili është garantor i kontratës së lobimit në favor të PD-së në Washington, i ka dërguar një mesazh Blendi Fevziut.
“Zotëria më çon…Nuredin Seci, New Jersey. Përshëndetje, duke dëgjuar panelin tuaj sonte dua të bëj një sqarim për çështjen e PD-së në US si biznesmen shqiptaro-amerikan. Me dashuri të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës kam qenë dhe mbetem i përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
Për këtë arsye vendosa të ofroj mbështetjen time financiare për opozitën shqiptare me bindjen e palëkundur se përfaqësimi dinjitoz dhe profesional në kryeqytetin amerikan është thelbësor për avancimin e interesave për një Shqipëri demokratike e të lirë.
Mbështetja që ka filluar të marrë nga anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan është një dëshmi inkurajuese e ndjenjës tonë të përbashkët për ruajtjen e kësaj lidhjeje të veçantë mes dy vendeve tona”, thuhej në reagimin e tij.
Më tej, thekson se nuk është i befasuar nga “sulmet e pabaza dhe përhapja e dezinformacionit nga individë dhe grupe që kundërshtojnë presidentin Trump, një Amerikë të fortë dhe nuk përkrahin një Shqipëri demokratike”.
“Qëllimi im ka qenë dhe mbetet të mbështes angazhimin e profesionistëve më të kualifikuar në fushën e marëdhënieve me qeverinë amerikane. Ata që e kuptojnë realisht thellësinë e lidhjes historike mes dy vendeve dhe që njohin mundësitë që lindin nga udhëheqja e fortë e presidentit Trump dhe janë të gatshëm të avokatojnë për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë.
Si një person privat kam vendosur të mos bëj më deklarata të tjerta publike siç nuk kam bërë për fondacionin që drejtoj, përmes të cilit ndihmoj familje me fëmijë të spektrit autik në Shqipëri.
Përkatësisht në Tropojë e Tepelenë. Përkushtimi im për të mbështetur Amerikën dhe Shqipërinë do vazhdojë pa ndërprerje. Zoti e bekoftë miqësinë mes dy vendeve”, përfundon Seci në mesazhin e tij.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një i ri shqiptar ka ndërruar jetën në mënyrë tragjike. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane një 20-vjeçar shqiptar u aksidentua me motor në rrugën “Modena” dhe si pasojë humbi jetën.
Ngjarja u regjistrua më 25 prill në Torrita di Siena ku shqiptari i identifikuar si Angelo Kanapari u aksidentua teksa ishte duke qarkulluar me motorin e tij.
Menjëherë ai u dërgua me urgjencë në spital ku për ditë me radhë luftoi me vdekjen, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra duke mbyllur kështu sytë përgjithmonë mbrëmjen e 30 prillit.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe xhaxhai i të riut shqiptar i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka lajmëruar ndjekësit për ndarjen nga jeta të nipit të tij.
“Ndahet nga jeta në një aksident tragjik me motor, nipi im Angelo Kanapari në moshë të re, duke “lënë në pikëllim nënën Brunilda, babën Ferik, vëllain Aleksandër, gjyshërit dhe gjyshet, miqtë dhe shokët e tij”, shkruan ai.
Ndërkohë që dy ditë pas aksidentit, nëna e të mituri kishte ndërruar foton e profilit. Përpos dhjetëra komenteve të ndjekësve të cilët luteshin për shërimin e Angelos, komenti që na ra në sy është ai i babait të 20-vjeçarit.
“Forca dashuria e babit dhe mamit”, shkruan ai, por fatkeqësisht biri i tyre nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve duke lënë kështu në dhimbje të madhe familjarët, vëllain e tij si dhe të gjithë miqtë.
Një operacion i përbashkët ushtarak dhe policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën Rinconada dhe Ayampe në Ekuadot, ku forcat e rendit u patën një shkëmbim zjarri me disa trafikantë të armatosur gjatë bastisjes së një ferme.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një person i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal “Los Choneros” mbeti i vrarë.
Pas neutralizimit të situatës, autoritetet shpëtuan pesë persona të rrëmbyer, mes tyre dy shtetas shqiptarë dhe tre ekuadorianë. Katër persona të tjerë u arrestuan në vendin e ngjarjes.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan armë zjarri, municion, telefona celularë dhe pajisje që përdoren për lidhjen e pengjeve.
Të gjithë personat e përfshirë dhe provat janë dorëzuar tek autoritetet për hetime të mëtejshme, ndërsa emrat e shqiptarëve të shpëtuar nuk janë bërë ende publikë.
Një e moshuar është revoltuar gjatë takimit elektoral të kreut të PD-së, Sali Berishës në Dimal të Beratit.
Gruaja ka vendosur në pah gjatë fjalës së saj në mitingun e PD-së, shpenzimet luksoze të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
“Ballukja paguante 10 mln për të larë makinën dhe kush e lante Enver Hoxha”, u shpreh e moshuara, duke shtuar “bjeri ilaçet e kontrolluara të jetojmë dhe 5 ditë, se të gjithë tek mali do të vemë, por të vemë kur të na vijë, jo të na sëmurësh ti”.
Gjithashtu kritikoi edhe dy kandidate të PS-së për deputete: “E para është dinjiteti, morali. Kam persekutuar prindërit, familje të nderuara, ka socialistë shembullorë, ka demokratë shembullorë. Kam parë Zegjinenë, ta gëzojë emrin, le të jetë e mirë, por çfarë përçon ajo tek rinia jonë?! I thërriste ‘hajde t’i të hamë një çikë, hajde ti të hamë një çikë’, që e ngrëntë dheu atë. Po ça do të hante me Gaz Bardhin, krahason veten me Jozefina Topalli. Duket njeriu nga familja, nëse familja është e saktë, qeveria do të jetë e saktë dhe e menaxhon mirë. Si do ta menaxhojë, jam gjyshe dhe e di se ku më pikon pika. Ky fëmijë ka nevojë për këtë dhe do të plotësoj këtë nevojë. Edhe qeveria, ka nevojë tek bujqësia, tek bujqësia. Ka nevojë tek pleqëria, tek pleqëria, se pleqëria e solli këtë rini. Kush e pruri? Investo tek pleqëria. Do të bëjë qeverie të re, ja e bëre por çfarë kulture ka ajo Zegjineja. U i përpiftë dheu, ajo e Vlorës, i thoshte ‘çfarë doni t’ju zbres hënën?’ Jo hënën, por respektin për babanë e nënën.
Edhe një fjalë, ndërsa Ballukja paguante 10 mln për të larë makinën dhe kush e lante Enver Hoxha, bjeri ilaçet e kontrolluara të jetojmë dhe 5 ditë, se të gjithë tek mali do të vemë, por të vemë kur të na vijë, jo të na sëmurësh ti”, tha e moshuara.
Kryeqyteti është tronditur ng dy ngjarje të rënda teksa një 23-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia ndërsa një tjetër person është vetëvarur në banesën e tij.
23-vjeçarja me iniciale S. I., është hedhur nga kati i 3-të i një pallati në rrugën “Jorgo Plaku”, e cila momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq një 67-vjeçar është gjetur pas shenja jete nga familjarët brenda në banesë në rrugën “Adem Jashari”, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 04:40, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Jorgo Plaku”, shtetasja S. I., rreth 23 vjeçe, e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
Rreth orës 11:00, është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, dyshohet i vetëvarur në banesën e tij, në rrugën “Adem Jashari”, shtetasi F. S., rreth 67 vjeç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del Fuego, në Argjentinën jugore, raporton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Tërmeti ndodhi në orën 15:58 (sipas kohës lokale) me lëkundjet që u ndjenë ndjen deri në Kili.
BBC raporton se Agjencia Kombëtare Kiliane për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive ka urdhëruar evakuimin e zonës bregdetare të provincës Magallanes në Kilin jugor për shkak të rrezikut të një cunami të mundshëm pas tërmetit.
Vrasja e 18-vjeçarit Antonio Karafili u zbardh rreth 7 vite pas vdekjes së tij, ngjarje e ndodhur më 14 qershor të vitit 2018 në një pyll në zonën e Voskopojës.
Krimi u raportua si vetëvrasje pasi i riu u gjet i varur me çarçaf në një pishë, por provat në vendngjarje tregonin se kishim të bënim me një vrasje.
Pas vrasjes së 18-vjeçarit u zbulua se qëndronte partnerja e tij, Kejsi Spaillari (sot e martuar në Kanada dhe me fëmijë), si edhe i dashuri i saj i moshuar, Rexhep Vathi (i dha fund jetës në gusht 2024 pasi konsumoi fostoksinë).
Ndaj, 24-vjeçares është ngritur akuza e vrasjes në bashkëpunim dhe është caktuar nga Gjykata e Korçës masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, ndërsa për Rexhep Vathin, në atë kohë 65-vjeç, çështja është pushuar pasi ka ndërruar jetë.Antonio Karafili
Nëna e Antonio Karafilit, e cila nuk e besoi kurrë versionin e vetëvrasjes së tij duke kërkur për 7 vite drejtësi për të birin, është rikthyer në vendin ku Antonio u gjet i varur me çarçaf në pemë.
Ajo kërkon arsyen pse Kejsi dhe R exhep Vathi i morën jetën djalit të saj, duke u shprehur mes lotësh se “vetëm shpirti im e di sa kam vuajtur për atë fëmijë”.
“I thonë 7 vite, vetëm shpirti im e di sa kam vuajtur për atë fëmijë (qan) Pse duhet ta bënte? Pse? Ka qenë e planifikuar, s’bëhet fjalë. Është logjike, flet vetë. Edhe po të mos ishte bërë akt ekspertiza, të mos ishin ndjekur provat, e tregon vetë fakti si ka ndodhur dhe si e kanë sjellë djalin deri këtu”, shprehet nëna e viktimës për emisionin “Stop”.
Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, e cila tregoi disa versione të ngjarjes, duke hedhur mjegull në dinamikën e tragjedisë ku ishte autore, por edhe duke shtuar dyshimet.
Ditën e ngjarjes të 14 Qershorit të 2018, ku pikërisht Kejsi ka marrë me makinën e saj nënën dhe vëllain e Antonios duke i drejtuar drejt pyllit të Voskopojës, ku më pas këta të fundit kanë gjetur 18-vjeçarin të varur në pishë. Sipas “Stop”, Kejsi Spaillari orë më parë ka njoftuar nënën e saj ku i ka thënë që Antonio Karafili është varur në pishë, duke i dërguar mesazh:
Ndërkohë emisioni investigativ ka rindërtuar edhe dinamikën e krimit, ku mësohet se Antonio është vrarë nga Kejsi dhe i dashuri i saj i moshuar rreth 3 km larg vendin të krimit në makinën e partneres së tij, në atë kohë 17-vjeçe.Kejsi Spaillari
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se i riu mund të ketë zbuluar lidhjen e saj paralele me Rexhep Vathin, ndërsa çarçafi i përdorur për varjen e të riut në pemë pas transportimit të trupit, përdorej nga i moshuari për të mbuluar sendet e mbarështimit të bletëve. Ndërkohë në makinën e Kejsit u gjet ora e 18-vjeçarit dhe varësja e tij e këputur.
Vendndodhja e Kejsit në Kanada, ku ka krijuar familje, është lokalizuar dhe pritet ekstradimi i saj së shpejti.
“Në datën 14 Qershor të vitit 2018 sipas të dhënave, viktima dhe Kejsi Spaillari kishin pasur një sherr mes tyre.
Rreth orës 17:00 kanë shkuar në lokalin e familjes së Antonios që ndodhet në afërsi të pyllit të Voskopojës. Rreth kësaj ore Antonio Karafili do të ketë parë apo zbuluar diçka për lidhjen paralele të Keisit Spaillarit me Rexhep Vathin.
Dyshohet se mes Antonios, Kejsit dhe Rexhepit mund të ketë pasur një konflikt fizik brenda në makinën e Kejsit pasi aty janë gjetur ora dhe varësja e tij e këputur.
Kejsi së bashku me Rexhep Vathin kanë transportuar trupin e pajetë të Antonio Karafilit në brendësi të pyllit, rreth 3 km larg nga rruga kryesore, i cili ishte i Rexhep Vathit që e përdorte për të mbuluar sendet e mbarështimit të bletëve. Skena e krimit është inskenuar si vetëvarje mes Keisit dhe Rexhepit, por kanë lënë shenja në vendngjarje, që tregojnë se Antonio u vra dhe nuk u vetëvar.
Interpol ka lokalizuar vendndodhjen e Keisi Spaillarit në shtetin kanadez dhe pritet që shumë shpejt të ekstradohet në Shqipëri për t’u përballur me akuzën e vrasjes në bashkëpunim”, informon Stop.
Janë zbardhur identititet i autorit dhe viktimës së krimit të rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të premte në Shkodër.
Mësohet se shtetasi amerikan Brandon Saporito, 57 vjeç ka vrarë me thikë bashkëshortne e tij, shtetasen amerikane Sandra Holley, 53 vjeçe. Pasi ka vrarë partneren, autori ka tentuar t’i japë fund edhe vetes duke prerë damarët. Ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e banese të marrë me qira në lagjen “Gjuhadol” në afërsi të Pedonales, pranë Kishës Françeskane. Ende nuk dihen motivet e krimit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerët e Dimalit, Berat, si dhe prezantoi programin e “PD-ASHM”.
Në hyrje të fjalës së tij, kryedemokrati falënderoi deputeten italiane, Erica Massetti, e cila ndodhej prezente në takim.
“Unë dua të përshëndes gjithashtu para jush mikeshën e shquar të PD, timen dhe të Shqipërisë, deputeten në parlamentin italian, zonjën Erika Maseti, e cila ndodhet këtu sot për të mbështetur opozitën shqiptare në këtë fushatë elektorale si dëshmi e lidhjeve të ngushta miqësore që bashkojnë PD-në me partinë Forza Italia qenë kohën e presidentit të pavdekshëm, mikut të madh të shqiptarëve, italianit të madh, Silvio Berluskoni,” tha Berisha.
Më tej Berisha u premtoi fermerëve që do të kenë mbështetje nga opozita pas zgjedhjeve, teksa theksoi se “Ballkani i Hapur do të hidhet në koshin e plehrave që javën e parë”.
“U garantoj se do bëjmë gjithçka që ky mund, kjo djersë dhe këto sakrifica të japin më shumë për ju, për familjet tuaja dhe për vendin. Ky është qëllimi i programit tonë. Ne konsiderojmë diskriminimin që u bë juve këto 12 vite, një diskriminim të pafalshëm.
Fermerë, mjafton t’u them një shifër unë këtu, në qoftë se fermeri në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, merr sot 5 herë më shumë se ju subvencione, ky është një diskriminim dhe ndëshkim për ju. Hapja e tregut iu bën ju të pamundur ju të konkurroni me ata që subvencionohen pesë herë më shumë se ju. Shpesh ndoshta më keni dëgjuar të them se në këtë program, akti i parë që do bëjmë do jetë rikthimi i parave tek qytetarët. Ky nuk është slogan, por një realitet.
Nga 380 mijë fermerë shteti merr taksën e vlerës së shtuar në çdo blerje që ata bëjnë. Paguajnë 20 përqind. Në 380 mijë fermerë që japin 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm të vendit, që punësojnë rreth 500 mijë shqiptarë, buxheti i shtetit, miq të dashur, ka lënë këtë vit për fermerin, pa llogaritur ato të administratës që marrin rroga, 32 milionë euro. Shumë më qesharake, më e turpshme. Në një kohë kur Maqedonia e ka 220 milionë euro, Kosova e ka 4-5 herë më të madh se ne. Serbia 7-8 herë më të lartë. Çfarë do bëjmë ne? Ne do u kthejmë paratë, se paratë i marrim nga ju. Ne nga 32 do kalojmë në 230 milionë me të cilat do subvencionojmë çdo fidan që do mbillni, çdo kokë bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi. Ky do jetë zotimi solemn i yni për ju.
Ballkani i hapur do hidhet në koshin e plehrave që javën e parë.”, tha ai.