I Ιγer me gj* k, momenti i arrestimit të amerikanit që υ. rau gruan në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, nga ku raportohet se një turist ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij rreth 60-vjeç. Sipas informacioneve paraprake, çifti i turistëve ishin akomoduar prej disa ditësh në qytet. Vrasja ka ndodhur në ‘Gjuhadol‘ në afërsi të Pedonales, ndërsa Policia ka arrestuar autorin ne banesen qe cifti kishte marre me qira.

Pas kryerjes së krimit shtetasi amerikan ka tentuar vetëvrasjen. Euroneës Albania ka siguruar dhe momentin e arrestimit, ku amerikanbi shihet i prangosur teksa del me trupin e lyer me gjak nga banesa.

“Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 2 Maj 2025

Dashi

Dashuria: Dëshira për të manifestuar atë që ndjeni nuk ju braktis, megjithatë ju duhet të kërkoni momentin e duhur për ta bërë atë. Partneri pa dyshim do të vlerësojë nismat tuaja. Zemrat e vetmuara do të kenë forcën për të vepruar për të ndryshuar gjërat që nuk u pëlqejnë, ata vetëm duhet ta duan atë.

Puna: Duhet të veprosh diplomatikisht në disa çështje të ndjeshme të punës, të përpiqesh të jesh i matur dhe jo modest.

Demi

Dashuria: Një kohë e mirë në dashuri, çiftet e vjetra do të jetojnë gjatë një periudhe konsolidimi të fortë dhe do të fshijnë çdo dyshim të vogël. Martesa planifikohen në horizont! Beqarët mund të bëjnë takime të reja, disa prej të cilave mund të jenë vendimtare për rënien në dashuri.

Puna: Periudha e ardhshme me fat, mund të jetë rasti i duhur për të bërë plane dhe për të filluar biznese të reja dhe për të fituar të ardhura të mira.

Binjakët

Dashuria: Yjet njoftojnë një periudhë të karakterizuar nga një ndjenjë e fortë e mirëqenies dhe harmonisë. Edhe marrëdhëniet që dukeshin të humbura do të rilindin. Për beqarët, megjithatë, duket se kjo nuk është koha ideale për të bërë pushtime të reja.

Puna: Disa rrethana të vogla të paparashikuara lidhur me punën mund të kompromentojnë një marrëveshje që dukej se kishte përfunduar.

Gaforrja

Dashuri: Sot është ndoshta më mirë ti lini gjërat të rrjedhin vetë. Mund të ngatërroheni dhe të veproni në mënyrë impulsive në çështje të ndjeshme si ato të zemrës, merrni kohë për të reflektuar. Disa beqarë do të duhet të merren me situata për të cilat ata nuk janë përgjegjës.

Puna: Planetët sot këshillojnë që të mos ekspozoheni shumë në vendin e punës, mund të paguani pasojat.

Luani

Dashuria: Dita mjaft e dobishme për ata që janë lindur nën shenjën e Luanit, por në anën sentimentale gjërat nuk mund të shkojnë pikërisht sipas dëshirës. Hëna këshillon beqarët të ndalojnë së menduari për historitë që kanë mabruar dhe të vazhdojnë përpara.

Puna: Ju po arrini suksese të rëndësishme në fushën profesionale, mbi të gjitha, në favor të Hënës që ju përkrah.

Virgjëresha

Dashuria: Një pagesë e veçantë erotike mund të karakterizojë ditën e shumë Virgjëreshave, të cilët do t’i kushtojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur të dashurit të tyre. Për beqarët planetët lejojnë takime të reja dhe histori të mundshme dashurie, është një kohë e mirë për të gjetur një shpirt binjak.

Puna: Zbuloni të gjithë talentin që jeni në gjendje të ndryshoni rrjedhën e punës tuaj të ardhshme. Ju do të jeni të vendosur dhe do të keni sukses.

Peshorja

Dashuria: Ju e ndjeni nevojën për të shpëtuar dhe pakënaqësia që ndjeni mund të kalojë në lidhje emocionale. Mos i hiqni pakënaqësitë tuasja në kurriz të partnerit. Beqarët do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë sa më shumë kohën e tyre të lirë dhe t’ia kushtojnë veten hobeve të preferuara.

Puna: Megjithëse ka një dëshirë të madhe për ndryshim, sot nuk është dita e duhur për të synuar qëllime të reja profesionale.

Akrepi

Dashuria: Mund të mos jetë një kohë e mirë për t’u marrë me çështjet e jashtëzakonshme sentimentale. Lodhja dhe mungesa e dëshirës për të komunikuar mund të komplikojë situatat. Beqarët janë të gatshëm për të filluar nga e para pas një periudhe krize.

Puna: Mos lejoni që të jeni të stresuar dhe të përqendroheni në aftësitë tuaja, një vetëbesim i vogël është ajo që ju duhet.

Shigjetari

Dashuria: Do të jetë një ditë shumë e zënë, komunikimet me njerëzit e tjerë janë të qeta dhe madje dialogu me të dashurin tuaj vazhdon pa probleme. Për beqarët është një kohë e mirë për dashurinë dhe gjithçka do të jetë e mrekullueshme.

Puna: Një ngarkesë e veçantë e energjisë e bën këtë një kohë të mirë për të vendosur qëllime të shkëlqyera.

Bricjapi

Dashuria: Shumë nga ju sot do të preferojnë të kalojnë momente në vetmi, në vend që t’i lënë ndjenjat e tyre të ndriçojnë. Mërkuri ju jep energji dhe vitalitet beqarëve të cilët do jenë të gatshëm për njohje të reja.

Puna: Edhe pse mund të ketë disa ndryshime pozitive në horizont, vendosmëria juaj duket se është zhdukur sot.

Ujori

Dashuri: Sot ju do t’i jepni përparësi jetës private, shtëpisë dhe familjes, ata do të jenë në qendër të mendimeve tuaja. Merrni mundësinë për të sqaruar ndonjë çështje të pazgjidhur me partnerin. Një ditë e dedikuar për ndjenjat edhe për beqarët, Venusi ju lejon të merrni hapa të rëndësishëm.

Puna: Në nivel profesional mund të ketë disa tensione për shkak të kundërshtimit të Mërkurit, por asgjë e rëndësishme.

Peshqit

Dashuria: Lajm i mirë për frontin sentimental, ju do ta hiqni racionalitetin dhe le të flasë zemra. Lëreni veten e lirë të veprojnë ndjenjat tuaja. Për Beqarët, mund të ketë disa tipare të reja që vijnë, si një njohuri e papritur dhe e mirëpritur.

Puna: Mos u mbytni nga pasiguritë, qielli i sotëm është i favorshëm dhe në punë mund të merrni edhe lavdërime.

Një fushatë për të moszbatuar pikën 8 të nenit 46 të Statutit të PD që shkarkon automatikisht Berishën në 12 maj

Fushatë për justifikimin e humbjes së paralajmëruar sinjalizon se Familja Berisha nuk ka ndërmend të zbresë nga qafa e Partisë Demokratike pas 12 majit…

Të gjitha sondazhet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë një emërues të përbashkët; Partia Demokratike është 11 deri në 15 pikë pas Partisë Socialiste.

Sondazhet, të cilat nuk përfshijnë votën e diasporës për të cilën nuk dihet se në cilin krah do anojë, janë shpallur nga opozita si të blera, ndonëse kompanitë janë konfirmuar si serioze në zgjedhjet e kaluara, duke parashikuar me një saktësi të frikshme rezultatin, madje njëra prej tyre ka parashikuar edhe fitoren e Trump.

Nga ana tjetër, asnjë kompani sondazhesh nuk ka pranuar ofertat financiare të Syri Tv për të kryer një sondazh që nxjerrë fituese Partinë Demokratike, pasi reputacioni i kompanisë do të shkatërrohej me 12 maj.

Nën këtë atmosferë sinjalesh humbjeje, Partia Demokratike ka pritur me entuziazëm të pazakontë, si të kishte fituar zgjedhjet, një rezolutë të katër Partive Popullore Europiane, përmes të cilës zgjedhjet parlamentare 11 majit pothuajse shpallen të manipuluara. Dokumenti është hartuar nga vetë PD, ndërsa PPE e kanë miratuar si ndonjë profesor kur ish studenti i zë derën për të firmosur një rekomandim me karakteristika të shkruara nga vetë ai, për të plotësuar kriteret formale për një vend pune.

Disa ditë më parë, Sali Berisha i ka besuar Gjin Gjonit hartimin e dosjes së ‘manipulimit’ të zgjedhjeve të 11 majit. ‘Libri i zi 2’, i ngjashëm me ‘Librin e zi të zgjedhjeve 2023’, pritet të miratohet nga forumet e PD nga muaji korrik, në vend të analizës së humbjes së pritshme.

Ditën e sotme, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u detyrua të përgënjeshtronte portalin e familjes Berisha, i cili pretendonte se ambasadori Silvio Gonzato ka hequr nga raporti i OSBE-ODHIR emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral. Në kulmin e fushatës elektorale, Sali Berisha i ka përqendruar energjitë në krijimin e një narrative për të konstestuar rezulatatin e zgjedhjeve të 11 majit. Retorika e fushatës ka devijuar në denoncimin e ‘krimeve zgjedhore’, ndonëse deri më sot, në flagrancë duke blerë vota është kapur vetëm një përfaqësues i PD-së.

Fushata për justifikimin e humbjes së paralajmëruar sinjalizon se Familja Berisha nuk ka ndërmend të zbresë nga qafa e Partisë Demokratike pas 12 majit, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. Sali Berisha, në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, miratoi një amendament të rreptë në statutin e PD, për përgjegjësinë e kryetarit në rast se partia humbet zgjedhjet parlamentare. Qëllimi i amendamentit ishte dëbimi i Lulzim Bashës nga PD-ja dhe legjitimimi i kthimit të Berishës, edhe pse alibia e Bashës për humbjen e zgjedhjeve të 2021 ishte mbështetur nga Berisha deri ditën e ‘besëprerjes’.

Bëhet fjalë për pikën 8 të nenit 46 të statutit të PD. Kjo pikë parashikon që; Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie”.

Kjo pikë e statutit të PD është ende në fuqi. Nëse PD humbet zgjedhjet, Sali Berisha, sipas këtij parashikimi, është i shkarkuar automatikisht në 12 maj si kryetar i PD. Por, halli i Familjes për t’a mbajtur PD-në si helmetë, pritet të dominojë mbi këtë parashikim statutor, për të cilin do të gjendet një marifat që të ‘zbatohet’ si primaret!

Propozohen tarifa 500% për shtetet që blejnë naftën ruse, nëse Putini refuzon paqen

Senatori amerikan, Lindsey Graham të mërkurën ka deklaruar se 72 senatorë të SHBA-së mbështesin një projektligj që do të vendoste sanksione “dërrmuese” mbi Rusinë – dhe tarifa të larta ndaj vendeve që blejnë naftë dhe gaz ruse, nëse presidenti Vladimir Putin refuzon të angazhohet në negociata serioze për paqe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Qëllimi është të ndihmojmë presidentin”, ka deklaruar Graham, republikan nga Karolina e Jugut dhe një aleat kyç i presidentit Donald Trump.

Projektligji, përfshinë 500% tarifa mbi importet e vendeve që blejnë naftë, gaz natyror, produkte të naftës apo uranium nga Rusia. Po ashtu do t’i ndalonte qytetarët amerikanë të blejnë letra ruse me vlerë.

Projektligji veçse ka kaluar pragun kritik prej 60 bashkësponsorëve, me përkrahje nga liderët e të dy partive. Kjo përkrahje e madhe po ashtu siguron edhe aprovimin e projektligjit në Senat dhe do të ofronte mbështetje të mjaftueshme për të kaluar një veto potenciale nga presidenti Trump.

“Ai tha se ishte i frustruar. Dua që negociatat të përfundojnë luftën, në mënyrë të ndershme dhe të drejtë. Mendoj se Trumpi është personi i duhur për të arritur këtë qëllim, por këto sanksione përfaqësojnë qëndrimin e Senatit se ne e shohim Rusinë si fajtorin kryesor”, ka deklaruar Graham.
Graham e ka paralajmëruar Putinin kundër nënçmimit të Trumpit, duke e quajtur projektligjin “një mjet në kutinë e mjeteve të presidentit Trump”.

“Kur presidenti Trump beson se ne kemi arritur një rrugë pa krye, atëherë prisni veprime”, shtoi ai.

Sipas tij Putini përfundimisht do të përballet me një zgjidhje: negocio ose shiko ekonominë ruse të “shkatërrohet”.

Vuçiç: Më vendosni çdo sanksion, do shkoj në Moskë se i kam dhënë fjalën Putinit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do të heqë dorë nga rruga e saj evropiane, por ai tha se do të shkojë në Moskë më 9 maj.

Ai tha se ia ka dhënë fjalën Putinit që do të vizitojë Moskën më 9 maj, dhe se Serbia është në rrugën evropiane dhe nuk do të tërhiqet prej saj. Dy deklarata që mesa duket kontradiktojnë njëra-tjetrën.

“Jam gati të pranoj çdo lloj sanksioni. I thashë Putinit se do të shkoj në Rusi më 9 maj, jam i obliguar nga fjala ime e dhënë. Askush tjetër nuk duhet të shkojë dhe të vuajë, unë do të shkoj, përveç nëse nuk e di se çfarë ndodh ose nuk e di se çfarë kërcënimi i drejtohet Serbisë”, tha Vuçiç.

“Serbia do të mbetet në rrugën evropiane edhe pas kësaj, ne nuk mund ta ndryshojmë këtë, sepse ky ishte edhe një premtim i bërë para zgjedhjeve”, shtoi më tej ai.

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë të vështirë të mbetet në binarë drejt anëtarësimit në BE, nëse presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç, e viziton Moskën javën e ardhshme.

Kos tha se, megjithatë, i takon Vuçiçit të vendosë nëse dëshiron të shkojë apo jo në Rusi.

Vuçiq ka thënë se do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj dhe se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini.

Ajo e përsëriti se Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, duhet t’i ketë politikat e saj plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Brukselit deri në kohën e pranimit.

Si nëpër filma! Shqiptari kapet me detektor antipërgjim në makinën që tra fikonte k. okainë, e hodhi nga makina sapo…

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar për trafik kokaine nga karabinierët italianë në Fano, por ajo që ka shtangur më shumë efektivët sesa droga e sekuestruar, ishte një sistem antipërgjimi që adoleshenti kishte instaluar në makinën e tij.

Pajisja e antipërgjimit dhe sasia prej të paktën 40 gramë kokainë që ai e hodhi nga dritarja gjatë ndjekjes si nëpër filma nga policia, u sekuestruan si prova materiale.

Aksioni u krye disa ditë më parë, kur efektivët pikasën mjetin e raportuar si të dyshimtë, një “Ford Fiesta”.

Makina rezultoi në pronësi të një italiani që ishte nën arrest shtëpiak për krime në fushën e drogës, por përdorej së fundmi nga shqiptari.

I riu kishte mbërritur së fundmi në Itali si turist dhe po qëndronte në zonën e Torrette. Këtu ai takoi një burrë që po ngiste një makinë luksoze me fuqi të lartë. Një automjet që nuk kaloi pa u vënë re, teksa dyshohet se kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Teksa vuri re se po ndiqej nga karabinierët, 19-vjeçari ka shtypur gazin e makinës në përpjekje për të shpëtuar nga prangosja. Në këtë moment hodhi diçka nga dritarja e mjetit. Efektivët gjetën dy pakot, njëra prej të cilave kuti cigaresh ku ishte kamufluar kokaina, secila nga 20 gramë drogë. Gjithashtu pas kapjes iu gjetën edhe 400 euro cash.

Por ajo që pikasi më shumë ishte një pajisje q i riu mbante për të zbuluar dhe mbrojtur përgjimet telefonike.

Një detektor që kap valët e radios, fushat magnetike, pajisjet e fshehura në mënyrë që të shqetësojë frekuencat dhe të parandalojë hetuesit të dëgjojnë bisedat ose të ndjekin personin nëpërmjet GPS-it.

Funksionon në frekuenca të caktuara dhe “e mbron” kriminelin nga veprimet e kontrollit. Një shenjë e qartë se i riu kishte ngritur një biznes droge dhe se, për t’u mbrojtur nga hetimet, kishte disa mjete në dorë për të mashtruar hetuesit, informon media italiane.

Pas arrestimit, shqiptari u izolua në burgun e Pesaros. 19-vjeçari u mbrojt nga avokatja Maria Elena Cortiglioni dhe shfrytëzoi të drejtën për të heshtur. Gjykata gjatë masës së sigurisë e liroi dhe urdhëroi dëbimin e tij nga Emilia Romagna, pas mbarimit të procesit hetimor dhe gjyqësor.

E çuditshme/ Egli nuk bënë dot as kaq gjë për Gjestin?

Mesa duket, asgjë nuk është më si dikur mes dy personazheve kryesore,

Gjestit dhe Eglit. Edhe pse në Big Brother i shihnim gjithmonë të afërt, tani është krejt ndryshe.

Dhe, siç do ta thoshte vetë Gjesti, “është kry çdo sen”, pasi në asnjë postim të Gjestit nuk kemi parë asnjë like nga Egli.

Duket se gjithçka ishte vetëm fasadë! Ndërsa në Big Brother shpesh i shihnim së bashku, tani, në Instagram, çdo gjë është shumë më e ftohtë. Asnjë like, asnjë koment – nga Egli në postimet e Gjestit dhe anasjelltas.

Kjo mund të ketë ardhur nga vetë deklaratat e Gjestit, i cili ka thënë se lidhjet e tij romantike i preferon t’i mbajë private. Duket se Gjesti ka vendosur që edhe “like”-t në Instagram të mbeten një çështje private – dhe, sipas tij, mund t’i diskutojë vetëm me Eglin për çdo postim që ata vendosin të bëjnë.

Më shumë se sa një thashethem, kjo na tregon se ndoshta mes tyre ka diçka që nuk është aq e thjeshtë siç duket. A do të shohim ndonjëherë një “like” nga Egli për Gjestin, apo kjo histori do të mbetet në hijet e Instagram-it.

‘Vota e diasporës do jetë faktor kyç’, Lubonja bën parashikimin për 11 majin: Rama goditjen më të madhe do e bëjë…

Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë televizive këtë të martë, vlerësoi se vota e diasporës do të jetë faktori përcaktues në zgjedhjet e 11 majit, duke parashikuar se mazhoranca do të përqendrojë aty strategjinë kryesore elektorale.

Lubonja theksoi se, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2021, Edi Rama dhe PS e kanë më të vështirë të ruajnë epërsinë në vend, prandaj – sipas tij – do të përpiqen të kompensojnë me votat nga jashtë.

Ai paralajmëroi se manipulimi më i madh elektoral mund të ndodhë në diasporë dhe hodhi dyshime për skenarë të mundshëm kontestimi të rezultatit zgjedhor.

“Vota e diasporës do jetë faktor kyç në fitoren e mazhorancës. Edhe duke analizuar sondazhet, mundet që Edi Rama sado kudo brenda vendit e ka më të vështirë se në 2021. Mendoj unë. Goditjen do ta bëjë me diasporën. Manipulimin më të madh do e bëjnë atje. Pa dyshim do ketë skenar kontestimi të zgjedhjeve. Kjo periudhë e fundit e nxjerr qartazi drejtësinë të kontrolluar nga mazhoranca. Sjellja e tyre për të parandaluar krimin zgjedhor mungon”, deklaroi Lubonja.

“ΡΙas grυshti në avion”/ Piloti bën uljen urgjente

Një fluturim i Ryanair nga Mançesteri për në Korfuz u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bolonja të Italisë, pasi një përplasje e ashpër mes dy pasagjerëve e vuri në rrezik sigurinë e udhëtimit.

Incidenti ndodhi pasditen e së martës, më 29 prill, pak kohë pasi avioni ishte nisur nga Aeroporti i Mançesterit rreth orës 17:30 (me orën lokale).

Fillimisht, dy pasagjerët ishin ulur në vende të ndara, por vendosën të uleshin bashkë, një ndryshim i vogël që u kthye në kaos total brenda kabinës.

Sipas raportimeve të Manchester Evening News, situata doli jashtë kontrollit dhe përplasja verbale dhe fizike mes tyre alarmoi ekuipazhin dhe pasagjerët e tjerë.

Për këtë arsye, piloti mori vendimin të devijonte avionin për një ndalesë urgjente në Aeroportin e Bolonjës.

Pamjet filmike të publikuara nga Daily Mail tregojnë momentet dramatike të ndërhyrjes së forcave të rendit italiane.

Në video, një grua shihet duke u tërhequr me forcë nga policët, të cilët e mbajnë nga krahët dhe këmbët për ta nxjerrë jashtë avionit.

Një pasagjer tjetër, gjithashtu i përfshirë në konflikt, largohet nën mbikëqyrjen e oficerëve, ndërsa pasagjerët e tjerë shikojnë të shokuar.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe largimit të pasagjerëve problematikë, fluturimi rifilloi udhëtimin drejt destinacionit dhe mbërriti në Korfuz rreth orës 22:40 ( me orën lokale), me një vonesë të konsiderueshme.

“I dinte shumë gjëra”, Karamuço flet për prapaskenat e υrasjes në Vlorë: Vik. tima kishte informacione për..

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se 58-vjeçari Renato Hoxhaj, i cili u vra në Vlorë, ishte i përfshirë si informator, pasi kishte informacione për grupe kriminale.

Në një intervistë për një emision televiziv, Karamuço u shpreh se autori i vrasjes, dyshohet se është shtetas i huaj dhe se mund të jetë ndihmuar për kalimin e kufirit drejt Greqisë.

“Kam përshtypjen që ky person ishte bërë problem i madh për këto grupe, që nuk janë në Vlorë, por në Emiratet e Bashkuara Arabe, një pjesë e tyre., Ai kishte marrë masa, por ra viktimë e një atentati. Policia dyshon se autori është një i huaj. Nuk dihen rrethanat që ka kaluar në kufi. Mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë, në terrenet malore për të kaluar në Greqi. Po kontrollohet edhe nga ana e palës greke, por nuk ka asnjë rezultat. Ky ka ditur shumë informacione. Këto janë grupe transkombëtare, ku futen një sërë bandash të cilat kanë bashkëpunim mes tyre. Ata kanë lidhje me njëri-tjetrin. Policia e ka të dokumentuar, që kjo vrasje, ajo e Vlorës, është urdhëruar nga Dubai, e ka në elular urdhrin e dhënë. E ka të verifikuar. Përveç personit të arrestuar, ka persona të tjerë, që dyshohet se kanë marrë pjesë në mënyrë aktive. Ka qenë vrasje e lehtë për t’u realizuar, por me shumë gabime”, theksoi ai.