Ramës i ndodh e papritura si në Big Brother teksa fliste në Berat, surprizohet nga ajri

Kryetari i PS, Edi Rama është surprizuar mbrëmjen e kësaj të enjteje gjatë një takimi me qytetarët e Beratit. Kur Rama ishte duke folur, Alket Islami ka suprizuar me deltaplanin e tij i veshur me ngjyrat e PS.

Kryesocialisti theksoi se ata që e shohin përditë Shqipërinë nga lart janë dëshmitarët e vërtetë të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në vendin tonë.

“Ky është Alket Islami, se ka që në 92-in që e sheh Shqipërinë nga lart. Duke e parë Shqipërinë nga lart është bërë mbështetës i PS-së.

Më çon foto mua nga lart e më thotë sikur të kisha mundësi të merrja me vete këta që flasin për natë në televizior të shohin se si ka ndryshuar Shqipëria.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin perëndimor që ka rritur PBB, është vendi më i sigurtë, ka nivel tjetër pagash, punësimi eksportesh.

Eksportonim dikur më pak se 3 miliardë, sot eksportojmë më shumë se 9 miliardë. Kjo është Shqipëria që në 11 maj do të mbështesë veten duke mbështetur PS”, tha Rama.

Kryeministri theksoi edhe njëherë se 11 maji nuk është thejshtë ditë zgjedhjesh, por takim me historinë, pasi shqiptarët votojnë për të ardhmen e brezave.

“Në 11 maj nuk janë një palë zgjedhje si gjithë të tjerat. Në çdo palë zgjedhje vendoset për 4 vitet e ardhshme, në 11 maj vendoset për gjeneratat e tjera.

Në 11 maj shqiptarët të bashkuar duhet të marrin përsipër atë që na ka përcaktuar dhe na ra neve fati në këtë moment të historisë, që të kemi në dorë të pëmbushim një mision kombëtar historik, dhe ta vendosim Shqipërinë edhe politiksht brenda Europës, ku shqiptarët të jenë të barabartë mes të barabartësh”, deklaroi Rama.

VIDEO ska ndaIoze/ Ka pen për flokësh konkurentet e “Për’puthen”

Një situatë e paprecedentë është shënuar në emisionin e dashurisë “Për’puthen”.

Dy konkurente, të cilat dikur kanë qenë shumë shoqe, kanë debatuar ashpër me nënkuptime e me fjalë denigruese në mes të emisionit. Më pas situata ka degraduar dhe mes tyre ka patur përplasje fizike.

Siç shieht edhe në videot e mëposhtme, pasi Emi u ngrit e nervozuar, Ketrina e kapi për flokësh dhe më pas emisioni u ndërpre.

VIDEO 1

VIDEO 2

Ndihmoi autorin e υr*s jes së Renato Hoxhajt, publikohet FOTOJA e TROPOJANIT nën shoqërinë e ‘SIDIT’!

Personat që shihni në fotot e mësipërme është Eris Mehmetaj, i cili u ndalua në Tiranë, në lidhje me atentatin e regjistruar mëngjesin e të dielës në Vlorë, ku u ekzekutua Renato Hoxhaj.

Ai është me origjinë nga Tropoja, teksa njihet dhe si mik i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit siç duket nga fotoja e siguruar nga VoxNews.

Ndihmoi autorin e vr*sjes së Renato Hoxhajt, publikohet FOTOJA e TROPOJANIT

Foto e siguruar nga VoxNews: Roan Brahimi dhe Eris Mehmetaj

Kujtojmë se Roan Brahimi alias Sidorel Prendi i njohur si “SIDI” u ekzekutua në Maj të vitit të kaluar në Athinë, i cili strehohej në Dubai.

Eris Mehmetaj është ndaluar nga uniformat blu, pas identifikimit nga Policia e Vlorës të automjetit me të cilin ka lëvizur vrasësi ditën e krimit.

Nga hetimi ka rezultuar se Mehmetaj ia ka dhënë automjetin para krimit autorit, teksa mjetit më pas i ishin ndërruar edhe targat.

Eris Mehmetaj i është sekuestruar edhe celulari, nga i cili grupi hetimor beson se do të marrë të dhëna që mund ta ndihmojnë për zbardhjen e vrasjes së Renato Hoxhaj.

Grupi hetimor dyshon se vrasja e 58-vjeçarit është porositur nga Dubai, nga një grup kriminal nga Vlora, nën dyshimet se ai mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.

Ruani faturat: Nga 2025, përmes DIVA nis kompensimi për arsimimin e fëmijëve

Administrata Tatimore ka njoftuar nisjen e përgatitjeve për zbatimin e deklaratës së re vjetore të të ardhurave, DIVA 2025, e cila do të hyjë në fuqi për të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2025 dhe do të dorëzohet në fillim të vitit 2026.

Ndryshimet e parashikuara nga ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” sjellin si risi kompensimin prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë nën 18 vjeç. Pra pavarësisht nivelit të të ardhurave tatimpaguesit iu takon kompensimi prej 48 mijë lekë në vit për shpenzimet arsimore të fëmijëve nën moshën 18 vjeç.

Vlera e përllogaritur e kompensimit prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë nën 18 vjeç, për buxhetin e shtetit arrin në 20 mln euro sipas administratës tatimore.

Ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” përfshin edhe zbritjen e shpenzimeve për arsim deri në 100 mijë lekë në vit për individët me të ardhura më pak se 1,2 milionë lekë.

Përfitimi i kompensimit për fëmijët dhe i shpenzimeve për arsim do të bëhet vetëm përmes deklaratës vjetore DIVA 2025. Në një familje ose çift, deklarimi i këtyre përfitimeve do të mund të bëhet nga individi me të ardhura më të larta, për të shmangur përfitimin e dyfishtë.

Për të qenë të vlefshme, zbritjet duhet të mbështeten në dokumentacion zyrtar. Fëmijët në ngarkim duhet të rezultojnë në certifikatën personale të tatimpaguesit, ndërsa shpenzimet për arsim duhet të jenë të dokumentuara me fatura të rregullta nga institucionet arsimore të licencuara./ Monitor

PL bashkon VOTAT me PS në Durrës, miratojnë projektin e kompleksit TURISTIK në Gjirin e Lalzit!

Me debate dhe përplasje politike është shoqëruar mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak në Durrës, ku u diskutua ndryshimi i kategorisë së një sipërfaqeje pyjore në Gjirin e Lalzit për ndërtimin e kompleksit turistik “Lura 5”.

Ndërsa e djathta kundërshtoi betonizimin e vijës bregdetare, e majta argumentoi se projekti do të sjellë zhvillim.

Tre këshilltarë të PD-së votuan kundër, ndërsa PS dhe Partia e Lirisë bashkuan votat duke miratuar projektvendimin me 31 vota pro.

Ndërkaq një tjetër pikë që shkaktoi përplasje ishte raporti i monitorimit të buxhetit të vitit të kaluar.

Opozita akuzoi për mosrealizim të shumë zërave buxhetorë, përfshirë rindërtimin dhe fondet për mbetjet urbane.

Të dyja forcat kryesore politike akuzuan njëra-tjetrën për dëmet në mjedis gjatë 35 viteve të fundit.

Mbledhja u drejtua nga kryetarja e komanduar Denisa Luarasi, pasi kryetari i këshillit Ani Dyrmishi është në garë për deputet në zgjedhjet e 11 majit./Tch

FOTO+VIDEO/ Genta Gjalpi kapi për fIokësh dhe shtyu vajzën e partnerit, reagon e REVOLTUAR nëna e të miturës: Po më dridhen duart!

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në një nga supermarketet e kryeqytetit ku ish-konkurrentja e Big Brother, Genta Gjalpi, është kapur nga kamerat e sigurisë duke u sjellë në mënyrë të papranueshme ndaj një të miture.

Këto pamje janë publikuar nga JOQ dhe referuar burimeve pranë kësaj media mësohet se vajza që shihet në video është e bija e partnerit të Gjalpit.

Siç shihet dhe në video, Genta e kap vajzën fillimisht nga flokët dhe më pas rrëzohet duke e ndjekur.

Pasi kanë kryer blerjet ish-konkurrentja e Big Brother tërheq të miturën nga bluza dhe e shtyn për të dalë jashtë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe nëna e të miturës e cila ka paralajmëruar masa ligjore ndaj Genta Gjalpit.

FOTO+VIDEO/ Ish-konkurrentja e Big Brother kapi për flokësh dhe shtyu

Komenti i nenes se vajzes

Ajo ka lënë një koment krah videos së publikuar nga JOQ ku shkruan: “Une jam nena e femijes ne video dhe me dridhen duart nga ajo cfare po shoh ketu. Ky njeri qe ngre dore mbi vajzen time qe ua le ne mirebesim te atit, do perballet me ligjin!”

SHIKO VIDEON KËTU

Gara elektorale e 11 Majit, Chris LaCivita: Ja kush e vendos fatin e zgjedhjeve!

Në një bashkëbisedim me kandidatët e opozitës, drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, është shprehur se edhe në SHBA ka një ndërgjegjësim për zgjedhjet në Shqipëri.

Gjithashtu LaCivita është shprehur se “votuesit e pavendosur janë ata që, në këtë moment, do të vendosin fatin e zgjedhjeve”, teksa u kërkoi kandidatëve që deri më 11 maj, të caktojnë një numër personazh në zonë  e tyre që duan t’i sjellin më shumë, përveç atyre që i kanë të sigurt.

“Mos harroni, kjo është thjesht matematikë, dhe ka të bëjë me të nxjerrurit e më shumë njerëzve për të votuar”, thekson ai.

PYETJE – PËRGJIGJE ME LACIVITA

LaCivita: Do të filloj me ngjashmëritë mes Edi Ramës dhe Joe Biden. Që të dy janë të paqëndrueshëm. Që të dy e kanë shkatërruar ekonominë. Dhe të dy do të humbasin në ditën e zgjedhjeve.

Votuesit e pavendosur janë ata që, në këtë moment, do të vendosin fatin e zgjedhjeve. Është thelbësore t’u flasim atyre dhe t’u shpjegojmë se si ekonomia dhe dështimi i Edi Ramës gjatë 12 viteve të fundit i ka ndikuar. Shpjegojani atyre. Tregojani atyre. Këta votues do të jenë më të prirur të na mbështesin. Nëse Edi Rama nuk e ka siguruar votën e tyre deri tani, nuk do ta sigurojë as në 10 ditët e ardhshme.

LaCivita: Po, ka. Ka një ndërgjegjësim edhe në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet që po vijnë në Shqipëri. Por lajmi i vërtetë, gjithsesi, do të bëhet kur të fitojmë dhe të mposhtim Edi Ramën.

Mendoni pak këtë : nëse do të kishit një bilanc kaq të dështuar sa ai i Edi Ramës, a do të donit të flisnit për të?

LaCivita: Kjo është një pyetje e mirë. Besoj se disa prej këtyre gjërave tashmë i keni parë të ndodhin në të gjithë vendin përmes mesazhit tonë. Ju nuk mund t’u besoni sondazheve të mediave shtetërore. Ne ato në Amerikë i quajmë “lajme të rreme”. Ato kanë një qëllim të caktuar. Qëllimi i tyre është të krijojnë perceptimin se Edi Rama do të fitojë, por ai nuk do të fitojë. Është shumë e rëndësishme që të mos i marrim parasysh gjëra të tilla.

Shikoni, ne e kuptojmë që kandidatët individualë kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë fushatë. Zgjedhja juaj do të vendosë skenën për fitoren e Dr. Berishës. Dhe është shumë e rëndësishme që mesazhi që përcjellim të jetë i njëjtë, në të gjithë vendin.

Unë gjithashtu, nuk dua ta lë pa thënë këtë: çdo kandidat, në këto 10 ditët e fundit, duhet të trokasë në derën e çdo qytetari që jeton në zonën e vet. Ju mund t’ju premtoj ju që kontakti derë më derë, person më person, është mënyra më efektive për të bindur dikë të votojë për ju. Mos ndaloni së punuari deri në momentin kur mbyllen qendrat e votimit. Duhet të përfitoni nga çdo orë e mbetur.

LaCivita: Mos ndaloni së punuari deri sa të mbyllen kutitë e votimit. Ju duhet të përfitoni nga çdo minutë të vlefshme që ju ka mbetur.

Dhe ajo që ju sfidoj ju të gjithëve këtu të bëni në këto dy javët e fundit, deri në Ditën e Zgjedhjeve, është të caktoni një numër personash në zonën tuaj të votimit që doni t’i sillni më shumë, përveç atyre që tashmë i keni të sigurt. Mos harroni, kjo është thjesht matematikë, dhe ka të bëjë me të nxjerrurit e më shumë njerëzve për të votuar.

Kur Presidenti Trump u qëllua në korrik, ai e bëri të qartë se çfarë donte nga amerikanët: të luftonin, të luftonin, të luftonin. Dhe sinqerisht, kjo është pikërisht ajo që shqiptarët duhet të bëjnë. Ju duhet të luftoni, duhet të tregoheni të merrni pjesë në zgjedhje, dhe nëse e bëni këtë, do të fitoni.

Mezi pres momentin që të takohemi së shpejti. Ju uroj shumë fat dhe punoni shumë, shumë fort. Faleminderit!

Greqia arreston një gjeorgjian që spiunonte për Rusinë, fotografonte

Një 59-vjeçar nga Gjeorgjia, i cili dyshohet se spiunonte për Rusinë, është arrestuar në Greqi.

Ai u ndaluar teksa po dokumentonte instalimet ushtarake në Aleksandropolis dhe lëvizjet e automjeteve dhe pajisjeve ushtarake me fotografi dhe video.

Sipas medieve greke, dyshohet se ai mund të ketë qenë anëtar i një rrjeti më të gjerë dhe më të thellë spiunazhi rus, pasi rekrutuesi i 59-vjeçarit, i cili jetonte në Greqi që nga vitet 1990, ishte arrestuar në Lituani ndërsa po përgatiste vrasjen e një disidenti rus të qeverisë së Putinit.

Në fakt, policia lituaneze informoi autoritetet greke dhe 59-vjeçari u arrestua ndërsa punonte në një ndërtesë të sapo ndërtuar.

Siç rezulton, atij iu afrua një grek tjetër, i cili kishte të afërm në Selanik, dhe është i njohur për autoritetet pasi ishte arrestuar disa herë për vjedhje, grabitje dhe vepra të tjera penale.

I njëjti informacion raporton se autoritetet i konfiskuan telefonin celular dhe arritën ta gjurmonin 59-vjeçarin nga mesazhet që kishin shkëmbyer nëpërmjet aplikacioneve, në të cilat dërgonin foto nga instalimet ushtarake të Aleksandropolis.

Në videot e gjetura dhe të dërguara partneres së tij në Lituani, vetë 59-vjeçari dukej se po i paraqiste imazhet si pjesë e punës së tij si reporter.

Një nga skenarët që autoritetet greke po shqyrtojnë është se, me informacionin dhe fotografitë që spiuni 59-vjeçar u dërgoi rekrutuesve të tij, ata planifikuan të sabotonin një bazë të NATO-s, me qëllim që të ndërprisnin simbolikisht dhe në mënyrë substanciale transportin e pajisjeve ushtarake nga porti i Aleksandropolis në Ukrainë.

“Sipas një dialogu të supozuar që ai pati me rekrutuesin, ata diskutuan pyetje si:

“Si mund të shkoj të bëj fotografi pa u vënë re?”.

“Vish këpucë atletike, vishu në përputhje me rrethanat dhe merr një shkop me vete, që të duket sikur do të shkoni për një shëtitje”.

“Po xhirojmë, po qeshim’, Xhensila dhe Ledri i vënë ‘fIakën’ rrjetit

Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga prapaskenat e videoklipit të këngës më të re “Ma Kthe”, në bashkëpunim me ikonën e hip-hopit Ledri Vulën.

Në postimin e saj në Instagram, Xhensila shfaqet e buzëqeshur në setin e xhirimeve, e rrethuar nga stafi.

“Po xhirojmë… po qeshim… edhe po kujtojmë pse e duam kaq shumë këtë që bëjmë. Vibes nga seti.”

Kënga “Ma Kthe” pritet të jetë një tjetër sukses dhe bashkëpunimi me Ledrin ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale.

Fjala “çyryk” i kushton shumë Ramës, bie pëlqyeshmëria e kryeministrit nga burrat!

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri i Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin prill. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit- Euronews Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.

Një nga argumentet kryesor të debatit publik nisur nga narrativa politike e fushatës së Edi Ramës ka qenë diskursi me bazë gjinore. Qasja e tij në mbështetje të grave merr një konfirmim nga analiza e shifrave edhe në matjen e tretë të Barometrit për Qarkun e Tiranës. Në matjen e pëlqyeshmërisë së tij në këtë qark për herë të tretë, rezulton se shumica e atyre që e pëlqejnë Ramën apo kanë mendim pozitiv për të janë gra, në shifra rezultojnë 8.1 % më shumë se burrat (40.8 % burra /48.9 % gra). Në pyetjen për kandidatin e preferuar për Kryeministër konfirmohet po ashtu e njëjta gjë epërsia e grave që e zgjedhin si kandidat për Kryeministër Edi Ramën. Ato janë 8% më shumë se burrat (35.9 % burra /43.9% gra ).

Edhe në zgjedhjen e PS si partia e duhur për të qeverisur vendin rate janë në shumicë në Qarkun e Tiranës, 9.1 % më shumë se burrat ( 37% burra /46.1 % gra). Në parashikimin e zgjedhjeve për 11 Majin në matjen e Qarkut të Tiranës konfirmohet e njëjta dukuri për Partinë Socialiste. Shumica e atyre që parashikojnë fitoren e PS në 11 Maj janë gra, 4.1 % më shumë sesa burrat (48.9 % burra / 53% gra).