V▪︎au grυan në sy të fëmijëve, i jep fυnd j. etës në burg 31-vjeçari

I ka dhënë fund në burgun e Italisë Lulzim Toçi, i cili vrau gruan e tij 24-vjeçare vitin e kaluar në Caserta të vendit fqinj.

Mediat italiane shkruajnë se Lulzim Toçi, 31 vjeç, i dënuar për vrasjen e gruas së tij Eleonora Toçi, i dha fund jetës sot në burgun e Santa Maria Capua Vetere, ku po vuante dënimin për krimin e kryer më 9 tetor të vitit të kaluar.

Vetëvrasja ndodhi në zonën psikiatrike të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Ai e mbyti gruan në shtëpinë e tyre, para dy fëmijëve të tyre të vegjël, atëherë 6 dhe 4 vjeç, një akt që tronditi komunitetin shqiptar, por edhe atë italian.

Autoritetet po hetojnë për të sqaruar se si ndodhi vetëvrasja. Çifti kishte marrë një shtëpi më të madhe në “Via Caravaggio”, për të jetuar me fëmijët e tyre, respektivisht 6 dhe 4 vjeç.

Krimi i rëndë ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit. Hetuesit thanë se vrasja me siguri është kryer teksa viktima ka qenë duke fjetur.

“E çova fëmijën në makinën që ishte e parkuar në diell, më pas…”- Misteri i υ▪︎ekjes së foshnjës 5-muajshe, zbardhet dëshmia e nënës shqiptare! Dy momentet kyçe të hetimeve

Autoritetet gjyqësore në Paro të Greqisë po përpiqen të zbulojnë shkaqet e vdekjes së një foshnje pesë muajshe, për të cilën deri më tani nuk ka një shpjegim të qartë.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin Paraspóros, ku foshnja qëndroi disa orë nën diell. Sipas babait shqiptar, foshnja ishte në diell rreth dy orë, ndërsa nëna, po shqiptare pretendon se qëndruan nga mëngjesi deri në mesditë.

Dy momente kyçe janë theksuar gjatë hetimeve. I pari është periudha kur nëna ndodhej vetëm me foshnjën në makinë, e cila ishte gjithashtu ekspozuar ndaj temperaturave të larta dhe kishte ngjashmëri me një furrë. Në dëshminë e saj, nëna tregoi:

“Shkuam në mëngjes me bashkëshortin dhe fëmijët tanë. Qëndruam gjithë kohën në diell. Foshnja filloi të qante dhe unë vendosa ta çoja në makinë, e cila ishte e parkuar në diell. Qëndrova aty për gjysmë ore dhe më pas i tregova burrit se foshnja qante pa pushim, nuk ishte mirë dhe duhej të largoheshim. U larguam në orën 15:00 drejt shtëpisë.”

Nga ana e tij babai pretendon se nëna mungoi për vetëm 10-15 minuta dhe nuk di se çfarë ndodhi gjatë asaj kohe.

Momenti i dytë i rëndësishëm është periudha kur nëna mbeti vetëm me foshnjën në shtëpi nga ora 15:00 deri në orën 17:00, kur ajo e transportoi foshnjën tashmë të pajetë në Qendrën Shëndetësore të Paros.

“Pak pas pas ardhjes në shtëpi, bashkëshorti dhe djali im shkuan përsëri në plazh. Pas një ore e gjysmë apo dy orë, kuptova se diçka nuk shkonte me foshnjen. E mbështolla me një batanije dhe e dërgova në Qendrën Shëndetësore të Paros. Kur mbërrita, i thashë mjekut se foshnja nuk po merrte frymë. Nuk e di se çfarë ndodhi.”

Nëna është në gjendje shoku që nga pasditja e së dielës dhe nuk ka dhënë detaje për orët vendimtare që kaloi vetëm me foshnjen, raportojnë mediat greke.

Mjekët ligjorë po hetojnë jo vetëm për komplikimet nga goditja e diellit, por mundësinë e gëlltitjes së ndonjë trupi të huaj, ndërsa është përjashtuar skenari i një veprimi kriminal.

Babai dhe pjesëtarë të tjerë të familjes ndodhen në Paro duke u përpjekur të përballojnë humbjen tragjike, ndërsa nëna pritet të japë shpjegime para gjykatës lidhur me vdekjen e foshnjes.

Skandali/ Kompania shkarkon mbetjet e pulave në liqenin e Shkodrës, “shpërthen” gazetari: Të procedohet ky palaço

Një rast i rëndë i ndotjes së mjedisit është raportuar në rrjetet sociale, ku një kompani lokale në Shodër është filmuar duke shkakruar mbetjet e pularisë në liqenin e qytetit.

Në video duket furgoni i kompanisë “Driza” teksa ka hapur dyert e pasme nga ku një punonjës hedh në liqen mbetjet. Nuk dihet se kur është realizuar video.

Lidhur me pamjet e shëmtuara, ka reaguar i revoltuar edhe gazetari dhe ambientalisti Mentor Kikia, i cili kërkon që prokuroria të nisë menjëherë procedim për këtë ngjarje.

Reagimi i plotë:

Të ndëshkohet ky njeri e kjo kompani!

Unë nuk do të ndaloj së publikuari çdo ditë këtë video, derisa të dale lajmi që ky palaçoja dhe kjo kompania të jenë dënuar nga inspektoriatet, dhe prokuroria të ketë hapur një procedim ndaj këtij maskarallëku.

Po pastron makinën ky!

E pra, të dielën, ne me një grup prej 50 vullnetarësh do shkojmë të pastrojmë një zonë në shtratin e lumit Vjosë.

Po ku dhe çfarë të pastrosh?

Do shkojmë në BE ne, në 2027 do e mbyllim e kapitullin e mjedisit?

Ec e bëje atje këtë gjë, po nuk ta bënë gropën me gjithë pula e me gjithë glasa, plehrat.

Shperndajeni këtë video, derisa shteti të reagojë.

Boll na e qelbën këtë vend.

“I lashë pasuritë, ish-burri më mori dhe djalin”, rrëfehet mjekja shqiptare në SHBA!

Mjekja shqiptare që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar betejën e gjatë ligjore për të qenë pranë djalit të saj, i cili aktualisht mbahet nga ish-bashkëshorti në një shtet tjetër amerikan.

Shqiptarja Briseida Xhelaj e cila ka ndërtuar jetën në SHBA rrëfeu se ishte martuar më parë me një shtetas nigerian, të cilin e kishte ndihmuar të marrë dokumentet dhe të arsimohej.

Sipas saj, në kohën kur e njohu ai ishte pa shkollë dhe pa leje qëndrimi, por falë ndihmës së saj arriti të pajisej me “green card” dhe të ndërtonin së bashku një pasuri të madhe, duke përfshirë biznese, prona dhe toka në Karaibe.

“Ish-bashkëshorti im është doktor, profesor. Fillimisht e kam ndihmuar, sepse kur e njoha ishte pa shkollë dhe pa letra. U shkollua dhe krijuam një pasuri shumë të madhe së bashku me të në Karaibe, toka mes deti dhe biznese makinash”.

Ajo tha se u divorcua pas prishjes së marrëdhënies për shkak të tradhtive të përsëritura të ish-bashkëshortit. “Në marrëveshjen e divorcit, unë mbajta kujdestarinë e djalit, ndërsa ai mori të gjitha pasuritë. E lashë gjithçka sepse doja vetëm djalin”, tha ajo.

Por historia mori një kthesë të papritur teksa ndodhej në Shqipëri për një vizitë, ish-bashkëshorti kërkoi ta merrte djalin për pushimet e dhjetorit dhe më pas nuk e ktheu më. Sipas saj, ai ka ndikuar gjykatat lokale në SHBA për të marrë kujdestarinë e përkohshme përmes mashtrimesh dhe akuzash të rreme.

“Djali më tha vetë më 29 dhjetor se ish-bashkëshorti kishte bërë dokumente për të mos e sjellë më te unë. Ai e ka mësuar djalin të gënjejë në gjykatë. Ai mori urdhër që ta mbante përkohësisht, por gjykata ende nuk ma ka hequr kujdestarinë ligjore. Jam në një betejë të vështirë dhe të padrejtë për ta rikthyer djalin pranë meje.”

“Ish-bashkëshorti është i zemëruar që unë u rimartova dhe po përdor djalin për hakmarrje. Ka kërkuar që unë të shpërnguhem në të njëjtin shtet me të, me justifikimin që do ta shohim të dy djalin, kur për 10 vjet nuk kishte asnjë kontakt me të.”

Ajo thekson se ka depozituar fakte që tregojnë për ndikim të padrejtë në procesin gjyqësor. “Nuk besoja që kishte korrupsion në Amerikë, por ja që ka. Avokatët dhe gjyqtarët korruptohen, dhe ai ka lidhje të forta. Gjyqtari i çështjes u zëvendësua me një që është mik i ngushtë i tij si dhe i kumbarit të djalit, gjë që është në konflikt të hapur interesi.”

Ajo përshkruan ndikimin e kësaj beteje në jetën dhe punën e saj: “Tani kemi gjyqe të tjera, ku është një kalvar i gjatë lodhjeje psikologjike dhe një mbarim financash, sepse janë shumë të shtrenjta dhe unë po luftoj në dy shtete të ndryshme, ku vetëm një udhëtim që bëj shkon 3 mijë dollarë. Po shkëputem nga puna, nga përqendrimi dhe probleme të tilla. Djalin e kam takuar dy herë në gjyq, ku monitorohem me polici dhe trajtohem si kriminele”, thotë ajo.

Ndërkohë që beteja ligjore vazhdon në dy shtete të ndryshme amerikane, mjekja shqiptare është mbështetur nga bashkëshorti i saj i ri, i cili e mbështet moralisht dhe emocionalisht.

“Ai më thotë: “Burri i ri më suporton shumë dhe më jep kurajo, duke më thënë se djali, që është 10 vjeç, do rikthehet. Dhe unë e di që ai do të kthehet, se dhe pak do të rritet, por s’duhet të kalojë gjithë këtë traumë nga babai, që s’ka qenë kurrë aty.”

E vendosur për të mos u dorëzuar, ajo ka nisur edhe një peticion publik, përmes të cilit i kërkon gjykatës të dëgjojë zërin e saj si një nënë që po lufton për të drejtën e saj dhe për të ardhmen e të birit.

“Dua t’i tregoj gjykatës se jam një nënë e mirë, që djali më do dhe unë e dua. Njerëzit që më njohin e dinë kush jam dhe si jam. Nuk po kërkoj asgjë më shumë, vetëm të drejtën për të qenë me fëmijën tim”, tha ajo në Real People.

Pas 14 vitesh martesë, Erion Isai ndahet nga gruaja: Nuk ka më …

Kryebashkiaku i Ersekës, njëkohësisht humoristi Erion Isai i ka dhënë fund zyrtarisht martesës me bashkëshorten e tij.

Ndonëse fjalët qarkullonin prej kohësh se Isai jetonte i vetëm mes Tiranës dhe Ersekës së bashku me thashetheme të tjera, kjo asnjëherë nuk ishte pranuar prej tij.

Por tashmë duket se ndarja e është zyrtarizuar nga Gjykata e Tiranës në prill të këtij viti, ndërsa kërkesa për divorc ishte paraqitur një vit më parë.

Isai dhe Ajlin Petrela ishin martuar në vitin 2011 dhe bashkë kanë edhe dy fëmijë.

Në vendimin e gjykatës, ndër të tjera thuhet se nuk ka më afeksion, jetojnë të ndarë dhe se martesa e tyre ka humbur kuptimin.

Pas ditëve përveluese, kur priten rrebeshet në Shqipëri? Ja çfarë thotë metereologia Lajda Porja

E ftuar në emisionin “Wake Up”, Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit dhe temperaturave për stinën e verës.

Metereologia e njohur u shpreh se muaji qershor është më i nxehti ndër vite dhe se jemi përpara një vere me temperatura ekstreme.

E pyetur nëse do të ketë ‘vetëm temperatura të larta dhe diell apo do të ketë dhe rrebeshe shiu?”, Porja u shpreh se do të ketë rrebeshe që do zgjasin pak minuta dhe më pas rikthehen orët me diell.

“Zona e juglindjes që unë e kisha të shënuar me ngjyrën pink dhe portokalli, patjetër rrezikojnë, janë rrebeshe ose reshje konvektive. E gjithë ajo pjesa që është kafe do të thotë që janë zona shumë të thata. Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe qarku i Korçës parashikohet të ketë rrebeshe në formë konveksioni. Që do të thotë është rrebesh që zgjat për disa minuta, po marr maksimumin 50 minuta dhe më pas ka sërish diell dhe temperatura të larta.

Megjithatë fenomenet më ekstreme do t’i presë Spanja, do ketë kryesisht Italia dhe disa zona në qendër të Europës, për shkak edhe të temperaturave mjaft të larta që kanë nisur prej disa ditëve”, tha metereologia.

Çfarë ndodhi me Erion Isain dhe bashkëshorten e tij pas 14 vitesh martesë? Zbulohet arsyeja e ndarjes

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, i njohur edhe si Çuçka i Kolonjës, në gusht 2024, ka paraqitur një kërkesë-padi pranë Gjykatës së Tiranës për t’u divorcuar nga bashkëshortja Ajlin Petrela, me motivacionin se mes tyre nuk ka më afeksion, se jetojnë të ndarë, se martesa e ka humbur kuptimin etj. Çuka dhe zonja Petrela ishin të martuar që nga viti 2011 dhe kanë dy fëmijë.

Në prill të këtij viti, Gjykata e Tiranës ka vendosur zgjidhjen e martesës. Zyrtarisht, Çuçka e Kolonjës, i cili disa ditë më parë mahniti liderët e BE-së me aglishten e tij me theks ‘ersekar’ dhe humorin që e karakterizon, është beqar.

Rastësi ose jo, kriza në martesën e Çuçkës ka ardhur pasi Edi Rama e emëroi në vitin 2019 kryetar të Bashkisë së Ersekës. Aktori i humorit Erion Isai tregoi ‘sakrificën e tij’ për interes publik pasi la një pagë rreth 5 mijë euro në televizion për një rrogë 680 mijë lekë të vjetra si kryetar i Bashkisë Kolonjë.

Pyetjen ‘a kam edhe rrogë’ nisi t’a bënte që muajt e parë. Një skemë korrupsioni me tendera të paracaktuar, me Adriatik Zeqillarin, tregon edhe ‘sakrificën’ e Çuçkës. Shumë shpejt, aktori ia mori dorën bashkisë, duke krijuar një rreth klientelist, me të cilin nisi të ndante paratë dhe tokat publike, duke marrë përqindje për çdo tender dhe ankand.

Pas finalizimit të aferave të para korruptive, Çuçka mori shtëpi te Kodra e Diellit. Një dosje në SPAK dhe disa dëshmi tregojnë se Çuçka, në një moment, nuk dinte se çfarë të bënte dhe ku t’i çonte paratë e vjedhura. Rroga e bashkisë dhe paga si aktor i dukeshin bakshish.

Ai vendosi të shkurtonte dhe paloste veshët (romodelonte veshët). Befas një ditë Çuçka u shfaq me veshë më të vegjël.

Pas shkurtimit të veshëve, Çucka nisi të investonte në pasuri të paluajtshme në emra të tjerë, ndërsa i hyri edhe anglishtes, të cilën e asimiloi shumë shpejt, me një theks ‘ersekar’.

Me gjithë këto ndryshime të shpejta martesa e Çuçkës nuk kishte se si të mos tronditej.

Kupa u mbush kur Çuçka nisi të ngacmonte dhe t’u vardisej djemve, duke hyrë në sherr me të dashurat e tyre. Kështu një ditë zonja Petrela mori plaçkat dhe u largua nga banesa.

Nuk përbën interes publik jeta private e Çuçkës, as nëse i pëlqejnë djemtë, femrat apo të dyja gjinitë, por interes publik përbën kur një kryetar bashkie shqetëson qytetarët me mesazhe seksiste në mesnatë, fton komentuesit në duel dhe vjedh pasuritë publike.

FOTO/ Si menaxhohet JETA e katër fëmijëve të Kim Kardashian? Zbulohet shuma MARRAMENDËSE që biznesmenia shpenzon për 10 dado!

Ikona e televizionit dhe biznesmenia e suksesshme Kim Kardashian, shpenzon mbi 1 milion dollarë në vit për një ekip prej 10 dadosh që kujdesen për katër fëmijët e saj: North (11), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6), të cilët i ka me ish-bashkëshortin Kanye West.

Sipas burimeve për ‘The U.S. Sun’, çdo fëmijë ka të paktën një dado të dedikuar, e ndonjëherë edhe më shumë  duke ndjekur një sistem të organizuar dhe shumë të rreptë që garanton kujdes të pandërprerë, 24/7.

Dadot punojnë me turne 12-orëshe, duke nisur që në orën 6 të mëngjesit, me një pagë vjetore që arrin në 100 mijë dollarë.

Ato kanë vetëm një ditë pushim në javë dhe janë të detyruara të udhëtojnë me fëmijët në çdo aktivitet apo lëvizje, madje edhe në vizitat te babai i tyre, Kanye West.

“Kur North shkon te Kanye, Kim zakonisht dërgon tre dado të besuara. Nëse shkojnë më shumë fëmijë njëkohësisht, situata bëhet më komplekse prandaj ka krijuar një ekip me rreth 10 dado,” shpjegon burimi.

Mirëqenia e fëmijëve të Kardashian shkon përtej dadove. Ata kanë gjithashtu mësues privatë, instruktorë arti, kërcimi e muzike, stilistë personalë dhe organizatorë aktivitetesh kreative. Të gjithë këta profesionistë punojnë në një seksion të dedikuar të rezidencës së Kim-it në Kaliforni, i cili është transformuar në një qendër edukimi dhe argëtimi për të vegjlit.

Dadoja e North-it, për shembull, është njëkohësisht edhe mësuese personale dhe asistente, ndërsa të gjitha dadot kujdesen për gjithçka, që nga ushqimi dhe rrobat e pastra, deri tek organizimi i axhendës së fëmijëve, shoferët dhe siguria.

Stafi i përkushtuar shpërblehet jo vetëm me pagë të lartë, por edhe me bonuse për besnikëri dhe performancë, veçanërisht nëse qëndrojnë për më shumë se 18 muaj dhe krijojnë lidhje të mirë me fëmijët.

Në stilin tipik Kardashian, kujdesi ndaj fëmijëve nuk është thjesht një domosdoshmëri, por një investim i mirëfilltë në luks dhe efikasitet.

Shqipëria hap së shpejti Grupkapitullin e katërt për anëtarësimin në BE

Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë vetë kryeministri Edi Rama, Shqipëria pritet të hapë së shpejti Grupkapitullin 4 për anëtarësimin ne Bashkimin Evropian.

“Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme” është Grupkapitulli 4, në të cilën janë disa kapituj, si në politikën e transportit dhe sektorin e energjisë, pa harruar edhe mbrojtjen e mjedisit dhe kapituj të tjerë.

Vendimi:

Sot, më 11 qershor 2025, pasi ka konstatuar se Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të hapur negociatat, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autorizoi Presidencën e BE-së dhe Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BashkimitEvropian.

Kapitujt e Grupkapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.

Kapitulli 14, i cili trajton politikën e transportit, synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore;

Kapitulli 15 lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji;

Kapitulli 21 fokusohet te rrjetet trans-evropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane;

Ndërsa Kapitulli 27 vlerëson mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes standardeve të larta të BE-së.

Përmes negociatave të këtyre kapitujve, Shqipëria pritet të bëjë hapa konkretë drejt ndërtimit të rrugëve më të sigurta dhe moderne, përmirësimit të ndërlidhjes rajonale dhe evropiane, garantimit të furnizimit me energji të pastër dhe të përballueshme, si dhe mbrojtjes së mjedisit për gjeneratat e ardhshme.

Ky është një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe transformimin e pandalshëm të ekonomisë shqiptare në rrugën drejt familjes evropiane.

Ky vendim i Bashkimit Evropian konfirmon ecurinë e suksesshme të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Ai është një tregues i qartë i përparimit të prekshëm në përmbushjen e reformave ekonomike, i përgatitjes dhe aftësive të të gjitha institucioneve shqiptare dhe aktorëve ekonomik, si dhe Ekipit Kombëtar të Negociatave për anëtarësim, por njëkohësisht përforcon besimin se Bashkimi Evropian mbështet një proces zgjerimi të drejtë dhe të besueshëm, të bazuar në rezultate konkrete, të matshme dhe përmbushje të standardeve evropiane

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 12 qershor 2025

Nga Paolo Fox

Dashi

Në këtë periudhë të këtij muaji qershor 2025 ju jeni të thirrur të reflektoni thellë mbi aftësinë tuaj për tolerancë ndaj të tjerëve. Disonanca e Mërkurit do të sjellë momente tensioni. Kapitulli i punës: është thelbësore të mos nënvlerësoni projektet afatgjata. Kini kujdes të mos mbingarkoheni nga lodhja.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 12 qershor 2025), Venusi në shenjë përfaqëson ende një mundësi unike për beqarët që të zënë dhe të kërkojnë emocione të reja. Punë? Je në një periudhë të favorshme për të fituar kontrata të reja.

BINJAKËT

Periudha e zbulimit dhe ripërtëritjes në marrëdhëniet dashurore vazhdon. Gjatë orëve të ardhshme të këtij 12 qershori, mund të surprizoheni këndshëm nga dikush… Me Venusin në një tranzit neutral, ka një atmosferë pozitiviteti krahasuar me muajin e kaluar. Sa i përket punës, periudha është e favorshme dhe plot shpikje.

GAFORRJA

Pas një muaji trazirash dhe projektesh romantike të vonuara, është koha t’i riktheni marrëdhëniet tuaja në rrugën e duhur. Mërkuri favorizon komunikimin. Surpriza të këndshme në punë dhe telefonata të papritura janë të mundshme.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 12 qershor 2025), gjatë kësaj jave në fillim të qershorit dëshira juaj për stabilitet në dashuri do të jetë e prekshme. Kushtojini vëmendje të veçantë fundjavës. Sa i përket punës, është thelbësore të veproni me guxim. Ngritni mëngët.

VIRGJËRESHA

Venusi është ende në anën tuaj dhe kjo do të ndihmojë në zgjidhjen e çdo keqkuptimi në dashuri. Nëse ka pasur tensione, tani keni mundësinë të tregoni mirëkuptim dhe hapje. Puna? Në muajt në vijim ka të ngjarë që çdo konflikt burokratik të zgjidhet në favorin tuaj.

PESHORJA

Në këto orë pothuajse të mesit të qershorit jeni të hapur ndaj fjalëve dhe gjesteve të partnerit tuaj, si dhe ndaj ndikimeve të jashtme. Dashuria është një terren delikat: nuk duhet shumë për të lënduar ose për t’u ndjerë i lënduar. Puna? Për ata që punojnë për veten e tyre është koha ideale për t’u hapur ndaj bashkëpunimeve të reja dhe për të formuar aleanca strategjike.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 12 qershor 2025), pozicioni i kundërt i Venusit mund të krijojë ende disa turbulenca, veçanërisht në sferën sentimentale. E shtuna dhe e diela do të jenë më pak të vlefshme për të lënë të kuptohet diskutime. Puna: Jupiteri fillon t’ju mbështesë, duke favorizuar shfaqjen e mundësive dhe mundësive të reja për ndryshim.

SHIGJETARI

E gjeni veten në një situatë pasigurie: asgjë nuk duket se ju kënaq vërtet, por në të njëjtën kohë nuk keni dëshirë të ndryshoni rrënjësisht. Kapitulli i punës: kjo periudhë është e favorshme për mbjelljen e farave të destinuara të japin fryte deri në fund të vitit. Yjet ju inkurajojnë të synoni lart. Hapeni veten ndaj së ardhmes.

BRICJAPI

Shumë angazhime, ju kap një rutinë e ngutshme që lë pak hapësirë ​​për ndjenja. Nesër dhe e premte do të jenë veçanërisht të tensionuara. Kapitulli i punës: ditë të karakterizuara nga nervozizmi dhe tensioni.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 12 qershor 2025), jeta juaj dashurore gjatë kësaj jave të mesit të qershorit duket e tensionuar dhe e karakterizuar nga një pakënaqësi e lehtë që ju ka shoqëruar që kur Venusi filloi një tranzit të rëndë, domethënë që nga fundjava e kaluar. Puna: rreziku më i madh është të lejoni veten të mbingarkoheni nga ritme shumë të ngushta.

PESHQIT

Yjet më në fund janë në anën tuaj dhe shpërblejnë zgjedhjet e bëra me zemër. Kjo është një periudhë rilindjeje sentimentale. Është koha e duhur për të lënë pas historitë e pakënaqshme dhe për të parë përpara me besim. E enjtja dhe e premtja janë ditë perfekte për të dalë, për të vizituar mjedise të reja dhe për të bërë takime interesante. Puna: perspektiva të shkëlqyera edhe për biznesin.