“S’keni parë gjë akoma…”! Me kë do qeverisë Rama në shtator? Lorenc Vangjeli bën paralajmërimin e fortë: Do të ketë “shkundje” të…

I ftuar në emisionin ‘Log’ në News24, Lenc Vangjeli flet për shkarkimet që janë bërë deri më sot dhe çfarë e pret qeverinë gjatë muajve pasardhës, në shtator e në vijim kur të formohet qeveria e re “Rama 4”.

Analisti shprehet se Rama do të bëjë shkarkime masive, ndërsa paralajmëron atë që ai e quan “shkundje” të jashtëzakonshme.

“Do të ketë shkarkime të jashtëzakonshme te socialistët, qeveria do të jetë me të panjohur. Askush nuk e di se çfarë letrash ka në dorë Edi Rama.”, tha ai.

Lorenc Vangjeli: Do të shkarkohen një pjesë e madhe e drejtorëve, do të ketë një shkundje të jashtëzakonshme. Në telefonin e një drejtori të administratës qendrore kanë dalë gjëra që mund të japin dhimbje koke shumëkujt. Lidhjet okulte mes pushtetit dhe opozitës, vërtetohet sepse kjo e fundit nuk ka ardhur në pushtet. Lidhjet okulte tregojnë sekretet publike sepse opozita nuk është sot në pushtet. Nuk ka kuptim që një ministër të qëndrojë më shumë se 6 vite në pushtet. Qeveria do të jetë me të panjohur, mjafton që të dinë të flasin anglisht. Më të topitur dhe të tronditur janë edhe vetë socialistët, askush nuk e di se çfarë letrash ka në dorë Edi Rama.

Tensioni te socialistët është i jashtëzakonshëm. Kudo SPAK të hedhë zaret, hetimi do të përfundojë absolutisht te mëkatarët.

(BalkanWeb)

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova

“Je e ftuar kot”, – i tha moderatori i njohur në mënyrë spontane, duke nxitur një reagim të menjëhershëm nga Krisa, e cila u përfshi në lojën me tone thumbuese të gazetarit.

“Se di, u pendova që të mora në emision”, vijoi Ronaldo, duke i dhënë ngjyrë bisedës që megjithëse u duk si përplasje, ishte më shumë një shkëmbim shakash në stilin ironik që e karakterizon emisionin.

VIDEO

Farage: Rama ka rënë dakord të marrë mbrapsht të burgosurit shqiptarë në Britani

Deputeti britanik Nigel Farage ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pranuar që të marrë mbrapsht të gjithë shtetasit shqiptarë të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar. Komentet ai i bëri gjatë prezantimit të programit të partisë së tij për sistemin e drejtësisë penale.

“Jam në bisedime me Edi Ramën nga Shqipëria dhe mendoj se ai ka rënë dakord që do të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë që ndodhen në këtë vend, gjë që është mjaft pozitive,” u shpreh Farage, citon e përditshmja britanike The Telegraph.

Kjo deklaratë vjen pasi tensionet mes Farage dhe Ramës janë rritur ditët e fundit. Gjithçka nisi pas një interviste të kryeministrit shqiptar për The Guardian, ku ai hodhi poshtë mundësinë e ndërtimit të një qendre azilantësh nga Britania në Shqipëri. Rama përshkroi Mbretërinë e Bashkuar si një “vend të errët” pas daljes nga BE-ja, koment që ngjalli reagime të forta në Londër.

Farage, në një reagim për GBNews, e akuzoi Ramën për hipokrizi dhe pretendoi se shqiptarët janë përfshirë masivisht në kriminalitet në Britani, duke shtuar se “1 në 50 shqiptarë ndodhen në burg”.

Rama reagoi duke e sfiduar për një përballje me shifra reale dhe u zotua se nëse pretendimet rezultojnë të sakta, atëherë do të pranojë kthimin e të gjithë të dënuarve shqiptarë në Shqipëri.

Në kuadër të planeve të tij për të lehtësuar kapacitetin e burgjeve në Britani, Farage propozoi ndërtimin e “burgjeve Nightingale”, të frymëzuara nga struktura të përkohshme si ato të përdorura gjatë pandemisë.

Ndërkohë, pritet të caktohet një datë për një vizitë të mundshme të Nigel Farage në Shqipëri, ndërsa debati mes tij dhe kryeministrit shqiptar vijon të mbetet në fokusin e mediave britanike dhe shqiptare.

Largohet nga drejtimi i QSUT-së Donjeta Bali, në vend të saj emërohet ish deputeti

Largohet nga drejtimi i QSUT-së Donjeta Bali.

Në vend të saj është emëruar një tjetër mjek, Florenc Spaho, sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Alma Demiraj.

Mjeku Spaho është ish deputet dhe anëtar i komisionit të shëndetësisë.

Donjeta Bali ende pa mbushur dy muaj në drejtimin e QSUT-së u dorëhoq nga ky pozicion.

Ajo u emërua në 29 maj dhe zëvendësoi Alma Canin.

Top Channel

Si i mbolli flokët Salianji, flet zv/drejtori i Burgjeve

Zv/drejtori i Burgjeve, Feim Sufaj, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi se si Ervin Salianji mbolli flokët gjatë kohës që ishte në burg.

“Çdo i burgosur ka dalë për vizita sepse i kufizohet liria, por i gëzon të gjitha të drejtat e tjera. Aktet rregullative i japi akses dhe të drejtë që të shkojë edhe në klinikë private, sigurisht duke marrë masat e sigurisë e duke parë mundësitë tona për të bërë garantimin e tij. Nuk ka kufizim, një person mund të dalë për një trajtim estetik apo emergjent”, tha Sufaj, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Sipas tij, rregullorja e burgut parashikon vizitat në klinika private.

“Aktet rregullative parashikojnë të drejtën e të burgosurit për t’u vizituar në një klinikë private kundrejt shpenzimeve të tij. Ne i kemi kufizuar këto gjëra dhe operojmë me spitale publike, por në rastet e veçanta të shërbimeve që nuk i ofron spitali publik, nuk ka pse ndalohen”, deklaroi Sufaj, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. (A2 Televizion)

T merr/ Gruaja dhe djali gjejnë burrin të υ▪︎ekur në shkallët e pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen afër spitalit të qytetit juglindor, teksa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale.

Sipas policisë, dyshohet se 60-vjeçari ka qenë duke shkuar për në banesë, ndërsa ka ndërruar jetë në shkallët e pallatit.

Ka qenë bashkëshortja me djalin e saj personat të cilët e kanë gjetur të pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Sipas informacioneve, viktima vuante nga tensioni por nuk dihen ende shkaqet e vdekjes. Trupi do të dërgohet në morg për ekspertizën mjekoligjore për të zbardhur ngjarjen.

Rama paralajmëron masa të reja: Nuk do të ketë me gomisteri në mes të rrugës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me lirimin e hapësirave publike, duke paralajmëruar ndërhyrje ndaj pikave të gomisterive që ofrojnë shërbime në rrugë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi se këto aktivitete nuk do të tolerohen më në territorin e Republikës së Shqipërisë, pasi cenojnë jetën e komunitetit.

Rama bëri të ditur se, krahas masave për hapësirat publike, do të ndërmerren dhe ndryshime ligjore për të ndaluar shpërdorimin e ujit të pijshëm për larje me zorrë.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

“Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit. Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlillo.”

Reagimi i kryeministrit vjen në vijim të fushatës së qeverisë për lirimin e hapësirave publike dhe disiplinimin e aktiviteteve që, sipas kryeministrit, cenojnë interesin publik dhe mjedisin urban.

Humb jetën foshnja e porsalindur në spital, kallëzohen në Polici stafi mjekësor

Një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor.

Mësohet se shtetasi me iniciale Xh. Q., 34 vjeç, ka bërë kallëzim në polici për stafin e maternitetit.

Policia e Tiranës njofton se materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë me qëllim vlerësimin e mëtejshëm

“Xh. Q., 34 vjeç, se foshnja e tij ka humbur jetën, në spital, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm”, njofton policia.

Skandal në Tiranë, klinika dentare me preparate të skaduara. Arrestohen stomatologu dhe administratori

Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Dentare”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar i DPPSh-së, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.

Kryenin shërbime dentare, duke përdorur preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dentare dhe një stomatolog.

Procedohen penalisht 12 punonjës në klinikë.

Sekuestrohen preparate dhe materiale që përdoreshin për këto shërbime, që ishin të skaduara.

Në kuadër të planit të masave për kontrollet në klinika dentare, me qëllim sigurinë e pacientëve që marrin shërbim në këto subjekte, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DPPSh-së, në bashkëpunim me efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”.

Në Rrugën e Kavajës, në ambientet e subjektit me administrator shtetasin E. Z., që ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi E. Z., 40 vjeç, dhe shtetasi K. M., 26 vjeç, të dy stomatologë në klinikë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 punonjës në këtë klinikë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Lajmi në përditësim…

E RËNDË në Tiranë/ 34-vjeçari përndjek ish-të dashurën, i lë plumba në shtëpinë e prindërve

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka përndjekur dhe kërcënuar ish-të dashurën e tij.

I riu me iniciale K. M., ishte në kërkim policor për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Gjithashtu dyshohet se 34-vjeçari ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të ish-të dashurës për t’i kërcënuar. Fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë në pranga ka rëndë edhe një 28-vjeçar, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, sepse akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish-të dashurën e tij.

Njoftimi i policisë:

Të kërkuar për përndjekje në rrjete sociale, kapen 2 shtetas. Njëri prej të ndaluarve ka kanosur familjarët e shtetases që përndoqi, duke iu lënë 2 fishekë, në afërsi të banesës.

Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe falë bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2, Nr. 5 dhe Nr. 6, u lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasit:

-K. M., 34 vjeç, i cili ishte në kërkim policor, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Ai dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, në rrjete sociale. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen. Fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;

-E. P., 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, sepse akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.