Një grua shtatzënë, gati nëntë muajshe shtatzënë, ra nga kati i dytë i një ndërtese në Terni të Italisë.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, foshnja nuk ia doli të mbijetonte ndërsa gruaja ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Hetuesit ngrenë dyshime se gruaja ka tentuar vetëvrasjen, ndërsa incidenti ndodhi të dielën në mëngjes.
Hetimet e policisë, zbuluan se ajo po trajtohej për një sërë problemesh shëndetësore, teksa gruaja jeton me bashkëshortin e saj dhe çifti nuk ka fëmijë të tjerë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ferdinand Paparisto” në Tiranë.
Sipas policisë, një 81-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
“Më datë 13.07.2025, rreth orës 20:05, në rrugën “Ferdinand Paparisto”, shtetasi A. Gj. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë se në banesë ka konstatuar pa shenja jete babain e tij, shtetasin R. Gj., rreth 81 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës”, njofton policia.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar sot lidhur me prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.
Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Shehaj hedh dyshime se kryeministri Edi Rama ka një plan për Thethin.
Shehaj akuzon Ramën se planin prër Thethin do ta zbatojë për veten dhe për miqtë e vet.
“Thethi, i tëri, mund të vlejë 200, 500 apo edhe mbi 1 miliard euro. Por problemi i madh është se pronarët e tokave në Theth, banorët e zonës, janë në thelb pronarët e ligjshëm, por nuk kanë dokumentet. Edhe sikur t’i kishin, s’mund të ndërtojnë dot, sepse kanë nevojë për leje, dhe leja jepet vetëm nga Edi Rama.
Një pronë merr vlerë vetëm kur ka leje ndërtimi. Nëse Edi Rama nuk e jep lejen, atëherë pronarët nuk mund ta gëzojnë pronën e tyre.
E vërteta është që Edi Rama ka një plan për Thethin, ashtu siç kishte për jugun. Por problemi i vërtetë është se në atë plan nuk ka vend për pronarët e tokës në Theth.
Kjo është arsyeja pse sot ai po i shemb ndërtimet e tyre, po i zhvesh nga prona dhe po i përjashton nga çdo zhvillim. Sepse Rama ka një plan. Dhe atë plan do ta zbatojë për veten dhe për miqtë e vet, siç e bëri me “pikat e vogla” të bregdetit shqiptar, që sot nuk i gëzojnë më pronarët e tokës, por miqtë e ngushtë të Edi Ramës”,-shprehet Shehaj.
Pas shumë spekulimesh, ribashkimesh dhe heshtjeje publike, duket se historia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ka marrë fund.
Dyshja, që prej kohësh janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, janë bërë unfollow në Instagram, një sinjal i qartë se raporti i tyre nuk është më ai i mëparshmi.
Vetëm në maj të këtij viti, Heidi dhe Romeo u panë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe u rindoqën me njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke ngritur dyshimet për një rikthim romantik. Por mesa duket, gjithçka është mbyllur sërish, dhe këtë herë, ndoshta përfundimisht.
Në një intervistë të dhënë në qershor të këtij viti në emisionin “Goca & Gra”, Heidi u shpreh hapur për gjendjen e saj emocionale dhe sentimentale, duke lënë të kuptohet se është në një periudhë të paqartë të jetës së saj.
“Situata ime është shumë e komplikuar. Kur t’i vendos gjërat në vijë, do ju përditësoj. Kjo situata ime është e ndërlikuar, kështu që kam konfuzion. S’e di”, – tha Heidi gjatë intervistës.
Romeo dhe Heidi nisën lidhjen e tyre gjatë “Big Brother VIP Albania 3”, ku publiku i pa të afrohen gradualisht e më pas të bëhen një ndër çiftet më të dashura të edicionit. Marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër ulje-ngritje të vazhdueshme, por gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes.
Megjithëse deklaratat e Heidit muajin e kaluar lanë pak vend për shpresë, unfollow-i duket se tregon se këtë herë, romanca e tyre është mbyllur përfundimisht.
Mediat opozitare ruse dhe ato britanike i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua se ministri i ri i Mbrojtjes, Andrej Belousov, i cili njihet edhe si njeri i afërt me Putinin ka përdorur avionë ushtarakë të llojit Iljushin-76 (me vlerë mbi 100 milionë dollarë), për të transportuar të dashurën e tij sekrete nëpër Rusi.
23-vjeçarja Maria Shalaeva nga Jekaterinburgu, ka postuar në rrjetet sociale video dhe foto ku tregon se është dërguar me avion ushtarak në një udhëtim fundjave në Rostov mbi Don, aty ku ndodhet edhe selia kryesore e Forcave të Armatosura ruse.
Në postimet e saj, tashmë të fshira, biondja simpatike shkruan se ka udhëtuar në një aeroport të mbyllur për civilët, dhe se i dashuri i saj “nga Kremlini” i kishte organizuar një trajtim për manikyr atje.
“Kush thotë se avionët nuk fluturojnë në Rostov? Fluturojnë, por jo për të gjithë. Gjithsesi, ja ku jam prapë në Rostov. Nuk mund ta lë”, ka shkruar ajo.
A scandal is brewing in Russia after 23-year-old blogger Maria Shalaeva posted a video of her and her son flying to Rostov on a military plane.
Note: Rostov-on-Don Airport has been closed since February 24, 2022 for an indefinite period.
Ajo ka zbuluar gjithashtu se e ka marrë me vete në udhëtim edhe djalin e saj trevjeçar, Tim, duke ngritur dyshime se fëmija mund të jetë i biri i të dashurit të saj, Belousov. “Tre vjeç, dhe tashmë ka fluturuar me avion ushtarak!”, ka shkruar Marija.
Sakaq, në një nga videot e postuara, duket një burrë me flokë të thinjura me shpinë, duke ngritur dyshime se mund të jetë vetë 66-vjeçari Belousov, ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë dhe burokrat i afërt me Putinin. Edhe pse nuk ka prova përfundimtare, burime të pavarura si media bjelloruse Nexta kanë përmendur Belousovin si të përfshirë në këtë aferë seksuale.
Shalaeva, e cila ka një histori postimesh provokuese, në disa prej tyre ka lënë të kuptohet se partneri i saj është pikërisht Belousov. “Ai nuk është ushtarak! As FSB! E di kush është, por nuk guxoj të them”, ka shkruar ajo.
Skandali ka ngjallur zemërim në qarqet ushtarake dhe të sigurisë, sidomos për shkak të mundësisë së rrjedhjes së informacionit të ndjeshëm përmes postimeve të saj. Një nga fotografitë e postuara tregon detaje të avionëve që fluturojnë në Rostov dhe se kush ia ka organizuar fluturimin.
Një zyrtar ushtarak në pension, gjeneral-majori Vladimir Popov, është shprehur se “të gjithë do të gjenden dhe do të ndëshkohen.” Ai ka theksuar se përgjegjësia kryesore bie mbi ministrin e Mbrojtjes dhe se nuk do të tolerohen akte të tilla të papërgjegjshme.
Sakaq, blogeri pro-Kremlinit Andrej Medvedev shtoi se “Shërbimi kundërzbulues ushtarak ka punë me bollëk”.
“Mund të imagjinoj sa informacion marrin SBU dhe agjencitë perëndimore vetëm duke ndjekur rrjetet sociale”, shtoi ai.
Skandali shpërtheu në një moment të ndjeshëm për Kremlinin, pas vdekjes misterioze të ish-ministrit të Transportit, Roman Starovoit, i cili u shkarkua më 7 korrik dhe u gjet i vdekur vetëm disa orë më pas. Edhe pse zyrtarisht u raportua si vetëvrasje me armë zjarri, media të pavarura ruse si SOTA raportojnë se trupi i tij kishte shenja dhune dhe torturash.
Ky zhvillim e thellon më tej krizën e besimit në elitën qeverisëse ruse dhe ngre pyetje serioze për sigurinë kombëtare dhe moralin e udhëheqjes së lartë.
Ish-ambasadorët dhe zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare dhe diplomatike i kanë dërguar një letër të hapur Sekretarit të Shtetit amerikan, Marco Rubio në lidhje me shkarkimet masive që u raportuan një ditë më parë në DASH.
Në letrën e siguruar nga Politiko.al ish-ambasadorët dhe zyrtarët kundërshtojnë vendimin e Rubios, teksa e kanë cilësuar të pamatur shkarkimin e 1300 punonjësve.
Në letër thuhet se reduktimi i punonjësve nga Sekretari Rubio përfaqëson një rrezik për të ardhmen e Amerikës pasi duke çmontuar vetë institucionet dhe ekspertizën që kanë shërbyer si themeli i lidershipit global amerikan, administra sipas tyre dobëson aftësinë e kombit për të mbrojtur dhe avancuar interesat jashtë vendit.
Ish-zyrtarët kërkojnë rishqyrtimin e menjëhershëm të politikave sipas tyre të gabuara, të cilat do të shkaktonin dëm të pariparueshëm në kapacitetin diplomatik dhe pozicionin global të Amerikës.
Sakaq në letër vihet re se mes firmëtarëve që kundërshtojnë vendimin e Rubios është edhe ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.
Lajmi për shkarkimin e rreth 1300 punonjësve nga DASH u raportua nga mediat një ditë më parë. Bëhet me dije se shkarkimet do të prekin 1 107 zyrtarë të shërbimit civil dhe 246 zyrtarë të shërbimit të jashtëm.
Ky vendim i Rubios u pasua me një sërë kritikash, dhe protestash nga punonjësit. Sakaq ndër personat e tjerë të pranishëm para ambienteve të DASH, është parë edhe ish-ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. / Politiko.al
Një teniste e nivelit nacional është vrarë nga babai i saj në shtëpinë e tyre luksoze në Indi, pasi ai është ngacmuar nga bashkëfshatarët duke i thënë “që jeton nga suksesi i saj”.
Radhika Yadav, 25-vjeçare, është qëlluar me pistoletë teksa po e përgatiste mëngjesin në shtëpinë në afërsi të Delhit, shkruan Daily Mail. Babai i saj, Deepak Yadav gjuajti me pesë plumba në drejtim të tenistes nga arma që e ka me leje. Tre prej plumbave e goditën tenisten në shpinë, sipas policisë.
Incidenti ka lënë shumë njerëz në Indi të tmerruar. Sportistja u dërgua në spital, por mjekët konstatuan vdekjen e saj. Policia ka thënë se Yadav më vonë është rrëfyer për vrasjen. Ka thënë se ishte në depresion, nën presion dhe i turpëruar pasi bashkëfshatarët e tij e tallën për atë që mbështetej në të ardhurat dhe stilin e jetës së Radhikas.
Situata ishte përkeqësuar në javët e fundit. Ai e kishte lutur tenisten që të mbyllte akademinë që kishte hapur. Por ajo nuk pranoi të tërhiqet. Sipas hetuesve, tenistja dhe babai i saj patën një debat të ashpër pak para të shtënave fatale.
Gjyqi i një shqiptari ka marrë bujë ditët e fundit në Gjermani. Bild shkruan se në gjyqin para Gjykatës së Qarkut në Hanover, një trafikant kokaine me emrin Besim M. ka ngritur akuza të rënda ndaj një prokurori gjerman, i cili aktualisht po hetohet për ryshfet. 41-vjeçari shqiptar, që prej tetorit 2024 po vuan një dënim gjashtëvjeçar për trafik droge, ka ‘fundosur’ prokurorin Yashar G.
Mediat gjermanë theksojë se se prokurori Yashar G. ndodhet nën akuzë se ka furnizuar sindikatën më të madhe të drogës në Gjermani me informacione në këmbim të parave. Banda u zbulua kur u përpoq të kontrabandonte 16 ton kokainë nga porti i Hamburgut dhe hetuesi kryesor kundër grupit ishte pikërisht Yashar G. nga Prokuroria e Hannoverit.
“Në vitin 2019 u takova me të për herë të parë në një restorant grek,” i tha Besim M. gjykatëses.
Ai atëherë nuk e njihte Yashar G. dhe nuk dinte asgjë për funksionin e tij. Në një grup të vogël ai i ishte prezantuar si një mik. Por Besim M., që është ‘bosi’ i drogës, pretendon se gjatë një shëtitjeje pranë liqenit Maschsee ka mësuar të vërtetën për prokurorin.
“Ai më tregoi se është një prokuror që e paguan dhe tha emrin Yashar. Ky ishte një skandal i vërtetë. Një polic mund të korruptohet. Por një prokuror? Kjo ishte e rrezikshme. Vetëm shumë pak njerëz e dinin”, tha ai.
Ai i paguante informatorit 5000 euro në muaj për informacione dhe i kishte thënë një bos droge me emrin Konstantinos S. para se të arrestohej. Para arrestimit, Konstantinos S. ishte arratisur në Dubai. Për të mos u kuptuar që trafikantët në bisedat e Sky ECC flisnin për një prokuror, ata përdornin kodin “Cop” (në anglisht: polic) për Yashar G.
Pas më shumë se 10 muajsh në burg, Meta është ankuar në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon lirinë, fill pas ndryshimit të masës së sigurisë për Malltezin dhe Salianjin.
Avokati Romeo Kara tha për një emision televiziv se procesi ndaj Metës ka shkelur garancitë kushtetuese dhe se situata e tij nuk është e lehtë.
“Kushtetuta ka dhënë disa garanci, siç jep për institucionet jep dhe për individët. Do të goditet pjesa e procesit gjyqësor që ka shkelur garancitë kushtetuese. Unë mendoj që nuk jemi akoma në komunikim zyrtar që janë mbyllur hetimet. Nëse janë mbyllur dhe prokuroria nuk ndryshon qëndrimin, janë bindur që janë kryer veprat penale.
Mendoj duke pasur parasysh procesin, mendoj që nuk do ndryshojë gjë kundrejt Metës. Ngërçi tregon që Gjykata më e lartë lidhur me kushtetueshmërinë është vetë jo në kushtetueshmërinë e plotë. Mund të lërë në fuqi gjendjen e arrestit, mund të konstatojë paligjshmërinë dhe duhet parë si do ta gjykojë gjykata. E shoh gjendjen e tij jo të lehtë.”
Në analizën e tij me elementë juridikë, avokati tha se akuzat ndaj Metës janë të rënda dhe se po bindin akuzën që personi i ka kryer këto vepra.
“Akuzat ndaj Metës janë në të tjera vendime, ndryshe nga Salianji dhe Malltezi. Meta akuzohet për tre vepra të rënda penale, kemi një sërë faktesh që po pasurohen me prova të cilat janë hetuar në kohë të gjatë dhe po bindin akuzën që personi i ka kryer këto vepra.”
Një aksident tragjik mori jetën e Alfons Bletës, 34 vjeç, mëngjesin e 10 korrikut 2025 në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në vendin e quajtur “Tuneli” pranë fshatit Piskupat.
Makina që ai po drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e liqenit, duke shkaktuar vdekjen e tij.
Alfonsi ishte bashkëshorti i blogeres të ndjekur në rrjetet sociale, Ejona Vlogs e njohur për jetën dhe bukuritë natyrore të Pogradecit ku ata jetonin bashkë me djalin e tyre rreth 3 vjeç.
Familja Bleta kishte jetuar për vite me radhë në Zvicër, por në vitin 2024 kishin vendosur të riktheheshin përfundimisht në Shqipëri, duke zgjedhur Pogradecin si vendin ku të ndërtonin jetën e tyre në atdhe, pranë familjes.
Në një postim i bashkëshortes së tij, Ejona në Instagram ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve.
“Xhiro jonë e fundit…pusho në paqe gjysma ime…humba bashkëshortin tim, babin e Reit. Shpirti im është në zi.”