Sherri që çoi në burg Noizyn, historia që u mbajt sekret! Denoncimi nga personazhi i Tik-Tok, reperi paralajmëron padi

Arrestimi i Noizyt në Zvicër, ka bërë bujë në media. Sipas raportimeve nga mediat lokale në Zyrih, ndalimi është kryer me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Për këtë arsye, arrestimi i tij ngre pikëpyetje serioze për përfshirjen e tij në një vepër të rëndë penale, të dyshuar të jetë kryer në territorin zviceran ose që përfshin juridiksionin e këtij shteti.

Sipas ligjit zviceran, një vepër penale e kryer jashtë Zvicrës siç është rasti i incidentit të ndodhur më herët në Kosovë për të cilin Noizy është gjobitur me 15 mijë euro mund të ndiqet penalisht në Zvicër vetëm nëse plotësohen disa kushte të rrepta: Autori ndodhet në Zvicër; Vepra është e dënueshme si në Zvicër, ashtu edhe në vendin ku është kryer. Megjithatë, ekipi menaxherial i artistit ofron një version tjetër të ngjarjes. Në një deklaratë, përfaqësues të afërt të Noizyt kanë sqaruar se bëhet fjalë për një ngatërresë me natyrë administrative, duke përjashtuar çdo përfshirje në ndonjë çështje penale apo hetim aktiv.

“Të gjithë jemi të habitur dhe të zhgënjyer nga mënyra si ndodhi kjo. Nuk është ende e qartë se çfarë ka çuar në këtë ndalim, por duket të jetë një keqkuptim i pastër”,- kanë deklaruar burime pranë reperit.

Ata shtojnë se situata është në proces sqarimi dhe se artisti nuk ka pasur kurrë probleme të mëparshme me autoritetet zvicerane. Ndërkohë, janë mohuar, gjithashtu, zërat që lidhin arrestimin me një përplasje të mundshme me një personazh të njohur të rrjeteve sociale. Menaxheri, familja dhe miqtë e ngushtë të Noizyt kanë sqaruar se reperi nuk është përfshirë në asnjë konflikt dhe i qëndron larg çfarëdolloj përplasjeje publike apo personale. Por vetëm pak ditë pas ndalimit, Noizy ka dalë, duke sqaruar se gjithçka ishte një shpifje. Artisti pretendon se prangosja e tij ishte pasojë e një shpifjeje, ndërsa shton se autori do të përballet me pasoja ligjore.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët fatkeqësisht nuk munda të performoja të shtunën në mbrëmje. Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimi maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve”, shkruan reperi në “Instagram”.

Duket se sherri që nisi në rrjetet sociale, me Mehdi Isenin ka vijuar edhe në Zvicër, kjo për faktin se Mediu është shtetas zviceran dhe kishte bërë denoncim edhe atje. Debate u bë vitin e shkuar, duke çuar në pranga Noizyn dhe pas disa kohësh arrati edhe Stresin.

Nga ana tjetër, personazhi i TIk Tok, Mediu, denoncoi për dhunë të dy këngëtarët, duke bërë padi edhe në Zvicër. Që pas incidentit, çështja në Gjykatën këtu në Shqipëri është mbyllur, por duket se në Zvicër vijon të mbetet e hapur, çfarë solli edhe ndalimin e artistit, i cili ishte nisur për të mbajtur concert me diasporën.

Geti zbulon sfidat e tij me kancerin: Një rrëfim prekës dhe inspirues

Reperi i njohur Getoar Selimi, më i njohur si Geti, ka ndarë një rrëfim prekës dhe inspirues në emisionin ‘Canapé’ me Shpend Lipën, duke zbuluar për herë të parë përballjen e tij me kancerin.

“Kom pasë kancer,” tha ai, duke e përshkruar këtë periudhë si një nga më të vështirat në jetën e tij personale dhe profesionale. Kjo na tregon se pas gjithë suksesit dhe ngjadesave që ai ka pasur, ai është përballur me sfida që kanë testuar jo vetëm forcën e tij, por edhe shëndetin e tij shëndetësor.

Geti ka treguar se e ka mbajtur të fshehtë këtë situatë për një periudhë të gjatë, dhe arsyet janë të qarta. Ai nuk ka dashur të ngarkojë publikun dhe as të kërkojë mëshirë. Kjo tregon karakterin e tij të fortë dhe qëllimin e tij për të vazhduar përpara, pavarësisht vështirësive. Sidoqoftë, ky qëndrim i tij mund të jetë një burim frymëzimi për shumë të tjerë që po përballen me sëmundje të ngjashme.

Përballja e tij me një sëmundje ka qenë një udhëtim emocional dhe fizik. Ai ka dashur të ruajë imazhin e tij pozitiv për fansat e tij, duke mos dëshiruar që ata të brengosen për të. Megjithatë, sfida ka qenë e madhe, dhe në disa raste, është ndjerë i vetmuar në këtë betejë.

Rezistenca e tij ka qenë frymëzuese. Duke pasur mbështetje të fortë nga familja dhe miqtë, ai ka gjetur forcën për të përballuar çdo ditë. Biseda me Shpendin, ka ndihmuar të hapë zemrën dhe të ndajë ndjenjat e tij më të thella. Kjo lloj ndihme është esenciale për ata që kalojnë nëpër periudha të ngjashme, dhe Geti ka theksuar se mbështetja emocionale është një nga gjërat më të rëndësishme që një njeri mund të ketë.

Geti poashtu ka folur për rëndësinë e vetëdijes për shëndetin mendor dhe fizik, duke sugjeruar se biseda e hapur për sëmundjet si kanceri është thelbësore për të ndihmuar ata që ndihen të izoluar. Ai nënvizon se shëndeti është një pasuri e vlefshme, dhe si shoqëri, duhet të përpiqemi të krijojmë një ambient ku individët ndihen të lirë për të biseduar për frikësimet dhe sfidat e tyre shëndetësore.

Përveç kësaj, ai inkurajon të tjerët të mos kenë frikë të kërkojnë ndihmë, dhe t’i qëndrojnë besnik vetes dhe ëndrrave të tyre, pa marrë parasysh pengesat që mund të hasin. Geti shpjegon se këto përvoja e kanë ndihmuar të rritet si individ dhe artist. Ai është më i fortë se kurrë, dhe ndjen se ky udhëtim ka kontribuar në krijimin e muzikës së tij, duke e bërë atë më të thellë dhe më emocionuese.

Përfundimisht, historia e Getit është një kujtesë e fuqishme për të gjithë ne se përballja me sfida shëndetësore është një pjesë e jetës. Ajo që është e rëndësishme është si i qasemi këtyre sfidave. Me qëllim, përkushtim dhe mbështetje të dashamirësve, çdo njeri mund të dalë nga errësira dhe të përfitojë nga ndihmat që merr gjatë rrugës.

Partia e fundit e këtij rrëfimi na inkurajon të ndajmë historitë tona, të flasim hapur për shëndetin e mendor dhe fizik dhe të angazhohemi për të ndihmuar njëri-tjetrin. Nëse ju pëlqeu kjo histori, ndihmoni që ajo të arrijë te sa më shumë njerëz të tjerë duke e shpërndarë këtë artikull dhe duke lënë komente për të inkurajuar ata që po kalojnë situata të ngjashme. Sëbashku, mund të krijojmë një komunitet mbështetës dhe frymëzues.

Oksfordi “trondit” botën, ecja e përditshme mbron nga 13 lloje kanceri, studimi që duhet ta lexojnë të gjithë

Një studim i madh nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se thjesht të ecësh më shumë çdo ditë mund të ulë ndjeshëm shanset për të zhvilluar kancer.

Duke përfshirë mbi 85,000 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, hulumtimi gjurmoi numrin e hapave të përditshëm të njerëzve duke përdorur gjurmues aktiviteti dhe gjeti një lidhje të fortë midis më shumë lëvizjes dhe më pak rreziku nga kanceri.

Vetëm 5,000 hapa në ditë filluan të tregonin përfitime, ndërsa ata që ecnin 7,000 deri në 9,000 hapa çdo ditë panë që rreziku i tyre nga kanceri të binte me 11% në 16%. Efekti pozitiv dukej se u stabilizua përtej 9,000 hapave, duke sugjeruar se sasia totale e lëvizjes ka më shumë rëndësi sesa sa intensive është ajo.

Ndërsa ecja më e shpejtë pati njëfarë ndikimi, ishte aktiviteti i përgjithshëm – edhe me një ritëm të ngadaltë – që bëri vërtet një ndryshim. Studimi u përqendrua në 13 kancere specifike, duke përfshirë zorrën e trashë, mushkëritë, mëlçinë, gjirin dhe fshikëzën.

Aktiviteti më i lartë ishte më i lidhur ngushtë me rrezik më të ulët në kancere si stomaku, mëlçia dhe mushkëritë.

Ndryshe nga studimet e kaluara që mbështeteshin në vetëraportim ose përqendroheshin në stërvitje intensive, ky studim përdori pajisje të veshshme për saktësi dhe tregoi se lëvizja e lehtë ditore, si ecja, mund të jetë e mjaftueshme për të mbrojtur shëndetin tuaj.

Shkencëtarët thonë se bërja e më shumë hapave në ditë mund të jetë një nga mënyrat më të lehta për të zvogëluar rrezikun e kancerit.

“Motra shiti gjakun, sakrifikoi gjithçka”/ Aksioni në Theth, banori mes lotëve: Rama na tha ndërtoni

Banorët e Thethit po përballen me prishjen e banesave të tyre nga autoritetet shtetërore, me urdhër të Kryeministrit Edi Rama.

Edhe këtë të shtunë, përplasjet mes banorëve dhe forcave të policisë janë bërë të dhunshme. Të vendosur për të mbrojtur shtëpitë e ndërtuara me mund, banorët kanë qëndruar në terren përballë fadromave, ndërsa përkrah tyre janë rreshtuar edhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Por mes gjithë dhunës, zhurmës dhe lotëve, një moment ka prekur thellë zemrat e të gjithëve. Një banor me aftësi të kufizuara me zërin që i dridhej, tregoi para kamerës historinë rrënqethëse.

Mes lotësh, pranë një përkujtimoreje kushtuar motrës së tij të ndjerë, ai rrëfeu se ajo kishte sakrifikuar çdo gjë për të ndërtuar një strehë të vogël për vëllain e saj dhe për veten. “Na tha vetë Edi Rama ta ndërtojmë… dhe sot vetë ai po na e prish. Motra ime nuk jeton më, sakrifikoi gjithçka , shiti gjakun e vet për këtë”, tha ai i përlotur.

Fjalët e tij ishin një thirrje e heshtur, një britmë dhimbjeje në mes të maleve të heshtura të Thethit, që sot përballen me rrënimin jo vetëm të shtëpive, por edhe të dinjitetit të njerëzve që kanë dhënë gjithçka për një copë jetë në vendin e tyre.

Paketa e maleve, nisin aplikimet nëpërmjet portalit E-Albania

Hapen aplikimet për Paketën e Maleve. Të gjithë të interesuarit për të investuar në tokën e tyre mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit “paketa e maleve.gov.al” ku mund të gjejnë edhe procedurat që duhet të ndjekin. Ndërkohë që paketa parashikon që për 500 aplikuesit e parë të ketë përjashtim nga disa taksa si TVSH, tatimi mbi të ardhurat ,taksa e pasurive të paluajtshme dhe taksa në infrastrukturë për 10 vjet.

Ligji për Paketën e Maleve synon të krijojë kushte të favorshme për tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat malore në vend kryesisht ato në veri.

Aktualisht zonat malore kanë vështirësi në dhënien e lejeve të zhvillimit apo ndërtimit për shkak të mungesës së certifikatave të pronësisë . Shumë toka në zonat veriore por edhe në jug administrohen ose zotërohen nga individë dhe familje, posedues jopronarë, që nuk kanë tituj formalë pronësie. Në këtë mënyrë paketa e maleve synon që përmes një procesi të thjeshtuar administrative të lejoj që poseduesit jopronarë të regjistrohen ligjërisht pas një verifikimi të thjeshtuar nga bashkia. Pas verifikimit të gjendjes së pronës parashikohet dhënia e pronësisë me çmim simbolik (1 euro) për ata që kanë plan zhvillimi dhe marrin lejen përkatëse.

Paketa synon rimëkëmbjen ekonomike të zonave malore, rritjen e të ardhurave bashkiake, nxitjen e investimeve si dhe frenimin e emigracionit.

Moment historik për speleologjinë shqiptare: Për herë të parë zhytje dhe eksplorim nënujor në shpellën ‘Kusia e Nue Gjonit’ (Foto)

Të premten e 11 korrikut, speleologjia shqiptare pati një sukses të rëndësishëm me realizimin e një zhytjeje profesionale dhe eksplorimi nënujor në një prej shpellave të vendit.

Për herë të parë, një skuadër tërësisht shqiptare realizoi zhytjen në liqenin e brendshëm të shpellës “Kusia e Nue Gjonit”, në fshatin Kurbnesh, duke zbuluar lidhjen midis dy liqeneve si dhe duke arritur një thellësi deri në 11 metra.

“Ekspedita jonë në shpellën ‘Kusia e Nue Gjonit’, në fshatin Kurbnesh, shënoi një arritje të veçantë: për herë të parë, u krye një zhytje profesionale në liqenin e brendshëm të shpellës, duke zbuluar lidhjen midis dy liqeneve dhe një thellësi deri në 11 metra – një fillim premtues për eksplorime edhe më të thella në të ardhmen”, thuhet në një njoftim në rrjetet sociale të Shoqatës Speleologjike Shqiptare.

Ekspedita, e udhëhequr nga Roland Doja dhe Alket Camaj, përbëhej nga një ekip speleologësh, zhytësish dhe entuziastësh të apasionuar për kërkimin dhe eksplorimin e mjediseve natyrore.

Ata realizuan një studim të detajuar që nxjerr në pah potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj shpelle, jo vetëm si një vend i rëndësishëm për speleologji, por edhe si një hapësirë me vlera shkencore të mëdha për studimin e mjedisit nënujor dhe strukturave gjeologjike.

“Kjo ekspeditë nuk është thjesht një arritje për shoqatën tonë – është një hap gjigant për eksplorimin shkencor në Shqipëri, një shembull frymëzues për brezat e rinj dhe një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj natyrës dhe shkencës“, thuhet në njoftimin e shoqatës, e cila mbyllet me falenderime për të gjithë pjesëmarrësit në këtë eksplorim, veçanërisht për aspirantët e rinj.

‘Nuk do rrijmë duarkryq’, Von der Leyen paralajmëron Trump për tarifat: Gati për kundërmasa të forta ndaj SHBA

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane të importuara në SHBA, duke paralajmëruar se ky veprim do të prishë seriozisht zinxhirët transatlantikë të furnizimit dhe do të dëmtojë ekonominë në të dy anët e Atlantikut.

Në një deklaratë zyrtare, von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm të marrë masa të nevojshme për të mbrojtur interesat e tij në rast se tarifat hyjnë në fuqi nga 1 gushti.

“Vendosja e tarifave prej 30% mbi eksportet e BE-së do të prishte zinxhirët kryesorë të furnizimit transatlantik, në dëm të bizneseve, konsumatorëve në të dy anët e Atlantikut,” deklaroi ajo.

“Pak ekonomi në botë janë aq të hapura dhe të drejta në praktikat tregtare sa Bashkimi Evropian”, theksoi Ursula von der Leyen.

Ajo paralajmëroi se Bashkimi Evropian është i përgatitur për kundërmasa proporcionale nëse SHBA nuk tërhiqet nga vendimi.

“Ne mbetemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë drejt një marrëveshjeje deri më 1 gusht. Në të njëjtën kohë, do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë marrjen e kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme,” thuhet në deklaratë.

Horoskopi javor (14 – 20 korrik 2025)

Dashi

Do keni më shumë shpenzime që do të jenë për dikë tjetër në familjen tuaj. Mund të lindin komplikime në lidhje me dokumentet me të cilat jeni aktualisht i angazhuar. Gjatë këtyre shtatë ditëve, tensioni në familjen tuaj do të jetë më i madh. Duket se e gjithë familja juaj do të ketë nevojë për më shumë pushim dhe njëkohësisht dinamika e ngjarjeve do të kërkojë shpejtësi në veprim dhe mos shtyrje të detyrave. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të keni takime profesionale apo biznesi, vizita në institucione të ndryshme, ku do të veproni për detyra dhe raste të rëndësishme, kryesisht të karakterit financiar. Gjatë javës do t’ju duhet të blini një dhuratë ose lule për një grua. Në vendin tuaj të punës do të merrni mbështetje të papritur nga një grua. Djemtë dhe vajzat do të kenë një përvojë shumë emocionale me një person nga rrethi i tyre i miqve. Ky person do t’ju shkaktojë një zhgënjim shumë të fortë. Do ta keni të vështirë të vendosni për të ardhmen e marrëdhënies suaj dhe ndoshta kjo është arsyeja pse do të mbështeteni në intuitën tuaj. Këtë javë duhet t’i kushtohet vëmendje shëndetit të të miturve. Burrat do të kenë mjaftueshëm detyra që lidhen me rregullimin, kujdesin, riparimet apo probleme të tjera shtëpiake. Shumë do të mbështeten tek ju, dhe ju do të jeni në gjendje të mbështeteni vetëm tek vetja. Këtë javë keni një bisedë të rëndësishme ose një vendim të rëndësishëm për të marrë për dikë. Gratë do nxitojnë për t’u gëzuar për diçka që rezulton të jetë informacion i paverifikuar. Suksesi që do të arrini këtë javë do të jetë rezultat i natyrshëm i përpjekjeve tuaja në aktivitete të ndryshme gjatë muajit të kaluar. Mund të shfaqen mundësi të reja, por ato do të lidhen kryesisht me aktivitete apo angazhime afatshkurtra.

Demi

Ndjeshmëria dhe emocionaliteti do të përcaktojnë vendimet dhe veprimet tuaja. Do të mësoni në fund të javës nëse kjo do të jetë për të mirën tuaj. Gjatë kësaj jave shmangni besimin tek gjërat që lidhen me paratë dhe shmangni shpenzimet impulsive. Mund të merrni para të papritura. Kjo javë do të jetë e favorshme për çdo ndryshim në lidhje me shtëpinë ku jetoni, me pronën që dëshironi të blini. Mund të bëni ndryshime në punën tuaj që do të zhvillohen në favorin tuaj. Veprimet e papritura të të afërmit ose mikut tuaj do t’ju bëjnë nervoz dhe të shqetësuar. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të keni mundësi të zgjidhni një problem të pakëndshëm dhe të largoni tensionin e akumuluar javët e fundit. Djemtë dhe vajzat do ta kenë të vështirë të stabilizohen këtë javë, sepse gjëra të ndryshme do të kenë zhvillimin e tyre individual dhe në shumicën e rasteve në kundërshtim me pritshmëritë apo nevojat tuaja. Kini kujdes me paratë, pasi ka të ngjarë t’i humbni ose t’i shpenzoni për diçka për të cilën më vonë pendoheni. Mbajini mirë dokumentet tuaja personale dhe shmangni shpërqendrimet. Meshkujt do kenë mbi supe një ngarkesë të mjaftueshme psikologjike. Gjatë javës mund të bini në pesimizëm për shkak të lajmeve që lidhen me fundin e jetës së një personi me të cilin dikur keni pasur një marrëdhënie të ngushtë. Gratë do të mbajnë disi natyrshëm barrën më të madhe të përgjegjësive familjare. Do ta keni më të vështirë me këto detyra, të cilat ju ose dikush tjetër i keni lënë pas dore javët e fundit. Mund të gjeni kohën për dashuri. Këtë javë do të gjendeni në një situatë ku do t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm shumë shpejt dhe ndoshta nën presion.

Binjakët

Do të keni raste për t’u gëzuar dhe për të përjetuar kënaqësi nga suksesi i arritur apo angazhimi i përfunduar. Tendencat e favorshme të javës do të ndikojnë shumë në marrëdhëniet tuaja personale. Në përgjithësi, marrëdhënia juaj me këto shenja të zodiakut do të ketë një efekt të mirë në zhvillimin e planeve dhe veprimeve tuaja. Gjatë kësaj jave, mos i ngarkoni të dashurit tuaj me shumë detyra dhe mos kërkoni shumë prej tyre, pasi kjo mund të shkaktojë një reagim negativ nga ana e tyre. Është e mundur që energjia e tyre të jetë në nivelin më të ulët dhe të kenë nevojë për pushim dhe rikuperim. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm në shpenzimet që lidhen me gjërat për familjen tuaj. Java sjell një takim me një person nga e kaluara juaj, si një ish-shok klase, koleg, fqinj apo person tjetër dhe kjo mund të bëhet përmes rrjeteve sociale. Këtë javë do të habiteni nga lajmet që lidhen me një problem shëndetësor të një personi që njihni. Nuk ka asnjë shenjë që ju do të kujdeseni për këtë person, kështu që ai nuk duhet të jetë i afërmi juaj. Djemtë dhe vajzat do të kenë një bisedë ose takim me një grua për të diskutuar disa aspekte të arsimimit, karrierës ose aktiviteteve të tjera të rëndësishme. Disa ngjarje do t’ju befasojnë gjatë këtyre shtatë ditëve, por ato do t’ju sjellin zhgënjim ose trishtim. Mund të arrini suksese serioze ose të rëndësishme këtë javë që lidhen me përparimin në arsimimin ose karrierën tuaj. Burrat do të duhet të pranojnë hapur dhe me krenari problemet që do të lindin gjatë këtyre shtatë ditëve. Asnjëherë mos lejoni truket, manovrat ose përpjekjet për t’ia transferuar fajin dikujt tjetër. Java sjell shqetësime shëndetësore për një mashkull mbi 35 vjeç. Kjo do të jetë një kohë e mirë për aktivitete që lidhen me fëmijët, diçka që do të jetë e rëndësishme për ju personalisht. Tensionet që lidhen me xhelozinë, mosbesimin ose fyerjet nga sjellja e partnerit mund të lindin në marrëdhëniet tuaja familjare. Gratë do kenë kontakte interesante apo aktivitete të përbashkëta me përfaqësues të ndryshëm të shenjave të zodiakut si Ujori, Peshorja apo Binjakët. Kjo javë vështirë se do të mbahet mend me ndonjë përparim të madh në jetën tuaj, pasi veprimet tuaja kryesore do të lidhen me angazhimet dhe planet që tashmë kanë filluar. Gjëja interesante gjatë këtyre shtatë ditëve është se do të keni një jetë shoqërore shumë aktive.

Gaforrja

Do të keni mundësi të rinovoni miqësitë apo njohjet tuaja të vjetra. Ka mundësi që kjo të ndodhë në një takim të papritur apo përmes rrjeteve të ndryshme sociale. Do të jetë kënaqësi të komunikoni sërish me këtë person, megjithëse arsyeja e mungesës së komunikimit mes jush muajt apo vitet e fundit mund të jetë një konflikt apo situatë tjetër e pakëndshme. Këtë javë do të keni mundësinë të gjeni në shtëpinë tuaj gjëra që i keni harruar ku i keni vendosur disa kohë më parë. Gjatë kësaj jave do të jeni të padurueshëm, nervoz ose kontradiktor në veprimet që lidhen me pasurinë që zotëroni ju ose familja juaj. Mund të keni probleme me riparimet, përmirësimet e ndryshme të shtëpisë, kur merrni me qira ose shisni pronë. Java do të mbahet mend me përvoja të ndryshme të këndshme që lidhen me shtëpinë tuaj ose vendin ku jetoni. Djemtë dhe vajzat do të kërkojnë një rrugëdalje nga një situatë e pakëndshme që lidhet me paratë, ose do të kërkojnë një mënyrë për të përmirësuar buxhetin e tyre personal. Mundësitë për këtë nuk do të mungojnë. Për disa prej jush ka pagesa të vonuara, gjë që mund të jetë një shqetësim i vërtetë. Mungesa e durimit gjatë javës mund të jetë shkaku i konflikteve. Burrat do të kenë angazhime ose plane të ndryshme në lidhje me një grua. Prania në jetën tuaj e një personi të lindur nën shenjën e Demit, Bricjapit ose Virgjëreshës, i cili me shumë mundësi do të jetë më i ri se ju, nuk do të jetë i rastësishëm. Java do të favorizojë eksperienca intime dhe romantike kryesisht për burrat e pamartuar. Gratë do t’i kthehen në mendime dhe kujtime lidhjes së tyre të vjetër të dashurisë, përfundimi i së cilës në shumicën e rasteve ishte faji juaj. Ju ndoshta keni qenë të paduruar atëherë, ose keni menduar se keni më shumë se një zgjedhje për një partner. Cilado qoftë arsyeja e vërtetë, kthimi prapa është i vështirë. Gjatë javës do të keni angazhime të ndryshme në lidhje me pronat apo sendet që do të kenë nevojë për disa riparime apo përmirësime të tjera.

Luani

Vëmendja juaj do të përqendrohet në zhvillimin e ngjarjeve në jetën e njerëzve nga rrethi juaj i të afërmve ose miqve. Kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme. Gjatë javës, shumë do të jenë të kënaqur me paratë që do të marrin nga burime të ndryshme, përfshirë edhe anëtarë të tjerë të familjes. Marrëdhëniet e biznesit ose puna do të kenë një zhvillim të mirë. Këtë javë, disa nga detyrat tuaja të rëndësishme dhe zhvillimi i tyre do të varen nga veprimet e një personi që jeton ose punon në një vend tjetër. Në jetën tuaj të dashurisë, mos lejoni komplikime në marrëdhënien tuaj. Tani mund ta qetësoni shumë lehtë marrëdhënien tuaj. Do t’ju duhet të rimendoni planet tuaja profesionale ose të biznesit këtë javë. Shumë do të përjetojnë një ngjarje apo incident të pakëndshëm. Do të keni një bisedë të menjëhershme me një person që do të dëshirojë të arrijë sukses me ndihmën tuaj. Këtë javë do të kaloni një kohë të mirë për blerje. Vajzat dhe djemtë do të kalojnë një javë në të cilën do të duhet të kujdesen për shëndetin e të dashurit të tyre. Mund të lindin shqetësime për ngjarje që mund të kenë një efekt negativ në humorin tuaj, planet ose stilin e jetës tuaj. Këtë javë nuk përjashtohet ndarja apo braktisja e planeve dhe synimeve tuaja. Këto veprime do të jenë një nga gjërat e pakta që keni bërë për të mirën tuaj. Burrat do të planifikojnë takime të ndryshme. Personat e lindur nën shenjën e Akrepit, Peshqve apo Gaforres do të kenë një ndikim shumë të rëndësishëm në jetën tuaj këtë javë. Në punën tuaj do të krijohen situata interesante, të cilat në disa raste mund t’ju rrisin të ardhurat, t’ju bëjnë të lumtur me një bonus ose përvoja të tjera të papritura, të favorshme për ju. Do të jetë mirë që gratë të bëjnë sa më shumë punë vetë. Dëshira juaj për t’u mbështetur te dikush tjetër për t’ju ndihmuar me çështjet familjare mund të krijojë më shumë probleme për ju. Këtë javë do të jeni të lumtur të ftoni mysafirë në shtëpinë tuaj ose thjesht të mblidheni me miqtë. Do të keni pritshmërinë për të marrë një vendim të rëndësishëm ose për të realizuar një plan. Gjatë javës kini kujdes nga përpjekjet e njerëzve të tjerë për t’ju manipuluar, gënjyer ose diskredituar në çfarëdolloj mënyre.

Virgjëresha

Do të përfshiheni në ngjarje që kanë të bëjnë me të rinjtë apo me një fëmijë, pavarësisht nga baza e marrëdhënies suaj. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të keni një kohë të favorshme për nisma. Java do të kënaqë ose befasojë shumë prej jush me lajme ose ngjarje që lidhen me shtatzëninë ose lindjen e një fëmije. Gjatë kësaj jave përpiquni të jeni sa më të sinqertë, shmangni gënjeshtrat dhe manipulimet. Veprime të tilla do të shkaktojnë reagime negative nga njerëzit që ju rrethojnë. Gjatë javës do të takoni njerëz të rinj në jetën tuaj të përditshme përmes kontakteve reale ose përmes komunikimit online në rrjetet sociale. Gjatë javës do të zgjidhni disa situata të pakëndshme. Shmangni panikun ose frikën, pasi çdo problem do të ketë një zgjidhje. Gjithçka do të jetë çështje kohe dhe durimi nga ana juaj. Gjatë këtyre shtatë ditëve, veprimet e nxituara nga ana juaj mund t’ju krijojnë komplikime të ndryshme. Java do të jetë e favorshme për udhëtime dhe kontakte me njerëz nga vendbanime të ndryshme. Kjo do të jetë një javë e favorshme për t’u zhvendosur. Në shumicën e rasteve, do të jetë për arsye familjare. Gjatë javës, shumë do të përjetojnë një ngjarje në familje lidhur me fejesën, martesën, përvjetorin, ditëlindjen dhe më tepër. Meshkujt do të kenë përvoja të ndryshme udhëtimi që mund t’i merrni papritur ose t’i shtyni papritur. Komunikimi juaj me njerëz nga distanca të ndryshme do të jetë mjaft i ndërlikuar dhe ndonjëherë problematik. Gjatë kësaj jave do të keni vështirësi më të mëdha në komunikimin me personat e lindur në shenjën e Luanit, Dashit apo Shigjetarit. Është e mundur që personat e lindur nën këto shenja të zodiakut qëllimisht ose jo t’ju ofendojnë, mërzitin ose diskreditojnë. Në planin financiar, java sjell mundësi të mira për të siguruar kontrata fitimprurëse, dokumente premtuese. Gratë mund të befasohen nga prania në jetën e tyre e një burri nga e kaluara. Gjatë kësaj jave mund të planifikoni disa veprime që lidhen me shëndetin tuaj, terapinë, stomatologjinë dhe procedura të tjera.

Peshorja

Përgatituni për një qëndrim më serioz nga ana juaj kur flisni për gjëra të rëndësishme. Çdo përpjekje për shaka ose mendjelehtësi do të jetë e papërshtatshme. Në përgjithësi, këto shtatë ditë do të jenë një kohë dinamike, me shpejtësi më të madhe në zhvillimin e ngjarjeve që do të ndodhin. Për këtë arsye, çdo ndryshim është i mundur. Është e rëndësishme të dini se kjo është një kohë e veçantë dhe e rëndësishme për ju dhe se çdo ngjarje duhet të konsiderohet një domosdoshmëri. Ndonjëherë mund të jeni të shqetësuar për veprimet apo vendimet e njerëzve të lindur nën shenjat e ajrit. Herë të tjera do të shijoni papritur lajme apo takime me persona të lindur në shenjën e Luanit, Shigjetarit apo Dashit. Gjatë javës, mund të diskutohen veprime që lidhen me blerjen e një shtëpie ose prone të re, lëvizjen nga shtëpia ku jetoni aktualisht ose veprime të tjera që lidhen me pronën trashëgimore që zotëroni. Disa ndryshime që do të ndodhin në shtëpinë tuaj ose me të afërmit tuaj mund t’ju bëjnë të papërgatitur për ngjarje të tilla. Jeta juaj e dashurisë do jetë interesante për aq sa do t’ju japë mundësinë të merrni disa vendime të rëndësishme ose të ndryshoni diçka në marrëdhënien tuaj. Djemtë dhe vajzat e lindura në shenjën e Peshores, këtë javë do të përballen me disa probleme financiare. Është e mundur të mbështeteni në ndihmën e njerëzve të dashur. Ata që mund ta lexojnë paraprakisht këtë parashikim javor, do të bëjnë mirë të ndërmarrin disa hapa për t’u përgatitur për këto vështirësi. Problemet me moshatarët tuaj dhe njerëzit më të rinj se ju janë shumë të mundshme këtë javë. Meshkujt do kenë takime të ndryshme, kryesisht të karakterit profesional. Ka mundësi të takoni njerëz me të cilët do të keni ndonjë punë apo aktivitet të përbashkët për të bërë. Java do të jetë e favorshme për të udhëtuar me një grua që është shoqja, gruaja, apo motra juaj. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të keni mundësi të favorshme për të fituar më shumë para, për të arritur rezultate të mira në çështjet tuaja financiare ose për të lidhur një kontratë fitimprurëse për ju. Gjatë javës mund të shfaqen probleme shëndetësore te një mashkull mbi 35 vjeç. Kjo do të jetë një javë e pafavorshme për veprimet që përfshijnë një institucion ligjor ose gjyqësor. Do të mbështeteni në diçka specifike dhe të rëndësishme për ju që lidhet me një person të lindur në shenjën e Bricjapit, Virgjëreshës ose Demit. Në përgjithësi, java ju sjell kënaqësi nga sukseset dhe rezultatet e arritura, si dhe përvoja të këndshme me njerëzit e dashur ose të rëndësishëm për ju.

Akrepi

Mos i shpërfillni angazhimet tuaja familjare, sado të vogla apo të parëndësishme të duken. Në një moment, ju rrezikoni të mbingarkoheni nga pasojat e pakëndshme të mosveprimit tuaj. Gjatë javës, bëjini gjërat një nga një për t’u përgatitur mendërisht dhe fizikisht për një ngarkesë më të madhe pune në të ardhmen e afërt. Merrni më shumë kohë për aktivitete dhe takime të këndshme me njerëz nga të cilët keni diçka për të mësuar, diçka për të folur dhe diçka për të ndarë. Këtë javë shumë do të kënaqen me paratë që do të marrin nëpërmjet një dokumenti. Ju mund të jeni të kënaqur me lajmet për një rritje të ardhshme të të ardhurave tuaja. Kjo do të jetë një kohë e mirë për të zgjidhur dokumentet dhe kontratat financiare ose bankare. Kjo javë do të jetë një kohë e rëndësishme për të planifikuar dhe organizuar planet tuaja të së ardhmes. Shumë rrethana ose njerëz do të funksionojnë në favorin tuaj. Gjatë javës do të përjetoni një humbje ose ngjarje të tjera të pakëndshme që lidhen me miqtë ose të afërmit tuaj. Lajmet e pakëndshme që lidhen me një person që njihni do t’ju habisin, por në përgjithësi kjo ngjarje nuk sjell shumë dramë. Kjo javë do të jetë e favorshme për planet dhe angazhimet në lidhje me fëmijët, punën, udhëtimet. Djemtë dhe vajzat do kenë një javë të mbarë për eksperienca emocionale dhe dashurie, duke bërë njohje të reja. Këshilla është të bëni kujdes gjatë këtyre shtatë ditëve dhe të keni seks të sigurt në mënyrë që të mos keni surpriza të pakëndshme lidhur me shtatzëninë apo ndonjë sëmundje. Në përgjithësi, java do t’ju japë mundësinë për të arritur qëllimet dhe planet tuaja kryesore. Burrat do të gjenerojnë shumë informacion për çështje të ndryshme të rëndësishme që lidhen me interesat personale ose profesionale. Ju mund t’i përdorni këto shtatë ditë për të zgjidhur ose nënshkruar dokumente dhe kontrata të rëndësishme. Çdo gjë që lidhet me paratë do të mund të ketë një zhvillim të favorshëm për ju, për sa kohë që nuk i ngatërroni gjërat, nuk veproni pamatur dhe të nxitur vetëm nga ndonjë interes tregtar. Gratë do të kenë mjaft detyra në familje. Rregulloni me kujdes gjërat që do të bëni në mënyrë që të mos e mbingarkoni veten. Gjatë këtyre shtatë ditëve, mbrojini dokumentet tuaja personale dhe telefonin nga vjedhja.

Shigjetari

Do të bëni një udhëtim me vonesë ose do të merrni në konsideratë një që planifikoni të bëni deri në fund të vitit. Dokumentet ose informacionet e rëndësishme të nevojshme për këtë udhëtim mund të jenë vonuar deri më tani. Gjatë javës, mund të merrni një ftesë në lidhje me një udhëtim, por me shumë mundësi do ta refuzoni. Ankthi mund të shkaktohet nga shëndeti i një personi të dashur. Ka mundësi që të ketë një diagnozë të gabuar ose të bëhet me vonesë, gjë që e komplikon akoma më shumë gjendjen e këtij personi. Gjatë kësaj jave dashuria dhe miqësia juaj do të kenë një zhvillim interesant dhe pozitiv për ju, si ato që keni krijuar disa kohë më parë ashtu edhe ato që do të lindin këtë javë. Ata që kanë një partner romantik të lindur nën një shenjë të zodiakut të ujit ose ajrit do të kenë përvoja veçanërisht të këndshme. Gjatë kësaj jave, shumica e shpenzimeve apo detyrimeve financiare mund të jenë shkak për polemika në shtëpinë tuaj. Djemtë dhe vajzat do të kenë një rast për t’u bashkuar ose për të pasur një komunikim më të gjallë në lidhje me ngjarjet në jetën e një vajze. Do t’ju duhet të pranoni pa pushim pozicionin e një burri më të madh se ju, i cili në fakt do të përpiqet t’ju ndihmojë në diçka me këshillat ose veprimet e tij ose t’ju udhëheqë në drejtimin e duhur të zhvillimit. Gjatë javës do të keni eksperienca interesante me personat e lindur në shenjën e Binjakëve, Peshores apo Ujorit. Meshkujt do kenë plane interesante dhe të realizueshme për këtë javë. Në përgjithësi, ju keni javën më interesante, më të rëndësishme përpara jush, në të cilën do të jeni në gjendje të bëni përparim të dukshëm në çështjet që janë të rëndësishme për ju. Gratë do të kalojnë një javë që mund të mos mbajnë mend asgjë të rëndësishme. Ju mund të përfshiheni në ndonjë intrigë, ose të jeni një instrument në duart e dikujt që po përpiqet të veprojë me keqdashje kundër një personi tjetër. Jini shumë të kujdesshëm në çfarë bisedash merrni pjesë, çfarë premtimesh bëni dhe në përgjithësi shikoni sjelljen tuaj nga afër. Biseda ose vendime të rëndësishme do të merren nga ato gra që kanë një fëmijë që aktualisht jeton, studion ose punon në një distancë të caktuar.

Bricjapi

Do të keni një javë të mbarë që mund ta përdorni për të përmirësuar shtëpinë tuaj. Ditët do të jenë të përshtatshme si për riparime të mëdha, ashtu edhe për ndërrim mobiljesh apo elektroshtepiakesh. Përdorni këto tendenca të favorshme për të zgjidhur problemet shtëpiake ose familjare. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të shkoni në institucione të ndryshme qeveritare. Shumë prej jush do të përjetojnë disa ndryshime në punën ose karrierën tuaj këtë javë. Janë të mundshme aktivitete të reja, klientë të rinj, risi të ndryshme etj. Është e mundur të mungoni në vendin tuaj të punës për ndonjë arsye. Gjatë këtyre ditëve do të angazhoheni për të zgjidhur një çështje delikate që ka lindur mes jush dhe të afërmit tuaj. Këtë javë do t’ju duhet të bëni kompromis për çështje të ndjeshme dhe të diskutueshme. Do të ketë një mundësi apo ide lidhur me një udhëtim që do të realizohet deri në fund të kësaj vere. Nëse udhëtoni këtë javë, prisni probleme që do të vijnë nga vendimet dhe veprimet e njerëzve të tjerë. Në planin financiar do krijohen situata të reja. Me pak më shumë prakticitet në veprimet tuaja do të arrini të dilni nga një vështirësi. Shumë do të marrin një ftesë për një mbledhje, në një rast të veçantë. Gjatë këtyre shtatë ditëve, jini të hapur për çdo sugjerim, ftesë, informacion apo lajm. Djemtë dhe vajzat do të duhet të armatosen me durim dhe mirëkuptim. Mos nxitoni të reagoni për çdo lajm, sugjerim apo informacion të marrë. Ka mundësi që këto të jenë përpjekje për t’ju provokuar. Më vonë mund të pendoheni. Mbroni të dhënat tuaja personale. Gjatë kësaj jave mund të vendosni të bëni blerje për veten ose për njerëzit e dashur. Burrat do të kenë një javë në të cilën mund të arrijnë rezultate të mira financiare, të rrisin të ardhurat e tyre personale, fitime më të mira nga puna apo biznesi e të tjera. Fakti që do të jeni me fat në këto gjëra nuk duhet t’ju bëjë mendjemprehtë, krenarë apo të nxituar. Konfliktet këtë javë me shumë mundësi do të jenë për shkak të veprimeve të pamatura, emocionale ose keqdashëse të një njeriu tjetër. Gratë do të kalojnë një periudhë të rëndësishme për fatin dhe jetën e tyre, në të cilën do t’u duhet jo vetëm të marrin vendime të rëndësishme, por edhe të komunikojnë me njerëz lart në hierarki. Do të prisni një bisedë, takim ose mbështetje nga dikush në rrethin tuaj të miqve. Java sjell shumë ngjarje interesante për ju, veçanërisht nëse jeni prind.

Ujori

Do të kërkoni qartësi më të madhe për çështjet që ju shqetësojnë aktualisht. Në një mënyrë apo në një tjetër, do të merrni një zgjidhje për dilemën tuaj komplekse. Ëndrrat gjatë këtyre shtatë ditëve do të jenë të dobishme për ju. Gjatë javës, punët tuaja financiare do të zhvillohen për mirë. Shumë do të jenë të kënaqur me paratë ose një ofertë që do të sjellë të ardhura të mira. Do të ketë një mundësi për të përfunduar një detyrim monetar. Ngjarjet nga e kaluara juaj do të bëhen sërish aktuale, përmes kontakteve dhe takimeve të ndryshme. Përdoreni këtë javë për të zgjidhur problemet shtëpiake, riparimet ose përmirësimet. Java do të jetë një kohë e mirë për të blerë ose shitur prona ose sende personale. Shëndeti juaj mund të kërkojë kujdes, trajtim ose konsultim me një specialist. Personalisht, do të kënaqeni me lavdërimet ose komplimentet e dikujt të rëndësishëm për ju. Do të mund të injoroni një person i cili do të përpiqet me dinakëri të përfitojë nga njohja e tij me ju. Biseda me një grua do t’ju japë një ide me të cilën do të mund të arrini një sukses të rëndësishëm për familjen tuaj. Disa prej jush do të jenë të prirur për xhelozi ose intolerancë ndaj gabimeve të partnerit ose papërgjegjshmëri. Të tjerët do të kenë një dëshirë për dashuri, aventura intime dhe më shumë liri. Djemtë dhe vajzat do ta kujtojnë këtë javë me përvoja të ndryshme që do të kenë me bashkëmoshatarët, shokët e klasës apo miqtë e tyre. Është e mundur të merrni pjesë në shumë mbledhje apo takime të tjera dhe jo gjithmonë do të ketë një arsye specifike për to. Kini shumë kujdes gjatë këtyre shtatë ditëve që të mos jeni një viktimë në duart e një manipuluesi. Mund të keni gëzime të vogla, por të rëndësishme në marrëdhëniet tuaja personale ose të dashurisë. Burrat do të kenë detyra që lidhen me çështjet e shtëpisë ose pronës edhe këtë javë. Është e mundur që të bëni një bisedë të rëndësishme, të bëni një premtim të përgjegjshëm ose të angazhoheni në një detyrë serioze që ka shumë të ngjarë të jetë e rëndësishme për një burrë tjetër. Gratë do të mbushen me më shumë optimizëm dhe besim në gjërat e mira në jetë. Këtë javë do të prisni diçka të veçantë që do të ketë të bëjë me një person të lindur në shenjën e Gaforres, Peshqve apo Akrepit. Nuk përjashtohen shfaqjet e lehta të xhelozisë në dashuri apo martesë.

Peshqit

Do të jeni të ngarkuar me probleme dhe telashe të ndryshme në punë. Nuk janë të reja, por gjatë këtyre shtatë ditëve mund të kenë një zhvillim të ri dhe të provokojnë tek ju një dëshirë për të ndryshuar punën tuaj dhe për të kërkuar një karrierë të re. Këtë javë mund të keni angazhime në lidhje me një pjesëtar të familjes suaj. Kjo do të jetë një kohë e mirë për biseda apo veprime që lidhen me fillimin e bashkëjetesës apo martesës. Gjatë javës do të ketë një tension të lehtë në marrëdhënien tuaj me një mik, i cili do të vendosë se ka të drejtë t’ju japë këshilla që nuk ju nevojiten ose t’ju tregojë se çfarë të bëni, gjë që është e kundërta e asaj që dëshironi. Në kuptimin romantik, mund të ketë shfaqje xhelozie, përpjekje për të komanduar situatën ose ngjarje nga njëri prej partnerëve. Gjatë javës, bëni kujdes me shëndetin e një fëmije apo të riu, si nga familja juaj ashtu edhe nga rrethi i të afërmve. Djemtë dhe vajzat do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm në veprimet e tyre gjatë këtyre shtatë ditëve. Ju mund të gjendeni aksidentalisht në një situatë të rrezikshme, ose mund të përballeni me një rrezik të madh si rezultat i sjelljes suaj të pamatur. Shpenzimet tuaja financiare dhe veprimet financiare, pavarësisht se me çfarë lidhen, do të kërkojnë shumë vëmendje. Burrat do të planifikojnë disa aktivitete të përbashkëta apo takime me miqtë, të cilat do të jenë jo vetëm për argëtim apo pushime të këndshme, por do të kenë edhe një synim specifik e produktiv. Këtë javë do të kënaqeni duke bashkëvepruar ose duke punuar me personat e lindur nën shenjat e zodiakut. Do të ketë një arsye për një bisedë, angazhim apo detyrë tjetër serioze lidhur me një grua mbi 35 vjeç. Këtë javë do të pritet që të mbështesni ose mentoroni në jetën e një djali apo të riu. Gratë do të presin me padurim një javë të rëndësishme nnë jetën e tyre.

E hoqën nga puna, Yuri Kim në protestë para DASH

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës.

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë po u dërgohen 1,107 punonjësve civilë dhe 246 diplomatëve që shërbejnë në pozicione brenda SHBA-së.

Gjatë protestës që këtë punonjës të larguar për paaftësi nga puna ose se i shërbejnë Soros që kontrollonte Departamentin e Shtetit, është parë edhe ish ambasadore e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.

Në pamjet e publikuara nga “Reuters” duket qartë ish ambasadorja Kim pjesemarrese ne proteste.

Shembjet në Theth, sipërmarrësi bën deklaratën e fortë: S’e lëshojmë tokën pa gjak! Edi Rama s’mund të më shkelë djersën e ballit

Banorët e Thethit janë përplasur sërish sot me IKMT dhe punonjësit e policisë të cilët kanë ndërhyrë për prishjen e ndërtimeve pa leje. Një nga sipërmarrësit e kësaj zone i cili është prekur nga shembja e ndërtimeve, ka deklaruar për Euronews Albania se çdo gjë e kishte ndërtuar me mund dhe me djersë ndërsa ka theksuar se kanë pësuar humbje të mëdha pasi turistët që kishin prenotuar në bujtinat e tyre, nuk kanë ku të akomodohen.

Sipërmarrësi është shprehur se toka është e Thethit dhe pa gjak nuk e lëshojnë. Ai ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se i kanë lënë banorët e Thethit të ndërtojnë të lirshëm me qëllim që t’ju marrin votat.

“Ka pasur turistë pa masë, kanë folur edhe për mediat dhe janë ndjerë të frikësuar. Qëllimi i shtetit mafioz është të trembë rininë shqiptare dhe të largohen ashtu siç janë larguar në të gjithë Shqipërinë. Ne nuk i lëshojmë trojet tona, nuk i kanë lëshuar as të parët tanë.

Edhe biznes nuk do zhvillojë kush këtu. Edi Rama ka ndez një zjarr këtu. Ai të rrijë si kryeministër në punë të vet. Ideja se po shet Thethin , mos ta besojë.

Bujtinën e kam bërë me djersën time dhe e ka prishur Edi Rama. Do ta rindërtoj prap dhe s’do ta lëshojmë. Do largojmë edhe ata që nuk janë banorë të Thethit. Të tjerët vetëm do vinë për rezervim javor. Toka është e Thethit, nuk e lëshojmë pa gjak.

Këto bujtina i kemi ndërtuar që në vitin 1997. Nga ana tjetër edhe bashkia Shkodër i ka lënë lirshëm njerëzit që të ndërtojnë, dhe banorët janë nxituar. Kjo është bërë me qëllim t’u marrin qytetarëve votat e pas tyre, t’ua shembin bizneset.

Ne s’kemi vrarë askënd. As kohë nuk na kanë lënë, vetëm një orë dhe me fadromë nga mbrapa.”-tha sipërmarrësi në Theth.