E trishtë! Polumbarët kërkojnë në liqen trupin e Arben Anamalit, kapiteni që shpëtoi dy turistët por u mbyt vetë

Polumbarët dhe ekipet e tjera të Policisë së Shtetit vijojnë prej pasdites së djeshme të kërkojnë trupin e Arben Anamalit, kapiteni i një anije të vogël turistike që u hodh dje në ujërat e Liqenit të Shkodrës për të shpëtuar dy turistë nga mbytja, por vetë nuk doli më nga uji.

51 vjeçari bëri një akt heroik që është vlerësuar nga të gjithë, madje edhe Presidenti Bajram Begaj e ka cilësuar një “model shoqëror”.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njoftoi se informacioni për ngjarjen u mor rreth orës 16:32, pasi kapiteni i anijes turistike dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa polumbarët vijojnë k ërkimet për gjetjen e trupit të Arben Anamalit.

Hetimet dhe pyetja e dy turistëve pritet të zbardhin dinamikën e ngjarjes, nëse ata kanë rënë aksidentalisht në ujërat e Liqenit të Shkodrës, apo gjatë xhiros me anijen turistike janë hedhur për t’u larë pa jelekët e shpëtimit.

Një tjetër detaj që pritet të sqarohet nga hetimet është dhe fakti se përse dy turistët që rrezikuan të mbyteshin nuk kishin jelekët e shpëtimit të vendosur, pra kemi të bëjmë me shkelje të rregullave apo pakujdesi e momentit që fatkeqësisht është mbyllur me një viktimë.

Udhëtarët shqiptarë bllokohen në Aeroportin e Beogradit: “Po v▪︎esim këtu”

Udhëtarët e linjës Beograd–Tiranë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin “Nikola Tesla” në kryeqytetin e Serbisë.

Ngjarja sipas gazetarit Blendi Fevziu, ka ndodhur pasditen e së martës.

Ai ka publikuar pamjet që thotë se i ka pranuar nga njëri prej udhëtarëve shqiptarë që duhej të ishte pjesë e këtij fluturimi.

Sipas tij, ata kanë mbetur të bllokuar në autobusin që bartë pasagjerët në pistë deri të aeroplani.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kondicionerit në autobus, udhëtarët shqiptarë janë gjetur në vështirësi.

Në video dëgjohen qytetarët duke kërkuar ndihmë nga policia serbe, teksa vërehet se të njëjtit kanë thyer xhamin e autobusit për të marrë ajër.

“Kjo nuk është normale, ne po vdesim këtu. Këtu ka edhe një fëmijë 2-vjeç. Hapeni derën”, dëgjohet duke thënë me zë të lartë njëri nga udhëtarët që gjendej brenda autobusit, derisa policët nuk reagojnë.

Ndër të tjera, Fevziu përmes Instastoryt i lut lexuesit që nëse kanë pamje të ngjarjeve sikur kjo që t’ia dërgojnë atij personalisht.

VIDEO

Pas dy vajzave, Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë: Mirë se erdhe, shoku im i vogël

Këngëtari Renis Gjoka ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një moment të veçantë dhe tepër të ndjerë nga jeta e tij personale.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka publikuar një foto ku shfaqen tre fëmijët e tij, përfshirë foshnjën e sapolindur, që mbahet me kujdes dhe dashuri nga dy motrat më të mëdha.

Në përshkrimin e fotos, Gjoka ka zgjedhur fjalë të thjeshta, por plot emocion, për të njoftuar ardhjen në jetë të djalit të tij të vogël:

“Mirë se erdhe, shoku im i vogël, në këtë udhëtim përmes dritës dhe hijes. Do jem këtu për të të ndihmuar të ecësh nëpër të gjitha sfidat. Zoti të bekoftë.”

Ky është fëmija i tretë për këngëtarin, i cili rrallë ndan detaje nga jeta e tij familjare, por këtë herë ka zgjedhur të ndajë një copëz intime me ndjekësit e tij, duke përcjellë një mesazh përkujdesjeje, përkushtimi dhe bekimi atëror.

renis-gjoka-familja

“E pritën me xhelozi”/ Lirimi i Salianjit, deputeti Sula kritika demokratëve

Sula e quan burgimin e Salianjit poltik dhe thotë se pas lirimit të tij asnjë nga kryesia e PD nuk denjoi ta priste.

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula me anë të një statusi në rrjetet sociale ka reaguar për lirimin nga burgu të Ervin Salianjit dhe reagimin e strukturave të PD për lirimin e tij.

Më tej, Sula shkruan se udhëheqësit në PD ishin më të gëzuar kur u burgos Salianji se sa dje që u lirua nga qelia. Kjo situatë, Sula thotë se tregon që po në PD po zihen për postet brenda partisë dhe Salianji është një kandidat potencial për postet në PD. Deputeti shprehet se jabë bërë të gjtihë bashkë për ta sfumuar Salianjin në parti.

Postimi i Dashnor Sulës:

E percollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi.

Dje doli nga burgimi politik Ervin Salianji, pas afro 10 muajsh izolim te padrejtë. Për Salianjin, me pranga në duar është një medalje sakrifice në interes publik.

Por, dje paradite Salianji doli nga burgu dhe para se të takonte familjen e tij biologjike, u drejtua për te familja politike për të takuar anëtarët e familjes politike. Për tu vlerësuar!

Feedbacku që mori?!

Asnjë nga udhëheqësia nuk denjoi ta priste. Nuk e kuptoj se ku shkuan të gjithë ata te devotshmit që ishin gati që të ngujoheshin për të mos e lejuar që të ekzekutohej vendimi gjykatës?!

Pse ishin më të gëzuar ata udhëheqës madhorë kur Salianji po shkonte në burg se sa tani që doli. Dje do duhet që të ishte një moment feste për Partinë Demokratike, por në fakt ndodhi e kundërta.

Ajo që ndodhi dje në PD, dëshmon më së miri situatën ku ndodhet partia. Nuk kanë mendjen as për të fituar dhe as për të fituar por po zihen për ato postet brenda partisë dhe ndonjë post në Parlament.

Për postet në parti, Salianji është një kandidat potencial ndaj “galloshet” janë bërë të gjithë bashkë për ta sfumuar pa ardhur Salianjin. Edhe një herë PD dëshmon se nuk synon maksimalizim por do të ruaj statuskuon. Janë luftëtarët më të paepur për të luftuar njëri-tjetrin.

“E hodhën me makinë në liqen, trυpi i të riut doli jashtë”, detaje tron ditëse për ngjarjen e Matit

Të tjera detaje mësohen lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkopetit, ku një i ri u gjet i mbytur në liqen.

Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se një makinë dyshohet se ka shkuar në afërsi të banesës së 23-vjeçarit Renis Dobra, në Zenisht, dhe e kanë marrë të riun dhe kanë shkuar rreth 30 kilometra më larg. Aty dyshohet se e kanë dhunuar dhe kanë kërkuar informacione nga ai, por më pas e kanë vrarë.

Të riun e kanë hedhur bashkë me makinën tip “Benz” në liqen, por gjatë kohës që makina binte poshtë, trupi ka dalë nga makina pak metra pa rënë në ujë.

Për grupin hetimor ka disa pista ku janë përqendruar hetimet. Sipas burimeve, viktima rezulton me precedent të mëparshëm penal për lëndë narkotike në Gjermani, kur ishte në moshën 20-vjeç. Po vlerësohet si pistë, por hetimet janë përqendruar tek ndonjë parcelë kanabisi ose sherr për ndonjë vajzë.

I riu kishte një ditë që ishte raportuar i zhdukur nga familja. Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë nisën kërkimet dhe, pas disa orësh, u gjet trupi i pajetë i 23-vjeçarit pranë liqenit të Shkopetit. Viktima kishte shenja mavijosje në qafë, çka ngriti dyshimet e para për policinë se atë e kishin mbytur dhe makinën ia kishin hedhur në liqen. /tvklan.al

Aksioni në Theth, reagon Berisha: Kabinat në tokat e tyre nuk janë ndërtime pa leje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër kundër aksionit për heqjen e objekteve të vendosura nga banorët e Thethit, duke dalë në mbrojtje të tyre dhe duke u shprehur se ky veprim nuk mund të bëhet në mes të sezonit turistik.

Sipas Berishës, këto nuk janë ndërtime pa leje, por objekte të vendosura nga banorët në tokat e tyre, që nuk përbëjnë shkelje të ligjit të urbanistikës.

“Nëse banorët kanë vendosur kabina apo kontejnerë në tokën e tyre, padyshim që kjo përbën një shkelje, por jo të ligjit për urbanistikën, pasi ky ligj nuk i klasifikon ndërtimet pa themel si ndërtime pa leje, por si ndërtime me deklarim. Pavarësisht kësaj, çfarëdo të ishte situata e tyre, nuk mund të ndërhyhet në kulmin e sezonit turistik. Në këtë periudhë kanë ardhur turistë nga Australia, Gjermania, Izraeli, Franca, Italia dhe shumë vende të tjera, dhe ndaj këtyre njerëzve shteti po dërgon forca të veshura me uniformë për t’u çmontuar kabinat, çadrat apo çfarëdo strukture tjetër”, tha Berisha.

Ai shtoi se po zhvillohet një përplasje ku banorët dhe turistët janë bashkuar në reagim, ndërsa ky veprim është i papranueshëm dhe ngjan me “shfryrje urrejtjeje” nga një njeri që përfaqëson një frymë hakmarrjeje.

Berisha theksoi gjithashtu se, edhe nëse ishte kryer një shkelje, duhej t’u dërgohej banorëve njoftim dhe ndërhyrja të bëhej në fund të sezonit.

“Edhe nëse ata do bënin shkelje, t’u dërgohej letër-njoftim dhe në mbarim të sezonit të merreshin masa,” tha ai.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se ky aksion po përdoret për të hequr vëmendjen nga akuzat për manipulimin e zgjedhjeve më 11 majm.

“Veprime të tilla bëhen sot vetëm për të zhvendosur vëmendjen nga akuzat për manipulim zgjedhjesh dhe farsën elektorale që po i del në shesh. Ai bën çdo gjë që vëmendja e shqiptarëve të mos jetë aty ku duhet”, tha Berisha.

Enca Haxhia në lidhje të re, publikon fotografi krah të dashurit të ri?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka rikthyer vëmendjen e publikut drejt saj me një postim të fundit që po bën xhiron e rrjetit.

Në një fotografi të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Enca ka dhënë një sinjal të qartë se është në një lidhje të re dashurie.

Ajo shihet duke shijuar momente romantike me një person të panjohur, duke shoqëruar foton me disa emoji dashurie, që lënë të kuptohet se ndodhet në një periudhë të lumtur emocionale.

Duket se artistja ka lënë pas lidhjen e mëparshme me ish-partnerin e saj afrikan dhe tashmë është fokusuar në një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale.

Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar – komentet janë të shumta, nga urimet për dashurinë e re, te kurioziteti për të zbuluar identitetin e partnerit të ri të Encës.

Me këtë postim, Enca jo vetëm që “trazoi” rrjetin, por edhe konfirmoi se është gati për t’u dashuruar sërish – dhe për ta ndarë këtë ndjesi me fansat e saj.

Tokat me 7501/ Zbardhet plani i regjistrimit në Agjencinë e Kadastrës, ja se si do të kryhet verifikimi

Një ndër sfidat më të vjetra të pronësisë në Shqipëri, ajo e regjistrimit të tokave të ndara me ligjin 7501, ka hyrë tashmë në një fazë të re zbatimi.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka zbardhur planin teknik për përmbylljen e regjistrimit fillestar të këtyre pronave, duke përfshirë për herë të parë në mënyrë të strukturuar dhe të drejtpërdrejtë sektorin privat. Bëhet fjalë për një projekt të gjerë, që parashikon angazhimin e kompanive private të licencuara në 106 zona kadastrale të vendit. Këto subjekte do të kenë për detyrë të kryejnë të gjithë procesin e regjistrimit të pronësisë në terren, nga mbledhja e dokumentacionit deri te përgatitja e skicimeve teknike, përditësimi i hartave dhe verifikimi i të drejtave të pronësisë.

DOKUMENTI

Procesi do të zhvillohet përmes disa fazave të ndërlidhura. Në fillim, kompanitë e përzgjedhura do të dalin në terren për të identifikuar pronat, për të bashkëpunuar me përfituesit e tokës dhe për të përpunuar të gjithë informacionin përkatës në përputhje me të dhënat ekzistuese në arkivat e Kadastrës.

Ato do të kryejnë një skanim të hollësishëm të dokumenteve të pronësisë – kryesisht vendimet e komisioneve të ndarjes së tokës, skicat e mëparshme dhe çdo akt plotësues – për t’i krahasuar me realitetin fizik në terren. Më pas, për çdo zonë që do të përfundojë përpunimin teknik, do të hapet një periudhë shpalljeje publike.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët do të kenë mundësi të shqyrtojnë të dhënat e përgatitura, të bëjnë komente apo të paraqesin kundërshtime në rast se hasin parregullsi apo mospërputhje. Vetëm pasi të përmbyllet edhe kjo fazë, do të bëhet kalimi i të dhënave në regjistrin elektronik të pronësisë, duke siguruar regjistrimin zyrtar dhe ligjor të tokave përkatëse. Kjo do të lejojë qytetarët të kryejnë më pas çfarëdo transaksioni ligjor mbi pronën e tyre, si shitje, dhurim, trashëgimi apo përdorim si kolateral për kredi. Sipas të dhënave të bëra publike, regjistrimi fillestar është përmbyllur deri më tani në 2/ 784 nga 3/ 058 zonat kadastrale në vend.

Pjesa tjetër prej 274 zonash mbetet ende jashtë sistemit, ku përfshihen edhe shumë zona rurale me tokë të ndarë sipas ligjit 7501. Pikërisht për këtë arsye, për të përshpejtuar ritmet e përfundimit të regjistrimit, Kadastra ka hapur thirrjen për 106 zona që do të trajtohen nga subjekte private, përmes një forme kontraktimi të mbështetur nga buxheti i shtetit dhe asistencë nga donatorët ndërkombëtarë. Qëllimi është që deri në qershor të vitit 2026, të jenë të përfunduara 95% e zonave kadastrale, ndërsa përmbyllja e plotë në nivel kombëtar parashikohet të ndodhë brenda vitit 2028.

DIGJITALIZIMI

Përveç punës në terren, një komponent kyç i reformës mbetet digjitalizimi i dokumenteve historike dhe përditësimi i hartografisë kadastrale. Deri më tani është përfunduar skanimi i 69% të dokumenteve të pronësisë dhe i 51% të kartelave të pronave. Kjo nismë synon jo vetëm të shkurtojë kohën e procedurave, por edhe të rrisë transparencën dhe të shmangë konfliktet mbi pronësinë.

Kadastra e konsideron digjitalizimin një domosdoshmëri, jo vetëm për të modernizuar shërbimet, por edhe për të mbështetur zbatimin e një sistemi funksional pronësie, ku qytetari mund të ketë qasje të sigurt dhe të verifikuar në çdo të dhënë që i përket pasurisë së tij

“Na ka ngelur vetëm të υdesim”, banori në Theth shpërthen në lot: Kam investuar kursimet e jetës!

Ashtu siç kishin paralajmëruar, banorët e Thethit kanë dalë këtë të mërkurë në protestë kundër aksionit të IKMT për prishjen e 40 objekteve pa leje të nisur prej së hënës.

Ata kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit, ndërsa ka pasur tensione edhe me forcat e policisë, të cilat janë prezente në vendngjarje.

Një banor me aftësi të kufizuara që ka dalë të protestojë kundër shembjes së objekteve në Theth ka shpërthyer në lot teksa thotë se ka investuar kursimet e jetës.

Ai shprehet se ka ndërtuar 5 shtëpi prej druri në tokën e tij të trashëguar ndër vite, dhe se nuk ka bërë asnjë pëllëmbë beton.

I pyetur për leje, ai thotë se kanë aplikuar por nuk ua kanë dhënë.

“Të gjithë shpenzimet e jetës. Kam ndërtuar 5 shtëpia druri pa beton dhe asgjë në tokën time. Kemi kërkuar por thonë nuk ka leje, toka është e imja, është trashëgimtare brez pas brezi. Kërkojmë prej shtetit që të mos i prishë sepse dalim në rrugë të madhe. Veç me vdekur, nuk e di me çfarë ka me jetuar familja ime. Synojmë me na lënë shteti me jetuar. Vetë kanë thënë me investuar, unë nuk jam i ardhur por jam këtu. Toka është e jona 200 vjeçare. Ashtu siç kanë thënë kemi investuar, nuk ka asnjë pëllëmbë beton”, thotë banori.

Bota e sportit në zi/ Pak orë pas ndeshjes, ndërron jetë boksieri i njohur

Bota e boksit është në zi pas lajmit tronditës për ndarjen nga jeta të boksierit meksikan Pedro Antonio “Tony” Rodriguez, vetëm pak orë pas përfundimit të ndeshjes së tij të fundit në Phoenix, Arizona.

37-vjeçari kishte humbur me vendim unanim pas gjashtë raundesh ndaj talentit të pamposhtur 21-vjeçar Phillip Vela, në një event të organizuar nga Del Sol Boxing Promotions.

Pas përballjes, Rodriguez ishte kthyer në hotel dhe kishte planifikuar të dilte për darkë. Por tragjikisht, ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit të nesërmen në mëngjes nga stafi. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Gruaja e tij, e cila kishte komunikuar me të përmes një video-thirrjeje pas ndeshjes, deklaroi: “Më tha se do të blinte darkë dhe do të kthehej. Nuk e di çfarë ndodhi më pas…”

Kundërshtari i tij, Phillip Vela, reagoi me pikëllim në rrjetet sociale: “Jam thellësisht i pikëlluar. U prehtë i qetë, kampion.”

Edhe organizatorët e ngjarjes shprehën dhimbjen për humbjen e papritur: “Familja e boksit Del Sol është e tronditur. Zemrat tona janë me të afërmit e tij.”

Ky incident tragjik ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen mbi rreziqet e sportit të boksit dhe rëndësinë e monitorimit të shëndetit të sportistëve pas përballjeve të vështira në ring.