Horoskopi për  ditën  e  sotme, e ENJTE 10 KORRIK 2025

Dashi – 10 Korrik 2025

Marsi, planeti i pasionit dhe forcës, ju vendos sot në epiqendër të dritës. Do ndjeni energjinë të rrjedhë nëpër çdo damar dhe shpirtin gati për të hapur rrugë të reja.

Në dashuri, qetësia do jetë më e rëndësishme se fjalët e mëdha. Do zgjidhni të flisni butë, të përqafoni më shumë dhe të dëgjoni edhe ato heshtje që më parë i kishit anashkaluar. Nëse keni pasur mosmarrëveshje, sot është dita e pajtimit të sinqertë.

Ju beqarët, do përballeni me zgjedhje që nuk janë aq të lehta sa duken. Mos i merrni vendimet në rrëmujë të ndjenjave. Merrni frymë thellë dhe dëgjoni zërin tuaj të brendshëm.

Në punë, shanset janë përpara jush. Mos e humbni fokusin! Do vini rregull, do bëni aleanca të zgjuara dhe do hidhni themele për projekte afatgjata. Kjo është dita ku logjika dhe energjia bashkohen.

Financat do jenë nën kontroll. Do tregoheni të zotët në menaxhim dhe çdo gjë do ecë sipas planit.

Shëndeti: Shpirti dhe trupi do jenë në harmoni. Bëni pak aktivitet fizik për ta mbajtur këtë ritëm edhe më gjatë.

Këshilla e Ditës: Disa fitore nuk bëjnë zhurmë — ato ndihen thellë brenda nesh, si një buzëqeshje e heshtur pas një beteje të fituar me veten.


Demi – 10 Korrik 2025

Nën ndikimin e Saturnit dhe Uranit, do lëkundeni sot mes dëshirës për paqe dhe impulsit për të ndryshuar gjithçka me një frymë.

Në dashuri, do kërkoni harmoni me çdo kusht, ndonëse shpesh do ndjeni si të ecni mbi gjemba. Mundohuni të mos thoni fjalë që lëndojnë, edhe nëse ndiheni të zhgënjyer. Çdo hap i matur sot, është një hap drejt pajtimit nesër.

Ju beqarët, edhe pse dëshironi shumë të gjeni dikë, mungesa e vetëbesimit do ju frenojë. Mos e ndëshkoni veten për këtë – çdo gjë vjen kur është koha e duhur.

Në punë, sfidat do jenë të pranishme. Mos e humbni toruan. Lodhja do jetë reale, por vullneti i brendshëm do ju mbajë gjallë. Një dorë ndihme do vijë nga një person që nuk e prisnit.

Financat, për fat të keq, do dalin jashtë kontrollit nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Sot nuk është dita për blerje të mëdha apo aventura financiare.

Shëndeti: Stresi mund të rëndojë mbi shpatullat tuaja. Mos harroni të merrni frymë thellë dhe të flisni me dikë që ju do.

Këshilla e Ditës: Disa ditë nuk janë për të shkëlqyer, por për të mësuar. Sot është një ditë mësimi.


Binjakët – 10 Korrik 2025

Dita vjen me frymë rinovimi, me dëshirën për të ndryshuar gjithçka që s’ju pëlqen më — nga një mendim i vjetër, deri te mënyra si e përballoni jetën.

Në dashuri, yjet do jenë në anën tuaj. Për ata që janë në çift, marrëdhënia do lulëzojë me një ngrohtësi të re. Do ndani ëndrra, do buzëqeshni si dikur dhe do rizbuloni anët e paprekura të partnerit.

Ju beqarët, vetmia do ndihet sot më fort, por është vetëm një valë kalimtare. Qielli po përgatit një takim të papritur — vetëm prisni pak më shumë me durim dhe besim.

Në punë, do jeni të palodhur dhe të papërmbajtshëm. Aftësia për të zgjidhur situata komplekse do ju çojë në një nivel tjetër profesional. Nuk do ketë pengesë që t’ju ndalojë.

Financat do kërkojnë kujdes. Mos shpenzoni për t’u dukur apo për të kënaqur dikë tjetër. Fokusohuni te nevojat reale.

Shëndeti: Do ndiheni mirë fizikisht, por mbingarkesa mendore kërkon pak pushim. Një kafe vetëm, një libër apo një shëtitje në natyrë do jenë eliksiri juaj.

Këshilla e Ditës: Ndryshimet më të mëdha ndodhin kur guxon të shkëputesh nga ajo që të mban pezull, edhe pse e njohur.

Gaforrja – 10 Korrik 2025

Sot, çdo gjë rreth jush do duket si një film me dritë të butë, me ndjenja të ngrohta që ngjizen në zemër. Do ndiheni si të mbështjellë nga një mburojë qiellore.

Në dashuri, lidhja juaj do lulëzojë si një kopsht i mirëkultivuar. Do ndiheni të përmbushur, të dëgjuar, të dashuruar. Do e kuptoni se përtej sfidave të përditshme, keni ndërtuar diçka të çmuar me partnerin.

Ju beqarët, mos u mashtroni nga fjalë të bukura. Premtimet e lehta nuk janë gjithmonë të sinqerta. Më mirë një pritje e qetë, sesa një zhgënjim i nxituar.

Në punë, do hapen porta që s’i kishit vënë re më parë. Do keni guxim, do përballeni me çdo sfidë dhe do lëvizni në një nivel më të lartë profesional. Mos humbisni asnjë mundësi.

Financat do mbeten stabël, as më lart, as më poshtë — mjafton për të qëndruar të qetë.

Shëndeti: Do ndiheni mirë si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. E vetmja gjë që mund t’ju lodhë është entuziazmi i tepërt. Jepni vetes pushime të vogla.

Këshilla e Ditës: Edhe dita më e bukur ka nevojë për vëmendje të butë. Mos i merrni për të mirëqena dhuratat që ju bën fati.


Luani – 10 Korrik 2025

Sot, yjet janë disi kapriçiozë. Një erë e fortë kalon nëpër shpirtin tuaj, duke ju lënë paksa të shqetësuar e të pavendosur.

Në dashuri, tensioni mund të shpërthejë edhe nga një fjalë e thjeshtë. Nëse keni një lidhje, bëni kujdes me tonin dhe mos kërkoni të jeni gjithmonë dominues. Dashuria nuk është betejë, por rrugë e përbashkët.

Ju beqarët, do jeni në qendër të vëmendjes, por asnjë nga kontaktet e reja nuk do ketë thellësinë që ju kërkoni. Mos e humbni shpresën — universi ka planet e tij për ju.

Në punë, përqendrimi do jetë çelësi. Mos i lini të tjerët t’ju shpërqendrojnë dhe mos i besoni verbërisht askujt. Aftësitë tuaja janë të mjaftueshme për t’ju çuar përpara.

Financat, për fat, do përmirësohen falë një ndikimi të favorshëm të Plutonit. Përdoreni këtë moment për të ndarë diçka me ata që ju duan.

Shëndeti: Mund të ndiheni të lodhur mendërisht. Një shëtitje në natyrë apo pak muzikë klasike do ju kthente balancën.

Këshilla e Ditës: Ndonjëherë forca më e madhe është të heshtësh dhe të largohesh për të mos i bërë gjërat më keq.


Virgjëresha – 10 Korrik 2025

Sot do jeni si një kopshtar i kujdesshëm që din ta mbjellë farën në vendin e duhur. Dita vjen me ritëm të qetë dhe bekime të vogla.

Në dashuri, do jeni të butë, të kujdesshëm, të përkushtuar. Partneri do ndihet si një mbret a mbretëreshë pranë jush. Do e bëni të qeshë, ta çoni pas emocioneve të harruara.

Ju beqarët, do ndjeni diçka të veçantë me një person të panjohur. Kujdes, mos u nxitoni — edhe lulja më e bukur ka nevojë për kohë që të çelë.

Në punë, një kapitull i ri nis. Do ndiheni më të sigurt dhe më të motivuar për të ndërtuar të ardhmen. Projektet që do ndërmerrni do ju sjellin gëzim dhe përfitime reale.

Financat do jenë shumë të mira. Madje mund të lejoni edhe ndonjë shpenzim të vogël për veten — një libër i bukur, një parfum, ose një darkë me miqtë.

Shëndeti: Trupi do ju përgjigjet mirë, por mos harroni të pushoni. Stresi i grumbulluar duhet të dalë nga trupi në mënyra të shëndetshme.

Këshilla e Ditës: Kur ndiheni mirë me veten, edhe bota përreth merr një dritë tjetër. Sot është dita për të ndriçuar.

Peshorja – 10 Korrik 2025

Një Hënë reflektuese do ju ftojë të vendosni rend dhe harmoni në çdo hap që hidhni. Do keni nevojë për qetësi, për fjalë të ëmbla dhe për vështrime që flasin më shumë se fjalët.

Në dashuri, pasioni do ndriçojë çdo çast. Ju dhe partneri do bëheni pasqyra e njëri-tjetrit. Do keni dëshirën të tregoni pa rezerva gjithçka që mbani brenda. Është një ditë për përqafime të gjata dhe biseda që shërojnë.

Ju beqarët, edhe pse nuk do gjeni ende një dashuri të madhe, njohjet e sotme do jenë ura drejt diçkaje më të bukur. Ndërtoni urën me kujdes.

Në punëJupiteri ju mban për dore. Do jeni të qartë, të zgjuar dhe me një sens të fortë drejtësie që do ju çojë drejt rezultateve të prekshme.

Financat mund t’ju stresojnë. Do ndiheni sikur përpiqeni shumë dhe sërish nuk mjafton. Mos e humbni toruan — një zgjidhje do shfaqet.

Shëndeti: Kujdesuni për gjumin dhe mos neglizhoni shenjat që jep trupi. Një shëtitje në ajër të pastër do ju bëjë mirë.

Këshilla e Ditës: Balanca s’është vetëm emri yt — është fryma jote. Gjej ekuilibrin mes dëshirës dhe realitetit.


Akrepi – 10 Korrik 2025

Kjo ditë do ndjehet si një përplasje emocionesh që herë ndriçojnë e herë errësohen. Ndjeshmëria juaj do jetë më e thellë se zakonisht, prandaj bëni kujdes me impulsin.

Në dashuri, një ndjesi vetmie do shfaqet mes jush dhe partnerit. Do ndiheni të pakuptuar, ndoshta edhe të zbrazët. Në vend që të mbylleni në vetvete, flisni. Heshtja është armik në një marrëdhënie.

Beqarët, një takim i papritur do ju emocionojë tej mase. Kujdes me entuziazmin — mos hidhni hapa që s’i keni menduar me zemër dhe mendje bashkë.

Në punë, përgjegjësitë do shtohen. Do ndiheni të rënduar, por vetëm përkohësisht. Në fund të ditës, do ndjeni një ndjenjë të fortë përmbushjeje.

Financat do qetësohen më në fund. Do gjeni mënyrën për të organizuar gjithçka dhe për të ndalur rrjedhjen e pakontrolluar.

Shëndeti: Ankthi mund të përpiqet të futet përmes portave të mendjes. Bëni pak yoga, frymëmarrje të thella ose dëgjoni muzikë të qetë.

Këshilla e Ditës: Nuk ka asgjë më fisnike se të përballesh me veten tënde. Sot është dita për të bërë paqe me të gjitha dilemat.


Shigjetari – 10 Korrik 2025

Zemra juaj e madhe do digjet sot nga dëshira për të guxuar. Por kini kujdes që në këtë flakë të mos digjni edhe veten.

Në dashuri, është koha për të vendosur. Shpirti juaj i lirë më në fund ka nevojë për një strehë të qëndrueshme. Ndjenjat nuk duhen lënë pezull. Merrni një vendim, një drejtim, një përgjigje.

Beqarët, do ndjeni një shtysë të fuqishme për të vepruar. Do jeni më karizmatikë se zakonisht dhe mund të përfitoni për të ndërtuar diçka që zgjat.

Në punë, do ecni me kokën lart. Edhe pse vështirësitë nuk do mungojnë, vendosmëria juaj do ju bëjë të pathyeshëm. Zgjidhjet do i gjeni aty ku të tjerët shohin vetëm pengesa.

Financat do përmirësohen ndjeshëm, sidomos nëse dëgjoni sugjerimet e atyre që ju duan të mirën.

Shëndeti: Dita sjell energji fizike, por jo domosdoshmërisht qetësi mendore. Bëni pak sport ose kaloni kohë në natyrë.

Këshilla e Ditës: Guximi është çelësi juaj, por reflektimi është dera që hap. Mos u hidh pa e parë sa thellë është uji.

Bricjapi – 10 Korrik 2025

Një ndjenjë përmbushjeje do të mbizotërojë në zemrën tuaj sot. Do të ndiheni të qetë, të fortë dhe më të lidhur me rrënjët tuaja të brendshme.

Në dashuri, kjo ditë do jetë vendimtare. Do merrni vendime që nuk mund të kthehen pas — por nuk do pendoheni. Ka një pjekuri të re brenda jush që ju lejon të shihni më qartë se kurrë. Bashkë me partnerin mund të ëndërroni një të ardhme që është e ndërtuar mbi siguri dhe respekt të ndërsjellë.

Beqarët, sado që të kërkoni sot, nuk do gjeni ende dikë që ju lexon shpirtin. Por mos u lodhni — ndonjëherë zemrat që janë të destinuara për njëra-tjetrën gjejnë rrugën në heshtje.

Në punë, do jeni shembull për të tjerët. Përgëzimet që do merrni do ju motivojnë të jepni akoma më shumë dhe suksesi do jetë i prekshëm.

Financat do përmirësohen ndjeshëm. Fatit sot duket se i pëlqen mënyra juaj e qëndrueshme për të menaxhuar gjithçka.

Shëndeti: Një energji pozitive do përshkojë trupin tuaj. Do ndiheni vitalë dhe të gatshëm për çdo gjë. Mos harroni vetëm pak kohë për reflektim.

Këshilla e Ditës: Guxoni të bëni hapa të mëdhenj kur zemra ju thotë “po”. Universi ju ndjek vetëm kur jeni të vendosur.


Ujori – 10 Korrik 2025

Ndonëse dita mund të nisë me përtesë, si një mëngjes pa diell, shumë shpejt do ndjeni një ndryshim të papritur në energji. Diçka brenda jush do ndizet.

Në dashuri, ata që janë në një lidhje do ndiejnë forcën e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit. Fjalët do rrjedhin qetë dhe emocionet do kenë vend të bollshëm për të shprehur veten.

Beqarët, do ndiheni të përmbushur emocionalisht edhe vetëm, pranë miqve që ju njohin më mirë se kushdo tjetër. Nuk është dita për të kërkuar dashuri, por për të kultivuar vetëdashurinë.

Në punë, do jeni të frymëzuar dhe vizionarë. Urani ju shtyn të mendoni jashtë kornizave dhe kjo do japë fryte. Një ide e vogël sot mund të jetë fillimi i diçkaje të madhe.

Financat do jenë të qëndrueshme. Maturia juaj do shmangë çdo rrezik të panevojshëm.

Shëndeti: Pjesa e dytë e ditës sjell më shumë energji. Filloni lehtë dhe përfundoni fuqishëm.

Këshilla e Ditës: Disa ditë nuk janë për të kërkuar jashtë vetes, por për të dëgjuar veten nga brenda. Dëgjojeni.


Peshqit – 10 Korrik 2025

Sot, mendja juaj do notojë në thellësi. Pyetjet për të kaluarën dhe pasiguritë për të ardhmen do ju bëjnë më reflektues se zakonisht.

Në dashuri, do ndiheni të pavend. Mund të kërkoni më shumë se ç’mund të japë partneri dhe kjo mund të sjellë zhgënjim. Mos kërkoni përsosmëri, por prani. Dashuria është art i të duruarit, jo i të komanduarit.

Beqarët, do jeni të shpërndarë në mendime. Dashuria nuk do jetë prioritet sot, por ndoshta një takim i vogël, i rastësishëm, do lërë mbresa.

Në punë, do tregoni më shumë përgjegjësi. Do shkëlqeni në atë që bëni, edhe pse me një ndjesi të thellë serioziteti. Egoja do ju shtyjë të kërkoni më shumë — dhe nuk është gjë e keqe.

Financat, nëse nuk menaxhohen me shumë kujdes, rrezikojnë të destabilizohen. Mos ndërmerrni rreziqe të kota dhe kërkoni ndihmë kur duhet.

Shëndeti: Kujdes me sistemin nervor. Tensioni i brendshëm mund të përkthehet në lodhje mendore. Mos ngarkoni veten më shumë seç duhet.

Këshilla e Ditës: Mos kërkoni të kuptoni gjithçka menjëherë. Disa përgjigje vijnë vetëm kur zemra është gati t’i dëgjojë.

Qytetarët e Vlorës PUBLIK0JNË VIDE0N dhe ankohen për një çi ft turistësh: Βë jnë s▪︎ ks në plazh tek çadrat e bashkisë!

Një skenë aspak e zakontë është filmuar mbrëmjen e djeshme në Lungomare të Vlorës, ku një çift i panjohur është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale në publik, mes cadrave të vendosura nga bashkia.

Pamjet, të cilat janë dërguar nga një qytetar përmes, tregojnë qartë momentin në të cilin çifti, shfrytëzon errësirën e natës për të kryer aktin në rërë, fare pranë shezlloneve të pushuesve.

“Përshëndetje JOQ, ja në Lungomare në Vlorë shiko çfarë bëhet, tek çadrat e bashkisë po kryejnë marrëdhënie. Nuk kanë lekë për hotel mesa duket…”, shkruan qytetari i revoltuar.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, sidomos mes familjarëve dhe kalimtarëve që frekuentojnë zonën gjatë orëve të mbrëmjes për shëtitje apo pushim.

Video e marrë nga joq:

Mungesa e kontrollit dhe patrullimit në zonat publike është kthyer në një shqetësim të përhershëm, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Qytetarët kërkojnë që autoritetet vendore dhe policia bashkiake të marrin masa për të garantuar rendin dhe etikën në hapësirat publike, në mënyrë që Vlorës të mos i mbeten vetëm emri dhe flamuri, por edhe dinjiteti si qytet turistik.

Në një romancë me Sarën? Erik Fullani nuk “fshihet” më, reagimi që nxiti rrjetin

Prej disa ditësh rrjeti po zien nga thashethemet për një lidhje të mundshme mes blogeres Sara Hoxha dhe Erik Fullanit. 

Së fundmi, Sara ka publikuar disa foto ku shihet e veshur me një fustan ngjyrë lejla, ku duket mjaft elegante dhe e kuruar deri në detajin më të vogël. Kjo paraqitje është vlerësuar jo vetëm nga ndjekësit e saj, por ka tërhequr edhe vëmendjen e Erik Fullanit, i cili ka reaguar me një pëlqim në postimin e saj.

Veprimi i biznesmenit ka tërhequr padyshim vëmendjen e fansave duke aluduar që fjalët që kanë qarkulluar janë të vërteta.

Deri më tani Sara dhe Erik nuk kanë dhënë asnjë një deklaratë lidhur me situatën e tyre, por një heshtje e tillë është tipike për personat që janë publik, ndoshta për të ruajtur privatësinë e tyre ose për të qëndruar në qendër te vëmendjes. Megjithatë, kjo heshtje nuk ka penguar fansat, të cilët ndjekin me vëmendje çdo postim të dyshes.

Në një romancë me Sarën? Erik Fullani nuk

Arrestimi i Noizyt në Zvicër, reagon ekipi menaxherial, ja çfarë thotë

Lajmi për arrestimin e reperit Noizy në Zvicër, ka bërë bujë në media. Sipas raportimeve nga mediat lokale në Zyrih, ndalimi është kryer me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Megjithatë, ekipi menaxherial i artistit ofron një version tjetër të ngjarjes.

Në një deklaratë për Revista Class, përfaqësues të afërt të Noizyt kanë sqaruar se bëhet fjalë për një ngatërresë me natyrë administrative, duke përjashtuar çdo përfshirje në ndonjë çështje penale apo hetim aktiv.

“Të gjithë jemi të habitur dhe të zhgënjyer nga mënyra si ndodhi kjo. Nuk është ende e qartë se çfarë ka çuar në këtë ndalim, por duket të jetë një keqkuptim i pastër,” kanë deklaruar burime pranë reperit. Ata shtojnë se situata është në proces sqarimi dhe se artisti nuk ka pasur kurrë probleme të mëparshme me autoritetet zvicerane.

Ndërkohë, janë mohuar gjithashtu zërat që lidhin arrestimin me një përplasje të mundshme me një personazh të njohur të rrjeteve sociale.

Menaxheri, familja dhe miqtë e ngushtë të Noizyt kanë sqaruar se reperi nuk është përfshirë në asnjë konflikt dhe i qëndron larg çfarëdolloj përplasjeje publike apo personale.

Reagon Adis Patushi pasi Fifi konfirmoi ndarjen dhe gjendjen e saj të rëndë: Nuk e kuptoj ç’kam bërë

Pas aludimeve të shumta për një ndarje të mundshme me këngëtaren Filloreta Raçi (Fifi), ka reaguar për herë të parë edhe bashkëshorti i saj, Adis Patushi.

Ai ka ndarë një postim të shkurtër, por me domethënie, në llogarinë e tij në Instagram, duke zgjedhur një poezi të njohur të Agim Doçit:

“Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…”

Ky postim është parë nga ndjekësit si një reagim emocional dhe indirekt ndaj situatës së fundit.

As Adis dhe as Fifi nuk kanë bërë ende një deklaratë të drejtpërdrejtë për të konfirmuar ndarjen, por veprimet e tyre në rrjetet sociale vazhdojnë të ngrenë pikëpyetje.

Reagon Adis Patushi pasi Fifi konfirmoi ndarjen dhe gjendjen e saj të

Hije spiunazhi në Greqi, 4 shtetas kinezë të arrestuar pranë bazës ajrore, po fotografonin avionët luftarakë Rafale

Në bazën ajrore të Tanagras në Greqi, u dha alarmi kur katër shtetas kinezë u panë nga autoritetet ushtarake helene duke fotografuar instalime ushtarake të ndjeshme në zonë.

Lëvizjet e tyre u konsideruan të dyshimta dhe ngritën “hije” spiunazh , pasi midis gjërave që ata regjistruan ishin avionët luftarakë Rafale.

Sipas informacioneve, katër kinezët – dy burra, një grua dhe një i ri – u vunë re fillimisht nga Siguria e Industrisë Hapësinore Helenike (EAI), e cila u kërkoi atyre të largoheshin nga zona. Megjithatë, ata shkuan në një urë aty pranë dhe vazhduan të fotografonin instalimet e ushtrisë greke dhe të Krahut të 114-të të Luftëtarëve, duke injoruar rekomandimet.

Forcat Ajrore të Krahut të 114-të u njoftuan menjëherë. Ato ndërhynë dhe gjetën individët, duke kryer më pas arrestimin e tyre. Më pas, kinezët iu dorëzuan policisë dhe u dërguan në stacionin e policisë së Tanagrës.

Informacionet fillestare tregojnë se ata kishin në zotërim një sasi të konsiderueshme materialesh fotografike nga zona, ndërsa po shqyrtohet nëse ky është një incident i izoluar apo një veprim me karakteristika të regjistrimit sistematik.

Rasti po hetohet me seriozitetin e duhur nga pala greke, ndërsa gjetjet janë vënë tashmë nën vlerësim nga shërbimet kompetente të sigurisë.

Momenti pikant që tërhoqi vëmendjen: Emmanuel Macron i shkel syrin Kate Middleton (FOTO)

Emmanuel Macron nuk harroi të përdorte sharmin e tij francez gjatë banketit të së martës, ku gjendeshin plot të famshëm.

Gjatë kohës që bisedonte me Kate Middleton, ai u pa duke i shkelur syrin princeshës.

Momenti pikant që tërhoqi vëmendjen: Emmanuel Macron i shkel

Kjo e fundit ishte veshur mjaft elegante me një fustan të kuq dhe një  kurorë magjepsëse, ndërsa iu bashkua princit William dhe mbretit Charles për të mirëpritur presidentin francez në Kështjellën Windsor.

Momenti pikant që tërhoqi vëmendjen: Emmanuel Macron i shkel

Emmanuel Macron u ul midis Charles dhe Kate, ndërsa Brigitte, e cila kishte veshur një fustan të gjatë të kaltër, u gjend midis Camilla dhe princit William.

Momenti pikant që tërhoqi vëmendjen: Emmanuel Macron i shkel

Për Kate, ky ishte banketi i parë shtetëror pas 18 muajsh si dhe pas shërimit të saj nga kanceri.

Në banket morën pjesë rreth 160 të ftuar, mes tyre princi Edward dhe Sophie, dukesha e Edinburgut.

Momenti pikant që tërhoqi vëmendjen: Emmanuel Macron i shkel

Ndër të famshmit ishin Mick Jagger, Sir Elton John, kryeministri Keir Starmer me të shoqen, aktorja Kristin Scott Thomas etj.

Të ftuarit u ulën në një tavolinë 50 metër të gjatë, e cila ishte zbukuruar me kujdes brenda gjashtë ditëve.

Në dekor u përdorën lule dhe bimë nga kopshtet mbretërore.

Momenti pikant që tërhoqi vëmendjen: Emmanuel Macron i shkel

Galeria fotografike (

1 / 5

)

Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi

Nga dhënia e mbështetjes për financimet e sistemeve të ujitjes në pemëtore, ullishte apo vreshta, deri te dhënia paraprake e financimit prej 30% nëse jepet garancia nga një shoqëri sigurimi apo bankë, si dhe mbulim të investimeve deri në masën 15 mln lekë për ha nëse investohet për shtim serrash diellore për kultivim të perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit, janë ndër masat e reja që i shtohen skemës kombëtare për bujqësinë.

Qeveria ka bërë disa shtesa në VKM nr. 150, datë 6.3.2025, “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2025”, me qëllim rritjen e mbështetjes për investime në bujqësi.

Konkretisht vendimi i ndryshuar i botuar në Fletoren Zyrtare përfshin masa të reja financimi me përfitim 50% të vlerës totale të faturës tatimore, por jo më shumë se 15 mln lekë për ha për ndërtimin e serrave të reja diellore me perime ku të jetë i përfshirë edhe instalimi i sistemit të ujitjes

Ndërsa për ngritjen e serave të reja të prodhimit të rrushit mbështetja financiare arrin deri në 8 mln lekë për ha dhe 4 mln lekë për ha për serrat e reja të prodhimit të luleshtrydheve. Për mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 mijë lekë/ha.

Po ashtu shtohet mbështetja për sistemet e ujitjes me pika dhe mbrojtjen nga breshëri: Fermerët që instalojnë sisteme moderne ujitjeje dhe rrjeta mbrojtëse për pemë dhe vreshta do të marrin subvencione nga 250 mijë lekë për ha deri në 1,5 mln lekë për ha.

Me financim do të mbështeten edhe fermerët që investojnë për ngritjen e linjave të përpunimit dhe etiketimit të perimeve, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7,5 mln lekë për subjekt.

Do të mbështeten edhe investimet në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 mln lekë për subjekt. Edhe për akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat), masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 mln lekë për subjekt.

Në vendimin nr. 150, datë 6.3.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2025”, bëhen shtesat e mëposhtme:

1. Në pikën 1, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje: “d) mbështetjen e investimeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese në ferma, përpunimin / tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe zhvillimin e agroturizmit dhe të akuakulturës.”.

2. Në pikën 2.3 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përfituesve të financimit nga masat e mbështetjes së investimeve pas lidhjes së kontratës u paguhet paraprakisht deri në 30% të masës së financimit të kontraktuar, kundrejt garancisë së pagesës së lëshuar nga shoqëri sigurimi dhe/ose banka.”.

3. Pas pikës 2.3 shtohet pika 2.4, me këtë përmbajtje: “2.4. Mbështetje për investime për: a) ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, me sipërfaqe minimale 0.2 ha dhe sipërfaqe maksimale 2 ha.

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se: – 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve; – 8 000 000 (tetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë; – 4 000 000 (katër milionë) lekë/ha për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve. b) mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 000 (tetëqind mijë) lekë/ha.

Përfitojnë pagesë shtesë fermerët që instalojnë sistemet e ujitjes me pika. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

c) rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha.

ç) sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistuese. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 10 ha.

d) ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve dhe të stabilimenteve për rritjen e shpendëve, përfshirë pajisjet/sistemet e nevojshme, me kapacitet jo më pak se 10 (dhjetë) lopë, jo më pak se 100 (njëqind) të imëta, jo më pak se 10 (dhjetë) dosa dhe jo më pak se 10 000 (dhjetë mijë) shpendë. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

dh) mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore e blegtorale. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 (pesë milionë) lekë për subjekt.

e) linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7 500 000 (shtatë milionë e pesëqind mijë) lekë për subjekt.

ë) investime në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 000 000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) për subjekt. f) akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat).

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

Fondi total për mbështetje për investime të jetë në vlerën 2 (dy) miliardë lekë dhe të përdoret për vitin 2025 deri në 537,8 milionë lekë të akorduara në programin buxhetor 04250, “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, në shpenzime korrente, duke vijuar plotësimin e vlerës së plotë në buxhetin e vitit 2026, si pjesë e PBA-së 2026–2028.”

II. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./ Monitor

Del audio/ Trump kërcënoi Putinin: Do bombardoj Moskën nëse pushton Ukrainën! Ja përgjigjja e presidentit rus

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi një vit më parë në një takim privat me donatorët se kishte kërcënuar të “bombardonte Moskën” për të dekurajuar Presidentin rus Vladimir Putin nga objektivi i tij për të pushtuar Ukrainën. CNN raporton se ka siguruar një seri regjistrimesh audio që lidheshin me takimet me donatorët e mbajtura në vitin 2024 nga kandidati i atëhershëm republikan për zgjedhjet presidenciale të atij viti.

“I thashë Putinit, “nëse hyn në Ukrainë, do ta bombardoj Moskën”. “Nuk kam zgjidhje tjetër’”, thotë Trump në një nga regjistrimet. “Dhe ai tha: “Nuk të besoj”. Por ai më besoi 10 përqind”, shton presidenti aktual i SHBA.

Trump thotë se i bëri një kërcënim të ngjashëm Presidentit kinez Xi Jinping nëse ai do të pushtonte Tajvanin, duke thënë se do të urdhëronte bombardimin e Pekinit. “Ai mendonte se isha i çmendur”, thotë Trump, duke iu referuar Xi-t, “por ne kurrë nuk patëm probleme”.

Deklaratat u sollën nga gazetarët Josh Dawsey, Tyler Pager dhe Isaac Arnsdorf në një libër të titulluar “2024”, që pritet të dalë këtë vit. Ato i referohen një sërë ngjarjesh të klasifikuara që ndodhën në Florida dhe Nju Jork. Regjistrimet, të patransmetuara kurrë më parë, zbulojnë një anë më të drejtpërdrejtë dhe agresive të presidentit amerikan, i cili u përpoq t’ua paraqiste veten donatorëve si i vetmi i aftë për të shmangur konflikte si ato në Ukrainë dhe Rripin e Gazës, duke kritikuar punën e ish-Presidentit Joe Biden.

Gjatë takimeve, Trump përshkroi gjithashtu qasjen e tij ndaj protestave pro-palestineze në universitetet amerikane, duke premtuar se, nëse rizgjidhej, do të përjashtonte studentët e huaj të përfshirë në ato lëvizje. “Ata që protestojnë duhet të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara”, tha ai, duke shtuar se kjo do t’i “jepte fund” këtij fenomeni.

Në një tjetër ngjarje, Trump tregoi se si bindi një donator, fillimisht i gatshëm të ofronte 1 milion dollarë në këmbim të një dreke, që të rriste kontributin e tij në 25 milionë dollarë. “Dhe ai e bëri. Ai më dha 25 milionë dollarë. Ai është i çmendur”, tha ai, duke pretenduar aftësinë e tij për të bindur donatorët e mëdhenj të hapnin portofolet e tyre: “Duhet të kesh guximin të kërkosh”.

‘Rama i di të gjitha, por nuk i intereson’, paralajmëron Shehaj: Thethit do t’i dalë investitor strategjik

Ekspertja e Ekonomisë, Briseida Shehaj, ka ngritur alarmin për prishjet e ndërtimeve që po ndodhin në Theth, duke i cilësuar si një proces të paralajmëruar prej vitesh, që tani po prek qytetarët në çdo cep të Shqipërisë.

E ftuar në një emision televiziv, Shehaj tha se “ky është një zjarr që do t’ju vijë juve dhe është pak por e sigurt që do t’i shkojë çdo shqiptari, edhe atij në fshatrat më të humbur”.

Ajo përmendi si shembuj Astirin, Unazën e Re, 5 Majin dhe prishjet pas tërmetit, ku sipas saj u abuzua me justifikimin e emergjencës. “Kemi paralajmëruar prej kohësh se kjo do të ndodhte. Kjo është një kronikë e paralajmëruar, e nuk kemi pse sot të mblidhemi për të analizuar Edi Ramën. Ai është i qartë”, deklaroi Shehaj.

Ekspertja u shpreh e habitur që ende ka qytetarë që e shohin situatën si të largët: “Ajo që më bën habi është që ky popull vazhdon të thotë ‘larg zjarrit shtëpisë sime’, sikur nuk po e kupton se askush nuk do t’i shpëtojë këtij fenomeni”.

Duke folur për shtetin ligjor, Shehaj theksoi se çdo rast duhet të ndjekë rrugën gjyqësore dhe qytetarët nuk mund të preken pa vendim gjykate: “Nëse konstaton paligjshmëri, ia jep në dorë letrën, dhe ai nëse ka dokumente, ndjek rrugën gjyqësore. Nuk e prek dot pa u mbyllur ajo rrugë”.

Sipas saj, kryeministri Rama është i vetëdijshëm për gjithçka ndodh: “E di që aty ka rezervime, turistë, por nuk i intereson fare. I ka mashtruar të gjithë – biznesin e vogël, profesionistët – dhe vazhdon të mashtrojë siç i do kokrra e qejfit”.

Duke iu referuar ndërhyrjes në Theth, Shehaj aludoi për interesa të fshehura: “Nëse po bëhet aty, do të thotë që ajo tokë do dalë ose shtet, ose investitor strategjik”.

Gjithashtu, Shehaj u bëri thirrje shqiptarëve që ende nuk e kanë kuptuar rrezikun: “Edhe ai në fshatin më të humbur, po pati ndonjë liqen, pellg apo cep mali të bukur, të bëhet gati, se do i vijë radha shumë shpejt”.

Shehaj:

Kjo është një kronikë e e paralajmëruar, pra kur ne i kemi thirrje shqiptarëve kur bëhesh Astiri, kur bëhesh Unaza e Re, kur bëhesh 5 Maji, kur u bë masakra me justifikimin e tërmetit, u kemi thënë vazhdimisht që më së shikoni larg vetes, ky është një zjarr që do t’ju vijë juve dhe është pak por e sigurt që do i shkojë çdo shqiptari dhe atij në fshatrat më të humbur që ne s’i dimë as emrin, por do i shkojë mu në derë të shtëpisë dhe do i thotë je ndërtim pa leje.

Kjo është një kronikë e paralajmëruar dhe kjo do i ndodhë të gjithëve, pra ne nuk kemi përse, sot të mblidhemi dhe të analizojmë Edi Ramën, Edi Rama ky është.

Ajo që mua më bën habi, është që ky popull akoma vazhdon edhe thotë ‘larg zjarrit shtëpisë sime’.

Minimalisht, flasim në një shtet ligjor, në momentin që ti e konstaton një paligjshmëri, do t’i japësh një letër në dorë dhe ai minimalisht nëse ka dokumente të tjera, të ketë mundësi të ndjekë rrugën gjyqësore dhe ti nuk mund ta prekësh atë pa mbaruar rruga gjyqësore.

Rama e di shumë mirë që aty ka rezervime, Rama e di shumë mirë që aty ka turistë. Rama i di të gjitha këto dhe nuk i intereson fare kjo gjë, sepse nuk i ka interesuar për asgjë, nuk është se po habitemi.
Rama i tha dhe biznesit të vogël që s’do kesh taksa, dhe i vuri taksa, Rama çfarë nuk u tha profesionistëve që mezi po i kemi me pikatore në këtë vend dhe prapë u bë ajo lloj taksimi që u bëri.

Rama ka mashtruar dhe vazhdon të mashtrojë siç i do kokrra e qejfit.
Ishim zgjedhjet, ishte në fushatë, ai vajti dhe gënjeu atje në fushatë, ua di hallin tha.
Nëse kjo po bëhet në një zonë të caktuar të Thethit do të thotë që aty ka një interes, që kjo toka do na dali edhe shtet, do na dali edhe një investitor strategjik, pra aludojmë ne tani.

Për ata shqiptarë që akoma nuk e kanë shpëlarë trurin dhe pse është tashmë shumë vonë, duhet të kuptojë edhe ai në fshatin më të humbur që po pati ndonjë liqen, ndonjë rreke, ndonjë pellg, ndonjë cep mali të bukur, të bëhet gati, se do i vijë radha shumë shpejt.