Çfarë posti drejtues në PD do të marë Salianji pas burgut? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, është pyetur në lidhje me ndryshimet që mund të bëhen në postet drejtuese në Partinë Demokratike.

Berisha u shpreh se “të gjitha do t’i merrni vesh”, duke paralajmëruar se ndryshimet në PD do t’i bëjë publike.

Ish-kryeministri u pyet edhe për Ervin Salianji, i cili ditën e djeshme u lirua me kusht, duke u shprehur se ish-deputeti tashmë ka dy funksione në parti.

Por, theksoi Berisha, “cilat do të jenë funksionet e ardhshme do e përcaktojë anëtarësia e PD-së”.

A do të ketë ndryshime në postet drejtuese në PD?

Berisha: Të gjitha do t’i merrni vesh.

Çfarë post keni menduar për Ervin Salianjin?

Berisha: Ervin Salianjin kam komunikim të vazhdueshëm, tani do të vijë ta takojë. Kam komunikim të shpeshtë dhe të vazhdueshëm me të.

Salianji ai ka dy funksione të rëndësishme, cilat do të jenë funksionet e ardhshme do e përcaktojë anëtarësia e PD-së.

Salianji doli dhe dje, një i burgosur politik, një histori turpi e dyshes mafioz Ramaduros dhe Fatmir Geron Xhafës.

U dënua me burg në kundërshtim me Kushtetutën.

E rëndë/ Aksident me υ▪︎ekje, raportohet për 1 υi▪︎timë dhe 4 të ρΙagosur (Detajet)

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti që ndodhi sot në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00. Katër persona u lënduan, ndërsa një person humbi jetën,” tha ai.

Gashi po ashtu tha se në aksident ishin të përfshira dy makina.

Zbardhet pas 17 vitesh misteri i υ▪︎ αsjes ma kabre të mësueses në Padova! ADN-ja çon te një grua shqiptare

Falë përparimeve në teknologjinë e analizës së ADN-së, autoritetet italiane kanë rihapur një çështje të pazgjidhur që kishte mbetur në heshtje për 17 vjet: vrasja misterioze e Maria Pellegrinit, një mësuese në pension, e cila u gjet e mbytur në dhjetor të vitit 2008 në shtëpinë e saj në Casalserugo, në provincën e Padovës.

Gruaja 78-vjeçare u gjet pa jetë në shtrat, me një qese celofani të mbështjellë rreth fytyrës dhe të siguruar me shirit ngjitës – një detaj kyç që po sjell kthesën më të madhe në hetim. Falë analizave të reja të ADN-së, të kryera mbi shiritin ngjitës të përdorur nga autori i dyshuar, prokuroria ka identifikuar një përputhje të mundshme me një shtetase shqiptare 47-vjeçare, aktualisht në burg për vjedhje.

Kjo shtetase është futur zyrtarisht në regjistrin e të dyshuarve për vrasje dhe çështja po trajtohet tashmë me një raport të ri ekspertize, i cili do të kryhet në prani të këshilltarëve të të afërmve të viktimës dhe të të dyshuarës.

Në kohën e vrasjes, Maria Pellegrini njihej si një grua me një pasuri të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme, të cilat i administronte vetë. Edhe pse nuk mbante me vete bizhuteri apo shuma të mëdha parash, një nga pistat kryesore të hetimit mbeti ajo e një grabitjeje të dështuar.

Në vitet që pasuan, familjarët e viktimës kanë bërë disa thirrje publike për ndihmë, përfshirë edhe një apel në emisionin “Chi l’ha visto” në vitin 2021. Tani, pas shumë pritjesh dhe misteresh, teknologjia mund të ndihmojë në zbardhjen e një prej krimeve më të errëta të dekadës së kaluar në provincën e Padovës.

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 9 Korrik 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Duhet të marrësh kontrollin e situatave që kanë mbetur pezull. Nuk do të humbasësh më kohë! Sa i përket punës, në këtë kohë do të duhet të përballesh me disa dhimbje koke të vogla që do t’i kapërcesh në mënyrë të admirueshme, më mirë të shmangësh testet tepër të lodhshme.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 9 korrik 2025), situata astrologjike mund të shkaktojë disa mospajtime. Sa i përket punës, pas pasigurive të javëve të fundit, periudha është gati për të qetësuar situatën!

BINJAKËT

Aventurat janë të favorizuara, por edhe zgjedhjet e rëndësishme, ato që kanë rëndësi në jetë. Java nuk është aspak e kursyer kur bëhet fjalë për ndjenjat. Sa i përket punës, gjatë kësaj periudhe do të jetë e përshtatshme të vlerësoni qëllimet e reja, situatat që do të fillojnë.

GAFORRJA

Dashuritë që do të lindin në këtë periudhë janë të gjitha shumë të përmbushura, nëse asgjë tjetër intriguese, bashkëjetesat dhe martesat që fillojnë tani favorizohen. Puna? Disa probleme në rinovimin e kontratave. Megjithatë, do të keni qartësi të madhe mendore dhe do t’ju duhet të luani letrat tuaja më të mira në ditët e para të javës.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 9 korrik 2025), nëse zemra juaj është ende e vetmuar, angazhohuni sepse kjo është një periudhë në të cilën të paktën do të ndjeni një rrahje të pabesueshme të zemrës. Sa i përket punës, do të ishte një ide e mirë të dërgonit CV-në tuaj në rrugë nëse nuk ju pëlqen më mjedisi në të cilin ndodheni.

VIRGJËRESHA

Disonanca e Venusit nuk ka fuqinë të prishë historitë e dashurisë që tashmë kanë qenë viktima të distancave gjatë muajve të fundit. Sa i përket punës, java mund t’ju kënaqë më shumë nga një këndvështrim profesional.

PESHORJA

Venusi është në favorin tuaj. Do të ketë situata argëtuese, mundësi për të dashuruar, por ndoshta nuk do të angazhoheni, nuk do të doni ta ndërlikoni jetën tuaj dhe do t’i largoni njerëzit që nuk janë të qartë me ju. Punoni? Planifikoni gjërat që doni të bëni sa më mirë të jetë e mundur.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 9 korrik 2025), Marsi rrit dëshirën tuaj për të dashuruar edhe nëse jeni duke u rikuperuar nga tensionet ose disa mosmarrëveshje. Sa i përket punës, do të jeni në gjendje ta ndryshoni rrënjësisht të gjithë situatën tuaj të punës për mirë.

SHIGJETARI

Historitë që lëkundeshin kanë pësuar reagime negative. Deri në fund të korrikut do të vendosni nëse do të vazhdoni apo jo. Sa i përket punës, njerëzit që kanë një biznes të pavarur duhet të vlerësojnë me kujdes qëllimet e reja, idetë e reja… duhet t’i jepni kohë kohës, të vazhdosh situatat pa bindje nuk është e këndshme.

BRICJAPI

Kjo nuk është java e duhur për të diskutuar, folur ose për të rikujtuar të kaluarën. Përpiquni të shmangni, nëse keni qenë në një lidhje prej vitesh, përsëritjen e ngjarjeve dhe situatave të caktuara. Sa i përket punës, gjithçka që keni përjetuar, edhe nëse ju është dashur ta përtypni me hidhërim, nuk ka qenë e kotë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 9 korrik 2025), makthi i “Afërditës së kundërt” ka mbaruar që nga 4 korriku. Qetësia kthehet. Sa i përket punës, nuk ka mungesë idesh, për fat të keq ka mungesë parash. Ose të paktën, ka pasur vonesa në pagesa, probleme me Merkurin në opozitë që nuk ka gjasa të zgjidhen para fundit të muajit.

PESHQIT

Disa çifte janë në krizë, të tjerë janë në rishikim edhe për shkak të ndërhyrjeve të jashtme, të afërmve, miqve që kanë penguar. Sa i përket punës, një moment i rëndësishëm po vjen për ata që kanë një biznes të pavarur ose janë të lidhur me kontakte.

Del FOTOJA e KAPITENIT HERO që sakrifikoi jetën për të shpëtuar turistët në Shkodër!

Ky është Arben Anamali, kapiteni 51-vjeçar nga Shkodra që sot humbi jetën në Liqenin e Shkodrës, teksa bëri një akt heroik duke shpëtuar dy turistë nga mbytja.

Në një akt sakrifice dhe vetëflijimi, Arbeni dha jetën e tij për të shpëtuar turistët të cilët tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Ajo që e bën më tronditëse këtë ngjarje është fakti se trupi i Arbenit nuk është gjetur akoma, dhe ndodhet ende në ujërat e liqenit. Polumbarët janë duke kryer zhytje me qëllim gjetjen e trupi të tij.

Medi Iseni reagon ashpër pas deklaratës së Stresit për arrestimin e Noizyt

Pas arrestimit të raportuar të Noizyt në Zvicër, Stresi la të kuptohet se për ngjarjen mund të ishte fajtor Medi Iseni, me të cilin pati një konflikt vitin e kaluar.

Por Medi nuk ka qëndruar në heshtje, në një reagim të fortë në rrjetet sociale, ai e ka quajtur Stresin “të pabesë” dhe ka përmendur incidentin e diskotekës si një sulm të organizuar, ku ai thotë se është tradhtuar.

“Prita ka vra më burra se unë. Zoti është i madh, vonon po nuk harron,” – shkruan ai, duke lënë të nënkuptohet se drejtësia do të vihet në vend.

Sipas tij, fshirja e disa materialeve online është provë se gjithçka ka qenë e planifikuar. Autoritetet zvicerane vazhdojnë hetimet për rastin.

Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes/ Mori kredi 3500€, nën hetim 32-vjeçarja, ja skema që përdori

Një 32-vjeçare nga Tirana është marrë nën hetim nga Policia e Tiranës pasi është denoncuar nga një 25-vjeçare, e afërme e saj, për falsifikim dhe mashtrim. Donika Curri dyshohet se ka përdorur të dhënat personale të së resë, si dhe foton e kartës së identitetit të saj, duke ndërhyrë në e-Albania dhe më pas ka aplikuar në një bankë mikrokredish.

Sipas denoncimit të 25-vjeçares, Donika Currit, iu është aprovuar kredia në emrin e 25-vjeçares në vlerën 3500 euro. Burime nga policia bëjnë me dije se Donika Curri ka mundur të skanojë fytyrën e 25-vjeçares nga karta e identitetit, duke marrë më pas të dhënat në e-Albania.

Kjo nuk është hera e parë që emri i saj lidhet me veprime të tilla. Rezulton se më 25 qershor të këtij viti, ajo është ndaluar nga Policia e Lezhës për po të njëjtat akuza

I riu ν▪︎iq pas arrestimit, arrestohen dhe nisin hetimet për 5 policë

Pesë zyrtarë policorë janë arrestuar nën dyshimin lidhur me incidentin që ka ndodhur në orët e para të 7 korrikut në Lipjan, ku një 27-vjeçar vdiq pasi u arrestua.

Mediat lokale raportojnë se zyrtarët policorë dyshohen për kryerjen e veprës penale “vrasje nga pakujdesia” ndërsa si masë paraprake ata do të qëndrojnë 48 orë të ndaluar.

“Pas intervistimit të tyre dhe administrimit edhe me dëshmitë e tjera që janë siguruar sot pas veprimeve hetimore, të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar si të dyshuar, kurse me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, vijon njoftimi.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njoftoi se ka rekomanduar suspendimin e tyre lidhur me reagimin në incidentin që ka ndodhur pas mesnatës në Lipjan.

“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë)”, ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.

IPK thotë se në kuadër të hetimit pritet të ndërmerren edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë incident, si dhe priten rezultatet e ekzaminimeve, përfshirë ato mjeko-ligjore.

Sipas zyrtarëve policorë, në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka ofruar ndihmën e parë, por përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për rastin dhe kanë kërkuar zbardhjen e së vërtetës.

Në videot e publikuara në mediat sociale shikohen disa momente kur personi është i shtrirë në tokë dhe efektivët i vendosin prangat.

Detaje mbi incidentin

Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton vdekjen e një burri në Lipjan, i cili, sipas informacioneve, sulmoi automjete dhe kalimtarë të rastit ndërsa ishte në gjendje të dehur.

Incidenti, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ndodhi në rrugën “Haradin Bajrami” në orët e para të së hënës.

“Sot, rreth orës 00:15, Policia mori informacion se një person, i dyshuar nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan. Njësitë policore reaguan menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje u thirr edhe ekipi i urgjencës mjekësore, i cili i dha ndihmën e parë personit në fjalë. Pavarësisht përpjekjeve, u konstatua se ai kishte ndërruar jetë”, tha Borovci.

“S’jam shkatërruesja e asnjë çifti”/ Livia shpërthen ndaj Mevlanit: Kur të qesh në fytyrë të bën copë dinjitetin

Livia Brunga ka reaguar me një mesazh në Instagram, ku ka treguar hapur për vuajtjet e saj personale dhe situatën e vështirë që ka përjetuar. Pa përmendur emrin e tij, por duke lënë të kuptohet se i drejtohet Mevlanit, ajo flet për tradhtinë, mungesën e përgjegjësisë dhe dhimbjen që ka kaluar.

“Jam lodhur të ndjej në lëkurë një paragjykim që nuk ka lidhje me mua, as me historinë time”, shkruan ajo, duke theksuar se gjëja që e ka lodhur më shumë është fakti që ka mbrojtur një person që nuk mori kurrë përgjegjësi, por që luajti me të dhe me familjen e saj në mënyrën më të pistë.

Livia sqaron se nuk është “shkatërruesja e një çifti”, pasi sipas saj, çifti ishte i saj që në fillim.

Ajo i drejtohet dhe atyre që e gjykojnë: “Ju që gjykoni, nuk më prekni dot sepse unë di të vërtetën,” duke u uruar që një ditë të përjetojnë të njëjtën dhimbje që ajo ka kaluar.

Teksti i plote:

**“Me ju thënë të drejtën jam lodh.
Jam lodh të ndjej në lëkurë një paragjykim që nuk ka lidhje me mu, nuk ka lidhje me historinë time.
Por gjëja që më ka lodh më shumë është të toleroj dhe të mbroj një person që nuk diti kurrë me marrë një përgjegjësi, dhe luajti në format më të pista, me mu, me prindërit e mi.

Do ishte më e thjeshtë me hesht, do ishte më e thjeshtë me kthyer shpinën e me ec përpara, por kur dikush të dëmton shpirtin, kur dikush të qesh në fytyrë ndërkohë që po të bën copë copë dinjitetin dhe zemrën, aty nuk mban ma.

Jo, nuk jam shkatrruesja e as një çifti, çifti ishte i jemi.
Jo, nuk e bën një shtatzani e ndodhur dy netë nëpër hotele një vajzë të jetë “zonja” e situatës,
dhe jo, nuk janë gënjeshtra që e ndërtojnë një “familje” që praktikisht kurrë nuk ka ekzistu, por që një tufë injorantësh dhe komentues “farash në shkallë pallati” kanë dëshirë ta thërrasin të tillë për një ose dy paraqitje fake të shfaqura nëpër ekran.

Do dukem e keqja e situatës, si përherë, por nuk trembem, sepse e vërteta kurrë nuk më ka tremb.

Ka jetu çdo ditë me mu, ka marrë frymë çdo ditë me mu, ka hangër bukë me mu nga duart e mia, dhe në fund ka gjet guximin me dal në publik nga frika e opinionit të më uli mu, të më mohoj mu, aty ku fjala dashuri u përkthye me forcë në fjalën “suporti”, aty ku promovimi i një gënjeshtre ishte primar për mos t’u duk “djali i keq”.

Por ti je djali i keq!
Jam lodh, dhe të kem këtë rol, sepse i kam mohu vetit vërtetësinë dhe lumturinë për t’e ruajtë të gjithëve, por pesha që unë kam mbajt mbi supe deri tash, më s’muri.

Ju që do gjykoni, nuk më prekni në asnjë mënyrë, sepse unë di të vërtetën, por ju uroj një ditë që personi që ju bërtet aq jeni dashuria e tyre më e madhe, t’ju surprizoj me një jetë të dyfishtë e me një shtatzani nga dikush tjetër, që as emri s’i ka vlerë.

S’ka më kthim, por vetëm pasoja.”**

Nuk po njihet/ Kiara Tito është kjo? Moderatorja habit me pamjen e saj të re (Foto)

Moderatorja e njohur e Portokallisë njëkohësisht edhe ish-banore e BBV2, Tito ka ndarë një foto në Instagram me një pamje të re.

Por në të vërtetë Kiara nuk është bërë me baluke, ajo është grimuar dhe veshur për një ndër rolet që realizon në numrat gjatë turneut “Verë dhe Portokalle”, ku mbrëmjen e djeshme kanë qenë në Tepelenë.