Sherri me grushta në Kamëz. Kush është ish-oficeri (shofer i Vis Martinajt) që u përpIas FNSH-n!

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur ditën e sotme në një lokal në Kamëz.

Dyshohet se protagonist i sherrit është Jeton Lami, ish-oficer i Forcës së Posaçme Operacionale dhe personi i fundit që ka shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.

Konkretisht, konflikti është regjistruar pranë ambienteve të një lokali, kur ish-oficeri Jeton Lami, i cili ka qenë nën shoqërinë e disa personave është përplasur me një grup tjetër personash mes të cilëve dyshohet se ka qenë dhe një efektiv i Forcave të ndërhyrjes së shpejtë i identifikuar si Robert Uku.

Ky i fundit është përpjekur të ndajë të përfshirët në konflikt, por janë përballur me kërcënime nga ish-oficeri i operacionales, Jeton Lami.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 15 maj 2026

DASHI

Jeni më i menduar se zakonisht dhe kjo të ndihmon të shmangësh gabimet. Kohët e fundit ke shpenzuar shumë energji, ndoshta edhe në situata që nuk e meritonin vëmendjen tënde të plotë. Në punë, je më i aftë të kuptosh se cilat qëllime ia vlejnë vërtet përpjekjes tënde dhe mund të vendosësh të ndryshosh metodën ose strategjinë tënde. Megjithatë, në dashuri, qielli të fton të jesh më i pranishëm dhe më pak impulsiv: ata përreth teje duan të ndihen vërtet të përfshirë, jo vetëm të rrëmbyer nga entuziazmi yt i çastit.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 15 maj 2026), është një ditë interesante sepse sjell stabilitet, por edhe dëshirë për ripërtëritje. Nga njëra anë, po kërkoni siguri; nga ana tjetër, ndjeni sikur disa zakone po bëhen shumë kufizuese. Në punë, mund të vijë një propozim ose ide që duhet ta zhvilloni me qetësi, pa u nxituar. Në dashuri, keni nevojë për emocione të vërteta: qetësia sipërfaqësore nuk është më e mjaftueshme; doni të ndiheni thellësisht të kuptuar dhe të vlerësuar.

BINJAKËT

Mendja juaj është e shpejtë, por më e organizuar se zakonisht. Kjo ju lejon të menaxhoni më mirë angazhimet dhe të kuptoni se cilat projekte meritojnë vëmendje. Në punë, jeni në gjendje të gjeni zgjidhje krijuese, por praktike, një cilësi që do të bëjë gjithë ndryshimin sot. Megjithatë, në dashuri, keni nevojë për më shumë qartësi: shmangia e bisedave të caktuara mund t’i ndërlikojë gjërat pa nevojë. Është më mirë t’i trajtoni ndjenjat tuaja me ndershmëri.

GAFORRJA

Kjo është një ditë emocionalisht intensive, por shumë e dobishme për të fituar qartësi. Disa situata që ju kanë lënë të ndiheni dyshues ose melankolik më në fund po fillojnë të zbulohen për atë që janë në të vërtetë. Në punë, përpiquni të mos mbylleni shumë në vetvete: diskutimi mund t’ju sjellë ide interesante. Në dashuri, qielli favorizon biseda të sinqerta dhe momente me ndjeshmëri të madhe të përbashkët.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e premte, 15 maj 2026), ju keni një lloj besimi të ndryshëm nga zakonisht: më pak të dukshëm dhe më autentikë. Kjo ju bën veçanërisht bindës si në punë ashtu edhe në marrëdhëniet personale. Në punë, mund të përballoni përgjegjësitë dhe ngjarjet e papritura me qetësi dhe autoritet. Megjithatë, në dashuri, është koha të ulni paksa mbrojtjet tuaja dhe të tregoni anën tuaj më të prekshme: dikush mund t’ju surprizojë në një mënyrë pozitive.

VIRGJËRESHA

Ditë me veprime praktike, por jo pa ndryshime të papritura. Disa plane mund të ndryshojnë në minutën e fundit, por ju prapë do të jeni në gjendje të gjeni një zgjidhje efektive. Në punë, saktësia juaj do të vlerësohet shumë. Megjithatë, në dashuri, përpiquni të mos e shndërroni çdo emocion në një analizë: ndonjëherë, përjetimi i gjërave spontanisht jep rezultate më të mira se çdo arsyetim.

PESHORJA

është një ditë e mirë, por jo pa ndryshime të papritura. Disa plane mund të ndryshojnë në minutën e fundit, por prapëseprapë do të jeni në gjendje të gjeni një zgjidhje efektive. Në punë, saktësia juaj do të vlerësohet shumë. Megjithatë, në dashuri, përpiquni të mos e shndërroni çdo emocion në një analizë: ndonjëherë, përjetimi i gjërave spontanisht jep rezultate më të mira se çdo arsyetim.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 15 maj 2026), ndjeni nevojën për të marrë një qëndrim ndaj një situate që është zvarritur për një kohë shumë të gjatë. Nuk mund të qëndroni më në dyshim ose të përpiqeni t’i kënaqni të gjithë. Në punë, mund të përballeni me një vendim të rëndësishëm që duhet të trajtohet më me vendosmëri. Në dashuri, qielli favorizon sqarimet e sinqerta: më mirë një e vërtetë e thënë sot sesa një keqkuptim që vazhdon të përkeqësohet.

SHIGJETARI

Eshtë një ditë shumë intensive dhe e qartë. Keni një aftësi të jashtëzakonshme për të kuptuar mendimet dhe qëndrimet themelore të të tjerëve. Në punë, kjo ju bën strategjikë dhe shumë efektivë në vendimet tuaja. Në dashuri, jeni më të thellë se zakonisht dhe më pak të gatshëm të toleroni sipërfaqësinë: dëshironi marrëdhënie të vërteta, të afta t’ju përfshijnë plotësisht.

BRICJAPI

Njeni nevojën t’u jepni projekteve tuaja një drejtim më konkret. Improvizimi ose të jetuarit ditë pas dite nuk është më e mjaftueshme. Në punë, mund të filloni të planifikoni diçka të rëndësishme për të ardhmen, edhe nëse do t’ju duhet kohë. Në dashuri, megjithatë, përpiquni të jeni të sinqertë, por edhe të butë: jo të gjithë kanë të njëjtën mënyrë të drejtpërdrejtë për t’iu qasur gjërave si ju.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 15 maj 2026), është një ditë shumë e dobishme për të rirenditur prioritetet tuaja. Ndiheni sikur mund ta shihni më qartë se ku doni të shkoni dhe cilët njerëz ia vlejnë vërtet kohës suaj. Në punë, po bëni përparim të fortë dhe konkret falë këmbënguljes suaj. Megjithatë, në dashuri, duhet të mësoni të tregoni më shumë ndjenjat tuaja: ata që janë afër jush duhet të ndihen më pak të largët nga ju.

PESHQIT

Keni intuitë të shkëlqyer dhe një dëshirë të fortë për të ndryshuar perspektivën. Disa ide që vijnë pothuajse rastësisht mund të jenë shumë interesante. Në punë, kjo është koha e duhur për të propozuar diçka inovative ose të ndryshme nga norma. Megjithatë, në dashuri, qielli kërkon një prani më të madhe emocionale: të qenit i qartë në lidhje me ndjenjat tuaja do të shmangë keqkuptimet.

Soni Malaj fIet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP (Video)

Këngëtarja Soni Malaj ka folur për herë të parë në Ferma VIP për lidhjen e saj të dikurshme me këngëtarin e njohur Flori Mumajesin, duke zbuluar se kanë qenë bashkë për dy vite e gjysmë.

Fermerja tregoi se marrëdhënia mes tyre ka qenë zyrtare, pra të fejuar.

Biseda nisi te një nga këngët e Florit që po dëgjohej në fermë, ndërsa Moza e pyeti Sonin nëse kishte ndonjë afeksion të veçantë për artistin.

Mos ma shaj Florin”, iu përgjigj ajo me humor. “Është ishi im. Dy vite e gjysmë bashkë”, vijoi më tej.

Pjesë nga biseda:

Moza Ahmeti: Po kjo kënga e kujt është?

Soni Malaj: E Florit.

Moza Ahmeti: Ah ndaj është si anemike.

Soni Malaj: Mos ma shaj Florin!

Moza Ahmeti: Jo jo, por ka bërë shumë këngë ndaj. Pse e personalizove ti? Ke ndonjë afeksion?

Soni Malaj: Është ishi im. Dy vite e gjysmë bashkë. Ka vite si histori. Kemi qenë zyrtarisht.

Moza Ahmeti: Beqar është tani apo i lidhur?

Soni Malaj: Ai në punë të vetë tani, unë në timen.

Moza Ahmeti: Po rishikojeni.

Soni Malaj: Jo jo.

Moza Ahmeti: E di çfarë i kam punuar njëherë Florit. Kishte kaluar kohë pa u parë. I binte një makinë borisë, kthej kokën unë e njoha, por bëra sikur se njoha. Ishte shëndoshur shumë.

Soni Malaj: I shkon shëndeti.

Moza Ahmeti: Edhe thashë do i bëjë lojë këtij. Jam filani më tha. Jo i thashë unë çne. Ti je i shëndoshë. Ik i thashë, unë s’të njohë fare. Ah ça ka për të më bërë ai mua.

Gjithashtu, Soni bëri edhe një thirrje spontane nga Ferma VIP për Florin, duke i kërkuar që t’i sillte një dron.

“Njëherë, kur po ia vendosnin shumë këngët, thashë mos po na vjen në Fermë. Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu? Moza, thuaju të më sjellin një dron, të lutem”, tha Soni Malaj ndër të tjera.

Jo vetëm krom, studimi zbuIon pasurinë e panjohur në thellësitë e galerive të Bulqizës

Studimet e fundit, të realizuara nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë të udhëhequr nga Laurent Truche, faktojnë se në këto galeri të minierës së Bulqizës mund të ekzistojnë rezerva natyrore hidrogjeni, të krijuara nga vetë proceset gjeologjike që kanë formuar këta gurë.

Reaksione të ngadalta, por të vazhdueshme, mes mineraleve të pasura me hekur dhe ujë kanë prodhuar këtë gaz të lehtë, duke e mbajtur të bllokuar në strukturat e nëntokës.

“Studimi i fundit që është kryer dhe publikuar në 2025 me shumë analiza të gazit dhe të ujit, dhe sidomos të gazit me shumë analiza izotopike, konfirmojnë origjinën abiotike të hidrogjenit”, u shpreh Bardhyl Muceku, profesor i Universitetit Politeknik të Tiranës.

“Përmbajtja e gazit e izoluar, duke mos qenë në kontakt me ajrin e minierës apo me atmosferën, janë analizuar gati në 17 laboratorë në të gjithë botën”, u shpreh Muceku.

“Në këto analiza nuk është vetëm kjo analizë që e ka konfirmuar këtë gjë, janë gjithashtu analiza izotopike, që i janë bërë vetë hidrogjenit, pra që konfirmojnë origjinën abiotike”, shprehet profesori.

Studimi i publikuar në revistën shkencore “Science” konfirmon se në galeritë e minierës çlirohet një sasi e konsiderueshme hidrogjeni natyror. Matjet tregojnë se gazi që del nga nëntoka përmban deri në 84% hidrogjen, një përqindje e pazakontë që e vendos Bulqizën mes rasteve më të rëndësishme të dokumentuara deri më sot.

“Ne raportojmë matje të drejtpërdrejta të një shkalle të lartë të nxjerrjes së gazrave prej 84% të hidrogjenit nga miniera e thellë nëntokësore e kromit të Bulqizës në Shqipëri. Një minimum prej 200 tonësh hidrogjen nxirret çdo vit nga galeritë e minierës, duke e bërë atë një nga shkallët më të mëdha të rrjedhjes së hidrogjenit të regjistruara deri më sot”.

“Fakti që prej vitesh, gati tani 10 vite që ky raport nuk ndryshon, pra ne kemi bërë çdo vit analiza dhe raporti i metanit me hidrogjenin është pothuajse i njëjtë, nuk ndryshon, sasia e gazit që del atje është po e njëjtë. Prej më shumë se 10 vitesh kemi një sasi prej 200 tonësh në vit që çlirohen dhe këto të nxjerrin në përfundimin që kemi diçka që nuk po shteron me kalimin e kohës, por nuk është një sasi e madhe për të qenë për momentin me leverdi ekonomike”, u shpreh Bardhyl Muceku.

Deri më sot, hidrogjeni është konsideruar energji e së ardhmes, por që prodhohet me kosto të lartë dhe me ndotje, kryesisht nga gazi natyror. Ndërsa në Bulqizë, ai po del natyrshëm, pa ndërhyrje industriale. Studimi jep një interpretim të qartë, sipas të cilit rezultatet tregojnë praninë e një rezervuari të thellë, të lidhur me një zonë çarjesh tektonike.

U shqyrtuan tre skenarë të ndryshëm për prodhimin e hidrogjenit: dekrepitimi i hidrogjenit të bllokuar në shkëmb, serpentinizimi aktiv në temperaturë të ulët dhe skenari i tretë, çlirimi i hidrogjenit të bllokuar brenda zonës së çarjes, e cila vepron si rezervuar.

Përfundimi është i qartë, rrjedhja aktuale nuk mund të shpjegohet vetëm nga proceset aktive. Kjo e shtyn interpretimin drejt një ideje më të fortë: ekzistencës së një depozite të akumuluar ndër vite. Në këtë kuptim, miniera e kromit nuk është burimi i gazit. Ajo është vetëm pika ku gazi ka dalë në sipërfaqe…

“Ia vlen që të studiohet këtu në rastin e masivit të Bulqizës, sepse kemi fatin e mirë që ne mund të hyjmë deri në thellësi deri në 1 mijë metra”, thotë Muceku.

Nëse kemi një rezervuar, atëherë lind menjëherë pyetja: sa i madh është dhe a mund të shfrytëzohet duke sjellë përfitim ekonomik? Duhet thënë se studimi ngre disa kufizime të qarta. Nuk dihet me saktësi sa shpejt rigjenerohet ky gaz, sa është jetëgjatësia e rezervuarit dhe çfarë ndikimi do të kishte ndërhyrja njerëzore në këtë sistem delikat.

“Duke marrë parasysh diapazonin e vlerësuar të vëllimit të çarjes dhe të njëjtin porozitet, shkalla e matur e rrjedhjes mund të mbahet për 25 deri në 238 vjet. Me fjalë të tjera, sasia totale e hidrogjenit e ruajtur në zonën e çarjes do të varionte nga 5000 deri në 50,000 ton”.

“Është një diapazon shumë i gjerë, nëse do të ishte 5 mijë nuk do të ishte me leverdi e madhe, nëse do të ishte 50 mijë sigurisht që do të kishte një leverdi mesatare për ekonominë”, u shpreh Bardhyl Muceku, profesor i Universitetit Politeknik të Tiranës./ Inside Story

Rama për Spiropalin: Dy herë e faIa, të tretën jo më!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë debatet e fundit të brendshme në Partinë Socialiste, duke u ndalur edhe te komentet dhe qëndrimet e Elisa Spiropalit, për të cilën u pyet drejtpërdrejt gjatë një bashkëbisedimi me botuesin e Koha Jonë, Nikollë Lesi, që po transmetohet edhe në faqen e Ramës në Facebook.

I pyetur nëse brenda Partisë Socialiste ka nisur të krijohet tension apo “kazani” po zien, duke përmendur edhe disa emra si Elisa Spiropali, Erion Braçe dhe Ogerta Manastirliu, Rama u shpreh fillimisht për Erion Braçen.

“Tani në PS, çfarë ndodh në PS? Ka ndonjë kështu, ndonjë fraksion ndonjë kështu, se ka disa emra që… Pashë një status të Elisa Spiropalit që ishte thumbues, i shkruar shumë bukur me ChatGPT besoj, se ishte shkruar shumë bukur; Erion Braçe që nuk pranon Ogerta Manastirliun. Ka kazan? Dhe ‘kazani’ te PS-ja ka filluar të ziejë pak besoj”, ishte pyetja që iu drejtua kryeministrit.

Rama u përgjigj:

“Unë di që Erion Braçja ka qenë ai që është dhe thotë, do mbetet ky që është, këtë di unë. Nuk më duket se ka ndonjë gjë të re në kuptimin që ai ashtu ka qenë, ashtu është, ashtu do jetë dhe ashtu duhet të jetë. Është ekzaktësisht një njeri që është vetvetja dhe s’ka asnjë gjë për t’u çuditur. Është vetvetja. Ashtu është ai.”

Në ndërhyrjen e mëtejshme, Nikollë Lesi i tha se të njëjtën gjë kishte deklaruar edhe Blendi Klosi, duke pyetur nëse kjo ishte një linjë partie.

“Po ashtu është, ashtu është. Kush përpiqet ta imitojë, bën gabim”, u shpreh Rama.

Më pas biseda u fokusua te Elisa Spiropali.

“U more me Erion Braçen, harrove Elisa Spiropalin”, tha Lesi.

Rama u përgjigj shkurt:

“S’ka gjë për të shënuar këtu. Çfarë ka?”

Nikollë Lesi vijoi duke pyetur nëse Spiropali mund të përjashtohej, duke iu referuar deklaratave të saj.

“Do përjashtohet? Se ajo tha ‘më përjashto. Më përjashto, më përjashto, më përjashto’. Domethënë që lutja vetëm ‘më hiq qafe’ apo nuk do të përgjigjesh?”

Rama reagoi me një krahasim figurativ:

“Kush thotë ‘hajde, këtu më ke, më vrit’ e thotë ngaqë të do apo jo? Kështu që nuk duhen marrë …”

Në këtë moment, Lesi ndërhyri:

“S’e ka humbur dashurinë për Skënderbeun.”

Rama vijoi:

“Jo, jo, nuk duhen marrë literalisht këto gjëra. Janë krejt normale për sa kohë nuk prekin atë vijën e kuqe.”

Gazetari këmbënguli duke thënë se, sipas tij, Spiropali e kishte kaluar vijën e kuqe.

“Vijën e kuqe ka prekur ajo. Dy vija të kuqe madje, po ti nuk do që ta thuash. Dy. Dy vija që i ka shkelur, dy vija të kuqe. Madje dëgjova kolegun Martin Leka që tha ‘e kisha përjashtuar për tre minuta’. Kështu tha Martini. I thashë ‘gabim të përjashtosh’. Jo – tha ai. ‘Unë e kisha përjashtuar – tha Martin Leka – në vend, në sekondë’. ‘Po Rama është tolerant – tha ai. Jo unë.’”

Në fund, Rama dha përgjigjen e tij më të drejtpërdrejtë për këtë çështje:

“Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta pastaj e ndan.”

Kur Lesi interpretoi deklaratën duke thënë se Spiropali ka një tjetër mundësi përpara përjashtimit, Rama shmangu thellimin e debatit:

“Jo, këto janë si titujt e ‘Kohës’, tonë të parës. Se këtu jemi për Kohën tonë, nuk jemi për këto situata, për këto, shko te doktori.”

Kush po ia menaxhon llogaritë Mozës? Akili bën dekIaratën! Më vjen se asaj do tja…

Ish-banori i “Ferma VIP”, Akili, ka hedhur akuza të forta së fundmi përmes llogarisë së tij në Instagram, duke zbuluar një prapaskenë të papritur lidhur me menaxhimin e rrjeteve sociale të shkrimtares Mimoza Ahmeti teksa ajo ndodhet brenda shtëpisë.

I pyetur shpesh nga ndjekësit e tij se përse Moza (ose profili i saj zyrtar) nuk i ndan asnjëherë në “story” postimet dhe fjalët mbështetëse që ai shkruan për të, Akili ka vendosur të thyejë heshtjen.

Ai ka sqaruar situatën duke deklaruar se llogaria e shkrimtares nuk po menaxhohet nga njerëzit e saj të gjakut, por nga persona që, sipas tij, kanë pasur gisht drejtpërdrejt në eliminimin e tij nga gara.

“Për ju që më pyesni pse Moza s’i bën repost në story ato çfarë them unë për të!!! Kam pyetur dhe Instagrami i Mozës nuk menaxhohet nga familjarët e saj!!! Por nga ‘marioneta’ që luftuan shumë që unë të dal jashtë…” – ka shkruar ai i revoltuar në InstaStory.

Kjo zbulim e ka bërë Akilin të reflektojë edhe mbi raportin e tij aktual me vetë spektaklin. Ai ka theksuar se kjo është arsyeja kryesore pse ka zgjedhur të distancohet totalisht nga programi, duke mos e fshehur keqardhjen për faktin që shkrimtarja ndodhet ende aty.

“Besoj tani bën sens pse unë s’merrem më me atë format dhe pse më vjen keq pse Moza ka ngecur aty,” – ka përfunduar Akili.

Kjo deklaratë ka hapur një diskutim të ri në rrjetet sociale rreth prapaskenave të menaxhimit të imazhit të banorëve jashtë shtëpisë dhe intrigave që mund të zhvillohen përtej kamerave të formatit.

UItimatum për Edi Ramën! Dil nga zyra për 7 ditë, ndryshe e hëngre si Maduro!

Një letër që doli në rrjet dhe ku i bëhet thirrje Edi Ramës të largohet nga Kryeministria, është bërë objekt diskutimesh duke hapur një sezon të ri gallate në rrjet.

Letra që shikoni më poshtë, është dërguar nga ajo që është vetëshpallur si qeveri teknike dhe ka 4 kërkesa në formë ultimatumi ku mes të tjerash, i deleguari i të ashtuquajturës “Qeveri Teknike”, Edison Rrapushi, i kërkon Edi Ramës lirimin urgjent të zyrave të Kryeministrisë për t’ia dorëzuar Profesor Pëllumb Pilinçit.

Sipas letrës, Rama ka afat shtatë ditë për të liruar ambientet, për të ndaluar nxjerrjen e VKM-ve dhe për të dorëzuar “çelësat, vulat dhe regjistrin e personelit”.

“Mandati i qeverisë suaj ka skaduar më 11 Gusht 2025, kur në Vlorë u mandatua Qeveria Teknike e Shqipërisë me Kufij Natyror, me kryeministër Prof. Pëllumb Gani Pilinçin. Qeveria Teknike ju kürkon të mos bëheni pengesë e proçesit demokratik të kalimit të pushtetit. Prof. Pilinçi ju ka sqaruar disa herë edhe publikisht, se qëndrimi juaj në ambientet e Kryeministrisë përbën okupim të paligjshëm të institucionit”.

Letra ka bërë që të plasëse gallata më rrjet sidomos pasi në të lëshohet dhe një paralajmërim teksa thuhet se në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit mund të ndërmerret një “operacion ushtarak i ngjashëm me atë të Venezuelës”.

Screenshot

Rregulla të reja për verifikimin në pikat kufitare, ja si do të ndryshojnë procedurat e hyrje-daIjeve

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një vendim të ri që përcakton specifikimet teknike dhe rregulla më të forta për vulosjen e dokumenteve të udhëtimit në të gjitha pikat e kalimit kufitar në Republikën e Shqipërisë. Ky akt nënligjor, i miratuar në zbatim të ligjit të ri për kontrollin e kufirit shtetëror, synon forcimin e sigurisë dhe modernizimin e procesit të kontrollit dhe verifikimit të udhëtarëve.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, vulat kufitare tashmë do të klasifikohen si “mall me natyrë të veçantë”, çka nënkupton se do t’i nënshtrohen procedurave specifike të prokurimit, administrimit dhe sigurisë.

Vulat e reja do të prodhohen me trup dhe gjurmë metalike për të garantuar rezistencë ndaj përdorimit të shpeshtë, ndërsa elementi kryesor i sigurisë do të jetë datari dhe kodi i lëvizshëm i sigurisë, i cili do të ndryshohet periodikisht, me interval jo më të gjatë se një muaj.

Çdo vulë do të jetë e personalizuar dhe do të përmbajë emrin e pikës së kalimit kufitar përkatës, simbolin e mjetit të udhëtimit sipas kategorisë (ajror, detar ose tokësor), simbolin shtetëror “AL” të rrethuar me rreth, si edhe kodet e sigurisë, të cilat do të konsiderohen informacion konfidencial.

Për të garantuar gjurmueshmëri të plotë, do të krijohet një Pikë Kombëtare Kontakti nën varësinë e Policisë së Shtetit. Kjo strukturë do të ketë akses të menjëhershëm për të identifikuar çdo efektiv të policisë kufitare që ka në përdorim një vulë të caktuar, si dhe kodin përkatës të saj, në çdo moment.

Vendimi përcakton edhe mënyrën praktike të vulosjes së dokumenteve të udhëtimit, me qëllim shmangien e dëmtimit të pasaportave apo mbulimit të vizave ekzistuese.

Për pasaportat pa vizë, vula e hyrjes do të vendoset në anën e majtë të faqes së parë të lirë, duke filluar nga pjesa e sipërme, ndërsa vula e daljes do të vendoset pranë saj në të njëjtën faqe.

Për pasaportat që përmbajnë vizë, vula duhet të vendoset në faqen përballë asaj ku ndodhet viza. Nëse kjo faqe nuk është e disponueshme, procedohet me faqen pasuese.

Rregullat ndalojnë në mënyrë kategorike vendosjen e vulave në zonën e lexueshme nga pajisjet elektronike (MRZ), si edhe në faqet e rezervuara për shënime të tjera zyrtare.

Për rastet e refuzimit të hyrjes në Shqipëri, procedura parashikon që në pasaportë të vendoset fillimisht vula e hyrjes, e cila më pas anulohet me një kryq të bërë me bojë të pashlyeshme. Krahas saj vendoset edhe shkronja identifikuese që tregon arsyen konkrete të refuzimit.

Në rast se një efektiv i policisë kufitare kryen gabim gjatë procesit të vulosjes, vula e gabuar revokohet duke vendosur dy viza paralele në këndin e sipërm të majtë të saj.

Gjithashtu, për qytetarët që kanë hyrë ose dalë ligjërisht nga territori, por për arsye të ndryshme nuk kanë vulë në pasaportë ose mungon regjistrimi në sistemin elektronik, Policia Kufitare do të lëshojë një formular të posaçëm vërtetimi. Ky dokument do të jepet vetëm pasi autoritetet të kenë verifikuar ligjshmërinë e lëvizjes përmes dokumentacionit mbështetës, si bileta udhëtimi, listat e pasagjerëve apo arkivat zyrtare.

Vendimi i ri shfuqizon rregulloren e mëparshme të vitit 2016 dhe ngarkon Ministrinë e Brendshme me zbatimin e menjëhershëm të këtyre procedurave në të gjitha pikat e kalimit kufitar në vend.

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E FORMATIT DHE TË SPECIFIKIMEVE TEKNIKE TË VULAVE TË VERIFIKIMIT KUFITAR, SI DHE TË RREGULLAVE PRAKTIKE TË VULOSJES SË DOKUMENTEVE TË UDHËTIMIT GJATË HYRJE-DALJEVE NË KUFIRIN SHTETËROR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 17, të ligjit nr.39/2025, “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Vulat që përdoren nga rojat kufitare, për efekt të verifikimeve kufitare në hyrje dhe në dalje të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë (në vijim, vulat e hyrje-daljes), kategorizohen si mall me natyrë të veçantë dhe prokurohen në përputhje me parashikimet e ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.

2. Trupi dhe gjurma e vulave të hyrje-daljes është prej materiali metalik, i cili i reziston përdorimit të shpeshtë dhe për një kohë të gjatë.

3. Trupi i vulave të hyrje-daljes përmban mekanizëm të lëvizshëm, që mundëson ndërrimin e datarit dhe të kodit të sigurisë.

4. Specifikimet e gjurmës së vulave të hyrje-daljes klasifikohen “konfidenciale”.

5. Gjurma e vulave të hyrje-daljes përmban kodin e personalizuar, emrin e pikës përkatëse të kalimit kufitar, simbolin përkatës të mjetit të udhëtimit, në varësi të pikës së kalimit kufitar dhe, në zonën ku vendosen shkronjat e simbolit të shtetit, përmban simbolin “AL” të rrethuar nga një rreth.

6. Mënyra e përcaktimit të kodit të sigurisë së vulave të hyrje-daljes për secilën pikë të kalimit kufitar, procedurat për magazinimin, ruajtjen, sigurimin e dorëzimin e vulave për çdo turn dhe për çdo rojë kufitare në pikat e kalimit kufitar, si edhe formati e përmbajtja e informacionit lidhur me vulat e hyrje-daljes të dëmtuara, të humbura apo të vjedhura, përcaktohen dhe rregullohen në procedurat standarde të punës të Policisë Kufitare dhe Migracionit.

7. Kodi i sigurisë së vulave të hyrje-daljes ndërrohet në intervale të rregullta, jo më të gjata se një muaj.

8. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit përcaktohet një Pikë Kombëtare Kontakti, përgjegjëse për shkëmbimin e informacionit për kodet e sigurisë së vulave të hyrje-daljes. Pika Kombëtare e Kontaktit ka akses të menjëhershëm në informacionin për këto vula për:

a) pikën e kalimit kufitar, në të cilën është dorëzuar një vulë e caktuar dhe gjendjen e saj fizike;

b) identitetin e rojës kufitare, të cilit i është dhënë në dorëzim një vulë e caktuar, në një kohë të caktuar;

c) kodin e sigurisë së një vule të caktuar, në një kohë të caktuar.

9. Kërkimi i informacionit për vulat e hyrje-daljes, në përputhje me parashikimet e pikës 8 të këtij vendimi, kryhet nëpërmjet Pikës Kombëtare të Kontaktit.

10. Vulosja e pasaportës që nuk përmban vizë kryhet duke vendosur vulën e hyrjes në anën e majtë të faqes së parë të lirshme të pasaportës, duke filluar nga lart. Vula e daljes vendoset, parimisht, në të njëjtën faqe, përbri vulës së hyrjes.

11. Vulosja e pasaportës që ka një vizë, me të cilën personit i jepet e drejta e hyrjes, kryhet sipas parashikimeve të pikës 10 të këtij vendimi, në faqen përballë faqes, ku është vendosur viza. Nëse kjo faqe është e zënë, vulosja kryhet në faqen e lirë vijuese.

12. Vulat e hyrje-daljes në pasaportë nuk vendosen në faqet, në të cilat pasqyrohen ose kërkohen shënime të tjera, si dhe në zonën e lexueshme nga aparaturat.

13. Në dokumentet e tjera, që janë përcaktuar për t’u vulosur, sipas ligjit nr.39/2025, “Për kontrollin kufitar”, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, vulat e hyrje-daljes vendosen në hapësirën e posaçme për vulosje ose në një pjesë të dukshme të dokumentit, kur nuk ka një hapësirë të tillë.

14. Në rastet e refuzimit të hyrjes, në faqen e parë të lirshme të pasaportës vendoset vula e hyrjes, e cila anulohet me vendosjen e një kryqi, të realizuar me bojë të pashlyeshme, sipas modelit të shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe përbri saj, në anën e djathtë, po me këtë lloj boje, shënohet shkronja ose shkronjat korresponduese për refuzimin e hyrjes, sipas formularit të refuzimit të hyrjes.

15. Kur vula e hyrjes ose e daljes vendoset gabimisht në një dokument apo paraqet të dhëna jo të sakta, ajo revokohet me dy viza paralele, me bojë të pashlyeshme, të vendosura në këndin e sipërm të vulës, në anën e majtë, sipas modelit të shtojcës 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

16. Personat që kanë hyrë ose që kanë dalë në mënyrë të ligjshme, por të cilëve u mungon vula në dokumentin e udhëtimit apo shënimet zyrtare përkatëse në sistemet elektronike, pajisen me formularin që vërteton hyrjen ose daljen e ligjshme, sipas shtojcës 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi, nga struktura e Policisë Kufitare dhe të Migracionit, që evidenton e para rastin. Kjo strukturë kryen verifikimin e ligjshmërisë së hyrjes ose të daljes së personit me anë të dokumenteve ndihmëse: bileta udhëtimi, lista udhëtarësh, shënime të tjera zyrtare, arkiva të ndryshme dhe bën shënimin për datën, vendin dhe drejtimin e kalimit të kufirit në dokumentin e udhëtimit të personit.

17. Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, në bazë të nevojave të secilës pikë të kalimit kufitar, harton listën e plotë të kërkesave për vulat e hyrje-daljes, duke përfshirë kodet e personalizuara dhe simbolet përkatëse të mjetit të transportit për secilën vulë.

18. Vulat e nxjerra jashtë përdorimit ruhen dhe administrohen sipas rregullave të përcaktuara në ligjin nr.9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”, të ndryshuar.

19. Vendimi nr.824, datë 23.11.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e formatit e të specifikimeve teknike të vulave të verifikimit kufitar dhe të rregullave të vendosjes së tyre në dokumentet e udhëtimit gjatë hyrje-daljeve në kufirin shtetëror”, shfuqizohet.

20. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Çfarë ka ndodhur? Kryeministri Rama niset me urgjencë drejt Gjermanisë (Foto)

Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë në Aachen, Gjermani, sot dhe nesër, për të qenë i pranishëm në ceremoninë tradicionale të akordimit të Çmimit të Karlit të Madh (CharIemagne Prize), i cili konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Këtë vit, Çmimi i Karlit të Madh 2026 i akordohet ish-Presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-Kryeministrit të Italisë, Profesor Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian.

Në të njëjtën kohë, ky vlerësim përcjell edhe një mesazh të qartë politik: se e ardhmja, sovraniteti dhe fuqia e Evropës lidhen ngushtësisht me qëndrueshmërinë dhe forcën e saj ekonomike.

Parashqevi Simaku sụrprizon Mimoza Ahmetin në Ferma VIP (Video)

Një moment mjaft i veçantë dhe i mbushur me emocione ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në shtëpinë e “Ferma VIP”, duke surprizuar jo vetëm banorët, por edhe publikun që ndjek me interes zhvillimet brenda fermës më të famshme në vend.

Teksa konkurrentët po qëndronin në ambientet e jashtme dhe po shijonin qetësinë e mbrëmjes, zhurma e një droni ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Banorët kanë ngritur sytë drejt qiellit, kur kanë vënë re një mesazh surprizë që mbante një dedikim tepër special.

Këtë herë, mesazhi ishte dedikuar ekskluzivisht për shkrimtaren e njohur dhe shumë të dashur për publikun, Mimoza Ahmeti.

Megjithatë, ajo që ka shkaktuar reagimin më të madh dhe ka emocionuar pa masë vetë Mozën, ishte identiteti i personave që kishin menduar këtë surprizë kaq të bukur dhe domethënëse.

Mesazhi mbështetës vinte nga biznesmeni Elton Ilirjani dhe ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Sapo Mimoza ka kuptuar se droni ishte dërguar prej tyre, ajo nuk ka mundur të fshehë emocionet e forta dhe është shfaqur tepër e prekur nga ky gjest. Me shumë mirënjohje dhe dashuri, shkrimtarja ka përshëndetur dyshen me fjalë të ngrohta: “Ju dua shumë. Elton, çfarë mrekullie ke bërë me Parashqevi Simakun.”

Ky moment ka sjellë shumë emocion dhe duartrokitje mes banorëve të “Ferma VIP”.

VIDEO