“Kishte probIeme me ‘Mustaqekuqin’ gango”, i penduari i drejtësisë: Si Laert Haxhiu gjobiti me 1 milion euro biznesmenin e njohur!

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, po dëshmon në Gjykatën e Posaçme në gjyqin për grupin kriminal të Laert Haxhiut.

Gjatë dëshmisë ai ka deklaruar se Laert Haxhiu ishte një njeri i frikshëm, teksa thekson se jetonin në terror për shkak të tij.

“Ai (Laerti) njeri ishte i frikshëm, jetonim në terror së na shante në rrihte, edhe mund të na vriste. Sa zgjohej në jetonim më frikë, me mua sillej pak më mirë se isha dhe me i madh si moshë, por jetonim nën terror prej tij. Por unë kisha vrarë tre vetë. Dhe ma kishte pak me shumë hatrin”, ka dëshmuar ai.

Më tej Tafani thotë se i kanë vendosur edhe një gjobë prej 1 milon euro një biznesmeni në qytetin e Lushnjës.

“Ne i kishim vënë gjobë një bizesmeni në lushnje një djali me emrin Enea, mbiemrin s’ja mbaj mend. Unë rrija aty, i kemi kërkuar 1 milon euro. Ky biznesmeni kishte probleme me ca gango, Land Shyti, i thonë “mustaqe kuqi”. Ata ishin vrarë e prerë, Laerti kërkonte biznesmenin ta kapte, si përfundim ai erdhi vet kërkoi ndihmë, pasi kishte probleme me “mustaqe kuqin”. Ne e marrim biznesmenin dhe dalim në dalje të Tiranës, e dërgojmë në një rrëzë malli dhe Laerti i vendosi 1 milion euro gjobë. Bizesmeni 100 mijë euro ja dha dhuratë atij djalit që e njohu me Laertin, ne i morëm atë ditë 120 milion lekë, atij biznesmeni në total ja kemi marrë 360 mijë euro. Ai është Enea por mbiemrin s’ja kujtoj”, thotë ai.

Deklarata e fortë: Një personazhi i njohur nga bota e krimit u tentua të vritej brenda në burg. Do ekzekutohej nga dy të burgosur të tjerë

Pas transferimit të Durim Bamit nga burgu i Fushë-Krujës në atë të Peqinit, siguria në burgje ka marrë sërish vëmendje.

Gazetarja Aida Topalli ka zbuIuar në Shqipëria Live se në një burg të sigurisë së lartë, është tentuar të ekzekutohet një emër i njohur i botës së krimit.

Ajo tha se vrasja do të kryhej nga dy të burgosur të tjerë, por ngjarja arriti të parandalohej.

“Kohët e fundit ka pasur një tentativë vrasjeje brenda një burgu të sigurisë së lartë. Nuk po jap më shumë informacion.

Ka pasur një insistim për t’u bërë nga vetë të dënuar. Ka pasur një insistim nga dy të burgosur për të ekzekutuar një personazh jo pak të njohur të botës së krimit.

Patjetër që janë marrë të gjitha masat dhe është parandaluar deri në momentin që flasim si ngjarje.

Kjo nuk do të thotë që nuk ka tentativa. Ndodhi njëherë në burgun e Peqinit, mund të ndodhi edhe në një burg tjetër”, u shpreh gazetarja.

ÇMENDURI/ Shqiptarët ngrenë ‘shtëpi bari’ në vilën Iuksoze pranë shkollës, ALARMOHET poIicia

Dy persona me shtetësi shqiptare janë arrestuar këtë të enjte, më 14 maj, pasi policia çmontoi një plantacion marijuane brenda një vile luksoze, të ndodhur në Sant Salvador në Mataró, në rajonin Maresme të Spanjës.

Operacioni ka shkaktuar shumë kureshtje te banorët, sidomos te komuniteti arsimor i shkollës Salesianos, e cila ndodhet shumë pranë zonës. Prindërit, nxënësit dhe mësuesit panë që herët në mëngjes një operacion me një numër të madh policësh.

Hetimi u nis nga një njësi e Agjencisë Tatimore që merret me luftën kundër narko-trafikut dhe pastrimit të parave, ndër të tjera.

Agjentët hapën çështjen pasi zbuluan dërgimin e një pakete me postë që përmbante marijuanë. Megjithatë, nuk dihet ende nga ishte nisur paketa dhe nëse të arrestuarit ishin marrësit apo dërguesit e saj.

Më në fund, këtë të enjte, pas procedurave të nevojshme dhe me autorizim gjyqësor, agjentët kryen kontroll në vilën e ndodhur mes shkollës Salesianos dhe sheshit Granollers.

Gjatë operacionit, hetuesit gjetën: 300 bimë marijuane, 300 fidanë dhe 45 kilogramë sytha kanabisi.

Gjithashtu u sekuestrua edhe një makinë, për të cilën nuk janë bërë publike marka apo modeli.

Operacioni përfundoi me arrestimin e dy shqiptarëve, për të cilët nuk janë dhënë detaje mbi moshën apo precedentët penalë. Ata u dërguan në komisariat dhe pritet të dalin para gjykatësit kujdestar.

Investigimi i BIRN: Pas një rasti të dyshuar kontrabande në Shqipëri shfaqet ‘fIota hije’ e Kremlinit

Prokurorët i pushuan hetimet mbi dyshimet për kontrabandë të naftës ruse përmes terminalit të Porto Romanos në vitin 2023, por pas anijes në fjalë qëndron një rrjet individësh dhe kompanish, të cilin inteligjenca ukrainase e lidh me “flotën hije” të përdorur nga Rusia për të anashkaluar sanksionet dhe për të financuar luftën.

Në një ditë të ngrohtë dimri të shkurtit të vitit 2023, një anije-cisternë nafte që lundronte me emrin Grace Felix mbërriti në gjirin e Durrësit, duke transportuar 21 mijë tonë gazoil.

Dokumentet që mbante kapiteni rus i anijes deklaronin se karburanti kishte origjinë nga Azerbajxhani, por autoritetet shqiptare dyshuan se itinerari dhe të dhënat e lëvizjes së saj në Mesdhe tregonin një tjetër histori.

Ngarkesa ishte transferuar në bordin e Grace Felix në Gjirin e Lakonisë, pranë brigjeve të Greqisë, nga një tjetër anije-cisternë që ishte nisur disa javë më herët nga porti rus Novorossiysk, në Detin e Zi. Transferimi nga një anije në një tjetër – një praktikë e përdorur shpesh për të fshehur origjinën e ngarkesës – ngriti dyshime se nafta ishte në fakt ruse dhe, si e tillë, subjekt i sanksioneve.

Anija u ndalua dhe ngarkesa e saj iu nënshtrua inspektimeve.

Kjo nuk do të ishte hera e fundit që Grace Felix, e riemërtuar më pas Mestral, do të dyshohej për transportim të paligjshëm të produkteve energjetike ruse, tregtia e të cilave kufizohet nga sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e G7+.

Shërbimet ukrainase të inteligjencës e akuzojnë kompaninë administruese të anijes, Cymare Shipmanagement Ltd, si dhe personat që qëndrojnë pas saj, se janë pjesë e së ashtuquajturës “flota hije” ruse [shadow fleet], një burim kyç të ardhurash për makinerinë ushtarake të Kremlinit në Ukrainë.

Në vitin 2025, autoritetet ukrainase vendosën sanksione ndaj anijes-cisternë dhe kapitenit të saj, duke i përfshirë në një listë të zezë të hartuar nga Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës, GUR.

Kjo listë përfshin qindra anije të dyshuara për transportimin e produkteve energjetike ruse, armëve dhe drithërave të vjedhura nga territoret ukrainase të pushtuara.

Të paktën një duzinë prej tyre kanë vizituar portet shqiptare që prej nisjes së pushtimit të plotë rus në shkurt të vitit 2022, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e sanksioneve të vendosura nga qeveria shqiptare kundër Moskës.

Zbatimi i kufizimeve tregtare ndaj Rusisë dhe produkteve të saj energjetike mbetet një sfidë për komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht për Shqipërinë, e cila ndërkohë e ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë me tone të ashpra.

“Vende si Shqipëria, ku gjurmimi i naftës kontrabandë nuk është në nivelet më të mira… janë vulnerabël për naftën kontrabandë që mund të vijë nga Rusia.,” tha Ledion Krisafi, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Por, në thelb, për tregun shqiptar nuk ka shumë rëndësi nëse është naftë ruse kontrabandë apo nga ndonjë vend tjetër, sido që të jetë ngelet kontrabandë dhe institucionet duhet të bëjnë punën e tyre.”

Përmes një avokati, Cymare Shipmanagement Ltd mohoi kategorikisht akuzat ukrainase që lidhin anijet e saj me një “flotë hije” ruse.

“Nuk ka absolutisht asnjë bazë për pretendimet se anija ‘Mestral’ (ish-‘Grace Felix’) apo ndonjë anije tjetër e administruar nga Cymare është përfshirë në aktivitete që bien ndesh me rregulloret dhe kërkesat e sanksioneve të Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar apo Shteteve të Bashkuara,” tha kompania në një përgjigje me shkrim.

Duke kritikuar ndalimin e anijes-cisternë në Shqipëri në vitin 2023, Cymare theksoi se asnjë akuzë apo procedurë formale nuk ishte ngritur ndonjëherë kundër anijes, pronarëve apo ekuipazhit të saj.

“Nuk kishte asnjë provë që të tregonte se nafta në bordin e ‘Grace Felix’ ishte me origjinë ruse dhe testet zyrtare të kryera nga organi shtetëror përkatës treguan të kundërtën,” deklaroi kompania. “Anija dhe pronarët e ngarkesës së saj kanë pësuar humbje të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe.”

Sanksionet ndaj energjisë

Në prill, Bashkimi Evropian miratoi paketën e njëzetë të sanksioneve kundër Rusisë, këtë herë të përqendruar tek e ashtuquajtura “flotë hije”. Deri tani, blloku ka futur në listën e zezë më shumë se 630 anije, kryesisht cisterna të vjetra me struktura pronësie jo transparente, duke ua ndaluar hyrjen në portet evropiane. Një embargo mbetet në fuqi për importet detare të naftës ruse dhe nënprodukteve të saj, ndërsa vendet e G7+, përfshirë Kanadanë, Japoninë dhe Britaninë, kanë vendosur një tavan çmimi prej 44 dollarësh për fuçi për blerjet e naftës ruse.

Elisabeth Braw, studiuese e lartë në Atlantic Council në Uashington, tha se “flota hije” është thelbësore që Rusia të vazhdojë shitjen e eksportit të saj kryesor.

“Rusia mund të eksportojë ligjërisht naftë nën çmimin tavan të vendosur, por kjo është shumë më pak fitimprurëse ose gjeneron të ardhura të kufizuara,” tha Braw. Me “flotën hije”, Rusia mund të transportojë dhe eksportojë naftë mbi kufirin e lejuar të çmimit.”

“Prandaj është e qartë se Rusia ka interes të madh në përdorimin e kësaj flote.”

Gonzalo Saiz Erausquin, studiues në Royal United Services Institute në Londër, tha se flota është zgjeruar në mënyrë eksponenciale që prej sanksioneve të vendosura në vitin 2022.

“Vlerësohet se flota hije e Rusisë mund të përbëhet nga rreth një mijë anije,” tha Saiz Erausquin për BIRN, duke vënë në dukje se numri mund të luhatet pasi disa prej anijeve u shërbejnë edhe vendeve të tjera nën sanksione, si Irani.

Saiz Erausquin tha se është e vështirë të përcaktohet sasia e naftës që transportohet nga kjo flotë apo të ardhurat që ajo gjeneron për Rusinë, por shtoi: “Në kulmin e saj, ajo transportonte rreth 80 për qind të naftës bruto ruse të eksportuar në rrugë detare.”

Gjurmimi i lidhjeve mes flotës hije ruse dhe shtetit mbetet një nga sfidat kryesore për hetuesit, tha Saiz Erausquin. Sipas tij, megjithëse ekzistojnë dyshime për përfshirjen e shërbimeve ruse të inteligjencës, si FSB apo GRU, provat e drejtpërdrejta janë të vështira për t’u siguruar.

“Natyra e sofistikuar e këtyre operacioneve lë të kuptohet qartë për përfshirje shtetërore,” tha ai. Por, shtoi më tej, rrjeti nuk kontrollohet ekskluzivisht nga shteti.

“Me shumë gjasa, kemi të bëjmë me një kombinim aktorësh shtetërorë dhe jo shtetërorë të përfshirë në ekosistemin më të gjerë të flotës hije.”

Transferimi nga anija në anije

Anija Grace Felix u nis nga porti i Rouenit në Francë në janar 2023 dhe hyri në Mesdhe, duke ndjekur një itinerar përmes Ngushticës së Gjibraltarit drejt Peloponezit. Në të njëjtën periudhë, sipas dokumenteve gjyqësore, një cisternë me emrin Fidan, që lundronte nën flamurin e Turqisë, mori një ngarkesë në portin rus të Novorossiyskut dhe u drejtua përmes Dardaneleve drejt Egjeut.

Në fillim të muajit pasues, sipas dosjes hetimore, dy cisternat u takuan në ujëra ndërkombëtare në Gjirin e Lakonisë, pranë qytetit Kalamata në Greqi, ku kryen një transferim “nga anija në anije”, ose STS (ship-to-ship).

Operacioni u zhvillua jashtë porteve dhe pa mbikëqyrje të drejtpërdrejtë doganore.

Më pas, Grace Felix u drejtua drejt ujërave territoriale shqiptare dhe mbërriti në terminalin e naftës në Porto Romano, në Durrës, në mesin e shkurtit 2023, por nuk u ankorua. Autoritetet shqiptare u njoftuan për dyshime mbi dokumentacionin e ngarkesës dhe një task-forcë hipi në anije për të kryer inspektim.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Durrësit, dokumentet shoqëruese për gazoilin deklaronin se karburanti kishte origjinë nga Azerbajxhani dhe ishte në pronësi të një kompanie me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, të quajtur Solid Energy Solution DMCC.

Megjithatë, të dhënat e itinerarit të analizuara nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), e cila monitoron ujërat detare shqiptare, ngritën dyshime mbi origjinën e karburantit.

Kompania shqiptare që kishte porositur ngarkesën, AV International Group, refuzoi ta finalizonte blerjen, duke përmendur dokumentacionin e paplotë. Më 21 shkurt 2023, Prokuroria e Durrësit hapi një hetim penal ndaj kapitenit rus të Grace Felix nën dyshimin për kontrabandë.

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial i Shqipërisë analizoi mostrat e gazoilit të transportuar nga Grace Felix, por prokurorët nuk arritën të provojnë përfundimisht se ai kishte origjinë ruse.

Pas më shumë se një viti hetimesh dhe procedurash gjyqësore, prokuroria vendore i rrëzoi akuzat, duke përmendur mungesë provash të mjaftueshme. Gjykata e Durrësit e mbylli çështjen në prill 2025, ndonëse gjyqtari Rexhep Bekteshi theksoi në vendimin e tij: “Pas shqyrtimit të dosjes dhe provave, gjykata konstaton se kjo nuk është një çështje ku provohet se i pandehuri është i pafajshëm.”

Krisafi, studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, tha se rasti i Grace Felix tregon nevojën për një qasje më të koordinuar dhe më vigjilente nga autoritetet shqiptare.

“Ajo që qeveria shqiptare mund të bëjë është koordinimin më i mirë me vendet si Greqia dhe Italia që janë fqinje dhe që kanë mundësi më të mëdha gjurmimi, për çdo anije që ka qoftë dhe dyshimin më të vogël,” tha ai.

“Gjithashtu çdo anije e tillë që vjen në portet shqiptare duhet kontrolluar imtësisht, por ama rregjistrimi dhe pronësia e tyre shpesh është në një rrjet të ndërlikuar që duhet kohë për ta shqyrtuar”, shtoi ai.

Lufta dhe sanksionet

E ndërtuar në vitin 2008, Grace Felix menaxhohej nga kompania me bazë në Qipro, Cymare Shipmanagement Ltd kur u ndalua nga autoritetet shqiptare në shkurt 2023. Në korrik të vitit 2023, menaxhimi i anijes kaloi te Cymare Navigation FZC, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në janar 2024, emri i anijes u ndryshua në Mestral dhe, sipas platformës së të dhënave të anijeve Equasis, ajo është në pronësi të Mestral Shipping Ltd, me seli në Limasol të Qipros. Aktualisht ajo lundron nën flamurin e Panamasë.

Nën emrin Mestral, cisterna është akuzuar nga autoritetet ukrainase për përfshirje në të paktën dy raste eksporti të naftës bruto dhe produkteve të naftës me origjinë ruse gjatë vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës (GUR), anija ka lundruar në mënyrë të përsëritur me sistemin e identifikimit automatik AIS të fikur gjatë dy viteve të fundit dhe është përfshirë në lëvizje të dyshimta pranë porteve ruse në Detin e Zi, si dhe në ujërat pranë Greqisë, Turqisë dhe Libisë.

Në shtator 2025, sipas GUR, cisterna transportoi rreth 30,500 tonë produkte nafte nga porti rus i Tamanit drejt Turqisë. Një muaj më vonë, ajo ngarkoi gati 30,000 tonë nënprodukte nafte nga terminali Sheskharis në portin e Novorossiyskut, me destinacion Tunizinë. Në atë rast, sipas GUR, dërgues ishte kompania ruse e sanksionuar PJSC Lukoil, ndërsa operohej me qira nga njësia tregtare Litasco.

Autoritetet ukrainase raportojnë gjithashtu se Mestral ka ndaluar në porte në territore të pushtuara ukrainase, përfshirë portin Kamysh-Burun në shtator 2025. Më 11 prill 2025, Ukraina sanksionoi kapitenin e anijes, Sergei Smaznov. Në dhjetor të vitit të kaluar, Kievi sanksionoi edhe vetë anijen.

Sipas GUR, Mestral nuk është e vetmja anije e “flotës hije” e lidhur me Cymare Navigation FZC. Kompania administron disa cisterna nafte që autoritetet ukrainase besojnë se përdoren për të shmangur embargon ndërkombëtare ndaj Rusisë.

Ndër drejtorët e Cymare figuron Nikolay Spichenok, shtetas britanik, i cili ka qenë drejtues i departamentit teknik të menaxhimit të flotës në kompaninë ruse të sanksionuar, PJSC Sovcomflot në periudhën 2012–2015.

Sovcomflot është kompania më e madhe shtetërore ruse e transportit detar, që ofron shërbime për prodhimin ‘offshore’ të hidrokarbureve dhe transportin e naftës, produkteve të naftës dhe gazit të lëngshëm. Anijet e saj u shërbejnë kryesisht kompanive dhe tregtarëve më të mëdhenj rusë të naftës dhe gazit.

“Që nga viti 2023 e deri më sot, flota e cisternave e grupit të kompanive Cymare Shipmanagement Ltd (Qipro) dhe Cymare Navigation FZC (EBA) ka furnizuar vazhdimisht Rusinë me të ardhura nga nafta për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës, duke maskuar operacionet përmes regjistrimeve të kompanive në shtetet anëtare të BE-së,” tha GUR në një deklaratë në janar.

Spichenok është aktualisht ose ka qenë drejtor i dy kompanive të tjera detare në Qipro – Peremoga Investment Ltd dhe SCF Management Services. Kjo e fundit zotëron jahtin Olympia, i cili sipas disa raportimeve mediatike, i është dhuruar Vladimir Putin në vitin 2005 nga miliarderi dhe ish-pronari i klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich. Përfaqësuesit e të dyve i kanë mohuar këto raportime.

Jahti 57 metra i gjatë është ndër 100 më të mëdhenjtë në botë dhe vlerësohet rreth 50 milionë dollarë. Në qershor 2022, Shtetet e Bashkuara e vendosën Olympia-n në listën e pasurive të bllokuara në kuadër të sanksioneve ndaj Rusisë.

Cymare i hodhi poshtë akuzat ukrainase si të pabaza. Sipas kompanisë, besueshmëria e informacionit të shërbimeve ukrainase të inteligjencës është “shumë e ulët, në mos e diskutueshme”, duke i akuzuar ato për aplikim të “logjikës ekonomike të luftës”.

“Është e vetëkuptueshme se agjencitë e inteligjencës ukrainase janë, sipas përkufizimit, sekrete dhe manipuluese, shpesh duke përdorur mediat për të formësuar opinionin publik ose për t’i shërbyer interesave strategjike kombëtare, dhe për të avancuar narrativën e tyre si mjet agjende,” tha kompania.

“Grupi Cymare operon në mënyrë transparente, të hapur dhe në përputhje të plotë me regjimin e sanksioneve të OFAC (Zyra Amerikane për Kontrollin e Aseteve të Huaja), BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe nuk ka pasur asnjëherë kritika apo pretendime nga asnjë institucion perëndimor apo organizatë ndërkombëtare detare.”

Sipas saj, çdo transport i ngarkesave me origjinë ruse kryhet në përputhje me rregulloret e sanksioneve dhe gjithmonë brenda kufijve të çmimeve të lejuara, i shoqëruar me dokumentacion përkatës. Kompania shtoi se të gjitha këto operacione janë njoftuar dhe miratuar nga siguruesit P&I dhe H&M Insurers.

Cymare mohoi gjithashtu që anijet e saj të fikin sistemin AIS, duke theksuar se “ndërprerje të sinjalit ndodhin herë pas here për shkak të humbjes së lidhjes në Detin e Zi dhe nuk janë rezultat i fikjes së qëllimshme nga ekuipazhi”.

“Deti i Zi aktualisht është zonë lufte dhe anijet që operojnë aty i nënshtrohen ndërhyrjeve periodike në frekuenca radioje, të cilat mund të shkaktojnë humbje ose ndërprerje të AIS, GPS dhe sinjaleve LRIT.”

Cymare tha se punësimi i Spichenok ka përfunduar në vitin 2020, ndonëse të dhënat e regjistrit të biznesit në Qipro ende e listojnë atë si drejtor kompanie.

Kompania që zotëronte karburantin e ngarkuar në Grace Felix në shkurt 2023 është gjithashtu e dyshuar për lidhje me flotën hije që i shërben Kremlinit. Solid Energy Solution DMCC, me bazë në Dubai, zotëron dy cisterna të sanksionuara nga autoritetet ukrainase.

Solid Energy Solution DMCC nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Kërcënim mjedisor

E ashtuquajtura “flotë hije” e Rusisë nuk është një strukturë formale, por një rrjet anijesh që transportojnë mallra të sanksionuara, tha Elisabeth Braw nga Atlantic Council.

Këto nuk janë linja të rregullta transporti detar dhe pronarët e tyre synojnë të mbeten anonimë, duke zotëruar zakonisht vetëm një ose dy anije dhe duke operuar përmes adresave fiktive në juridiksione ‘offshore’ si Emiratet e Bashkuara Arabe apo ishujt Seychelles.

Roli i juridiksioneve offshore shpesh keqkuptohet, tha Braw. Në këtë rast, qëllimi nuk është shmangia e taksave, por regjistrimi në vende ku autoritetet e shteteve që vendosin sanksione kanë aftësi të kufizuara ndërhyrjeje.

“Pra, nuk do të doje të ishe pronar i një anijeje të flotës hije me bazë në Mbretërinë e Bashkuar apo në Xhersi, sepse autoritetet mund të ndërmarrin veprime kundër teje,” tha Braw për BIRN.

Edhe kur identifikohen, megjithatë, hapësira për veprim mbetet e kufizuar. Autoritetet mund të ndërhyjnë vetëm në rastet e shkeljeve teknike, si mungesa e sigurimit apo problemet e sigurisë detare, të cilat nuk përbëjnë domosdoshmërish vepra penale.

“Nuk është e paligjshme të operosh apo të zotërosh një anije të flotës hije,” tha Braw, duke theksuar se sanksionet ndaj Rusisë nuk janë globale.

“Këto janë sanksione të vendosura vetëm nga vendet perëndimore,” tha ajo. “Anijet ende lundrojnë ligjërisht midis Rusisë, Indisë dhe Kinës.”

Fshehja e pronësisë dhe manipulimi i gjurmëve të tregtisë janë në thelb të mënyrës si funksionon flota hije, tha Gonzalo Saiz Erausquin nga Royal United Services Institute.

Sipas tij, kompanitë që menaxhojnë këto anije shpesh janë struktura fiktive, të krijuara në disa juridiksione njëkohësisht, me qëllim fshehjen e pronarëve përfitues dhe shmangien e përgjegjësisë ligjore.

Një nga praktikat më të zakonshme është ndryshimi i vazhdueshëm i flamurit të anijeve – “flag hopping” – duke i regjistruar ato në shtete me mbikëqyrje më të dobët. Kur këto shtete tërhiqen nën presion diplomatik, anijet kërkojnë regjistrim gjetkë, ndonjëherë duke përdorur edhe flamuj të rremë dhe, në disa raste, duke u kthyer praktikisht në anije pa shtetësi.

Në të njëjtën kohë, zinxhirët e furnizimit fshihen përmes transferimeve nga një anije në një tjetër në det të hapur dhe përzierjes së naftës, duke ndryshuar përbërjen e saj kimike dhe duke e bërë të vështirë përcaktimin e origjinës. Këto praktika shoqërohen me dokumente të falsifikuara që pretendojnë përputhje me tavanet e çmimeve ose burime jo të sanksionuara.

“Pasi e përzien deri në një nivel ku ndryshohet përbërja molekulare, bëhet shumë e vështirë të vlerësohet origjina e saktë e asaj nafte,” tha Saiz Erausquin, duke theksuar se ky kompleksitet e bën verifikimin teknik dhe ligjor të ngarkesës jashtëzakonisht të vështirë.

“Flota hije” e Rusisë përbën një kërcënim për Ukrainën, sigurinë detare dhe mjedisin, paralajmëroi Braw, e cila tha se roli i saj kryesor është gjenerimi i të ardhurave nga nafta për të financuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Pa flotën hije, Rusia do të kishte shumë mungesë parash dhe me shumë gjasa nuk do të ishte në gjendje ta mbante këtë luftë kundër Ukrainës,” tha ajo.

Por në rajone si Deti Balltik dhe Deti i Zi, numri i madh i anijeve të vjetra dhe shpesh të pasigurta rrit rrezikun e aksidenteve.

“Këto anije, për shkak se janë në gjendje të dobët, përbëjnë kërcënim për mjedisin kudo që shkojnë,” tha Braw. “Dhe kemi parë derdhje nafte në vende të ndryshme, dhe çdo derdhje e tillë është e tepërt.”

Gruri i vjedhur i Ukrainës

Sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë nuk synojnë vetëm produktet energjetike ruse, por edhe tregtinë me territoret e pushtuara ukrainase.

Në fund të vitit 2023, Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) miratoi një rezolutë që dënon agresionin rus dhe u bëri thirrje shteteve anëtare të informojnë anijet tregtare, pronarët, operatorët dhe siguruesit e tyre për statusin e mbyllur të porteve ukrainase në këto territore.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur Rusinë nga eksportimi i drithrave dhe produkteve të tjera nga rajonet e pushtuara, shpesh duke e fshehur origjinën e tyre.

“Dërgesat direkte nga portet e pushtuara – Sevastopol, Feodosia, Kerch, Berdyansk dhe Mariupol – kryesisht shkojnë drejt Sirisë, Egjiptit dhe Turqisë,” tha Katerina Yaresko, gazetare investigative me bazë në Kharkiv në projektin SeaKrime (Myrotvorets Center), duke shtuar se raste janë identifikuar edhe për Jemenin, Iranin, Algjerinë dhe vende të tjera.

Sipas Yaresko-s, metoda të tjera përfshijnë edhe transportet tranzit të grurit përmes porteve ruse si Kavkaz, si dhe falsifikimin e certifikatave të origjinës dhe dokumenteve fitosanitare.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha ka akuzuar Rusinë se ka vjedhur më shumë se dy milionë tonë drithra nga territoret e pushtuara vetëm në vitin 2025, dhe rreth 15 milionë tonë që prej vitit 2022.

Ndryshe nga nafta, importet e grurit rus nuk janë të ndaluara dhe në vitin 2025, Shqipëria importoi rreth 30 milionë euro mallra nga Rusia. Megjithatë, ngjashëm me importet e naftës, disa prej anijeve që transportojnë grurë drejt porteve shqiptare janë të sanksionuara, nën dyshime për transportim të drithrave të vjedhura nga territoret e pushtuara ukrainase.

Të paktën nëntë anije mallrash të identifikuara nga GUR si të përfshira në tregtinë e paligjshme të grurit kanë vizituar portet shqiptare gjatë katër viteve të fundit.

Për Yaresko-n, fakti që këto anije nisen nga portet ruse në rajonet e Detit të Zi dhe Detit të Azov duhet të shërbejë si sinjal për të nisur kontakte me institucionet shtetërore ukrainase për të sqaruar statusin e tyre.

“Në Ukrainë ka disa procedime penale penale ndaj këtyre anijeve,” tha ajo. “Nxjerrja e burimeve nga territoret e pushtuara ukrainase është krim lufte.”

Ju tregοj çfαrë ndodh me fe mrën kυr nυk bën më dαsh υri…!!

Është një shq.etësim gjithnjë e më i shpeshtë për të ditur, çfarë ndodh saktësisht në trup kur një grua ndaIon së qenuri se.ksualisht aktive?

Mitet që janë ndërtuar rreth kësaj pyetjeje janë shumë dhe mund t’ju bëjnë të besoni se jeni në rr.ezik që të mos keni një jetë aktive.

Ne duhet të kuptojmë se çfarë ndodh me trupin tonë në këto raste. A e dini se çfarë ndodh kur ndaloni së bëri aktivitete të rregullta fizike për një periudhë?

Muskujt tuaj çlo.dhen, ata “va.ren” … e njëjta gjë ndodh me muret e vag.inës tuaj. Pas disa muajve të pasivitetit, ato muskuj do të humbasin fleksibilitetin e tyre dhe kur të ktheheni në marr/ëdhënie in/time ju mund të përjetoni dhi/mbje.

Është një reagim krejtësisht i natyrshëm që nuk duhet t’ju shqetësojë aspak. Edhe kur një grua nuk është më e vi/rgjër, ajo mund të përjetojë shumë dhi/mbje kur është fjala për “ria/ktivizimin” e te berit dash/uri.

Studimet tregojne se kjo gjendje quhet vag.inizëm dhe shkaktohet nga një tkurrje e muskujve.

Ne këto raste, gjëja më e këshillueshme është që të konsultoheni me një gjinekolog për të gjetur se si mund të zgjidhet ky pro.blem në mënyrë që të kthehet përsëri në shijimin e int.imitetit.

Kjo gjendje ndodh shpesh tek gratë që kanë kaluar tashmë në menopauzë dhe manifestohet nga thatësia dhe infla.macioni i va.ginës.

Kjo ndodh sepse, në menopauzë, nivelet e estrogjenit në trupin e një gruaje zvogëlohen.

Ju duhet të dini se receptorët kryesorë që janë në va.ginë nëse nuk përdoren shkaktojnë një ulje të mëtejshme…

Nëse ndaloni së bëri dashuri për një kohë, ka të ngjarë që trupi juaj të mos e kërkojë. Por mos u shqe.tësoni!

Nëse nuk e gjeni personin e duhur, mbani në mend se shumë specialistë rekomandojnë përdorimin e “bëje vetë” për të përfituar nga të gjitha aspektet pozitive, siç është lirimi i endorfines.

Siç e thashë, nuk ka asgjë që të shq.etëson nëse jeni “se.ksualisht joaktiv”.Ju nuk duhet të bëni dash/uri me dikë për faktin e thjeshtë për ta bërë atë: vendimi juaj për të mos bërë është i respektueshëm dhe i kuptueshëm.

Cilado qoftë arsyeja që nuk keni marrë/dhënie in.time, nuk duhet të shqe.tësoheni. Koha e duhur do të vijë edhe për ju.

I dha fund jetës në moshën më të bukur, 27-vjeçari shkodran donte të ikte te i vëllai në Gjermani (DETAJE)

Në moshën më të bukur, në kuImin e ëndrrave dhe planeve për të ardhmen, 27-vjeçari Brisildo Stankoja nga Shkodra u nda nga jeta një ditë më parë, duke lënë pas një dhimbje të thellë te familjarët, të afërmit dhe miqtë e tij.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Shkodër, ndërsa lajmi për humbjen e tij është përhapur me shpejtësi, duke sjellë reagime dhe trishtim te ata që e njihnin.

Burime për mediat bëjnë me dije nga Shkodra, se i riu i cili ndërmori aktin ekstrem, duke i dhënë fund jetës, më herët kishte punuar si kuzhinier dhe po përpiqej të ndërtonte një të ardhme më të mirë jashtë vendit, priste të emigronte drejt Gjermanisë për mundësi më të mira punësimi dhe jetese.

Mirëpo ditët e fundit ai nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë emocionale, pasi një refuzim për vizën që aq shumë e priste e kishte futur në një “vorbull” dëshpërimi.

Brisildo Stankoja përshkruhet nga të afërm, por dhe qytetarë të Shkodrës, si një djalë punëtor, me ambicie dhe dëshirë të madhe për të ndihmuar familjen dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë. Largimi i tij i parakohshëm ka lënë një boshllëk të madh dhe një dhimbje të pazëvendësueshme tek familjarët dhe rrethi i tij shoqëror.

“Me Laertin u veshëm si grua, me paruke e fustan”, Tafani tregon tentativën e vràsjes së Rexhep Ginës

Në seancën e së enjtes ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, tregoi se si u tentua vrasja e Rexhep Ginës në Lushnjë.

Tafani rrëfeu se kur shkuan të kryenin vrasjen e Ginës, ai dhe Laert Haxhiu u veshën me fustan dhe paruke, si dhe maska plastike, që të dukeshin si gra.

Fustanët, paruket dhe maskat ishin siguruar nga e dashura e Laert Haxhiut dhe shoqja e saj.

Ndër të tjera Tafani foli për kontaktet që Laert Haxhiu kishte me Suel Çelën.

DËSHMIA

Tafani: Laert Haxhiu kishte kontakte me Suel Çelën. Çoi fjalë Suel Çela, se kam mik shefin e policisë së krimeve në Elbasan dhe e kam unë në dorë çështjen e Peqinit, vrasjen e Elton Mermalit, ta mbyll unë. Do ta mbyll, do ta mbyll, tha ai, por nuk po e mbyllte pastaj.

Prokurori: Keni tentuar vrasjen e Rexhep Ginës?

Tafani: Ka qenë pas kësaj të Durrësit. U arrestua Lulzim Spahia. E dërgoi Laerti në Laprakë të marrë ca hashash. Shkon Lulëzimi, sa merr qeset e hashashit e kap policia. Çështje e Rexhepit ma kishte përmendur Laerti që në Athinë, në Greqi. Thoshte se ishte shok i Aldo Bares e kështu. Rexhep Gina ruhej. Ai rrinte tek lokali i vet. Kur kalonte Lili Lala i bënte video dhe ja niste Laertit. Edhe E. Caushi, shok i Laertit i bënte video dhe ja niste Laertit. Dmth, kishte kohë Laerti që e vëzhgonte Rexhep Ginën. Më vonë i vuri pas një çun. Nuk ia mësova emrin, por ai e ka ndjekur nga një muaj e gjysmë.

Tafani: E dashura e Laertit dhe shoqja e saj na gjeti dy paruke, një bjonde, një si gështenjë. Na gjeten dhe një fustan, se Laerti tha që të shkonim të veshur si gra. Pastaj na gjetën edhe ca rroba të tjera. Kishim edhe masë plastike. Na i lyen këto gocat me make-up. Të nesërmen do shkonim të vrisnim Rexhep Ginën. Mora unë rrobat. Ishte planifikuar si do të bëhej. Makina ishte në garazh. Morën maskat, rrobat, armën kallashnikov. Do takohesha me Fatjon Veliun në Çermë të Lushnjes. Laerti qe me një ML, kishte dhe Firdeusin në makinë.

Unë u nisa për në Çermë. Laerti ishte para. Gjasme edhe për të kontrolluar rrugën. E mora Veliun në Çermë. Më pas i kemi rënë nga Peqini për të dalë tek varrezat në Lushnje. I kishim studiuar më para rrugët. Para se të shkonim tek varrezat, do rrinim diku aty, derisa të na thoshte Laerti të niseshim. Aty unë do vishesha e do shkonim tek Rexhep Gina. Laerti ishte diku tjetër. Unë u bëra gati. Fatjon Veliu nuk donte të vinte. Dridheshe nga frika. Në një moment Laerti na thotë “nisuni”. Komunikonim me chat email.

Unë nuk kisha parë një mesazh të mëparshëm të garazhit për të marrë një çelës garazhi, që Laerti ma kishte lënë diku. Pastaj Larti po më shante e ofendonte edhe mua edhe Fatjonin. Unë ia mbylla telefonin, i gjuaja makinës nga nervat. Një moment pastaj, na thotë “nisuni”. Unë vesha një fustan të gjatë të zi dhe një xhaketë. Kallashin e kisha poshtë xhaketës. Fatjoni e kishte fustanin ngjyrë kremi.

U nisëm. Ne e kishim programuar se si do futeshim, nga do dilnim. Shkoj deri afër një kanali kullues. Kur shkova unë aty, Rexhep Gina ishte mbështetur tek një mur. Ishin edhe 2-3 të tjerë aty. Sipas vëzhguesit unë e dija, se si ishte veshur.

Unë isha edhe i mërzitur. Nuk doja ta bëja. Po mendoja, si mos e bëj. Me atë veshje, dukesha si ndonjë i lënë nga trutë. Si kloun. Ashtu thoshte ai, do veshësh këtë, pikë mbaroi. Unë kalova para atyre. Më panë ata mua. Sa më pa ky mua, u çua në këmbë. Më pa si i trembur. Kur u ktheva prapë unë, ai më tha “yttt”. Unë kisha automatik. Kalova rrugën. Dola nga do ikja. Hipa në makinë dhe i çova voice Laertit, “nuk ishte aty, kishte ikur”. Laerti mori vëzhguesin, që kishte ikur. Ai mori vëzhguesi e i tha të rikthehet. Por Rexhepi e ata të tjerët si duhet kishin ikur. Kështu që edhe ai i tha Laertit, po, paskan ikur. Më tha Laerti, nisu për në shtëpi. Lashë Veliun në Çermë edhe u ktheva në Tiranë.

Kush është fshati shqiptar me 10 mineraIet e rralla, kritike për industrinë moderne të Evropës dhe botës?

Një zonë e veçantë në qarkun e Korçës, e njohur për vendburimet minerale në Bitinckë, mban nëntokën me 10 minerale kritike të përcaktuara nga Bashkimi Europian, të cilat janë thelbësore për teknologjitë moderne, energjinë e gjelbër dhe industrinë ushtarake.

Mineralet e identifikuara përfshijnë:

Kobaltin Mineralet e tokave të rralla të rënda dhe të lehta Boksitet me përmbajtje alumini Litiumin Hekur-nikelin (me përmbajtje më të ulët litiumi, në studim)

Sipas gjeologut Panajot Aliçkolli, paradoksi është se ngjitur me këto vendburime funksionojnë edhe panele diellore të importuara, ndërkohë që lënda e parë për ndërtimin e tyre ndodhet aty pranë. Nëse do të shfrytëzohej vendburimi, Shqipëria mund të prodhonte panelet diellore me kosto më të ulët.

Aliçkolli përmend edhe minierën e bakrit të Rehovës, me rezervë prej rreth 5 milionë ton bakri, si dhe shfaqjet e arsenikut në zonën e Zëmblakut, për të cilat kërkohen kërkime gjeologjike më të thelluara.

Bilal Koçi, drejtor i Burimeve Minerale, shpjegon se mineralet kritike janë të tilla për shkak të përdorimit të lartë dhe vështirësisë së furnizimit. Ato janë esenciale për teknologjitë moderne, si:

Turbinat e erës Pajisjet dixhitale Industrinë e mbrojtjes

Raporti i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar konfirmon se nga 34 minerale kritike globale, Shqipëria ka rezerva për 19 prej tyre, duke e bërë vendin një aktor potencial strategjik për furnizimin e Evropës me lëndë të para kritike.

Megjithatë, shfrytëzimi industrial i këtyre mineraleve mbetet i kufizuar, sidomos për elementët e tokave të rralla, të cilët gjenden më së shumti si shoqërues në depozita ekzistuese si boksitet, fosforitet dhe hekur-nikeli.

Ky fshat dhe qarku i Korçës mund të shndërrohen në qendra kyçe interesi ekonomik dhe strategjik, duke ofruar mundësi për zhvillim industrial, zvogëlim të varësisë nga importet dhe rritje të konkurrueshmërisë në teknologjitë e gjelbra dhe inovacionet e avancuara.

SkandaI në “Durrës Marina”, fundosen pallatet e Alabarit, IKMT kërkon ndërhyrje urgjente, si u zhytën dy kulla nga

Skandal në “Durrës Marina”, fundosen pallatet e Alabarit, IKMT kërkon ndërhyrje urgjente, si u zhytën dy kulla nga “mrekullia” e Dubait
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT, pranoi zyrtarisht të mërkurën problemet e rënda strukturore në dy prej godinave të projektit luksoz “Durrës Yacht & Marina” të invesitorit nga Emiratet e Bashkuara, Mohamed Alabbar. Një inspektim i posaçëm ka zbuluar se pallatet që po ndërtohen aty kanë pësuar ulje në disnivele që shkojnë deri në 28 centimetra.

Në një deklaratë për shtyp, IKMT njoftoi se ngriti një grup të përbashkët kontrolli pas shqetësimeve të ngritura për “qëndrueshmërinë dhe sigurinë” e objekteve. Ky grup përfshinte inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, IMT-së së Bashkisë Durrës dhe specialistë nga Instituti i Ndërtimit. Fokusi i verifikimit ishin dy objekte banimi dhe shërbimi, të pajisura me leje ndërtimi në shtator të vitit 2023 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT. Këto objekte, të cilat variojnë nga 6 deri në 10 kate mbi tokë me parkime nëntokësore, ndodhen sipas IKMT-së në zonat e menaxhimit A02 dhe A04 ku ndërtimi ka përfunduar dhe aktualisht janë në fazën e sistemimeve të jashtme.

Detajet

Përfundimet e raportit topografik të hartuar nga Instituti i Ndërtimit, sipas deklaratës së IKMT-së, janë shqetësuese dhe konfirmojnë denoncimet. “Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit konfirmon se: Objekti 02, me fazë ndërtimore 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 28 cm; Objekti 04, me fazë ndërtimore 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 18 cm”, thuhet në deklaratë. IKMT bën me dije se i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë zbatuese që të ndërhyjë urgjentisht për të përforcuar godinat.

“IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave,” thuhet në njoftim.

Gjithashtu, IKMT sqaron se çdo projekt përforcimi i propozuar nga kompania zbatuese, para se të nisë zbatimin, do të duhet të miratohet nga autoritetet përkatëse ligjore për të siguruar respektimin e kushteve teknike. IKMT nuk përmend arsyet se pse ka ndodhur fundosja. Megjithatë, sipas denoncimit të bërë fillimisht në emisionin “Piranjat” nga sinjalizues dhe nënkontraktorë brenda kantierit, të cilat paraprinë dhe nxitën inspektimin e IKMT-së, shkaku kryesor i kësaj zhytjeje lidhet me masat e munguara inxhinierike në themele dhe se zona e portit është një terren ranor dhe i paqëndrueshëm. Problemet inxhinierike me ndërtimet e reja janë vetëm hallka e fundit në një zinxhir zhvillimesh kontroverse rreth portit të Durrësit.

Mashtrimet dhe fasada

Projekti u miratua si investim strategjik fillimisht në dhjetor 2021 me subjekt aplikues “Symphony Real Estate Development sh.p.k”. Më pas, Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi të transferojë statusin “investitor strategjik” tek një shoqëri e posaçme e krijuar me përbërjen e shoqërive publike “Albanian Seaports Development Company (ASDC)” sha, dhe asaj private “Eagle Hills Real Estate Development”.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Janar 2023, projekti i konsideruar nga kryeministri Edi Rama, si investimi më i madh i huaj në Shqipëri do të kushtonte mbi 2 miliardë euro. Nga ana tjetër, zhvillimi i këtij mega-projekti imobiliar siç pretendonte Rama solli nevojën e zhvendosjes së operacioneve portuale tregtare, por ndërtimi i një porti të ri në zonën e Porto Romanos po has në vështirësi, pas dështimit të tenderit për ndërtimin e tij.

Ndërtimi i këtij porti dhe afera e Portit të Durrësit, në të cilin dyshohet se Alabari është prestanome, janë dy aferat më skandaloze të qeverisë Rama, ku dyshohet se është i përzierë drejtpërdrejt kryeministri vetë dhe qarqe të dyshimta arabe-greko-ruse, të cilat kanë qëllime antishqiptare dhe duan me çdo kusht të sabotojnë portën e korridorit 8.

E papritur/ Parashqevi Simaku dhe Elton Ilirjani surprizojnë Mimoza Ahmetin në Ferma VIP (VIDEO)

Një moment mjaft i veçantë dhe i mbushur plot emocione ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në shtëpinë e “Ferma VIP”.

Teksa banorët ndodheshin në ambientet e jashtme, zhurma e një droni ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tyre, duke sjellë një mesazh surprizë nga qielli.

Këtë herë, dedikimi ishte eksklùzivisht për shkrimtaren e njohur, Mimoza Ahmeti. Por ajo që i ka lënë të gjithë pa fjalë dhe ka entuziazmuar pamasë vetë Mozën, ishin pikërisht dërguesit e këtij droni.Mesazhi mbështetës vinte nga dy personazhe me peshë: biznesmeni Elton Ilirjani, së bashku me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun.

Sapo ka identifikuar se nga kush vinte kjo surprizë e papritur, Moza nuk ka mundur t’i fshehë emocionet e forta. E prekur nga ky gjest, ajo ka përshëndetur dyshen me fjalë shumë të ngrohta.

“Ju dua shumë. Elton, çfarë mrekullie ke bërë me Parashqevi Simakun,” – u shpreh shkrimtarja.

Video Player