Dëshmitë tronditëse për aksidentin në Durrës, gjyshja e viktịmës telefonoi policinë disa minuta para

Fiks Fare ka siguruar disa dëshmi të banorëve të zonës në Spitallë, në lagjen numër 15 në Durrës, të cilët tregojnë se disa minuta para se të ndodhte aksidenti tragjik që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një të tretë, gjyshja e njërit prej viktimave ka telefonuar policinë.

Banorët janë të tmerruar dhe terrorizuar nga ndodhia, teksa të gjithë pohojnë se ngjarja ishte e paralajmëruar, pasi në adresë të policisë ishin bërë qindra telefonata.

Banorët kanë lajmëruar vazhdimisht policinë, sallën operative, apo specialistët e zonës, për autorin Nikoll Radaçi, i cili ecte me shumë shpejtësi në të gjithë zonën. Grupi i Fiks Fare ka biseduar me disa banorë, dëshmitarë okularë të aksidentit të datës 3 maj 2025, teksa thonë se gjyshja e njërit prej viktimave, ka telefonuar Policinë e Shtetit për ti lajmëruar se Radaçi ecte me shpejtësi.

“Ka marrë policinë në telefon disa minuta para se të ndodhte ngjarja. Ai lëvizte shumë shpejt. Kam qenë prezent kur e mori. Nuk e di se çfarë i thanë, por ankohej për atë. As erdhi njeri dhe disa minuta më pas kemi parë tmerrin” thotë një prej dëshmitareve. Ndërkohë, edhe banorë të tjerë pohojnë se policia është lajmëruar se në zonë lëviznin me shpejtësi. “S’morën asnjë masë dhe pamë tmerr”, pohojnë banorët. Pas kësaj ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi drejtorin e Durrësit, si dhe disa drejtues të tjerë, për shkak se nuk kanë marrë masa.

Fiksi i kërkoi Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit nëse është bërë ndonjë telefonatë nga gjyshja e njërit prej viktimave, disa minuta para aksidentit fatal. Kjo drejtori, i tha grupit të Fiks Fare se “s’mund t’a verifikojnë, pasi u duhet numri i telefonit”. Një justifikim absurd, duke qenë se telefonata regjistrohet, ndërsa vendi i ankesës dhe problematika shënohen në regjistër.

Fiks Fare ka mësuar se për këtë ngjarje, kanë filluar hetimet administrative dhe penale ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po verifikon rolin e çdo efektivi, qoftë të rolit bazë, të mesëm apo të lartë.

Ndërkohë, rreth 500 metra larg rrugës së “Ohrit”, ku ndodhi aksidenti fatal, është regjistruar një tjetër ngjarje, sërish e paralajmëruar. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, si pasojë e shpejtësisë së lartë. Banorët e zonës kanë dërguar në redaksinë e emisionit investigativ disa foto dhe video të aksidentit, ndërsa shkruajnë se, në atë vend duhet të ishin vija të bardha.

“Kemi bërë një peticion në vitin 2024 për të vendosur kufizues shpejtësie dhe për të bërë vija të bardha, pasi ka edhe një shkollë. Peticionin ia kemi dërguar Prefekturës, por deri më sot asnjë masë. Aty rrezikohen edhe fëmijët, pasi ngjitur me rrugën dhe vendin ku u aksidentuan këto makina, ka edhe një shkollë”, pohon një nga banorët.

Ngjarja e datës 3 maj 2026, ka shkaktuar zemëratë dhe indinjatë në rrjete sociale, se si një person i papërgjegjshëm, i dehur, shkaktoi tragjedinë. Por, nga shpejtësia dhe nga mos verifikimi i informacionit, një familje është përfshirë aksidentalisht në këtë vorbull, të paktën në rrjete sociale dhe në portale.

Një person, i quajtur Petrit Nikolli, me origjinë nga qyteti i Lezhës, ka telefonuar në redaksinë e Fiks Fare dhe ka bërë një denoncim se “portalet dhe rrjetet sociale i kanë marrë foton e tij dhe të djalit 8 vjeç”.

“E kanë përhapur foton time dhe të djalit në të gjitha portalet. Kanë ngatërruar portretin tim me familjen Nikolli në Durrës. Na kanë sjellë një shqetësim të madh, më kanë marrë të gjithë në telefon se çfarë na ka ndodhur. Fotot i kanë marrë nga rrjetet sociale dhe janë tani në të gjitha portalet. Kam bërë denoncim në polici”, pohon me lot në sy Petriti./Topchannel

Anija me sodë e nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës përpIaset dhe fundoset në ujrat greke

Një anije mallrash që transportonte sodë (karbonat natriumi) është përplasur me disa shkëmbinj dhe është fundosur herët në mëngjesin e së mërkurës në veri të Androsit, në Greqi.

Anija me flamur të Vanuatu-s ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës dhe transportonte rreth 8 mijë ton sodë. Për shkaqe që po hetohen, ajo u përplas në një zonë shkëmbore dhe u fundos pas dëmtimeve të rënda në trupin e saj.Në bord ndodheshin nëntë marinarë, tetë shtetas turq dhe një shtetas azerbajxhanas, të cilët u shpëtuan të gjithë. Dy prej tyre u nxorën nga deti nga anijet e rojës bregdetare, ndërsa shtatë të tjerët u gjetën në një zonë shkëmbore të vështirë dhe u evakuuan nga ekipet e shpëtimit me ndihmën e forcave detare dhe ajrore.

Në operacion u angazhuan katër anije të rojës bregdetare, mjete të tjera lundruese dhe një helikopter i forcave ajrore greke. Të gjithë marinarët u transportuan në portin e Androsit, ku morën ndihmën e parë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit detar.

E RËNDË/ Po punonte tokën! Zetori e zë poshtë, VDES 57-vjeçari (EMRI)

Një aksident tragjìk është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në Divjakë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në tokën bujqësore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babunjë e Re, ku burri po punonte me zetor në pronën e tij.

Bëhet me dije se i ndjeri ka qenë me bashkëshorten e tij në momentin tragjik.

Viktima u identifikua nga autoritetet si Kujtim Meçi.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti bujqësor është përmbysur, duke e zënë poshtë 57-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 7 maj 2026

DASHI

Pasioni është forca juaj lëvizëse këtë javë dhe kjo duket në çdo gjest, fjalë dhe zgjedhje. Ju i përjetoni ndjenjat tuaja me intensitet, dëshirë dhe një shtytje të fortë për të ndërtuar diçka të rëndësishme dhe konkrete. Puna? Disa pengesa praktike po ngadalësojnë planet tuaja dhe mund t’ju kenë vënë në provë në të kaluarën…

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 7 maj 2026), stabiliteti në dashuri është forca juaj dhe përfaqëson një strehë të sigurt në këtë fazë. Sa i përket punës, është një javë produktive kur idetë më në fund fillojnë të marrin formë konkrete.

BINJAKËT

Më shumë sesa vetë ndjenjat tuaja, është dinamika e marrëdhënies suaj që po ju vë në provë. Keni nevojë për mbështetje, mirëkuptim dhe ndarje. Në punë: jeni plot ide, njohuri dhe ambicie, por mendoni se nuk po merrni mbështetjen që ju nevojitet për t’i realizuar ato.

GAFORRJA

Marrëdhëniet tuaja po kalojnë një periudhë sqarimi të thellë. Pas zhgënjimeve ose keqkuptimeve, ndjeni nevojën për të vërtetën. Lidhur me punën, keni kuptuar se jo të gjithë janë në anën tuaj dhe kjo vetëdije ju ka bërë më të kujdesshëm.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 7 maj 2026), hapuni pa frikë. Do të dëshironi të ndani, të ndërtoni dhe të përjetoni emocione autentike, pa shumë rezerva. Lidhur me punën, keni një shtysë të fortë për sukses, dhe kjo duket.

VIRGJËRESHA

Marrëdhëniet mund të jenë duke kaluar një fazë delikate, ku fërkimet ose keqkuptimet e vogla rrezikojnë të bëhen më shumë barrë sesa është e nevojshme. Puna? Është një kohë e mirë për të riorganizuar, planifikuar dhe rirenditur prioritetet. Madje edhe për të kapërcyer një sfidë.

PESHORJA

Idetë tuaja janë më të qarta se sa ishin kohët e fundit, duke ju lejuar të shihni marrëdhëniet me një qartësi më të madhe. Lidhur me punën, ju jeni të thirrur të bëni zgjedhje të rëndësishme për muajt në vijim.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 7 maj 2026), keni një nevojë të fortë për t’u ndjerë të mbështetur, të kuptuar dhe të rrethuar nga njerëz autentikë. Punë? Java duket intensive, me momente presioni në rritje, veçanërisht gjatë këtyre orëve…

SHIGJETARI

Keni nevojë për stimulim të ri emocional, emocione që ju bëjnë të ndiheni të gjallë dhe të angazhuar. Marrëdhëniet e qëndrueshme mund të përjetojnë njëfarë tensioni, veçanërisht nëse komunikimi është zvogëluar kohët e fundit ose bashkëfajësia është lënë në hije nga angazhimet në punë dhe stresi. Punë? Dëshironi të rriteni, të ndryshoni, të zgjeroheni.

BRICJAPI

Pas një periudhe të vështirë, keni nevojë për më shumë paqe në marrëdhëniet tuaja. Nuk dëshironi më konflikte të panevojshme ose situata të paqarta. Lidhur me punën, javët e fundit kanë qenë vërtet sfiduese. Jo gjithçka mund të zgjidhet menjëherë, veçanërisht pasi disa situata nuk janë tërësisht nën kontrollin tuaj.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 7 maj 2026), yjet favorizojnë takimet dhe emocionet. Je më i etur për të ndarë, për të takuar njerëz të rinj ose për të rizbuluar anën më spontane të marrëdhënieve. Lidhur me punën, financat kërkojnë vëmendje të veçantë.

PESHQIT

Jeni tepër i ndjeshëm dhe keni nevojë për siguri konkrete. Mund të lindin tensione në marrëdhënie, veçanërisht nëse ndihesh i keqkuptuar ose i lënë pas dore. Sa i përket punës, kërkon njohje konkrete për atë që ke bërë dhe nuk je më i gatshëm të kënaqesh me fjalë ose premtime. 

Arjan Konomi bën reagimin e fortë për Bora Zemanin: “Kjo femër ka bërë pakt me djaIIin për…”

Arjan Konomi dhe Bora Zemani kanë ndarë një rrugëtim të gjatë televiziv për disa sezone në formatin e dashurisë “Për’puthen”, duke krijuar një raport dhe kimi mjaft të mirë me njëri-tjetrin.

Së fundmi, dyshja duket se është ritakuar gjatë një mbrëmjeje festive dhe ky moment nuk ka kaluar pa u dokumentuar dhe komentuar në rrjetet sociale.

Opinionisti i njohur ka ndarë një foto krah moderatores, të cilën e ka shoqëruar me një përshkrim mjaft pikant, duke i bërë asaj një kompliment tepër të veçantë për pamjen e saj fizike.

“Surpriza më e bukur e mbrëmjes! Të takoja @borazemani, e cila ‘ka bërë një pakt me djallin’ për rininë dhe bukurinë e përjetshme! 😁😁” – ka shkruar Arjani.


Natyrisht, nuk ka munguar as reagimi i Borës në seksionin e komenteve. Ajo e ka pritur me shumë sportivitet këtë krahasim të goditur të opinionistit, duke i replikuar me dashuri: “Hahaha të përqafoj shuuume ❤️❤️”*

Aksidenti në Durrës, Artan Hoxha zbulon detaje për autorin: Ishte i aIkoolizuar, e quante veten “bisha”

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në nje emision televziziv, ka folur për tragjedinë në Durrës, ku Nikoll Radaçi, përplasi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një tjetër.

Hoxha foli për ngjarjen, por bëri edhe një përshkrim të autorit, si person mjaft problematik, që ka arritur t’i shpëtojë ligjit dhe autoriteteve edhe pse ishte përsëritës në shkeljet e rregullave të qarkullimit.

“Ngjarje e rëndë që të lë pa fjalë. Tre fëmijë duke luajtur në rrugicën e lagjes, në trotuar, hapësira aty nuk të jep mundësi të drejtosh mjetin me shpejtësi të madhe. Gjithsesi, së pari ngushëllime për familjet që kanë humbur dy fëmijët. Skena, mjafton një foto dhe jo gjë tjetër për të kuptuar se çfarë ka ndodhur aty.

Fëmijët në mungesë, se s’kanë ku të luajnë, janë goditur. Shpejtësia ka qenë shumë e lartë dhe automjeti ka qenë jashtë kontrollit, sasia e alkoolit 0.7 miligram për litër, një përqindje shumë e lartë, ka qenë krejt jashtë kontrollit. Ajo që e bën më trishtuese, shkojmë te pjesa që, si është e mundur që këta lloj personazhi, për më tepër i kishte vënë nofkën vetes “bisha”, i pëlqente ta quanin “bisha”.

Ky vit ka nisur që në 1 janar me të vdekur nga aksidentet. Rasti i fundit, të gjithë bëjnë pyetje, a mund të ishin shpëtuar dy fëmijët, a mund të ishte shmangur kjo tragjedi? E gjithë CV e personit dhe shkeljet, ishte shkelës i rregullt i Kodit Rrugor. Njeri problematik, i alkoolizuar, kishte konflikte me fqinjët, ka qenë shkelës permanent i Kodit Rrugor. Si ka mundësi që është lejuar të jetë kërcënim të rrugët e vendit? Është njeri që në tre raste i është hequr një muaj patentën, kur i duhej hequr fare.

Si ka mundësi, kur e sheh të njëjtin njeri, që përsërit të njëjtat shkelje, përbën rrezik për jetën e vet dhe për shoqërinë, një minë lëvizëse nëpër qytet. Mungesa e agjencive të zbatimit të ligjit, pasi është shkelës disa herë. Që nga 2020, përsërit të njëjtat shkelje dhe lejohet të lëvizë në qytet. E patë edhe makinën, nuk ishte makinë hallexhinjsh.

Ky njeri, shkelës i rregullt i ligjit, i ka mbijetuar masave të ndërmarra. Sot shkarkuan drejtorin e qarkut, shefin e qarkullimit, por dëmi është bërë. Këto shkelje duhet të ishin ndjekur në atë kohë. Duheshin cuar edhe në gjykatë. Kodi Rrugor parashikon heqje patente. Duke qenë recidivist, nuk kishte frikë as inspektonin në lagje, krahët si duket i ka patur të ngrohtë, kjo e bën të ketë këtë papërgjegjshmëri”, deklaroi Hoxha.

SKENAR I RI? Pas gjykatave, Veliaj tenton Iirimin me raport mjekësor për zemrën?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prej më shumë se 14 muajsh në paraburgim, do t’i nënshtrohet një ekzaminimi të specializuar kardiak këtë të mërkurë, duke ngritur pikëpyetje nëse kjo është një strategji e re për të siguruar lirimin e tij.

Ky zhvillim vjen pasi ankimimet e tij ligjore për lirim u rrëzuan në mënyrë të njëpasnjëshme nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese.“Ora News”, mëson se pas një tentative të mëparshme të dështuar për të përdorur një kolonoskopi për qëllime të ngjashme, tashmë vëmendja është zhvendosur te një problem i mundshëm kardiak.

Transferimi në spitalin privat “Salus” për një koronarografi po shihet si një taktikë e mundshme për të siguruar një raport mjekësor që mund të çojë në zbutjen e masës së sigurisë.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë konfirmuar se Veliaj do të shoqërohet në spitalin “Salus” të mërkurën, më 6 maj. Gjithashtu, burime spitalore konfirmuan takimin për një koronarografi me specialistin italian, profesorin Zingaretti. Të dyja institucionet e kanë pranuar zyrtarisht vizitën e planifikuar.Tashmë, situata varet nga rezultati i ekzaminimit mjekësor. Mbetet për t’u parë nëse kryebashkiaku i Tiranës ka një problem real shëndetësor apo nëse ky kontroll do të përdoret si një mjet për të ndryshuar statusin e tij të paraburgimit. Përgjigja do të përcaktojë hapat e ardhshëm në këtë çështje të profilit të lartë.

Familjarët e Mozës me reagim të ashpër në rrjete sociaIe, kërkojnë të merren masa nga produksioni

Familjarët e poetes Mimoza Ahmeti kanë reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si, sipas tyre, ajo po trajtohet brenda reality shout, Ferma VIP.

Ata thonë se ndaj saj po përdoren fjalë dhe sjellje që e cenojnë dinjitetin e një gruaje dhe nëne, duke e konsideruar këtë të papranueshme.

Në reagimin e tyre, familjarët theksojnë se gjuha fyese që po i drejtohet Mimozës nga disa prej konkurrentëve është banalizuar dhe tashmë po qarkullon edhe në rrjetet sociale, gjë që e bën situatën edhe më shqetësuese.

Ata shprehen të zhgënjyer që këto sjellje, sipas tyre, po kalohen pa masa konkrete.

Më poshtë postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Si familjarë, ndjejmë detyrimin të reagojmë ndaj sjelljeve dhe ofendimeve të papranueshme që disa fermerë po i drejtojnë Mozës sonë në Ferma VIP.

Na vjen thellësisht keq dhe jemi të shqetësuar për mënyrën se si po trajtohet një nënë dhe një grua në një moshë të respektuar, e cila meriton dinjitet, respekt dhe mirësjellje.

Fjalët që po përdoren ndaj saj janë tejet banale dhe fyese, dhe fatkeqësisht tashmë po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

Është zhgënjyese që produksioni, për të disatën herë, po i anashkalon këto sjellje dhe këtë gjuhë të papërshtatshme, pa ndërmarrë masa konkrete.

Një format televiziv humbet vlerën e tij kur lejon që imazhi dhe dinjiteti i një personi të dëmtohen në këtë mënyrë.

Gjithashtu, gjatë Prime-it, kemi vënë re me shqetësim se sa herë Moza kërkon fjalën, shpesh anashkalohet dhe nuk i jepet mundësia të shprehë dhe përfundojë mendimin e saj.Kërkojmë trajtim të drejtë dhe respekt të barabartë për Mozën.

Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të gjuhës fyese dhe marrjen e masave konkrete, në mënyrë që të ruhet dinjiteti i saj dhe integriteti i këtij programi”.

VIDEO

Irani vendos rregulla të reja, ka vetëm një mënyrë që anijet të kaIojnë në Hormuz

Irani ka vënë në funksion një mekanizëm të ri për rregullimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, raportoi të martën televizioni shtetëror iranian Press TV.

Sipas raportimit, të gjitha anijet që synojnë të kalojnë përmes kësaj rruge detare do të marrin një email nga një adresë e lidhur me Autoritetin e Ngushticës së Gjirit Persik, PGSA. Mesazhi do t’i informojë ato për rregullat dhe procedurat e reja të kalimit.

Anijet duhet të pajisen me leje tranziti përpara se të kalojnë nëpër ngushticë, e cila konsiderohet një nga pikat më të rëndësishme në botë për transportin e naftës.

Press TV e përshkroi nismën si “sistem qeverisjeje sovrane” dhe raportoi se ajo tashmë është funksionale në Ngushticën e Hormuzit.

Egla Ceno shpërthen pas incidentit në Ferma VIP: ”Zoti ua dhëntë në prag të shtëpisë ”

Aktorja Egla Ceno ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet e saj sociale, duke denoncuar standardet e dyfishta dhe moralin selektiv të një pjese të audiencës që komenton zhvillimet e fundit televizive.

Duke marrë shkas nga vala e indìnjatës publike pas përdorimit të fjalës “kuçkë” në spektaklin “Ferma VIP”, Ceno ka theksuar paradoksin e këtyre reagimeve.

Ajo ka vënë në dukje se të njëjtët persona që sot shfaqen të tronditur nga ky fjalor, nuk kanë hezituar ta sulmojnë atë me terma thellësisht denigrues pas komenteve të saj të mëparshme.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, aktorja shprehet: “Ka diçka thellësisht të sëmurë në mënyrën si funksionon ‘morali’ në shoqërinë tonë: i njëjti zë që dje më shkruajti ‘shterpë’ për një status që as nuk e ka kuptuar dot siç duhet, sot bën si i indinjuar për fjalën ‘kuçkë’.”

Ndonëse thekson se e konsideron kohë të humbur të merret me “budallenjtë e rrjetit”, ajo shton se çdo gjë e ka një kufi. Për të gjithë ata komentues që kanë kaluar caqet etike duke përdorur gjuhë urrejtjeje, Ceno ka përcjellë një mesazh të prerë dhe të fortë:

“Kushdo që më është drejtuar me fjalën ‘shterpë’, ‘plakë’, ‘ti ke qejf të të dhunojë filani’ ju them: Zoti ua dhëntë në prag të shtëpisë dhe një psikopat t’ju trokasë çdo mëngjes në derë e t’ju thotë ‘shterpë’. Mbase e merrni vesh këtë gjuhë.”