Ish-deputeti bën zbulimin e papritur: Më kërkuan të hyj në “Ferma VIP”, u kërkova parapagim 100 mijë euro

Një deklaratë e papritur ka ardhur së fundmi nga ish-deputeti Kujtim Gjuzi lidhur me formatin televiziv “Ferma VIP”.

Gjatë një interviste të dhënë për “VIP Magazine”, ai ka zbuluar se ka marrë një ftesë nga stafi realizues i programit për t’u bërë pjesë e këtij reality show si konkurrent.

Përtej zbulimit të ftesës, ish-depùteti ka ndarë edhe kushtin e fortë financiar që u ka vendosur organizatorëve për të pranuar ofertën e tyre.

Sipas tij, pjesëmarrja në këtë spektakël do të realizohej vetëm kundrejt një pagese të konsiderueshme paraprake, duke përmendur shifrën e 100 mijë eurove.

Për të argumentuar këtë kërkesë, Gjuzi ka shpjeguar se nuk dëshiron të angazhohet për një fitore të pasigurt, duke marrë si shembull rrugëtimin aktual të shkrimtares Mimoza Ahmeti brenda shtëpisë.

Lidhur me këto negociata dhe prapaskenat e ftesës, ai u shpreh:

“Jam kontaktuar nga producentja deri te Rezho. Unë u vendosa kusht: Nëse doni të merrni Kujtim Gjuzin në Ferma VIP, duhet të më jepni parapagim gjysmën e çmimit që jepni ju (100 mijë euro). Unë s’mund të bëj spektakël siç bën Moza dhe nuk e ka të sigurt do e fitojë apo jo çmimin.”

Kryepolici anulon urdhrin që dha, rikthehen patrullat nëpër rrugë, tani edhe më intensive

Policia e Shtetit duket se e kùptoi gabimin serioz që bëri me njoftimin e përsëritur publik se kishte vendosur të hiqte patrullat e kontrollit nëpër rrugor e vendit. Fakt është se që nga ditët kur u trumbetua ky njoftim, aksidentet u shtuan frikshëm dhe numri i viktimave ishte disa herë më i lartë se më parë.

U pa qartë se shqiptarët në Shqipëri nuk janë aq të ndërgjegjësuar sa të veprojnë le ndërgjegje dhe jo me frikën e kontrollit policor, ndaj sot, u shpall rikthimi i patrullave, madje më intensive dhe më “të armatosura” se më parë.

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Dhimitraq Ziu, doli sot para mediave ku njoftoi anulimin e urdhrit dhe masat e reja.

Ziu tha se me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike, nëpërmjet Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka marrë një sërë masash shtesë në funksion të mënyrës së re të monitorimit të qarkullimit rrugor, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në këtë kuadër janë kalibruar 22 mjete shpejtësimatëse, janë pajisur të gjitha strukturat e Policisë Rrugore, me dronë, kamera, aparate fotografike, aparate alkooltestues dhe drogëtestues.

Shërbimet e Policisë në rrugët interurbane, do të vijojnë monitorimin e qarkullimit nëpërmjet pajisjeve logjistike dhe patrullave të lëvizshme dhe shkeljet e konstatuara nga mjetet logjistike do të verbalizohen në masa administrative, të cilat do të pasqyrohen në kohë reale në e-Albania.

Patrullat e Policisë Rrugore në akset nacionale do të ndërhyjnë kur konstatojnë sjellje agresive në rrugë, parakalime të njëpasnjëshme, manovra të gabuara apo shpejtësi dy deri në trefish, të cilat janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Njëkohësisht do të bashkëpunohet me Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, me qëllim që shkeljet e konstatuara t’i kalojnë Policisë Rrugore, për të plotësuar masat administrative.

Policia pranon se publiku mori hov nga telegrami

“Nisur nga perceptimi i gabuar në publik, se drejtuesit e mjeteve nuk do të ndalohen nga patrullat, sqarojmë opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës se:

Detyrat e vendosura në Telegramin nr. 3707, datë 10.04.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Mbi marrjen e masave për garantimin e qarkullimit të pandërprerë të mjeteve”, kanë të bëjnë me mosndalimin e automjeteve në akset rrugore nacionale, pa shkak, duke krijuar imazh të keq.

Në akset rrugore nacionale, Patrullat e Policisë Rrugore të monitorojnë qarkullimin dhe të evidentojnë kundërvajtësit rrugorë nëpërmjet pajisjeve teknologjike.

Punonjësit e Policisë, kur evidentojnë dhe dokumentojnë me mjete logjistike, sjellje agresive të drejtuesve të automjeteve, do të veprojnë në zbatim të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, të organizojnë pika kontrolli në qendrat urbane, sipas kushteve të sigurisë, në drejtimin e shefave të seksioneve dhe shefave të sektorëve të Policisë Rrugore, sipas planeve të dedikuara me objekt konkret (kontrolle për pije alkoolike, përdorimin e celularëve, kaskave mbrojtëse për drejtuesit e motomjeteve, mjeteve debitore dhe “Alert”, etj.)”, tha Ziu.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Çdo sjellje agresive në rrugë apo ndaj punonjësve të Policisë do të ndëshkohet maksimalisht, me të vetmin qëllim: rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.

Për sa i përket qendrave urbane, shërbimet e Policisë do të vijojnë me grupe kontrolli për testet e alkoolit, kontrollet për shpejtësi, parakalimet e gabuara, mosdhënien e përparësisë këmbësorëve, përdorimin e celularit dhe të rripit të sigurimit.

Plan i ri dhe për parkimet e gabuara

Njëkohësisht, parkimet e gabuara do të jenë në qendër të vëmendjes, duke përdorur edhe mjetet ngritëse për parkimet në korsitë e dedikuara, ku bllokohet lëvizja e lirë e automjeteve apo e këmbësorëve.

Ziu tha se sjelljet agresive në rrugë duke shkaktuar aksident me pasojë humbjen e jetës apo plagosjen, janë shumë shqetësuese.

Ai evidentoi se vetëm në muajt e fundit, 82 100 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varojnë nga 20 km/orë mbi normën e lejuar deri në trefish të normës së lejuar.

815 drejtues automjetesh nuk kanë asnjë pikë në lejen e drejtimit dhe do t’i nënshtrohen testimit nga e para.

27 000 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara, rreth 60 000 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa rrip sigurimi, duke përdorur celularin apo për drejtim motomjeti pa kaskë mbrojtëse.

160 000 masa administrative janë vendosur për parkime të gabuara dhe 85 000 për shkelje të ndryshme.

Sipas statistikave, dallohet qartë se numri më i lartë i aksidenteve me pasojë ka si shkak shpejtësinë dhe më pas vjen sjellja e këmbësorëve, 33% e viktimave janë këmbësorë, drejtues motomjetesh dhe biçikletash.

Aksidentimi fatal i fëmijëve

Nisur nga rasti i Durrësit, ku një përsëritës i drejtimit të mjetit nën efekt alkooli shkaktoi vdekjen e tmerrshme të dy fëmijëve dhe plagosjen rëndë të një tjetri, Ziu tha sot sr janë evidentuar drejtuesit e automjeteve me shkelje të përsëritura dhe iu është kërkuar strukturave të Policisë Rrugore, që të marrin masa të menjëhershme për monitorimin dhe mbajtjen në kontroll të vazhdueshëm të këtyre drejtuesve, që janë shkelës të përsëritur të rregullave të qarkullimit, me pasojë për jetën dhe shëndetin.

OIa ofendoi rëndë Arbanën, vjen reagimi i ashpër i Eduart Grishajt

Regjisori i programit “Ferma VIP 3”, Eduart Grishaj, ka sqaruar përmes një komunikimi publik qëndrimin e tij në lidhje me ngjarjen e fundit që përfshiu banoren Fabjola Elezaj dhe moderatoren Arbana Osmani. Ai ka reaguar pas diskutimeve dhe komenteve të shumta në rrjetet sociale, të cilat kanë ngritur pikëpyetje mbi situatën e krijuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Përmes një deklarate të shpërndarë në platformat digjitale, Grishaj ka mohuar kategorikisht aludimet për ndonjë lidhje familjare apo favorizim ndaj pjesëmarrëses, duke theksuar se përzgjedhja e saj në garë është bërë mbi bazën e kritereve profesionale dhe procesit standard të audicioneve.

Ai shtoi gjithashtu se reagimi i konkurrentes gjatë emisionit ka qenë pasojë e presionit emocional dhe situatës së tensionuar në ambientin e fermës. Në të njëjtën kohë, Grishaj vlerësoi mënyrën profesionale dhe të balancuar të moderatores Arbana Osmani në menaxhimin e momentit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së etikës dhe qetësisë në situata të tilla televizive.

Lidhur me këtë çështje, ai u shpreh:

“Asnjë kushëri apo kushërirë e imja nuk ka qenë, as nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e ndonjë reality show ku unë jam i përfshirë si pjesë e produksionit. Fabiolën e kam propozuar unë për Ferma VIP 3, sepse kam vlerësuar energjinë dhe potencialin e saj si vajzë e re që vjen nga Malësia e Madhe. Nuk jam penduar për këtë zgjedhje, unë do të vazhdoj të mbështes të rinj nga Veriu dhe nga çdo krahinë tjetër e Shqipërisë sa herë të kem mundësi, siç e kam bërë më parë në Big Brother dhe tani te Ferma dhe në projektet e mia personale si filmat apo programet e tjera. E duke u rikthyer te rasti i Fabiolës, njerëzit mund të gabojnë, sidomos nën presion emocional dhe në transmetim live. Nga një moment apo një gabim nuk mund të gjykohet e gjithë jeta e një vajze 23 vjeçare, familja apo vendi nga ajo vjen.

Përsa i përket reagimit të prezantueses në studio, Arbana ajo është, njerëzore me çdo njeri në çdo situatë dhe mendoj që ai reagim ka ndryshuar qasjen e prezantimit dhe të gazetarisë në vendin tonë dhe kjo duhet t’u shërbejë si shkollë edhe brezave të rinj që duan ta vazhdojnë këtë zanat.
Faleminderit të gjithëve që na ndiqni dhe na mbështesni. Ne do vazhdojmë të japim maksimumin tonë, me të mirat dhe gabimet tona.”

E papritur! Genardi publikon video duke puthur Sonidën nga Psikiatria

Një video të publìkuar në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje emrin e Genard Hajdinit, i cili këtë herë shfaqet duke puthur tek Psikiatria motrën e tij Sonida.

Pamjet, të publikuara fillimisht nga vetë ai, e tregojnë duke e puthur Sonidën, ndërsa vetë përmend se videoja është realizuar nga ambientet e Psikiatrisë.

Të dy përfunduan në institucionin e shëndetit mendor pasi ky i fundit publikoi në Inatagram motrën e tij tërësisht të zhveshur.

Sonida Hajdini u pa në gjendje të rënduar mendore e fizike, ndërsa duket se gjendja e saj është stabilizuar.

VIDEO

Balliu : Ish-burri i një deputeteje të PD rrhu Flamur Nokën në Itali, ku..

Alesia Balliu i është përgjigjur Flamur Nokës pas pretendimeve të këtij të fundit se aktivistja demokrate ka mbështetur partinë “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.

Balliu, e cila nuk u lejua të kandidojë për kryetare e Partisë Demokratike, mohon pretendimet e Nokës dhe sjell për të parë një epsiod të panjohùr për publikun: “Flamur: ti je llumi i asaj partie, dhe e di pse? Sepse je i vetmi njeri që je rrahur nga ish-burri i një deputeteje të PD-së me të cilën ke qenë në Itali”

Një mesazh Balliu e ka edhe për Shkëlzen Berishën: “Vetem zotit i trembem mbi tokë, Mos e Harro”.

Postimi i plotë i Alesia Balliut:

Shkëlzen, për Sali Berishën vërtet kam qarë, por gomarin tënd Flamur Nokën nuk do ta kursej. Flamur, ajo që ka shpërndarë ti nuk është asgjë e re. Më trego një fletë ku unë kam firmosur për “Shqipëria Bëhet”.

Dëgjo, Flamur: ti je llumi i asaj partie, dhe e di pse? Sepse je i vetmi njeri që je rrahur nga ish-burri i një deputeteje të PD-së me të cilën ke qenë në Itali. Ti, Flamur, je e vetmja lëtyrë njerëzore nga e cila vajzat nuk afrohen në PD. Ti je i vetmi funksionar që shtëpitë që duhej t’ua jepje qytetarëve, ua ke dhënë familjarëve të tu.

Flamur, ashtu siç të zhburrëruan në Vorë, unë do të të zhburrëroj në mes të Tiranës, sepse nuk i frikësohem lëtyrave si puna jote.

Shkëlzen Berisha, si t’i lidhësh apo mos t’i lidhësh gomerët e tu, demokratët do ta marrin vesh për pazaret që po bëni në kurriz të tyre. Shkelzen Berisha vetem zotit i trembem mbi tokë, Mos e Harro!

Reperi Noizy dhe babai i tij paraqiten në GJKKO/ Zbardhet arsyeja

Reperi Noizy dhe babai i tij Bashkim Rajku janë paraqitur në GJKKO në procesin ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.

Ata janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminaI për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.

Për episodin e tritolit në dyqanin e Noizy-t në Durrës, avokatët e tij kërkuan të thirret si dëshmitar Bashkim Rajku, si dhe Kleviol Ahmetaj, reperi i njohur si “Cllevio”.

Gazetari në ‘sikΙet’ nga gazetarja për υibr¤t○rët: Cfarë po u ndodh grave që nuk po thuhet

Në studion e Breaking në Top News u diskutua ditën e sotme edhe për aksionet në burgjet e Shqipërisë.

Gazetari Eraldo Harlicaj u shpreh se kjo nuk ishte diçka e papritur apo e re, sepse shpesh në burgje janë gjetur celularë, lëndë narkotike, armë të ftohta.

“Kur vjen drejtori i ri në burgje, për të paditur dhe personin që zëvendësoi, nisi një aksion blìc në burgjet e Shqipërisë. Nga kontrolli u gjetën ato që ne i kemi thënë më parë, dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut. Përfitimet ekonomike për shkak të korrupsionit në këto pozicione janë shumë të larta. Për të bërë një transferim nga një burg në një burg tjetër, shifra ka shkuar deri në 20 mijë euro. Doktorët e burgjeve i kanë kthyer në hotele për ata të burgosur që paguajnë tarifë mujore aty. Transferimet janë kthyer në biznese të mirëfillta,” tha Harlicaj.

Ndërsa ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj u shpreh se “problematika e burgjeve nuk është vetëm në Shqipëri”.

“Raporte të tilla ndodhin edhe në Perëndrim dhe në SHBA. Problemi është se sa ti je në gjendje si institucion me e parandalu një aktivitet të tillë. Si fenomene nuk ndodhin vetëm këtu,” tha Hajdarmataj.

Pyetjes në lidhje me gjetjen e vibratorëve në burgun e grave të Pojskës, vuri në siklet gazetarin Harlicaj.

“E di që më the mos më pyet në lidhje me këtë se e ke me siklet, por unë do të pyes se këtë punë kemi. Janë gjetur dhe lodra seksi në këtë burg, pse duhen hequr këto pajisje?” pyeti moderatorja Fiori Dardha.

“Janë pasur si pajisje të rrezikshme. Por edhe të burgosurit duhen të trajtohen me dinjitet. Për gjërat që nuk janë të rrezikshme duhet mbyllur një sy përderisa janë për kënaqësi intime,” tha Harlicaj.

Nisur nga ngjarjet e djeshme, shkrimi i Sonila Meços për Mimoza Ahmetin që po çmend rrjetin; Ja kush është Moza që askush se dinte

Nga Sonila Meço: “Fik dritat “Ferma” në qershor. Moza fiton. Sponsorët qarkullojnë për tek “dramat” e radhës. Loja mbaron.

Çfarë ndodh me ne që mbetemi në versionin e plotë të saj? Ne, variablat e çoroditur të lojës së madhe, që shahemi, pështyhemi, goditemi, gjakosemi e vritemi pa një finale?!

Moza ka hyrë në dekadën e shtatë të jetës. Pasi ka provuar shijen e dheut në taban, kurorat e lavdisë në qieΙΙnajë. Moza në këtë strukturë të matufepsur shoqërore është konstante, një trup me densitet tjetër.

Nuk përzihet me lëngun.
Nuk e merr formën e enës. Edhe kur e fut në perimetrin e Fermës.
Edhe kur është e lirë si kali në lëmë.

Një grua që ka krijuar, sidomos përmes letërsisë, nuk ka jetuar vetëm jetën e saj. Moza ka përtypur karaktere, konflikte, drama, rikthime, humbje, rënie, dobësi njerëzore.

I ka parë nga brenda, i ka kuptuar, i ka shndërruar në fjalë.

Një strukturë e tillë psiqike nuk hyn lehtë në konflikt, sepse konflikti kërkon një lloj pasigurie për t’u ndezur. Moza i ka ikur atij kurthi kohë më parë e as nuk shpjegohet më me rrethanat e një formati televiziv. Shpjegohet me kohën që ka kaluar brenda vetes e për këtë jep leksione falas karshi kamerave të Fermës ndërsa gjerb me qesëndi kafenë e mëngjesit.

Ajo qetësi e adhuruar e saj nuk është temperament, por përzgjedhje me vetëdije, sepse identitetin nuk e ka ndërtuar në raport me të tjerët, por kryesisht pavarësisht tyre. Moza nuk përplaset më me jetën, e përthith të tërën, edhe atë miniaturë formati televiziv. Ndaj ngjan aq e sinqertë.

Sepse ajo e njeh mekanizmin. Ka parë mjaftueshëm nga natyra njerëzore ndaj refuzon të reagojë sipas një skenari që nuk e ka shkruar ajo.

Mu aty mbaron formati e ndodh përplasja reale, një sistem që funksionon mbi impulsin dhe një individ që funksionon mbi integritetin.

Sistemi në fakt, edhe jashtë formatit, në realitet nuk e toleron këtë kontrast.
Mendoni pak ç’ndodh me njerëzit e formuar, me integritet e dinjitet.

Ndaj mos ia qani hallin kur e bullizojnë ca këpujka. Po as mos u ngazëlleni kur e miklojnë me ca drone e rroba. Moza e di fare mirë ku është. Dhe përse. E di që ka një datë skadence ajo prezencë. Ashtu siç di se ato copëza jete në miniaturë janë hiçmosgjë në raport me relievin e tmerrshëm të origjinalit.

Ndaj ngjan kaq e sforcuar kjo indinjatë jona nga një miniaturë, ndërkohë që jetojmë si mosozot në origjinal. Ja që ndodh ky çekuilibër i çuditshëm, reagojmë fort ndaj simulimit dhe shpejt e shkurt ndaj realitetit.

Një fjalë e rëndë në studio duket skandal, ndërsa e njëjta gjuhë në përditshmëri kalon si refleks.

Një padrejtësi a bullizëm ndaj një gruaje të mençur e të matur në një format televiziv barabitet në reagim viral në rrjet me reagimin mbi vrasjen e dy fëmijëve duke luajtur, mbi dhunën barbare ndaj një të moshuare që mbron pronën e vet nga shteti.

Ndaj na ngjan Moza e paqtë, ndërsa ne vlojmë nga indinjata edhe për të. Jashtë, ne publiku e shohim nga distanca. Largësia prodhon idealizimin, na bën të projektojmë mbi figurën e saj atë që na mungon vetë, qetësinë, autenticitetin, dinjitetin. Prandaj Moza jashtë adhurohet, sepse përfaqëson një version më të lartë të vetes kolektive.

Brenda, ndodh e kundërta.

Aty nuk ka distancë, por konkurrencë, krahasim të përditshëm, hierarki të luhatshme. Ata banorë, çdo ditë zgjohen përballë dikujt që nuk ka nevojë të luftojë për vëmendje, ndaj u aktivizohet mekanizmi krejt i kundërt me atë tonin jashtë, de-idealizimi i dhe agresioni mbrojtës ndaj saj.

Moza, si fenomen që nga larg të mahnit e frymëzon, nga afër ngjan kërcënuese. I njëjti person ndahet në dy figura. Jashtë, objekt adhurimi. Brenda, shënjestër që duhet ulur për të rikthyer barazinë e egove. Kjo e krijon atë tension të padukshëm dhe nga hiçmoskundi, si të garosh me dikë që nuk po luan të njëjtën lojë? Përgjigjja e pavetëdijshme është e thjeshtë, ta tërheqësh poshtë, shumë poshtë derisa të hyjë në lojën që dinë të luajne ata vetë.

Kjo është prova që nuk e kalon dot jo vetëm një brez 4 dekada më i ri dhe i paprovuar se Moza, po as ata më pranë saj, si në moshë e profesion, si në formim e logjikë.

Kjo është kriza strukturore e formatit, sepse loja nuk është më hapësirë ku karakteret zhvillohen, por terren (edhe bujqësor po deshe), ku karakteret shkërmoqen derisa të bëhen të njëtrajtshme.

Të gjithë duhet të bien në të njëjtin nivel, sepse vetëm aty loja funksionon. Një figurë si Moza e prish këtë ekuilibër, sepse nuk shpërbëhet, nuk homogjenizohet, nuk hyn në ritmin e degradimit. Ka bërë të vetmin e të fundit pakt: të hyjë në një format reality. Këtu mund të diskujtojmë gjithë ditën a bëri mirë a jo, ama me ta mbaruar këtë analizë, nuk e shkartisim me atë që tashmë ndodh aty brenda.

Prandaj tensioni rritet. E do rritet edhe më. Do shajnë e fyejnë e bullizojnë nëse nuk u tregohen limitet nga produksioni. Sepse si në fizikë, çdo sistem që nuk arrin të përthithë një element, ka vetëm dy zgjedhje: ose të transformohet, ose ta neutralizojë atë element.

Me ç’duken bathët, nuk ka kapacitet për transformim, ndaj sistemi zgjedh të dytën. E në fund nuk i tregon produksioni kufijtë, por vetë loja. Loja po shfaq përdhunshëm limitet, sepse nuk është ndërtuar për të përballuar Mozën.

Tani nendoni pakëz, nëse një program, që është krijuar si sekuencë e provokuar jete për një eksperiment social, si burim i madh fitimi komercial, që mbetet gjithsesi zgjedhje personale për ta klikuar ose jo e shkakton gjithë këtë indinjatë, po jeta, përditshmëria, që të masakron shëndet fizik e mendor a mund të përballohet me indinjatë, qoftë edhe virale?

A po na programojnë për të mos dalluar se jemi spektatorë të atrofizuar pas kafazit të vogël, kur në fakt jemi viktima brenda kafazit të madh?

Ekrani ngjesh, ia heq kontekstin, përqendron ngjarjen, i jep kontur të pastër devijimit, manipulon. Aty gjithçka është e lexueshme, sepse është e izoluar. Ndërsa jeta shpërndan të njëjtën sjellje që tretet në miliona situata të vogla, mbështillet me rrethana, justifikohet nga ritmi, zhduket në fragmente. Gjithçka më pak e dukshme por gjithsesi reale. Ajo, jeta, kuptimi ekzistencial i njeriut.

Po e kujtoj edhe një herë të fundit:

“Ferma” mbaron në qershor. Moza fiton. Edhe në mos ia dhënshin trofeun. Sponsorët do qarkullojnë për spektaklin e radhës Realiteti ynë nuk mbaron kurrë. Aty nuk kemi luksin e episodit, por peshën e përjetshme të pasojës.

Nuk votojmë banorët, por çdo ditë, me kohën, djersën dhe vëmendjen tonë, votojmë edhe shpërdorimin e jetës së fëmijëve tanë.

S’ka të keqe se indinjohemi. Shumë mirë bëjmë. Problemi është ku e investojmë indinjatën dhe sa e përkthejmë në veprim. Sepse ndërkohë që analizojmë, shterohemi, vuajmë e tensionohemi me një skenë formati televiziv, jetojmë në një realitet shumë më të ndyrë e vrastar, ku rregullat, ligjet e trupat e fëmijëve bashkë me to “shkelen” egër dhe pasojat janë reale. Me vite, jetë e breza.

Askush nuk shton ndjekës në rrjete sociale duke luftuar për bukën e gojës, duke u strapacuar në punë, duke edukuar fëmijë e duke përmirësuar botën në të voglën e vet, siç i shtojnë gërrnjarët e formateve reality. Askush nuk përgëzohet me dronë, lahet me surpriza e shpreson 200,000 euro vetëm prej sherreve që provokon në jetë. Të korruptuarit po.

Si të dalim nga kjo dalldi në të cilën shpenzojmë energji ku nuk ndryshon asgjë dhe e kursejmë aty ku duhet të ndryshojë gjithçka?!

“‘Ferma’ është një lojë.

Jeta jonë është shansi i vetëm, pa provë gjenerale, shumë më e ashpër se çdo skenar filmi, programi a spektakli. Problemi është se ajo që shfaqet në ekran, ekziston.

Fatkeqësia është se ne nuk po e trajtojmë aty ku lind.
Dhe për këtë, sado madhështore, as Moza nuk na shpëton dot.
Nuk e ka këtë mision.

Por mund të na shpëtojë ajo që shpëtoi Mozën. E keni kuptuar cfarë është?”.

Shqiρtarja: Si haρi sγtë bυrri itaΙian kυr më gjeti të υιr..gjër

Sa herë preket tema e v irgjërisë, ndjeshmëria është e lartë. Ka lexues për të cilët është diçka e tejkaluar, e të tjerë që e shohin ende sot si metër matës të moralit.

Përshtypje madje u bën dhe të huajve. Një vajzë shkodrane ka rrëfyer për historinë e saj. “Nuk jam e shèmtùar. As nuk jam prápáníke.

As nuk jam qèpùr. Por më kanë zhgënjyer edhe mua në dashuri. Jam 27 vj/eçe sot. E kam qenë në një lidhje 3-vjeçare me një djalë po nga Shkodra.

U ndamë, më la më saktë se nuk më prìste ma. Donte të konsumonin aktin, unë doja që ta ruaja për natën e parë të martesës.

Jo se jam fanatike, por sepse besoj në shenjtërinë e familjes. As unë s’jam gábím, por as ai e këtu mendoj se ndikon mënyra si jemi rritur e formuar të dy.

Qává shumë. Aq sa u dobësova dhe u bana 48 kg. Pas disa muajsh një komshie imja më bën një fejesë me shkuesi me një të njohurin e saj italian.

Alamet djali me e pa, e më thënë të drejtën kjo më sh.ty ta njihja e të pranoja me dal me të. Dolëm, më ngjiti shumë si tip. Edhe ai maroi pas meje. Vendosëm me u feju. Normal ma kërkoi me xhentilesë me kalu natën me të.

Por kur ref.uzova duke i thënë ‘unë jam femra e një personi vetëm’ nuk e zgjati më. Aty mendova se iku e s’ka me u kthy më.

Por jo ne u fejuam, brenda 2 muajsh u martuam dhe isha e tija natën e parë të martesës.

Ai s’më kishte besuar. Kishte menduar se po them që jam e paprekur sepse kështu ‘jeni ju shqiptaret’.

Unë prap, tha ai, nuk e kisha pro.blem nëse s’do ishe ndaj s’kam reaguar. Ka qárë me dènèse dhe hapi sytë aq shumë dhe më shuihte me ata sytë e tij të mëdhenj.

Aty më tha për herë të parë që më dashuronte deri në kockë dhe prej asaj nate ai çdo ditë më do më shumë e më shumë. Sot jam në pritje të një fëmije dhe jemi shumë të lumtur.

Nuk them që të gjitha vajzat duhet me prit se kjo të ban më të mirë. Por them që djemtë që të duan duhet të venë përsonin para aktit”, shkruan e reja.

Vjen reagimi urgjent dhe i ashpër i Eduart Grishajt: Kujtuat se e kam kusherirë, por atë vajzë unë…

Regjisori i programit “Ferma VIP 3”, Eduart Grishaj, ka sqaruar përmes një komunikimi publik pozicionin e tij mbi ngjarjen e fundit që përfshiu banoren Fabjola Elezaj dhe moderatoren Arbana Osmani.

Përmes një deklarate në platformat digjitale, ai ka hedhur poshtë aludimet për lidhje familjare me pjesëmarrësen, duke sqaruar procesin e përzgjedhjes së saj në garë.

Grishaj argumentoi se reagimi i konkurrentes gjatë transmetimit buron nga presioni emocional dhe vlerësoi qasjen e drejtueses së programit në menaxhimin e situatës.

Lidhur me këtë çështje, ai u shpreh:

“Asnjë kushëri apo kushërirë e imja nuk ka qenë, as nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e ndonjë reality show ku unë jam i përfshirë si pjesë e produksionit. Fabiolën e kam propozuar unë për Ferma VIP 3, sepse kam vlerësuar energjinë dhe potencialin e saj si vajzë e re që vjen nga Malësia e Madhe. Nuk jam penduar për këtë zgjedhje, unë do të vazhdoj të mbështes të rinj nga Veriu dhe nga çdo krahinë tjetër e Shqipërisë sa herë të kem mundësi, siç e kam bërë më parë në Big Brother dhe tani te Ferma dhe në projektet e mia personale si filmat apo programet e tjera. E duke u rikthyer te rasti i Fabiolës, njerëzit mund të gabojnë, sidomos nën presion emocional dhe në transmetim live. Nga një moment apo një gabim nuk mund të gjykohet e gjithë jeta e një vajze 23 vjeçare, familja apo vendi nga ajo vjen.

Përsa i përket reagimit të prezantueses në studio, Arbana ajo është, njerëzore me çdo njeri në çdo situatë dhe mendoj që ai reagim ka ndryshuar qasjen e prezantimit dhe të gazetarisë në vendin tonë dhe kjo duhet t’u shërbejë si shkollë edhe brezave të rinj që duan ta vazhdojnë këtë zanat.

Faleminderit të gjithëve që na ndiqni dhe na mbështesni. Ne do vazhdojmë të japim maksimumin tonë, me të mirat dhe gabimet tona.”