LAJM I KEQ/ Mungesa e karburantit, BE merr vendimin e FORTË për anuIimet e fIuturimeve

Bashkimi Evropian ka përgatitur një draft të ri udhëzimesh lidhur me furnizimin me karburant për avionët dhe ndikimin që mungesat e përkohshme mund të kenë te fluturimet.

Sipas propozimit, kur një fluturim anulohet për shkak të mungesës së përkohshme të karburantit në një aeroport, kompanitë ajrore nuk do të jenë të detyruara të paguajnë kompensimin standard për pasagjerët. Komisioni Evropian e konsideron këtë situatë si një “rrethanë të jashtëzakonshme”, çka përjashton pagesat që zakonisht variojnë nga 250 deri në 600 euro, në varësi të distancës së fluturimit. Megjithatë, pasagjerët vazhdojnë të kenë të drejtën për rimbursim të plotë të biletës ose për një fluturim alternativ.

Në dokumentin e publikuar nga Brukseli theksohet se mungesat lokale të karburantit për avionë mund të ndodhin në raste të veçanta dhe mund të justifikojnë anulime operative. Aktualisht, sipas autoriteteve evropiane, nuk ka shenja të një krize të përgjithshme furnizimi në tregun evropian të aviacionit. Situata konsiderohet e qëndrueshme, megjithëse paralajmërohet se një konflikt i zgjatur ndërkombëtar mund të sjellë ndërprerje më serioze në zinxhirët e furnizimit.

Drafti trajton edhe çështjen e çmimeve të biletave ajrore. Sipas rregullave të propozuara, kompanitë ajrore nuk mund të rrisin në mënyrë retroaktive çmimet e biletave që janë blerë tashmë nga pasagjerët, edhe në rast se kostot e karburantit rriten ndjeshëm. Të dhënat e Komisioni Evropian tregojnë se çmimi i karburantit për avionë është pothuajse dyfishuar krahasuar me fundin e shkurtit, por kjo rritje nuk mund të reflektohet te biletat e shitura më parë.

Për paketat turistike, rregullat janë më fleksibile. Organizatorët mund të aplikojnë një rritje çmimi deri në 8% për shkak të kostove më të larta të karburantit, por vetëm nëse klientët njoftohen të paktën 20 ditë para nisjes së udhëtimit. Në të kundërt, rritja nuk konsiderohet e vlefshme.

Po ashtu, Komisioni Evropian ka sqaruar se nuk ekziston ndonjë ndalim për përdorimin e karburantit amerikan Jet A, i cili është i ngjashëm me standardin ndërkombëtar Jet A1, edhe pse ka disa dallime teknike. Ky variant shihet si një alternativë e mundshme në rast vështirësish në furnizim.

Ndërkohë, rregullat për përdorimin e “slot-eve” aeroportuale mbeten të pandryshuara. Kompanitë ajrore duhet të vazhdojnë t’i përdorin ato në të paktën 80% të rasteve, përndryshe rrezikojnë t’i humbasin, edhe pse kostot më të larta të karburantit mund ta bëjnë operimin më pak fitimprurës.

ParaIajmërimi/ “Hantavirùsi mund të jetë dhe në Tiranë”, mjekja tregon simptomat e virusit të ri

“Hantavirusi mund të jetë dhe në Tiranë”. Kështu u shpreh mjekja Aurora Meta Dollenberg për shpërthimin e virusit të ri që ka alarmuar botën, në një lidhje me Dita Jonë, për shkak se ky virus gjendet kryesisht te minjtë. Ajo theksoi se virusi nuk transmetohet nga njeriu te njeriu, por përmes kontaktit me urinën, feçet apo ushqimet e kontaminuara nga brejtësit, ndërsa përmendi edhe tipet e këtij virusi në Europë.

“Virusi jeton tek sidomos tek minjtë. Prandaj është dhe më i kapshëm zakonisht në ato zonat siç është Tirana, në zonat e ndotura ku kemi një mungesë higjiene ku minjtë kanë dominim të theksuar. Prandaj dhe hantavirusi ka qenë kryefjala tek anija, e cila ka qenë e izoluar në hambarët e drithërave, ku minjtë kishin marrë kontrollin, arritëm që të kishim një transmetim të virusit nga pështyma nga fekalet ushqimi i pagatuar mirë i cili infektoi të gjithë pasagjerët.

Po ekziston (në Tiranë). Këtu nuk mund ta heqim dot komplet kujdesin sepse hantavirusi është një banor i zakonshëm tek minjtë. Për sa kohë që dhe Tirana në kanalizime ka zona jo mirë të inspektuara kanë minj kemi automatikisht dhe hantavirusin e ashtuquajtur evropian. Dy tipe të caktuar Dobrovan sepse ka në Kroaci dhe në Serbi. Dhe rastin e Pulava, e cila është zbuluar në Gjermani dhe në Europën nordike”, tha ajo në Dita Jonë.

Mjekja theksoi se simptomat janë të ngjashme me gripin si temperaturë, lodhje dhe dhimbje koke. Sipas saj në raste të rralla, virusi mund të shkaktojë insuficiencë renale ose ethe hemorragjike, me gjakderdhje nga hunda, mishrat e dhëmbëve dhe njolla të kuqe në trup.

“Hantavirusi etopian karakterizohet sidomos nga simptomat renale, ethe hemorragjike. Dhe për Europën, OBSH-ja ka nxjerrë udhëzimesh teknike speciale se si ta menaxhojmë Hantavirusin në vendet e Ballkanit dhe në pjesën tjetër evropiane. Vendet si Shqipëria duhet të kenë një qendër të mirë dialize për pacientë, në qoftë se me raste shumë të rralla virusi arrin të kalojë nga miu te njeriu dhe ky pacient të mos ketë një sistem imunitarr shumë rrallë më pak se 1% e të infektuarve arrijnë të zhvillohen vetë në shtim të veshkave dhe ka nevojë urgjente për dializë. Dhe kemi atë rastin numër dy që të etheve hemorragjike pra gjaku nga hundët, njolla të kuqe në të gjithë trupin tregojnë që dhe mpiksja e gjakut”, tha mjekja.

Në Dita Jonë ajo rekomandoi higjienë të shtuar, gatim të mirë të ushqimeve dhe dezinfektim të ambienteve me prani brejtësish.

“Rëndësi vetëm higjiena, pra larja e duarve, i sipërfaqeve të kuzhinës, sidomos gatimi i mirë sepse hantavirusi nuk është një rrezik për popullatën e gjerë, vetëm për grupe të caktuara që janë për shembull si fermerët, bujqit ose ato magazinat e vjetra ose që janë në kontakt të vazhdueshëm me këto ambiente që kanë mbeturina nuk pastrohen në kohë. Dhe unë jam rritur ashtu në Tiranë dhe Tirana nga një mbimbytje me minj. Kështu që autorizohet një program nga OBSH-ja për zhdukjen e minjve, është masa më e mira parandaluese. Mesazhi për qytetarët është që amvisat të jenë të kujdesshme në ditët e javët në vijim për të gatuar ushqime mbi 70 gradë të cilat dezinfikohen”.

Po pavarësisht kësaj deklarate, ajo hodhi poshtë mundësinë e një pandemie dhe sqaroi se Shqipëria nuk është më e rrezikuar se vendet e tjera europiane.

“Dua të heq çdo lloj frike dhe çdo lloj ndjenje alarmi në lidhje me antavirusin, sepse nuk është diçka e re dhe nuk është një virus i rrezikshëm që ka mundësi të përhapet në popullatë. Është zero mundësia për një pandemi dhe Shqipëria nuk është më shumë e rrezikuar sesa vendet e tjera evropiane”, theksoi ajo.

Skenë e rrallë në Kuvend! Braçe i shkoi Berishës në tavoIinë, zbuIohet arsyeja

Pas replikave të forta në foltore, deputeti socialist, Erion Braçe, shkoi drejt vendit ku qëndron i ulur Sali Berisha, një skenë e rrallë në Parlamentin e Shqipërisë.

Socialisti Braçe i është afruar Berishës duke i treguar një shkrim të WSJ ku krahasohet çmimi i naftës në disa vende europiane, pasi Berisha, nga foltorja e Parlamentit, edhe një herë tjetër, lëshoi akuza ndaj qeverisë Rama për çmimin e karburantit në vendin tonë.

Deputetët socialistë të cilët e kanë dëgjuar bashkëbisedimin Berisha-Braçe, thanë se kolegu i tyre socialist i ka thënë Berishës se gjithmonë ai flet me letra dhe fakte, ndryshe nga Berisha, i cili flet duke përdorur ChatGPT./Top Channel

Vrasja e mafiozit grek, arrestohen dy shqiptarë

Policia greke ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e mafiozit Jorgos Moskouris, i njohur si “Thamnakia”, ngjarje e ndodhur më 24 prill 2025 në Halandri.

Të arrestuarit janë identifikuar si Dhionis Kokoni, një tjetër me mbiemër Jupe, si dhe dy shtetas grekë Dhimitris Aleksopoulos dhe Aleksandros Petropoulos. Sipas autoriteteve, dy prej tyre janë me origjinë shqiptare.

Hetimi i Departamentit të Vrasjeve në Greqi, që zgjati disa muaj, tregon se grupi i arrestuar dyshohet se ka siguruar mbështetje logjistike për ekzekutìmin, përfshirë armë, automjete dhe transport për autorët e huaj që kryen vrasjen dhe u larguan menjëherë pas saj.

Policia greke po heton gjithashtu lidhjet e mundshme të ngjarjes me rrjetin e krimit të organizuar të njohur si Entik, që dyshohet se operon nga Dubai dhe është i përfshirë në trafikun e kontrabandës së duhanit — një konflikt që mendohet të ketë sjellë edhe vrasjen e Moskouris.

Në hetime përmendet edhe Janis Lalas, si dhe mundësia e përfshirjes së grupeve rivale të mafias greke dhe ndërkombëtare.

Përveç vrasjes, të arrestuarit akuzohen edhe për episode të tjera kriminale, përfshirë një shpërthim në një shitës makinash në Nea Erythraia në gusht 2024, si dhe për vendosje të pajisjeve GPS dhe survejim të një avokateje të lidhur me botën e krimit.

Megjithë arrestimet, autorët e drejtpërdrejtë të ekzekutimit mbeten në arrati. Policia greke dyshon se dy vrasës profesionistë të huaj janë larguar nga vendi menjëherë pas atentatit, i cili ndodhi në mes të ditës jashtë një klinike private në Halandri.

Gjenialeti i Luis Enrique: Ja si u neutralizua totalisht Michael Olise (VIDEO)

Rivëniet nga porta “të gabuara” të Matvei Safonov janë bërë virale. Në të vërtetë nuk bëhej fjalë për gabime të portierit të Paris Saint-Germain në rikthimin e topit në lojë: ajo mënyrë goditjeje dhe drejtimi e trajektores ishte pjesë e një plani të studiuar në detaje për gjysmëfinalen e Champions ndaj Bayern Munich.

Një lëvizje që shumëkush e ka cilësuar si një nga intuitat taktike më gjeniale dhe më kontroverse të Luis Enrique, për të manipuluar pozicionimin e kundërshtarit dhe për të mbipopulluar atë zonë të fushës ku luante një nga futbollistët më të rrezikshëm të gjermanëve: MichaeI Olise, i bllokuar vazhdimisht në një “kafaz” me dy ose tre kundërshtarë (mes tyre edhe Fabian Ruiz, që shpesh e markonte ngushtë) dhe i neutralizuar nga inferioriteti numerik në një hapësirë shumë të ngushtë.

Qëllimi i vërtetë nuk ishte të ruanin menjëherë posedimin e topit, por të krijonin mundësi të favorshme për rikuperimin agresiv të tij, si edhe të neutralizonin një nga pikat e forta të kundërshtarit. Dhe nuk është as hera e parë që trajneri spanjoll propozon ide të ngjashme: në të kaluarën kishte eksperimentuar edhe goditje të fillimit të ndeshjes që dukeshin të çuditshme, të drejtuara qëllimisht drejt vijës fundore kundërshtare për të fituar rivënie anësore të thella.

Plani i PSG: ta godasësh qëllimisht topin jashtë fushe

Në vend që të ndërtonte aksionin nga prapa (zgjedhje e rrezikshme kundër një skuadre si Bayern, që ushtron presion shumë të lartë) apo të kërkonte topa të gjatë drejt sulmuesve, Safonov kishte marrë udhëzime të qarta nga trajneri spanjoll: ta dërgonte topin direkt në anësore dhe sa më larg të ishte e mundur në një zonë të caktuar të gjysmës së fushës së kundërshtarit. Nuk bëhej fjalë për gabime teknike, por për një zgjedhje të qëllimshme për t’ua prishur ritmin gjermanëve, për të orientuar lëvizjet e tyre dhe për t’i tërhequr në një lloj hinke taktike, duke krijuar situata në favor të PSG-së. Objektivi ishte pothuajse gjithmonë i njëjti: krahu i djathtë i bavarezëve, në zonën e Michael Olise.

Dhe jo vetëm kaq. Rivënia anësore kthehej kështu në një lloj goditjeje standarde të dobishme për të organizuar edhe më me zgjuarsi presionin. Krahasuar me një rivënie klasike nga porta, kjo situatë u lejonte francezëve të përgatisnin më mirë markimet, të mbyllnin linjat e pasimit, të sulmonin menjëherë topat e dytë dhe të rikuperonin posedimin në zona të avancuara.

Si funksionoi “truku” i Safonov

Një seri videosh të shpërndara në rrjetet sociale kanë lejuar të analizohet ajo që transmetimi televiziv nuk arriti të tregonte dhe që statistikat e regjistruan si rivënie të pasakta të portierit rus. Strategjia ndërtohej në tri faza shumë të sakta.

*Goditja e orientuar drejt krahut nga Safonov. Shërbente për ta drejtuar topin anash, duke detyruar Bayern Munich të fitonte një rivënie anësore në gjysmën e vet të fushës.

*Dendësi e menjëhershme. Ndërsa topi dilte jashtë, disa lojtarë të PSG-së pozicionoheshin menjëherë në të njëjtën zonë. Shpesh shiheshin njëkohësisht Marquinhos, Vitinha, Fabian Ruiz apo edhe vetë Kvaratskhelia. Rezultati ishte një superioritet numerik i menjëhershëm rreth lojtarit që do të merrte topin.

*Kurthi. Kur Bayern ekzekutonte rivënien anësore, PSG sulmonte menjëherë mbajtësin e topit me presion agresiv dhe hapësira shumë të ngushta. Olise, një nga lojtarët më të rrezikshëm të gjermanëve në duelet një kundër një, dyfishohej ose trefishohej vazhdimisht, pa mundësi për të përshpejtuar, për të kaluar kundërshtarin apo për të shkarkuar topin te një shok skuadre.

Pse kjo strategji u konsiderua gjeniale

Intuita e vërtetë e Luis Enrique nuk ishte ruajtja e posedimit, por krijimi i një lloj “kaosi të organizuar”. Duke e kthyer një rivënie normale nga porta, një situatë të hapur dhe të paparashikueshme, në një rivënie anësore, PSG arrinte të ngadalësonte ritmin e gjermanëve, të organizonte më mirë presionin, të drejtonte lojën në një zonë të caktuar dhe t’u hiqte hapësira lojtarëve më teknikë të kundërshtarit. Me pak fjalë, francezët zgjodhën vetë se ku do të luante Bayern.

Objektivi kryesor ishte neutralizimi i Michael Olise

Një nga objektivat kryesorë taktikë ishte pikërisht Michael Olise. Futbollisti i Bayern është shkatërrues kur merr topin në vrapim ose në hapësira të lira. Me këtë strategji, PSG e detyronte të merrte topin me shpinë nga porta, pranë vijës anësore dhe i rrethuar nga kundërshtarët. Rezultati ishte i dukshëm: shumë pak driblime të suksesshme, shumë pak topa të pastër në gjysmën sulmuese dhe vështirësi të mëdha për të krijuar superioritet numerik, ndërsa PSG rikuperonte topin me përqindje të lartë vetëm pak sekonda pas rivënieve anësore të Bayern Munich

Zbardhet dinamika e krimit në Sarandë/ Hakmarrje pas konfliktit, Rexhep Ismaili u qëllua në lokalin e tij. Personat nga banaku iu përgjigjën autorit me automatik

Detaje të reja dalin në dritë nga atentati ndaj pronarit të karburantit Rexhep Ismaili, mbrëmjen e sotme në Gjashtë të Sarandës, i cili u ekzekutua me plumb në kokë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, mësohet se viktima dhe autori i krimit kanë patur një konflikt të mëparshëm.

Sipas burimeve, autori ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit në pronësi të Ismailit. Ky i fundit ndodhej në lokalin e biznesit, i ulur në tavolinë me persona të tjerë, kur autori ka hapur zjarr me pistoletë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Personat që ndodheshin brenda banakut të lokalit kanë reaguar menjëherë duke nxjerrë një armë automatike. Ata kanë qëlluar me breshëri në drejtim të autorit që po tentonte të largohej, duke krijuar një skenë lufte në mes të biznesit.

Pavarësisht kundërpërgjigjes me armë zjarri nga njerëzit e viktimës, autori i dyshuar ka arritur t’u shpëtojë plumbave dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia po vijon punën për identifikimin e plotë të personave që përdorën automatikun, ndërsa vijon kërkimi për kapjen e autorit kryesor të vrasjes.

Hantavirùsi pandemia e re? OBSH reagon për herë të parë: Përhapet shumë shpejt

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi këtë të enjte se shpërthim i hantavirusit në bordin e një anijeje turistike në Atlantikun Jugor nuk është fillimi i një pandemie.

Maria van Kerkhove, një epidemiologe e sëmundjeve infektive në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tha në një konferencë për shtyp se nuk ishte e njëjta situatë si gjashtë vjet më parë me Covid-19, sepse hantavirusi përhapet përmes “kontaktit të ngushtë dhe intim”.

Autoritetet shëndetësore po nxitojnë të gjurmojnë dhjetëra njerëz që kanë zbarkuar së fundmi nga anija holandeze MV Hondius.

Të enjten, OBSH-ja tha se në përgjithësi, pesë nga tetë rastet e dyshuara të hantavirusit ishin konfirmuar. Tre persona kanë vdekur, përfshirë një grua 69-vjeçare holandeze, e cila ishte e infektuar me virusin. Burri i saj holandez dhe një grua gjermane vdiqën gjithashtu, dhe rastet e tyre po hetohen.

Hantavirusi zakonisht përhapet nga brejtësit, por në shpërthimin e fundit transmetimi midis njerëzve u dokumentua për herë të parë, tha OBSH.

Anija luksoze me anije, e operuar nga Oceanëide Expeditions, filloi udhëtimin e saj më 1 prill në Ushuaia në Argjentinën jugore dhe pritet të mbërrijë së shpejti në Ishujt Kanarie të Spanjës. Raportohet se fillimisht në bordin e anijes ndodheshin rreth 150 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit nga 28 vende, por dhjetëra prej tyre zbarkuan në ishullin e Shën Helenës më 24 prill.

Sa të shqetësuar duhet të jemi për hantavirusin?

Në konferencën për shtyp të së enjtes, Maria van Kerkhove e OBSH-së tha “ky nuk është Covid, ky nuk është grip, përhapet shumë, shumë ndryshe”.

Ajo tha se autoritetet u kishin kërkuar “të gjithëve të mbanin maskë” në bordin e anijes MV Hondius. Ata që janë në kontakt me ose kujdesen për rastet e dyshuara, shtoi ajo, duhet të “veshin një nivel më të lartë të pajisjeve mbrojtëse personale”.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus, tha se organizata e tij “e vlerëson rrezikun e shëndetit publik si të ulët”. Ai tha se dy personat e parë me virusin e konfirmuar kishin “udhëtuar nëpër Argjentinë, Kili dhe Uruguai në një udhëtim për të vëzhguar zogj, i cili përfshinte vizita në vendet ku ishte e pranishme specia e miut që dihet se mbart virusin”.

Dr Tedros tha se OBSH ishte në dijeni të raporteve për persona të tjerë me simptoma që mund të kenë pasur kontakt me pasagjerët, duke shtuar se zyrtarët ishin në kontakt me autoritetet përkatëse. Duke pasur parasysh periudhën e inkubacionit të kësaj sëmundjeje – e cila mund të jetë deri në gjashtë javë – është e mundur që të raportohen më shumë raste, tha ai.

Më herët të enjten, Oceanëide Expedition tha se 29 pasagjerë, të të paktën 12 kombësive të ndryshme, kishin lënë anijen MV Hondius në St Helena, Territorin Britanik Jashtë Shtetit. Qeveria holandeze e përcaktoi numrin e atyre që kishin zbritur nga anija në 40, përfshirë një shtetas zviceran i cili tani ka një rast të konfirmuar të virusit.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 8 maj 2026

DASHI

Gjatë këtyre ditëve të majit, pasioni është forca juaj lëvizëse dhe mund të ndihet në çdo gjest, fjalë dhe zgjedhje. Përjetoni ndjenjat tuaja intensivisht. Lidhur me punën, disa pengesa praktike po ngadalësojnë planet tuaja dhe mund t’ju kenë vënë në provë në të kaluarën…

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 8 maj 2026), stabiliteti në dashuri është forca juaj dhe përfaqëson një strehë të sigurt për shumë prej jush në këtë fazë. Sa i përket punës, do të keni një javë produktive ku idetë më në fund po fillojnë të marrin formë konkrete.

BINJAKËT

Dinamikat e marrëdhënieve po ju vënë në provë. Keni nevojë për mbështetje, mirëkuptim dhe ndarje. Në punë, jeni plot ide, njohuri dhe ambicie, por mendoni se nuk po merrni mbështetjen që ju nevojitet për t’i realizuar ato.

GAFORRJA

Marrëdhëniet tuaja po kalojnë një periudhë sqarimi të thellë gjatë këtyre orëve të majit. Pas zhgënjimeve ose keqkuptimeve, ndjeni nevojën për të vërtetën. Puna? Ke kuptuar se jo të gjithë janë në anën tënde dhe kjo vetëdije të ka bërë më të kujdesshëm.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 8 maj 2026), hapuni pa frikë. Do të dëshironi të ndani, të ndërtoni dhe të përjetoni emocione autentike, pa shumë rezerva. Lidhur me karrierën tuaj, keni një shtysë të fortë për sukses dhe kjo duket.

VIRGJËRESHA

Marrëdhëniet mund të jenë duke kaluar një fazë delikate, ku fërkimet ose keqkuptimet e vogla rrezikojnë të bëhen më të rënda se sa është e nevojshme. Sa i përket punës, kjo është një kohë e mirë për të riorganizuar, planifikuar dhe rirenditur prioritetet. Madje edhe për të kapërcyer një sfidë.

PESHORJA

Gjatë këtyre orëve të majit, idetë tuaja janë më të qarta se në të kaluarën e afërt, duke ju lejuar të shihni marrëdhëniet me një qartësi më të madhe. Çështje që lidhen me punën: ju thirreni të bëni zgjedhje të rëndësishme për muajt në vijim.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 8 maj 2026), keni një nevojë të fortë për t’u ndjerë të mbështetur. Sa i përket punës, kjo javë është intensive, me momente presioni në rritje, veçanërisht gjatë këtyre orëve… Qëndroni të qëndrueshëm.

SHIGJETARI

Keni nevojë për stimulim të ri emocional, emocione që ju bëjnë të ndiheni të gjallë dhe të angazhuar. Marrëdhëniet e qëndrueshme mund të përjetojnë njëfarë tensioni, veçanërisht nëse komunikimi është zvogëluar kohët e fundit ose intimiteti është lënë në hije nga angazhimet në punë dhe stresi. Sa i përket karrierës suaj, ju doni të rriteni, të ndryshoni dhe të zgjeroheni.

BRICJAPI

Pas një periudhe të vështirë, keni nevojë për më shumë paqe në marrëdhëniet tuaja. Nuk dëshironi më konflikte të panevojshme ose situata të paqarta. Në punë: javët e fundit kanë qenë shumë të vështira. Jo gjithçka mund të zgjidhet menjëherë, veçanërisht pasi disa situata nuk janë tërësisht nën kontrollin tuaj.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 8 maj 2026), yjet favorizojnë takimet dhe emocionet. Je më i etur për të ndarë, për të takuar njerëz të rinj ose për të rizbuluar anën më spontane të marrëdhënieve. Lidhur me punën, financat kërkojnë vëmendje të veçantë. Mos u përpiq më shumë sesa mund të përtypësh.

PESHQIT

Jeni tepër i ndjeshëm dhe keni nevojë për siguri konkrete. Mund të lindin tensione në marrëdhënie, veçanërisht nëse ndihesh i keqkuptuar ose i lënë pas dore. Në punë, kërkoni njohje konkrete për përpjekjet e tua dhe nuk jeni më i gatshëm të kënaqesh me fjalë ose premtime.

Hakmarrje pas tre vitesh/ Babai vret 20-vjeçarin në mes të rrugës për aksidentin e të birit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gazi të Heraklionit, në Kretë të Greqisë, ku një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në mes të rrugës.

Sipas raportimeve, autori i dyshuar është një 54-vjeçar, i cili është dorëzuar vetë në polici pas ngjarjes dhe ka dorëzuar edhe armën e përdorur.

Hetimet paraprake tregojnë se motìvi lidhet me një ngjarje të ndodhur tre vite më parë, kur djali i 54-vjeçarit humbi jetën në një aksident rrugor.

Në atë aksident, i riu që u vra sot ishte drejtuesi i mjetit, ndërsa viktima ndodhej pasagjer.

Burime nga media greke bëjnë të ditur se 54-vjeçari e ka konsideruar 20-vjeçarin përgjegjës për vdekjen e të birit dhe dyshohet se e ka ndjekur me makinë para se ta qëllonte disa herë në rrugë.

Pas ngjarjes, ai është paraqitur në polici dhe është vënë në pranga. Hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit.

FOTO/ Pasi i tha ‘k*çkë’ Arbanës në studio, familjarët e Olës bëjnë veprimin e papritur

Pas momentit të fortë në studio, ku Ola iu drejtua moderatores me fjalën “kuçkë”, reagimet nuk munguan as jashtë “Ferma VIP”. Episodi shkaktoi menjëherë debat në rrjetet sociale, ndërsa situata mori një tjetër kthesë vetëm pak orë më pas.

Llogaria e Olës në Instagram u vendos në privat nga familjarët e saj, një veprim që u interpretua si përpjekje për ta mbrojtur nga vala e komenteve dhe reagimeve negative që shpërthyen pas deklaratës në studio.Vendimi vjen në një moment delikat për të, pasi përveç kritikave për mënyrën e komunikimit, Ola po përballet edhe me emocionet e forta pas largimit të Adionit nga gara.

Ky zhvillim ka shtuar edhe më shùmë diskutimet rreth ndikimit që kanë reality show-t në jetën personale të banorëve, sidomos kur reagimet e tyre bëhen virale dhe marrin përmasa të mëdha në publik.