Drejt romancës me Indrin në Ferma VIP? FIet motra e KIevisës: Është shqetësuese, ai është 19 vite më i madh (Video)

Afrimiteti mes Indrit dhe Klevisës në Ferma VIP vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara, sidomos pas daljes së Vanesës nga ferma. Sjelljet e tyre të afërta kanë ngritur dyshime për një romancë të mundshme, ndërsa debatet janë zhvendosur edhe në studion e Ferma Club.

Për herë të parë ka reaguar edhe motra e Klevisës, Sebastiana, e cila ka sqaruar raportin mes tyre dhe ka hedhur poshtë çdo aludim për interes nga ana e motrës së saj.

“Klevisa është vajzë e re, mund të ketë disa mangësi në shprehje, prandaj mendoj që është bërë një rrëmujë, një keqkuptim i madh. Flas për situatën me Indrin. Është bërë thjesht një rrëmujë padashje, sepse Klevisa nuk ka dhe nuk do ketë kurrë interes për Indrin, ju a siguroj. Është perceptimi i publikut”, u shpreh ajo.

Në debat ndërhyri edhe Albano, i cili theksoi se diskutimi nuk lidhet vetëm me Klevisën, por me afrimitetin e dukshëm të Indrit pas largimit të Vanesës.

“Pyetja është: a ka gjë Indri me Klevisën? Këtë po diskutojmë. Të gjithë po themi që sapo doli Vanesa, Indri u afrua me Klevisën”, tha ai.

Sebastiana pranoi se afrimiteti është vënë re nga të gjithë, por u shpreh e shqetësuar për diferencën në moshë mes tyre.

“Distanca që kanë në moshë, shpresoj shumë që Indri të mos ketë interes. Një burrë i moshës së Indrit të ketë një pëlqim për një vajzë 19-vjeçare është shqetësuese. Klevisa aty është komplet vetvetja, siç është në shtëpi dhe me shoqërinë. Nuk ka bërë ndonjë lojë të pisët apo të ketë vënë maskë”, deklaroi ajo.

VIDEO

Referendumi për Berishën/ Salianji nxjerr shìfrat: Braktisje totale, ja sa persona votuan

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar shifra që sipas tij tregojnë braktisjen totale të procesit të votimit për kreun e Partisë Demokratike, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha.

Në një reagim në rrjete sociale, Salianji e cilësoi procesin një farsë për uzurpimin e PD-së, ndërsa pretendoi se pjesëmarrja reale në degët kryesore të partisë ka qenë shumë e ulët krahasuar me shifrat e deklaruara nga selia blu.

Sipas tij, deri në përfundim të votimit në orën 18:00, në degët qendër qarku kishin marrë pjesë vetëm 3885 votues.

Salianji akuzoi drejtuesit e PD-së për manipulim të procesit dhe ironizoi vendimin për shtyrjen e orarit të votimit.

“Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PD-në. Demokratët e përbuzën dhe poshtëruan këtë provokim për gjasme zgjedhje. Teatri me shtyrje orari ishte i tepërt. Votojnë miliona shqiptarë dhe nuk shtyhet orari, ndërsa këta e shtyjnë për degët e mëdha që sipas uzurpatorit kanë 20 mijë votues, por ndërkohë nuk kanë votuar as 4 mijë gjithsej”, deklaroi ai.

Gr. uαja nga Erseka: BURRl ka qenë i ρari për mua, por pas m. artese…

Një grua rrëfen se pas martese marr/ëdhënia me të shoqin është ftohur deri në atë pikë, sa ajo mendon se po shkon drejt fundit.Kjo është historia e rrëfyer.

“Mirëdita, uroj të jeni të gjithë mirë nga përmbytjet.Ju shkruaj nga Gjermania ku jeton me burrin dhe fëmijën prej vitesh e vitesh, pasi ikëm nga Erseka.

Kam një problem që dua ta ndaj me lexuesit e faqes tuaj, ndoshta më japin ndonjë këshillë.Por pa ofe/ndime ju lutem.

Me burrin jam marrë me mblesëri, por e pëlqeva. Në fejesë gjithçka shkonte qetësi, por që kur u martuam dhe erdhëm këtej ne jemi bërë si të huaj.

Burrin e kam punëtor dhe shumë të qetë. Nuk ka vese, ama si burrë e grua kemi vite që nuk jemi më.

Aq sa që kur lindi djali ai flen në sallon dhe as krevatin nuk e ndajmë më bashkë. Burri ka qenë mashkulli i parë në jetën time, e kjo gjendje tani mes nesh nuk po më pëlqen.


Jemi bërë si njerëz shtëpie, e jo si partnerë.Kjo ka ndikuar për keq tek unë dhe jam komplet e ço/roditur.

Dua që me burrin të jemi ç/ift i afërt, por nuk di si t’ja bëj.

Çfarë më këshilloni? Kam frikë se kështu do të njohë ndonjë femër tjetër këtej edhe nuk dua të shk/atërroj familjen.

Mundohem ndonjëherë t’i afrohem, por ai është vetëm i lodhur…E kështu ikën muaj dhe vitet…”, shkruan ajo.

Hodhi kanaçen në det dhe Balla kërkoi gjobë 2 milion Iekë, reagon Kozaku

Tiktokeri Kozak Braçi ka reaguar pasi ministri Taulant Balla publikoi një video ku ai shfaqet duke hedhur një kanaçe në det dhe kërkoi ndëshkimin e tij me gjobë.

Përmes një reagimi në InstaStory, Kozaku deklaroi se videoja është regjistruar më shumë se dy vite më parë gjatë një vlogu në Mykonos të Greqisë dhe jo në Shqipëri.

Sipas tij, kanaçja është marrë menjëherë pas xhirimit nga shoku që e shoqëronte, ndërsa pretendon se ky i fundit është gjobitur nga autoritetet greke për veprimin.

“Kjo video është bërë në Mykonos para dy vitesh e ca. Kanaçen e mori direkt shoku im pas xhirimit dhe ai ka paguar edhe gjobë për këtë”, shprehet Kozaku në reagimin e tij.

Ai shton se vendndodhja e videos mund të verifikohet edhe nga pamjet ku shfaqen jahtet në zonë.

Megjithatë, Taulant Balla ka theksuar se personazhi i njohur i TikTok duhet të gjobitet pavarësisht vendit apo kohës kur është filmuar videoja.

Sherri për aeroportin e Vlorës, VaIon Ademi akuzon Pacollin: Më ofrove 80 milionë euro për t’ua shitur rusëve! Nuk frikësohem, s’do ta blejnë kurrë!

Valon Ademi ka reaguar për ngërçin e krijuar në kantierin e aeroportit të Vlorës duke thënë se situata po shfrytëzohet nga Behgjet Pacolli për të hutuar opinionin publik.

Pronari i “2A Group” shkruan se ka refuzuar ofertën prej 80 milionë eurosh të biznesmenit, të bërë në shkurt të 2025 për t’ua shitur rusëve. Ademi e quan Pacollin “agjent” ndërsa i bën thirrje që t’u thotë “shefave të tij” se nuk do ta blejnë kurrë aeroportin e Vlorës.

“Unë e njoh shumë mirë strategjinë tënde, pasi e kuptoj qartë që “ujku do mjegull”. Për këtë taktikë, ti je i shkolluar dhe i trajnuar prej kohësh nga shefat e tu, ndaj dhe strategjinë e mjegullës di ta zbatosh me mjeshtëri. Megjithatë, nëse kjo qasje mund të funksionojë për të hutuar opinionin publik, me mua të ka dështuar.

Siç ta kam bërë të qartë: me ty, emisar, unë nuk kam asnjë problem sepse ti nuk je as aktor dhe as faktor në këtë mes; je thjesht një agjent i përdorur për të marrë nën kontroll Aeroportin e Vlorës. Lufta ime është me kolegun tënd, Bart Turtelboom, i cili është ekzekutori i skemës financiare dhe juridike për t’ua dorëzuar këtë aset kombëtar shefave tuaj, atje ku i keni.

Ti detyrën tënde po e zbaton me përpikëri, sipas udhëzimeve. Ndaj, ti nuk ke faj që unë e refuzova ofertën tënde prej 80 milionë eurosh në shkurt të vitit 2025, për t’ia shitur aeroportin atyre që ti i di mirë. Madje, kur unë e refuzova atë ofertë pikërisht për shkak të asaj që ata përfaqësojnë, ti më the tekstualisht: “Mos u shqetëso, sepse pronar formal do të vazhdoj të figurojë Mabco.”

Refuzimi im i prerë atë natë është zanafilla e kësaj situate të cilën po e përballoj edhe sot. “Gabimi” im i vetëm ishte refuzimi për ta shitur Aeroportin e Vlorës atje ku ti kishe marrë urdhër ta dorëzoje.

Deri më sot, shumë detaje i kam mbajtur larg vëmendjes publike, duke pritur që organet kompetente të bëjnë detyrën e tyre, në mos atë ligjore, të paktën atë patriotike. E kam bërë betejën time në heshtje, në respekt të institucioneve. Por, edhe pse ata që duhej të reagonin heshtën, unë nuk do të ndalem, kurrë.

Emisar, tregoj shefave të tu, se unë nuk shitem, nuk intimidohem, nuk frikësohem dhe nuk dorëzohem kurrë përballë tyre! Tregoju se paraja e tyre, për mua s’ka asnjë vlerë. Ata mund të blejnë gazetarë, media e portale, por Aeroportin e Vlorës nuk do ta blejnë kurrë.

As ti dhe as propaganda jote me mercenarë e zagarë nuk më intimidon, sepse, në të gjithë këtë proces të Aeroportit të Vlorës, i vetmi njeri i shitur, i blerë dhe i komprometuar je ti.

Dil e tregoju shqiptarëve se kush fshihet pas “Compartment Bernina”. Dil e tregoju me sa rubla u pagove. Dil e tregoju se te gjitha veprimet po i bën vetëm për interes të Compartment Bernina-s, interesa këto që bien ndesh me interesin publik, atëherë mund të marrësh guximin të përmendësh emrin tim.

Ti emisar, edhe mashtrimet i bën për të mbuluar atë se çfarë në të vërtetë je, sepse ti nuk je emisar për një mision, por ti je agjent me mision të përjetshëm, sepse ti shpirtin edhe dinjitetin e ke shitur me kohë, e tash vepron me urdhra nga atje ku je shitur!

Turp të qoftë emri Behgjet e mbiemri Pacolli!”, shkruan Ademi.

Dalin bisedat e fshehta të produksionit: Nga takimet natën te fituesi i paracaktuar/ Si Moza ua prìshi çdo parashikim

Një bisedë private e shpërndarë në rrjetet sociale ka ngritur dyshime mbi rregullat e izolimit dhe vërtetësinë e ngjarjeve në “Ferma VIP”.

Në mesazhet e publikuara, një qytetare pretendon se partneri i saj punon në produksionin e emisionit dhe ka zbuluar disa detaje mbi takimet e fshehta të banorëve dhe strategjinë e çmimit të madh.

Sipas këtyre shkrimeve, takimet me familjarët dhe marrja e informacioneve nga jashtë përmes Agait janë të shpeshta.

Konkretisht, pretendohet se partneri i Sarës, Darti, ka hyrë në fermë pas sfidës së saj me Bujakën, i shqetësuar për shkak të një sëmundjeje të mëparshme të moderatores. Gjatë këtij takimi, Sara i ka sqaruar se gjithçka ishte pjesë e lojës dhe burimi pretendon se ata kanë kaluar edhe natën bashkë.

Në mesazhe përmendet edhe arsyeja se pse Blerina nuk penalizohet apo nuk nxirret në nominim. Sipas denoncimit, ajo ka lidhje të forta jashtë, duke qenë shoqe me kunatin e Sarës.

Sa i përket finales, në bisedë thuhet se plani fillestar i produksionit ishte që fitorja t’i jepej Sarës, por situata ndryshoi për shkak të popullaritetit të madh që Mimoza Ahmeti ka fituar te publiku.

Kjo gjë ka bërë që edhe banorët e tjerë të marrin informacion për famën e Mozës jashtë.
Deri më tani, nga ana e produksionit nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar për të konfirmuar ose mohuar vërtetësinë e këtyre mesazheve që po shpërndahen në faqet e fansave./Lokimagazine

Automjete të bIinduara dhe mjete taktike – BE miraton paketën e tretë ushtarake për Shqipërinë

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e tretë dypalëshe të mbështetjes për Forcat e Armatosura Shqiptare në kuadër të Instrumentit Evropian për Paqen (EPF), me një vlerë prej 21 milionë eurosh.

Me këtë vendim, mbështetja totale e Bashkimit Evropian për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes arrin në 49 milionë euro, duke synuar forcimin e kapaciteteve dhe aftësive operacionale të FA-ve.

Sipas Këshillit të BE-së, paketa e re plotëson mbështetjen e mëparshme dhe synon të rrisë aftësinë e ushtrisë shqiptare për t’u dislokuar në mënyrë të shpejtë dhe efektive, si dhe për të kontribuar më shumë në operacionet dhe misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bashkimit Evropian (CSDP), si edhe në koalicionet ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, e cilësoi Shqipërinë një partner të afërt dhe të besueshëm në fushën e sigurisë.

“Shqipëria është një partner i afërt dhe i besueshëm në politikën e jashtme dhe të sigurisë, kontribuues aktiv në operacionet e Bashkimit Evropian dhe aleat i përkushtuar në NATO. Forcimi i bashkëpunimit tonë për sigurinë dhe mbrojtjen me Shqipërinë forcon drejtpërdrejt stabilitetin, sigurinë dhe paqen evropiane”, deklaroi Kallas.

Sipas vendimit të miratuar, Bashkimi Evropian do të furnizojë Forcat e Armatosura Shqiptare me automjete të lehta shumëfunksionale të blinduara, mjete taktike dhe inxhinierike, si dhe pajisje dhe shërbime mbështetëse, përfshirë trajnim operacional dhe mirëmbajtjeje.

Për këtë reagoi edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë në kuadër të “European Peace Facility”, me vlerë 21 milionë euro, duke e çuar mbështetjen totale në 49 milionë euro.

Paketa përfshin mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike, si edhe trajnim dhe mbështetje operacionale për FARSH.

Ky është një vlerësim konkret për seriozitetin, besueshmërinë dhe rolin aktiv të Shqipërisë krah aleatëve dhe partnerëve evropianë në siguri dhe mbrojtje”, shprehet ministri Nufi.

Masa e parë dypalëshe për Shqipërinë u miratua në korrik 2024 me vlerë 13 milionë euro, ndërsa e dyta në korrik 2025 me vlerë 15 milionë euro.

DETAJE nga konfIikti me a*më në Athinë/ FNSH e ruante në Fier, si përfundoi Titi në Greqi?

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri në zonën e Mikrolimanos në Athinë, ku mbeti i plagosur 41-vjeçari shqiptar Alesio Xhelo, i njohur si “Titi”.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si ai arriti të rikthehej në Greqi, ndërkohë që deri pak muaj më parë mbahej në “Arrest shtëpie” në Fier nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga efektivët e FNSH-së. Xhelo konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë, i kërkuar nga drejtësia greke për një sërë krimesh të rënda, ndërsa autoritetet shqiptare e ruanin 24 orë në banesë për shkak të precedentëve dhe dyshimeve për arratisje.

Sipas burimeve, “Titi” jo vetëm që kishte thyer masën e sigurisë, por dyshohet se ka kaluar kufirin në rrethana ende të paqarta, duke sfiduar kontrollin policor.Pikërisht kjo është edhe pika më e errët e historisë: si mundi një person i konsideruar ekstremisht i rrezikshëm, i monitoruar nga FNSH dhe me dosje të hapura për trafik armësh, pengmarrje dhe tentativë vrasjeje ndaj policisë, të largohej nga Shqipëria pa u konstatuar? Dyshimet po shtohen se ai mund të ketë pasur ndihmë nga rrjete kriminale, ndërsa arratisja e tij po shihet si një dështim serioz i sistemit të sigurisë dhe mbikëqyrjes.

Në Athinë, përplasja me policinë përfundoi me plagosjen e tij, ndërsa në vendngjarje u gjetën tre armë zjarri dhe gjashtë granata. Xhelo kishte një histori të gjatë kriminale në Greqi, ku ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe ishte përfshirë në disa shkëmbime zjarri me policinë. Ai ishte arratisur nga burgu i Petro Rallit në vitin 2019 duke marrë peng një gardian, ndërsa më pas u arrestua në Shqipëri. Tashmë, rikthimi i tij në Greqi dhe prania e armatosur në Athinë po tronditin jo vetëm autoritetet greke, por edhe ato shqiptare, të cilat pritet të japin shpjegime se si një person nën ruajtje të FNSH-së përfundoi sërish në zemër të botës së krimit në Athinë./JOQ

Emri/ Aksident tragjik në Greqi, humb jetën shqiptari, përpIaset nga kamioni

Një shtetas shqiptar 55 vjeç ka humbur jetën në një aksident në vendin e quajtur “Pirgos Ilias ” në Peloponez.

Sipas policisë greke,55 vjeçari Fatmir Dyrmishi po lëvizte me një bicikletë në një kryqëzim në hyrje të qytetit. Në rrethana ende të pa njohura, ai u godit nga një kamion duke marrë plagë të rënda.

Korrespondenti i Top Channel në Greqi Artur Bibe raporton se shqiptari, u dërgua në spital por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit, ndërkohë që policia po heton rrethanat e aksidentit. Për momentin është shoqëruar drejtuesi i kamionit.

Viktima banonte i vetëm në zonën e Pirgos, ndërsa familja e tij jeton në Shqipëri./Top Channel

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhÿtën pallatet e Alabbar

Një tjetër kapitull i fortë është zbuluar në investigimin për projektin Durrës Marina, pasi inxhinieri konstruktor Dhimitër Papa ka pranuar përballë emisionit “Piranjat” se pallatet e kompleksit kanë pësuar ulje deri në 18 centimetra dhe se projekti fillestar me pilota betoni u ndryshua me kërkesë të ekspertëve nga Dubai.

Sipas Papës, pilotat e betonit u zëvendësuan me pilota çakëlli pas “debatit teknik” me ekspertët e huaj të projektit, të cilët këmbëngulën se kjo metodologji përdorej edhe në Dubai.

Ai deklaroi se “pilotat janë dashur me beton”, por kompania kërkoi një tjetër zgjidhje teknike.

Në intervistën e tensionuar, konstruktori fillimisht kundërshtoi shifrat e publikuara për zhytjen e pallateve, duke mohuar uljen prej 28 centimetrash të raportuar nga IKMT, por pranoi se objektet kanë pësuar ulje deri në 18 centimetra.

Papa ia atribuoi problemin hapjes së gropave përreth objekteve, duke deklaruar se largimi i ujit dhe rërës nga kantieret fqinje krijoi fenomenin e “sufosionit”, që sipas tij solli ulje më të madhe sesa ajo e parashikuar në projekt.

Ndërkohë, nënkontraktori Mirel Elmazaj, kompania e të cilit ka realizuar punimet në dy pallatet e prekura, deklaroi se “uljet janë normale”, por më pas akuzoi IKMT-në për matje të gabuara dhe tha se institucionet “janë shtyrë nga presioni publik”.

Nga ana tjetër, bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e Dhimitër Papës, inxhinierja Armeda Gramos, pranoi se objektet kanë pësuar “ulje të konsiderueshme”, por këmbënguli se projekti është realizuar me përgjegjësi dhe sipas llogaritjeve teknike.

Investigimi i “Piranjave” nxori në pah gjithashtu se personat e përfshirë në projekt kishin kufizime kontraktuale për të folur publikisht, ndërsa deri tani Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka konfirmuar zyrtarisht ulje prej 18 dhe 28 centimetrash në dy prej pallateve të kompleksit.

/Piranjat news