Ρrost*tuta në Rrogozhinë: Fitoj 200-300 mijë lekë në ditë, kur vjen ‘shteti’ nuk tregoj çfarë bëj

Një denoncim i mbërritur në redaksìnë e emisionit investigativ Fiks Fare ngriti shqetësime mbi një aktivitet të dyshuar pro stitucioni në zonën e njohur si Bishti i Zhurit, në Rrogozhinë.

Qytetari që iu drejtua emisionit pretendonte se disa gra qëndronin çdo ditë pranë stacionit të transportit publik, ku sipas tij prisnin klientë dhe ushtronin aktivitetin e prostitucionit në mënyrë të hapur.

Sipas denoncuesit, situata ishte bërë shqetësuese për banorët e zonës, pasi vendi ku qëndronin gratë ndodhej pranë stacionit ku kalojnë dhe presin transportin publik qytetarë të shumtë, përfshirë gra, vajza dhe familjarë. Ai pretendonte se kalimtarët dhe personat që frekuentonin zonën shpesh përballeshin me situata të pakëndshme dhe kërkonte ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.

Pas marrjes së denoncimit, Fiks Fare vendosi të verifikonte nga afër pretendimet e ngritura nga qytetari. Gjatë investigimit në terren, ekipi i emisionit konstatoi praninë e disa grave të cilat qëndronin buzë rrugës, pranë zonës së përmendur në denoncim. Fillimisht, një prej bashkëpunëtorëve të emisionit tentoi të komunikonte me to, por ato refuzuan të zhvillonin bisedë, duke pretenduar se nuk ndiheshin mirë. Dy prej grave reaguan me habi kur u pyetën për aktivitetin që ushtronin në atë zonë.

Më pas, një bashkëpunëtore e Fiks Fare zhvilloi një bisedë më të gjatë me një nga gratë që qëndronte në vendin ku, sipas denoncimit, priteshin klientët. Gjatë komunikimit, gruaja dha informacione mbi mënyrën se si funksiononte aktiviteti. E pyetur nëse pranonte shoqëri, ajo u shpreh se për të nuk kishte problem, por shtoi se në zonë kishte edhe gra të tjera që mund të mos e pranonin praninë e personave të rinj. Sipas saj, kjo lidhej me frikën se mund të humbnin klientët dhe të ardhurat që siguronin nga ky aktivitet.

Në vijim të bisedës, gruaja deklaroi se në zonë ekzistonte një lloj organizimi informal mes personave që ushtronin aktivitetin dhe se klientët frekuentonin kryesisht një hotel të caktuar. Ajo pretendoi gjithashtu se kishte persona që ushtronin ndikim mbi aktivitetin në zonë dhe se gratë e tjera mungonin atë ditë pasi, sipas saj, ishin pushim.

E pyetur se si arrinte deri në Bishtin e Zhurit, gruaja tregoi se udhëtonte vetë duke përdorur mjete rasti dhe furgonë. Ajo foli edhe për pagesat që merrte nga klientët, duke deklaruar se çmimi ndryshonte në varësi të rastit, por zakonisht kërkonte rreth 30 mijë lekë të vjetra për shërbimin.

Një tjetër çështje e trajtuar gjatë bisedës ishte siguria e grave që ushtronin këtë aktivitet. E pyetur nëse kishte persona apo struktura që i mbronin në rast problemesh me klientët, ajo u shpreh se secila duhej të kujdesej për veten, pasi nuk kishte askënd që të garantonte sigurinë apo të mbante përgjegjësi në raste konfliktesh. Sipas saj, gjithçka varej nga aftësia e personit për të menaxhuar situatat që mund të krijoheshin.

Gruaja foli edhe për të ardhurat që siguronte nga ky aktivitet, duke pretenduar se në ditët kur kishte më shumë klientë fitimet mund të arrinin deri në 200 mijë lekë të vjetra në ditë. Deklarimet e saj u dokumentuan nga ekipi i Fiks Fare gjatë investigimit në terren.

Gjatë kohës që gazetarët ndodheshin në zonë, gruaja u largua në shoqërinë e një klienti drejt hotelit që ajo kishte përmendur më herët dhe, pas një periudhe kohe, u rikthye sërish në të njëjtin vend pranë rrugës, ku vijoi të qëndronte në pritje të klientëve të tjerë.

Të gjitha veprimet, dëshmitë dhe deklarimet e mbledhura gjatë investigimit u transmetuan në emisionin Fiks Fare, duke sjellë para publikut shqetësimin e ngritur nga qytetari dhe situatën e konstatuar në terren nga gazetarët.

Vajza e Mimoza Ahmetit ndan foton e papubIikuar më parë, poetja mban në krahë të bijën në ’90

Vajza e poetes së mirënjohur shqiptare Mimoza Ahmetit, së fundmi ka publikuar një foto të veçantë ku duket se ajo shfaqet në krahët e mamasë së saj në 1990.

Një foto bardhezi, tipike e atyre kohërave, shfaq imazhin e ëmbël teksa Mimoza mban në krahë të bijën.

Ndërkohë, në një tjetër Instastory, Luka ka ndarë me ndjekësit një nga poezitë më të veçanta të shkrimtares, e cila titullohet ‘Është çudi kur je femër’.

Kujtojmë se Mimoza Ahmeti që mbrëmjen e 27 marsit është pjesë e reality show ‘Ferma Vip 3’ nga ku shpesh herë ka tërhequr vëmendje pasi gjatë lojës së saj ajo është pikasur për sinqeritetin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me fermerët e tjerë.

Jo pak herë, Ahmeti është zgjedhur kryefermere pasi ka qenë më e votuara e publikut. Ndërkohë dhe rrjeti sot e kësaj dite, ku për pak pritet të jetë finalja e madhe e ‘Ferma Vip 3’, më 15 qershor, dedikimet për Mimoza Ahmetin ‘thyejnë’ rrjetin.

ParaIajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

Ethet e futbollit kanë mbërthyer globin.

Kupa e Botës 2026 është vetëm pak ditë larg inaugurimit të saj të madh në Meksikë, me 48 kombëtare gati për të zbritur në fushë. Por, këtë herë, spektakli më i madh sportiv në planet duket se po merr një kthesë të errët dhe thellësisht mistike.

Ndërsa tifozët bëjnë parashikimet e tyre për fituesin, rrjetet sociale dhe forumet e mistereve janë përfshirë nga paniku dhe kureshtja për rishfaqjen e një prej profecive më rrëqethëse të historisë.

Në qendër të kësaj stuhie mediatike qëndron Baba Vanga, “Nostradamusi i Ballkanit”. Mistikja e famshme bullgare, fjalët e së cilës kanë parashikuar disa nga ngjarjet më tronditëse të njerëzimit, i atribuohet një paralajmërim i qartë që përputhet në mënyrë të frikshme me ditët e sotme.

“Një dritë e re në qiell”

Sipas atyre që deshifrojnë vizionet e saj, Baba Vanga la pas një mesazh të koduar: gjatë zhvillimit të një ngjarjeje të madhe sportive me përmasa globale, bota nuk do të shikojë vetëm fushën. Një “dritë e re në qiell” do të shfaqet nga asgjëja, duke qenë e dukshme për çdo sy në planet.

A është ky thjesht një paralajmërim metaforik, apo jemi në prag të një ngjarjeje kozmike të pashpjegueshme? Në një kohë kur raportimet për objekte të paidentifikuara fluturuese (UFO) dhe anomali hapësinore janë shtuar ndjeshëm, kjo profeci ka ndezur imagjinatën e miliona njerëzve.

Ndërsa sytë e miliarda shikuesve do të jenë të mbërthyer pas ekraneve për inaugurimin në Meksikë, pyetja që po ngrihet me të madhe është: a do të jemi dëshmitarë të një vizite jashtëtokësore pikërisht kur bota është e bashkuar rreth një topi?

Një gjë është e sigurt: ky nuk do të jetë një Botëror si të tjerët. Gjatë netëve të nxehta të qershorit, sytë e tifozëve me siguri do të devijojnë herë pas here nga stadiumet drejt yjeve, në pritje të asaj dritës misterioze që mund të ndryshojë gjithçka

Pas ndarjes, Brikena dhe Mateo bashkë në një program teIeviziv! Ftohtësia mes tyre nuk kalon pa u vënë re! (Foto)

Vetëm pak kohë pasi konfirmuan zyrtarisht fundin e marrëdhënies së tyre sentimentale, Brikena dhe Mateo janë gjetur sërish në të njëjtin ambient, por këtë herë jo për arsye personale.

Ish-çifti i njohur do të bashkëpunojë në kuadër të një projekti të ri televiziv, duke u bërë pjesë e panelit të sezonit më të ri të emisionit sportiv “Top Arena”, i cili pritet të nisë transmetimin në ekranin e Top Channel më 11 qershor.

Lajmi për rikthimin e programit është bërë publik përmes një postimi të përbashkët nga Ed Manushi dhe faqja zyrtare e “Procesit Sportiv”. Në publikimin e bërë janë ndarë edhe disa fotografi nga prapaskenat dhe përgatitjet e stafit për sezonin e ri, të cilat kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Megjithatë, më shumë sesa vetë emisioni, ajo që ka ngjallur diskutime ka qenë prania e Brikenës dhe Mateos në të njëjtin grup pune. Në fotografitë e publikuara vihet re qartë një distancë mes tyre. Edhe pse ndodheshin në të njëjtin ambient dhe në të njëjtën seancë fotografike, të dy kanë zgjedhur të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, duke u pozicionuar në skaje të ndryshme të grupit dhe duke shmangur çdo afërsi të dukshme.

Kjo situatë ka nxitur komente të shumta nga publiku, i cili vazhdon të jetë kurioz për raportin mes tyre pas ndarjes.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Brikena kishte sqaruar përmes një mesazhi në kanalin e saj privat se ndarja mes tyre kishte ardhur në mënyrë të qetë, me mirëkuptim dhe respekt reciprok, pa konflikte apo polemika.

Megjithatë, angazhimi i tyre i përbashkët në “Top Arena” do t’i vendosë përballë njëri-tjetrit në të njëjtin panel gjatë gjithë sezonit. Për këtë arsye, vëmendja e publikut pritet të jetë e përqendruar jo vetëm te diskutimet sportive, por edhe te mënyra se si dy ish-partnerët do të bashkëpunojnë dhe do të ndërveprojnë në ekran pas ndarjes së tyre.

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej tregon si mund të zhviIIohet Zvërneci

Kjo javë pati në qendër debatin dhe kundërshtitë mbi zhvillimin e zonës së Zvërnecit, një investim prej 4 miliardë dollarësh që pritet të realizohet.

Autoritet thonë se nuk ka një projekt konkret, por ka një nisëm për zhvillimin turistik të saj. Zamir Dedej, ish-drejtor i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, gjatë një interviste për emisionin “E-Zone” tha se debati mes fanatikëve të natyrës dhe inxhinierëve për zhvillim është në mbarë botën.“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake, që të ndalohet të hysh apo të vësh dorë për zhvillimin e tyre. Konsiderohen zona të mbrojtura pasi kanë një veçanti natyrore që i diferencon nga zonat e tjera, ndaj dhe kujdesi për ta zhvilluar duhet të jetë edhe më i madh. Sot ne nuk dimë nëse ka një projekt konkret mbi të cilin të debatojmë. Ka një nismë për zhvillim, por nuk kemi parë projekt”, tha Dedej në emisionin “E-Zone”.

Sipas tij nuk ka një përgjigje të prerë nëse zona duhet të ruhet siç është apo duhet zhvilluar. E rëndësishme sipas tij është të gjendet një ekuilibër mes zhvillimit dhe natyrës. Por çfarë rekomandohet të ndërtohet sipas tij në Zvërnec?

“Zona në fjalë e pranon zhvillimin, por sipas meje e rekomandueshme do të ishte ndërtimi i objekteve në lartësinë e pishave të zonës, ndërsa vlerësimi i ndikimit në mjedis të jetë i kujdesshëm për të ruajtur bimësinë dhe bukuritë natyrorë të zonës”, tha Dedej.

Të dhënat flasin se 21% e territorit të vendit konsiderohet zonë e mbrojtur. /vizionplus

“A e patë sa i ekstuar ishte dje?”/ Arjan Curri: Rama po vdes për këtë protestë, ai nuk do të mbarojë sepse do që

Analisti i njohur, Arjan Curri, ka qenë i ftuar në emisìonin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka komentuar protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit. Jo vetëm kaq, pasi ai foli edhe në lidhje me qëndrimin që mban kryeministri i vendit, Edi Rama.

Pjesë nga intervista:

Curri: Rama mund të jetojë me vite në këtë situatë

Sharka: Nuk e ka problem fare, mund t’ia dalë thua?

Curri: Nuk e pe sa i eksituar ishte dje? Ai vetë solli vallen që quhet valle e Flamengos. Po të shikosh lëvizjet që bëri Rama dje…

Sharka: Kur imitoi blegertet thua?

Curri: Po

Sharka: Ishte gati si Flamengo ai pozicioni

Curri: I mungonin dy lugë në duar që kërcasin, ishte pikërisht vallja e Flamengos. Sepse Rama e do këtë situatë, ai jeton për këtë situatë. Do ose t’a adhurosh ose t’a shash.

Sharka: Ose t’a urresh në maksimum, nuk do injorimin

Curri: Është si një narcizist, i cili jeton me emocionet e njerëzve. Ai do trishtohej shumë nëse kjo protestë do mbaronte

Sharka: Vërtet?

Curri: Këtë ide kam.

SPAK me dorë të fortë, sekuestron 195 milionë doIIarë të tokës në Zvërnec

Çështja “Zvërneci” është regjistruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) me tre akuza për Zvërnecin.

Tre veprat penale në këtë çështje janë “pastrim parash”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentash”.

SPAK mësohet se po kryen hetime në bazë të këtyre veprave penale, por deri në këto momente nuk ka zyrtarisht persona nën hetim apo akuzë.

Procedimi penal nr 410/2026, vëren se janë konstatuar lëvizje dhe transaksione financiare të dyshimta në fund të vitit 2025 dhe gjatë këtyre muajve të 2026.

Për këtë, nga ana e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion është dhënë vendim për lejimin e ushtrimit të 10 kontrolleve, me kërkesë të SPAK, në kuadër të këtij procedimi penal.

Prokuroria e Posaçme ka vënë në sekuestro rreth 195 milionë dollarë, të cilat pritej t’i kaloheshin pronarëve të truallit gjatë procedurave për blerjen e tokës përmes zyrave noteriale.

Në dosjen që SPAK ka dorëzuar në GJKKO, thuhet se Prokuroria e Posaçme ka administruar të dhëna për disa vendimesh gjykatash, përfshirë edhe nga Gjykata e Lartë, të cilat kanë sjellë ndryshime të titujve të pronësisë.

Dyshimet janë se edhe tani janë ende të hapura konflikte ligjore mbi sipërfaqet e tokave dhe pretendimeve për to./noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

PërpIasje Tiranë-Teheran! Jrani i përgjigjet ashpër akuzave të Ramës për ndërhyrje në protesta

Irani ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili e ka akuzuar Teheranin se po nxit, sipas tij, protestat në Shqipëri kundër ndërtimit të një resorti luksoz në bregdet, të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Në një reagim zyrtar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit i hodhi poshtë kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si të pabazuara, të përsëritura dhe pjesë e një narrativë të njohur politike.

Gjatë një deklarate për mediat, ai përdori edhe tone ironike, duke thënë: “E kanë akuzuar Iranin? Ndoshta shumë shpejt do thonë se edhe flamingot janë agjentë të shërbimeve iraniane”, një shprehje që u interpretua si tallje ndaj pretendimeve të ngritura nga pala shqiptare.

Më tej, përfaqësuesi i diplomacisë iraniane theksoi se akuzat ndaj Iranit janë një “model i përsëritur”, i cili sipas tij përdoret nga qeveri të ndryshme për të shmangur llogaridhënien para qytetarëve të tyre. Ai shtoi se këto pretendime nuk kanë asnjë bazë dhe nuk lidhen me realitetin.

Sipas Teheranit, sulmet politike ndaj Iranit shpesh shfaqen në momente kur qeveritë, siç pretendon ai, përpiqen të justifikojnë vendimet e tyre ose të shmangin kritikat e brendshme.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama kishte deklaruar më herët se situata në vend lidhet me atë që ai e quajti “luftë hibride” kundër Shqipërisë. Sipas tij, po përhapet një narrativë e rreme që synon të dëmtojë projektin e investimit në bregdet, duke e paraqitur atë si një marrëveshje të dyshimtë politike.

Këto deklarata kanë shtuar përplasjen diplomatike mes palëve, me akuza të ndërsjella që po vijojnë në nivel publik, ndërsa çështja e projektit të resortit luksoz mbetet në qendër të debatit politik në Shqipëri.

E fundit! Protesta kërkon qeveri teknike, Berisha ofrohet të drejtojë! Cfare po Iuhet në prapaskena

Protesta që nisi si kundërshtim ndaj qeverisë po hyn në një fazë të re. Në rrugë nuk dëgjohen më vetëm thirrje kundër pushtetit, por edhe pyetja që vjen natyrshëm pas çdo revolte: kush do të qeverisë nesër?

Në rrjetet sociale dhe në debatet publike po qarkullojnë emra nga më të ndryshmit. Nga figura të njohura të ekranit si Marin Mema, te personazhe kontroverse si Alfred Cako, e deri te emra të tjerë publikë që deri dje nuk kishin shprehur ambicie politike. Kjo tregon se protesta po prodhon një energji të re, por ende pa një drejtim të qartë.

Megjithatë, mes gjithë këtyre emrave, një figurë vazhdon të dominojë diskutimin: Sali Berisha. Edhe pse protesta është përpjekur të paraqitet si një lëvizje qytetare dhe e pavarur, zhvillimet e ditëve të fundit tregojnë se opozita tradicionale po kërkon të marrë drejtimin politik të saj.

Berisha po artikulon gjithnjë e më qartë vazhdimin e protestës dhe po përpiqet të vendosë veten si pika e bashkimit të pakënaqësisë. Kjo krijon një ndarje të dukshme mes dy grupeve: protestuesve të rinj, që kërkojnë fytyra dhe ide të reja, dhe opozitës së vjetër, e cila e sheh protestën si një mundësi për rikthim në pushtet.

Kjo është dilema kryesore e momentit. A do të mbetet protesta një lëvizje që kërkon ndryshim të sistemit, apo do të shndërrohet në një betejë për rotacion politik mes figurave që shqiptarët i njohin prej dekadash?

Historia tregon se protestat fitojnë kur arrijnë të prodhojnë një alternativë të besueshme. Zemërimi mund të mbushë sheshet, por nuk mjafton për të ndërtuar qeveri. Për këtë duhen vizion, program dhe njerëz që gëzojnë besimin e shumicës.

Prandaj pyetja nuk është më nëse protesta do të vazhdojë. Pyetja është kush do ta përfaqësojë atë nesër. Dhe përgjigjja për këtë pyetje mund të përcaktojë jo vetëm fatin e protestës, por edhe drejtimin politik të Shqipërisë në vitet që vijnë./ dritare.net

Vjen lajmi i fundit për policin e pIagosur , Edison Adri

Pas 5 ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, efektivi i policisë, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit në Lozhan të Maliqit, ku fatkeqësisht humbi jetën edhe kolegu i tij, Enea Mekolli, ka dalë jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se këtë të hënë, Adri është transferuar në pavion dhe gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Në të njëjtin pavion, raportohet se ndodhet edhe autori, Violand Braçellari, i cili po ashtu është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, raportohet se Braçellari po mbahet në ambiente të veçuara në spitalin e Traumës në kryeqytet dhe nën praninë e forcave të policisë.

Gjatë aksionit të Policisë në Lozhan të Korçës, për kapjen e të shpallurit në kërkim, Violand Braçellari, u vra efektivi i policisë Enea Mekolli, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur rëndë me plumb në nofull.

Gjithashtu, edhe 43-vjeçari Braçellari mbeti i plagosur rëndë, pasi u qëllua nga policia.