Qeveria shpenzoi 50 miIionë euro për një natë koncert te Kanye West? Reagon Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në Facebook ndaj debateve të fundit për koncertin e Kanye West dhe protestave të organizuara prej më shumë se një muaji.

Në reagimin e tij, Rama hodhi poshtë pretendimet se shteti ka financuar koncertin me 50 milionë euro, duke i cilësuar ato si “shpifje”, ndërsa sqaroi se qeveria ka ndërhyrë vetëm me një mbështetje prej 4 milionë eurosh për të shmangur anulimin e koncertit.

Kryeministri kritikoi edhe kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për dezinformim dhe manipulim të opinionit publik.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje nga unë!

Dështakzemërakët e bashkuar, për ta kthyer në kos për urinë e tyre për pushtet e për lavdi, rrjedhën e pastër të ujit të protestës së flamingove, i janë turrur deri edhe koncertit unikal të Kanye West.

Ish-a që u larguan nga detyra të larta me shumë zemërim e pa lavdi; humbësa që hynë në zgjedhje si zgalema e dolën nga zgjedhjet si kalastrena; turlilloj foltoristash të rizhgënjyer, pëdëistash të rigënjyer, arqimarksistash të rrjetëzuar, islamistash të tiktokëzuar, shkelësa ligji të frymëzuar, janë bërë bashkë si një kore e zezë e protestës dhe nuk ndalen në ndotjen e kanaleve sociale, me shpifje, falsifikime, manipulime, sharje pa pushim, urrejtje për t ushqyer urrejte, verbëri për të ushqyer verbëri, ndaj kujtdo që e shikojnë si pengesë e gjithckaje që i penogn ta shikojnë veten në një karrige.

Ja ku janë, 50 milionë eurot që paska dhënë ministri ynë për një natë koncert, ndërsa spitalet s’paskan ilaçe.

A e dëgjuat!

Një gënjeshtër me bisht, me bisht akrepi madje, e sajuar për të pickuar e për të helmuar mendjen e kujtdo që përjeton me konfuzion këtë çorodi. “Ja ku janë 50 milionë eurot… vetëm për një natë koncert!”, thotë ai.

Librat e shenjtë na mësojnë prej mijrëa vitesh se shpifësi është më i keq se vrasësi. Kurani e dënon kaq rëndë shpifjen, sepse shpifja nuk vret vetëm një njeri; ajo minon vetë themelet e besimit mes njerëzve. Fjala është amanet, fjala nuk mund të bëhet lanet dhe shpifësi e bën lanet, sepse shpifësi nuk ndërton asgjë, po jeton për të rrënuar atë që ndërtojnë të tjerët. Shpifësi e përbuz të vërtetën, sepse ai gërrmon vetëm në kërkim të grropës ku të ekzekutojë dënimin pa gjyq.

Punon për diskreditimin, shkatërrimin, përbaltjen, dhe asgjësimin moral të të tjerëve.

“50 milionë euro ka dhënë shteti për Kenin e Nestit”, shkruan ky humorist pa din e pa iman nën video-shpifjen e tij.

Ndërkohë, koncerti i Kanye Ëest është një ngjarje botërore, i cili do të financohet tërësisht nga sponsorat dhe shitja e biletave, sikur soji i këtij karagjozit, të mos i kishte mbushur faqet sociale me glasat e apeleve për bojkotimin e koncertit, për transformimin e koncertit në protestë, duke i trembur dashamirët e muzikës së Kanye Ëestit dhe faktikisht duke dekurajuar shitjen e biletave të koncertit madhështor?

Po si është e vërteta?

E vërteta është si gjithnjë e thjeshtë dhe e ilustrueshme me dokumenta.

Që në fillim ne kemi firmosur vetëm një letër gatishmërie si mikpritës, ku kemi garantuar përvec mikpritjes sigurisht, siguri dhe mbështetje logjistike, duke theksuar se nuk marrim përsipër asnjë angazhim financiar. Asnjë angazhim financiar!

Por si i bëhet kur je i detyruar “in extremis”, të ndërhysh siç bëmë faktikisht vetëm mbrëmë, me 4 milionë euro, për të mos lejuar anulimin e një koncerti të shumëpritur dhe turpërimin e Shqipërisë, në rradhë të parë para atyre dhjetëra mijëra blerësve të huaj të biletave, të cilët janë më shumë sesa tifozët e huaj që erdhën në Tiranë për finalen e Conference League.

Përfitimet nga ajo ngjarje ndërkombëtare sporti ishin të jashtëzakonshme dhe të jashtëzakonshme do të jenë edhe përfitimet nga kjo ngjarje ndërkombëtare muzike.

Edhe pse për hir të vërtetës do të preferonim të mos paguanim asnjë qindarkë deri në fund, shuma që dhamë për një aktivitet, pra 4 dhe jo 50 dhe të organizuar krejtësisht privatisht, i cili do t’i kthejë ekonomisë së kryeqytetit shumëfishin e kësaj shume, dhjetëra mijëra konsumatorë të huaj, pa llogaritur vlerën e reklamimit global të emrit të Shqipërisë në një nga komunitetet më të mëdha kulturore të botës, është një shumë mëse e arsyeshme. Mund ta kishim dhënë dhe qysh në krye të herës po të ishte nevoja, por u detyruam dhe tani shikoni si vazhdon gënjeshtra bishtakrep!

“Gjithë kjo fushë këtu, ka qenë gjithë gjelbërim.”

Aty ka qenë vetëm një fushë ferrash, ku organizatorët identifikuan vendin më të përshtatshëm, në mungesë të një stadiumi me kapacitet të madh, për të ngritur stadiumin 60 mijë spektatorësh. Po nuk është aspak rastësi që ky shpifarak i mbushur me helm, është një llapaqorr i partisë “Shqipëria Bëhet”.

Shqipëria Bëhet, me shpifje. O Burra!

“Lëvizim Bashkë”… me shpifje. O burra!

“Shpifja është një Mundësi.” O burra tek mundësia!

Shpif, shpif, se diçka do të mbetet. Patjetër do të mbetet.

Shikojeni tani “gjelbërimin”.

“Kush e di se çfarë do të bëhet pas kësaj?”

“Kushedi se çfarë do të bëhet më pas”, çfarë t’i thuash këtij sallahani, po shyqyr nuk tha se u rrafshua pylli që të ndërtohet një thertore flamengosh, pas shpinës së Kanye Ëest.

Edhe thonë pastaj për çfarë del në protestë…

Jo, jo. Unë jo, nuk them kurrë për çfarë del në protestë ajo nëna e shokut tim që u përplas për kohë të tëra me një papërgjegjshmëri të një mjeku.

Nuk them kurrë për çfarë del në protestë ai djalë apo ajo vajzë që e duan sinqerisht natyrën dhe janë të frikësuar se zhvillimi mund të dëmtojë natyrën. Mund të dëmtojë biodiversitetin.

Nuk them kurrë unë për çfarë del në protestë kushdo që ka një hall, një shqetësim, një padrejtësi për të kundërshtuar apo që ka një shpresë për të ushqyer.

Nuk them sepse e di qe ata njerëz nuk i bashkon etja për pushtet. Nuk i bashkon dëshira për karrige o rash e vdiqa. Nuk i bashkon urrejtja që hajde ta kthejmë përmbys gjithçka. I bashkon shqetësimi.

Dhe pikërisht pse i respektoj arsyet e tyre, unë nuk i shoh dot të merren peng nga korbat e shpifjes, nga sorrat e manipulimit dhe nga parti e partiçka që nuk kanë asnjë projekt për Shqipërinë, por kanë vetëm ngulmimin për të rrëzuar gjithçka. Me shpifje, me sharje, me kërcënime, me forcë e ku të munden edhe me dhunë duke shfrytëzuar shpejtësinë çmendurake të algoritmit.

Shpifjet nuk kanë ndërtuar kurrë asgjë, përveç mureve të dasisë dhe mosbesimit mes njerëzve dhe në këtë vend patjetër që mund të gjesh jo një, jo njëqind, por një mijë arsye për të protestuar. Është normale në çdo vend, është normale në çdo vend.

Historia na e ka mësuar se sa më shumë përparon një shoqëri, aq më pak ajo i toleron problemet që kërkojnë zgjidhe dhe kjo është shenjë lirie reale dhe demokracie të gjallë.

Problemi nuk është ushtrimi i lirisë së protestës. Nuk është as gjallërimi demokratik i shoqërisë përmes protestës. Problemi është kur protesta ushqehet me shpifje, me dezinformim dhe me manipulim dhe kur kthehet në një mjet për ta kthyer vendin mbrapa. Prandaj problemi nuk janë flamingot. Problemi janë sorrat dhe korbat!

“E gjithë Shqipëria bie erë mυt”, nëndrejtori i shkollës e thotë në ditën e 38-të: Më hoqën nga puna se nuk pranova…(REAGIMI)

Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe aktorëve politikë shënon sot ditën e 38-të të saj. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejtë Kryemìnistrisë ku do të mbajnë fjalime dhe do të përsërisin kërkesat për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Një protestues e ka quajtur organizatë kriminale qeverisjen dhe sipas tij kjo është … Continue reading ““E gjithë Shqipëria bie erë mυt”, nëndrejtori i shkollës e thotë në ditën e 38-të: Më hoqën nga puna se nuk pranova…(REAGIMI)

Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe aktorëve politikë shënon sot ditën e 38-të të saj. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejtë Kryemìnistrisë ku do të mbajnë fjalime dhe do të përsërisin kërkesat për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Një protestues e ka qùajtur organizatë kriminale qeverisjen dhe sipas tij kjo është për të ulëritur dhe jo thjeshtë për të protestuar. Sipas tij kjo qeveri duhet të dalë jashtë loje.

Qytetari tregoi për gazetarin Osman Stafa në News 24 se u pushua nga puna pasi nuk pranoi të dorëzonte pesë emra votuesish nga jashtë shtetit.

Ai përmendi se edhe vajza e tij në Angli mori mesazhe për fushatë pa dhënë numrin, duke e interpretuar si shkelje të privatësisë dhe manipulim elektoral.

“Qeverisemi nga një organizatë kriminale. Kjo është për të ulëritur, jo për të protestuar. Këtij është t’ia kapësh për fyti atë që na drejton. Ta nxjerrësh jashtë loje. Isha në plazh para pak ditësh, Lana po ashtu, e gjithë Shqipëria bie erë m*t.

Më larguan nga puna, o Osman, sepse më kërkuan pesë emra nga jashtë shtetit, votues për organizatën kriminale.

Isha nëndrejtor shkolle mësues matematike dhe fizike. Më tha vajza në Angli: ‘Çfarë më shkruajnë të ndihmoj me fushatën?’, ndërkohë që unë numrin e saj nuk ia kisha dhënë askujt. I thashë: ‘Janë debilat e PS për votat’. Më larguan nga puna pastaj”, u shpreh ai.

Aferat që i bashkojnë/ Balluku drekon me mikun izraeIit të Ramës, Ron Yeffet (Foto)

Biznesmeni izraelit Ron Yeffet është fotografuar këtë të martë gjatë një dreke me ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në restorantin Coin, në katin e fundit të godinës ABA 21, në Tiranë. BalkanWeb ka siguruar fotografitë e takimit, ku pas përfundimit të drekës Yeffet dhe Balluku (e cila është e pandehur e … Continue reading “Aferat që i bashkojnë/ Balluku drekon me mikun izraeIit të Ramës, Ron Yeffet (Foto)”

Biznesmeni izraelit Ron Yeffet është fotografuar këtë të martë gjatë një dreke me ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në restorantin Coin, në katin e fundit të godinës ABA 21, në Tiranë.

BalkanWeb ka siguruar fotografitë e takimit, ku pas përfundimit të drekës Yeffet dhe Balluku (e cila është e pandehur e SPAK për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash) shihen duke dalë nga ndërtesa e më pas duke u larguar me automjetet e tyre private.

Nuk ka asnjë informacion mbi arsyen e takimit apo temat që janë diskutuar gjatë drekës.

Takimi tërheq vëmendje edhe për shkak të profilit të Ron Yeffet, emri i të cilit është përmendur në disa raste në debatet politike dhe mediatike në Shqipëri dhe eshte konsideruar nga mediat amerikane si mik i Ramës.

Ron Yeffet është bërë i njohur për përfshirjen e tij në projekte në industrinë e mbrojtjes, ndërsa emri i tij është lidhur publikisht me kompaninë KAYO, e cila dëboi forcërisht gazetarët e News24, Balkanweb dhe Panorama duke uzurpuar godinat e tyre pavarësisht vendimeve të gjykatës.

Më herët kreu i opozitës Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i kishte besuar Yeffet drejtimin e ndërmarrjes shtetërore të naftës, duke e përshkruar atë si një tregtar armësh dhe duke pretenduar se ai ka lidhje të afërta edhe me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ndërkaq emri i Yeffet është shfaqur edhe në një padi civile të depozituar në Gjykatën e Miami-Dade në Shtetet e Bashkuara. Sipas dokumenteve gjyqësore, biznesmeni amerikan Mark Faist pretendon se është bindur nga Ron Yeffet dhe kompania e tij R&I Trading të investojë mbi 8.6 milionë dollarë në projekte të pasurive të paluajtshme në New York, mbi bazën e premtimeve për fitime të sigurta dhe mundësinë e tërheqjes së investimit në çdo kohë. Në padi thuhet se këto premtime nuk u realizuan dhe se paditësi nuk mori kthim të investimit.

Aksidenti shokues në Tiranë-Durrës – Nënë e bijë u nisën nga Greqia për përvjetorin e vdekjes së vëllait, por humbën gjymtyrët

Nënë e bijë, të mbìjetuara të aksidentit tragjik të 30 qershorit në autostradën Tiranë–Durrës, po përballen me pasoja të rënda fizike dhe psikologjike, pasi humbën gjymtyrë si pasojë e përplasjes që i mori jetën shoferit të autobusit dhe la të plagosur edhe 12 pasagjerë.

Ornela Lazaj, vajza dhe motra e të aksidentuarave, rrëfeu momentet dramatike që përjetoi familja pasi mësoi për ngjarjen.

Ajo tregoi se nëna dhe motra po udhëtonin nga Greqia drejt Beratit për të marrë pjesë në përvjetorin e vdekjes së vëllait të nënës. Familja humbi kontaktet me to gjatë kthimit dhe aksidentin e mori vesh fillimisht nga mediat.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj gjendjen tonë aktuale. Mami u nis nga Greqia se kishte përvjetorin e të vëllait në Berat dhe një ditë më parë fola me mamin dhe motrën ditën tjetër nuk kisha kontakt kur ato po ktheheshin dhe e kemi marrë vesh nga mediat që ka ndodhur një aksident.

Babi ka dëgjuar ne media dhe i shqetësuar se mami dhe motra nuk po ja hapnin telefonin pastaj kanë kontaktuar te afërmit që janë në Shqipëri.

Kur kanë shkuar në spitalin e traumës kanë parë që kanë qenë mami dhe motra. Për momentin atje nuk i kanë dhënë shumë informacion për shkak të gjendjes. Motra dhe mami kanë qenë të ulura pas shoferit”, u shpreh Ornela Lazaj për RTSH.

Sipas saj, të dyja vazhdojnë të jenë të traumatizuara nga ajo që përjetuan në autobus. Ato kanë rrëfyer se shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe barriera mbrojtëse depërtoi përmes autobusit, ndërsa brenda dëgjoheshin britmat e pasagjerëve.

“Sot motra dhe mami janë në një spital privat në Greqi për momentin gjendja e tyre nuk është e mirë dhe më shumë gjendja e motrës është kritike sepse në aksident pësoi humbje të këmbës së djathtë dhe shumë dëmtime të rënda të këmbës së majtë.

Mami ka humbur këmbën e majtë dhe ka dëmtime të brinjëve në pjesën e kraharorit. Motra do të ketë një tjetër operacion këtë fundjavë. Kemi pasur shumë persona që na kanë kontaktuar dhe gjaku është siguruar brenda një ore dhe i falënderoj të gjithë njerëzit që dhuruan gjak”, tha ajo.

Mjekët në Greqi vijojnë trajtimin e tyre, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vajza të humbasë edhe një pjesë të këmbës së dytë, për shkak të dëmtimeve të rënda në shputë dhe thyerjeve të shumta të kockave.

“Motra dhe mami janë shumë të ngarkuara psikologjikisht, tregojnë në lidhje me aksidentin që kanë përjetuar. Tregojnë se si shoferi e humbi kontrollin dhe barriera e përshkoi autobusin mes për mes dhe thonin se dëgjonin të bërtiturat. Mami i thoshte motrës: ska rëndësi se në kemi humbur një këmbë por ne jemi gjallë.

Spitali në Greqi kanë bërë një reduktim të këmbës që ato kanë humbur. Mjekët thonë se motra mund ta humbi një pjesë të këmbës së dytë për shkak se një pjesë e shputës së këmbës ka pësuar një thyerje të të gjithë kockave që lidhin kyçin e këmbës me gishtërinjtë”, theksoi e motra.

Veprimi i rëndësishëm i Trump ndaj Erdogan: Nuk duam të sanksionojmë miqtë tanë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se Uashingtoni do të heqë sanksionet e vendosura ndaj Turqisë në vitin 2020 për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400. Ai gjithashtu u shpreh i gatshëm të shqyrtojë shitjen e avionëve Iuftarakë F-35 për aleatin e NATO-s.

Ky vendim përbën një gjest të rëndësishëm nga Trump ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilin ai e konsideron një aleat të afërt, dhe pritet të zbusë një nga çështjet më problematike në marrëdhëniet dypalëshe.

Edhe pse lidhjet mes Uashingtonit dhe Ankarasë janë përmirësuar gjatë presidencës së Trump, blerja nga Turqia e sistemit rus S-400 në vitin 2019 ka mbetur një pikë e fortë mosmarrëveshjeje mes dy vendeve.

Si reagim ndaj kësaj blerjeje, SHBA-të vendosen sanksione ndaj një kompanie të madhe turke të mbrojtjes në vitin 2020 dhe përjashtoi Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35, ku Ankaraja ishte gjithashtu partnere në prodhim.

Do t’i heqim sanksionet. Nuk duam të sanksionojmë miqtë tanë”, u tha Trump gazetarëve.

“Do t’i heqim sanksionet”, deklaroi Trump para gazetarëve pak përpara takimit me Erdoganin gjatë vizitës së tij në Turqi për samitin e NATO-s. Ai shtoi se Sekretari i Shtetit dhe Sekretari i Thesarit po punojnë për zbatimin e këtij vendimi.

Trump u shpreh gjithashtu optimist për mundësinë e shitjes së avionëve F-35 Turqisë, megjithëse nuk sqaroi se si mund të realizohej një marrëveshje e tillë, duke pasur parasysh pengesat ligjore.

“Turqia ka qenë, në shumë drejtime, më besnike se vende të tjera që mendonim se do të ishin besnike. F-35 është një avion i shkëlqyer, aktualisht më i miri në botë, dhe sigurisht që do ta shqyrtojmë këtë mundësi”, tha ai.

Megjithatë, Kongresi amerikan ka miratuar një ligj që ndalon shitjen e avionëve F-35 Turqisë për sa kohë Ankaraja vazhdon të zotërojë sistemin rus S-400, duke argumentuar se ai përbën rrezik për sigurinë e teknologjisë ushtarake amerikane. Sipas legjislacionit aktual, Turqia nuk mund të rikthehet në programin F-35 nëse mban në përdorim sistemin S-400.

Më herët, dy burime të njohura me çështjen, i thanë Reuters se Trump pritet të mbështesë një marrëveshje të mundshme për shitjen e F-35 Turqisë. Një nga opsionet që po diskutohet është transferimi i sistemit rus S-400 në një vend të tretë, megjithëse ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare. Burimet, që folën në kushte anonimiteti, theksuan se mbetet e paqartë nëse një zgjidhje e tillë do të pranohej nga Rusia, e cila kërkon respektimin e kushteve të përdorimit për armët që eksporton.

Vizita e Trump në Turqi është e para e një presidenti amerikan në këtë vend pas 11 vitesh. Ai u prit nga presidenti Erdo?an me një ceremoni shtetërore madhështore, ndërsa të dy liderët shkëmbyen vlerësime pozitive për njëri-tjetrin në deklaratat publike. Gjatë presidencës së Trump, shqetësimet e Uashingtonit për situatën e të drejtave të njeriut në Turqi nuk kanë qenë në qendër të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçares së dh¤nυar: Vajza është e tmerruar, ja si e morën në banesë

Nëna e 17-vjeçares së dhunuar një muaj më parë në Fier nga tre adoleshente ka folur për mediat, dhe ka rrëfyer gjendjen e vajzës së aj. Nëna ka tregaur se vajza është në gjendje të rëndë, dhe vazhdimisht ndihet e frikësuar.

“Po vijnë. Do më rrahin”, këto janë fjalët që 17-vjeçarja ju ka përsëritur vazhidmisht familjarëve të saj.

Nëna e vajzës ka rrëfyer se vajza atë ditë kishte ikur në spital pasi ishte dhunuar por nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur.

“Kam një muaj që nuk vë gjumë në sy. E çova gocën në kurs në Fier për parukiere. Si gjithmonë e prisja të vinte në shtëpi. Prisja, prisja, më erdhi një telefonatë që vajza është në spitalin e Fierit. Kishte vajtur në spital por nuk kishte treguar çfarë kishte ndodhur”, tregoi nëna e vajzës.

Më tej gruaja ka treguar se në kontaktin e parë me vajzën ajo ka tentuar ta fshehë ngjarjen, pasi i ka thënë se nuk ndidhej mirë prandaj shkoi në spital edhe pse dukshëm kishte shenja në fytyrë.

“Vetëm pasi u bë ngjarja publike, vajza më tregoi se më dhunuan tre goca”, rrëfeu gruaja.

Ndërkohë vajza ju ka rrëfyer prindërve se ajo kishte shkuar me vajzat e tjera pasi ato i kishin premtuar se do t’i bënin një surprizë.

Më herët nëna e një prej vajzave dhunuese ka treguar se vajza e saj vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Rrjetë e çarë apo goditje e papërmbajtshme? Momenti epik nga Elbasani-BATE Borisov!

Një episod i rrallë dhe mjaft i veçantë ka shënuar sfidën e vlefshme për raundin e parë eliminator të Conference League mes Elbasanit dhe BATE Borisov, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Vëmendjen kryesore të mbrëmjes nuk e mori thjesht barazimi në fushë, por një moment i pazakontë gjatë golit të shënuar nga skuadra mike.

Në aksionin që solli golin e barazimit për BATE Borisov, goditja ishte aq e fortë (ose rrjeta aq e amortizuar) sa topi nuk u ndal në fundin e portës, por e kaloi rrjetën tej për tej.

Në bazë të sekuencës së pamjeve të fiksuara në momentin e aksionit, duket qartë dinamika e këtij rasti të rrallë:

Në momentin e parë topi shkon saktësisht drejt cepit të portës, duke e lënë portierin vendas, i cili është hedhur në përpjekje për ta pritur, pa asnjë shans reagimi.

Menjëherë sapo kalon vijën fatale, forca e topit bën që ai të çajë pjesën anësore të rrjetës së portës, duke dalë në anën tjetër.

Në përfundim të aksionit, topi përfundon i qetë jashtë fushës, përtej tabelave publicitare, duke krijuar për një fraksion sekondi iluzionin optik sikur goditja kishte përfunduar jashtë, ndërkohë që portieri mbetet i shtrirë në tokë pas hedhjes.

Pavarësisht trajektores së çuditshme pas kalimit të vijës dhe daljes së topit nga pjesa e pasme e portës, rasti ishte i pastër. Gjyqtari e ka vlerësuar menjëherë si një gol të rregullt, duke vulosur shifrat finale të këtij takimi në 1-1. Ky mbetet pa dyshim një nga momentet më “virale” dhe të veçanta të këtij raundi të parë europian, një detaj i shkëlqyer për kronikat sportive.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 8 Korrik 2026

Dashi – Një ditë e favorshme për të marrë iniciativa të reja dhe për të vendosur qartë prioritetet. Në punë mund të shfaqen mundësi për të treguar aftësitë tuaja, ndërsa në marrëdhënie këshillohet më shumë durim dhe komunikim i hapur.

Demi – Sot mund të ndiheni më të përqendruar te stabiliteti dhe çështjet praktike. Është një moment i mirë për të rishikuar planet financiare dhe për të forcuar marrëdhëniet me njerëzit e afërt.

Binjakët – Energjia e ditës ju nxit drejt komunikimit dhe shkëmbimit të ideve. Mund të keni biseda të rëndësishme që sjellin mundësi të reja, por tregoni kujdes me vendimet e nxituara.

Gaforrja  Kjo ditë sjell më shumë reflektim dhe vëmendje ndaj çështjeve personale. Dëgjoni intuitën tuaj dhe përpiquni të ruani ekuilibrin mes detyrimeve dhe nevojave emocionale.

Luani – Mund të jetë një ditë ku spikatni më shumë në rrethin tuaj shoqëror apo profesional. Vetëbesimi ju ndihmon të përballoni sfidat, por shmangni përplasjet e panevojshme.

Virgjëresha – Organizimi dhe përqendrimi do t’ju ndihmojnë të përfundoni detyra të rëndësishme. Një qasje e kujdesshme ndaj çështjeve praktike mund t’ju sjellë rezultate pozitive.

Peshorja – Sot mund të kërkoni më shumë ekuilibër në marrëdhënie dhe vendime. Bashkëpunimi me të tjerët do të jetë çelësi për të zgjidhur disa çështje të mbetura pezull.

Akrepi – Një ditë e përshtatshme për të analizuar situata dhe për të bërë zgjedhje të menduara. Përqendrimi te objektivat afatgjata mund t’ju ndihmojë të ecni përpara.

Shigjetari – Mund të ndjeni dëshirën për ndryshim dhe përvoja të reja. Është një moment i mirë për të zgjeruar horizontet, por tregohuni të kujdesshëm me premtimet e mëdha.

Bricjapi – Përkushtimi dhe serioziteti do të jenë pikat tuaja të forta gjatë kësaj dite. Përqendrohuni te detyrat kryesore dhe shmangni ngarkesën e tepërt.

Ujori – Idetë e reja dhe kreativiteti mund t’ju sjellin avantazhe. Një komunikim i mirë me kolegët ose miqtë mund të hapë rrugë për bashkëpunime interesante.

Peshqit – Një ditë e përshtatshme për qetësi dhe kujdes ndaj vetes. Intuita mund t’ju ndihmojë në vendime personale, ndërsa marrëdhëniet kërkojnë mirëkuptim dhe sinqeritet.

137 hektarë në Ksamil, të grabitura me 4 vendime gjyqësore: Rrahman Selmanllari, ‘maska’ e ShkëIzen Berishës

SPAK heton Artur Shehun për Zvërnec, por i njëjti skenar u zbatua nga Rrahman Selmanllari në Ksamil, me ndihmën e gjyqtarit Petrit Aliaj, i cili në vitet 2006-2009 i dha 4 vendime për 137 hektarë tokë bregdetare. Selmanllari, i njohur si ‘lavatriçe’ e Shkëlzen Berishës në ndërtime, falsifikoi dokumentet dhe vazhdon të zgjerojë perandorinë në Dhërmi me ‘RM-Group’…

SPAK ka nisur hetim ndaj Artur Shehut për grabitjen me dokumenta të falsifikuara të 240 hektarë tokash në bregdetin e Zvërnecit, Nartës e Pishë-Poros, të cilat i ka tjetërsuar me shitje për ndërtime resortesh dhe komplekse pallatesh e vilash.

Nëse SPAK nuk e kufizon hetimin vetëm te Artur Shehu, por në të gjitha dosjet e tokave të grabitura në bregdetin Vlorë-Ksamil, do të zbulojë se të njëjtat falsifikime si Artur Shehu i ka bërë dhe Rrahman Selmanllari, miku dhe maska e Shkëlzen Berishës në grabitjen e tokave në bregdet, trafik droge e pastrim parash me ndërtime.

Prej 17 vitesh, në arkivat e prokurorive dhe gjykatave Sarandë e Vlorë, është një dosje me objekt grabitjen e 137 hektarë tokash bregdetare në Ksamil-Sarandë, të kryera nga Rrahman Selmanllari me dokumente zyrtare të falsifikuara.

Për ligjërimin e grabitjes së këtyre tokave, Rrahman Selmanllari bashkëpunoi me Petrit Aliajn, ish-gjyqtar në Sarandë gjatë viteve 1995-2020, kur u shkarkua nga vettingu për korrupsion, lidhje me krimin, pastrim parash dhe 93 dosje gjyqësore në favor të grabitësve të tokave me dokumenta false, mes tyre vendimet për tokat që ka grabitur Rrahman Selmanllari, de facto Shkëlzen Berisha.

Në mars 2004, ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë e shkarkoi gjyqtarin Petrit Aliaj dhe ai punoi si “këshilltar juridik” i bizneseve të trafikantit Klement Balili, i dënuar me 10 vite burg.

Por në qershor 2006, një vit pasi “Babai i Zenit” erdhi në pushtet, gjyqtari Petrit Aliaj u rikthye në Gjykatën e Sarandës, me marrëveshjen që Rrahman Selmanllarit t’i ligjëronte grabitjen e 137 hektarë tokash në Ksamil.

Me 4 vendime gjyqësore në vitet 2006-2009, gjatë pushtetit të familjes “Berisha”, gjyqtari i Sarandës, Petrit Aliaj, mbajti fjalën dhe i ligjëroi Rrahman Selmanllarit, de facto Shkëlzen Berishës, grabitjen e 137 hektarë tokash në Ksamil.

Rrahman Selmanllari i falsifikoi dokumentet e tokave që grabiti, në bashkëpunim me Shkëlqim Beshirin, të njohur si maska e Shkëlzen Berishës në lejet e kullave që i jep Edi Rama, dhe “lavatriçe” e pastrimit të parave në ndërtime.

Ndërsa gjyqtari Petrit Aliaj ia dha tokat e grabitura në Ksamil nëpërmjet këtyre dokumenteve të falsifikuara, zvarritjes së seancave gjyqësore, pranimit të dëshmitarëve të rremë, zhdukjes së provave pronësore reale, mospranimit të ankesave të ish-pronarëve dhe pranimit të hartave e aktekspertimeve false.

SPAK e ka shumë të lehtë të vërtetojë grabitjen e tokave nga Rrahman Selmanllari në Ksamil, madje edhe në Sarandë, Lukovë, Borsh, Himarë e Vlorë; duke ballafaquar dosjet në Komisionin Qendror të Kthim-Kompensimit të Pronave, në Arkivin e Shtetit, në Prefekturën e Vlorës dhe ish-Komunën Ksamil e kadastrat Sarandë-Vlorë.

SPAK mund të hetojë dhe dosjen e pronësisë së 18 mijë e 300 m² tokë në zonën Kadastrale Nr. 1481 në Skalikare-Dhërmi, në të cilën Rrahman Selmanllari, më 19 maj 2026, ka nisur aktivitetin me kompleksin turistik “RM-Group”, në ortakëri me Ismet Shehun, pronarin e restorantit “Ceren” në ish-repartin ushtarak të Dajtit, të dhuruar nga Edi Rama.

Në vijim do të publikojmë prova për shumë bëma të tjera që ka bërë e vazhdon të bëjë Rrahmani i “Berishëve” dhe puseve të naftës, trafikut të kokainës etj./Pamfleti

Ja skenarët për largimin Ramës, Alfred Cako plas “bọmbën”, frika nga një “21 Janar” i dytë me k¤foma dhe snajperë

Ja skenarët për largimin Ramës, Alfred Cako plas “bombën”, frika nga një “21 Janar” i dytë me kufoma dhe snajperë të shërbimeve sekrete, fijet që po lëvizin sorosianët dhe lufta e egër për 4 miliardë eurot e mafies që detyrojnë kryeministrin të kërkojë negociata
Konspiracionisti Alfred Cako shprehet se largimi i kryeministrit Edi Rama mund të realizohet përmes dy skenarëve: i pari me pak gjak dhe negociata, dhe i dyti me shumë gjak përmes një revolucioni të dhunshëm. Cako shprehet kundër revolucioneve dhe thekson se sorosianët po manipulojnë protestën, duke refuzuar krijimin e një grupi negociator sepse synojnë ta çojnë situatën në tension, gjak dhe në ekzekutimin e Ramës, të cilin e konsiderojnë tradhtar të Sorosit.

Ekziston frika e përsëritjes së një skenari të ngjashëm me “21 Janarin”, ku sipas Cakos, kufomat mund të shkaktohen nga shërbimet sekrete të pozicionuara nëpër hotele dhe vende ku kalojnë protestuesit, me qëllim që të akuzohet policia dhe vendi të kalojë në anarki. Sipas Cakos, përveç CIA-s dhe shërbimit britanik MI6, në protestë thuhet se janë përfshirë edhe inteligjenca gjermane, turke, izraelite, greke, serbe dhe ruse. Po ashtu, ai thekson se në prapaskenë kryeministri gjendet nën presionin e madh të mafies shqiptare për shkak të një skeme të pastrimit të rreth 4 miliardë eurove të nxjerra në të zezë.

Pjesë nga analiza e Alfred Cakos:

“Në ditën e tretë kur kam folur në protestë, kam thënë që duhet të nxirrni një grup përfaqësimi që të përfaqësojë në negociata të mundshme me faktorët e sotëm politikë. Ka njerëz që thonë që jo negocim. OK. Dhe ky është një variant. Nuk e di çfarë duan të thonë ata me këtë .Janë një grup ndoshta që thërrasin revolucion aty. Revolucionet nuk janë të mira. Unë jam kundër revolucioneve, jam për evolucion për të mos kaluar shoqëria nga një gjendje e vështirë në një gjendje akoma dhe më të vështirë. Tani për të mos bërë negociata ka një mënyrë që është me shumë gjak, me revolucion. Të mposhtet kundërshtari që është përballë dhe të shporret e pushtetin ta marrin me forcë grupi i njerëzve të protestuesve.

Në radhë të parë unë nuk i njoh shumicën e atyre që janë atje. Di që ka shumë duar që janë futur dhe që kërkojnë dhe hakmarrje; si sorosianët që e ndjejnë veten të tradhtuar nga Rilindja dhe që duan ta zëvendësojnë me sa shikojmë me këtë Spiropalin dhe me këta të tjerët, si Lapaj që janë një dorë. Tani ka dy mënyra për të ikur Edi Rama. E para është me pak gjak dhe me negociata sepse ai do ulet në negociata pasi të derdhet pak gjak. Siç i tha Saliut më 21 janar: “do kalosh nesër mbi kufoma”. Sot nuk është çudi që të kalohet mbi kufoma dhe kufomat jo gjithmonë i shkakton qeveria. Duhet ta dini. Janë dhe shërbimet sekrete të cilat rrinë nëpër pozicione të ndryshme nga hotelet, nga vendet ku do kalojnë protestuesit dhe mund të qëllohen në momentet që janë afër policisë dhe të akuzohet policia. Sepse kur derdhet gjak edhe policia tërhiqet, kalojnë në anarki, sepse shumica e policëve janë hallaxhinj si puna jonë dhe thjesht ata dalin aty ta bëjnë detyrën jo me gjithë zemër dhe nuk u intereson shumë se kush do vijë. Mjafton që ata të vazhdojnë punën atje dhe të mos kenë probleme me drejtësinë në rast të ndonjë përshkallëzimi të ngjarjeve.

Në qoftë se do derdhet pak gjak, sigurisht Rama do tentojë të largohet, por varet pastaj këta që manipulojnë protestën, që janë sorosianët, a do pranojnë këta negociata me pak gjak apo do kërkojnë shumë gjak dhe vdekjen e Ramës si tradhtar i Sorosit?Të shikojmë, Rama ka probleme të mëdha sepse nga të gjitha anët e ka futur veten në telashe të mëdha. Ai ka menduar të menaxhojë lekët e mafies shqiptare. Lekët e nxjerra në të zezë. Nuk ka rëndësi se mund të jenë dhe aktivitete të rregullta, por pa letra dhe njerëzit kanë grumbulluar lekët edhe i kanë futur. Rama ka ndërhyrë e ua ka pastruar dhe janë rreth 4 miliardë euro ku kanë marrë përqindjet e tyre njerëzit që janë përfshirë. Këtë skemë Ramës ia tregoi Ben Ahmetaj; e ka lidhur në fillim me këta personat që mund të bëjnë pastrimin e lekëve në Bruksel, në Luksemburg, nëpër banka ku dhe qeveria merr pjesën e saj. Banka e Shtetit shqiptar. Nuk e di nëse ka dijeni apo jo guvernatori, por këta drejtorët e dytë mafiozë i bëjnë këto veprime që janë të lidhur me Ramën dhe janë të përfshirë dhe njerëz të ndryshëm në politikë, ku e drejton ky Agaçi këtë proces që ka zëvendësuar Ben Ahmetajn.

Dhe është dhe një çifut rus i cili shërben në një nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare që ka bërë lidhjet me bankat dhe që bën këtë punën e “lavatriçeve”; dhe Rama tani është edhe në presionin e mafies shqiptare, të cilët duan që paratë e tyre të kalojnë nga bankat e Brukselit të Evropës ku pastrohen paratë që dorëzohen kesh në dorë; dhe pasi marrin përqindjen bankat i pastrojnë me numrat e llogarive duke ju hapur numra llogarish. Në qoftë se Rama largohet është në presionin edhe të kësaj mafie, të cilët do t’i kërkojnë që t’u rikthehen paratë e tyre; dhe në qoftë se do ketë pak gjak, sorosianët do kërkojnë shumë gjak dhe vrasjen e Ramës. Në qoftë se duhet të ketë pak gjak, Rama mund të kërkojë të negociojë. Rama mund të ketë dashur të negociojë edhe këto kohë për ta mbyllur më me siguri, por jo më kot këta sorosianët nuk krijonin grup negociator për ta çuar problemin deri te gjaku. Tani që ndodhi konflikti mes policisë dhe kur Rama mendoi se protesta ra për shkak të rënies së numrit, po kjo protestë ka disa karakteristika jo shqiptare. Shpërtheu në mënyrë të menjëhershme. Vazhdoi për një kohë të gjatë në mënyrë të pandërprerë që s’kanë qenë karakteristika të protestave shqiptare të cilat janë shuar shpejt; dhe e treta ka një lloj brutaliteti te bërthama, te grupi i vogël, që nuk janë karakteristika të protestave shqiptare në përgjithësi.

Pra duket që ka dorë të huaj dhe me sa di unë janë futur njerëz të inteligjencës gjermane, turke, izraelite, greke, serbe, ruse, të cilat përveç CIA-s nuk diskutohet dhe shërbimit britanik MI6 që punojnë të gjitha për hesap të tyre me manipulimin e njerëzve aty. Kur të derdhet pak gjak, Rama do ta shpallë kërkesën për negociata. Por këta nuk do ta pranojnë me sa e shikoj unë Sorosi që ka marrë në kontroll të paktën platformën e protestës aty, Foltoren. Këto ishin ato synimet e sorosianëve të cilët nuk deshën që në fazat e para Edi Rama të kishte mundësi të negocionte dhe t’i jepte zgjidhje situatës me sa më pak dhimbje dhe kosto dhe kaos dhe gjak; dhe këta nuk pranonin të kishte grup negociator për të biseduar me Ramën sepse kërkonin ta çonin në tension, në gjak. Këta kanë frikë se mbasi të ketë pak gjak këta duan ta bëjnë me shumë gjak dhe pa negociata, me revolucion, duke kaluar në gijotinë Ramën dhe të gjithë ata që i kanë zhgënjyer nga kontaktet personale që kanë pasur me Sorosin.

Po pati gjak mendoj që shumë patronazhistë dhe shumë rilindas dhe shumë mjaftistë që i kanë kthyer shpinën Sorosit dhe i kanë qëndruar besnikë Ramës këtë muaj, sigurisht do të jenë objektiv edhe prej grupeve të ndryshme terroriste që mund të ngrenë këta komunistët e majtë që po manipulojnë protestuesit idealistë. Në fillim protestat i fillojnë në rrugë idealistët, i marrin në kontroll fanatikët (siç thotë Thomas Carlyle) dhe pastaj dalin nga hija njerëzit e atyre që kanë financuar siç janë Spiropali e ku e di unë kush, që do nxjerrin prapë këta mjaftistët për të prishur dhe për ta përkeqësuar situatën akoma dhe më shumë dhe për të mbajtur nën kontroll qeveritë që do të vijnë. Në fakt për kauzën që unë kam mbrojtur gjithë këto vite armiku më i madh janë globalistët. Rama është armik i shqiptarëve sepse ishte globalist dhe ne duhet të luftojmë të gjitha ato axhendat e globalistëve siç janë depopullimi dhe kontrolli nëpërmjet mikroçipit. Këto do të realizohen sigurisht me luftëra dhe me pandemi. Qeveritë e ardhshme shqiptare nuk duhet të bëhen palë me askënd. Duhet të flasin në gjuhën e paqes dhe duhet të mos u binden axhendave të organizatave të mëdha ndërkombëtare.”