TRAGJIKE në Greqi/ Shqiptarja humb jetën pas Iindjes së foshnjës, flet bashkëshorti: Pësoi hemorragji, s’më lajmëruan për…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Greqi, ku një shqiptare ka humbur jetën pas lindjes.

Familjarët e Vjosana Manës kërkojnë hetim të thelluar për mënyrën si ka ndodhur ngjarja.

Bashkëshorti i saj, Eneo Rushita, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live” zbuloi detaje nga ngjarja e rëndë, duke theksuar se mjekët nuk e lajmëruan që pas lindjes, dhe se bashkëshortja e tij do t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e mitrës për shkak se kishte pësuar hemorragji.

“Vjosana kishte planifikuar një lindje cezariane. Unë kërkoj hetime sepse kishim lindje të planifikuar më datë 24 qershor. Çdo gjë dukej normale në fillim, ma sollën foshnjën dhe më thanë që kishte një hemorragji të brendshme, dhe çdo gjë ishte në kontroll. Në orën 3 pasdite takoj doktorin dhe më thotë që kishin futur në operacion të dytë dhe i kishin hequr mitrën, pa më kontaktuar. Pas lindjes më thanë që e kishin operuar përsëri dhe duhet t’i hiqnin mitrën pasi kishte pësuar hemorragji. Fillimisht më thoshin që nuk ka gjë për t’u shqetësuar. Të nesërmen në mëngjes ndërroi jetë, mushkëria ishte mbushur me ujë. Presim analizat, nuk kanë dalë ende. Nga autoritetet nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, u shpreh bashkëshorti i 35-vjeçares, Eneo Rushita.

Tmerr në SHBA! 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në Ohajo, mbaheshin të mbyllur nga prindërit dhe gjyshërit

Gjashtëmbëdhjetë fëmijë u shpëtuan nga një shtëpi e rrënuar në zonën rurale të Ohajos, pasi kìshin qene te izoluar në një dhomë në “kushte të mjerueshme” për pjesën më të madhe të katër viteve të fundit, njoftuan autoritetet.

Fëmijët, të cilët zyrtarët thanë se janë nga e njëjta familje dhe jetonin në mjerim me jashtëqitje njerëzore përreth, varionin në moshë nga një vjeç e gjysmë deri në 18 vjeç dhe përfshinin djem dhe vajza.

Disa prej tyre nuk ishin në gjendje të flisnin dhe një 18-vjeçare që kishte aftësi të kufizuara zhvillimore – nuk dinte as të shkruante emrin e saj. Prindërit e fëmijëve dhe dy gjyshërit u akuzuan secili me nga 16 akuza sepse kishin rrezikuar jeten e femijeve.

Disa fëmijë mund të dergohen në qendra të specializuara trajtimi si pjesë e rikuperimit të tyre thane autoritetet e qytetit. “Do të duhet shumë punë për të adresuar dëmin emocional dhe disa nga problemet që do të vijnë si pasojë e kësaj”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Ohajos, Andy Wilson, gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se nuk ka parë asgjë të ngjashme me kushtet në të cilat janë perballur fëmijët.

Hetuesit po përpiqen të kuptojnë se si një situatë e tillë ka mbetur e pazbuluar për kaq gjatë, ndërsa rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje mbi funksionimin e mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve në SHBA.

E BUJSHME/ Gjashtë shqiptarë “zbarkojnë” me jaht dhe sfìdojnë hapur Nigel Farage në mes të Anglisë!

Prej vitesh Nigel Farage, kreu i partisë Reformë UK, për retorikë politike sulmon shqiptarët, të cilët në mënyra të ndryshme mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, një grup shqiptarësh e kanë sfiduar duke mbërritur me një jaht pikërisht në Clacton, zonën ku ai është zgjedhur deputet në jug të Anglisë.NCA, Agjencia Britanike Kundër Krimit të Organizuar, thotë se shtetasit polakë Konrad Dabrëski (25 vjeç) dhe Damian Ciuron (41 vjeç), të dy banues në Bradford, u arrestuan nga oficerët e Policisë së Essex-it në Holland-on-Sea, pranë Clacton, të mërkurën, më 1 korrik, nën dyshimin për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm, pasi një mjet lundrues jaht u pa duke zbritur një numër personash në bregdet.

Christian Albano (45 vjeç), shtetas italian, u arrestua më pas në det nga oficerët e Komandës për Sigurinë Kufitare nën dyshimin për të njëjtën vepër penale.

Një burrë i katërt, gjithashtu i arrestuar nën dyshimin për vepra penale të lehtësimit të emigracionit të paligjshëm, një shtetas shqiptar 57-vjeçar, vazhdon të mbahet në paraburgim.

Gjashtë personat që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues janë ndaluar për shkelje të ligjeve të emigracionit.

Një zëdhënës i NCA i tha Top Channel përmes postës elektronike se të gjashtë personat e kapur brenda në jaht janë shtetas shqiptarë.

Javën e shkuar Daily Mail online publikoi një artikull ku tregonte se si funksionon trendi më i ri i kalimit ilegal të shqiptarëve me jaht nga Belgjika dhe Holanda drejt brigjeve angleze, ku ankorohen në marinat private.

Pikënisja e shkrimit të Daily Mail online janë këto oferta për të hyrë në Angli me jaht të reklamuara në Tik Tok me një çmim prej 13.000 stërlinash për person.

Ρamje SΗQETËSUESE, dγ υajza të mitυra dh¤. nojnë bashkëmoshataren e tyre (VIDEO)

Një video e publìkuar në mediat sociale ka ngritur një shqetësim të rëndë sa i takon fenomenit të dhunës mes të miturve. Pamjet e shpërndara tregojnë një episod tronditës ku disa vajza adoleshente ushtronin dhunë fizike ndaj bashkëmoshatares së tyre.

Videoja është regjistruar brenda një banese në qytetin e Fierit dhe shfaq vajzën e mitur teksa goditet me shuplaka e grushte, tërhiqet zvarrë prej flokësh nga dy vajza që e kapin në drejtime të kundërta.

Pamjet tregojnë një nivel alarmant agresiviteti dhe kanë shkaktuar reagim publik. Deri tani nuk dihen rrethanat që çuan në këtë ngjarje./ JOQ

VIDEO

Basti i shekullit:Vuri 1 milion dollarë për Meksikën, Anglia shkatërron ëndrrat e tifozit

Një nga ndeshjet më spektakolare të Kupës së Botës 2026 prodhoi jo vetëm emocione në fushë, por edhe një humbje të madhe në baste.

Anglia, edhe pse luajti me 10 futbollistë për më shumë se gjysmën e ndeshjes pas kartonit të kuq të Zharel Kuansah në minutën e 54-t, triumfoi 3-2 ndaj Meksikës dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale. Fitorja e “Tre Luanëve” rezultoi shumë e kushtueshme për një bastvënës në Nevada, i cili kishte vendosur plot 1 milion dollarë që Meksika të kalonte në fazën tjetër.

Shuma ishte ndarë në dy baste: 750 mijë dollarë me njërin bast dhe 250 mijë dollarë në tjetrin. Anglia mori kontrollin e sfi dës që në pjesën e parë, falë dy golave të shpejtë të Xhud Belingham në minutat 36 dhe 38.

Meksika reagoi para pushimit me një supergol të Hulian Kuinjones, i cili realizoi me një goditje volej në minutën e 42-të, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1. Në pjesën e dytë, Herri Kejn shënoi nga pika e bardhë për 3-1 në minutën e 60- të, ndërsa Raul Himenez ngushtoi sërish diferencën me penallti pak minuta më vonë.

Megjithatë, anglezët rezistuan deri në fund me një lojtar më pak dhe vulosën fi toren 3-2. Kështu, ëndrra e bastvënësit për të fi tuar një shumë të madhe u shua me eliminimin e Meksikës, duke e kthyer këtë sfi dë në një humbje prej 1 milion dollarësh.

Afera ‘Partizani’, SPAK zbardh detaje, Iidhjet e Malltezit dhe miliona euro kontrata

Në dëshminë e dhënë në GJKKO, SPAK e ka pyetur ish ministrin e Mbrojtjes Gazmend Oketa për punësimin si Shef Kabineti në vitin 2008 të Besnik Dervishit, një personazh që rezulton shumë I lidhur me Jamarbër Malltezin.

Dervishi u punësua në një kohë kur duhet të kalonte prona e ish kompleksit Partizani nga Ushtria te familjet pronare.

“Ai ka të njëjtin profesion si unë, inxhiner ndërtimi. Jemi njohur në rrethana pune. Me kalimin në pozicionin e ministrit i propozova t’i bashkohej ekipit tim”, tha Oketa në gjyq.

I pyetur nëse ishte në dijeni që Dervishi kishte aktivitet privat, Oketa tha se “Më parë e më vonë po, por jo kur ishte drejtor kabineti”.

Ndërsa Millonai e pyeti ish ministrin edhe nëse ishte në dijeni që Besnik Dervishi ka pasur komunikim me Vladimir Qirjazin për ccështjen “Partizani” dhe Oketa tha shkurt “Secili ka mbajtur vendin e tij të punës”.

Por çfarë rezulton nga dosja?

Besnik Dervishi kishte një kompani ndërtimi me emrin Standart Alb. Fillimisht edhe pse fillon pune në Ministrinë e Mbrojtjes më 14 prill 2008 ai vazhdon punën edhe si privat. Në dosjen e SPAK thuhet se një vit pas emërimit si drejtor i kabinetit të ministrit të mbrojtjes, më 9 qershor 2009 ai ia kalon aksionet Andrea Miços. Dhe menjëherë pasi ikën nga detyra e drejtorit të Kabinetit të Ministrit në shtator 2009, pra vetëm 3 muaj më pas e rimerr sërish kompaninë.

Dervishi më vonë, në vitin 2010, hap edhe kompaninë Supervizion Profesiona. Me këtë firmë ai rezulton se ka qenë supervizori i punimeve që shoqëria Kontakt do të kryente për llogari të Homeplan në kompleksin Magnet. Punimet në vitet 2010-2020 arrijnë rreth 220 mijë euro.

Gjithashtu nga analizimi i librave të blerjes të Kontakt SPAK ka zbuluar se Standart Alb, firma e parë e Dervishit, ka kryer shitje ndaj Kontakt në një vlerë totale prej 181,166,979 lekësh (pra mbi 1.8 milionë euro) në periudhën 2010-2021. SPAK ka gjetur edhe kontratën mes Standart Alb dhe Kontakt, përfaqësuar nga Fatmir Bektashi, për punime që do të realizohen në objektin “Homeplan”.

Pas bonusit për pensìonistët, qeveria jep tjetër bonus për këtë kategori

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, zhvilloi ditën e sotme një konferencë për mediat. Demo foli lidhur me organizimin e strukturave vendore për përballjen me zjarret.

Ministri u shpreh se ka një organizim dhe një rritje të kapaciteteve për ndërhyrje nga ajri. Po ashtu, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar në raport me mjedisin, pasi tha se incidente të vogla kanë sjellë pasoja të mëdha.

Ndër të tjera, qeveria do të dalë me një paketë mbështetëse për ata që janë në vijën e parë të përballjes me flakët. Demo njoftoi se bonusi i zjarrfikësve, i cili zakonisht jepet në fund të sezonit të përballjes me zjarret, do të shpërndahet brenda muajit korrik.

“Jemi duke punuar për të pasur organizimin e duhur sa i përket sezonit të zjarreve. Ministria e Pushtetit Vendor do të ketë rol koordinues sa u përket këtyre situatave.

Ka një organizim dhe rritje të kapaciteteve për ndërhyrje nga ajri. Gjatë kësaj periudhe, çdo qytetar duhet të tregojë kujdes në marrëdhënien me mjedisin. Jemi të fokusuar te ndërveprimi mes institucioneve dhe shtimi i kapaciteteve, por këtë vit do të dalim edhe me një paketë mbështetëse për ata që janë në vijën e parë të përballjes me flakët.

Bonusi që zakonisht u jepet zjarrfikësve në fund të sezonit, do të propozohet nga qeveria që të shpërndahet brenda muajit korrik”, tha Demo.

“Ku jeni ju, patriotët e koncerteve tallava”/ Revolta qytetare, Robert Aliaj: Kur atdheu digjet, pse strukeni si minj

Aktori Robert Dragot Aliaj ka dhënë një mesazh në faqen e tij në Facebook. Me një video-mesazh ironik dhe të drejtpërdrejtë, ai bën thirrje që të gjithë të dalin masìvisht në protestë.

Ndërsa shprehet: “Ku jeni ju, patriotët e stadiumeve dhe koncerteve tallava, që ulërini nëpër stadiume një herë në dy vjet? Kur atdheu digjet, ju strukeni si minj. Patriotë njëpërdorimësh.”

Mesazhi i plotë:

Ku jeni ju, patriotët e stadiumeve dhe koncerteve tallava, ju me tatuazhe të Shqipërisë së Madhe, që ulërini me histeri? Por kur atdheu digjet, pse strukeni si minj? Kur ti nuk je në gjendje të mbrosh fëmijën tënd, ti nuk e meriton atë. Ti, patrioti njëpërdorimësh, kush të ka tredhur ty?

Patriotizmi i vërtetë nuk është kënga e Xhamadanit që shpërthen nga xhamat e makinave luksoze me të ardhura nga prostitucioni dhe droga. Nuk janë këngët e pasinqerta për shqipet, që i keni shfarosur për t’i ngrënë apo balsamosur. As droga, as kriminaliteti, as korrupsioni. Jooooooo, nuk janë patriotizëm.

Patriotizmi i vërtetë kushton diçka, zotërinj. Kushton më tepër se liria. Prandaj lëvizni, bëni një herë diçka në jetën tuaj. Protestoni!

Patriotizëm i vërtetë do të thotë besnikëri, të jesh i betuar për diçka më të madhe se vetja. Patriot i vërtetë është një i dashuruar me jetën, i lirë në hapësirë, nuk bën pazare, nuk vjedh vendin e tij, nuk vjedh votën, as nuk e shet.

Refreni i patriotizmit të vërtetë nuk është: “O sa mirë me qenë shqiptar”.

Patriotizmi i vërtetë është rituali i atij që ngrihet në këmbë kur atdheu është në rrezik.

“Mua nuk më dikton askush, si ta dua vendin”/ U shpall ‘armike’, revoItohet Aurela Gaçe: Dinjitetin e kam të shtrenjtë

Prej më shumë se një muaji, në Tiranë po mbahen protesta të përditshme për mbrojtjen e Nartës dhe Zvërnecit.

Në kuadër të kësaj revolte, në rrugët e kryeqytetit janë afishuar foto të disa artistëve të njohur si Luiz Ejlli, Noizy, Elvana Gjata e të tjerë, të cilët janë kryqëzuar dhe cilësuar si “armikë” për shkak të mosmbështetjes së tyre.

Së fundmi, në këto lista të zeza është përfshirë edhe fotoja e këngëtares shqiptare, Aurela Gaçe. Ky veprim ka nxitur një reagim tejet të ashpër dhe emocional nga ana e këngëtares në rrjetet sociale.

Përmes një postimi të gjatë, Aurela Gaçe ka shpërndarë foton e saj të kryqëzuar mbi një pemë, si edhe të gjitha reagimet e saj të shumta në rrjetet e saj sociale në lidhje me protestën si edhe foto ku merrte pjesë në marshim, duke iu përgjigjur personit që e cilësoi si armike. Ajo ka kujtuar se kontributi dhe reagimi i saj qytetar datojnë që në rininë e hershme.

“Kam dalë në protesta unë qysh studente e për Armët kimike, e kam protestuar me gjithë qenien time edhe me tekste shumë të forta këngësh, e sigurt që vajza në fjalë mbase nuk është në dijeni. Madje, mbase nuk është në dijeni se kam qenë edhe në shesh krah popullit tim edhe tani,” ka shkruar ajo, duke theksuar se ka reaguar gjithmonë në mënyrën e saj.

Këngëtarja ka dënuar ashpër mënyrën se si po tentohet t’i imponohet mendimi dhe sjellja, duke e krahasuar këtë me metodat e diktaturës.

“Mua nuk më tregon as dikton dot askush se si ta dua vendin tim. Nëse ankoni për diktaturë, atëherë përse ti vetë dikton se si duhet të sillemi? A nuk është dhunë edhe kjo?” – shprehet e revoltuar Aurela. Sipas saj, ky lloj reagimi tregon qartë se nëse këta individë do të kishin pushtet në dorë, “të shkelin me këmbë”.

Në mesazhin e saj, artistja ka prekur edhe plagët e mëdha sociale të shoqërisë shqiptare, duke treguar se e njeh mirë peshën që mban një shqiptar mbi shpatulla pasi e jeton vetë atë çdo ditë.

Ajo ka përmendur prindërit e saj pensionistë, të cilët pa ndihmën e fëmijëve nuk do t’ia dilnin dot, si dhe motrën e vëllain që kanë zgjedhur të emigrojnë. Me tone të trishta, Aurela ka ndarë edhe frikën si prind për dy fëmijët e saj:

“Kam dilemat e çdo prindi për të ardhmen, të cilën kam frikë se nuk e shoh këtu. Populli nuk është i lumtur e këtë prapë s’ma kundërshton dot njeri,” ka mbyllur ajo, duke shtuar se dinjitetin e ka shumë më të shtrenjtë se çdo gjë tjetër.

Aksidenti i minibusit në Durrës-Tiranë/ U rikthye mrekullisht në jetë, 8-vjeçarit i amputohet këmba prej Iëndimeve të rënda! Familja apel për ndihmë

Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin trajtim 3 të plagosur nga aksidenti i autobusit të linjës Berat-Tiranë. Dy të miturit, 8 dhe 14 vjeç, si edhe e huaja me nënshtetesi çeke, 56 vjeçe.

Dy të miturit ndodhen të shtruar në pavijon. 56-vjeçarja vijon të qëndrojë në reanimacion, në gjendje të stabilizuar, por nën monitorim intensiv për shkak të plagëve të rënda.

8-vjeçari doli nga reanimacioni të shtunën dhe po vazhdon mjekimin në pavijon. Ai shpëtoi mrekullisht nga aksidenti pasi mbërriti në spital pa shenja jete, por mjekët e reanimuan dhe arritën ta rikthenin në jetë.

Por, si pasojë e plagëve të rënda në gjymtyrët e poshtme, mjekët u detyruan t’i amputonin njërën këmbë.

Për ta ndihmuar në përballimin e kostove, familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe.

E njëjta gjë ka ndodhur me Floresha dhe Oriada Lazaj, nënë e bijë, të cilat janë dërguar në Greqi për mjekim të specializuar. Të dyja kanë marrë lëndime të rënda dhe kanë humbur nga një këmbë, por 26-vjeçarja ka dëmtime në këmbën tjetër, kofshë dhe legen.