“Qepeni gojën”/ Përplasje për shkrirjen e bashkisë në Poliçan, qytetarët braktìsin takimin e Ramës

Takimi i Edi Ramës në Berat, i zhvilluar në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, është shoqëruar me debate mes kreut të qeverisë dhe përfaqësuesve të Poliçanit.

Sipas të dhënave, takimi ka nisur me një prezantim të bërë nga Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Pas përfundimit të fjalës së Demos, banorët e Poliçanit janë ngritur për të diskutuar dhe për të ngritur shqetësimet e tyre, por janë përballur me reagimin e ashpër të Ramës, i cili u është drejtuar me frazën “Qepeni gojën”.

Kjo deklaratë ka nxitur irritimin e menjëhershëm të të pranishmëve, duke provokuar një debat të tensionuar verbal mes kryeministrit Rama, kryebashkiakut të Poliçanit Adriatik Zotkaj dhe aktores Egla Ceno.

Në shenjë proteste ndaj qasjes së kreut të qeverisë, e gjithë përfaqësia e ardhur nga Poliçani ka bojkotuar takimin dhe është larguar nga salla.

Gjyqtari paraIajmëron: Rama nuk përjashtohet nga përgjegjësia penale për pagat

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit, Engert Pëllumbi, ka bërë të ditur se Prokuroria e Beratit ka regjistruar një procedim penal lidhur me moszbatimin e pagave dhe po kryen veprime hetimore ndaj punonjësve të degës së Thesarit.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Pëllumbi u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të konsiderohet si një ndërhyrje e paligjshme në buxhetin e shtetit. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetues uljen e pagave të gjyqtarëve dhe vendimet e saj kanë fuqi detyruese.

“Gjykata Kushtetuese nuk e hap derën e thesarit në mënyrë të paligjshme. Ajo thjesht ka shpallur antikushtetues uljen e pagave të gjyqtarëve. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqinë e ligjit dhe janë të detyrueshme për zbatim të menjëhershëm”, deklaroi Pëllumbi.

Ai komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se pushteti gjyqësor nuk mund “ta hapë vetë derën e thesarit të shtetit” pa miratimin e Kuvendit.

Pëllumbi theksoi se përgjegjësia për moszbatimin e një vendimi gjykate i takon organeve kompetente për ta hetuar, ndërsa shtoi se një zyrtar i lartë që pranon publikisht se ka qenë pjesë e vendimmarrjes për të mos ekzekutuar një vendim gjykate mund të përfshihet në sferën e përgjegjësisë penale.

“Kur një zyrtar i lartë pranon publikisht se ka qenë pjesë e vendimmarrjes për të mos ekzekutuar një vendim gjykate, ai e përfshin veten direkt në sferën e përgjegjësisë penale. Nga kjo përgjegjësi nuk përjashtohet as Kryeministri”, u shpreh ai.

Pëllumbi tha se i takon prokurorisë të kryejë veprimet hetimore dhe të përcaktojë përgjegjësitë, ndërsa sa i përket SPAK-ut, ai deklaroi se organi i posaçëm ka detyrimin të hetojë çdo person ndaj të cilit ekzistojnë dyshime të bazuara.

Duke folur për kallëzimin penal të bërë nga gjyqtarët, Pëllumbi tha se ndër veprat penale të referuara është “Shpërdorimi i detyrës”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënim deri në 7 vite burg, ndërsa për “Pengimin e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës” parashikohet gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Por zhvillimi më i fundit, sipas Pëllumbit, lidhet me Beratin.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka regjistruar tashmë një procedim penal mbi bazën e kallëzimit që kanë bërë punonjësit e administratës së Gjykatës. Organi i akuzës është duke kryer të gjitha veprimet përkatëse hetimore për të nxjerrë përgjegjësitë e degës së Thesarit në atë qytet”, deklaroi ai.

Pëllumbi e cilësoi përplasjen aktuale si një krizë të krijuar nga ekzekutivi, duke këmbëngulur se gjyqtarët nuk po kërkojnë privilegje, por zbatimin e një vendimi kushtetues. Ai tha se nuk do të ketë bojkot total të sistemit të drejtësisë, por mund të ketë reduktim të punës dhe fokusim te çështjet urgjente, si masat e sigurisë dhe çështjet e personave të paraburgosur.

Vr¤sja e Franc Konomit, i biri: Kanë dashur të më νr¤sin edhe mua dy herë

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani rikthehet në vëmendje të publikut një prej ngjarjeve më të përfolura, vràsja e Fran Konomit. Pas shumë vitesh flasin për herë të parë familjarët e tij, djali i tij Xhoni dhe gruaja e tij Rovena.

Xhoni mes lotësh dhe emocionesh të forta shprehet se ka 17 vite që jeton me brengën e vrasjes së të atit teksa shton se edhe vetë ai ka qenë në shënjestër të grupeve kriminale, ku i është bërë atentat dy herë.

Xhoni: Nuk po dal vetëm për të drejtën e vetes time, por edhe për të motrës sime. Po dal për një shkak që është prej 17 vitesh, një dhimbje që nuk e di asnjë njeri.

Ardit Gjebrea: Çfarë do me thënë?!

Xhoni: Që mua ma kanë vrarë babin prej 17 vitesh. Babi im quhej Franc Konomi, unë jam djali i Franc Konomit, që kurrë nuk kisha të drejtën për t’i thënë vetes që unë isha gjaku i atij. Pse?! Kur më vranë babin deshën që të më vrisnin edhe mua dy herë. Zoti e di që më ka mbrojtur, nuk është njeriu më i madh se Zoti. Ajo që bëhet, bëhet vetëm sepse do Zoti, asnjë njeri tjetër nuk ka fuqi në këtë botë. Unë e di kjo deshi që të më mbronte mua. Më tha që ‘mos u merr me këto punë, lëri mbrapa’. Unë nuk e përballova dot atë dhimbje dhe doja që të vrisja veten. Desha që të mbysja veten me lloj-lloj mënyrash që ju nuk ia keni idenë. Por, nuk ka dashur Zoti që të më marrë, nuk ka dashur. Kam dashur që të iki, sepse nuk e përballoja dot. Unë jam rritur vetëm me femra në familjen time, nuk e kam pasur një burrë që të më tregonte se si të rruhesha apo të sillesha

Eni Çobani: Ai iku shumë shpejt.

Xhoni: Iku që kur unë isha 15 vjeç, unë e shikoja babin vetëm gjashtë javë në verë, asnjë gjë.

Franc Konomi u qëllua me 10 plumba për vdekje më 8 korrik të vitit 2010, në afërsi të “Pazarit të Ri”. Ai u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Mercedez Benz”, ngjyrë e zezë. Franc Konomi ishte personi i fundit i mbetur gjallë nga ai grup të rinjsh që në Tiranë konsideroheshin “të fortë” e bënin ligjin në vitet ’90.

Nuk ndalet Alket Rizai, i dënuar me dy burgime të përjetshme, kishte dalë me 5 ditë leje! SHERR me pronarin e një Iokali, pIagos 2 persona të stafit dhe arratiset

Policia greke është vënë në alarm pas një shkëmbimi zjarri në orën 05:15 të mëngjesit të sotëm, në një beach bar në periferi të Athinës.

Sipas hetimeve deri tani thuhet grupi i Alket Rizait ishte brenda barit. Pasi lokali uli muzikën për shkak të orës së vonë, Rizai doli në parking me dy miq dhe vuri muzikë me volum shumë të lartë në makinën e tij.

Pronari i lokalit doli dhe i bëri vërejtje, nga frika se mos thërrisnin policinë për zhurmën. Debati u ashpërsua dhe dolën jashtë klientë dhe punonjës të lokalit. Në atë moment, sipas policisë, Rizai dyshohet se nxori armë dhe qëlloi në ajër. Menjëherë pas tij, ka qëlluar edhe një person afgan, i cili punonte si sigurimi i barit.

Kur policia mbërriti në vendngjarje nuk gjeti askënd, vetëm 2 gëzhoja dhe njolla gjaku. Më vonë, në Qendrën Shëndetësore të Kalyvia-s u paraqitën dy të plagosur, nnjë 20-vjeçar grek, me plagë në këmbë nga xhamat, një 41-vjeçar me origjinë pakistaneze, me plagë plumbi në shpatull.

Të dy janë punonjës të lokalit, por kanë dhënë versione të ndryshme për ngjarjen, ashtu si edhe pronari. Rizai ishte jashtë burgut me leje 5-ditore nga burgu i Domokos dhe duhej të kthehej të hënën në mëngjes. Pas incidentit ai është zhdukur dhe autoritetet greke po e kërkojnë, duke analizuar kamerat e sigurisë për të përcaktuar kush qëlloi i pari dhe nëse pati shkëmbim zjarri. Policia thekson se ky ka qenë një konflikt i çastit për muzikën e lartë.

Kujtojmë se Alket Rizai, 47 vjeç nga Ballshi, është një nga emrat më të njohur të krimit në Greqi, i dënuar me dy burgime të përjetshme plus 25 vite për vrasje, grabitje dhe armëmbajtje, i arrestuar që në vitin 2003 dhe i famshëm për dy arratisjet spektakolare me helikopter nga burgu i sigurisë së lartë të Korydallos në 2006 dhe 2009 së bashku me Vasilis Paleokostas, i cili pas 21 vitesh pas hekurave kishte fituar të drejtën e lejeve shpërblyese për sjellje të mirë dhe ndodhej me 5 ditë leje nga burgu i Domokos kur ndodhi incidenti me armë në Anavyssos.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi
Edhe pse java e shkuar ju ka Ιodhur, kjo nuk është arsye për të ulur ritmin në punë. Mbani standardet tuaja dhe përpiquni të jepni maksimumin, pasi angazhimet e sotme kanë rëndësi.

Demi
Mund të ndiheni të ndarë mes asaj që mendoni dhe asaj që ndieni. Në vend që të përpiqeni të gjeni menjëherë një përgjigje, merrni kohë për ta parë situatën nga të dyja anët.

Binjakët
Një humor i mirë do t’ju ndihmojë të përballoni më lehtë sjelljet e njerëzve përreth. Mos lejoni që veprimet e papritura apo reagimet e të tjerëve t’ju prishin qetësinë.

Gaforrja
E kaluara mund t’ju shërbejë si udhërrëfyes. Para se të provoni mënyra të reja për të zgjidhur një situatë, shikoni çfarë ka funksionuar më parë dhe çfarë jo.

Luani
Sot nuk është dita për të marrë rreziqe të panevojshme. Ruani atë që keni dhe mendohuni mirë para se të përfshiheni në aventura që nuk ju japin siguri.

Virgjëresha
Mund të kuptoni se disa nga veprimet tuaja nuk përputhen me atë që dëshironi në të vërtetë. Ndaloni për pak dhe mendoni për zgjedhjet që po bëni. Një ndryshim duket pranë.

Peshorja
Kujdesi do të jetë i rëndësishëm, sidomos në punë. Mbani sytë hapur ndaj situatave të papritura dhe mos nxitoni të reagoni përballë veprimeve të të tjerëve.

Akrepi
Mos e mbani për vete një mendim vetëm nga frika se të tjerët mund të mos pajtohen me ju. Është momenti të shprehni atë që mendoni dhe të qëndroni të qartë në qëndrimet tuaja.

Shigjetari
Sot duket se ushqimi mund t’ju ndihmojë të qetësoni emocionet dhe frustrimin. Nëse jeni në punë, kujdesuni të bëni një pushim dhe të ushqeheni mirë, pa e ngarkuar veten me kufizime të panevojshme.

Bricjapi
Mund të mos ndiheni në gjendjen tuaj të zakonshme dhe kjo mund të vihet re edhe nga njerëzit pranë jush. Mos pretendoni se gjithçka është në rregull. Të qenit i sinqertë mund t’ju ndihmojë të merrni mbështetjen që ju nevojitet.

Ujori
Sinqeriteti është zgjedhja më e mirë sot. Shmangni fshehjen apo shtrembërimin e së vërtetës, pasi një problem i vogël mund të kthehet në një çështje më të madhe në të ardhmen.

Peshqit
Keni energji të mjaftueshme për të përballuar angazhimet e ditës. Mund të merrni përsipër edhe detyra shtesë, pasi ritmi i punës duket se nuk do t’ju krijojë shumë vështirësi.

Kompania e Pacollit akùzon zyrtarisht Ramën në Gjykatën e Arbitrazhit: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit

Kompania Mabco e Behgjet Pacollit ka akuzuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit se po ja merr aerportin e Vlorës për t’ia dhënë biznesmenit izraelit Ron Yeffet.

Pretendimi i bujshëm është pjesë e padisë që Mabco ka bërë në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër për të kërkuar masë sigurie mbi prishjen e kontratës nga qeveria shqiptare.

Nuk dihet se ku e ka mbështetur kompania e Pacollit akuzën se qeveria po e prish konçesionin për t’ia dhënë Ron Yeffet. Por lajmi u konfirmua për Kapitalin nga dy burime konfidenciale brenda Avokatit të Shtetit dhe ministrisë së Infrastrukturës, të cilët e kanë lexuar dokumentin.

Madje sipas tyre, avokatët e Pacollit i kanë thënë Gjykatës se Ron Yeffet është një biznesmen që ka lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare.

Mabco ka pajtuar studion e njohur amerikane Patton Boggs si përfaqësuese ligjore në përplasjen me qeverinë shqiptare. Avokatët e Patton Bogs erdhën në Tiranë para pak në ditësh në Tiranë, ku morën pjesë në një takim të përbashkët mes Mabcos, VIA-s dhe 2A Group me Ministrinë e Infrastrukturës.

Kjo ishte përpjekja e parë e palëve për pajtim, pasi qeveria njoftoi inicimin e proçedurës për prishjen e konçesionit.

Kjo është faza e parë e arbitrazhit. Gjykata tashmë, sipas procedurës, pritet që shume shpejt t’u kërkojë palëve që të dorëzojnë paditë e themelit. /Kapitali

“Lulet e së keqes”/ Kush është shqiptari i kërkuar për νr¤sje që u kap në Greqi?

Policia greke prej 48 orësh i mban sekret emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e së keqes”, të zhvilluar së bashku me DEA Amerikane, për goditjen e një grupi kriminal shqiptar përgjegjës për trafikimin e kokainës nga Kolumbia.

Në operacionin ku u sekuestruan 84 kg kokainë, u arrestuan 7 persona, shumica e të cilëve shqiptarë. Mes tyre spikat një person, i kërkuar nga Interpol Tirana për vrasje në Shqipëri, si dhe një shqiptar tjetër, i konsideruar lidhje e grupeve të narkotrafikut në Kolumbi. Bashkë më shqiptari e kërkuar për vrasje, u arrestua edhe djali i tij. Burime tepër konfidenciale bëjnë me dije se njëri prej të arrestuarve është emër i njohur në qarqet e biznesit në Shqipëri.

Importuesi i dërgesave me trëndafila, dukej të ishte një kompani e “fshehtë”, e cila ishte themeluar në vitin 2023. Megjithatë, hetuesit zbuluan se kompania nuk kishte seli apo staf të vërtetë, ndërsa aktiviteti i saj i deklaruar, sipas Kodit të Procedurës Penale (CAC) përkatës, nuk lidhej në asnjë mënyrë me tregtinë e luleve.

Gjatë hetimit, shërbimet kompetente të AADE-s shqyrtuan historikun e importeve të kësaj kompanie. U zbulua se, gjatë tetë muajve të mëparshëm, ajo kishte bërë gjithsej shtatë dërgesa të tjera me trëndafila nga Kolumbia në Greqi. Hetuesit vlerësojnë se një ose dy dërgesat e para mund të kenë qenë të natyrës testuese, në mënyrë që anëtarët e rrjetit të përcaktonin nëse metoda mund të aplikohej pa u zbuluar. Për importet pasuese, besohet se substanca narkotike ishin vendosur brenda dërgesave të luleve.

Autorët duket se e kanë planifikuar rrugën e dërgesave për të kufizuar shanset e zbulimit. Në vend që të bënin importe të drejtpërdrejta nga Kolumbia në Greqi, ata zgjodhën një rrugë të ndërmjetme nëpërmjet Kanadasë. Një dërgesë e drejtpërdrejtë nga Kolumbia mund të aktivizonte sistemet e analizës së riskut të përdorura nga autoritetet doganore dhe policore. Kështu, dërgesat e trëndafilave dhe kokainës u transportuan fillimisht në Kanada. Atje, u lëshuan dokumente të reja transporti, me një kompani në Kanada si dërguese dhe një luleshitës në Artemidha si marrëse.

Megjithatë, dyshohet se dyqani specifik i luleve ishte edhe një dyqan virtual. Sipas hetimit, hapësira ku biznesi dukej se operonte ishte marrë me qira nga anëtarët e rrjetit vetëm pak ditë para se ngarkesa të mbërrinte në Athinë.

Lulet që përmbanin ngarkesën e paligjshme ishin vendosur në gjithsej 80 kuti. Sipas informacionit, në çdo buqetë që përbëhej nga 40 trëndafila, afërsisht 11 lule ishin modifikuar për t’u përdorur për transportin e kokainës.

Metoda bazohej në ruajtjen e lules natyrale në majë të lules, ndërsa kërcelli zëvendësohej me plastikë. Brenda kërcejve plastikë vendosej kokainë. Në këtë mënyrë, edhe një kontroll standard nga një oficer doganor ose policie do të kishte vështirësi të zbulonte se disa nga kërcejt nuk ishin natyralë, por plastikë dhe përmbanin substanca narkotike.

Kjo praktikë nuk duket të jetë një metodë e re trafikimi. Raste të ngjashme të transportimit të kokainës nga anëtarë të bandave kolumbiane duke përdorur dërgesa lulesh janë regjistruar në të kaluarën. Në vitin 2023, për shembull, drogë u gjetën në një dërgesë me trëndafila në aeroportin e Amsterdamit, ndërsa një sekuestrim i ngjashëm u bë në vitin 2018 nga autoritetet ruse në Shën Petersburg.

Në operacionin për arrestimin e anëtarëve të rrjetit u përfshi edhe forcat speciale EKAM dhe Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë Helenike. Dosja e çështjes ka të bëjë me një total prej nëntë individësh, shtatë prej të cilëve u arrestuan.

Shumica e arrestimeve u kryen në dyqanin e dyshuar të luleve në Loutsa. Individët që autoritetet i konsiderojnë si të tillë që kanë luajtur një rol kryesor në rrjet ishin vendosur në një vilë me qira në Marathon.

Një kontroll në vilë gjeti një 2 kg kokainë, një armë zjarri si dhe mbetje të kërcejve të luleve plastike. Këto gjetje përforcojnë vlerësimin e autoriteteve se hapësira specifike ishte përdorur për të ruajtur dhe përpunuar drogë që ishin importuar në të kaluarën.

Mbrojtja e katër prej gjashtë të arrestuarve u mor përsipër nga kriminologu i njohur Sakis Kechagioglou. Manolis Vamvounakis po merr pjesë gjithashtu në çështje si avokat mbrojtës.

Droga2

Policia e prangòsi, Hati bën veprimin që nuk pritej për Joz Markun, zbulohet lidhja mes tyre

Këngëtari Joz Marku këtë të shtunë është arrestuar nga policia, në lidhje me dhunimin e ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçi në afërsi të mbikalimit të Rinasit në Tiranë.

Edhe pse akuzohet për 5 vepra penale, duket se Jozi ka marrë mbështetje të gjërë në rrjetet sociale. Mes tyre është edhe një prej personazheve më të ndjekur të rrjeteve sociale, Hatixhe Brika, e njohur ndryshe si Hati e TikTok.

Hati ka postuar një video nga ditëlindja e saj, ku Jozi ishte i ftuar si këngëtari i mbrëmjes. Më tej tiktok-eja e shoqëron postimin e saj me fjalët “I bashkohemi trendit”, duke i dalë në mbështetje Joz Markut.

Jozefin Marku, 30 vjeç, akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Veç Jozefin Markut dhe Kristjan Nikollit, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u shpallën në kërkim shtetasit Anton Huli, 48 vjeç dhe K. V., 27 vjeç.

Sipas Policisë së Shtetit, këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar shtetasin Eduart Kuçi, 26 vjeç, me pretendimin se ky i fundit kishte fyer një prej tyre në rrjetet sociale.

Aktori me origjinë shqiptare “m asαkrοhet” në mediat sociale pas FOTOS me simboIin e SHQIPONJËS dykrenore

Fotografia e Vasilis Michas, në të cilën ai formon shqiponjën dykrenare me duar, që i referohet flamurit shqiptar, ka shkaktuar reagime të forta dhe përçarje në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok. Disa e konsideruan atë simbolikë nacionaliste, ndërsa të tjerë e mbrojtën aktorin, duke theksuar se është një shprehje e origjinës së tij familjare. Diskutimi ka nxjerrë në pah edhe një herë historinë personale të Michas dhe migrimin e prindërve të tij nga Shqipëria në Greqi.

Një foto e Vasilis Michas , në të cilën aktori formon shqiponjën karakteristike dykrenare me duar, e cila i referohet flamurit shqiptar, ka shkaktuar një stuhi komentesh në rrjetet sociale . Imazhi u bë objekt diskutimi të ashpër, me reagime të ndara nga palë të ndryshme.

Disa përdorues e konsideruan gjestin si një referencë për simbolikën nacionaliste dhe e lidhën atë me idenë e një “Shqipërie të Madhe”. Të tjerë, përkundrazi, e mbrojtën aktorin, duke argumentuar se shprehja e krenarisë për prejardhjen familjare nuk është në vetvete një tregues i qëndrimit politik apo nacionalist.
Diskutimi u nxit kryesisht në TikTok. Komentet vërshuan dhe, siç ndodh shpesh në raste të ngjashme, e njëjta imazh mori interpretime të ndryshme në varësi të perspektivës së personit që e shikonte.

Vetë Vasilis Michas ka folur hapur në të kaluarën për historinë e familjes së tij dhe migrimin e prindërve të tij nga Shqipëria në Greqi. Ai ka përshkruar vështirësitë që ata hasën, duke sjellë me vete dy fëmijët e tyre dhe duke u përpjekur të krijonin një jetë të re në Greqi.

“Edhe pse babai im është me prejardhje greke, ai erdhi këtu si emigrant nga Shqipëria”, kishte thënë aktori, duke përshkruar vitet e para të vështira të familjes dhe “frikën e mbijetesës” që ekzistonte në atë kohë.

Ai ka folur edhe për peshën e një vendimi të tillë. Të lësh pas gjithçka që di dhe të fillosh nga e para në një vend tjetër. Ai ka pranuar se ende e ka të vështirë të diskutojë se çfarë mund të kenë ndjerë prindërit e tij kur mbërritën në Greqi.
Fotografia kontroverse e solli të gjithë këtë në qendër të vëmendjes. Jo vetëm imazhin e një momenti, por një bisedë të tërë rreth origjinës, identitetit dhe mënyrës se si interpretohet një simbol në mediat sociale. /Mapo.al/

Këngëtari Stresi vendos të tërhiqet  nga muzika dhe shpjegon arsyet e vendimit

Stresi njofton paùzë nga muzika: “Kjo nuk është lamtumirë, dua të përqendrohem te projekte të tjera”

Pas publikimit të disa këngëve të mbajtura pezull, Stresi do të marrë një pauzë nga muzika për t’iu kushtuar projekteve të tjera. Reperi u dërgoi një mesazh të gjatë falënderimi fansave: “Do të shihemi shumë shpejt”

Tiranë – Reperi Stresi (Arkimed Lushaj) ka njoftuar se do të tërhiqet përkohësisht nga muzika, pasi të publikojë disa këngë që, sipas tij, kishin mbetur të bllokuara për arsye teknike dhe për shkak të procedurave kontraktuale me YouTube.

Artisti bëri të ditur se këngët do të publikohen sonte në orën 19:00, ndërsa më pas ai do të marrë një pauzë nga veprimtaria muzikore për t’iu përkushtuar projekteve të tjera profesionale.

“Pas këtyre publikimeve do të marr një pauzë nga muzika për një periudhë. Jo sepse kam mbaruar së thëni atë që kam për të thënë, por sepse kam disa projekte të tjera profesionale ku dua të përqendrohem dhe t’u jap gjithë energjinë time”, shkruan Stresi.

Në mesazhin drejtuar ndjekësve, reperi falënderon fansat që e kanë mbështetur ndër vite, por edhe ata që e kanë kritikuar.

“Faleminderit çdo njeriu që më ka dëgjuar, çdo fansi që ka qenë aty që nga dita e parë, çdo personi që më ka mbështetur edhe kur gjërat nuk kanë qenë të lehta. Faleminderit edhe atyre që më kanë kritikuar, sepse edhe ato fjalë kanë qenë pjesë e rrugës sime”, shprehet ai.

Stresi falënderoi gjithashtu kolegët, artistët dhe të gjithë njerëzit me të cilët ka bashkëpunuar gjatë karrierës së tij.

Ai kujtoi edhe periudhat e vështira që ka kaluar, duke theksuar se marrëdhënia me njerëzit që i kanë qëndruar pranë ka mbetur e pandryshuar.

“Kam rënë, jam ngritur, kam humbur njerëz, kam fituar njerëz… por një gjë nuk ka ndryshuar kurrë: respekti dhe dashnia për ata që më kanë qëndruar pranë”, shkruan reperi.

Megjithatë, Stresi thekson se vendimi nuk përbën largim përfundimtar nga muzika.

“Kjo nuk është lamtumirë. Thjesht po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër. Do të shihemi shumë shpejt. Dhe kur të kthehem, do të kem akoma më shumë për t’ju thënë”, përfundon ai.