‘Studentët’ “Iuftë”/ Pas 24 orësh, Bashkimi Europian NDRYSHON qëndrim, çfarë thotë …

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, u bën thirrje studentëve të tregojnë vetëpërmbjatje gjatë protestës së tyre, duke dënuar me forcë dhunën dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci“, thuhet në reagim.

Ndryshe nga një ditë më parë kur Delegacioni i BE-së u rreshtua në krah studentëve duke i mbështetur dhe paralajmëroi Policinë e Shtetit të përdorte masa proporcionale, sot qëndrimi është më i fortë dhe kërkonë distancim nga dhuna, nga studentët.

“Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime“, vijon reagimi zyrtar i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.

Sot, është dita e tretë e protestës studentore, e cila ka shënuar një revoltë të fortë të të rinjve ndaj institucioneve shtetërore dhe disa institucioneve private, ndërsa janë shkatërruar dhe parqe e hapësira publike, në zona të ndryshme të Tiranës.

SPAK i sekuestron teIefonin Ermal Gjinajt, bashkëshortit të ish-ministres Ogerta Manastirliu

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar telefonin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit të deputetes socialiste Ogerta Manastirliut.

Sekuestrimi i pajisjes telefonike, dyshohet si pjesë e veprimeve hetimore të organit të akuzës, por ende nuk ka një informacion zyrtar.

Hetimi drejtohet nga ana e prokurores së posaçme, Dorina Bejko.

Mesohet se kane qene agjentet e BKH, ata qe kane ekzekutuar vendimin e prokurores per ti sekuestruar telefonin bashkeshortit te ish-ministres se Shendetesise e cila eshte kallezuar penalisht ne SPAK disa hjere per tenderat e periudhes se pandemise.

Ermal Gjinaj, bashkëshorti i ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dikur punonjës pranë gazetës Rilindja Demokratike, ka deklaruar rreth 200 mijë euro të ardhura gjatë periudhës 2021-2025, kohë që përkon me largimin e tij si drejtor i qeverisjes së OSHEE.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 16 Tetor 2026

Dashi

Kjo është një ditë e mrekullueshme për një bisedë të shkurtër konstruktive, por është e vështirë që të përshtateni me situatat paqësore. Ju mund të ftoheni të flisni me eprorin apo një person tjetër autoritar. Shumë prej jush do të shfaqin mprehtësi dhe palëkundshmëri të mendimeve.

Demi

Intuita do të tregojë rrugën e drejtë për ju. Padurimi juaj dhe shprehja e mendimi tuaj mbi një subjekt të caktuar, mund t’iu rrëzojë sot. Mos bëni ujdi me gjëra të vogla. Para se të shqiptoni një fjalë mendohuni mirë përpara dhe mundohuni të merrni frymë thellë.

Binjakët

21 prilli është një ditë e përshtatshme për punët e pakëndshme por të domosdoshme. Mund të keni një telash të madh lidhur me një udhëtim apo bisedë. Mos rendni drejt së vërtetës së ashpër, por sa më shpejtë që ta zbuloni atë, aq më e lehtë do të jetë për ju që të korrigjoni situatën tuaj aktuale.

Gaforrja

Marrëdhëniet e diskutueshme do të jenë të dobishme vetëm nëse ju dhe partneri juaj do të tregoheni konstruktiv dhe të hapur. Mos zgjidhni dalje publike apo nënshkrimin e marrëveshjeve. Konsultimet për çështje të rëndësishme nuk këshillohen, mendohuni mirë dhe veproni.

Luani

Liria juaj për të dashuruar mund të përballet me nevojën e vetëdisiplinës dhe nënshtrimit. Ju mund të privoheni nga e drejta për të folur për idetë tuaja apo për pyetje që mund të keni. Mund të keni një konflikt me bashkëpunëtorër tuaj, si në komunikimin personal edhe në korrespodencë.

Virgjëresha

Dita e sotme vështirë të jetë e përshtatshme për zgjerimin e opinionit tuaj duke bërë njohje të reja joserioze. Kjo nuk është dita më e mirë për të qëndruar indiferent. Sqarojini gjërat dhe do të ndiheni më mirë. Ju mund të përfundoni duke folur për korrespodencën me dikë që doni.

Peshorja

Mund të përjetoni mosmarrëveshje me kolegët, të afërmit si dhe mund të keni disa fërkime me menaxherin. Gjëra të tilla si fjalime publike, shfaqje, negociata dhe konflikte gjyqësore, nuk rekomandohen.

Akrepi

21 prilli është një ditë e mirë për udhëtime të shkurtra biznesi dhe ndarjen e mendimeve mbi tema konkrete. Një korrespodencë lidhur me punën mund të bëhet mjaft aktive. Ju mund të merri një njoftim zyrtar i cili ka të bëjë me dyshime tuaja të vjetra.

Shigjetari

Duhet të shikoni mirë portofolin tuaj. Sot shumë nga problemet tuaja thjesht nuk do të shfaqen në qoftë se jui trajtoni financat me mençuri. Tregohuni më praktikë, pasi kjo nuk është koha për të qëndruar pezull lidhur me problemet që mund të hasni.

Bricjapi

Jo çdo gjë do të jetë e qetë në marrëdhëniet e bricjapëve me njerëzit pranë vetes. Minimizoni të gjitha konfliktet, pasi ju e dini si bëhet kjo. Yjet këshillojnë që të shmangni nervozizmin, dhe të mos bëni bujë pa asnjë arsye të mirë. Gjëra të tilla si ecja dhe kërkimi i një vendi për të jetuar dhe trajtuar transaksionet e pasurive të patundshme nuk rekomandohen.

Ujori

Kjo nuk është koha më e mirë për komunikimin e lirë. Ju duhet të mbani kontakte jashtë të zakonshmes, për shkak të preferencave tuaja personale. Nëse preferoni lidhjet joformale, kjo vështirë të jetë dita juaj. Udhëtimet e sotme do të shkaktohen nga disa nevoja. Mund të bëhet fjalë për një udhëtim pune, për kryerjen e një detyre tuaj etj.

Peshqit

Sa më aktiv të jetë pozicioni i të lindurve të kësaj shenje aq më zhgënjyese do të jenë pengesat me të cilat do të ndesheni. Mos lejoni që kjo gjë t’iu përfshijë në panik. Blerjet, madje dhe ato të vogla nuk këshillohen sot. Peshqit nuk do të ndikohen për të marrë një vendim apo për pasjen e një vështrimi të qetë rreth gjërave.

Pse hesht Qeveria?

Një protestë mund të tronditë qeverinë, por kur fillon të djegë bizneset private, të shkulë pllakat e bulevardeve, të thyejë semaforët e të sulmojë institucionet me gurë, nuk kemi më vetëm revoltë qytetare. Kemi kaluar në një terrìtor ku zemërimi rrezikon të kthehet në anarki.

Tirana po paguan faturën e një përplasjeje që nuk e ka vetëm qeveria përballë protestuesve. E paguajnë edhe qytetarët, bizneset dhe pronat publike. Digjen kazanët, shkulen kangjellat, shkatërrohen semaforët dhe gurët fluturojnë drejt policisë. Madje, kur turma futet me forcë në Ministri, protesta nuk mund të justifikohet më thjesht me të drejtën për të protestuar.

E drejta për të protestuar nuk është licencë për të shkatërruar. Dhe policia nuk mund të qëndrojë spektatore përballë dhunës. Ajo duhet të garantojë rendin, të mbrojë jetën dhe pronën, duke përdorur forcën e nevojshme dhe proporcionale, jo duke e kthyer uniformën në objekt hakmarrjeje.

Por këtu mbaron përgjegjësia e protestuesve dhe fillon ajo e qeverisë.

Qeveria nuk mund të fshihet pas gurëve që hidhen mbi policinë për të mos dëgjuar arsyet e zemërimit. Studentët kanë muaj që protestojnë dhe, nëse kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigje, heshtja institucionale vetëm e thellon krizën. Një qeveri që nuk dëgjon kur njerëzit flasin, nuk duhet të habitet kur ata ngrenë zërin. Por as nuk mund të pranojë që zëri të zëvendësohet me zjarrin.

Në këtë protestë shohim studentë me kërkesa të tyre, por edhe prani politike opozitare. Sa është pesha e secilës palë dhe kush po e drejton përshkallëzimin, duhet të provohet me fakte, jo me etiketime. Megjithatë, kur një protestë studentore përfundon me djegie, shkatërrime dhe sulme, lind natyrshëm pyetja nëse zemërimi fillestar po përdoret edhe për qëllime politike.

Nuk mjafton të valëvisësh flamurin e studentëve për t’i dhënë çdo veprimi imunitet moral. As nuk mjafton që brenda turmës të ketë militantë për t’i mohuar çdo studenti të drejtën për t’u dëgjuar.

Nuk jemi më te flamingot, te batutat apo te simbolika e protestës. Jemi te përgjegjësia për atë që po ndodh në rrugë. Kur shkatërrohet prona e një biznesi privat, nuk goditet Kryeministri; goditet dikush që mund të mos ketë asnjë lidhje me konfliktin politik. Kur thyhet një semafor, nuk ndëshkohet qeveria; rrezikohet qytetari. Kur digjet një kazan, fatura nuk i shkon partisë, por komunitetit.

Në Paris apo Romë, përplasjet me policinë janë pjesë e historisë së protestave. Por fakti që dhuna ndodh edhe në kryeqytete europiane nuk e bën atë të pranueshme dhe as nuk justifikon shkatërrimin pa dallim të një qyteti të tërë. E drejta për protestë mbrohet pikërisht duke mos e ngatërruar me të drejtën për të dëmtuar të tjerët.

Ndërkohë, qeveria hesht, ndërsa policia përballet me presionin e turmës. Kjo nuk mund të jetë strategji qeverisëse. As pritja që lodhja ta shpërndajë protestën, as shpresa se pamjet e dhunës do t’ia heqin asaj legjitimitetin.

Qeveria duhet të dalë me përgjigje konkrete për kërkesat e studentëve, me afate dhe përgjegjësi institucionalë. “Të qeverisësh është t’i bësh të bësojnë”, shkruan Makiaveli në librin e tij, Princi. dhe më domethënëse është ajo e De Golit: “Të qeverisësh do të thotë të zgjedhësh mes disavantazheve”.

Policia duhet të mbrojë rendin pa ndëshkuar protestuesit paqësorë. Organizatorët duhet të distancohen qartë nga dhuna dhe të mos e përdorin turmën si mburojë politike. Ndërsa autorët e akteve kriminale duhet të identifikohen individualisht, mbi bazën e provave.

Sepse një qytet nuk mund të bëhet peng i as qeverisë që nuk dëgjon, as turmës që shkatërron. “Turmat vërtet nuk qeverisin, por kanë një vegël, me anën e së cilës ndikojnë në të gjitha punët, aventurat dhe krimet e shtetit”, shkruan Kadareja.

Kur qeveria nuk dëgjon, rruga bëhet tribunë. Kur rruga fillon të djegë, politika nuk mund të vazhdojë të bëjë sikur nuk sheh. Dhe kur të dyja palët e lënë arsyen jashtë, Tiranës i mbetet vetëm të mbledhë copat.

Pra dhuna e tejskajshme dhe indiferenca e qeverisë nuk janë zgjidhje. Të dyja palët kanë humbur arsyen dhe ndoshta kur t’u vijë, vendin e merr prokopia…

“Dimë shumë, por kaq për momentin” – Çfarë di mìnistri i Brendshëm për protestën, që nuk e thotë?

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar sërish me tone të forta për protestën e dhunshme në Tiranë, duke pretenduar se pas akteve të shkatërrimit qëndrojnë qarqe politike që po përpiqen të shfrytëzojnë pakënaqësitë e studentëve.

Në deklaratën e tij, ministri i Brendshëm përmend edhe ndikimin e personave të huaj përmes rrjeteve sociale, ndërsa paralajmëron se personat përgjegjës për djegiet dhe dëmtimin e pronës publike e private do të përballen me ligjin.

Në fund e mbyll duke thënë, se “dinë shumë më tepër” për këtë situatë, por për momentin ky reagim është i mjaftueshëm.

Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo:

Sot, e gjithë Shqipëria pa se në emër të studentëve, politika më e vjetër e këtij vendi, e cila jep shpirt po nuk heq dorë, foli me gjuhën e shkatërrimit, flakëve, bastisjeve të pronës publike dhe private.

Jo vetëm ata që sot hodhën gurët me duart e të verbërve që kishin nxjerrë përpara, po edhe duart dashakëqia të të huajve, që përmes rrjeteve sociale janë futur në këtë vend qysh në qershor, u bënë bashkë.

U bënë bashkë për të sfiduar qetësinë dhe durimin tonë

U bënë bashkë me një skenar ogurzi, duke shfrytëzuar edhe dëshirën e natyrshme të studentëve për progres dhe padurimin e natyrshëm të më të rinjve për shpejtësinë e progresit. Si dikush që në politikë ka ardhur nga auditori i Universitetit dhe që nuk ka ndërmend të sillet si profesor sonte, dua t’u them studentëve që të përfshirë në këtë vorbull, në radhë të parë atyre të mjekësisë, të cilët vijnë nga radhet e nxënësve më të mirë: Unë, Kryeministri, qeveria jonë, Partia Socialiste, kemi qenë dhe jemi gjithnjë me ju dhe për ju! Edhe kur ju nuk jeni me ne, nuk votoni për ne apo mendoni ndryshe nga ne, ne jemi këtu për ju! Sepse ne nuk ju shohim kurrësesi në asnjë rast e për asnjë arsye si kundërshtarë, po vetëm si trashëgimtarë të një stafete kombëtare që nesër do të jetë e juaja.

Po çfarë Shqipërie doni të trashëgoni, atë që po ndërtojmë apo atë që e trashëguam të shkatërruar, nga duart e pikërisht atyre që me një grup maskash në ballë po bëjnë çmos të risjellin rrëmujë e pasiguri në Shqipëri?

Qeveria është gjithnjë e hapur për ju, Pakti për Universitetin ka lindur falë një proteste të paraardhësve tuaj në auditore dhe është një libër i hapur, për të shkruar kapituj të tjerë, me dialog jo me gurë. Nëse doni progres më të shpejtë, kjo është rruga dhe jo ajo e 48 orëve të fundit, të cilën e kanë projektuar mendje të mbrapshta që s’kanë asnjë lidhje me ju.

Zjarrvënësve dhe shkatërruesve të sotëm të pronës publike e private, u them tërhiquni sa nuk është tepër vonë, sepse mes entuziazmit të shkatërrimit në një turmë me maska dhe përgjegjësisë individuale para ligjit, kjo e dyta mund të vonojë po nuk do të harrojë.

Të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit u them sot faleminderit, për profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen, në kushte tejet të vështira provokimesh të pafundme, si edhe nën një trysni krejt të pandershme mediatike, ku qimja e policisë bëhet tra dhe trau i maskave të dhunshme bëhet e student!

Qytetarëve të Tiranës u them ju lutem durim, pavarësisht se flakët në dyert e ministrive që nuk janë parë në këtë qytet as në krizat e mëdha historike, mund të duken si dobësi e shtetit. Jo nuk janë, kush i ka porositur ato flakë i ka bërë llogaritë gabim, duke synuar të na tërheqë në një skenar ogurzi për Shqipërinë, që ne do ta çmontojmë me qetësi dhe durim.

Dimë shumë më tepër se sa mund të ndajmë me ju sonte, por rëndësi ka që ju ta dini se kjo orvatje e dhunshme s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa, as në duart e liga të atyre që e kanë gatuar dhe as në kohën e zymtë të shëmtisë që na është rishfaqur si fantazëm e të kaluarës.

Ish-ministri socialist thotë se pas protestave qendrojnë pedagogët: Po kërcënojnë me uIje notash studentët që nuk protestojnë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar për protestat studentore që kanë përfshirë Tiranën dhe thotë se vendi është i bekuar me të rinjtë që ka, por thekson se ata nuk kanë nevojë “për kujdestarë që të flasin në emër të tyre”.

“Studentët nuk kanë nevojë për suplement politik që t’i orientojë, as për kujdestarë që të flasin në emër të tyre. Ata kanë zërin, arsyet dhe të drejtën e tyre për të protestuar. Po aq sa kanë të drejtën të zgjedhin të mos protestojnë.

Shqetësimet dhe aspiratat e tyre meritojnë të dëgjohen. Por dhuna dhe vandalizmi nuk i shërbejnë asnjë kauze. Zemërimi dhe pakënaqësia nuk i përligjin. Ata që ushtrojnë dhunë verbërisht e pastaj fshihen pas studentëve, po e përdorin kauzën e tyre”, shkruan ai.

Pirro Vengu shton se studentët e duan Shqipërinë dhe atdheun dhe nuk e djegin atë, duke ju referuar skenave të dhunës dhe zjarrit ndaj institucioneve private e shtetërore gjatë protestës. Sipas tij, pedagogët po kërcënojnë studentët me ulje notash nëse nuk dalin në tubim.

“Pedagogët që kërcënojnë me ulje notash ata që nuk protestojnë, apo deputetët që kërkojnë të rishpikin veten në kurriz të dilemave dhe aspiratave legjitime të rinisë, vetëm sa e thellojnë hendekun e besimit me një brez që paragjykohet shumë dhe dëgjohet pak.

Të rinjtë meritojnë të dëgjohen dhe të vendosin vetë. Edhe kur protestojnë. Edhe kur zgjedhin të mos protestojnë”, shkruan ish-ministri Pirro Vengu.

Protestat studentore, Joz Marku del pubIikisht me një veprim të papritur (FOTO)

Këngëtari Joz Marku ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në rrjetet sociale, në një kohë kur protestat e studentëve në Tiranë janë kthyer në temën më të diskutuar.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram Story, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka përcjellë një mesazh të shkurtër, por domethënës.

“MË STUDENTËT ❤️”, shkruan Jozi krahas një imazhi artistik ku shfaqet një person me krahë engjëlli, i mbështetur me kokën ulur.

6acf85ff000b9-6acfb16a63e37.webp

7 hapat “strategjikë”/ Nga “faji i opozitës”, tek Iëshimet e vogla e frikësimi, “plani” anti-protestë i Ramës

Mëngjesin e kësaj të Enjteje (15 tetor 2026), kryeministri Edi Rama u shfaq në një video të parapërgatitur, për herë të parë pas nisjes së protestave të forta studentore, të cilat përfshinë Tiranën gjatë orëve të fundit.

Ai injoroi kërkesat e drejtë të të rinjve për mirëqenie, duke tentuar të kryejë një diversion politik: “Sot, kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të janë kurrë duart e studentëve…. Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e saj për Europën e të gjithë studentëve të saj, e të gjithë vajzave dhe djemve të saj dhe kurrë më nuk do të bjerë ato duar që e ka kanë kapur për fyti dhe e kanë zhytur thellë e më të thellë opozitën shqiptare”, deklaroi ai ndër të tjera në postimin e parafabrikuar.

Nga ajo që lexohet, Rama, fillimisht, po tenton të vendosë një shenjë barazimi ndërmjet studentëve dhe opozitës politike, duke shënuar atë që përbën hapin e parë të strategjisë së regjimeve autokrate për të përballur revoltat popullore.

“Boldnews.al” ka konsultuar literaturë ndërkombëtare politike, nga e cila rezulton se planet e liderëve politikë që refuzojnë të dëgjojnë protestën qytetare, ndërtohet në të paktën 7 hapa. Qëllimi final, natyrisht, është “zhdukja e protestës”.

1. Delegjitimi i protestës

Lideri pretendon se protestat nxiten nga fuqi të huaja, opozita apo interesa të fshehta. Qëllimi është të zhvendosë debatin nga problemet ekonomike te siguria kombëtare dhe patriotizmi. Ky është një model i studiuar në regjimet autoritare.

2. Minimizimi i pakënaqësisë

Qeveria i paraqet protestat si veprim të një pakice, ndërsa problemet si të përkohshme ose të shkaktuara nga krizat ndërkombëtare. Shpesh thekson arritjet e veta për të ruajtur mbështetjen e publikut.

3. Lëshime të kufizuara

Premton ulje çmimesh, ndihma ekonomike, hetime, dorëheqje të zyrtarëve të nivelit të dytë ose reforma. Premtimet mund të synojnë të ulin tensionet pa ndryshuar strukturën e pushtetit. Studimet tregojnë se koncesionet dhe represioni mund të përdoren paralelisht.

4. Përpjekja për të përçarë lëvizjen

Pushteti mund të negociojë me disa përfaqësues, të përfshijë figura të caktuara në dialog ose t’i trajtojë ndryshe grupet e protestuesve. Kjo mund të krijojë mosmarrëveshje mes atyre që kërkojnë reforma dhe atyre që kërkojnë ndryshim politik më të thellë.

5. Kontrolli i informacionit dhe kundërnarrativa

Përdor media miqësore, komunikim të centralizuar dhe mesazhe për rendin e stabilitetin. Synimi është të ndikojë mënyrën se si publiku e interpreton krizën.

6. Presioni dhe represioni selektiv

Në disa raste përdoren arrestime, hetime, kufizime të tubimeve ose forcë policore. Shkalla dhe pasojat ndryshojnë; represioni mund ta dobësojë përkohësisht mobilizimin, por mund të prodhojë edhe zemërim të mëtejshëm dhe të zgjerojë protestat.

7. Ruajtja e besnikërisë së elitave dhe aparatit të sigurisë

Një faktor vendimtar është nëse partitë në pushtet, zyrtarët, oligarkët dhe strukturat e sigurisë vazhdojnë ta mbështesin liderin. Studimet mbi protestat masive tregojnë rëndësinë e sjelljes së elitave të sigurisë për mbijetesën e regjimit.

Dallimi më i rëndësishëm është nëse lideri synon të shuajë protestën pa ndryshuar sistemin, apo të zgjidhë shkaqet që i nxorën qytetarët në rrugë. Të dyja mund të duken të ngjashme në deklaratat publike, por dallohen nga zbatimi real i reformave dhe nga sjellja e institucioneve.

Nga Boldnews.al

ÇFARË NDODHI? / Noizy del kundër Edi Ramës dhe i bashkohet protestës? Postimi i tij i fundit ngre dyshìme

Një fotografi që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e reperit të njohur Noizy ndaj kryeministrit Edi Rama dhe protestës së studentëve në Tiranë.

Imazhi po shpërndahet me pretendimin se artisti ka shprehur mbështetjen për studentët protestues dhe ka dalë kundër kreut të qeverisë. Megjithatë, deri më tani nuk ka prova të mjaftueshme që të konfirmojnë se reperi ka bërë një reagim të tillë.

Çështja ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të qëndrimit të mëparshëm publik të Noizyt. Në prill të vitit 2025, reperi mori pjesë në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, ku shprehu mbështetjen për Edi Ramën.

Në këtë kontekst, pretendimi i ri ka nxitur diskutime në rrjet, ndërsa disa përdorues pyesin nëse artisti ka ndryshuar qëndrim ndaj kryeministrit.

Megjithatë, pa një deklaratë të drejtpërdrejtë apo konfirmim nga vetë Noizy, nuk mund të thuhet se ai i është bashkuar protestës së studentëve apo se ka dalë kundër Ramës.

Për momentin, fotografia dhe pretendimet që shoqërojnë atë mbeten të pakonfirmuara.

Bashkëshortja e Olldashit në protestë: Nëse Sokoli do të ishte sot mes nesh …

Bashkëshortja e Sokol Olldashi, Enkelejda Olldashi, ka folur sot në lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Shqipëria Live’. Ajo shprehu se shùmë gjëra do të ishin ndryshe nëse Olldashi do të ishte sot në PD.

Para se Olldashi të humbte tragjikisht jetën në një aksident automobilistik më 20 nëntor 2013, ai ishte ai ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvend, i zgjedhur në Qarkun e Fierit.

Në PD ishte anëtar i Kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar dhe vetëm pak muaj më parë, në korrik 2013, kishte kandiduar për kryetar të PD-së përballë Lulzim Bashës.

Postin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit e kishte lënë në shtator 2013, pas ndryshimit të qeverisë.

“Shumë gjëra mund të ishin ndryshe te forca politike ku ai (Sokol Olldashi) ishte pjesë. Nuk është përgjegjësi vetëm e kësaj qeverie, por e gjithë establishmentit që nga ’91 deri tani.

Kjo revoltë, ne jemi kundër shkatërrimit, por është një revoltë e akumuluar që veshët e të gjithë politikanëve të të gjitha ngjyrave duhet ta dëgjojnë. Bojkoti është një sjellje vullnetare e studentëve dhe askush nga pedagogët nuk e stimulon atë, por ne e respektojmë. Kur studentët nuk janë në auditor, ne duhet të jemi aty ku janë studentët dhe ne jemi aty”, u shpreh ajo.