Studentët i “vënë fIakën” Tìranës/ Reagojnë NDËRKOMBËTARËT: Amerikanët, britanikët dhe gjermanët…

Protestat e ditëve të fundit që po zhvillohen në Tiranë, të shoqëruara me përplasje dhe akte dhune, kanë sjellë edhe reagimin e përfaqësive diplomatike të ShBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë, të cilat kanë përcjellë mesazhe për sigurinë, respektimin e ligjit dhe të drejtën për protestë paqësore.

Fillimisht Ambasada Amerikane paralajmëroi qytetarët e saj për përshkallëzimin e situatës duke u kërkuar të shmangnin grumbullimet dhe të ndjeknin udhëzimet e autoriteteve.

Nga ana tjetër, Ambasada Britanike theksoi se e drejta për protestë dhe liria e shprehjes nuk mund të përdoren për të justifikuar dhunën apo dëmtimin e pronës publike. Ajo nënvizoi gjithashtu se ndërhyrja e policisë duhet të jetë proporcionale.

Ndërsa Ambasada Gjermane shpërndau qëndrimin e Delegacionit të Bashkimit Europian, i cili dënoi përshkallëzimin e dhunshëm dhe kërkoi hetimin me përparësi të pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës nga policia. BE-ja u bëri thirrje të gjithë palëve të ulin tensionet dhe të respektojnë të drejtat themelore.

Pra, siç shihet në qëndrimet e tyre, përfaqësitë diplomatike përcjellin një mesazh të përbashkët: protesta paqësore është e drejtë, por dhuna dhe dëmtimi i institucioneve nuk justifikohen.

“Nuk jap dorëheqjen”/ Zbulohet përgjigja e pIotë e Ramës për Reuters

Kryeministri Edi Rama ka dhënë përgjigjen e tij të plotë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, pas protestave që janë shoqëruar me përplasje e dëmtime në Tiranë.

Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, duke theksuar se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes dhunës, ndërsa është shprehur i gatshëm për dialog me studentët dhe për adresimin e kërkesave të tyre legjitime.

“Ne respektojmë studentët e Shqipërisë dhe të drejtën e tyre themelore për të protestuar, për të sfiduar qeverinë e tyre dhe për të kërkuar arsim më të mirë, më shumë mundësi dhe llogaridhënie. Zëri i tyre është dëgjuar edhe në të kaluarën dhe do të dëgjohet gjithmonë. Jemi të gatshëm të angazhohemi dhe këtë e kemi thënë shumë qartë.

Korrupsioni duhet të luftohet dhe, siç e rikonfirmoi së fundmi edhe vetë Bashkimi Europian, Shqipëria po e lufton atë si kurrë më parë. Për herë të parë në historinë e saj, dhe falë Reformës së thellë në Drejtësi që unë drejtova dhe çova përpara, Shqipëria po sheh njerëz të fuqishëm të japin llogari përpara një gjyqësori të pavarur.

Por ekziston një dallim i qartë mes protestës paqësore dhe dhunës, mes studentëve dhe banditëve. Dhe ne kemi dy fakte shumë të qarta përpara nesh. Së pari, shumica dërrmuese e studentëve nuk është në rrugë. Së dyti, dhuna nuk është e organizuar nga studentët. Sulmet ndaj institucioneve, shkatërrimi i pronës publike dhe rrezikimi i sigurisë publike nuk kanë asnjë lidhje me kërkesat legjitime të studentëve.

Ndoshta dikush, apo disa forca brenda dhe jashtë vendit, nuk duan që Shqipëria të shkëlqejë si një nga vendet pararojë drejt Bashkimit Europian, por unë nuk do të lejoj që dhuna të devijojë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Po ashtu, nuk do të lejoj që zërat legjitimë të studentëve tanë të mbyten nga ata që zgjedhin shkatërrimin.

Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike, dhe ne i zhvilluam ato vitin e kaluar, jo përmes dhunës. Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të trajtoj shqetësimet legjitime dhe ta çoj Shqipërinë përpara. E kundërta do të ishte një tradhti ndaj të gjithë shqiptarëve që më dhanë një mandat shumë të fortë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në BE”, ka thënë Rama.

PoIicia reagon prapë, kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët

Policia e Shtetit ka lëshuar një paralajmërim tjetër të fortë dhe të drejtpërdrejtë ndaj prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, duke u kërkuar atyre të mbajnë përgjegjësi të plotë për praninë e fëmijëve të tyre në protestat e dhunshme të ditëve të fundit.

Përmes një deklarate zyrtare, autoritetet policore kanë vënë theksin te rritja e numrit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, ndërsa kanë njoftuar se do të ndërmarrin masa ligjore dhe dokumentim të çdo rasti ku fëmijët përdoren apo nxiten për akte të kundërligjshme.

Sipas Policisë së Shtetit, mbrojtja e fëmijëve nuk është vetëm detyrë e institucioneve, por rëndon drejtpërdrejt mbi prindërit:

“Nëse fëmija juaj mungon në shkollë, interesohuni ku ndodhet. Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës”, apelon policia, duke ua kaluar barrën e kontrollit familjeve.

Më tej, në deklaratë nënvizohet se përgjegjësia ligjore dhe morale u takon fillimisht prindërve:

“Siguria e fëmijëve është një përgjegjësi që nuk mund të negociohet dhe nuk mund të përdoret për asnjë qëllim. […] Kjo përgjegjësi u takon, para së gjithash, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë.”

Përveç thirrjes ndaj prindërve, Policia e Shtetit ka lëshuar kërcënime të qarta për procedime ligjore ndaj çdo personi apo strukture që dyshohet se po përdor të miturit si “mburojë” njerëzore në përplasjet me forcat e rendit.

“Përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk është ushtrim i së drejtës për protestë. Është një veprim i papranueshëm që cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre. Çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin”, paralajmëron policia.

Në përmbyllje të deklaratës, autoritetet kërkojnë që pjesëmarrësit në tubime të distancohen nga personat e maskuar dhe aktet e shkatërrimit të pronës publike e private, duke insistuar se “fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve”.

Βυ rri i kυshërirës më kaρi dhe bëri të ρaimag jinυeshmen me mua…

Një vajzë tregon se bashkëshorti i kushërirës së saj e ng.acmon. Vajza thotë se gaboi që i ktheu puthjen dhe se tani ndihet fajtore karshi kushërirës së saj. Historia është rrëfyer.

“Përshëndetje, jam një vajzë 20 vjeçe. Burri i kushërirës time është 30 vjeç, kurse kushërira është 25 vjeçe dhe ata të dy kanë 1 fëmijë të vogël, të porsalindur.

Me kushërirën edhe pse kemi diferencë moshë kam qenë që e vogël shumë e lidhur. Shtëpitë i kemi pasur afër e gjithmonë e ka cilësuar si motrën që nuk e kam patur kurrë.


Në fakt isha dhe xheloze pak për të, sepse ajo është shumë e bukur, e zgjuar, fisi çmendej pas saj e kur u fejua me një djalë me lekë e më shkollë ajo mbeti e preferuara e fisit.

Pasi ajo lindi fëmijën mua më qëlloi të shkoj shpesh tek shtëpia e saj për ta ndihmuar me fëmijën. Ajo jeton vetëm me burrine djalin.

E ndihmoja me gjithçka, sapo mbaroja leksionet e rrija tek ajo. Ajo lindi me operacion dhe pati komplikime, e qëndronte në shtrat pjesën më të madhe të ditës.

Burri i saj doli në dhomën tjetër e unë rrija me të në dhomë dhe djalin. Kështu kaluan javët e para. Por darkave kur atë e zinte gjumi dhe unë mbaja djalin se nuk flinte edhe kushërira flinte top.

Dilja nëpër shtëpi me djalin. Edhe nisa të flisja gjatë me burrin e kuëshërirës. Shihnim televizor, qeshnim, e kuptuam që kemi shumë të përbashkëta në muzikë e kinema. Në fakt më tha se me kushërirën nuk kishte asgjë të përbashkët përveç djalit.

E kështu kaluan disa netë. Një natë pasi vura dhe djalin e tyre në gjumë më pihej ujë e dola në kuzhinë. Ndeza dritën e pashë burrin e kushërirës që po rrinte në divan në errësirë.

U ngrit, fiku dritën dhe më tha: Po të prisja…! Më kapi dhe më puthi shumë fort. Ja ktheva, edhe pse e dija që po bëja gabim. Nuk bëmë gjë më shumë sepse ika me vrap në dhomë. Tani nuk di çfarë të bëj?

Nuk dua ta lëndoj kushërirën, por puthja e tij më pëlqeu shumë. Si duhet të veproj?! “, shkruan ajo.

Tirana nën flakë, reagon Edi Rama: Nuk e jap dorëheqjen

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i tha Reuters të enjten se nuk do të jepte dorëheqjen për shkak të protestave të dhunshme të udhëhequra nga studentët që hynë në ditën e tretë radhazi.

Policia përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit që thyen dritare dhe dëmtuan pronat në kryeqytet, duke bërë që parlamenti të anulonte seancën e tij.

Studentët që protestojnë kundër rritjes së kostove të arsimit dhe korrupsionit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës.

“Sa i përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne patëm zgjedhje vitin e kaluar, jo një revolucion”, tha Rama në përgjigjet me shkrim për Reuters.

“Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të adresoj shqetësimet legjitime dhe ta ndihmoj Shqipërinë të ecë përpara. Alternativa do të ishte tradhtia ndaj shqiptarëve që më dhanë një mandat të fortë për të përfunduar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”

Rama tha se do të ishte gati të diskutonte koston në rritje të arsimit, por shtoi: “Sulmi ndaj institucioneve, shkatërrimi i pronës publike dhe kërcënimi i sigurisë publike nuk kanë të bëjnë fare me kërkesat legjitime të studentëve.”

Protestat shënojnë sfidën më të madhe deri më tani për Ramën, i cili fitoi një mandat të katërt vitin e kaluar.

Trazirat vijnë pas muajsh demonstratash kryesisht paqësore të nxitura nga planet për të ndërtuar një vendpushim luksoz në bregdetin jugor të Shqipërisë të mbështetur nga dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, një projekt që është përballur me sfida ligjore.

Rama sfidon protestuesit e revoItuar, reagon për agjencinë ‘Reuters’

Protesta e studentëve në Shqipëri ka hyrë në ditën e saj të tretë me shumë protestues që janë mbledhur dhe po marshojnë në rrugët e Tiranës.

Protesta, sipas studentëve, është kundër rritjes së kostove të arsimit dhe kundër korrupsionit. Kërkesë e tyre ndër tjerash ka qenë edhe dorëheqja e qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama, raporton ‘Evropa e Lirë’.

Ndërkohë, Rama e ka mohuar mundësinë e dorëheqjes si pasojë e protestave në një përgjigje për Reuters.

Siç ka cituar Reuters, Rama tha se “nuk do të lejojë dhunën të pengonte Shqipërinë në arritjen e synimit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”.

Në protestën e ditës paraprake, dhjetëra protestues dhe zyrtarë policorë u lënduan gjatë përleshjeve që zgjatën disa orë.

Dhjetëra mijëra studentë që dolën në protestë të mërkurën i vunë zjarrin dy ndërtesave qeveritare dhe dy bankave, si dhe hodhën gurë në drejtim të policisë./SYRI.net

“Orë vendimtare!” – Berisha: Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme, studentët dhe Shqipëria kanë nevojë për PD-në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, teksa ka shprehur edhe mbështetjen për protestën studentore.

Gjatë takimit me kryetarët e degëve të Tiranës, kreu i selisë blu u kërkoi të gjithë shqiptarëve që të mbështesin studentët. Sipas tij kjo është një orë shumë e rëndësishme dhe vendimtare e historisë dhe se “studentët, Tirana dhe Shqipëria kanë nevojë që PD të bëjë gjë çdo për mbrojtjen e tyre”.

“Unë duhet të përgëzoj të gjithë drejtuesit, anëtarët, mbështetësit e PD, të cilët kanë qenë dje dhe sot kanë mbështetur studentët.

Një rol të veçantë, siç e keni parë edhe vetë, dhe i përgëzoj, në mbrojtje të studentëve kanë luajtur deputetët e PD.

Edhe në sheshbetejë, edhe në komisariate.

Mendoj se ka qenë një qëndrim i duhur, pasi ne këtë protestë, ne këta studentë do i mbështesim me të gjithë potencialin tonë.

Edi Rama nuk do ndeshet vetëm me studentët, do të ndeshet me të gjithë opozitën, me të gjithë qytetarët.

Ne studentët nuk i lëshojmë, ne do i mbështesim ata me të gjitha format dhe mundësitë.

Duhet të përgëzoj forumin rinor të universiteteve, të cilët kanë qenë shumë efiçent dhe me angazhimin e tyre kanë dhënë një kontribut vërtet të çmuar.

Këto janë dy dìtët e para. Sot Edi Rama, që më në fund doli nga vrima e miut ku ishte futur, filloi dhe po akuzon armiq që kanë penetruar te studentët e të tjerë me radhë.

Unë në mënyrë më të prerë i kërkoj atij dorëheqjen e menjëhershme.

Dhe i bëj thirrje shqiptarëve të angazhohen me gjithë mundësinë e tyre në mbështetje të studentëve për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Ai mendon se kjo protestë nuk dallon nga protestat e tjera.

Gabon shumë rëndë.

Kjo është protesta kur është mbushur kupa. Shqiptarët kanë katër muaj që protestojnë.

Por protesta studentore është protesta e kupës së mbushur. Nuk ka ku të shkojë.

Studentët, siç e shihni, janë shumë të kthjellët, shumë të guximshëm. Por studentët, Tirana dhe Shqipëria kanë nevojë që PD të bëjë çdo për mbrojtjen e tyre.

Të bëjë çdo gjë për mbështetjen e tyre. Kjo është një orë shumë e rëndësishme e historisë. Kjo është një orë vendimtare”. 

Roza Lati ngre aIarmin për protestuesit: “Nëse arrestoheni, MOS bëni këto 6 gjëra”

Roza Lati ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestat në Tiranë, duke shpërndarë një mesazh me udhëzime për qytetarët që mund të përballen me ndalimin ose arrestimin nga policia.
Përmes një postimi në Instagram Story, Lati ka publikuar një listë me gjashtë këshilla, ku theksi vihet te e drejta për të kontaktuar familjarët, prania e avokatit dhe kujdesi gjatë dhënies së deklaratave.

“Nëse arrestoheni”, nis mesazhi i shpërndarë prej saj, duke këshilluar qytetarët që të kërkojnë mundësinë për të kryer telefonatën që u takon sipas ligjit dhe të kontaktojnë një avokat.

Në vijim, postimi u bën thirrje protestuesve të mos nënshkruajnë dokumente apo të japin deklarata pa praninë e përfaqësuesit të tyre ligjor. Një tjetër këshillë është që të mbajnë mend orën e arrestimit dhe momentin kur janë dërguar në komisariat.

Mesazhi përmban edhe paralajmërime për presione të mundshme gjatë shoqërimit apo qëndrimit në ambientet e policisë, duke u kërkuar qytetarëve të mos pranojnë veprime nën presion.

“Mos bini pre e asnjë presioni”, thuhet në përfundim të postimit që moderatorja ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj.

Pedagogët i daIin në krah protestës studentore, njoftojnë për takim me ta ditën e enjte

Sindikata e Pavarur e Universiteteve shqiptare i ka dalë në krah protestuesve dhe ka njoftuar për një takim nesër paradite.

“Takim kombëtar i profesoratit në përkrahje të studentëve. E enjte, 15 tetor ora 10:00 para korpusit të UPT. Bashku! Mos qëndro indiferent”, është thirrja që ka bërë Sindikata e Pavarur e Universiteteve shqiptare.

Ndërkohë që një ditë më parë, protesta ka përshkallëzuar në dhunë. Protestuesit u kanë vënë flakën bizneseve private si dhe institucioneve shtetërore.