“Ku është Edi Rama?”, Artan Hoxha: Shteti është fshehur si struci, i kanë lënë poIicët të hanë dru

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mosveprimin e policisë në disa situata gjatë protestës së sotme, duke thënë se sipas tij, ka ndodhur për të shmangur plagosjet e rënda nga të dyja palët.

Hoxha tha se situata e krijuar rrezikon sigurinë kombëtare, teksa shtoi se qeveria është fshehur “si struci”, duke i lënë efektivët e policisë të vetëm përballë dhunës.

“Ku është fshehur kryeministri i Shqipërisë? Duhet të dalë dhe të flasë, qoftë për ata që e kanë votuar. Nuk mund të fshihet më kryeministri. Dalin në protestë djem të rinj, nuk ka asnjë lloj reagimi.

Shteti fshihet si struci dhe i lë policët aty të hanë drurin, gurin dhe sharjet, atëherë ku jemi? Kjo situatë rrezikon seriozisht sigurinë kombëtare, dhe ti ia lë në dorë vetëm policëve atje”, u shpreh gazetari Hoxha në “Euronews”.

“Situatë kritike”, Berisha mbledh kryetarët e degëve të Tiranës: Kjo është revoIta më e fuqishme studentore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një mbledhje mbrëmjen e së mërkurës me kryetarët e degëve të Tiranës, deklaroi se “situata po shkon drejt një situate kritike”.

“Kriza e narkoshtetit po thellohet jo çdo javë, por çdo ditë. Revolta studentore, në një afat kohor gjithsej më pak se dyditor, faktikisht është regjistruar si revolta më e fuqishme studentore. Është regjistruar si dhuna më e egër shtetërore e përdorur ndaj protestuesve paqësorë, por nga ana tjetër, edhe vendosmëria ekstreme. Nuk kanë parë rrugët dhe sheshet e Tiranës luanë si ata studentë. Edi Rama, duke urdhëruar narko-banditët e tij për të çarë kafka dhe thyer kocka gjymtyrësh të të rinjve dhe qytetarëve që protestonin në mënyrën më paqësore, detyroi ata të përdorin çdo mjet rrethanor kundër kriminelëve me uniformë, dhunuesve të tyre”, tha Berisha.

“Janë mbi 50 studentë dhe qytetarë të plagosur nga plagë të ndryshme me thyerje të femurit, me thyerje të këmbës, me çarje të kafkës në pjesën frontale që është pjesa më e fortë e saj. Janë me dhjetëra të tjerë me plagosje të tjera në trup, pa llogaritur këtu dhjetëra e dhjetëra të cilëve iu hodhën spraj ariu në sy apo u gjuajtën me brutalitet me topa uji. Duhet thënë se studentët janë përgjigjur me një heroizëm të vërtetë. Reagimi i tyre lidhet me revoltën e tyre shpirtërore kundër narko-diktaturës”, shtoi Berisha.

ParaIizohet Tirana, mbyllen shkolla, universitete, biznese, anuIohen të gjitha aktivitetet

Paralizohet Tirana nga protestat, shkolla e universitete bosh, biznese me qepena ulur, ultimatum Ramës deri në orën 13:00

Tirana është zgjuar këtë të enjte, 15 tetor, në një atmosferë pasigurie dhe tensioni, pas dy ditësh protestash që kanë lënë pas godina të djegura, biznese të shkatërruara dhe rrugë të dëmtuara.

Jeta e përditshme në kryeqytet është tronditur, ndërsa frika nga përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës po ndikon te shkollat, universitetet, bizneset dhe aktivitetet e qytetarëve.

Në thuajse të gjitha institucionet arsimore, shkolla të mesme dhe universitete, mësimi është ndërprerë për shkak të bojkotit të studentëve dhe gjimnazistëve, ndërsa në zonat qendrore të prekura nga protestat, një pjesë e bizneseve kanë ulur qepenat për të shmangur dëmet e mundshme.

Pas incidenteve të dy ditëve të fundit, pasiguria ka përfshirë edhe organizimin e aktiviteteve të zakonshme në qytet.

Zyrtarisht nuk ka një konfirmim zyrtar për mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve apo anulimin e çdo aktiviteti në kryeqytet. Por shumë institucione kanë publikuar lajmërime për ndërprerje të aktivitetit të tyre, pa afat.

Përtej përplasjes mes protestuesve dhe policisë, pasojat po i ndiejnë edhe qytetarët që nuk janë pjesë e protestës.

Për prindërit, shqetësimi kryesor është siguria e fëmijëve dhe vijimi i mësimit. Për pronarët e bizneseve, dilema është nëse duhet të hapin dyert apo t’i mbajnë mbyllur. Për më tepër shumë dyqane dhe njësi të tjera shërbimesh janë shkatërruar dje.

Ndërsa për qytetarët që duhet të shkojnë në punë, situata ka sjellë pasiguri për qarkullimin dhe zhvillimin normal të ditës.

Ultimatumi i orës 13:00 shton tensioninNdërkohë, protestuesit i kanë vendosur një ultimatum kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij deri në orën 13:00 të kësaj të enjteje.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen në protestë dhe, nëse Rama nuk njofton dorëheqjen brenda afatit, do të marshojnë drejt Presidencës për të kërkuar shpërndarjen e Parlamentit.

Ky paralajmërim vjen pas një nate të gjatë trazirash në Tiranë, gjatë së cilës u regjistruan sulme ndaj institucioneve shtetërore, zjarrvënie, dëmtime të bizneseve dhe përplasje me forcat e rendit.

Më herët sot, Parlamenti i kontrolluar nga socialistët e kryeministrit Edi Rama, njoftuan anulimin e seancës plenare dhe shtyrjen e saj pa afat.

Kryeministri Rama, në reagimin e tij të sotëm, ka bërë përgjegjëse opozitën për aktet e dhunës, ndërsa ka deklaruar se qeveria është e gatshme të ulet në dialog me studentët për kërkesat e tyre.

Por ndërsa politika dhe protestuesit vijojnë përballjen, qyteti po përballet me pasojat e saj.

Tirana, që zakonisht nis ditën me trafikun e mëngjesit, nxënësit drejt shkollave, studentët në auditorë dhe njerëzit që hapin bizneset e tyre, sot jeton me pikëpyetjen se çfarë do të ndodhë në orët në vijim.

Ora 13:00 pritet të jetë një moment vendimtar për vijimin e protestës. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një zhvillim të ri politik apo nëse kryeqyteti do të përballet me një tjetër ditë tensionesh.

Në fund, pavarësisht se si do të zhvillohen ngjarjet, janë qytetarët ata që kërkojnë të vazhdojnë jetën e tyre normalisht, të çojnë fëmijët në shkollë, të punojnë dhe të ndihen të sigurt në qytetin e tyre. /noa.al

Edi Rama mblodhi me urgjencë ministrat, çfarë i tha kryeministri për studentët? Dyshìmet dhe …

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur dje ministrat, në një kohë kur protestat e studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe më pas para Kryeministrisë janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.

Mbledhja u zhvillua ne mesdite, ndërsa protesta vijonte në rrugët e kryeqytetit. Siç raportojnë mediet, Rama u ka përcjellë ministrave qëndrimin e tij lidhur me ngjarjet, duke bërë një dallim mes personave të përfshirë në aktet e dhunshme dhe studentëve që kanë dalë për të ngritur shqetësimet e tyre.

Kryeministri mësohet të ketë deklaruar se personat që janë përfshirë në veprime të dhunshme nuk duhen konsideruar studentë. Ndërkohë, për pjesën tjetër të protestuesve, të cilët i identifikon si studentë, ai ka kërkuar që të dëgjohen dhe shqetësimet e tyre të merren në konsideratë.

Protesta nisi mesditën e djeshme para Ministrisë së Arsimit, por situata u përshkallëzua me kalimin e orëve, duke sjellë përplasje të forta me policinë. Tubimi vijoi edhe këtë të martë, ku krahas studentëve iu bashkuan edhe gjimnazistë e qytetarë të tjerë, të cilët kërkojnë largimin e qeverisë.

Pas zhvillimeve të ditës së djeshme, protestuesit janë zhvendosur tani drejt Kryeministrisë, ku tensionet dhe përplasjet me efektivët e policisë vijojnë ende.

Studentët “djegin” Tiranën/ Zv.kryeministrja befason me paraIajmërimin: E kemi…

Përshkallëzimi i protestës në Tiranë, ku disa institucione përgjatë bulevardit janë përfshirë nga flakët, ka sjellë reagime të shumta.

Për situatën në kryeqytet ka reaguar sërish Albana Koçiu, e cila ka paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë dhuna dhe kaosi, duke kujtuar kostot që Shqipëria ka paguar në të kaluarën nga ngjarje të tilla.

Në reagimin e saj, zv. kryeministrja thekson se protestat duhet të zhvillohen pa dhunë dhe se institucionet, bizneset dhe hapësirat publike nuk duhet të bëhen objekt sulmesh. Ajo u bën thirrje qytetarëve për qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi në këto momente të tensionuara.

“Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione, u shkatërrua prona dhe vendi u zhyt në një krizë që i kushtoi shumë vite zhvillimi, stabiliteti dhe besimi. Pasojat e atij kaosi e mbajtën vendin peng për dekada, duke lënë plagë që i ndiejmë ende sot. Pamjet e dhunës, flakëve dhe përplasjeve në Tiranë, na kujtojnë se sa e brishtë është vija që ndan protestën paqësore nga kaosi. Në këto orë duhet qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi. Institucionet janë pasuri publike, bizneset janë puna e dikujt, rrugët janë të të gjithëve dhe siguria është e drejtë e çdo qytetari. Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar. Ka nevojë të ndërtojë, të përparojë dhe të mbrojë atë që ka arritur”, shkruan Albana Koçiu.

Gjimnazistët e Kamzës bojkotojnë masivisht mësìmin dhe dalin në protestë (VIDEO)

Shkëndija e parë e protestës së sotme vjen nga Kamza, ku gjimnazistët kanë bojkotuar masivisht mësimin dhe kanë dalë në protestë.

Protesta pritet të shtrihet më tej në të gjithë Tiranën, ashtu siç ndodhi edhe dy ditë më parë, kur nxënës të shkollave të mesme dhe studentë iu bashkuan tubimeve kundër qeverisë.

Bojkoti i mësimit dhe dalja e gjimnazistëve në rrugë vjen në vijim të protestave të të rinjve, të cilat ditët e fundit janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.

Lajmi fundit:Rama reagon për protestën dhe paralajmëron

Nga godina e djegur e Kolegjit të Europës, kryeministri Edi Rama tha se kjo nuk është vepër e studentëve, teksa i ftoi ata për dialog. Për sulmet ndaj institucioneve dhe trazirat e shkaktuara në Tiranë përgjatë dy ditëve të fundit, ai bëri përgjegjëse opozitën, si duart që duan ta rikthejnë Shqipërinë në humnerë.

Kryeministri u shpreh se nuk ka kthim pas dhe vijon rrugëtimi drejt Bashkimit Europian. Orët e vështira do t’i kalojmë bashkë, tha ai.

“Studentët janë e ardhmja, shohin larg dhe duan të shkojnë më larg e më shpejt. Studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe për ta jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje. Këto janë të tjera duar. Këto janë duar që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë përpiqet të shkojë lart. Këto janë duart  një opozite që me maska të verbërish para kërkojnë ta rikthejnë Shqipërinë aty ku nuk do të rikthehet kurrë.

Kërkojnë ta rikthejnë në humnerën nga ku e nxorrëm dhe ku po e ngjisim, drejt ëndrrës në breza, BE. Kolegji i Europës ndodh sot të jetë simboli. Janë orë të vështira, por orë që do t’i kalojmë të gjithë së bashku sepse Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet, do të vazhdojë në rrugën e saj dhe kurrë më s’do të jenë ato duar që e kanë kapur për fyti dhe e kanë zhytur thellë e më thellë opozitën shqiptare, s’do ta kapin dot Shqipërinë. përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit. Secili që ka bërë këtë katrahurë, do të paguajë sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Katrahura që u kthye në verbërinë e saj, fantazma që do të përpiqet të rikthehet do të mbetet e kaluar. E ardhmja është e studentëve, e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Rama.

Blendi Fevziu kritikon ashpër presidentin Bajram Begaj: Je bërë si infIuencer, kjo nuk ka ndodhur prej 91’-shit

Gazetari Blendi Fevziu e ka nisur emisionin “Opinion” me një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin Bajram Begaj, duke kritikuar qëndrimin e tij përballë situatës së tensionuar dhe kaosit të krijuar në Tiranë.

Fevziu u shpreh se, gjatë karrierës së tij në gazetari që prej vitit 1991, nuk i kujtohet një rast kur një president të mos reagonte në mënyrë institucionale përballë një situate të tillë. Ai kritikoi reagimin e Begajt në rrjetet sociale, duke theksuar se kreu i shtetit duhet të marrë një rol më aktiv dhe të nxisë dialogun mes forcave politike.

“Unë kam në këtë profesion, në gazetari që prej vitit ’91 dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që një president të mos reagojë në këtë gjendje, në këtë kaos që është Tirana.

Presidenti merr dhe bën një status në Facebook dhe bëhet si influencer. Presidenti nuk është as OSBE dhe as Ambasada Amerikane. Presidenti duhet të thërrasë partitë për konsultim me njëri-tjetrin”, u shpreh Blendi Fevziu.

Protesta, deputetja socialiste: Këto pamje nuk ua ka borxh askush, shqiptarët nuk ua falin se s’janë budaIIenj

Deputetja socialìste Sara Mila ka reaguar për protestën e studentëve, që ka nisur që prej ditës së djeshme.

Ajo thotë se protestuesit janë derivate të Sali Berishës.

Në reagimin e saj, Mila thotë se shqiptarët nuk janë budallenj dhe nuk do ua falin këtë që po ndodh.

“O Sali, e derivatet e tij!

Kujtimet e ‘97 që formësuan ankth kolektiv tek një gjeneratë e tërë, nuk ua servirni dot sot fëmijëve tanë.

Këto pamje, frikë e trysni nuk ua ka borxh askush, madje as historia, e cila do dijë të gjykojë më mirë padyshim.

Por ka sot një trajektore drejt BE-së e cila vihet në rrezik vetëm prej egos tuaj të sëmurë për t’i marrë Shqipërisë të ardhmen, pasi ia shkatërruat paturpësisht të shkuarën.

Shqiptarët iu njohin, shqiptarët nuk ua falin, shqiptarët nuk janë budallenj”, thotë ajo në reagimin e saj.

Kjo nuk është më protestë, por cenim i rendit kushtetues

Ka një kufi që ndan protestën nga dhuna, pakënaqësinë qytetare nga destabilizimi dhe ushtrìmin e një të drejte kushtetuese nga veprimtaria që synon të paralizojë funksionimin normal të shtetit.

Ky kufi nuk përcaktohet nga numri i protestuesve, nga ashpërsia e parullave apo nga radikalizmi i kërkesave politike. Ai përcaktohet nga natyra e veprimeve, organizimi i tyre, vazhdimësia dhe, mbi të gjitha, nga qëllimi që ato synojnë të realizojnë.

Pikërisht këtu lind nevoja për ta parë me gjakftohtësi atë që po ndodh.

Nuk kemi më përpara një protestë të zakonshme. Nuk kemi as një shpërthim spontan pakënaqësie, madje as një revolucion në kuptimin klasik politik të fjalës.

Kemi përpara një fenomen dhune publike, me elemente organizimi dhe vazhdimësie, që ngre dyshime serioze për një synim shumë më të madh sesa shprehja e pakënaqësisë.

Dhuna spontane mund të shpërthejë papritur, por nuk mund të mbahet pafundësisht në këmbë pa një mekanizëm që e ushqen.

Le t’i analizojmë faktet, pa emocione dhe pa paragjykime politike.

Dhuna vazhdon për orë të tëra. Aktorët e saj kryesorë mbeten kryesisht anonimë. Nuk ka një udhëheqje të identifikueshme që merr publikisht përgjegjësinë për organizimin dhe objektivat e saj.

Në emër të studentëve krijohen barrikada njerëzore, pas të cilave fshihen dhunues me maska. Në pika të ndryshme të qytetit shfaqen grupe që ushtrojnë dhunë e djegin ç’të munden. Goditen vende të rëndësishme dhe krijohen situata që pengojnë jetën normale të qytetit.

Por ajo që të bën më shumë përshtypje është logjistika.

Dhuna e zgjatur nuk kërkon vetëm njerëz të gatshëm për të goditur. Ajo kërkon mjete, furnizime, koordinim, zhvendosje dhe qëndrueshmëri.

Mendojeni pak: edhe dhunuesit që qëndrojnë për orë të tëra në rrugë kanë nevojë për ujë e ushqim, përveç maskave që përdorin për të fshehur identitetin. Edhe mjetet e dhunës duhet të sigurohen, të transportohen e të shpërndahen. Edhe grupet që veprojnë në pika të ndryshme duhet të kenë njëfarë koordinimi.

Asgjë nga këto nuk provon vetvetiu ekzistencën e një qendre të vetme organizimi. Por të marra së bashku, këto rrethana kërkojnë një shpjegim shumë më serioz sesa formula e zakonshme: populli është i pakënaqur dhe po proteston.

Pakënaqësia mund të shpjegojë motivin e një proteste, por nuk shpjegon automatikisht organizimin e dhunës.

Ky është dallimi themelor.

Madje, ajo që po shohim duket se i tejkalon edhe kapacitetet e zakonshme të protestave të dhunshme të organizuara nga partitë tona politike.

Protestat e tyre, edhe kur janë shoqëruar me përplasje, përgjithësisht kanë pasur një fillim, një fund, një organizator të njohur dhe një objektiv politik të deklaruar.

Këtu shfaqet një fenomen tjetër: vazhdimësi, anonimati, shpërndarje territoriale dhe mungesë përgjegjësie publike.

Është diçka që duket më e madhe edhe se ajo e ashtuquajtura protestë e flamingove.

Është më shumë edhe se përndjekësit dhe vezët e Llapaj-Qorri-Shehajt. Më shumë edhe se molotovhedhësit e Partisë Demokratike.

Nuk përjashtoj aspak që këta aktorë politikë të kenë rol në këtë situatë. Përkundrazi, prania dhe mbështetja e tyre politike ndaj veprimeve të dhunshme, aty ku provohet, është një fakt që duhet konsideruar.

Por të jesh i pranishëm në një situatë dhune, ta mbështesësh atë politikisht dhe të jesh organizatori i saj janë tri gjëra të ndryshme.

Për momentin, këta aktorë më shumë ngjajnë me spekulantë politikë që përpiqen të përfitojnë politikisht nga kjo situatë, sesa me njerëz që e kontrollojnë plotësisht atë.

Kjo e bën problemin edhe më serioz. Sepse një dhunë që nuk ka drejtues të njohur, nuk ka përgjegjës të identifikueshëm dhe nuk ka një objektiv të deklaruar, është shumë më e vështirë të kontrollohet politikisht dhe institucionalisht.

Unë nuk e di kush e organizon këtë dhunë. Nuk e di kush e financon, nëse ka financues, kush e koordinon dhe cili është objektivi përfundimtar i saj.

Sigurisht, nuk kam ndërmend të shpik përgjigje për pyetje që kërkojnë prova. Por pikërisht sepse këto përgjigje mungojnë, shteti ka detyrimin t’i gjejë.

Në një rend demokratik nuk mund të pranohet që dhuna e organizuar të shndërrohet në një instrument anonim të imponimit të vullnetit politik.

E drejta për të protestuar është kushtetuese. E drejta për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë është kushtetuese. Edhe e drejta për të kërkuar ndryshimin rrënjësor të sistemit politik është pjesë e lirisë demokratike.

Por askush nuk ka të drejtë të përdorë dhunën për të imponuar këto kërkesa.

Kushtetuta garanton lirinë e tubimit paqësor. Ajo nuk garanton të drejtën për të krijuar kaos, për të goditur njerëz apo për të paralizuar institucionet përmes dhunës.

Natyrisht, jo çdo akt dhune në një protestë përbën juridikisht cenim të rendit kushtetues. Për një përfundim të tillë duhet të provohen veprime dhe qëllime konkrete kundër funksionimit të institucioneve kushtetuese.

Por kur dhuna merr karakter të vazhdueshëm, shtrihet në pika të rëndësishme të qytetit dhe shfaq elemente të një organizimi të qëndrueshëm, atëherë dyshimi për një veprimtari që shkon përtej protestës bëhet plotësisht legjitim.

Natyrisht kjo situatë kërkon përgjigje institucionale, jo propagandë politike.

Qeveria deklaron se e di çfarë fshihet pas kësaj situate. Nëse vërtet e di, atëherë duhet të veprojë. Dhe të veprojë sa më parë.

Jo me deklarata politike. Jo me akuza të përgjithshme. Jo duke identifikuar si armiq të shtetit të gjithë ata që protestojnë.

Por duke identifikuar organizatorët konkretë të dhunës, mekanizmat e saj, burimet e mundshme të financimit dhe përgjegjësit individualë.

Në fund të fundit, ruajtja e rendit publik, mbrojtja e institucioneve dhe garantimi i ushtrimit të lirë të të drejtave kushtetuese janë detyrime themelore të qeverisë.

Këto detyrime nuk përmbushen duke toleruar dhunën, por as duke e përdorur atë si pretekst për të shtypur protestën paqësore.

Shteti demokratik duhet të jetë njëkohësisht garantues i protestës dhe pengesë e pakapërcyeshme për dhunën.

Sepse kur dhuna fillon të zëvendësojë politikën dhe anonimati të zëvendësojë përgjegjësinë, problemi nuk është më vetëm rendi në rrugë.

Problemi është autoriteti i ligjit dhe funksionimi i shtetit kushtetues.

Kjo nuk është më një çështje që mund të zgjidhet me deklarata për shtyp.