Pas përpIasjeve në protestë/ Studentët paralajmërojnë bojkotin e mësimit

Studentët kanë paralajmëruar bojkotimin e procesit mësimor ditën e sotme, më 14 tetor, pas protestës së zhvilluar dje para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, studentët kanë bërë të ditur se do të bojkotojnë mësimin ditën e sotme, si një formë proteste për kërkesat e tyre.Mbetet për t’u parë se sa studentë do t’i bashkohen bojkotit dhe nëse institucionet do të reagojnë ndaj kërkesave të tyre.

Βυrri nga Tirana: Si e gjetα g. ruan  me një tjetër duke…

Një histori e pazakontë është rrëfyer nga një 42-vjeçar nga Tirana në emisionin “Jeta pa filtër” në News24.

Përballë psikologes Ervisa Lula, e cila është njëkohësisht dhe autore e programit babai i 2 fëmijëve tregon si e zbuloi të vërtetën se e shoqja kishte një tjetër lidhje:

“Vija re që telefonin e mbante pas vetes, nuk ja jepte më djalit, filloi ta mbante me dridhje, në periudhën e pandemisë ra shumë në sy, më çoi drejt bindjes se ishte dikush tjetër midis nesh”. 

I përlotur ai përshkruan dhe momentin më të vështirë atë të përballjes me të vërtetën në derën e një apartamenti me qira, aty zbuloi edhe se bashkëshortja e tradhtonte me një person të cilin e njihte:

“Ngriva për momentin, më nxorën shumë shpejt që andej, gjithçka në krevat ishte filmuar, më nxorën shumë shpejt që të shmangnin konfliktin”.

Fajin thotë se e ka vetë pasi punonte shumë dhe nuk arrinte dot t’i qëndronte afër asaj. Tani jetojnë sërish bashkë, e fali dhe arsyeja janë fëmijët.

42-vjeçari pohon gjithashtu se pa fëmijët s’mund të jetonte kurrë dhe nëse do të divorcohej atëherë gjykata do ia jepte kujdestarinë nënës.

Psikologia Arjana Muçaj në një intervistë për “Jeta pa filtër” ka bërë një analizë lidhur me këtë fenomen. Ajo shprehet se: “Në ditët që po jetojmë tradhtia po kthehet në normale,

duke dashur të prekin modernen çiftet e reja harrojnë se nëse ndodh një tradhti kjo tregon se do të humbasë besimi dhe humbja e besimit ndaj partnerit do të thotë se herë pas here ti të jesh në dyshim në lidhje me marrëdhënien që ke me të”.

Ndërsa avokati Jordan Daci sjellë në vemendje raste kur prindërit për shkak të egoizmit të tyre kanë shkuar deri atje sa kanë bërë fëmijët dëshmitarë okularë të raporteve intime të prindit tradhtar duke shkaktuar kështu një traumë shumë të rëndë.

Ai thotë se: “Çështja e tradhtisë mund të ndërlikohet vetëm kur përfshin fëmijët. nëse fëmijët përdoren nga një prind kundrejt prindit tjetër duke i bërë dëshmitarë, ky është një krim që bëhet ndaj fëmijëve.

Për mua ai prind që e përdor fëmijën dhe e vendos në rrethana tejet të rënda emocionale, ai nuk mund ta ushtrojë kujdestarinë në të tilla raste”. Sipas tij tradhtia bashkëshortore nuk ka asnjë ndryshim nga arsyet e tjera për sa i përket divorcit. Ajo nuk ndryshon asgjë as në ndarjen e pasurisë.

“Klosit dhe Ballës u shpëtoi goja”, Fevziu zbuIon datën e zgjedhjeve

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus tha se përballja kryesore mes mazhorancës, opozitës dhe qytetarëve të pakënaqur pritet të zhvillohet në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Gjatë intervistës me moderatorin Ylli Rakipin, Fevziu deklaroi se zgjedhjet mund të mbahen në 9 Maj, pasi sipas tij është përmendur publikisht nga Klosi dhe Balla.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Unë mendoj që opozita nuk ka bërë pak denoncime. Një pjesë e denoncimeve që janë sot në SPAK dhe që po merren nga SPAK-u e kanë çuar të pandehur shumë nga drejtuesit janë bërë nga opozita.

Për shembull, Ergest Agasin e ka denoncuar opozita, ka denoncuar pastaj Arben Ahmetajn e të tjerë, por në parim ka qenë opozita.

U përρΙas me grushta me 6 policë në protestën e dhυnshme, kush është i riu “boksier”, gazetari: Djali i një efektivi dhe gazetares (Video)

Në një Iidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking me Jetona Koçibellin” në Top News, gazetari Eraldo Harlicaj raportoi se si paraqitej situata në kryqëzimin e Barrikadave.

“Momentalisht ndodhem në kryqëzimin e Barrikadave, është me qetë situata. Nuk ka një organizim të mirëfilltë të protestuesve. Në këtë kryqëzim ka patur përplasje shumë të ashpra. Këtu po bëhet pastrimi i vendit. Më para kishte dhe më shumë furgona policie, por mesa duket kanë marrë urdhër për tu larguar. Tirana duket kaotike për shkak të përplasjeve që kanë patur policia me protestuesit”, tha gazetari.

Më pas Harlicaj shtoi se në Spitalin e Traumës kanë shkuar 3 kolegë gazetarë të dëmtuar si dhe 6 efektivë policie të dëmtuar. Gjithashtu dhe 15 persona me dëmtime të konsiderueshme, ku një i ri ka thyer këmbën, por që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari zbuloi një detaj për një të ri që është përplasur me 6 policë gjatë kësaj proteste.

“Është djali i një gazetareje dhe babai i tij është një polic nga Gjirokastra. Ka një simbolikë më të madhe se ai mban uniformën e policisë”, tha gazetari Harlicaj./Top Channel

VIDEO

Rrugët e Tiranës nën flakë dhe d hυnë, reagon Ambasada e SHBA-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën që po zhviIIohet mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Durrësit. Ambasada paralajmëron se tubimi është përshkallëzuar në dhunë dhe u bën thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat.

Në njoftimin e saj, ambasada bën me dije se protesta, e zhvilluar pranë Sheshit Skënderbej, është shoqëruar me hedhje gurësh dhe mund të përhapet edhe në zonat përreth, përfshirë blloqet dhe ndërtesat qeveritare.

Sipas paralajmërimit, situata mund të sjellë shtim të pranisë policore, ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

“Një protestë në Rrugën e Durrësit, ngjitur me Sheshin Skënderbej, është duke vazhduar aktualisht dhe është shndërruar në të dhunshme për shkak të hedhjes së gurëve. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht prani të shtuar të policisë, ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Qytetarëve amerikanë u kërkohet të tregojnë vigjilencë, t’i japin përparësi sigurisë personale dhe të ndjekin zhvillimet përmes mediave lokale.

“Ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit”, përfundon njoftimi i ambasadës.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 14 Tetor 2026

Dashi

Harmonia e brendshme do të jetë në ato nivele që do të bëjë të mundur një gjendje të mirë humori. Vetëbesimi do t’ju ndihmojë në çdo aspekt gjatë kësaj dite. Përdorni anën tuaj romantike për të arritur disa synime që ia keni vënë vetes.

Demi

Është një ditë shumë e mirë gjatë se cilës mund të bëni disa biseda të sinqerta me personat me të cilët ndani përditshmërinë. Nëse doni të tërhiqni vëmendjen e dikujt, mos flisni me nënkuptime, por tregohuni të drejtpërdrejtë. Do ta keni më të lehtë për t’ia arritur qëllimit.

Binjakët

Është një ditë shumë e mirë për të bërë disa biseda të shkurtra dhe për të përfituar siç doni ju ato gjëra që ju interesojnë. Do të qëlloni në shenjë për gjithçka që do t ë shfaqni interes. Shumë mendime tuajat do të përputhen me ato të personave me të cilat do të shoqëroheni.

Gaforrja

Do të gaboni shumë rëndë nëse do të mendoni vetëm për veten tuaj gjatë kësaj dite. Tregoni kujdes dhe dashuri për ata që ju rrinë pranë, pa pritur asnjë gjë si shkëmbim. Njëkohësisht sugjerohet që të qëndroni me persona nga të cilët keni diçka për të mësuar.

Luani

Dita e sotme dhe atmosfera që do të krijohet rreth jush do të jetë shumë e përshtatshme për aktivitet fizik dhe mendor. Nëse kaloni disa orë në ambiente të hapura dhe me ajër do t’ju ndihmojë shumë të freskoni idetë tuaja. Fokusohuni në ato gjëra që ju pëlqejnë më së shumti.

Virgjëresha

Është një ditë shumë e mirë për të kaluar kohë me familjarët dhe të kryeni aktivitete të këndshme. Në qendër të vëmendjes tuaj do të jenë planet për të ardhmen ose lajmet më të fundit që keni marrë. Nuk do të mund të keni kontroll të plotë në lidhje me gjendjen tuaj emocionale.

Peshorja

Nuk këshillohet të harxhoni kohën duke menduar për veshje ekstravagante dhe të shtrenjta, pasi duhet të mendoni se çdo gjë e ka një limit dhe ka gjëra më të rëndësishme se sa pamja e jashtme. Ju nuk karakterizoheni nga egoizmi, ndaj mos u tregoni të tillë sot. Përqëndrohuni në gjërat dhe personat që kanë më shumë rëndësi për ju. Do të keni mbështetjen e personit të zemrës.

Akrepi

Vijoni me progresin që keni nisur para pak kohësh, duke u kujdesur deri në detaje për çdo gjë. Kaloni kohë në shoqërinë e personave,të cilat kanë mundësi të zgjerojnë horizontet tuaja. Është një ditë e qetë dhe pas shumë probleme.

Shigjetari

Do ta keni shumë të thjeshtë të gjeni se çfarë ju frymëson dhe se cilat janë gjërat e bukura që ju bëjnë të ndiheni mirë gjatë kësaj dite. Nëse doni të bindni dikë për diçka, mos humbni kohë por bëjeni gjatë kësaj dite pasi do të keni të gjitha mundësitë për ta realizuar. Të nesërmen gjithçka mund të ndryshojë.

Bricjapi

Sot është një ditë shumë e mirë për tu qetësuar dhe për të biseduar me personat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Yjet këshillojnë të mendoheni dy herë përpara se të veproni apo të aplikoni një ide që keni në kokë. Tregohuni të sinqertë dhe mos mbani karta nën mëngë.

Ujori

Interesat tuaja më të mëdha gjatë kësaj dite do të jenë në fushën e komunikimit dhe shkëmbimeve. Lojërat dhe tërheqjet tuaja intelektuale, aktivitetet sociale dhe marrëdhëniet që do të vendosni me disa persona, do të përforcojnë edhe më shumë pozitat tuaja në shoqëri. Sot do të arrini të viheni në qendër të vëmendjes.

Peshqit

Disa plane që keni bërë më parë si dhe disa mundësi tunduese që do t’ju ofrohen do të shndërrohen në burim energjie për ju. Nëse gjeni diçka apo dikë që është i favorshëm në bisedat tuaja dhe përputhet me interesat që ju keni për çështje të caktuara, mbajeni me kujdes. Ajo që ju tërheq sot mund të vijojë të nxisë interesin tuaj edhe nesër.

LAJMI I FUNDIT/ 40 të ndaluar nga protesta, 4 prej tyre të mitur! Ministri Demo urdhër të fortë kryepolicëve të komisariateve: Nesër, të gjithë të jenë … (EMRAT)

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, u ka kërkuar drejtuesve të Policisë së Shtetit të marrin masa për lirimin e studentëve të ndaluar gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, sipas Top News.

Sipas porosisë së ministrit, studentët duhet të jenë të lirë për t’u kthyer nesër në auditore dhe për të vijuar procesin mësimor.

Demo ka dhënë udhëzime edhe për përdorimin e gazit lotsjellës gjatë tubimeve, duke kërkuar që ky mjet të përdoret vetëm në raste ekstreme.

Më poshtë është dhe lista e personave të shoqëruar nga protesta:

1. B. Sh., 41 vjeç, banues në Laprakë.

2. K. V., 41 vjeç, banues në Laprakë.

3. H. U., 56 vjeç, banues në Kamëz.

4. A. R., 29 vjeç, banues në rrugën e Durrësit.

5. F. B., 48 vjeç, banues në Bulevardin Bajram Curri.

6. V. R., 29 vjeç, banues në rrugën e Durrësit.

7. K. A., 32 vjeç, banues në rrugën e Dibrës.

8. B. Gj., 60 vjeç, banues në Don Bosko.

9. H. B., 52 vjeç, banues në Kamëz.

10. K. M., 24 vjeç, banues në Selitë.

11. O. V., 35 vjeç, banues në Qinam.

12. F. D., 20 vjeç, banues në Fresk.

13. B. Gj., 31 vjeç, banues në Kombinat.

14. K. H., 55 vjeç, banues në Laprakë.

15. G. I., 57 vjeç, banues në Laprakë.

16. F. Ç., 19 vjeç, banues në Peshkopi.

17. D. G., 20 vjeç, banues në Berat.

18. A. K., 35 vjeç, banues në Selitë.

19. K. L., 37 vjeç, banues në Selitë.

20. E. N., 47 vjeç, banues tek ish-Parku.

21. S. C., 28 vjeç, banues tek Medreseja.

22. G. Sh., 32 vjeç, banues në Itali.

23. K. K., 24 vjeç, banues në Don Bosko.

24. E. V., 45 vjeç, banues në Laprakë.

25. S. D., 45 vjeç, banues në Tropojë.

26. A. Z., 30 vjeç, banues në Korçë.

27. K. B., 48 vjeç, banues në Laprakë.

28. Xh. P., 27 vjeç, banues në Selitë.

29. J. S., 20 vjeç, banues në Astir.

30. I. S., 28 vjeç, banues në Don Bosko.

31. E. B., 20 vjeç, banues në Qytet Studenti.

32. A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

33. E. K., 32 vjeç, banues në Kombinat.

34. D. V., 55 vjeç, banues në Qytet Studenti.

35. N. A., 41 vjeç, banues në Tiranë.

36. B. P., 41 vjeç, banues në Kamëz

Dh υna ka pushtuar rrugët e Tiranës, reagon Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Luksemburgu se Shqipëria do të mbyllë sot një tjetër kapitull në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë u shpreh optimist për ecurinë e procesit, duke theksuar se synimi është mbyllja e sa më shumë kapitujve brenda këtij viti.

Në një deklaratë për mediat, Rama tha se përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE është i pandalshëm, ndërsa bëri të ditur se ka zhvilluar edhe disa takime që, sipas tij, kanë qenë inkurajuese për hapat e ardhshëm të procesit.

“Jemi kthyer për të mbyllur një tjetër kapitull dhe për të rikonfirmuar se përparimi drejt objektivit tonë historik është i pandalshëm. Ndërkohë, sapo kam zhvilluar disa takime inkurajuese për atë që vjen më pas. Planet janë ambicioze brenda këtij viti”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se qeveria shqiptare synon të avancojë më tej me negociatat dhe se pala shqiptare do të jetë në përputhje me afatet e përcaktuara.

“Synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj dhe jam absolutisht i bindur se, sa i takon palës sonë, do të jemi në çdo hap plotësisht në përputhje me afatet. Nuk do të thosha shifrën se sa kapituj do të mbyllen, por sot do të mbyllim edhe një kapitull tjetër, që bëhen katër gjithsej. Kanë mbetur të paktën edhe dyfish më shumë, që pritet të jetë shifra, të paktën për këtë vit, por le të shohim”, përfundoi Rama.

Anulimi i fluturimit i shpëtoi jetën avokatit?! Idajet Beqiri do të kthehej mbrëmë nga Brukseli, por avioni nuk u nis, zbriti në Rinas pak minuta pasi makina shpërtheu

Automjeti Mercedes Benz GLE në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri, gjithashtu edhe ajo mbrojtëse ligjore, Nexhi Beqiri, ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte në oborrin e pallatit ku çifti banon.

Fatmirësisht, mjeti ishte i parkuar dhe avokati Idajet Beqiri që e përdorte shpesh, ndodhej jashtë vendit, ndaj nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi Policia e Tiranës.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Myslym Shyrit” dhe shumë pranë Gjykatës Civile të kryeqytetit. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi dyshimet janë se shpërthimi ka qenë i telekomanduar.

Kthimi i avokatit nga Brukseli dhe shpërthimi pak minuta para

Avokati Idajet Beqiri ndodhej në Bruksel dhe do të kthehej në Tiranë mbrëmjen e djeshme, por fluturimi është anuluar dhe avioni nuk është nisur. Ai ka qëndruar atje dhe ka zbritur në Rinas rreth 15-20 minuta pasi kishte ndodhur shpërthimi në makinë.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Myslym Shyrit” dhe shumë pranë Gjykatës Civile të kryeqytetit. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi dyshimet janë se shpërthimi ka qenë i telekomanduar.

Kthimi i avokatit nga Brukseli dhe shpërthimi pak minuta para

Avokati Idajet Beqiri ndodhej në Bruksel dhe do të kthehej në Tiranë mbrëmjen e djeshme, por fluturimi është anuluar dhe avioni nuk është nisur. Ai ka qëndruar atje dhe ka zbritur në Rinas rreth 15-20 minuta pasi kishte ndodhur shpërthimi në makinë.

Nuk e heqim kurrë nga priza, kjo pajisje elektronike mund të shkaktojë tragjedi gjatë vetëtìmave

Gjatë shiut dhe stuhive, shumë njerëz zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi. Në fakt, shumë njerëzve u pëlqen veçanërisht të kalojnë kohën duke parë seriale televizive ose filma pa pushim kur moti është i keq.

Megjithatë, kur stuhitë shoqërohen me aktivitet shumë të fortë, rekomandohet të shkëputim pajisjet elektronike nga furnizimi me energji elektrike nëse nuk duam që ato të dëmtohen.

Është e qartë se, nëse një stuhi na gjen jashtë shtëpisë, ajo që nuk duhet të bëjmë kurrë është të strehohemi nën një pemë. Gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm ndaj sipërfaqeve të mëdha ujore, siç është deti, lumenjtë ose liqenet.

Megjithatë, nëse, për fat të mirë, na gjen në shtëpi dhe shkarkimet elektrike janë shumë të forta, duhet t’i shkëpusim pajisjet elektronike edhe pse shumica e ndërtesave janë të pajisura me shufra rrufepritëse për të thithur energjinë elektrike dhe sisteme elektrike të përshtatura për rritjet e mundshme të tensionit.

Edhe pse kjo është diçka që e dimë, ka diçka që zakonisht harrojmë ta bëjmë dhe është shkaku kryesor i problemeve të shkaktuara nga stuhitë elektrike. Ajo është mbrojtja e televizorit.

Kur shkëputni pajisjet gjatë një stuhie, zakonisht mjafton të fikni prizën ose të hiqni spinën direkt nga priza. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë kabllot e tjera të lidhura me këto pajisje. Në rastin e televizorit, thjesht fikja e tij ose shkëputja e kabllos së energjisë nuk është e mjaftueshme dhe rreziku më i madh në këtë rast është kablloja e antenës.

Gjatë shkarkimeve elektrike, kablloja e antenës, e cila zakonisht ndodhet në pikën më të lartë të shtëpisë dhe për këtë arsye është e prirur të goditet nga rrufeja, mund ta çojë tensionin e lartë direkt në televizor dhe të shkaktojë dëme të pariparueshme në komponentët e tij të brendshëm, ose edhe të shkaktojë shkëndija duke rrezikuar banesën.