Protesta para Ministrisë së Arsimit, deIegacioni i BE bën reagimin e fortë

Delegacioni i BE në Shqipëri ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me protestën e studentëve që për t dytën ditë po vijon para Ministrisë së Arsimit. Në reagim, delegacioni i BE ka komentuar edhe lidhur me dhunën e regjistruar teksa ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin.

Delegacioni thekson se veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore të protestuesve dhe gazetarëve. Gjithashtu u ka bëre thirrje palëve që të ulin tensionet

“Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi.

Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet.

Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE.

PërpIasjet në rrugët e Tiranës, shkollat publike u bëjnë thirrjen urgjente prindërve

Situata e trazuar dhe e paparashikueshme që po ndodh në Tiranë me shumë të rinj e të reja që po përdorin dhunë pranë institucioneve të ndryshme, ka nxitur një urdhër të brendshëm të dalë nga drejtues të shkollave shtetërore, mesazh duket nën kërkesën e drejtorive arsimore dhe ministrisë së Arsimit.

Mësuesit kanë kontaktuar sot me prindërit e nxënësve duke u sugjeruar që për të qenë të qetë të marrin më herët fëmijët e tyre nga shkollat para orarit normal.

Apeli i drejtorive shkollore vjen siç shprehen ata, për shkak të situatës së rënduar në rrugët pranë shkollave të caktuara.

G. rυaja nga Fieri: Βυrri kishte frikë të ma b ënte se i ngeΙte brenda

Kohë më parë, një vajzë nga Fieri tregoi pro blemin që kishte me bash këshortin. Ajo bëri me dije se i shoqi vuante nga një së mundje që njihet si “va.gina den tata”.

Siç shpjegoi, vajza kishte shkuar deri në Itali për të kuptuar këtë pr oblem të të shoqit, pasi edhe fëmijën e tyre e kishin lindur me vësh tirësi.

Ajo përmend në letrën e parë, se nuk kënaqej thuajse asnjëherë nga partneri i saj, sa i takon marr.ëdhë nies se.ksuale.Vajza nga Fieri sqaroi se “va.gina dent ata” është një si ndromë që e kanë meshkujt që kanë pasur nënat e tyre aut oritare.

Truri i burrit ka fobi të fusë pe nisin e tij në va.ginë, sepse i jep ndjenjë fr ike, sikur aty brenda mund t’i këp utet ose thjesht t’i ngelë brenda.

Pasi mësoi gjithë këtë, vajza dhe i shoqi vi juan të jetonin në Itali, ku ajo u njoh me një italian, i cili e shoq ëronte çdo mëngjes për të pirë kafen bashkë.Mirëpo, një ditë prej ditësh, i shoqi i gjen bashkë në bar dhe aty nisin gjithë peri pecitë.

Ai e dhu.non dhe ajo e de.noncon, por në mes të kësaj historie qën dron fëmija i tyre 6-vjeç.Ja çfarë tregon më tej vajza nga Fieri:Jam ajo vajza nga Fieri që kisha burrin sëmurë me atë si ndromën e va.ginës den tate.Ju tregoj si me ndryshoi jeta këto muaj.

Kam arritur të bëj dokumentet italiane dhe jam shumë e lumtur. Ato ditë kur mora vesh përse burri im s’bënte më das huri me mua, fillova të dilja vetëm çdo mëngjes, të pija kafenë dhe m’u ngjit një italian.

Pinim kafen në të njëjtin lokal. Llafe, muhabet u bëmë si miq dhe e pinim kafenë bashkë. Pas një jave që pinim rregullisht kafenë, na vjen dhe na kap burri im bashkë, por ne ishim vetëm shokë. Burri im nuk më besoi e kapi këtë italianin dhe pl asi she rri në mes të lokalit.

Unë u fu ta për ti ndarë, por aty më gju ajti dhe mua duke më sharë se isha k…Lajmëruan kar abinierët. Erdhën e mezi na ndanë. Na morën të tre dhe na çuan në kaze rmë e na morën në pyetje. Donin të dinin nëse burri im ishte i dhu.nshëm. Unë i thash “si gjithë shqiptarët, as më shumë e as më pak”.

Kur i thash kështu sollën te kjo dhoma si zyrë dhe italianin që po pija kafe. Duke folur se ç’kishte ndo dhur, më kërkuan që ta den oncoja burrin tim. Aty u fr ikësova. Po ta den oncoja, ku tu mby sja unë?! Por më vonë më qet ësuan dhe më premtuan që do më ndihmonin. Italianimë of roi shtëpinë e tij.

Në fa kt me burrin tim kishte kohë që nuk sht yhej më. Ishte i dhu.nshëm, të ofendonte… Na mbante vetëm djali 6 vje çar.Na çuan në spital ku na mjekuan dhe ku na dhanë dokumentet që kon firmonin dh.unën që patëm. Që atë natë u tra nsferova tek italiani, që në fakt e quajnë Andrea.

Pas dy ditësh, me makinën e kar abinierëve shkuam në kue sturë, dorëzuam certifikatën e mjekut, pasaportën dhe më dhanë një copë letër, si ric evutë, për të marrë dokumentat, për arsye huma nitare.Burrit tim i kishin vënë kusht o të kthehej në Shqipëri, ose ta fus nin në b.urg për dhu.në dhe pri shje rendi.

Këto dy muaj kam jetuar si princeshë me Andrean. Më res pekton shumë. Ma bën qejfin për gjithçka.Të hënën të rhoqa dokumentat. M’i kanë dhënë për dy vjet, deri në prill të 2020, por mund të ri novohen prapë.

Dje Andrea më mori me vete. Hën grëm drekë bashkë, pastaj më çoi në një aut oshkollë, ku pagoi direkt 750 euro për mua, që të filloj kursin e pat entës. Më premtoi që do më blejë dhe makinën.Jam shumë e lumtur! Çdo gjë shkoi shumë mirë. Tani që mora dokumentat, do shkoj në Shqipëri të bëj nda rjen dhe të marr djalin që të vazhdoj direkt shkollën këtu në Itali, në shtator”.

Mbaron mbledhja e qeverisë, zbulohet komentin e parë të Ramës për protestën

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, e zhvilluar këtë të mërkurë në një kohë kur Tirana po përjeton ditën e dytë të protestës studentore.

Sipas gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë mbledhjes se personat që kanë ushtruar dhunë gjatë protestës, sipas tij, nuk janë studentë.

Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar fillimisht të mbahej në orën 17:30, por agjenda u ndryshua dhe ajo u zhvillua më herët, pas zhvillimeve të fundit të lidhura me protestën.

Më herët, Rama u detyrua të hynte në godinën e Kryeministrisë nga hyrja e pasme, e përdorur nga stafi i mediave, pasi hyrja kryesore ishte blinduar në kuadër të protestës.

Ndërkohë, protesta studentore vijon në Tiranë, ku në ditën e dytë të saj janë regjistruar tensione dhe përplasje, ndërsa studentëve u janë bashkuar edhe gjimnazistë

Eli Fara rikthehet në skenë pas videove in time, menaxheri zbulon sa e vështirë ishte ta bìndnin

Menaxheri Xhani Demika ka komentuar rikthimin e këngëtares Eli Fara në skenë, pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale të videove intime që përfshinin artisten dhe kompozitorin Adi Hila.

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Shqipëria Live”, me moderatore Sidorela Gjonin, Demika tregoi se bindja e këngëtares për të pranuar ftesën për koncert kishte kërkuar kohë dhe disa biseda. Sipas tij, fansat kishin shprehur interes për ta parë sërish në skenë.

“Na u desh shumë kohë që t’i mbushnim mendjen dhe ta realizonim këtë koncert, sepse edhe ajo e kishte shumë të vështirë dhe shumë të pamundur që të dilte. Por pas shumë bisedimesh, ne arritëm që ta bindnim që ajo të bënte performancën në club”, u shpreh Demika.

Ai theksoi se komentet në rrjetet sociale nuk duhet të përcaktojnë vendimet personale dhe profesionale të një artisteje, duke nënvizuar se Eli Fara ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe duhet të ketë mundësinë të vijojë aktivitetin e saj.

Pjesë nga intervista:

Sidorela: Të gjithë po komentojnë rikthimin në skenë të Eli Farës, na zbulo diçka më shumë?

Xhani: Të jem i sinqertë, shumë njerëz na kanë shkruar dhe na pyetur se pse nuk marrim Elin, pse nuk ftojmë Elin. Na u desh shumë kohë që t’i mbushnim mendjen dhe t’a realizonim këtë koncert, sepse edhe ajo e kishte shumë të vështirë dhe shumë të pamundur që të dilte. Por pas shumë bisedimesh, ne arritëm që t’a bindnim që ajo të bënte performancën në club. Ka njerëz që e duan dhe me zor e presin. Jo çdo koment duhet të ndikojë në jetën tonë. Aq më tepër që është një artiste në karrierë, me zor e ka ngritur këtë karrierë. E pse duhet të ndalojë, se në fund të fundit është diçka shumë personale e saj, ajo vetë e di. Prandaj ne vendosëm që ta realizonim këtë koncert. Mund të jetë e vështirë për të.

Sidorela: Po thua se mund të jetë e vështirë për të, më trego pak si po e kalon?

Xhani: Nuk e di shumë me brendësi, por uroj të shkojë sa më mirë koncerti. Uroj të vij si artiste, ashtu siç ka ardhur gjithmonë për të performuar. Ne kishim kohë që kishim menduar për këtë natën e legjendave dhe shansi ishte që ne ta ftonim më shpejt për ti bërë respektin tonë si artiste.

Sidorela: Ke një mesazh për të gjithë komentuesit?

Xhani: Me thënë të drejtën nuk jam askushi që t’u jap mendim njerëzve. Secili ka mendimin e vet, secili ka opinionin e vet. Por unë di të them se jeta vazhdon dhe secili mban përgjegjësi për gjërat që ndodhin. Gjërat kalojnë, secili të ecë me kokën lart.

Berisha për protestën e studentëve: Epike! Të shtrëngojmë radhët dhe të rrëzojmë regjìmin

Kryetari i Partisë Demokratike ishte sot në Dibër, ku mbajti “Foltoren e Ripërtëritjes”.

Kryedemokrati komentoi protestën e studentëve, duke u shprehur se askush nuk e do më qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Berisha e cilësoi protestën epike, duke bërë thirrje që grupe më të mëdha shoqërore të bëhen kundër qeverisjes aktuale të vendit, të cilën e cilësoi dështim.

“Sot studentët treguan se janë heronj të vërtetë, ata bënë përballje epike. Sot kërkohet që krahas heronjve në Tiranë, të bashkohen vlera të tjera të shumta, në mënyrë që t’i japim duart kësaj të keqeje të madhe dhe të përpunojmë së bashku vizionin më të mirë për Shqipërinë.

Kuvendi i PD-së i kërkon çdo demokrati që motoja e tij të jetë ripërtëritja. Ne duhet të shohim sesi të ripërtërijmë radhët tona. Unë kam besimin më të madh se do u përgjigjemi me sukses kërkesave”, tha kryedemokrati Berisha.

Ambasadores amerikane që takoi Ramën në Tiranë i ndodh e papritura, Shtëpia e Bardhë i kërkon që …

Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kimberly GuiIfoyle-it të japë dorëheqjen nga posti i ambasadores së SHBA-së në Greqi, pasi gazeta “The Wall Street Journal” raportoi se ajo kishte kërkuar 100,000 dollarë nga një donator i Trump-it në periudhën para seancës së saj të konfirmimit vitin e kaluar.

“I kemi kërkuar ambasadores Guilfoyle të japë dorëheqjen. Ajo ka qenë një vlerë e shtuar e mrekullueshme për ekipin dhe i urojmë gjithë të mirat,” tha të martën zëdhënësja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia.

Gazeta “The Journal” raportoi javën e kaluar se Guilfoyle kishte kërkuar një pagesë prej 100,000 dollarësh në llogarinë e saj “American Express” pak ditë para seancës së konfirmimit. Ndërsa kërkonte pagesën nga Eric Deters, një donator i Trump-it dhe ish-kandidat për në Kongres, Guilfoyle kishte theksuar lidhjet e saj me administratën Trump dhe ishte ofruar të lobonte pranë Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS) dhe Departamentit të Drejtësisë në emër të tij, sipas mesazheve me tekst të shqyrtuara nga gazeta. Ajo premtoi se do të ishte mbështetëse e palëkundur e Trump-it dhe e tij, “me Trump-in deri në fund, përgjithmonë”, nëse ai siguronte paratë për “Amex”. Në fund, ai nuk e kreu pagesën, duke i thënë asaj se kjo do t’i kushtonte martesën.

Avokati i Guilfoyle-it vuri në dyshim vërtetësinë e mesazheve, por nuk pranoi të jepte detaje, duke thënë se ambasadores i “dehej një shumë” për aktivitete ku kishte marrë pjesë para emërimit të saj. Deters tha se nuk i detyrohej asaj asnjë shumë.

Në shtator, “WSJ” raportoi se Guilfoyle kishte krijuar habi te zyrtarët qeveritarë në mbarë Evropën Juglindore me promovimin e saj këmbëngulës të një kompanie greke dhe përpjekjet e gjera për të përfshirë një nga lobistët e saj, Christos Marafatsos. Marafatsos merrte pjesë në takime në rezidencën e ambasadores dhe me zyrtarë të huaj, dhe disa zyrtarë e ngatërronin atë me shefin e saj të kabinetit.

Kjo seri zbulimesh kishte shkaktuar pakënaqësi te zyrtarët e administratës në Uashington, shumë prej të cilëve ishin tashmë skeptikë lidhur me mandatin e Guilfoyle-it si ambasadore. Që nga mbërritja në Athinë vjeshtën e kaluar, ish-e fejuara e Donald Trump Jr. i alternonte takimet me liderët rajonalë me vizita në sfilata mode dhe gala arti në Evropë. Stilistja e saj, Fancy James, shpesh e shoqëronte në udhëtime, duke marrë pjesë edhe në një darkë me zyrtarë grekë dhe bullgarë në Uashington në fillim të këtij viti.

I pyetur të hënën nëse mund ta shkarkonte Guilfoyle-n, Presidenti Trump u tha gazetarëve: “Epo, po e shqyrtojmë çështjen. Po, nuk jemi të kënaqur.”

FOTO/ Bebe Rexha e ” kall” në dasmën e vëllait, kërcen me Ledri Vulën nën rìtmet e këngës “U Harrum”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit pamje nga dasma e vëllait të saj, ku nuk kanë munguar muzika, vallet tradicionale shqiptare dhe emrat e njohur të skenës muzikore.

Në një nga videot e publikuara në rrjetet sociale, Bebe shfaqet duke kërcyer pranë reperit kosovar Ledri Vula, teksa të dy argëtohen nën ritmet e këngës “U Harrum”. Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e fansave, duke treguar atmosferën festive të krijuar gjatë ceremonisë familjare.

Ledri ishte një nga artistët e ftuar për të performuar në dasmë, ndërsa pjesë e programit muzikor ishte edhe këngëtarja Yllka Kuqi, e cila gjithashtu u shfaq në videot e shpërndara nga festa.Pavarësisht karrierës së saj ndërkombëtare dhe jetës në Shtetet e Bashkuara, Bebe Rexha ka treguar vazhdimisht lidhjen e fortë me prejardhjen dhe kulturën shqiptare.

Dasma e vëllait të saj, e organizuar më 11 tetor, u karakterizua nga elemente tradicionale, muzikë live, tupana dhe valle shqiptare. Në pamjet e publikuara shihen edhe dollarë të shpërndarë në dyshemenë e sallës, një detaj që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Vetë Bebe është përfshirë aktivisht në festë, duke kënduar dhe kërcyer së bashku me artistët e pranishëm. Në një tjetër moment, ajo shihet duke kënduar përkrah Yllka Kuqit.


Për këngëtaren, dasma ishte një mundësi për të festuar një moment të rëndësishëm familjar mes njerëzve të afërt dhe traditave me të cilat është rritur.

Videot e publikuara kanë sjellë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar atmosferën dhe mënyrën se si artistja e njohur ndërkombëtarisht është përfshirë në festën shqiptare.

Prania e Ledri Vulës dhe Yllka Kuqit e bëri mbrëmjen edhe më të veçantë, duke bashkuar muzikën moderne shqiptare me traditat që vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e festimeve familjare.

“A është ky dhëndri hajdut i bufit?!”, Balla i publikoi foton nga protesta, reagon Malltezi: Vendi im është pranë studentëve, i joti pranë bandave

Kryetari i grupit parIamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto të Jamarbër Malltezit në protestë dhe ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, se qëndron pas sulmeve dhe akteve të dhunës ndaj institucioneve.

“Student është ky? Apo dhëndri hajdut i bufit?! Kurrë mos kini dyshime. Pas çdo sulmi dhe dhune kundër institucioneve në këto 30 vite është Sali Berisha”, shkruan Balla.

Pas këtij reagimi ka ardhur edhe përgjigjja e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës, i cili ka ironizuar Ballën dhe ka deklaruar se mbështet studentët, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

“Vendi im si profesor është pranë studentëve, pavarësisht bindjeve. Vendi i Taulant Ballës është pranë bandave dhe banditëve, të urdhërojë vrasje e vjedhë tendera. Jemi të ndryshëm dhe Zoti na shpëtoftë nga zgjyra e tualetit”, shkruan Malltezi.