DjaIi ndihmoi një zonjë për t’i rreguΙΙuar gomën e makinës, nuk do ta besoηi si ia shρërbIeu ajo

Kur një gruaje të moshuar iu shpua goma e makinës, ajo nuk e kishte idenë se si do të mbërrinte në shtëpi.

Një i ri po udhëtonte përgjatë rrugës së fshatit, kur pa makinën buzë rrugës. Ai vuri re gruan e moshuar të shqetësuar dhe vendosi ta ndihmonte.

E moshuara u shqetësua akoma më shumë kur pa të huajin t’i afrohej. Çfarë donte ai? A do ta ndihmonte me të vërtetë?

Por përderisa ajo s’mund ta rregullonte vetë gomën e makinës, nuk kishte zgjidhje tjetër. I dha të huajit gomën rezervë dhe ai e ndryshoi atë shumë shpejt.

Gruaja e falenderoi dhe i afroi atij paratë për punën e bërë, por ai nuk pranoi. Në vend kë kësaj i tha gruas: Vetëm mendoni për mua kur të shikoni dikë që ka nevojë për ndihmë.

Kujtoni Brian Anderson dhe paguani për një vepër të mirë me një tjetër vepër të mirë. Pas kësaj ai u largua. Zonja e vjetër ishte aq e impresionuar me aktin e tij të mirësisë. U kthye në Mercedesin e saj dhe pasi eci një copë rrugë u ndal në një kafene.

Aty u prit nga një kameriere e qeshur, e cila i ofroi asaj një peshqir të thatë për flokët lagura në shi. Në atë moment gruaja vuri re se kamarierja ishte shtatzënë.

Ajo dukej shumë e lodhur, por dukej personi më i këndshëm në botë. Zonja e moshuar i ofroi asaj një gotë me limonadë. Pastaj u kujtua për Brian Anderson.

Ajo la 100 paund poshtë pijes së saj dhe kur kamarierja shkoi për t’i marrë ajo u largua. Pastaj kamarierja pa shënimin që gruaja i kishte lënë në një copë letre:

Një burrë i mirë më ndihmoi në rrugë, kështu që unë po ju ndihmoj juve. Brenda letrës ishin edhe 400 paund të tjera. Kamarierja mbeti pa fjalë,

përfundoi punën dhe u largua për në shtëpi. Kur mbërriti në shtëpi, u hodh mbi krevat dhe u ndje shumë me fat. U përkul mbi burrin e saj duke e puthur dhe i tha: Të dua Brian Anderson.

Origjina e pronës s’do të verifikohet më pas Hipotekës, Iehtësohen shitjet por cilat janë rreziqet për blerësit

Një ndryshim i propozuar në legjislacionin për pronat pritet të lehtësojë shitblerjet, por njëkohësisht ngre pikëpyetje të forta për sigurinë e blerësve në një treg të mbushur me regjistrime problematike, mbivendosje dhe konflikte pronësie.

Projektligji i ri për Agjencinë Shtetërore të Pronës parashikon se, pasi një pasuri të jetë regjistruar dhe pajisur me certifikatë, origjina e saj nuk do të verifikohet përsëri nga Kadastra gjatë shitjeve, dhurimeve apo transaksioneve të tjera.

“Pasuria që është certifikuar nga Drejtoria Vendore nuk është objekt verifikimi të origjinës së pronës, kur mbi pronën kryhen transaksione të tjera”, përcakton drafti.

Në praktikë, nëse një pronë shitet disa herë, Kadastra nuk do të rikthehet në çdo transaksion te i gjithë zinxhiri i dokumenteve për të kontrolluar mënyrën se si është krijuar fillimisht pronësia.

Ndryshimi synon të shpejtojë procedurat, të ulë ngarkesën administrative dhe t’i japë certifikatës një peshë më të madhe si dokumenti kryesor mbi të cilin mbështetet tregu i pasurive të paluajtshme.

Skyweb.al ka raportuar gjerësisht për paketën e re ligjore për pronat. Nga konsultimet me ekspertë të fushës dhe agjentë të pasurive të paluajtshme rezulton se ndryshimi sjell lehtësi të dukshme, por edhe rreziqe që lidhen veçanërisht me cilësinë e regjistrimeve ekzistuese.

Për qytetarët, noterët, agjencitë dhe bankat, mosrikontrollimi i historikut mund të përkthehet në shitje më të shpejta, më pak dokumente dhe më pak vonesa në Kadastër. Blerësi do të mbështetet kryesisht te certifikata, kartela dhe harta kadastrale.

Por kjo lehtësi e vendos të gjithë peshën mbi kontrollin fillestar. Nëse një titull i paligjshëm, një dokument problematik apo një regjistrim i pasaktë kalon filtrin e parë dhe pajiset me certifikatë, origjina e tij nuk do të rihapet gjatë transaksioneve të ardhshme.

Prona mund të shitet, rishitet ose të vendoset si garanci për kredi, ndërsa problemi mund të zbulohet vetëm vite më vonë, kur në konflikt janë përfshirë disa pronarë, një bankë apo persona të tjerë që kanë vepruar duke iu besuar regjistrit shtetëror.

Projektligji parashikon se certifikata duhet të mbështetet në një dokument ligjor që provon krijimin e së drejtës së pronësisë. Nëse ky dokument mungon, certifikata konsiderohet absolutisht e pavlefshme.

Pra, regjistrimi nuk e bën automatikisht të ligjshme një pronë të përfituar në mënyrë të paligjshme. Problemi është se si do të zbulohet parregullsia pasi origjina të mos kontrollohet më gjatë transaksioneve të mëvonshme.

Ndryshimet paralele të propozuara në ligjin për proceset kalimtare të pronësisë parashikojnë se ASHK-ja mund ta anulojë administrativisht një akt të paligjshëm kur prona vazhdon të jetë në emër të përfituesit fillestar dhe respektohen afatet ligjore.

Por kur prona u është kaluar personave të tretë, vendimi i Kadastrës nuk mund të prodhojë pasoja pa u shqyrtuar çështja nga gjykata dhe pa marrë një vendim të formës së prerë.

Kjo mund ta vendosë blerësin përballë një procesi të gjatë gjyqësor, megjithëse ai e ka blerë pronën duke u mbështetur te certifikata e lëshuar nga vetë shteti.

Edhe më e paqartë është situata e pronave të hipotekuara. Hipoteka nuk e pastron origjinën e paligjshme të pronës, por drafti nuk sqaron shprehimisht çfarë ndodh me bankën dhe kredimarrësin nëse certifikata që ka shërbyer si bazë për kredinë shpallet më pas e pavlefshme.

Nuk përcaktohet qartë nëse banka e humbet garancinë, nëse kredimarrësi vazhdon të mbajë i vetëm detyrimin apo nëse lind përgjegjësi për institucionin që ka certifikuar pronën.

Ndryshimi përpiqet të vendosë siguri dhe shpejtësi në tregun e pronave, por në kushtet shqiptare rrezikon gjithashtu ta zhvendosë barrën e gabimeve të Kadastrës te qytetari që blen duke besuar te dokumentet shtetërore.

Pyetja që mbetet pa përgjigje është thelbësore: nëse shteti nuk e rikontrollon origjinën dhe certifikata rezulton më vonë e pavlefshme, kush do të mbajë përgjegjësi dhe mbi të gjitha, si do të zgjidhet problemi?! /skyweb.al

“7 ditë…” Monika Lubonja rikthehet në mënyrën më të çuditshme pas skandaIit me Adi Hilën (Video)

Pas ditëve të fundit, gjatë të cilave emri i saj është përfshirë në diskutimet për videot intime të kompozitorit Adrian Hila, aktorja Monika Lubonja është rikthyer me një publikim të ri në rrjetet sociale.

Aktorja ka ndarë në Instagram një video të realizuar në bashkëpunim me një biznes, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është një fjali që shqipton gjatë videos.

“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, shprehet Lubonja, duke përdorur shprehjen e njohur popullore.

Deklarata vjen në një moment kur aktorja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të materialeve private që kanë qarkulluar në internet. Për këtë arsye, fjalët e saj mund të interpretohen si një mesazh indirekt për situatën e krijuar dhe zhurmën mediatike që e ka shoqëruar.

Megjithatë, Monika nuk e përmend drejtpërdrejt çështjen e videove në këtë fragment, ndaj mbetet e paqartë nëse shprehja është zgjedhur qëllimisht si reagim apo është thjesht pjesë e përmbajtjes së videos promovuese.

Ky publikim vjen pasi persona të afërt me aktoren, mes tyre Ema Andrea dhe Meridian Ramçaj, kanë treguar publikisht se ajo e ka përjetuar rëndë situatën e ditëve të fundit, duke kërkuar që të respektohet privatësia e saj.

VIDEO

Sinjalet që po presin të gjithë / Pse po uIet çmimi i naftës këtë javë dhe çfarë po ndodh me furnizimet?

Çmimet e naftës kanë nisur javën me rënie, ndërsa pritshmëritë për furnizime shtesë nga Rusia dhe njoftimi për një armëpushim të mundshëm energjetik mes Moskës dhe Kievit kanë ndikuar në zhvillimet e tregjeve ndërkombëtare.

Sipas Reuters, deri në orën 08:21 të së hënës, kontratat e së ardhmes për naftën Brent ranë me 22 centë, ose 0.2%, duke arritur në 104.50 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 91.45 dollarë për fuçi, me një rënie prej 40 centësh, ose 0.4%. Të dy treguesit kryesorë kishin shënuar humbje prej më shumë se 1% në fillim të sesionit tregtar.

Rënia ishte edhe më e theksuar në tregun e dizelit. Kontratat e së ardhmes për gazolinën industriale (ICE gasoil), një tregues i rëndësishëm për çmimet e dizelit në Evropë, ranë me 4.6%, në 1,415 dollarë për ton metrikë.

Rusia paralajmëron furnizime shtesë me dizel

Lëvizjet në treg lidhen pjesërisht me deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili bëri të ditur se Rusia do të furnizojë menjëherë tregjet amerikane dhe ndërkombëtare me mbi 300 mijë tonë metrikë dizel, ekuivalent me rreth 2.25 milionë fuçi.

Sipas Reuters, Rusia ka lehtësuar pjesërisht kufizimet për eksportin e dizelit, duke mundësuar daljen në tregun ndërkombëtar të rreth 500 mijë tonëve, ose afërsisht 3.7 milionë fuçive.

Megjithatë, ndikimi real i këtyre furnizimeve mbetet i pasigurt. Analisti i PVM, Tamas Varga, vlerësoi se kapacitetet e rafinimit të Rusisë janë dëmtuar ndjeshëm, çka mund të kufizojë mundësinë e saj për të rritur shpejt furnizimet.

Sasia prej 500 mijë tonësh përfaqëson afërsisht konsumin e një dite në Shtetet e Bashkuara dhe rreth 13% të kërkesës globale, sipas vlerësimit të cituar nga analisti.

Ndërkohë, presidenti Trump njoftoi të dielën se Rusia dhe Ukraina kishin rënë dakord të ndalonin sulmet ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës. Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se ende po priste hollësi konkrete për marrëveshjen, ndërsa Moska nuk kishte komentuar publikisht njoftimin.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, u bëri thirrje vendeve anëtare të vlerësojnë nëse nevojiten lirime të tjera të rezervave të dizelit. Ai gjithashtu kërkoi që shtetet që nuk i kanë vënë ende plotësisht në dispozicion sasitë e premtuara të përshpejtojnë furnizimet, duke i dhënë përparësi dizelit.

Tensionet në Lindjen e Mesme mbajnë Brent-in mbi 100 dollarë

Pavarësisht rënies së çmimeve në fillim të javës, konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të ushtrojë presion mbi furnizimet globale dhe të mbështesë çmimin e naftës Brent mbi nivelin e 100 dollarëve për fuçi.

Huthit, grupi i armatosur i mbështetur nga Irani, morën përgjegjësinë për një sulm të së shtunës ndaj aeroportit ndërkombëtar të Riadit, ku, sipas raportimit të Reuters, 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën.

Shqetësimet për furnizimet janë shtuar edhe nga raportimet për sulme të tjera ndaj anijeve cisternë që lundrojnë në rajon. Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) raportuan se një cisternë u godit nga një dron pranë Soharit, në Oman, ndërsa një tjetër u dëmtua gjatë kalimit nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Këto incidente rrezikojnë të pengojnë rimëkëmbjen e eksporteve të naftës bruto nga Lindja e Mesme, të vërejtur gjatë shtatorit.

Ecuria e çmimeve në ditët në vijim do të varet nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, siguria e transportit detar dhe mundësia që furnizimet shtesë të kompensojnë një pjesë të presionit mbi tregun global të energjisë.

Nisma “KURSE” e qeverisë/ Nga vezët te qumështi dhe vaji, ja sa uIen çmimet e produkteve të shportës

Qytetarët do të mund të blejnë një sërë produktesh të shportës me çmime të reduktuara deri në 40%, në kuadër të nismës së re “KURSE”, të prezantuar këtë të hënë nga qeveria në platformën “Pasqyrë Albania”. Programi është një iniciativë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe realizohet në bashkëpunim me rrjetet e supermarketeve dhe furnitorët. Skema parashikon reduktimin e marzheve tregtare, me qëllim që ulja të reflektohet drejtpërdrejt në çmimin që paguan konsumatori.

Çmimet e reja do të aplikohen nga sot dhe do të qëndrojnë në fuqi deri më 12 janar 2027.Nga lista e publikuar, uljet më të mëdha prekin kripën dhe vezët, për të cilat reduktimi i çmimit mund të arrijë deri në 40%.Ndryshime të konsiderueshme parashikohen edhe për disa prej produkteve më të përdorura në familjet shqiptare. Orizi do të kushtojë nga 4% deri në 26% më pak, ndërsa për qumështin ulja varion nga 4% në 25%. Edhe thjerrëzat mund të blihen deri në 25% më lirë, ndërsa për miellin reduktimi arrin deri në 24%.

Në nismë janë përfshirë gjithashtu makaronat, me ulje nga 3% deri në 22%, dhe salca e domates, çmimi i së cilës reduktohet deri në 21%.Për fasulet parashikohet një ulje prej 15-20%, ndërsa kosi do të jetë 5-20% më lirë. Djathi përfshihet me reduktime nga 7% në 17%, kurse gjalpi nga 6% në 15%.Në kategorinë e produkteve të tjera, kafeja do të ketë ulje deri në 15%, bananet deri në 13%, ndërsa salçiçet dhe kremviçet deri në 11%. Për sheqerin, reduktimi është më i kufizuar dhe varion nga 1% deri në 7%.

Lista përfshin gjithashtu ujin me 17% ulje, niseshtenë me 18%, proshutën me 8%, biskotat dhe bullgurin me nga 6%, si dhe vajin e ullirit dhe specat konservë me nga 5%. Për vajin e lulediellit çmimet reduktohen me 3-6%, ndërsa për lëngjet e frutave me 5-6%.Përmes platformës, konsumatorët do të kenë mundësi të shohin diferencën mes çmimit të mëparshëm dhe atij të aplikuar në kuadër të nismës, duke llogaritur edhe kursimin për secilin artikull.

Produktet dhe uljet e parashikuara:

Kripë dhe vezë – deri në 40%
Oriz – 4-26%
Qumësht – 4-25%
Thjerrëza – 6-25%
Miell – 4-24%
Makarona – 3-22%
Salcë domate – deri në 21%
Fasule – 15-20%
Kos – 5-20%
Niseshte – 18%
Djathë – 7-17%
Ujë – 17%
Gjalpë dhe kafe – deri në 15%
Banane – 9-13%
Salçiçe/kremviçe – 7-11%
Proshutë – 8%
Sheqer – 1-7%
Biskota dhe bullgur – 6%
Lëngje frutash – 5-6%
Vaj luledielli – 3-6%
Vaj ulliri dhe speca konservë – 5%.

Shkoi në spital për një kγç të thγer të këmbës, 21-vjeçarja hυmb je tën pas mbidozës së qetësuesve

Një dëmtim në kyçin e këmbës, që në dukje kërkonte vetëm trajtim spitalor, përfundoi tragjikisht për një studente 21-vjeçare në Connecticut. Më shumë se një vit pas vdekjes së Dale Alice Martin, familja e saj ka ngritur një padi ndaj spitalit, duke pretenduar se e reja humbi jetën pasi iu administrua një sasi e tepërt medikamentesh kundër dhimbjeve.

Dale u dërgua në Waterbury Hospital më 10 prill 2025, pasi kishte pësuar një frakturë teksa punonte në një fermë. Sipas familjes, ajo nuk vuante nga një gjendje që konsiderohej kërcënuese për jetën në momentin e paraqitjes në spital.

Por gjatë orëve që pasuan, gjendja e saj ndryshoi. Në padinë e depozituar nga familjarët pretendohet se 21-vjeçares iu dhanë disa medikamente kundër dhimbjes, të cilat ndikuan në frymëmarrjen dhe nivelin e vetëdijes së saj.

Avokati i familjes, Christopher Mattei, pretendon se brenda rreth 14 orësh nga shtrimi, efektet e barnave ishin bërë aq të forta sa e reja pësoi probleme serioze me frymëmarrjen.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Dale ishte bërë gjithashtu shumë e përgjumur, çka, sipas padisë, e kishte bërë të vështirë që ajo të kërkonte vetë ndihmë ndërsa gjendja përkeqësohej.

Familja pretendon se ndryshimet në gjendjen e saj nuk u identifikuan dhe nuk u trajtuan në kohën e duhur. Në padi thuhet se kur një infermiere e kontrolloi rreth orës 07:00 të mëngjesit, zemra e 21-vjeçares kishte ndaluar së rrahuri.

Përpjekjet për ta shpëtuar nuk patën sukses. Autopsia përcaktoi arrestin kardiak si shkakun e vdekjes, ndërsa familjarët kërkojnë që përmes procesit gjyqësor të përcaktohet nëse trajtimi i marrë në spital kontribuoi në humbjen e jetës së saj.

Çështja nuk është fokusuar vetëm te medikamentet që iu administruan pacientes. Familja dhe avokati i saj kanë ngritur pikëpyetje edhe mbi kushtet në të cilat funksiononte Waterbury Hospital në atë periudhë.

Babai i Dale, Lindsay Martin, ka deklaruar se familja mësoi vetëm pas vdekjes së vajzës për problemet financiare dhe organizative me të cilat përballej institucioni.

Sipas tij, ata nuk kishin dijeni se spitali ishte lidhur me një kompani që ndodhej në procedurë falimentimi dhe se kishte pretendime për mungesa të burimeve të nevojshme. Ai shtoi se vajza nuk kishte pasur praktikisht mundësi të zgjidhte një institucion tjetër, pasi ishte dërguar në spitalin më të afërt.

Në kohën e ngjarjes, Waterbury Hospital ishte në pronësi të Prospect Medical Holdings. Kompania me bazë në Kaliforni kishte shpallur falimentimin në janar 2025. Më pas, institucioni shëndetësor kaloi nën pronësinë e UConn Health.

Avokati Mattei pretendon se vështirësitë financiare të pronarit të mëparshëm mund të kenë ndikuar në nivelin e personelit, trajnimin e punonjësve dhe funksionimin e infrastrukturës së spitalit. Këto pretendime pritet të jenë pjesë e çështjes gjyqësore dhe nuk janë përcaktuar ende si fakte nga gjykata.

Dale Martin jetonte në Bethlehem të Connecticut-it, kishte përfunduar shkollën e mesme në Pelham të Nju Jorkut dhe studionte anglisht dhe histori në Trinity University në San Antonio, Teksas.

Përfaqësuesit e spitalit nuk kanë komentuar mbi pretendimet e ngritura në padi, duke theksuar se rasti i përket periudhës përpara kalimit të institucionit te pronari i ri.

Tashmë procesi gjyqësor pritet të përcaktojë se çfarë ndodhi gjatë orëve të fundit të 21-vjeçares në spital dhe nëse ka pasur neglizhencë mjekësore, siç pretendon familja e saj.

Nuk jam duke kërkυαr pasuri apo Βυkuri, ρo nje Β υrrë qe ja di Κυρtimin jetes

Pershendetje! Kërkoj një lidhje serioze, Jam single Unë dua të martohem duke pasur familjen time.

Unë nuk jam duke kërkuar pasuri apo bukuri,vetem ato gjera te cilati kamdhe un.

Unë dua dikë për të vërtetë që di se çfarë dëshiron nga jeta që është e vendosur dhe që ka karakter,jo vetem te dalme shoqeri dhe mu tme mbyll mrena kater mureve.

Unë dua një shok për të jetuar jetën, kështu që nëse jeni duke kërkuar të njëjtën, ju lutem mos telefononi.

Preferoj sms në redaksinë e faqes pasi mund te me shkruani ne cdo koh,shpresoj se do ta kem fatin. 

“Ku i ke lekët?” Familjari rrëfen tmerrin në banesë: Grabitësit me uniformë policie e go ditën nipin me pistoletë në kokë

Disa persona të maskuar dhe të prezantuar si punonjës policie kanë tentuar të grabisin një banesë në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Autorët dyshohet se kanë marrë rreth 3 milionë lekë të vjetra dhe katër telefona celularë.

Kryefamiljari Lorenc Zenellari rrëfen se grabitja zgjati rreth 15-20 minuta dhe se autorët e pyetën vazhdimisht për paratë.

Zenellari nënvizon se gjatë ngjarjes të maskuarit kanë kërcënuar familjarët dhe kanë goditur me armë nipin e të zotit të shtëpisë.

Lorenc Zenellari tregon se në banesë ndodheshin edhe 6 fëmijë të mitur, nga 3-4 muajsh deri në 10 vjeç, të cilët përjetuan momente frike.

Lorenc Zenellari: Nga ora katër e mëngjesit ka ndodhur kjo histori. Unë po flija gjumë. Fëmijët, të dy nipat e motrës janë me familje, kanë edhe fëmijë të vegjël. Unë po flija brenda edhe i kapën çunat. Ishin bërë si policë, sikur ishin policia. Unë po flija brenda në shtëpi, më erdhën katër veta brenda në shtëpi. Më thotë ai mua: “Mos lëviz, policia” I thashë: “O zotëri, ma nxirr maskën të të shikoj kush je, se nuk kam kundërshtim me ty si shtet. Në fillim më provokoi: “Ku e ke pistoletën? Lejen e armëmbajtjes? “Nuk kam,” i thashë. Thotë: “Po drogë”. Pastaj doli te muhabeti i lekëve: “Ku i ke lekët?” Më thoshte: “Çohu!” I thosha unë: “Nxirre maskën të të shoh në fytyrë”. Bërtisnin fëmijët, nwnws sime i ra tre herë të fik atje brenda në dhomë.

Zgjati 15 deri në 16 minuta. Pastaj lajmëruan policinë fqinjët këtu, erdhi policia. Pastaj erdhi nipi. Ky thoshte: “Unë do të vij me dajën”. Se nuk e dinim që ishin mafie, mendonim se ishin policia. Ai i tha: “Jo, rri ti”. I goditi djalit me pistoletë. Në atë moment ikën të gjithë, u shpërndanë.

Ishin 6 fëmijë të vegjël brenda, nga 10 vjeç e nga 3- 4 muajsh. U trembën fëmijët. Nuk kam dyshim se kush e ka bërë. Unë në shtëpi kam punuar gjithë jetën time. Në Greqi e kanë marrë vesh që ky çuni i filanit po mblidhte hekura e tashmë është bërë me shtëpi. Unë nuk ia fus gishtin njeriut se e ke bërë ti apo s’e ke bërë ti. Një person e ka bërë këtu për inat: Pse të bëhet ky më lart se unë?/vizionplus.tv

“Hëngre bukën e dikujt”, Rezart Veleshnja ‘shpërthen’ ndaj Salsano Rrapit: Për ty s’e rr*jti njeri kur ike nga Portokallia

Largimi i SaIsano Rrapit nga drejtimi i spektaklit të humorit “Portokalli”, dhe rikthimi i Agron Llakajt ngjalli surprizë por edhe debat, këtë sezon të ri.

Llakaj solli edhe Albano Bogdon në Portokalli, por kur u pyet për largimin e Salsanos, ai reagoi me habi, duke thënë se nuk e priste që ai të largohej në atë formë. Llakaj madje tha se kishte menduar që stafetën ta merrte duke e drejtuar natën e parë së bashku me Salsanon.

Por telashet duket se nuk kanë përfunduar. E siç tregohet nga reagimi i një tjetër aktori të Portokallisë, Rezart Veleshnja, Salsano nuk është larguar në paqe nga “Portokalli”.

Veleshnja lë të nënkuptohet se Salsano ka qenë i “padëshiruar” teksa nuk i kursen as ofendimet ndaj tij në një koment të bërë në Instagram.

“Urime shokëve dhe kolegëve të Portokallisë! Diçka kisha: Kushdo që ka ik nga Portokallia nga artistët, shqiptarët e kanë ndjerë dhe kanë pasur dëshpërim në reagimet e tyre për ta! Kurse për ty o Salsano Trapi për çudi se rr…ti njeri! Kaq vlera paske pas që ta dish hëngre bukën e dikujt me talent kot e më kot”, shkruan Veleshnja.

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhìqen

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa në vendimin bazë për dokumentet e identitetit të shtetasve shqiptarë, duke përfshirë zyrtarisht në kuadrin rregullator procedurat dhe mënyrën e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike.

Vendimi i ri, i ndërmarrë me propozim të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe në mbështetje të Kushtetutës e ligjit “Për letërnjoftimin elektronik dhe digjital të shtetasve shqiptarë”, plotëson vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 253, datë 27.4.2007.

Sipas tekstit të miratuar, titullit të vendimit bazë i shtohet togfjalëshi “, … si dhe mënyrën e shpërndarjes …”, duke zgjeruar fushën e veprimit të vendimit. Nëpërmjet shtimit të pikës 2/1, miratohet aneksi nr. 3 bashkëlidhur vendimit, i cili normon konkretisht mënyrën se si do të kryhet shpërndarja e letërnjoftimeve elektronike për qytetarët.

Ndërkaq, pika 2/2 përcakton terminologjinë zyrtare që do të zbatohet përgjatë gjithë procesit administrativ. Me qëllim qartësimin e kompetencave dhe procedurave, akti i ri përcakton nocionet kryesore.

Autoriteti përgjegjës është shoqëria aksionare e ngarkuar me prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike. Ndërsa shpërndarja e letërnjoftimit elektronik është procesi i vënies në dispozicion dhe dorëzimit të sigurt të dokumentit te mbajtësi i ligjshëm, pasi të kenë përfunduar fazat e aplikimit dhe personalizimit.

Zyrë aplikimi është struktura e administruar nga autoriteti përgjegjës. Brenda vendit kjo strukturë organizohet në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore, ndërsa jashtë territorit të Shqipërisë, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme.

Kuadri i ri sipas Aneksit 3, nga vendi i tërheqjes te pamundësia fizike

Aneksi nr. 3 i bashkëlidhur vendimit përcakton se shpërndarja e letërnjoftimit elektronik kryhet, si rregull, në të njëjtën zyrë aplikimi ku është kryer procedura. Megjithatë, për të lehtësuar aksesin e qytetarëve, autoriteti përgjegjës mund të përcaktojë edhe ambiente të tjera, me kusht respektimin e standardeve të sigurisë.

Dokumenti tërhiqet personalisht nga aplikuesi në përputhje me protokollet teknike. Akti parashikon gjithashtu hartimin e procedurave të detajuara teknike për:

Rregullorja e re përcakton me saktësi se çfarë ndodh me kartat e identitetit që nuk tërhiqen nga aplikuesit. Ajo parashikon se këto dokumente do të ruhen nga strukturat e autoritetit përgjegjës për të paktën 12 muaj nga data e prodhimit, por jo më vonë se muaji dhjetor i vitit pasardhës ndaj atij të prodhimit.

Pas përfundimit të këtij afati, autoriteti përgjegjës evidenton dokumentet e patërhequra dhe procedon me asgjësimin e tyre sipas legjislacionit në fuqi.

Për aplikimet e kryera jashtë vendit, zyrat pranë misioneve diplomatike dhe posteve konsullore do t’i dërgojnë dokumentet e patërhequra brenda 12 muajve përmes rrugës postare pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila më pas ia dorëzon ato autoritetit përgjegjës për kryerjen e asgjësimit.

Për zbatimin e këtyre ndryshimeve ngarkohen drejtpërdrejt Ministria e Punëve të Brendshme dhe shoqëria aksionare përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike. Akti normativ hyn në fuqi menjëherë pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.