5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

Personat që japin vetëdekIarime të rreme pranë bankave apo institucioneve të tjera financiare mund të përballen me gjoba nga 500 mijë deri në 1 milion lekë. Masa parashikohet në projektligjin “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, i hedhur sëfundmi për konsultim publik nga Ministria e Financave.

Drafti vendos përgjegjësi edhe për klientët, krahas detyrimeve të institucioneve financiare për të mbledhur, verifikuar dhe raportuar të dhënat për llogaritë e raportueshme, raporton skyweb.al.

Sipas nenit 17, gjoba zbatohet ndaj mbajtësit të llogarisë, personit që kontrollon një kompani ose personit tjetër përgjegjës që nënshkruan, paraqet apo konfirmon një vetëdeklarim të rremë.

Këto deklarime shërbejnë veçanërisht për përcaktimin e rezidencës tatimore, pra vendit ose vendeve ku personi konsiderohet rezident për qëllime tatimore. Në dokumentacion kërkohen të dhëna si adresa e vendbanimit, numri i identifikimit tatimor dhe data e lindjes.

Projektligji parashikon gjoba edhe për refuzimin e dhënies së informacionit ose dokumentacionit të kërkuar. Në këtë rast, masa varion nga 300 mijë deri në 700 mijë lekë.

Bankat do të kenë detyrimin të verifikojnë nëse deklarimi përputhet me informacionin që disponojnë për klientin. Kur kanë arsye të besojnë se të dhënat janë të pasakta ose të pabesueshme, duhet të kërkojnë deklarim të ri ose dokumentacion mbështetës. Edhe klienti duhet të njoftojë ndryshimet që e bëjnë informacionin e mëparshëm të pasaktë.

Gjobat do të vendosen nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, duke marrë parasysh rëndësinë, kohëzgjatjen dhe përsëritjen e shkeljes. Vendimi mund të ankimohet në gjykatën administrative.

Projektligji synon forcimin e shkëmbimit të informacionit financiar për luftën kundër evazionit. Efektet e tij parashikohen të fillojnë nga data e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Del VIDEO/ Iu morën 30 milionë lekë dhe disa telefona, momenti kur famiIjarët ndjekin autorët në Elbasan

Vizion Plus ka siguruar videon kur familja Zenellari ka ndjekur disa persona që dyshohet se iu grabitën rreth 3 milionë lekë të vjetra dhe katër telefona celularë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Kryefamiljari Lorenc Zenellari rrëfeu se grabitja zgjati rreth 15-20 minuta dhe se autorët e pyetën vazhdimisht për paratë.

Zenellari nënvizon se gjatë ngjarjes të maskuarit kanë kërcënuar familjarët dhe kanë goditur me armë nipin e të zotit të shtëpisë./vizionplus.tv

VIDEO

‘Mos lëviz, Policia e Shtetit’/ Qytetari në Elbasan tregon si i grabịtën 30 mijë euro: Më erdhën me uniformë!

Të tjera detaje kanë dalë në dritë, pas grabitjes së ndodhur në Elbasan mëngjesin e kësaj të hëne.

Qytetari ka treguar në një intervistë për Syri se si dy automjete ‘policie’ erdhën në banesën e tij dhe persona të maskuar i kanë kërkuar t’i tregonte se ku i mbante paratë, apo nëse kishte armë pa leje dhe lëndë narkotike.

Sipas tij, hajdutët i kanë drejtuar pistoletën me fjalët: ‘Mos lëviz, Policia e Shtetit’, çohu se do të të marr me vete’.

Ai ka treguar se si fëmijët e tij të mitur dhe nëna u traumatizuan nga ngjarja.

‘Ishin me uniforma policie, të maskuar dhe me pranga. Këto që kanë ardhur kanë ardhur me spiunllëk. Kam punuar në të zezë, edhe policia më tha pse ti me gjithë këto para. 30 mijë euro i kam siguruar nga puna jashtë. Nënës sime i ka rënë 4 herë të fikët’, u shpreh viktima, pre e grabitjes.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 13 Tetor  2026

Dashi

Dite mjaft e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një Iidhje. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit tuaja dhe me maturi do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te hershme. Beqaret do jene ne humor shume te mire dhe do ndihen mire fale disa takimeve qe do realizojnë. Ne planin financiar pritet begati dhe qëndrueshmëri. Çdo hap e keni hedhur me kujdes e maturi te madhe.

Demi

Pasioni do mbizotërojë gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift dhe emocionet do jene te fuqishme. Shfrytëzojeni çdo sekonde kur te jeni pranë partnerit. Beqaret nga ana tjetër do tregohen te kujdesshëm me çdo ftese qe do ju behet sepse nuk do duan te zhgënjehen. Me financat do i keni punët mire. Do dini sa para te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

Binjaket

Ka rrezik te keni probleme te mëdha me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do jeni për asnjë çast te qete. beqaret do jene te paqëndrueshëm ne mendime dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin pasi t’iu bëhen propozime. Merrni gjithë kohen e duhur për te vendosur. Ne planin financiar gjithçka do ju shkoje si e kishit menduar. Do arrini edhe te mblidhni ndonjë para.

Gaforrja

Do ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit dhe ka mundësi te zhgënjeheni pa mase. Asgjë nuk do ju realizohet sepse partneri nuk do jete ne humorin e duhur. Beqaret do fiksohen pas dikujt dhe nuk do ndalen derisa ta bëjnë për vete. Ne planin financiar nuk do keni me vështirësi sepse familja do ju japë mbështetje te madhe. Do ndiheni te qete.

Luani

Jeta juaj ne çift do jete shume e kënaqshme gjate kësaj dite. Do dini si ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Nëse preferojnë lidhjet serioze duhet te presin edhe pak. buxheti do dobësohet ndjeshëm nëse kryeni investime te mëdha. Kujdes!

Virgjeresha

Si ju ashtu edhe parteri do mundoheni fort sot te vendosni qëndrueshmërinë ne jetën tuaj ne çift. Do mundoheni pak, por ne fund do ja dilni mbanë. Beqaret duhet te përfitojnë nga takimet e punës për te pare edhe ndonjë person interesant te cilin mund ta kenë ne krah ne te ardhmen. Financat do jene delikate kështu qe kryejini me kujdes shpenzimet e menduara.

Peshorja

Dita e sotme do jete e veçante për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do marrin një tjetër kuptim për ju dhe kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Beqaret do jene shume strikte dhe nuk do i pranojnë ftesat qe do ju behet. Ne planin financiar tregohuni me largpamës dhe shpenzoni me shume kujdes. Gjithçka do ju ece mire po vepruat si duhet.

Akrepi

Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për te gjitha problemet qe keni pasur ne çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni me optimiste për te ardhmen. Beqaret do kenë disa takime, por fale tyre mund te linin vetëm dashuria kalimtare. Planetët do jene ne anën tuaj ne planin financiar dhe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën. Shfrytëzojeni këtë mundësi!

Shigjetari

Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Beqaret do hipnotizohen nga ideja se nuk mund te jetojnë dot me vetëm. Mos bëni gabime te cilat as vete nuk do ia falni vetes. Marsi do sjelle turbullira ne planin financiar. Kujdes me çdo hap qe do hidhni dhe shpenzoni me maturi.

Bricjapi

Atmosfera ne jetën ne çift do jete e ngrohte dhe harmonike sot. Bashkëpunimi de komunikimi do mbizotërojë gjete gjithë kohës. Ata qe mendojnë për një te ardhme se bashku duhet te përgatisin projektet. Beqaret do fillojnë një histori dashurie e cila do shndërrohet shpejt ne një lidhje serioze. Me financat nuk do i keni mire punët sepse do shpenzoni jashtë mase.

Ujori

Jeta ne çift nuk do jete ashtu si ju e keni pritur sot. Nuk do mungojnë debatet dhe mosmarrëveshjet çka do e tensionojnë mjaft ambientin. Beqaret do jene sharmante dhe do tërheqin vëmendjen e te gjithëve. Mos ngurroni te paktën te njiheni me disa persona. Gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjte ne planin financiar. Kujdes me hapat qe do hidhni.

Peshqit

Nëse kohet e fundit jeni përballur me një situate te vështirë ne çift, sot do i shikoni gjerat më me qartësi. Situata do filloje te stabilizohet pak nga pak. Beqaret do flirtojnë pa pushim, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse iu pëlqejnë ose prisni ende për një lidhje serioze. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te mos përkeqësohet.

“Do të të bëj të fitosh shumë para”/ Regjistrimi sekret që tròndit ambasadoren e Trump në Greqi: Avionë privatë, biznesmenë të fuqishëm dhe një pistë që të çon në Shqipëri

Kimberly Guilfoyle, ambasadorja amerikane në Greqi dhe ish-e fejuara e Donald Trump Jr., është përfshirë në një histori ku diplomacia amerikane, avionët privatë, hotelet luksoze dhe interesat e biznesit duket se takohen në të njëjtën tryezë. Një investigim i The Wall Street Journal zbulon se diplomatja ka folur hapur për marrëdhëniet e saj me dy biznesmenë të fuqishëm grekë, të cilët, sipas gazetës, i kanë ofruar udhëtime private dhe qëndrime në hotele të shtrenjta.

Por historia nuk mbaron te luksi i një ambasadoreje. Njëri prej biznesmenëve ka interesa të rëndësishme në sektorin energjetik dhe kompania e tij kërkon të zgjerojë aktivitetin në Ballkan, përfshirë Shqipërinë.

Gjithçka nis në Davos, në janar të vitit 2026, gjatë Forumit Ekonomik Botëror. Guilfoyle dëshironte të merrte pjesë në një darkë të organizuar për Eric Trump, djalin e presidentit amerikan. Problemi ishte se emri i saj nuk figuronte në listën e të ftuarve.

Sipas The Wall Street Journal, që ka siguruar një regjistrim audio dhe ka folur me persona të njohur me bisedën, ambasadorja kërkoi ndihmën e një biznesmeni amerikan për të siguruar një vend në darkë.

Gjatë bisedës, Guilfoyle nuk u kursye në premtime.

“E di, mund të ta sjell botën në duar. Gjë që e meriton”, dëgjohet të thotë ajo në regjistrim.

Në një moment tjetër, deklarata bëhet edhe më e drejtpërdrejtë:

“Do të të bëj të fitosh shumë para”.

Fjalë të pazakonta për një ambasadore që përfaqëson Shtetet e Bashkuara, veçanërisht kur shqiptohen në një mjedis ku biznesmenët kërkojnë kontakte, marrëveshje dhe ndikim politik.

Guilfoyle shprehu pakënaqësi për mungesën e ftesës, duke pretenduar se organizatorët duhej ta kishin trajtuar me më shumë respekt. Në fund, arriti të siguronte një vend në darkë.

Irene Vantaraki, drejtuese e Greek House Davos, konfirmoi për gazetën amerikane se organizatorëve u ishte dashur të menaxhonin një situatë të vështirë me disa të ftuar të rëndësishëm. Megjithatë, ajo theksoi se Guilfoyle ishte treguar e sjellshme dhe diskrete gjatë aktivitetit.

Dy biznesmenët grekë dhe luksi i ambasadores

Në regjistrimin e siguruar nga The Wall Street Journal, Guilfoyle pranon se kishte mbërritur në Davos me avionin privat të Alexandros Exarchou, drejtues ekzekutiv i grupit grek të ndërtimit dhe infrastrukturës Aktor.

Emri tjetër është Nikolas Tsakos, një nga biznesmenët e njohur grekë të transportit detar, i cili, sipas investigimit, kishte mbuluar qëndrimin e ambasadores në hotelin luksoz Four Seasons George V në Paris.

Marrëdhënie të tilla nuk përbëjnë automatikisht shkelje ligjore. Por për një ambasadore amerikane, pranimi i përfitimeve nga biznesmenë me interesa ekonomike që mund të ndikohen nga veprimtaria diplomatike ngre pyetje për transparencën dhe konfliktin e mundshëm të interesit.

Sipas raportimeve, Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit amerikan të Shtetit po shqyrton çështje që lidhen me dhuratat dhe përfitimet e mundshme të ambasadores.

Ambasada amerikane në Athinë i ka kundërshtuar akuzat, duke deklaruar se Guilfoyle ka respektuar rregullat përkatëse të etikës dhe deklarimit të dhuratave.

Nga Athina në Tiranë, interesat energjetike të biznesmenit që i ofroi avionin privat

Pjesa më interesante e investigimit për Shqipërinë lidhet me Alexandros Exarchou.

Biznesmeni grek nuk është thjesht pronari i avionit privat me të cilin ambasadorja udhëtoi në Davos. Ai drejton Aktor Group, një kompani me interesa në ndërtim, infrastrukturë dhe energji.

Sipas The Wall Street Journal, Guilfoyle ka nxitur qeveri të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë dhe Bullgarinë, të bashkëpunojnë me kompaninë e Exarchou për furnizimin me gaz natyror amerikan.

Kjo është edhe pika ku historia merr një dimension tjetër.

Administrata Trump e ka vendosur eksportin e energjisë amerikane në qendër të politikës së saj ekonomike dhe diplomatike. Në këtë kuadër, promovimi i gazit amerikan në Evropë është një objektiv zyrtar i Uashingtonit.

Por kur ambasadorja që promovon këto marrëveshje udhëton me avionin privat të një biznesmeni, kompania e të cilit synon të përfitojë nga tregtia e gazit, lind pyetja se ku përfundon diplomacia ekonomike dhe ku fillon favorizimi i mundshëm i interesave private.

Përfaqësuesit ligjorë të Aktor kanë mohuar se Guilfoyle ka favorizuar në mënyrë të papërshtatshme kompaninë.

Nuk ka prova të publikuara që udhëtimi privat të jetë shkëmbyer me një vendim konkret në favor të biznesmenit, apo që Shqipëria të ketë lidhur një marrëveshje si rezultat i ndërhyrjes së ambasadores.

Megjithatë, përmendja e Shqipërisë në investigimin e gazetës amerikane e bën të rëndësishme të sqarohet nëse kanë pasur kontakte mes përfaqësuesve të Aktor dhe autoriteteve shqiptare, çfarë projektesh janë diskutuar dhe cili ka qenë roli i diplomacisë amerikane në këto kontakte.

Një ambasadore pranë familjes Trump, mes diplomacisë dhe biznesit

Kimberly Guilfoyle nuk është një diplomate karriere. Ish-prokurore, prezantuese televizive dhe një figurë e njohur e rrethit politik të Donald Trump, ajo ka pasur një marrëdhënie personale me Donald Trump Jr. përpara emërimit në Athinë.

Afërsia e saj me familjen presidenciale i ka dhënë një profil të pazakontë diplomatik, por edhe e ka vendosur nën një vëmendje më të madhe për mënyrën se si përdor kontaktet politike dhe personale.

Investigimi i The Wall Street Journal nuk provon se Guilfoyle ka kryer një vepër penale. Ai ngre, megjithatë, pyetje serioze mbi marrëdhëniet e saj me biznesmenë që kanë interesa në sektorë ku diplomacia amerikane luan rol të drejtpërdrejtë.

Për Shqipërinë, pyetja nuk është se kush ia pagoi ambasadores avionin apo hotelin. Pyetja është nëse marrëdhëniet personale të një diplomateje amerikane me biznesmenë të fuqishëm kanë ndikuar, ose janë përpjekur të ndikojnë, në marrëveshje ekonomike që përfshijnë edhe vendin tonë.

Dhe kjo është një çështje që nuk zgjidhet me fotografi nga Davosi, por me transparencë mbi kompanitë, kontratat dhe vendimet e marra.

Burimi kryesor: The Wall Street Journal, 10 tetor 2026. Raportimet janë pasqyruar edhe nga media amerikane dhe greke, përfshirë Mediaite dhe LiFO.

Deklaratë b¤mbë nga Britania/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ka deklaruar publikisht se autoritetet vendase besojnë se ka pasur ndërhyrje direkte të Rusisë në referendumin e vitit 2016 për daljen nga Bashkimi Evropian (Brexit).

Gjatë një interviste të dhënë për podkastin “The Rest Is Politics”, Burnham zbuloi se menjëherë pas marrjes së detyrës në Downing Street kërkoi një mbledhje informuese sekrete mbi këtë çështje sensitive.

“Pyeta drejtpërdrejt nëse kishte ndërhyrje ruse në referendum dhe mora përgjigjen e qartë se: Po, kishte,” u shpreh kryeministri britanik, duke shënuar kështu herën e parë që një kryeministër në detyrë e pranon zyrtarisht këtë fakt.

Deri më tani, ekzekutivi britanik i kishte shmangur me kujdes konfirmimet publike mbi gjetjet e shërbimeve të inteligjencës. Edhe pse në vitin 2020 Komiteti i Inteligjencës dhe Sigurisë në Parlament ngriti dyshime të forta mbi përdorimin e llogarive të rreme dhe rrjeteve të dezinformimit nga Moska për të ndikuar votën pro-Brexit, qeveritë e mëparshme nuk dhanë kurrë një vlerësim përfundimtar.

Kryeministri Burnham argumentoi se Britania ka qëndruar për vite me radhë në mbrojtje dhe se qytetarët duhet të informohen qartë mbi sulmet që u bëhen proceseve demokratike:

“Këto çështje duhet të thuhen qartë. Qytetarët nuk janë informuar mjaftueshëm për shkallën në të cilën fuqitë e huaja përpiqen të minojnë demokracitë tona.”

SoIidaritet në momentet më të vështira, Mario Mitaj dhuron 5 mijë dollarë për famiIjen në nevojë që humbi djalin e vetëm (Foto)

Përtej fushës së bIertë, Mario Mitaj ka treguar se vlerat e një sportisti maten edhe me solidaritetin dhe ndihmën ndaj njerëzve në nevojë.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka kontribuar me 5 mijë dollarë për një familje me mbiemrin Prelocaj, e cila banon në Vermosh të Malësisë së Madhe dhe po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike, si dhe me probleme shëndetësore.

Familja ka kaluar një tragjedi të rëndë pas humbjes së djalit të vetëm, i cili ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Në këto kushte të vështira, nëna dhe tri motrat e të ndjerit kanë nevojë për mbështetje për të përballuar sfidat e përditshme.

Sipas informacionit të bërë publik, Mitaj u njoh me situatën e familjes dhe reagoi duke dhuruar menjëherë shumën prej 5 mijë dollarësh përmes platformës GoFundMe, me synimin për t’u ardhur në ndihmë në këtë periudhë të vështirë.

Një gjest që shkon përtej futbollit dhe që dëshmon rëndësinë e solidaritetit njerëzor.

Skandali i videove in time, gazetari nxjerr bisedën e vajzës së Adi Hilës: Për sa kohë na mban me lekë, ne e …

Gazetari Elton Tozaj, i cili ka folur publikisht për çështjen e videove intime që dyshohet se janë realizuar në studion e kompozitorit Ardian Hila, ka publikuar një tjetër pretendim që lidhet me reagimet e familjarëve të tij.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, ai pretendon se në bisedat e vajzës së kompozitorit gjenden deklarata që lidhen me qëndrimin e saj në mbështetje të të atit. Gazetari e interpreton këtë si një mbështetje të lidhur me ndihmën financiare që familja merr prej tij.

Në reagimin e publikuar, Tozaj sjell si citim fjalinë: “Për sa kohë na mban me lekë, ne e mbështesim”. Duhet theksuar se kjo është një deklaratë e gazetarit që ka bërë publik video skandalet dhe nuk ka asgjë të konfirmuar nga vetë vajza e kompozitorit.

Kujtojmë që para disa ditësh në platforma të ndryshme online u shpërndanë video të ndryshme që dyshohet se janë filmuar nga studio e Adi Hilës. Ai shfaqej me personazhe të njohur të botës së shoëbizzit dhe tashmë çështja është në duart e drejtësisë./Newsbomb.al

Ambasadori amerikan vizitoi SPAK-un dhe deputetë të PD-së, Sali Berisha i përgjigjet me akuza të forta

Ambasadori amerikan e kreu turìn e tij të prezantimit te institucionet shqiptare, ndërsa u takua edhe me deputetë të Partisë Demokratike, por jo me kryetarin e saj, Sali Berisha.

Lideri demokrat u pyet ndërkohë për vizitën e ambasadorit amerikan në SPAK, ku, së bashku me senatorët që po vizitojnë Shqipërinë, u takuan për herë të dytë me drejtuesin Klodian Braho dhe me kreun e BKH-së, Joni Keta.

Berisha tha se ky është institucioni më i vizituar nga zyrtarët ndërkombëtarë, me synim inkurajimin e punës së tij. Por, përtej kësaj, Berisha shpërtheu në sulme ndaj SPAK-ut, duke e quajtur armik të pluralizmit.

Pyetje: A jeni në dijeni të vizitës së ambasadorit amerikan në SPAK dhe cila mendoni se është arsyeja e vizitës së ambasadorit amerikan dhe dy senatorëve në SPAK, me Klodian Brahon dhe Joni Ketën?

Sali Berisha: Kam parë lajmin. Dhe e vërteta është që SPAK-u është sot institucioni më i vizituar nga dinjitarët ndërkombëtarë. Nuk kanë, në vlerësimin tim, asnjë qëllim përveçse inkurajimit të SPAK-ut në misionin e tij. Por, të gjithë atyre që vizitojnë SPAK-un, unë dua t’i njoftoj se SPAK-u është një armik i egër i pluralizmit politik në Shqipëri. Ky është problemi më themelor i SPAK-ut. Se SPAK-u amniston krimin elektoral në emër të interesave të partisë së tij.

Se SPAK-u mbi 51 dosje të dorëzuara me dokumente, ja ku është ky libër, 1500 faqe libër, mbi 51 dosje të krimit elektoral, që përfshijnë Edi Ramën, përfshijnë ministrat, të denoncuar dhe në raportin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it, nuk ka shfletuar asnjë dhe i ka amnistuar. Për mua, për Shqipërinë, për shtetin ligjor, ky është problemi më madhor, numër një i SPAK-ut. Gjersa SPAK-u mban këtë qëndrim ndaj krimit monstruoz elektoral, ai është një armik i betuar i pluralizmit politik. Dhe kjo është e faktuar, s’ka asgjë më të faktuar se kjo, cilido që e viziton. Amnistimi i krimit elektoral është atentat ndaj pluralizmit, për aq sa vota e lirë, për aq sa partitë politike kanë peshën në pluralizmin politik.

‘Krijova ndjenja të pastra për Adi HiIën’! Blerina Matraku: E doja më shumë se veten dhe familjen, por më …

Këngëtarja Blerina Matraku ka deklaruar në “Goca dhe Gra” detaje nga marrëdhënia e saj me kompozitorin Adi Hila, duke pretenduar se kishte besuar plotësisht tek ai dhe se nuk kishte dijeni për kamerat e sigurisë që ishin vendosur në banesë.

Këngëtarja tha se kishte krijuar ndjenja të sinqerta dhe se e kishte vendosur kompozitorin mes njerëzve më të besuar të jetës së saj.

Ajo shpjegoi se kishte qenë në dijeni të ekzistencës së një sistemi alarmi, por se ato ishin kamera sigurie.

“Unë e desha këtë njeri, e mbivlerësova këtë njeri dhe e hiperbolizova dhe e vendosa ndër njerëzit më të besuar, duke menduar që ishte Zoti ky, familja dhe më pas vetja ime.

Krijova ndjenja dhe ishin shumë të vërteta, të pastra dhe të çiltra dhe isha gati për ta bërë këtë njeri të lumtur, të qetë, për t’i plotësuar atë pjesën që ishte i ngarkuar. Kishte ngarkesa profesionale.

Nuk mund të përmend shumë gjëra, sepse nuk dua të cenoj një familje. Në atë kohë unë e kam ditur të ndarë, në momentin që e kam marrë vesh që nuk ka qenë i tillë, unë u tërhoqa.

Ajo falje nuk ishte e plotë, këto falje të tmerrshme nuk i meriton askush, mua kjo më vë përpara përgjegjësisë së masës. Unë jam e indinjuar, nuk do ta kisha bërë atë gjë nëse e dija që do të ndodhte një shpërndarje. Nuk dija absolutisht asgjë.

Unë jam e tradhtuar në këtë mes, por jo si partnere, jam e përdorur, e shitur si figurë të cilën ai e krijoi. Më rriti profesionalisht, një njeri që më fliste për seriozitetin, kujdesin. Nuk mendoja që një njeri mund të kishte papërgjegjshmëri morale për të vënë kamera sigurie në dhomat në shtëpi pa dijeninë time.

Nëse unë do ta kisha ditur që ajo aty është kamerë sigurie, do ta dija shumë mirë që një kamerë sigurie mund të monitorohet nga diku tjetër. Unë e dija sistem alarmi. Nuk e dija që aty kishte kamerë sigurie. Meqë ka pasur vjedhje asokohe”, u shpreh Matraku.