“Je një cορë kυ*νë”/Efi Dhedhes i jep ρërgjigjen EPIKE për ndjekësin që e οfendοì!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Efi Dhedhes, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një mesazh fyes që ka marrë nga një përdorues i rrjetit social, duke zgjedhur ta kthejë situatën në një moment ironik.

Në fotografinë e publikuar në InstaStory, shihet mesazhi ku një person i drejtohet Efit me një ofendim të rëndë, duke e quajtur “një copë k*rvë”.

Por, në vend që të përfshihej në një debat me ndjekësin, Efi ka zgjedhur t’i përgjigjet me humor dhe ironi, duke vënë në dukje një gabim në mënyrën se si ishte formuluar fjalia. “Thuhet ‘ti je një copë k*rvë’, jo ‘ty je’”, i është përgjigjur ajo, duke e shoqëruar mesazhin me një zemër të bardhë.

Më pas, ish-banorja e reality show-t ka publikuar bisedën në InstaStory, duke shtuar edhe një koment për ndjekësit që i dërgojnë mesazhe të tilla. “He tani mos më mërzisni… mësoni të shpreheni”, ka shkruar Efi.

Edhe këtë vit vjen ndryshimi i orës: Ja kur kthehen akrepat 1 orë prapa

Si çdo vit, Shqipëria do të kthehèt në orën dimërore në fùnd të muajit tetor. Ndryshimi i orës pritet të ndòdhë në natën mes të shtunës 24 tetor dhe të díelës 25 tetor 2026, kur akrepat do të shkòjnë një orë pas – nga ora 03:00 do të kthehen në 02:00.

Ky ndrýshim do të thotë se qytetarët do të flenë një orë më shumë, por pasditet do të bèhen më të shkùrtra dhe errësira do të bjerë më herët.

Ora dimërore zbatohèt çdo vit në të gjíthë vendet e Bashkimit Europian dhe në rajon, mes tyre edhe Shqípëria, si pjesë e rregùlloreve për kursimin e energjísë dhe sínkronizímin e sistemeve të transportit dhe komuníkimit.

Prej disa vitesh në BE ka pasur debáte për hèqjen e ndrýshimit sezonal të orës, por vendimi përfùndimtar është shtyrë disa herë dhe ende nuk është márrë një datë fíkse për ndálimin e tij.

Deri atëherë, qytetarët dùhèt të mjaftohen me rregùllin e zakonshëm:

Në pranverë ora shkòn përpárá (mars)

Në vjeshtë ora kthehèt prapa (tetor)

Pra, këtë tetor akrepat do të lèvízín pas dhe Shqípëria do të kalojë zyrtarisht në orar dimëror.

Dimri që na pret, meteorologia Xhakollari zbuIon surprizën e motit: Do të kemi një tetor me …

Temperaturat kanë nisur të ulen, ndërsa vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut gjatë muajit tetor.

Meteorologia Rezarta Xhakollari tha në studion e “Takohemi n’Vizion” se pas një vere të nxehtë dhe të tejzgjatur, moti po ndryshon gradualisht, me intervale kthjellimesh dhe reshje.

Sipas saj, nesër priten kthjellime, ndërsa të dielën reshjet do të rikthehen. Fundjava e ardhshme parashikohet të jetë me diell, por temperaturat do të pësojnë sërish rënie.

Sa i përket dimrit, Xhakollari parashikon temperatura relativisht të larta dhe reshje shiu të herëpashershme, duke theksuar se nuk pritet një dimër i ftohtë dhe i acartë.

“Temperaturat kanë zbritur. Do të kemi një tetor me reshje. Nesër, pra ditën e shtunë do të ketë kthjellime, ndërsa të dielën do të kemi sërish reshje. Pra le të themi kemi një fundjavë me reshje shiu dhe duket se ka lënë pas atë verën e nxehtë të tejzgjatur. Fundjava që vjen do të jetë me diell, por temperaturat do të bien.

Na pret një dimër i ngrohtë me reshje shiu të herëpashershme. Nuk do të përjetojmë atë dimrin e ftohtë e të acartë. Do të kemi vetëm reshje shiu”, tha meteorologia Rezarta Xhakollari.

Blerina Matraku rrëfen përballjen me prindërit pas skandaIit: “Babai më tha ‘ku ishe këto ditë, hajde pimë kafe’”

TIRANË, 11 Tetor 2026 — Këngëtarja Blerina Matraku ka ndarë të tjera detaje prekëse gjatë intervistës në emisionin “Goca dhe Gra”, duke rrëfyer përballjen emocionale me prindërit e saj pas publikimit të videove intime të xhiruara nga kompozitori Adrian Hila.

E pyetur nga moderatorja Ori Nebijaj lidhur me reagimin e familjes, artistja zbuloi se kishte gjetur mbështetje të plotë dhe mirëkuptim prej tyre, përkundër peshës së rëndë publike. Matraku tregoi se pas largimit të përkohshëm nga shtëpia prej gjendjes së rënduar emocionale, i ati e kishte pritur me qetësi duke e ftuar për kafe, ndërsa e ëma e kishte inkurajuar se situata do të kalonte.

Përveç anës personale, këngëtarja sqaroi edhe marrëdhënien financiare me Adrian Hilën, duke deklaruar se i kishte paguar atij një shumë prej 10 mijë eurosh për realizimin e një albumi muzikor dhe se nuk i detyrohet asnjë shlyerje tjetër financiare kompozitorit.

“Po me ndjekin këta të …” – Rrëmbehet në Kombinat “i forti” i VIorës, ishte me ish-banoren e BBV

Detaje të reja, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, po qarkullojnë në media lidhur me fatin e Inez Hajrullës, i njohur si “Ini i Çones”, një prej personave më të kërkuar në vend, ku ka dyshime të forta se mund të jetë rrëmbyer. Ai pretendohet se është rrëmbyer në zonën e Kombinatit në Tiranë nga persona të maskuar, të cilët mbanin jelekë të ngjashëm me ata të përdorur nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Sipas raportimeve, Hajrulla ishte nisur nga Vlora drejt kryeqytetit për të takuar një mik. Gjatë komunikimeve telefonike për të lënë orën dhe vendin e takimit, ai dyshohet se ka shprehur shqetësimin se po ndiqej nga persona që mendonte se i përkisnin BKH-së dhe se mund të arrestohej në kuadër të hetimeve të SPAK-ut.

Takimi me mikun e tij raportohet se ishte parashikuar rreth orës 13:00, me shumë gjasë në zonën e Selitës. Por, para këtij takimi, Hajrulla dyshohet se është takuar me një vajzë në Kombinat. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një ish-banore të “Big Brother VIP Albania”, identiteti i së cilës nuk është bërë publik.

Deri më tani nuk ka të dhëna të konfirmuara që të tregojnë nëse takimi me vajzën ka pasur lidhje me zhdukjen e pretenduar apo nëse ajo ka qenë në dijeni të ndonjë plani të mundshëm. Për këtë arsye, rrethanat e takimit mbeten të paqarta.

Ndërkohë, raportimet mediatike ngrenë pikëpyetje edhe për një tjetër episod të ndodhur të mërkurën. Sipas tyre, policia ka kryer kontrolle në një hotel në zonën e Vaqarrit, pas një telefonate anonime ku pretendohej se Hajrulla ndodhej në një nga dhomat e tij. Megjithatë, deri në këtë moment, nuk ka një konfirmim zyrtar për vendndodhjen e Inez Hajrullës, ndërsa rrethanat e zhdukjes së tij të pretenduar dhe pistat e mundshme mbeten të paqarta.

Dalin detaje të reja nga itinerari sekret i kreut të SHlSH / Makina me targa serbe dhe dorëzimi pas 24 orësh

Emisioni “Në Shënjestër”, zbulon detaje te reja ku temë e bisedës në emision, u bë ndalimi në masën arrest në shtëpi të shefes së Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni, e cila është në akuzë nga SPAK, për nxjerrje të sekretit hetimor si edhe përkrahje të autorit, në këtë rast Ergys Agasit, edhe ky deri para arrestimit i shumëkërkuar nga policia për tenderat e AKSHI.

Pjesë nga dokumentari:

Lajmi se shefja e shërbimit informativ të Shqipërisë ishte në hetim nga SPAK, thuajse gjeti të papërgatitur çdokënd.

Të paktën ata që kanë nuhatjen dhe njohin kulisat e pushtetit, të cilët as që e mendonin se pas implikimit në afera të ndryshme korruptive dhe kriminale, të ministrave të ndryshëm apo njerëzve të lidhur me ta, radha do t’i vinte edhe vetë Vlora Hysenit, shefe e Shërbimit Shqiptar të Inteligjencës, që nga viti 2023.

Një lajm tronditës që mori të gjithë vëmendjen e medias dhe të opinionit publik, se si drejtuesja madhore e Inteligjencës, sipas akuzës së ngritur nga SPAK, ‘përkrahje e autorit të krimit’ dhe ‘nxjerrje të sekretit shtetëror’, ishte përfshirë në afera antiligjore që kalonin kompetencat e saj si zyrtare e SHISH, zonja Hyseni e cila me t’u akuzuar nga SPAK, u shkarkua nga detyra nga kryeministri Rama.

Shkarkimi i saj nga detyra u dekretua edhe nga Presidenti Bajram Begaj, ndërsa më 24 Shtator 2026, ajo u paraqit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për t’u njohur me masën e sigurisë, gjykatë e cila e la në arrest shtëpie, deri në përfundim të hetimeve.

Por ajo që e bëri edhe më tronditëse vetë lajmin e pezullimit të saj nga drejtuese e SHISH, ishte fakti se Vlora Hyseni, akuzohet nga SPAK se kishte përkrahur deri në këtë kohë personin në arrati, të shumëkërkuarin nga drejtësia, Ergys Agasi, i cili ndërsa i fshihej policisë dhe drejtësisë dhe mbante kontakte të vazhdueshme me shefen e SHISH.

Emri i Vlora Hysenit në Shqipëri kishte qenë pothuajse i panjohur deri në fillim të vitit 2023, koha kur kryeministri Edi Rama e propozoi për të qenë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Një zbulim që 3 vite më parë nuk u prit mirë nga opozita, që nisi të artikulonte akuzat e para ndaj saj.

Por që pavarësisht kësaj, Hyseni në vazhdim mbeti një figurë pothuajse në hije. Po aq sa edhe daljet e saj publike, që nga momenti kur u emërua drejtuese e Shërbimit Informativ Kombëtar, një nga institucionet e sigurisë kombëtare me rëndësi të veçantë për vendin.

Të vetmet herë kur ajo u pa në publik, ishte prania e saj në korridoret e Kuvendit, apo në raportimet përballë deputetëve, siç është edhe ky në komisionin parlamentar të Çështjeve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, vetëm pak muaj më parë ku ndër të tjera raportonte edhe për nivelin e krimit të organizuar dhe kundërvënien.

Raportim i cili vinte pikërisht në kohën kur përballë godinës së kryeministrisë kishin nisur protestat e qytetarëve kundër qeverisë Rama.

Ndërkohë Policia ishte ende në kërkim të Ergys Agasit, personazhi i njohur si ‘Eminenca gri’, personazhi që thuhet se lidhte fijet e pushtetit me ato të krimit. Ku ndaj tij kishte një masë arresti që nga muaji dhjetor i vitit 2025, në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e AKSHIT, ai vazhdonte të ishte në arrati.

Fjalë qarkullonin se ai ishte larguar jashtë Shqipërisë, por që arrestimi i tij në muajin gusht tregoi se Ergys Agasi jo vetëm nuk ishte larguar asnjëherë nga Shqipëria, por ishte i mbrojtur si nga segmente të krimit, në qytetin e Elbasanit dhe Durrësit ku strehohej, por edhe nga segmente të inkriminuara të Policisë së Shtetit.

Siç ishte edhe momenti i arrestimit të tij, pasditen e datës 26 gusht, kur në makinë me të, në afërsi të Durrësit, në timonin e makinës me të cilën udhëtonin, ishte Ulian Shpataraku, ish-drejtues i Policisë së Shtetit me gradën kryekomisar, tashmë i larguar nga Policia e Shtetit i cili më herët kishte shërbyer si shef i Seksionit të Narkotikëve, si dhe zv. drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Por po kështu ai njihej edhe si njeriu pranë Ilir Prodës, gjatë kohës që ky i fundit ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Por ajo që do të trondiste opinionin publik ishte fakti se Ergys Agasi, tashmë nuk kishte shtrirë tentakulat vetëm në qeveri, në polici, apo edhe në institucione të tjera, të cilat i kishte vënë nën këmbët e tij, por kishte arritur të kompromentonte edhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Dhe jo më pak por vetë drejtuesen e kësaj agjencie, Vlora Hyseni, një implikim i padëgjuar kurrë më herët.

Një personazh i tillë, i përfolur dhe në akuzë për lidhje me krimin dhe me tenderat miliona euro, jo vetëm të afrohej pranë shefes së inteligjencës, por me gjasa të krijonte edhe një raport sentimental me të.

Një ngjarje e cila me siguri do të vinte në siklet çdo agjenci të ngjashme inteligjence partnere.

Ngjarje që në fakt tregoi asgjë më shumë sesa rënien e shtetit, në të ashtuquajturën ‘saltro mortale’, apo ndryshe ‘saltron e vdekjes’, ku tashmë në rrezik ishin edhe vetë informacionet e Shërbimit Informativ Shtetëror, dhe se sa të prekura ishin ato nga ky implikim serioz i vetë drejtueses së kësaj agjencie, apo çfarë informacionesh mund të ketë arritur të sigurojë Ergys Agasi nga SHISH.

Vlora Hyseni e mësoi lajmin se ndaj saj ishin caktuar dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i detyrës” teksa ndodhej në një takim me drejtues të shërbimeve inteligjente, në Baku të Azerbajxhanit, ku ishte pjesëmarrëse në Forumin Ndërkombëtar për Luftën kundër Terrorizmit.

Ajo u dorëzua vetëm dy ditë më pas në pikën kufitare të Morinës, gjatë rrugës nga Kosova për në Shqipëri, por që askush se di me siguri, sesi Hyseni udhëtoi nga Baku në Kosovë, sa kohë qëndroi aty, kë takoi dhe çfarë bisedoi me ta.

Edhe pse fakt është që ajo kaloi kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë me një makinë me targa serbe për t’u vënë në dispozicion të SPAK, 24 orë më vonë.

Projektbuxheti 2027/ 35 miliardë Iekë për pensionet dhe skemë e re për çiftet e reja

Indeksimi i pensioneve do të bëhet në muajin prill 2027 me një vlerë 1.35 miliardë lekë. Nga janari do të dyfishohet vlera e bonusit mujor të pensionistëve, me kosto prej 20 miliardë leke, si dhe 13 miliardë lekë do të kalojë në fondin special në Bankën e Shqipërisë.

Rreth 10 miliardë euro do të jetë buxheti për vitin 2027, i cili mbështetet mbi pritshmëritë për vijim të rritjes ekonomike e udhëhequr nga sektori i shërbimeve dhe ndërtimi.

Edhe pse drafti ende nuk është finalizuar, në një emision televiziv u zbuluan disa nga shtyllat kryesore të këtij buxheti.

Ministria e Shëndetësisë do të mbajë fronin për buxhetin më të madh me 89.3 miliardë lekë, ku do të vijojë mbështetja për barnat onkologjike. Më pas me rritjen më të madhe është Ministria e Mbrojtjes me fond në total 76.5 miliardë lekë. Në 2027, shpenzimet e mbrojtjes kapin nivelin e 2.35% te PBB ose 68.8 miliardë leke.

Sa i takon bujqësisë, buxheti i ministrisë rritet me vetëm 1 miliardë lekë dhe do të arrijë në 16.5 miliardë lekë në total. Tek bujqësia parashikohet që skema kombëtare të jetë 5.3 miliardë lekë nga 5.2 miliardë lekë këtë vit, do të vijohet me kompensimin e TVSH-së për fermerët me një vlerë 3 miliardë lekë dhe është vënë si objektiv edhe zhbllokimi i fondeve të IPARD III prej 94 milionë euro.

Kurse në aspektin më social, projektbuxheti parashikon afro 35 miliardë lekë për pensionistët për vitin 2027.

Indeksimi i pensioneve do të bëhet në muajin prill 2027 me një vlerë 1.35 miliardë lekë. Nga janari do të dyfishohet vlera e bonusit mujor të pensionistëve, me kosto prej 20 miliardë leke, si dhe 13 miliardë lekë do të kalojë në fondin special në Bankën e Shqipërisë.

Pensionet urbane të plota me vlerë deri 40 mijë lekë do të marrin 3600 lekë në muaj. Pensionet urbane të pjesshme me vlerë deri 22 mijë lekë do të marrin 1600 lekë, pensionet rurale me vlerë deri 18 mijë lekë në muaj përfitojnë bonus 2000 lekë, gjithashtu dyfish do marrin edhe pensionet familjare (1400) dhe ato të invaliditetit (1200 lekë). kush kalon tavanet nuk përfiton, madje një qytetar që ka pensionin 36 mijë lekë nuk do ta marrë të plotë bonusin që të mos kalojë 40 mijë lekëshin.

Më shumë para janë parashikuar edhe për pushtetin vendor, vlera e transfertës për bashkitë është 56 miliardë lekë, por ende nuk është saktësuar formula e shpërndarjes për shkak të reformës territoriale të miratuar në mesnatë këtë të premte.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që do të financohet me buxhetin e 2027-ës, do të jetë edhe reforma e re e mbështetjes së familjeve për fëmijët.

25 mijë fëmijë pritet të jetë numri i përfituesve të skemës së re të bonusit të bebeve që do të jetë në fuqi nga mesi i vitit të ardhshëm. Qeveria planifikon që të japë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për të dytin dhe 10 mijë lekë për të tretin e në vijim deri në moshën 5 vjeçare.

Elton Tozaj shokon rrjetin, publikon foto private të këtij personazhi: “TeIevizioni ynë ka marrë fund”

Gazetari i showbizit, Elton Tozaj, ka bërë një tjetër publikim në InstaStory, këtë herë duke vënë në qendër të vëmendjes një vajzë që, sipas tij, është konkurrente e re e emisionit “Për’puthen”.

Përmes një postimi në Instagram, Tozaj ka shpërndarë pamje nga një faqe interneti me përmbajtje për të rritur, ku shfaqen fotografi që i atribuohen një vajze me emrin Erebana.

“Kjo është konkurrentja më e re në Për’puthen! Erebana! Televizioni shqiptar ka marrë fund!”, shkruan Tozaj krahas publikimit.

Me këtë deklaratë, gazetari ka kritikuar përzgjedhjen e personazheve që bëhen pjesë e formateve televizive, duke ngritur pikëpyetje mbi kriteret e pjesëmarrjes në emisionet e njohura.

Mbetet për t’u parë nëse vajza e përmendur apo produksioni i “Për’puthen” do të reagojnë ndaj deklaratave dhe publikimit të gazetarit.

Grυ aja e ma. rtυαr: Βυrri nuk më kënaq, ja çfαrë i b ëra…!!!

Historia e nje gruaje te martuar dhe me dy femije po marros rrjetin. Historia e saj eshte rrefyer per tabloidin britanik “The Sun”.

Ja rrëfimi i 33 vjeçares:Une jam e martuar dhe kam dy fëmijë me burrin tim. Ai është shumë i mirë por jeta se.ksuale është e tm.errshme.

Një natë takova një djalë në një lokal dhe më dha numrin e tij. Kur e thirra pas disa ditës më ftoi për darkë në një vend. Pas asaj shkuam në banesën e tij dhe aty bëmë se.ks. Më bëri të ndihem më e gjallë, andaj vazhdova ta takoja.

Një ditë kur dolëm, ishin edhe miqtë e tij dhe njëri nga ta ishte shumë i pashëm. I dashuri mu afrua dhe më pyeti nëse isha për një treshe.

U ndjeva e tu.rpëruar por pranova sepse nuk doja t`ia prishja qejfin atij.Kjo doli të jetë një eksperiencë e imja e paharruar dhe nuk u ndjeva aspak e penduar.

Por, unë isha mësuar që ai të më thërrasë për takimin e rradhës. Megjithatë, nuk dëgjova nga ai për një javë edhe se i dërgova mesazhe.

Një ditë ma ktheu dhe më kërkoi ndjesë që nuk më është përgjigjur por më tha se ka shumë gjëra që po i ndodhin aktualisht në jetë.

A duhet ta lë tashmë dhe të vazhdoj me burrin tim?Ja përgjigja e psikologes:PO, PO dhe PO!

Ai është i zënë dhe e ka agjendën e ngjeshur, por që fatkeqësisht ju nuk përfshiheni aty.

Kjo situatë duhet t`iu shtyejë edhe më shumë që të bisedoni me burrin tuaj dhe t`i tregoni që keni një krizë e cila duhet zgjidhur.

Aksident i pazakontë në Selanik/ Shqiptari hyn me makinë në lokal dhe ρΙagos 3 persona

Një aksident i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, kur një makinë përfundoi brenda një Iokali plot me klientë.

Nga përplasja u plagosën tre persona që ndodheshin në lokal, ndërsa u shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Policia arrestoi drejtuesin 45-vjeçar, me shtetësi shqiptare. Testi i alkoolit tregoi 0,77 dhe 0,74 mg/l në ajrin e nxjerrë, ndërsa kufiri i lejuar është 0,25 mg/l.

Shoferi do të dërgohet para autoriteteve gjyqësore, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.