Nga veshja, makijazhi, telefoni i fikur dhe sjellja/ RREGULLAT e reja nga Ministria e Arsimit për nëpunësìt

Nëpunësit që duan të kryejnë veprimtari të jashtme përveç punës në Ministrinë e Arsimit duhet të marrin aprovim me shkrim nga eprori, pas verifikimit nëse është e lejueshme ose jo.

Ministrja Mirela Kumbaro ka miratuar Kodin e Etikës, ku të gjithë nëpunësit do të duhet të zbatojnë rregullat e sjelljes brenda dhe jashtë institucionit, me qëllimin për të mos cënuar imazhin e administratës.

“Nëpunësit e institucionit duhet të garantojnë se të gjitha asetet, mjetet e punës, infrastruktura teknologjike dhe bazat e të dhënave zyrtare përdoren ekskluzivisht për përmbushjen e detyrave funksionale dhe në shërbim të interesit publik. Për të siguruar paanshmërinë politike dhe integritetin e institucionit, këto burime nuk mund të vihen në dispozicion të aktiviteteve gjatë fushatave elektorale”.

Paraqitja në punë kërkohet të jetë serioze, ku nuk do të pranohet veshja ekstravagante, sportive apo makiazhi i tepruar. Gjithashtu, nëpunësi nuk duhet të mbajë veshje, simbole ose elemente të tjera që shfaqin bindje politike.

Sjellja, theksohet në letër, nuk duhet të udhëhiqet nga interesat private apo nga ndikimi politik gjatë proceseve vendimmarrëse. Nëpunësi, thuhet në urdhër, duhet të kërkojë përjashtimin kur konstaton konflikt të mundshëm interesi. Një tjetër pikë në Kod është sinjalizimi i korrupsionit, ku do të garantohet mbrojtja e konfidencialitetit të nëpunësit që raporton shkelje të ligjit gjatë detyrës.

“Nëpunësit i ndalohet të kërkojë ose të pranojë drejtpërdrejt ose tërthorazi dhurata, shpërblime, favore, ose cfarëdo përfitimi tjetër, si dhe premtime për përfitime, për veten ose për persona të lidhur me të, kur ato ndikojnë ose mund të ndikojnë, apo krijojnë perceptimin se ndikojnë, në paanshmërinë e ushtrimit të detyrës ose përbëjnë, apo mund të perceptohen si shpërblim për kryerjen e saj”.

Në dokumentin e siguruar nga Top Channel specifikohet edhe se gjatë mbledhjeve me Ministrin, Sekretarin e Përgjithshëm, drejtuesit e tjerë, telefoni duhet të jetë i fikur ose në modalitet pa zë, përveç rasteve kur përdorimi i tij është autorizuar nga drejtuesi i mbledhjes. Punonjësit do të kenë mundësinë të këshillohen nga këshilltari i etikës në institucion i cili do të ketë funksion parandalues për zbatimin e standardeve të integritetit./Top Channel

“Flamuri serb do të vaIëvitet në Prizren”, ministri Hoxha i përgjigjet Daçiçit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit serb Ivica Daçiç i cili tha se flamuri serb do të valëvitet një ditë mbi Prizrenin, duke përsëritur pretendimet e Beogradit për Kosovën.

Sipas Hoxhës, e gjithë kjo deklaratë është një retorikë kërcënuse e cila po përdoret për përfitime politike. Ai shton se Kosova është një shtet sovran dhe demokratik, e ardhmja e së cilës duhet të jetë një e ardhme paqeje dhe sigurie.

Fjala e plotë e Ferit Hoxhës:

Ministri serb Ivica Daçiç, gjatë fushatës elektorale, i premtoi audiencës së tij se “do ta ngrinte sërish flamurin e tyre” në Kosovë.

Një gjuhë e tillë nxitëse mund të konsiderohej thjesht retorikë politike nëse nuk do të ekzistonte rreziku real që ajo t’u jepte zemër atyre që janë të gatshëm të veprojnë në këtë frymë. Këtë e kemi parë edhe më parë, shumë herë. Ngjarja e Banjskës, për të cilën ende nuk është vendosur përgjegjësia e plotë, mbetet një kujtesë e fortë e asaj që mund të ndodhë kur fjalët kthehen në veprime.

Shqipëria mbetet thellësisht e bindur se e vetmja rrugë përpara, sado e vështirë të jetë, kalon përmes marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal dhe përpjekjeve të sinqerta për të shëruar plagët e së kaluarës dhe për të ecur drejt pajtimit.

Megjithatë, nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal për sa kohë mohohen realitetet, vihet në pikëpyetje legjitimiteti i fqinjëve apo përdoret retorika kërcënuese për përfitime politike.

Ndërtimi i paqes dhe besimit kërkon kohë, shpesh vite, në mos dekada. Ai kërkon vizion, guxim, vendosmëri dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Vetë Evropa u ndërtua mbi njohjen, dialogun, respektin e ndërsjellë dhe solidaritetin, jo mbi mohimin, frikësimin apo nostalgjinë për të kaluarën.

Në Ballkanin Perëndimor, e dimë shumë mirë se ku mund të çojnë përçarja, nacionalizmi dhe retorika provokuese. Nuk mund të lejojmë t’i harrojmë këto mësime, e aq më pak t’i përsërisim gabimet e së kaluarës.

Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. Ajo është një shtet sovran dhe demokratik, pjesë e barabartë e rajonit tonë dhe një vend që po konsolidon vazhdimisht pozicionin e tij në komunitetin evropian dhe ndërkombëtar. Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë etnike, dhe e ardhmja e saj duhet të jetë një e ardhme paqeje, sigurie, gjithëpërfshirjeje dhe integrimi evropian.

Shqipëria merr dritën jeshiIe për Kapitullin 20, Rama: Nis numërimi mbrapsht

Shqipëria ka marrë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20 të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, sipas njoftimit të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi, Rama e ka cilësuar këtë zhvillim si një tjetër hap drejt objektivit të integrimit europian, duke theksuar se avancimi pritet të krijojë mundësi të reja për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.

“Shqipëria mbyll Kapitullin e IV, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik. Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkruan Rama.

Kapitulli 20 lidhet me politikat e ndërmarrjeve dhe industrisë. Marrja e dritës jeshile për mbylljen e negociatave përbën një hap të mëtejshëm në procesin e përafrimit të Shqipërisë me standardet dhe politikat e Bashkimit Europian.

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E IV, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik.

Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkruan Rama.

VIDEO

“Ti je dashuri”, deI biseda e vjetër e Blerina Matrakut me gruan e Adrian Hilës

Pas reagimeve publike të këngëtares Blerina Matraku lidhur me videot private që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, vëmendje ka marrë edhe një komunikim i vjetër që pretendohet se është zhvilluar mes saj dhe Klaudia Hilës, bashkëshortes së kompozitorit Adrian Hila.

Në rrjetet sociale po qarkullon një imazh që pretendohet se paraqet një shkëmbim mes dy grave. Nga përmbajtja e mesazheve, komunikimi duket miqësor, ndërsa në të Blerina Matraku i shkruan Klaudias: “Ti je dashuri”, ndërsa kjo e fundit i përgjigjet: “Të puth fort dritë!”.

Sipas të dhënave që shfaqen në imazh, komunikimi daton rreth tetë vite më parë. Megjithatë, autenticiteti i këtij komunikimi dhe konteksti në të cilin është zhvilluar nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Publikimi i bisedës vjen pas deklaratave të fundit të Blerina Matrakut, e cila ka reaguar publikisht për materialet private ku shfaqet së bashku me Adrian Hilën. Në reagimin e saj të parë, këngëtarja i kërkoi ndjesë Klaudia Hilës dhe vajzave të saj.

“I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar”, shkroi Matraku.

Në një reagim të mëvonshëm, këngëtarja pretendoi se Adrian Hila i ishte prezantuar asaj si i divorcuar nga bashkëshortja. Ajo foli gjithashtu për pasojat që publikimi i videove private ka pasur në jetën e saj personale dhe profesionale.

Ndërkohë, deri në këto momente, Klaudia Hila nuk ka bërë një reagim publik lidhur me komunikimin e publikuar në rrjet. Për shkak se biseda nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, përmbajtja e saj mbetet një pretendim i publikuar online.

Shmanget Kamza, nga do të kaIojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

Automjetet që vijnë nga veriu drejt Tiranës parashikohet të lidhen drejtpërdrejt me Unazën e Madhe përmes një aksi të ri, duke shmangur kalimin në qendrën e Kamzës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e kësaj lidhjeje, me fond limit 138.6 milionë lekë, pa TVSH.

Kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë ofertat deri më 11 nëntor. Procedura mbulon studimin dhe përgatitjen e projektit, ndërsa kostoja e ndërtimit do të përllogaritet gjatë këtij procesi.

Sipas termave të referencës, rruga parashikohet të jetë rreth 17 kilometra e gjatë. Ajo do të nisë në pjesën jugore të nyjes së Rinasit, në lidhje me autostradën Thumanë–Kashar, dhe do të përfundojë në Unazën e Madhe të Tiranës, në zonën e Paskuqanit.

Gjurma që do të studiohet kalon në zonat e Valiasit dhe Zallherrit dhe ndërpret rrugën Kamëz–Fushë-Krujë. Përveç lehtësimit të hyrjes në kryeqytet, lidhja synon t’u mundësojë automjeteve vijimin e udhëtimit drejt autostradës Tiranë–Elbasan dhe Korridorit VIII.

Aksi do të projektohet si rrugë ndërurbane kryesore. Kompania konsulente duhet të shqyrtojë të paktën dy variante, ku njëri duhet të shfrytëzojë rrugë ekzistuese, duke respektuar parametrat teknikë të kërkuar.

Studimi do të përcaktojë gjurmën përfundimtare, nyjet lidhëse dhe rrugët dytësore për zonat e banuara. Dokumentet kërkojnë gjithashtu mbikalime për këmbësorët, ndriçim pranë nyjeve dhe zonave të banuara, si dhe elementet e sigurisë rrugore.

Pjesë e projektimit do të jetë edhe identifikimi i pronave që preken nga aksi, përllogaritja e shpronësimeve dhe përcaktimi i kostos së ndërtimit.

Marrin kυmbarin për ρushime në Korçë, bυrri zbυΙon tra.d hëtinë e gr. υαs

Ρυshimet në Korçë për një çift shqiparësh, të cilët kishin marrë me vete edhe kumbarin nuk kanë shkuar ashtu siç duhej.

Gazetarja e “Aldo Morning Show” tha se një ditë para se të ktheheshin në Greqi burri ka zbuluar tradhëtinë e gruas me kumbarin.

Sipas gazetares burri ishte dehur dhe kishte vajtur të flejë ndërkohë gruaja dhe kumbari i tyre kanë fjetur bashkë.

Ky është punëtori shqiptar që VDlQ sot në Greqi, u plagos në kokë pas shpërthimit të rafìnerisë, në PRANGA tre drejtuesit e kompanisë

Është publikuar ditën e sotme fotoja e 50-vjeçarit shqiptar Dorian Hysa i cili pas dy ditësh në luftë më vdekjen, mesditën e kësaj të diele, dha frymën e fundit në spital. Siç mund ta shikoni dhe në foton e siguruar nga Top Channel, ky është shqiptari Dorian Hysa, i cili vdiq sot pasi mori plagë të rënda në kokë, dy ditë pas shpërthimit të rafinerisë së “Motor Oil” në Greqi, ku ai punonte.

Shqiptari Dorian Hysa

Kujtojmë se para dy ditësh, nga ngjarja e rëndë vdiq dhe një tjetër punëtor shqiptar, 43-vjeçari Robert Cakaj, i cili la pas gruan dhe dy vogëlushët e tij.

Dy punonjësit me origjinë shqiptare u dërguan me urgjencë në Spitalin e Korinthit ku thuhet se mbërriti edhe një punëtor i tretë me probleme të lehta respiratore. Megjithatë, për shkak të gjendjes së tyre, u pa e nevojshme transportimi i menjëhershëm i tyre në Eleusis, ku dhe fatkeqësisht dhanë frymën e fundit.

Sakaq, është bërë me dije se Policia Helenike po i vë nën vëzhgim masat e pamjaftueshme të sigurisë gjatë punimeve të mirëmbajtjes. Autoritetet kanë vënë në pranga tri drejtues të Motor Oil, të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në mbikëqyrjen e projektit kontrovers.

Konkretisht, ata janë një kryepunëtor 36-vjeçar , një menaxher i Departamentit të Shëndetit dhe Sigurisë 50-vjeçar dhe një operator projekti 34-vjeçar. Këto arrestime të reja vijnë përveç arrestimit të kontraktorit të punishtes së jashtme, i cili po kryente punime brenda rafinerisë në kohën e aksidentit.

Ambasadorja e BE-së paraIajmëron Shqipërinë para konferencës në Luksemburg: Kemi ende …

Në prag të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare BE-Shqipëri, që do të mbahet këtë të martë pasdite në Luksemburg, ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, shprehet se autoritetet shqiptare kanë ende “detyra shtëpie” për të përmbushur përpara se vendi të arrijë anëtarësimin e plotë në familjen evropiane.

“Ne po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare. Unë, së bashku me ekipin tim, jemi plotësisht të angazhuar në këtë proces. Mbeten ende disa kapituj për të mbyllur. Kemi përpara një afat kohor ambicioz, të propozuar nga pala shqiptare. Përmbushja e këtij afati kërkon punë intensive në disa fusha.”

De Sousa përmend si detyrime kryesore vijimin e punës për shtetin ligjor dhe çështjet e mjedisit.

“Përpjekjet duhet të vazhdojnë sa i përket shtetit të së drejtës dhe çështjeve mjedisore; ka shumë fusha ku puna duhet të vijojë. Ata gjithashtu mund të marrin shembull nga vendi im, Portugalia, e cila është pjesë e BE-së prej 40 vitesh.”

Konferenca e ardhshme ndërqeveritare do të shënojë mbylljen e Kapitullit 20 – Politika e Ndërmarrjeve dhe ajo Industriale.

Seria e konferencave ndërqeveritare me shtetet kandidate nis të hënën me Malin e Zi, i cili pritet të mbyllë dy kapituj shtesë: Kapitullin 18 (Statistikat) dhe Kapitullin 19 (Politika Sociale dhe Punësimi).

Deri më tani, Mali i Zi ka hapur të gjithë 33 kapitujt e negociatave, nga të cilët 18 janë mbyllur. Ukraina dhe Moldavia pritet që të mërkurën të hapin përkatësisht edhe dy grupe kapitujsh të tjerë.

Komisioni Evropian pritet të prezantojë më 28 tetor një udhërrëfyes zyrtar me afate kohore për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të tre shteteve të tjera që kryesojnë procesin e zgjerimit.

Hyrja në BE mund të mos hapë menjëherë tregun e punës për shqiptarët

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të mos u japë shqiptarëve menjëherë të drejtën e pakufizuar për të punuar në çdo shtet anëtar.

Komisioni Evropian pret që zgjerimi i ardhshëm të shoqërohet me masa tranzitore për lëvizjen e lirë të punëtorëve, të ngjashme me ato që janë përdorur në zgjerimet e mëparshme.

Në tre raundet e fundit të zgjerimit, këto masa lejuan hapjen graduale të tregjeve të punës për qytetarët e shteteve të reja. Në analizën e tij të re, Komisioni thotë se mund të pritet një qasje e ngjashme edhe në zgjerimet e ardhshme.

Sipas modelit të përshkruar, çdo shtet anëtar mund të ketë fleksibilitetin të vendosë nëse do të aplikojë menjëherë rregullat evropiane të lëvizjes së lirë apo do të përdorë përkohësisht masa kombëtare për aksesin e punëtorëve nga vendet e sapo-anëtarësuara.

Komisioni parashikon gjithashtu mundësinë që, përpara anëtarësimit, të vlerësohet ndikimi që hapja e tregut të punës ndaj qytetarëve të një vendi kandidat do të kishte mbi shtetet ekzistuese.

Kjo nuk do të thotë se është marrë një vendim për kufizime ndaj shqiptarëve. Kohëzgjatja dhe forma e çdo mase do të varen nga negociatat dhe Traktati i ardhshëm i Anëtarësimit.

Por dokumenti e bën të qartë se lëvizja e lirë e punëtorëve është një nga fushat ku Brukseli po përgatitet për masa tranzitore.

Vetë Komisioni, në prezantimin e paketës së 6 tetorit, konfirmoi se marrëveshje të tilla mund të përdoren kur është e nevojshme për lëvizjen e punëtorëve dhe shërbimeve.

Kjo do të thotë se për qytetarët shqiptarë data e anëtarësimit në BE dhe data e aksesit të plotë në të gjitha tregjet evropiane të punës mund të mos jenë domosdoshmërish e njëjta

Videot in time me Adi Hilën, flet Blerina Matraku: I kam dhënë 10 mijë euro, mu duk burrë …

Këngëtarja Blerina Matraku ka folur në “Goca dhe Gra” lidhur me çështjen që e ka vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të përfshirjes së saj në videot intime të lidhura me kompozitorin Adi Hila.

Ajo tha se dëshiron të tregojë versionin e saj të ngjarjeve, duke theksuar se situata nuk është ashtu siç duket, teksa u shpreh ka paguar 10 mijë euro për një album dhe se nuk ka asnjë borxh mes tyre për këngët.

Duke iu kthyer fillimit të marrëdhënies profesionale me kompozitorin, Matraku tregoi se e kishte kërkuar për disa muaj për të bashkëpunuar me të, për shkak të reputacionit dhe seriozitetit të tij në fushën e muzikës.

Sipas këngëtares, në vitin 2007 ajo i kërkoi Adi Hilës të realizonin një album dhe e pagoi shumën prej 10 mijë eurosh. Ajo shpjegoi se paratë i kishte mbledhur nga puna në evente, dasma dhe nga angazhimi si stjuardesë, ndërsa për këtë investim kishte marrë ndihmë edhe nga miqtë e saj.

“Ke një person të zhveshur nga çdo lloj morali dhe, edhe pse nuk e kam merituar deri në këtë pikë, duke mbajtur përgjegjësitë e mia, ke përballë vetes një person të vdekur që po frymon, e kryqëzuar. Sot jam këtu për të thënë të vërtetën time, për të mbajtur peshën që më takon dhe për të ndarë me ju një pjesë të historisë, me të cilën njerëzit mund të kuptojnë që ‘prit se ky njeri nuk është fajtor aq sa e kanë fajësuar’. Ne të gjithë bëjmë gabime, ose na ngelet një situatë në dorë që ngelem fajtor edhe nëse nuk jemi. Unë jam gati që të mos dalë asgjë tjetër dhe të mbroj vetëm timen, gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Mund të them që kompozitorin Adi Hilën e kam kërkuar me muaj me radhë për të bashkëpunuar, në sajë të profesionalizmit dhe seriozitetit që ai kishte, për emrin që kishte si kompozitor, në vitin 2007. Ai ishte njeri shumë serioz, kur u takova, me të cilin unë mund të bashkëpunoja gjatë. I kërkova një album dhe e pagova me 10 mijë euro, për të cilat unë ato lekë i kam kursyer me eventet, dasmat dhe punë si stjuardesë që bëja në atë kohë; më kanë ndihmuar edhe miq të mi, sepse ishin shumë lekë për mua. I mblodha. Nuk i kam absolutisht asnjë lloj borxhi ndaj këngëve të mia dhe as nuk më ka. Menduam që të merrnim pjesë në kompeticione të ndryshme me këto këngë. E kam të vështirë që të flas për jetën personale me të, duke qenë se bashkëpunon gjatë me një person, kemi bashkëpunuar 4 vite.

“Unë e desha këtë njeri, e mbivlerësova këtë njeri dhe e hiperbolizova dhe e vendosa ndër njerëzit më të besuar, duke menduar që ishte Zoti ky, familja dhe më pas vetja ime.

Krijova ndjenja dhe ishin shumë të vërteta, të pastra dhe të çiltra dhe isha gati për ta bërë këtë njeri të lumtur, të qetë, për t’i plotësuar atë pjesën që ishte i ngarkuar. Kishte ngarkesa profesionale.

Nuk mund të përmend shumë gjëra, sepse nuk dua të cenoj një familje. Në atë kohë unë e kam ditur të ndarë, në momentin që e kam marrë vesh që nuk ka qenë i tillë, unë u tërhoqa.

Ajo falje nuk ishte e plotë, këto falje të tmerrshme nuk i meriton askush, mua kjo më vë përpara përgjegjësisë së masës. Unë jam e indinjuar, nuk do ta kisha bërë atë gjë nëse e dija që do të ndodhte një shpërndarje. Nuk dija absolutisht asgjë.

Unë jam e tradhtuar në këtë mes, por jo si partnere, jam e përdorur, e shitur si figurë të cilën ai e krijoi. Më rriti profesionalisht, një njeri që më fliste për seriozitetin, kujdesin. Nuk mendoja që një njeri mund të kishte papërgjegjshmëri morale për të vënë kamera sigurie në dhomat në shtëpi pa dijeninë time.

Nëse unë do ta kisha ditur që ajo aty është kamerë sigurie, do ta dija shumë mirë që një kamerë sigurie mund të monitorohet nga diku tjetër. Unë e dija sistem alarmi. Nuk e dija që aty kishte kamerë sigurie. Meqë ka pasur vjedhje asokohe”, u shpreh Matraku.