“Vezën e ke pak ti”, Zhaklin Lekatari dhe Blendi Salaj suIojmojnë Sara Milën

Debati mes deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mila, dhe mjekut aktivist Ermal Pashaj në emisionin “Off The Record”, me Andrea Dangllin në A2 CNN, është shoqëruar me komente në rrjetet sociale, mes tyre nga aktivistja Zhaklin Lekatari dhe gazetari Blendi Salaj.

Gjatë diskutimit, Mila ngriti pyetjen nëse protestuesit godasin me vezë edhe deputetët e Partisë Demokratike, apo sulmi është i koordinuar veç ndaj saj, duke deklaruar se ajo vetë është përballur me veprime të tilla.

Pashaj u përgjigj pozitivisht, ndërsa më pas kërkoi që diskutimi të përqendrohej te argumentet dhe kriteret e reformave nëse po shkojnë te qytetarët.

Në pjesën e reagimeve, Zhaklin Lekatari paralajmëroi deputeten socialiste se do duhej të qëllohej me diçka tjetër “Veza është pak.”

Nga ana tjetër, Blendi Salaj, ndërkohë, i solli në vëmendje tkurrjen demografike të Shqipërisë.

Duke iu referuar dy censeve të fundit të INSTAT-it, ai shkroi se mes viteve 2011 dhe 2023 popullsia është zvogëluar me rreth 420 mijë banorë, ose 15%.

“Sipas dy Censeve të fundit të Instat, midis viteve 2011 dhe 2023 popullsia e Shqipërisë u zvogëlua me 420,000 banorë. Një rënie prej 15%”, shkroi Salaj.

Në vijim të reagimit të tij, gazetari pretendoi se, me këtë ritëm, institucione si Banka Botërore parashikojnë që popullsia e Shqipërisë të bjerë nën një milion banorë deri në vitin 2050.

Në komentin e paraqitur, ai nuk jep një referencë për këtë parashikim.

Dy reagimet u publikuan fill pas debatit ku Lekatari komentoi çështjen e goditjes me vezë, ndërsa Salaj tërhoqi vëmendjen te përmasat e rënies së popullsisë.

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me famiIjarët

Borxhet e energjisë elektrike mund t’u rëndojnë bizneseve edhe mbi pronën. Për detyrime të papaguara mbi 1.5 milionë lekë, projekti i ERE-s parashikon vendosjen e barrës hipotekore mbi pasurinë që furnizohet me energji.

Në praktikë, prona shërben si garanci për shlyerjen e borxhit. Masa nuk zbatohet automatikisht: furnizuesi duhet të ketë siguruar më parë urdhrin e ekzekutimit nga gjykata.

Biznesi njoftohet me shkrim dhe ka 30 ditë për të kundërshtuar procedurën. Nëse paguan detyrimin brenda këtij afati ose ankesa rezulton e drejtë, vendosja e barrës hipotekore ndalet.

Por familjarëve nuk u zbatohet e njëjta masë. Ideja që barra hipotekore të prekte edhe banesat e tyre ishte diskutuar në vitin 2015, gjatë hartimit të ligjit të energjisë. Kjo u diskutua edhe disa muaj më parë, por më pas u hoq dorë nga një ide e tillë.

Propozimi aktual i ERE-s e kufizon këtë dispozitë te klientët jofamiljarë.

Për familjet, mospagesa ndiqet përmes ndërprerjes së energjisë dhe përmbarimit. Nëse fatura nuk shlyhet brenda 60 ditëve nga lëshimi, furnizuesi mund të kërkojë ndërprerjen, duke e lajmëruar klientin me shkrim të paktën 48 orë përpara.

Nëse detyrimi mbetet i papaguar, borxhi mund të ndiqet përmes përmbarimit, pasi të merret urdhri i ekzekutimit. Pra, përjashtimi nga barra e posaçme hipotekore nuk i çliron familjarët nga pasojat e mospagesës.

Ndërkohë, për një faturë të ankimuar, projekti parashikon që energjia të mos ndërpritet deri në përfundimin e shqyrtimit. Faturat e tjera që nuk kundërshtohen duhet të paguhen.

Këto parashikime janë pjesë e projektit të kontratës së furnizimit universal, të hedhur për konsultim nga ERE, dhe ende nuk janë miratuar përfundimisht. /skyweb.al

“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”, Rama paraIajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të …

Kryeministri Edi Rama duke folur për funksionimin e administratës publike, deklaroi se një nga problemet më serioze mbetet mungesa e lidhjes mes performancës në punë dhe avancimit në karrierë.

Gjatë prezantimit të “Shkallës së Meritës”, një reformë që synon ndërtimin e një administrate profesionale dhe të përgjegjshme, Rama tha se shumica dërrmuese e nëpunësve civilë vlerësojnë se puna ose mosangazhimi nuk ndikojnë në vlerësimin e tyre dhe në rritjen profesionale.

“Ajo që mbetet shumë serioze, më shumë se në të tjerat, është se shumica dërrmuese e nëpunësve, e njerëzve të administratës, thonë se nëse punon apo nuk punon, kjo duket sikur nuk ka rëndësi për sa kohë që vlerësohesh dhe rritesh në karrierë. Dhe më keq akoma, ajo që e bën edhe më negativ këtë vlerësim, është fakti që nuk ka pasoja negative në vlerësim për ata që nuk punojnë”, u shpreh Rama.

Kryeministri pranoi se edhe vetë kishte pasur skepticizëm për mundësitë e rritjes reale të cilësisë së administratës publike, veçanërisht në procesin e përgatitjes së Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Unë vetë kam qenë skeptik për mundësitë e rritjes reale të cilësisë së administratës dhe, në një farë mënyre, i shqetësuar për faktin që pasi ne të realizonim me sukses daljen nga tuneli ku qëndruam për disa vite, tuneli i poshtërimit, e kam pagëzuar unë, për të hapur negociatat”, deklaroi Rama.

Ai tha se një nga pikat më të rëndësishme të shqetësimeve të qytetarëve ka qenë meritokracia dhe mënyra se si përzgjidhen personat që punojnë në administratën shtetërore. Sipas tij, protestat kanë shërbyer edhe si një mundësi për të shprehur pakënaqësitë e akumuluara dhe kërkesën për përshpejtimin e reformave.

“Ndërkohë që kohët sollën që nevoja për të shtyrë më tutje të bashkëndihej me vetë njerëzit, me vetë masën e gjerë të qytetarëve, të cilët, në një moment të caktuar, shfrytëzuan një shkak që nuk ishte aq i rëndësishëm, një shkak jo aq të rëndësishëm sa të dilnin në protestë, por dolën në protestë me nevojën e madhe për të shprehur disa shqetësime të akumuluara dhe për të kërkuar një përshpejtim të domosdoshëm, në kushtet kur praktikisht Shqipëria e ka kapërcyer epokën e mungesave dhe ka hyrë në epokën e pritshmërive të larta”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve lidhet me mundësinë për të hyrë në administratë mbi bazën e meritës dhe jo përmes faktorëve të tjerë.

“Dhe një nga pikat më goditëse të shumë zyrave që unë, bashkë me të tjerët, u përpoqa të dëgjoja, ishte pikërisht merita. Sa hyjnë në punë me meritë në Shqipëri, në raport me ambicien për të shërbyer në shtetin shqiptar, për shtetin shqiptar”, tha ai.

Në këtë kuadër, kreu i qeverisë prezantoi “Shkallën e Meritës” si një tjetër komponent të procesit të transformimit të administratës, krahas nismave të tjera, përfshirë BESA-n dhe platformën “Pasqyra”.

“Ne kemi ndërmarrë një proces transformues, jo shumë të bujshëm, të them të drejtën, por në mënyrë të konsiderueshme të thellë, duke filluar nga BESA, duke kaluar te Pasqyra, e cila do të mbledhë të gjithë shtetin në një vend të vetëm, duke vazhduar me pranimin besnik, ndërkohë që sot kemi një komponent të ri, që është Shkalla e Meritës”, deklaroi Rama.

Kryeministri bëri të ditur se reforma mbështetet edhe në një anketë të brendshme, ku një numër i madh nëpunësish civilë kanë shprehur në mënyrë anonime opinionet e tyre për gjendjen e administratës dhe mundësitë e përmirësimit të saj.

Rama paralajmëroi se procesi i vlerësimit do të nisë nga drejtuesit e lartë të administratës, veçanërisht sekretarët e përgjithshëm të ministrive, duke argumentuar se përgjegjësia e tyre ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e të gjithë sistemit.

“Sekretarët e përgjithshëm janë fillimi i një procesi vlerësimi që shkon nga lart-poshtë dhe ku, nëse ata çedojnë, çedon i gjithë sistemi”, tha Rama.

“Pra, vit pas viti, apo sipas kalendarit të paracaktuar, të gjithë mund të kalojnë në testime, ku mund të rrisin pikët e tyre dhe mundësitë për t’u ngjitur një shkallë më lart. Dhe e fundit që kam është ajo që ndodh me ekselencën dhe me ata që hyjnë për të ndjekur një program njohjeje dhe për të hedhur një hap drejt administratës, të cilët, në shumë raste, pasi u mbaron ai vit pune, mbeten jashtë sistemit dhe përballen me pamundësinë për të vazhduar, edhe në rastet kur kanë performuar shumë mirë. Edhe kjo është diçka që duhet parë me kujdes, në mënyrë që të mos kemi një ndërprerje brutale të marrëdhënies”, tha ai./Top Channel

PërpIasja “live”/ Vëllai i Igli Tares “Balluku ishte armikja ime politike kur isha drejtor i Portit të Durrësit”! Gazetari: Ti përdor kok¤inë, bëj testin!

Agron Tare, vëllai i Igli Tares, deklaroi se “armiku” më i madh në qeveri gjatë kohës që ai drejtonte Portin e Durrësit ka qenë Belinda Balluku, ish zëvendës kryeministrja dhe ish zv ministrja e Infrastrukturës, sot nën akuzë nga SPAK.

“Unë kam ndenjur 8 muaj drejtor i portit, në thonjëza armikun më të madh që kam pasur në qeveri ka qenë zonja Balluku për shkak të përplasjes në mënyrën e të punuarit time dhe të saj. E dyta, jeni gazetar, shikoni kronikën, ditën që kam dhënë dorëheqjen, të nesërmen 1 mijë policë kanë kontrolluar edhe çantat e Punonjësve të Durrësit. Po të isha unë bashkëpunëtori apo hajduti i Ballukut, nuk besoj se do të ndodhte kjo”, deklaroi ai.

Gjatë diskutimeve në News24, ai u përplas edhe me gazetarin Almer Toska, me të cilin u përball për pretendimet për kërcënim. Gazetari e akuzoi se është një përdorues kokaine dhe e “sfidoi” që të bëjnë live testin e drogës.

“Unë merrem me një person që përdor kokainë. Kam përballë një person që përdor kokainë. Hajde të bëjmë testin përballë në TV përdor zotëria kokainë apo jo. Ky shtet ka vendosur një narkoman si drejtori i portit të Durrësit sepse është vëllai i Igli Tares”, tha Toska.

Pasi përsëriti sërish akuzat për drogë, Tare replikoi duke i thënë se do ta bëjnë testin e drogës “aty ku ai merr serumet prej vitesh”.

Pjesë nga diskutimi:

Almer Toska: E ftoj zotërinë eja të bëjmë testin e drogës, kush përdor kokainë. Ti apo unë dhe se si shteti ka lejuar një përdorues kokaine si puna jote.

Agron Tare: E di ku do ta bëjmë, te American 3 aty ku bën serumet ti. Më shih në sy.

Almer Toska: Do ta bëjmë ku të duash ti.

Agron Tare: Aty ku merr serume ti. Që ke 15 vjet që merr serume.

“Është rrëmbγer dhe dhυnυαr”, si qëndron e vërteta për “zhdukjen” e gazetarit EIton Tozajt

Gazetari Elton Tozaj i cili javët e fundit ka qenë një ndër personazhet më të lakuar në media dhe rrjete sociale, kjo për shkak të denoncimeve që ka bërë në rrjetet sociale sa i përket videove që po qarkullojnë së fundmi lidhur me jetën intime të personave publikë, ka reaguar pas lajmeve që se ai është rrëmbyer dhe dhunuar.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “ Instagram”, Tozaj ka treguar se është mirë dhe aktualisht ndodhet në punë, duke I cilësuar sit ë pavërteta lajmet për rrëmbimin e tij.

“Se di kush i hap këto lajme fake! Por unë jam thjesht në punë e sipër”, shkruan ai.

Ka qenë tiktokeri Aleks Visha ai i cili përmes një video në TikTok deklaroi se Tozaj ishte rrëmbyer dhe dhunuar, prandaj dhe ka munguar mbrëmjen e djeshme në lidhjen e tij LIVE të përditshme.

Reagon Jared Kushner dhe i zbuΙon të gjitha: “Ja sa lekë e blemë Zvërnecin”/ Por jo vetëm kaq …

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka reaguar ndaj raportimeve të mediave amerikane për projektin turistik në Zvërnec të Vlorës, duke mohuar pretendimet se toka i është dhënë nga qeveria shqiptare apo se investimi është favorizuar për shkak të lidhjeve të tij familjare me presidentin.

Në një deklaratë të gjatë, Kushner ka sqaruar se toka është blerë përmes një marrëveshjeje private, ndërsa ka zbuluar edhe detaje për partnerët e përfshirë në projektin që, sipas tij, mund të arrijë një vlerë prej rreth 4 miliardë eurosh.

“Toka nuk na u dha nga qeveria shqiptare. Partneriteti ynë e bleu atë nga një palë private për 230 milionë euro në një transaksion privat, ndër çmimet më të larta të paguara në rajon për një transaksion të kësaj shkalle. Titulli i pronësisë u shqyrtua nga avokati dhe u verifikua”, deklaroi Kushner.

Ai theksoi se bëhet fjalë për një investim privat, ku të gjithë partnerët marrin përsipër rrezikun financiar, pa pasur garanci se projekti do të rezultojë i suksesshëm.

Sipas tij, që prej blerjes së tokës janë shpenzuar dhjetëra miliona dollarë dhe më shumë se tre vite për studimin e zonës, vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe përgatitjen e projektit me arkitektë, inxhinierë dhe ekspertë të ndryshëm.

Një pjesë e rëndësishme e deklaratës lidhet me identitetin e investitorëve. Kushner konfirmoi se familja shqiptare Kastrati ishte ajo që u prezantoi fillimisht mundësinë për blerjen e tokës, ndërsa përmendi edhe biznesmenin Asher Abehsera, i cili është partner dhe drejtor ekzekutiv i projektit.

Në investim janë përfshirë gjithashtu Ramez dhe Moutaz Alkhayyat, dy sipërmarrës që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Katar. Kushner tregoi se i kishte njohur gjatë Kupës së Botës në vitin 2022, duke vlerësuar përvojën e tyre në sektorin e ndërtimit.

Duke iu përgjigjur pretendimeve se projekti mund të ketë avancuar për t’i krijuar favore politike Donald Trumpit, Kushner argumentoi se interesi i tij për zonën kishte nisur që në verën e vitit 2021, përpara rikthimit të Trumpit në garën presidenciale.

“Pretendimi se ky projekt avancoi për të fituar favorin e Presidentit Trump e kthen kronologjinë mbrapsht”, u shpreh ai.

Kushner kundërshtoi edhe sugjerimet se miratimi i aeroportit të Vlorës ishte bërë me kërkesën e tij. Sipas tij, aeroporti ishte miratuar përpara se ai të njihej me mundësinë e investimit dhe përbënte një nga faktorët që e kishin tërhequr drejt zonës.

Ai sqaroi gjithashtu se është aksioner minoritar dhe nuk merret me administrimin e përditshëm të projektit, duke u përqendruar kryesisht te koncepti dhe projektimi i tij.

Sa i përket ndikimit në mjedis, Kushner deklaroi se investimi do t’u nënshtrohet të gjitha procedurave ligjore dhe mjedisore në Shqipëri, duke pranuar se komuniteti lokal ka të drejtë të ngrejë pyetje dhe shqetësime.

“Ky është një investim, jo diçka që na është dhënë. Ne e kemi blerë tokën për 230 milionë euro, po angazhojmë kapital privat shtesë të konsiderueshëm dhe mbajmë rrezikun nëse projekti do të ketë sukses”, theksoi ai.

Në përfundim, Kushner nënvizoi se vendimi përfundimtar i takon autoriteteve shqiptare dhe se projekti mund të realizohet vetëm pasi të sigurohen miratimet e nevojshme.

“Në fund të fundit, Shqipëria do të vendosë nëse projekti do të vazhdojë. Nëse miratohet, shpresoj se mund të krijojmë diçka për të cilën shqiptarët do të jenë krenarë”, përfundoi Kushner.

Deklaratat për çmimin e blerjes, strukturën e investimit dhe kronologjinë e miratimeve përfaqësojnë versionin e paraqitur nga Kushner.

Pas videove in time të Adi Hilës, flet për herë të parë Blerina Matraku: Nuk i kam asnjë lloj borxhi, i dhashë 10 mijë euro për…

Këngëtarja Blerina Matraku ka folur ekskluzivisht në “Goca dhe Gra” lidhur me çështjen që e ka vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të përfshirjes së saj në videot intime të lidhura me kompozitorin Adi Hila.

Ajo tha se dëshiron të tregojë versionin e saj të ngjarjeve, duke theksuar se situata nuk është ashtu siç duket, teksa u shpreh ka paguar 10 mijë euro për një album dhe se nuk ka asnjë borxh mes tyre për këngët.

Duke iu kthyer fillimit të marrëdhënies profesionale me kompozitorin, Matraku tregoi se e kishte kërkuar për disa muaj për të bashkëpunuar me të, për shkak të reputacionit dhe seriozitetit të tij në fushën e muzikës.

Sipas këngëtares, në vitin 2007 ajo i kërkoi Adi Hilës të realizonin një album dhe e pagoi shumën prej 10 mijë eurosh. Ajo shpjegoi se paratë i kishte mbledhur nga puna në evente, dasma dhe nga angazhimi si stjuardesë, ndërsa për këtë investim kishte marrë ndihmë edhe nga miqtë e saj.

“Ke një person të zhveshur nga çdo lloj morali dhe, edhe pse nuk e kam merituar deri në këtë pikë, duke mbajtur përgjegjësitë e mia, ke përballë vetes një person të vdekur që po frymon, e kryqëzuar. Sot jam këtu për të thënë të vërtetën time, për të mbajtur peshën që më takon dhe për të ndarë me ju një pjesë të historisë, me të cilën njerëzit mund të kuptojnë që ‘prit se ky njeri nuk është fajtor aq sa e kanë fajësuar’. Ne të gjithë bëjmë gabime, ose na ngelet një situatë në dorë që ngelem fajtor edhe nëse nuk jemi. Unë jam gati që të mos dalë asgjë tjetër dhe të mbroj vetëm timen, gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Mund të them që kompozitorin Adi Hilën e kam kërkuar me muaj me radhë për të bashkëpunuar, në sajë të profesionalizmit dhe seriozitetit që ai kishte, për emrin që kishte si kompozitor, në vitin 2007. Ai ishte njeri shumë serioz, kur u takova, me të cilin unë mund të bashkëpunoja gjatë. I kërkova një album dhe e pagova me 10 mijë euro, për të cilat unë ato lekë i kam kursyer me eventet, dasmat dhe punë si stjuardesë që bëja në atë kohë; më kanë ndihmuar edhe miq të mi, sepse ishin shumë lekë për mua. I mblodha. Nuk i kam absolutisht asnjë lloj borxhi ndaj këngëve të mia dhe as nuk më ka. Menduam që të merrnim pjesë në kompeticione të ndryshme me këto këngë. E kam të vështirë që të flas për jetën personale me të, duke qenë se bashkëpunon gjatë me një person, kemi bashkëpunuar 4 vite”, u shpreh ajo./Top Channel

Moti i keq përfshin vendin/ Përmbytje masive dhe rrugë të mbuIuara nga balta, qytetet në kaos total

Stuhitë e fuqishme që goditën Italinë gjatë natës shkaktuan përmbytje të mëdha, dëme materiale dhe situata të rrezikshme për banorët.

Në Lipari, makinat mbetën të bllokuara nga ujërat në port, ndërsa në Melito Porto Salvo disa automjete përfunduan mes shkëmbinjve pranë detit.Moti i keq ka shkaktuar dëme të shumta në jug të Italisë, ku reshjet intensive dhe stuhitë e fuqishme kanë përmbytur banesa, mbuluar rrugë me baltë dhe marrë me vete automjete.

Situata më problematike u regjistrua në ishullin Lipari, në arkipelagun e Ishujve Eolianë, në provincën e Mesinës, si dhe në Melito Porto Salvo, në zonën e Reggio Calabrias.Në portin Sottomonastero, disa makina mbetën të bllokuara nga uji, ndërsa rrugët, përfshirë edhe ato në qendër të qytetit, u mbuluan nga balta dhe mbeturinat.

Përrenjtë Ponte dhe Valle dolën nga shtrati, duke transportuar materiale dhe mbeturina drejt plazheve dhe detit. Përballë situatës së krijuar, zjarrfikësit ndërhynë në disa zona, përfshirë edhe për të shpëtuar drejtues automjetesh të bllokuar nga përmbytjet.

Situata ishte veçanërisht e rëndë edhe në Melito Porto Salvo, në provincën e Reggio Calabrias, ku një stuhi e fuqishme goditi zonën, duke lënë pas rrugë të përmbytura, baltë, mbeturina dhe dëme të konsiderueshme.Disa automjete përfunduan në shkëmbinjtë pranë detit, ndërsa një mur u shemb dhe disa akse rrugore u bënë të pakalueshme. Pamjet nga zona tregojnë pasojat e reshjeve intensive dhe fuqinë e ujërave që përshkuan rrugët.

“Kemi përjetuar një bombë uji. Makinat përfunduan në det dhe mure u shembën. Nuk kemi rrugë”, deklaroi kryebashkiaku Tito Nastasi për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, duke përshkruar situatën e krijuar.

Ai bëri të ditur se dëmet ende nuk ishin vlerësuar plotësisht dhe se kishte kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për komunën.

Pas përmbytjeve, ekipet e Mbrojtjes Civile, zjarrfikësit dhe policia lokale u angazhuan për të monitoruar zonat e prekura dhe për të identifikuar situatat e rrezikshme.

Administrata e Melito Porto Salvos u bëri thirrje banorëve të kufizojnë sa më shumë lëvizjet dhe të dalin nga shtëpitë vetëm kur është e domosdoshme. Paralajmërimi erdhi për shkak të rrugëve të dëmtuara, mbeturinave dhe rrezikut nga situata të tjera të mundshme të rrezikshme.Ndërkohë, në provincën e Tarantos, erërat e forta rrëzuan disa struktura ndriçimi të vendosura për festimet e Shën Mediçit, në zonën e Savës.

Strukturat ranë mbi automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk u raportuan persona të lënduar.

E Μotër e vëΙΙa që u ν’αnë të premten, νa rrοsen sot

Sot, 11 tetor 2026 (e diel) në ora 15:40 në Xhaminë e Pozheranit të Vitisë, do t’u jepet lamtumira e fundit Nafije e Egzon Bugujevci, të cilët mbetën të vrarë dy ditë më parë në Livoç të Ulët të Gjilanit.

I dyshuari për vrasjen, ish-burri i Nafijes, është vetëdorëzuar, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar.

Në këtë rast është plagosur edhe axha i viktimave, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Kisha ndjenja të pastra, ai ishte Zoti për mua”/ Blerina Matraku pas videove me Adi Hilën: Jam tradhtuar dhe shitur

Këngëtarja tha se kishte krijuar ndjenja të sinqerta dhe se e kishte vendosur kompozitorin mes njerëzve më të besuar të jetës së saj.

Ajo shpjegoi se kishte qenë në dijeni të ekzistencës së një sistemi alarmi, por jo se ato ishin kamera sigurie.

“Unë e desha këtë njeri, e mbivlerësova këtë njeri dhe e hiperbolizova dhe e vendosa ndër njerëzit më të besuar, duke menduar që ishte Zoti ky, familja dhe më pas vetja ime. Krijova ndjenja dhe ishin shumë të vërteta, të pastra dhe të çiltra dhe isha gati për ta bërë këtë njeri të lumtur, të qetë, për t’i plotësuar atë pjesën që ishte i ngarkuar. Kishte ngarkesa profesionale.Nuk mund të përmend shumë gjëra, sepse nuk dua të cenoj një familje. Në atë kohë unë e kam ditur të ndarë, në momentin që e kam marrë vesh që nuk ka qenë i tillë, unë u tërhoqa.


Ajo falje nuk ishte e plotë, këto falje të tmerrshme nuk i meriton askush, mua kjo më vë përpara përgjegjësisë së masës. Unë jam e indinjuar, nuk do ta kisha bërë atë gjë nëse e dija që do të ndodhte një shpërndarje. Nuk dija absolutisht asgjë. Unë jam e tradhtuar në këtë mes, por jo si partnere, jam e përdorur, e shitur si figurë të cilën ai e krijoi. Më rriti profesionalisht, një njeri që më fliste për seriozitetin, kujdesin. Nuk mendoja që një njeri mund të kishte papërgjegjshmëri morale për të vënë kamera sigurie në dhomat në shtëpi pa dijeninë time.

Nëse unë do ta kisha ditur që ajo aty është kamerë sigurie, do ta dija shumë mirë që një kamerë sigurie mund të monitorohet nga diku tjetër. Unë e dija sistem alarmi. Nuk e dija që aty kishte kamerë sigurie. Meqë ka pasur vjedhje asokohe”, u shpreh Matraku.