Kristi Pinderi do të bëhet me vajzë

Aktivisti LGBTQ+, Krìsti Pinderi, i cili prej vitesh jeton në Kanada, do të bëhet baba për herë të parë së bashku me partnerin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pinderi përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ku zbuloi se po presin një vajzë që do ta quajnë Lili. Foshnja po vjen në jetë përmes një nëne surrogato të quajtur Katheryn Smith.

Në mesazhin e tij, Pinderi tregon se shtatzënia ka kaluar javën e 20-të dhe se ky udhëtim i ri u ka ndryshuar tërësisht jetën, duke u zgjuar një ndjenjë përgjegjësie që nuk e kishin provuar kurrë më parë.“Ajo është 20 javëshe e 3 ditëshe. Kat, e cila po e mban atë në bark, ka zgjuar tek ne një ndjenjë përgjegjësie që nuk e kemi njohur kurrë më parë. E ndiejmë dashurinë që na rrethon dhe nuk mund të pyesim më veten nëse kjo po ndodh vërtet!

Shtëpia bëhet më e ngrohtë në çastin që hyjmë dhe shohim karrocën që e pret atë. Tani planifikojmë ndryshe, e përfytyrojmë të ardhmen ndryshe. Madje edhe ëndërrojmë ndryshe! Dhe kur Lili të vijë tek ne, rreth datës 21 shkurt, ne do të jemi tashmë të ndryshuar. Përgjithmonë”, ka shkruar Pinderi.

Detaje të trishta/ 25-vjeçarja u gjet e ρajetë në Durrës, pranë saj fëmija 2-vjeç!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit ku një 25-vjeçare me shtetësi angIeze është gjetur pa shenja jete në apartamentin e saj.

Sipas njoftimit, ngjarja është konstatuar rreth orës 12:50, në lagjen nr.1 nga shërbimi i Urgjencës Durrës.

Nga hetimet e kryera, deri tani në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhunë, ndërsa në banesë ka qënë edhe fëmija 2 vjeç i saj, i cili ëshë në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimi i shkakut të vdekjes.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:50, në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E. S., 25 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithashtu është gjetur edhe fëmija i kësaj shtetaseje, rreth 2 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SPAK ‘futet’ brenda ministrisë së Mbrojtjes: Merret teIefoni zyrtarit (EMRI)

PAK ka zgjeruar veprimet hetimore duke sekuestruar telefonin e Ardit Hysës, ish-drejtorit juridik të KAYO-s dhe aktualisht sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe telefonat e Aleks Markut, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ard Veliut dhe Ron Yeffet.

Gjatë kontrolleve, hetuesit kanë marrë gjithashtu disa kamera sigurie, të cilat pritet të shqyrtohen si pjesë e materialeve të mbledhura në funksion të hetimit.

Granit Xhaka dënohet për certifikatën faIse të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës false të vaksinimit kundër COVID-19.

Kapiteni i Zvicrës bëri të ditur vendimin përmes një postimi në “Story” në Instagram, ku shpjegoi se është dënuar për marrjen e një certifikimi të rremë me një gjobë me kusht prej 50 kuotash ditore, me vlerë 3000 franga secila. Në total, bëhet fjalë për një shumë prej 150 mijë frangash apo rreth 14.75 milionë lekë.

Megjithatë, bëhet fjalë për një dënim me kusht. Xhaka nuk do ta paguajë këtë shumë nëse nuk kryen një tjetër shkelje gjatë periudhës së provës prej dy vitesh. Shpenzimet e procedurës, sipas tij, janë paguar tashmë.

“Disa javë më parë u deklarova personalisht këtu dhe thashë se do të marr përgjegjësinë për vendimin tim. Unë qëndroj pas kësaj. Pasi dëshmova plotësisht në Prokurorinë Publike, tani është marrë vendimi”, shkruan Xhaka. Ai shton se e pranon vendimin dhe merr përgjegjësinë për të.

“Përmes një urdhri penal, unë u dënova për marrjen e rreme të një certifikimi fals me një gjobë me kusht prej 50 kuotash ditore nga 3000 franga, me një periudhë me kusht prej dy vitesh. Kjo do të thotë se dënimi nuk do të ekzekutohet nëse nuk bëj asnjë shkelje gjatë kësaj kohe”, shpjegon kapiteni i Zvicrës. Në fund, Xhaka falënderoi edhe të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetëse gjatë javëve të fundit. “Unë e pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë. Ju falënderoj për mesazhet e shumta mbështetëse gjatë javëve të fundit. Ato do të thonë shumë për mua”, përfundon ai./Top Channel

Erion Braçe bën dekIaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite të jetës time. Ose do rri, ose do iki nga PS

Deputeti socialist Erion Braçe në një lidhje live nga ambientet e jashtme të Kuvendit për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me qëndrimin e tij për Reformën Territoriale.

Braçe e ka cilësuar këtë të enjte si dita më e vështirë në 30 vitet e tij në politikë. Sipas tij sot i duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të luftojë apo të largohet.

“Jo se nuk e kam ndarë ende mendjen, por sot Erla e besoj se edhe ti e di, që është dita më e vështirë e 30 viteve të mia.

Se duhet të zgjedh, po them sepse duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki. Erla jam munduar edhe në intervistë me ty të shpjegoj që PS është partia ime dhe jo e atyre që më kanë gjetur në Parti”, tha ai.

Braçe zbulon fjalën e Ramës në mbledhje?! Deputeti i PS për Euronews Albania: M’u tha do protagonizëm individual.

Ngrihet alarmi/ Mbrojtja Civile dhe IGJEO paralajmërojnë reshje intensive shiu në vend! Ja qarqet më të rrezikuara

Gjatë ditës së premte, 9 tetor, vendi pritet të përfshihet nga reshje me intensitet të ndryshëm. Reshje intensive deri lokalisht shumë intensive parashikohen në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në Durrës priten reshje intensive.

Në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në Elbasan dhe Vlorë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në qarqet e tjera reshjet do të jenë kryesisht të dobëta. Në pjesën më të madhe të vendit, reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Intensiteti i lartë i reshjeve dhe shtrëngatat mund të shkaktojnë problematika, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, ku mund të ketë vërshime uji në zonat urbane dhe rrëshqitje dherash, në varësi të gjendjes së sistemeve të kanalizimeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të luhaten nga 18 deri në 25°C në zonat bregdetare, 17 deri në 26°C në zonat e ulëta dhe 11 deri në 21°C në zonat malore. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të jetë deri e fortë.

Sa i përket rrezikut për zjarret në pyje, gjatë së premtes niveli parashikohet “S’ka rrezik” në të gjitha qarqet e vendit.

Mbrojtja Civile del me paralajmërimin e fortë/ Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër! 3 qarqe rrezik përmbytje

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim zyrtar, ku ka bërë të ditur se gjatë dites të sotme pritet të ketë reshje intensive lokale në disa qarqe.

Agjencia ka bërë të ditur se qytetet që do të preken nga reshjen intensive janë kryesisht Shkodra, Lezha, si dhe Durrësi.

Në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të dobët deri mesatar.

Reshjet, të cilat në shumicën e qarqeve pritet të jenë në formë shtrëngatash, mund të shkaktojnë vërshime të ujit në zonat urbane, përmbytje lokale dhe rrëshqitje të dherave, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet pranë lumenjve, përrenjve dhe zonave të rrezikuara, si dhe të mos kalojnë në rrugë të përmbytura.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 9 Tetor 2026

DASHI

Do jeni më kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht, ai do jetë në humor dhe nuk do mërzitet në asnjë çast. Beqarët do e takojnë më në fund princin e tyre të kaltër dhe do fillojnë me të një histori dashurie të mrekullueshme.

DEMI

Ditë më e begatë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni një komunikim më të mirë dhe do merreni vesh për çdo gjë me partnerin. Beqarët do ndihmohen nga planetët dhe më në fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje. Nëse nuk merrni masa sa më parë, ka rrezik të përballeni me vështirësi të njëpasnjëshme.

BINJAKËT

Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do konfliktoheni gjatë gjithë kohës me atë që keni në krah dhe do mendoni të qëndroni larg. Beqarët do afrohen edhe më tepër me një person të cilin kanë kohë që e studiojnë. Financat do kërkojnë shumë durim dhe përkujdes në mënyrë që të përmirësohen.

GAFORRJA

Ditë shumë e zakonshme dhe pa të papritura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bënit mirë t’i merrnit gjërat si t’ju vinin dhe të mos nguteshit për asgjë. Beqarët do fillojnë një marrëdhënie të ngrohtë me një person që kanë pëlqyer prej kohësh dhe do ndihen të plotësuar. Në planin financiar do përballeni me goxha probleme delikate.

LUANI

Do jeni shumë të përqendruar sot në jetën tuaj në çift dhe do bëni çdo gjë që marrëdhënia juaj të jetë e ngrohtë. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim dhe do e gjejnë shumë shpejt princin e tyre të kaltër. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht në jetën e tyre. Financat do mbeten delikate edhe për disa kohë. Mundohuni të shpenzoni me kursim.

VIRGJËRESHA

Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë shumë kujdes me xhelozinë sepse pa dashje situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit. Tregohuni sa më të matur. Beqarët do kenë plot takime me persona që ia vlejnë vërtet. Mos humbni asnjë mundësi. Në planin financiar do hidhni hapat e duhura dhe çdo gjë do ecë më së miri. Rreziqet që keni ndërmarrë do sjellin rezultate pozitive.

PESHORJA

Do jeni shumë të përqendruar sot në jetën tuaj në çift dhe do bëni çdo gjë që marrëdhënia juaj të jetë e ngrohtë. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim dhe do e gjejnë shumë shpejt princin e tyre të kaltër. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht në jetën e tyre. Financat do mbeten delikate edhe për disa kohë. Mundohuni të shpenzoni me kursim.

AKREPI

Ditë shumë e trazuar dhe e mbushur me debate të mëdha kjo e sotmja për të dashuruarit. Shumë persona do ndërhyjnë në jetën tuaj dhe do ua prishin atmosferën. Beqarët nuk do jenë të qartë për hapat që duhet të hedhin dhe nuk do i pranojnë të gjitha ftesat që do t’ju bëhen. Në planin financiar do jeni shumë të kujdesshëm dhe do arrini t’i zgjidhni shpejt problemet.

SHIGJETARI

Priten shumë përmirësime sot në jetën tuaj në çift. Partneri do jetë gati të bëjë edhe sakrifica vetëm për t’ju lumturuar sa më shumë. Beqarët do ia kalojnë mirë me miqtë e tyre të ngushtë dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën për të ndryshuar statusin. Gjendja e financave do jetë e mirë dhe aspak problematike.

BRICJAPI

Duhet të tregoheni sa më realistë gjatë kësaj dite me personin që keni në krah sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do mbetet e mirë. Beqarët do ëndërrojnë shumë dhe më pas do zhgënjehen kur gjërat të mos ju ecin si kanë dashur. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni kot së koti sepse do humbni më shumë nga sa mund ta keni menduar.

UJORI

Sot do gjeni mënyrën e duhur për t’i bërë të ditur partnerit sa shumë e dashuroni. Ai do ndihet aq mirë pranë jush saqë ka mundësi t’ju bëjë edhe propozime të jashtëzakonshme. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe gjithçka ka për t’iu ndryshuar. Sektori i financave do jetë delikat.

PESHQIT

Mos u tregoni mediokër në jetën tuaj në çift sot dhe mos kërkoni ta gënjeni atë që keni në krah. Beqarët do bëjnë mirë t’i marrin gjërat ashtu si t’ju vijnë pa këmbëngulur shumë. Në planin financiar duhet të tregoheni gjithë kohës të matur që të mos keni probleme. 

“Mini-NATO-ja” mysIimane: Sa janë kapacitet e përbashkëta ushtarake të Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit

Pakti i Mekës bashkon eksportuesin kryesor të naftës, ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s dhe vendin e vetëm mysliman me armë bërthamore

Al Jazeera analizon fuqinë tokësore, ajrore dhe detare të Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit. Pakti midis vendeve vjen ndërsa ato përballen me tensione rajonale në rritje, duke përfshirë shqetësimet në lidhje me shtrirjen ushtarake në zgjerim të Izraelit dhe ndikimin rajonal të Iranit.

Udhëheqësit e tre vendeve nënshkruan Marrëveshjen e Mbrojtjes së Ndërsjelltë të Mekës në gusht, duke u zotuar të forcojnë parandalimin kolektiv kundër çdo akti agresioni dhe duke deklaruar se një sulm i armatosur ndaj ndonjërit prej tre vendeve do të konsiderohej një sulm ndaj të gjithëve.

Së bashku, vendet formojnë një bllok të rëndësishëm ushtarak. Arabia Saudite është një eksportues kryesor i naftës, Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe Pakistani është i vetmi vend mysliman me armë bërthamore.

Forca të kombinuara tokësore, ajrore dhe detare

Sipas Indeksit Global të Fuqisë së Zjarrit 2026, i cili rendit aftësitë mbrojtëse të 145 vendeve në të gjithë botën, të tre vendet së bashku kanë afërsisht 1.4 milion personel ushtarak aktiv, 3,400 avionë, 6,000 tanke dhe më shumë se 340 asete detare.

Indeksi vlerëson aftësitë potenciale luftarake të secilit vend në tokë, det dhe ajër, bazuar në faktorë që përfshijnë fuqinë njerëzore, pajisjet, burimet natyrore, financat dhe gjeografinë.

Personeli: Të tre vendet së bashku kanë rreth 1.4 milion personel aktiv, të mbështetur nga forca të mëdha paraushtarake dhe rezervë. Pakistani ka numrin më të madh të personelit aktiv me 660,000, i ndjekur nga Turqia me 481,000 dhe Arabia Saudite me 247,000 trupa.

Forca Ajrore: Së bashku kanë 3,415 avionë ushtarakë, duke përfshirë avionë luftarakë, helikopterë, transportues dhe trajnerë ushtarakë. Pakistani ka afërsisht 1,397 avionë, i ndjekur nga Turqia me 1,101 dhe Arabia Saudite me 917.

Forca Tokësore: Të tre vendet kanë afërsisht 6,046 tanke dhe më shumë se 179,000 automjete të blinduara, së bashku me mijëra sisteme artilerie dhe raketahedhës të shumëfishtë. Pakistani ka numrin më të madh të tankeve – 2,677, Turqia me 2,284 dhe Arabia Saudite me 1,085.

Fuqia Detare: Flotat e tyre të kombinuara përbëhen nga 344 asete detare, duke përfshirë 33 fregata, 24 korveta dhe 22 nëndetëse. Turqia kryeson listën me 192 asete detare, e ndjekur nga Pakistani me 120 dhe Arabia Saudite me 32.

Shpenzimet e mbrojtjes: Buxhetet e tyre të kombinuara të mbrojtjes arrijnë në total rreth 124.4 miliardë dollarë në vit. Arabia Saudite ka buxhetin më të madh ushtarak – 63.9 miliardë dollarë në vitin 2026, ndërsa Turqia ka lënë mënjanë 51.4 miliardë dollarë dhe Pakistani 9.1 miliardë dollarë, sipas Global Firepower.

Forcat ushtarake plotësuese

Andreas Krieg, një akademik, analist sigurie dhe konsulent i riskut politik i specializuar në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, tha se rëndësia e paktit qëndron në mënyrën se si aftësitë e larmishme të tre vendeve mund të plotësojnë njëra-tjetrën.

“Arabia Saudite kontribuon me kapital, gjeografi, infrastrukturë dhe fuqi politike të thirrjes. Turqia kontribuon me një bazë gjithnjë e më të sofistikuar mbrojtëse-industriale, dronë, raketa, sensorë, luftë elektronike, sisteme detare dhe ekspertizë ushtarake të nxjerrë nga NATO,” tha ai.

Ai shton se Pakistani kontribuon me fuqi punëtore, një elitë të madhe ushtarake profesionale, përvojë operacionale, prodhim mbrojtës dhe aftësi bërthamore.

Çfarë do të thotë aleanca për secilin vend?

Marrëveshja e sheh Arabinë Saudite të diversifikojë partneritetet e saj mbrojtëse përtej Shteteve të Bashkuara, duke shtuar aftësitë e përparuara ushtarake të Turqisë dhe pengesën bërthamore të Pakistanit, mes kërcënimeve në rritje ndaj korridoreve jetësore detare si Ngushtica e Hormuzit dhe Ngushtica Bab al-Mandeb.

Pakistani është midis nëntë shteteve që zotërojnë armë bërthamore, pasi i testoi ato për herë të parë në vitin 1998. Vendi me më shumë se 250 milionë banorë mbështetet shumë te Kina për importin e armëve.

Turqia, e cila iu bashkua NATO-s në vitin 1952, nuk ka armët e veta bërthamore, por “strehon” kokat bërthamore amerikane sipas një marrëveshjeje të NATO-s për ndarjen e armëve bërthamore.

David Des Roches, ish-drejtor i zyrës së Gadishullit Arabik të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, i tha Al Jazeera-s se marrëveshja shërben gjithashtu për të diversifikuar armët saudite mes paparashikueshmërisë së eksporteve perëndimore, pasi Turqia dhe Pakistani mund të furnizojnë artikuj të tillë si predha artilerie 155 mm në sasi të mëdha.

Për Turqinë dhe Pakistanin, pakti hap tregjet financiare saudite për industritë e tyre të mbrojtjes – të dyja kanë kapacitete prodhimi që tejkalojnë atë që mund të përballojnë ekonomitë e tyre.

Zaid M. Belbagi, drejtor menaxhues në Hardcastle Advisory, i tha Al Jazeera-s se rreziqet janë të larta për SHBA-në. “Pakistani është marrës i ndihmës amerikane, Arabia Saudite është blerësi më i madh i huaj i pajisjeve ushtarake amerikane dhe Turqia është ushtria e dytë më e madhe e NATO-s pas Shteteve të Bashkuara – kështu që spektri i SHBA-së në këtë marrëveshje është mjaft interesant”, tha ai.

Krieg shtoi se SHBA-të mbeten shumë të rëndësishme, veçanërisht për inteligjencën, mbrojtjen e përparuar raketore dhe teknologjinë ushtarake të përparuar, por ai theksoi se aktorët rajonalë duan t’i shndërrojnë burimet e tyre në fuqi të përdorshme, në vend që të blejnë nga Uashingtoni.

“Modeli i vjetër ishte kryesisht një sistem qendror, me Uashingtonin në qendër dhe shtetet individuale që mbështeteshin kryesisht te Shtetet e Bashkuara për sigurinë. Ajo që po del tani është një lidhje horizontale midis fuqive rajonale”, tha Krieg.

Cilat shtete të tjera mund t’i bashkohen paktit?

Egjipti është i vetmi vend, anëtarësimi i mundshëm i të cilit është ngritur publikisht nga njëri prej nënshkruesve. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan e quajti Egjiptin një “partner natyror” dhe tha se priste që Kajro të bashkohej sapo të zgjidheshin çështjet teknike.

Krieg beson se forca ushtarake e Egjiptit, gjeografia strategjike dhe kontrolli i Kanalit të Suezit do ta bënin marrëveshjen një shtesë të rëndësishme.

Megjithatë, analistët thanë se Kajro mund të jetë e kujdesshme ndaj detyrimeve ushtarake detyruese dhe ndikimit në marrëveshjet ekzistuese. “Egjipti mund të bashkohet vetëm nëse formulimi mbron marrëdhënien e tij të ndihmës me Uashingtonin, nuk dëmton aleancat dhe traktatet ekzistuese të paqes dhe ruan lirinë e vet për të vendosur se kur dhe ku të luftojë”, tha Karim Elgendy i Chatham House.

Prokuroria e Tiranës akuzë të re për Adi Hilën: Tha se kamerat nuk kishin memorie, por hetuesit e gjetën hard-diskun të shkatërruar, kishte frìkë për …

Organi i akuzës në kryeqytet e akuzon kompozitorin Adrian Hila për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Mësohet se kjo akuzë e re ndaj tij është ngritur pasi hetuesit kanë konstatuar se hard disku (memoria) e sistemit të kamerave ishte shkatërruar qëllimisht.

Hetuesit kanë tentuar të shohin hard-diskun e kamerave, për të parë çfarë materialesh ka në të, kur janë regjistruar ato dhe nëse në memorien kompjuterike ka pasur ndërhyrje të jashtme.

Mirëpo, nga këqyrja që i është bërë pajisjes së administruar, është konstatuar se ajo ka pasur dëmtime të qëllimshme dhe menjëherë në lidhje me këtë fakt është pyetur edhe kompozitori Adi Hila, si pronar i hard-diskut.

Ai ka deklaruar se e kishte shkatërruar vetë hard-diskun dhe në përgjigje të interesit të hetuesve se si dhe përse kishte ndodhur kjo, Adi Hila ka pretenduar se e kishte dëmtuar memorien e kamerave sepse kishte frikë se hakerat mund të ndërhynin sërish dhe të merrnin të dhëna të tjera.

Ky pretendim i kompozitorit, në fakt ka ngritur dyshime mbi pohime të mëparshme të tij, se kamerat nuk kishin memorie, por vetëm regjistronin në moment dhe nuk kishin kapacitet ruajtës.

Dëmtimi i hard-diskut nga frika se prej tij hakerat mund të merrnin materiale të tjera, konfirmon se kamerat që Adi Hila kishte vendosur në shtëpi kanë pasur memorie dhe ai e ka ditur këtë fakt, ndaj hetimet e drejtuara nga prokurori Julian Xhengo pritet të zbardhin mënyrën sesi videot intime përfunduan në sajte për të rritur.