Kush është analisti televiziv në marrëdhënie ρed ofiΙie, gazetari Elton Tozaj paralajmëron …

Gazetari Elton Tozaj prej ditësh është kthyer në gazetarin që po denoncon skandale në botën e showbizit. Rasti I kompozitorit Adi Hila, me videot e filmuara në studion e tij ndërsa kryente marrëdhënie seksuale me këngëtare e personalitete të njohura, që dolën sheshit, u provua e vërtetë.

Sot në mbrëmje, Elton Tozaj, me videon e radhës paralajmëron një tjetër skandal, për të cilin thotë se është i rëndë e për këtë arsye është akoma në verifikim. Por që gjithsesi thotë se do ta publikojë në mbrëmje.

“Një opinionist shumë I njohur televiziv është në marrëdhënie pedofilie. Është një rast I rëndë e jemi në verifikim e sipër. Sot në darkë do ta publikoj” shprehet Tozaj në një video selfie.

Pavarësisht kontributit që jepet në denoncimin e rasteve të tilla për të parë degjenerimin e shoqërisë se deri ku ka shkuar, publikimi i këtyre materialeve ngre pikëpyetje të mëdha për mënyrën e sigurimit të tyre.

FIFA pubIikon renditjen e re/ Kosova vendos rekord historik, ja çfarë ndodh me Shqipërinë

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, me Shqipërinë që ka regjistruar një përmirësim të lehtë në klasifikim.

Kuqezinjtë janë ngjitur me një pozicion, duke u pozicionuar tashmë në vendin e 66-të në botë. Lëvizja vjen pas rezultateve të fundit të Kombëtares shqiptare, ndërsa në renditjen e re kanë pësuar rënie Hondurasi dhe Kepi i Gjelbër.

Në fokus është edhe Kosova, e cila ka arritur një pozicion historik në klasifikimin e FIFA-s. “Dardanët” janë ngjitur me dy vende, duke u pozicionuar në vendin e 76-të.

Ky është pozicioni më i lartë i regjistruar ndonjëherë nga Kosova në renditjen botërore të FIFA-s, duke vendosur kështu një tjetër pikë referimi në historinë e përfaqësueses.

Në krye të klasifikimit vijon të jetë Spanja, e cila ruan kreun pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive. Kampionët e Evropës vazhdojnë të mbajnë distancën nga rivalët në pjesën e sipërme të renditjes.

Sjell në jetë fëmijën e 11-të, nëna: Jam e lumtur dhe e kënaqur për famiIjen e madhe

Zejd është fëmija i 11-të i mami Fatmirës dhe babi Ervinit.

Vogëlushi erdhi në jetë në maternitetin”Mretëresha Geraldinë” dhe gëzon shëndet të plotë së bashku me nënën.

Kjo e fundit tregon edhe se si është jeta me shumë fëmijë, si një nga pyetjet më të shpeshta që merr.

“Kam 8 goca dhe 2 çuna. Jam e lumtur dhe e kënaqur për familjen e madhe. Të gjithë më pyesin si është jeta me shumë fëmijë. Por jam shumë e kënaqur dhe e lumtur se e kam shtëpinë plot”, tha nëna e vogëlushit.

Rikthimi i fuqishëm në ekran/ ‘Big Brother Vip’ drejt nịsjes, moderatori zbulon detajin e ri nga prapaskenat

“Big Brother VIP Kosova 5” po i afrohet gjithnjë e më shumë rikthimit në ekran, ndërsa përgatitjet për edicionin e ri duket se kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Një detaj i ri nga prapaskenat është zbuluar nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili përmes një InstaStory ka bërë të ditur se kanë përfunduar xhirimet e klipeve promovuese për sezonin e pestë të formatit.

Ky zhvillim ka shtuar pritshmëritë e publikut, teksa produksioni po finalizon gradualisht përgatitjet para nisjes së spektaklit.

Puna për “Big Brother VIP Kosova 5” ka nisur prej muajsh. Në fund të gushtit, Hamiti kishte publikuar edhe një pamje nga procesi i përzgjedhjes së banorëve, duke i mbuluar portretet e kandidatëve dhe duke e cilësuar kastin e ri si “më të fuqishmin deri më sot”.

Arratisja e Alket Rizait/ Dyshohet se u Iargua drejt Shqipërisë ose Kosovës. Makina u ‘maskua’ me …

Policia greke po heton mundësinë që Alket Rizai, i dënuari shqiptar që nuk u kthye në burgun e Domokosit pas përfundimit të lejes më 14 shtator, të jetë larguar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë ose Kosovës.

Hetuesit po fokusohen edhe te një incident i ndodhur një ditë para zhdukjes së tij, jashtë një bari plazhi në Anavyssos. Rizai kishte shkuar atje me automjetin e tij, së bashku me disa persona të tjerë. Sipas të dhënave të hetimit, një debat nisi pasi muzika në automjetin e tij ishte me volum të lartë dhe pronari i lokalit i kërkoi ta ulte.

Përplasja u tensionua më tej pasi jashtë lokalit dolën klientë dhe punonjës. Në këtë moment, Rizai dyshohet se nxori një armë zjarri dhe autoritetet po hetojnë nëse ai ka qëlluar në ajër.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 27-vjeçar nga Afganistani, i cili punonte si roje sigurie në barin e plazhit. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje me armë zjarri, ndërsa nga të shtënat mbetën të plagosur lehtë dy kalimtarë.

Dëshmia për sinjalizuesin policor

Ndërkohë, hetuesit kanë marrë edhe një dëshmi që mund të hedhë dritë mbi mënyrën se si Rizai u largua nga zona. Sipas dëshmisë së një drejtuesi automjeti, pas incidentit në Anavyssos, në rrugë është parë një makinë që kishte aktivizuar një sinjalizues të ngjashëm me atë që përdoret nga automjetet e Policisë Helenike pa shenja dalluese.

Dëshmitari ka deklaruar gjithashtu se një prej personave në automjet i ka folur përmes një altoparlanti. Policia po verifikon nëse automjeti dhe pajisjet e përdorura kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar për të lehtësuar largimin e Rizait. Për momentin, autoritetet greke po hetojnë disa pista për vendndodhjen e tij, ndërsa një prej dyshimeve kryesore është se ai mund të ketë kaluar kufirin dhe të jetë larguar drejt Shqipërisë ose Kosovës. /BW

Mbi 11 000 shtëpi morën hîpotekën pas ndërtimit jo në pronën e tyre, çfarë parashikon ligji i ri i legalizimeve

Procesi i formalizimit të objekteve të ndërtuara para vitit 1991 ka për qëllim pajisjen me dokumente të rregullta pronësie të banesave dhe objekteve të banimit të ndërtuara para këtij viti, të cilat nuk figurojnë të regjistruara në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme. Ky proces përfshin ndërtesa të realizuara në periudha të ndryshme historike, të cilat kanë mbetur pa titull të formalizuar pronësie apo dokumentacion të plotë ligjor.

Procesi është iniciuar në vitin 2012 dhe është zhvilluar në disa faza institucionale. Fillimisht, zbatimi i tij është kryer nga njësitë e qeverisjes vendore dhe më pas nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës në zbatim të ligjit 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas të dhënave zyrtare nga ASHK, për vitin 2025 numri i vendimeve për miratimin e dokumentit të pronësisë për objektet pa titull pronësie të ndërtuara para datës 10.08.1991, trojet e tyre funksionale dhe oborret në përdorim është 1,746.

Ndërsa, nga viti 2019 deri në vitin 2025, pra në një periudhë 7 vjeçare, numri total i vendimeve të dhëna për objektet pa tituj pronësie, trojet e tyre dhe oborret në përdorim rezulton afro 11.010 të tilla.

Së fundmi qeveria ka miratuar një vendim të ri lidhur me procedurat e kalimit në pronësi të objekteve që nuk kanë dokumentacionin pronësor, duke i lehtësuar ato. Sipas vendimit drejtoria vendore e ASHK-së kalon pronësinë për sipërfaqen funksionale deri në 300 m2, pra sipërfaqen nën ndërtesë dhe përreth saj, me kusht që të posedohet efektivisht në terren nga subjekti dhe pa pagesë nëse është tokë shtetërore.

Sipas vendimit, procedura mund të nga ASHK ose edhe me kërkesë të subjektit, i cili në këtë rast duhet ta paraqesë aplikimin on-line nëpërmjet “e-Albania” dhe të shlyejë tarifën e shërbimit për procedurën administrative me vlerë 10 mijë lekë.

Ky proces synon garantimin e sigurisë juridike të pronësisë për një numër të konsiderueshëm objektesh banimi pa certifikata pronësie, duke kontribuar në formalizimin e pronësisë, përmirësimin e cilësisë dhe saktësisë së regjistrave kadastralë, si dhe në forcimin e stabilitetit dhe transparencës së tregut të pasurive të paluajtshme. /tvscan.al

Ρozicioni … ksυαΙ i “stυhisë” po bën që ç ίftet të trόnditen me k. ënαqësi

A do ta provonit këtë pozicion? Në vend që të hipni në shtrat, është një lëvizje në këmbë që kërkon që gruaja të përkulet mbi një tryezë ose sipërfaqe të rrafshët.

Kjo lëvizje përfshin që gruaja të mbështetej mbi një tryezë ndërsa qëndronte në majë të gishtave me këmbët e saj.

Kjo pozitë se ksuale është shumë më e lehtë për vajzat, pasi burri duhet të qëndrojë prapa dhe të ngre këmbën lart në tryezë.

Ndërsa kapeni mbi tryezën për mbështetje, partneri juaj mban pjesën e sipërme të belit tuaj. Ju mund të vendosni ritmin tuaj.

Shkoni më ngadalë nëse doni të jeni më me pasion, dhe pse të mos vendosni një pasqyrë para jush, në mënyrë që të mund të bëni kontakt me sytë me partnerin tuaj.

“Kam frìkë mos më dalin video të tjera”, gazetari zbulon çfarë bëri në studio kompozitori pasi u mor në pyetje nga policia

Gazetari Esido Barkaj ka dhënë të dhëna të reja mbi atë që po ndodh pas publikimit të videove intime, ku të përfshirë janë disa nga personazhet më të njohur shqiptarë.

Barkaj, i ftuar në studion e “Takohemi n’Vizion” të moderatores Fjorida Fjora, deklaroi se kompozitori Adi Hila, pasi ka dhënë dëshminë e tij të parë në polici, është kthyer në studion e tij dhe ka thyer hard diskun.

Pas këtij veprimi, kompozitori është marrë sërish në pyetje nga uniformat blu, ku është shprehur se e ka bërë një veprim të tillë nga frika e hakerimit dhe se mund t’i publikohen të tjera video intime.

Pjesë nga biseda:

Fjora: Çfarë mund të ndodhë në këto momente?

Barkaj: Nga denoncimet pritet që të shtohen provat në polici. Gjasat deri tani janë se ka një ashpërsim të zotit Hila karshi ligjit, lidhur me denoncimet për filmimin pa dijeninë dhe pa pëlqimin e zonjave. Hila, menjëherë pas publikimit të videove, ka shkuar në studion e tij dhe ka thyer hard diskun.

Fjora: Nuk ekziston më ky hard disk.

Barkaj: Është marrë si provë nga policia dhe hard disku ka qenë i thyer. Hila është marrë sërish në pyetje nga policia dhe ka thënë se kishte frikë mos i nxirrnin video të tjera. Policia pretendon prishje të provave. Do të jetë Prokuroria e Tiranës ajo që do të ngrejë zyrtarisht akuzat.

Elton Tozaj me deklaratë pubIike për Luiz Ejllin: “Erdhi në mes të natës, i vetmi që …”

Elton Tozaj ka bërë një deklaratë publike për Luiz Ejllin, duke zbuluar një episod të vështirë nga jeta e tij dhe ndihmën që, sipas tij, këngëtari i ka dhënë në atë moment.

Gjatë rrëfimit, Tozaj tha se ndien një detyrim moral për ta falënderuar publikisht Luizin, pasi ai ka qenë i vetmi person që i është gjendur pranë në një prej ditëve më të vështira të jetës së tij.

“Kam një detyrim moral që realisht e falënderoj. I vetmi njeri që më është gjendur në ditën time më të vështirë, kur më hodhën për të vdekur, i vetmi! Asnjë nuk pati guximin të vinte. Luiz Ejlli ka qenë i vetmi që erdhi në mes të natës”, u shpreh Tozaj.

Ai nuk dha më shumë hollësi në këtë pjesë të deklaratës mbi ngjarjen së cilës i referohej me fjalët “kur më hodhën për të vdekur”, por e veçoi Ejllin për faktin se, sipas tij, nuk e la vetëm në atë moment.

Deklarata vjen në një periudhë kur Tozaj është rikthyer në qendër të vëmendjes për një sërë publikimesh dhe deklaratash për personazhe të njohur.

Edhe Luiz Ejlli është përfshirë së fundmi në diskutimet publike rreth zhvillimeve që kanë trazuar showbizin, duke reaguar me ironi ndaj çështjes së videove intime të Adrian Hilës.

SPAK mbyll përkohësisht dosjen e HakIajve, reagon Ajshe Haklaj (DEKLARATA E FORTË)

Prokuroria e Posaçme ka pezulluar kallëzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklajt ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë, lidhur me vrasjet e katër vëllezërve Haklaj. Pas vendimit, Ajshe Haklaj ka reaguar në emisionin “Studio Live”, duke shprehur zhgënjimin e familjes së saj ndaj SPAK-ut.

Ajo pretendon se Prokuroria e Posaçme nuk ka vijuar hetimet për përgjegjësitë që ajo ia atribuon Berishës lidhur me vrasjet e familjarëve të saj. Haklaj tha se shtatë anëtarë të familjes së saj janë vrarë, ndërsa shtatë persona të tjerë të afërt me familjen kanë humbur jetën. Ajo pretendoi gjithashtu se gjatë viteve janë dëmtuar banesat dhe varret e familjes.

Në deklaratat e saj, Haklaj përmendi edhe ngjarje të tjera, mes tyre 21 Janarin dhe tragjedinë e Otrantos, duke i cilësuar si krime politike që sipas saj duhet të hetohen.

Ajo deklaroi se familja nuk do të heqë dorë nga beteja juridike dhe se, përmes avokatit të saj, Idajet Beqiri, do të vijojë përpjekjet për të çuar çështjen përpara në strukturat e drejtësisë.

“Ne prisnim shumë nga SPAK dhe menduam se kjo drejtësi do të vendoste drejtësi për krimet e rënda politike. Jemi shumë të zhgënjyer nga SPAK, i cili nuk pati as guximin për të hetuar vrasjet ndaj pjesëtarëve të familjes sonë, por mendojmë se nuk kanë pasur as dëshirën.

Ne nuk do ta pushojmë betejën tonë juridike dhe shpresojmë që njëra prej strukturave të drejtësisë shqiptare të guxojë t’i çojë hetimet më tej”, deklaroi Ajshe Haklaj.