EMRI/ Pasioni u kthye në tr¤gjedi, υ¤es 24-vjeçarja nga Durrësi, mesazhi i dhimbshëm i motrës

Qyteti është i trondìtur pas ndarjes nga jeta, në moshën vetëm 24-vjeçare, të Giulia Stefës. Katër vite më parë, ajo u përfshi në një aksident me ski në pistat e Abetones dhe, që nga ai moment, nisi të kishte probleme shëndetësore, nga të cilat nuk u rikuperua më plotësisht.

Natën mes të dielës dhe të hënës, më 5 tetor, në banesën e saj në lagjen Terminetto, ku jetonte me partnerin Leonardo Zaia, Giulia kishte filluar të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe më pas pësoi një gjendje të rënduar shëndetësore. Partneri i saj ndërkohë kishte njoftuar shërbimet e emergjencës, të cilat mbërritën në vendngjarje.

Aksidenti me ski

“E reanimuan në shtëpi dhe më pas e transportuan në urgjencën e spitalit Noa në Massa”, tregon motra e saj, Aurora. “Por ajo nuk ia doli. Jemi të shkatërruar, sepse sigurisht që nuk mund ta imagjinonim një përfundim të tillë. Edhe pse gjendja e saj shëndetësore kishte ulje-ngritje, që nga momenti kur, gjatë skijimit, u përplas me një shtyllë dhe pësoi disa trauma, aq sa u transportua me kod të kuq në spitalin Cisanello të Pizës. Që nga ajo ditë, gjërat për të ndryshuan.”

Giulia kishte një pasion të madh për skijimin. “Shkonte me shoqet. Sigurisht, pas aksidentit që i ndodhi, iu desh të hiqte dorë dhe ndërpreu edhe punën në kompaninë familjare të bojërave. Por askush nga ne nuk do ta kishte imagjinuar kurrë një gjë të tillë”, thotë motra e saj.

Giulia ishte një vajzë 24-vjeçare plot jetë, me gjithë jetën përpara, por u gjend në një situatë ku gjithçka ndryshoi. Megjithatë, ajo u përpoq të vazhdonte përpara, e mbështetur nga partneri dhe familjarët, të cilët i qëndruan gjithmonë pranë dhe që në këtë moment dhimbjeje pyesin veten se si mund të kishte ndodhur një tragjedi e tillë.

Aurora është motra e madhe e Giulia-s. Të dyja ishin shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Ato kishin lindur në Pietrasanta, ndërsa prindërit e tyre, Diana Kadushja dhe Kostandin Stefa, janë me origjinë nga Durrësi, në Shqipëri.

Kujtimi i motrës

Motra Aurora ka dashur të përshkruajë Giulia-n me një rrëfim tejet prekës. “Ishe motra ime e vogël, përkëdhelja e shtëpisë, ajo e surprizave, e aftë të mendoje gjithmonë për të tjerët para vetes. Për njerëzit që doje jepje gjithçka, gjithmonë më të mirën, edhe kur brenda vetes po luftoje beteja që ndoshta askush nuk arrinte t’i shihte vërtet.

Për mua nuk ishe vetëm një motër. Ishe bashkëpunëtorja ime, personi me të cilin u rrita, një pjesë e jetës sime dhe e gjithçkaje që jam. Kishim ende kaq shumë gjëra për të jetuar së bashku.

Ti mezi prisje të bëheshe teze dhe të organizoje dasmën time, të kujdeseshe për çdo detaj dhe ta bëje atë festë edhe më të veçantë. Unë i imagjinoja ato momente me ty pranë, të lumtur dhe të përfshirë siç dije të ishe vetëm ti.

Më dhemb të mendoj për gjithçka që nuk do të mund ta jetojmë më së bashku, por do të mbaj me vete çdo kujtim, çdo të qeshur, çdo gjest dashurie që më ke lënë. Do të më mungosh çdo ditë të jetës sime. Të dua, motra ime e vogël. Përgjithmonë ne të dyja.”

Lamtumira e fundit

Trupi i Giulia-s ndodhet aktualisht në Shtëpinë Funerale të Versilias “La Piramide”, pranë urgjencës së spitalit Versilia. Prej aty, nesër në mëngjes, më 7 tetor, në orën 09:30, do të transportohet drejt kishës Santa Rita në Campo d’Aviazione, ku në orën 10:00 do të mbahet mesha e varrimit. Pas ceremonisë, arkivoli do të dërgohet në varrezat e Viareggios, ku do të bëhet varrimi.

Shqiptarit në Zvicër i vjedhin picerinë: I mora t hi’kën nga dora, kisha frikë mos më νr iste vajzën

Një grabitje e armatosùr ka ndodhur në një piceri në Villmergen të kantonit Aargau në Zvicër, ku një shqiptar ndërhyri për të mbrojtur vajzën e tij, e cila ndodhej brenda lokalit.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, kur një burrë i maskuar hyri në piceri dhe, nën kërcënimin e një thike, kërkoi paratë. Pronari i picerisë, Zelal Selimi, ndodhej jashtë lokalit kur kuptoi se grabitësi po kërcënonte vajzën e tij.

“Hyra ngadalë brenda dhe ndërhyra për të kapur thikën, që ai të mos e vriste vajzën time”, ka treguar Selimi për një televizion lokal.

Sipas tij, thika ndodhej vetëm 40-50 centimetra larg kokës së vajzës, e cila kishte nisur të bërtiste: “Një thikë, një thikë!”.Selimi u përlesh me grabitësin, duke arritur t’ia merrte thikën. Grabitësi më pas u largua nga piceria, ndërsa shqiptari e ndoqi jashtë.

Autori tentoi të arratisej me një skuter elektrik, por u ndalua pak më vonë nga një polic që nuk ishte në detyrë. Sipas Policisë Kantonale të Aargaut, në pranga përfundoi një 36-vjeçar serb nga rajoni.

Gjatë përleshjes, Selimi pësoi lëndime të lehta në të dyja duart.Jemi të tronditur, ishte shumë e frikshme”, ka deklaruar ai.
Vajza e tij ka thënë se ndërhyrja e babait ishte vendimtare për shmangien e një tragjedie.

“Për fat të mirë, babai im arriti ta zgjidhte situatën, sepse kur mbërriti policia, mund të kishte ndodhur tashmë një masakër”, është shprehur ajo.
Rasti po hetohet nga autoritetet zvicerane. Policia po verifikon gjithashtu nëse grabitja e picerisë ka lidhje me një tjetër grabitje të armatosur të ndodhur pak ditë më parë në një furrë buke në zonë, ku autori kishte përdorur gjithashtu një thikë dhe kishte mundur të largohej me paratë.

Gazetari zbuIon kush është këngëtarja që ka kallëzuar Adi Hilën pas Eli Farës dhe Monika Lubonjës

Gazetari Esido Barkaj, i ftuar këtë të mërkurë në studion e “Takohemi n’Vizion”, të moderatores Fjorida Fjora, ka zbuluar se pas artisteve Eli Fara dhe Monika Lubonja, një tjetër personazh VIP ka kallëzuar në polici kompozitorin Adi Hila, për nxjerrjen e videove intime.

Sipas Barkajt, personazhet pretendojnë se janë filmuar pa dijeninë dhe pa kompromisin e tyre.

Gazetari bëri me dije se artistja e tretë që ka bërë denoncimin është këngëtarja Blerina Matraku.

Pjesë nga biseda:

Fjora: Pas Lubonjës dhe Eli Farës, ka dhe një personazh të tretë që ka bërë denoncim, kush është?

Barkaj: Edhe pse bëhet fjalë për “aljem rozë”, por ka dalë jashtë shoubizit, bëhet fjalë për video intime që kanë marrë përmasa të mëdha. Janë regjistruar 4 kallëzime në total. I pari ka qenë personazhi kryesor, Adi Hila, që ka bërë kallëzim për hakërim, por janë dhe tre zonja që kanë bërë kallëzim kundër Adi Hilës. E para ka qenë këngëtarja Eli Fara, e cila ka reaguar edhe publikisht dhe ka kallëzuar Adi Hilën. Ditën e djeshme ka bërë kallëzim dhe Monika Lubonja. Burime thonë që ajo ka kaluar edhe një shok emocional, për shkak të bombardimeve të videove. Ajo ka bërë një kallëzim penal ndaj Adi Hilës. Një personazh i tretë që ka reaguar është Blerina Matraku, e cila ka bërë një kallëzim të njëjtë bashkë me dy zonjat e tjera.

Fjora: Blerina Matraku, e cila dy ditë më parë ka bërë një denoncim në polici, duke iu bashkuar dy personazheve të tjerë.

Barkaj: Provat që ka arritur të mbledhë krimi kibernetik, kuptohet që është temë delikate, ku përfshihen personazhe të njohur të jetës publike. Nuk bëhet fjalë për hakërim institucioni, është pak e vështirë marrja në pyetje e personazheve.

Gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, zbardhet paketa e re e Komisionit Evropìan, ja çfarë përmban

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë mbi rishikimet e politikave para zgjerimit me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Në paketën e bërë publike këtë të martë nga Komisioni Evropian përcaktohen orientimet dhe veprimet e politikave të nevojshme për të përgatitur unionin për zgjerimin.

Në paketën e sotme, Komisioni ofron një vlerësim të thelluar të politikave të unionit në dritën e zgjerimit të ardhshëm. Ai përcakton se si korniza ekzistuese e Traktatit dhe traktatet e ardhshme të anëtarësimit mund të përdoren për të përgatitur bashkimin për një anëtarësim më të gjerë.

Ai gjithashtu propozon një sërë masash mbrojtëse për traktatet e ardhshme të anëtarësimit, duke përfshirë masa mbrojtëse më të forta sektoriale dhe një klauzolë të re mbrojtëse institucionale, për të siguruar që angazhimet e ndërmarra gjatë negociatave të anëtarësimit të vazhdojnë të përmbushen në mënyrë të qëndrueshme pas anëtarësimit./Top Channel

“Adi Hila ka shitur videot në faqe”/ Cakrani shpërthen ndaj kompozitorit: “Shρifësirë, 150 kile, nuk rrezikon asgjë (Video)

Një ditë më parë, Monika Lubonja zbuloi përmes një postimi në “Instagram” se ka bërë kallëzim kundrejt kompozitorit, Adrian Hila, për videot intime të publikuara në rrjet. Aktorja e ka denoncuar atë për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, avokati Kujtim Cakrani u shpreh se me këtë denoncim, Adi Hila nuk rrezikon asgjë dhe nuk mund të dënohet me burg.

“Nuk rrezikon asgjë. Kjo akuzë që ajo ka ndërtuar dhe drejtuar Gjykatës së Dhomës Penale Tiranë, përbën kundravajtje penale. Që do të thotë që mund të dënohet me gjobë. Pra është vetëm dëmtim imazhi, zonja mund t’a kishte ndjekur këtë edhe në çështje civile për të kërkuar një dëmshpërblim moral. Kjo pasi është dëmtuar imazhi i saj. Ai mund të dënohet pas 10 vitesh kur të përfundojë procesi gjyqësor me një gjobë, deri në 3 milionë lekë, por nuk ka faj penal që të rrezikojë burg”, tha avokati.

Sipas Cakranit, Adi Hila që në vitin 2025 ka hapur një rrjet të vetin ku ka publikuar video të shkurtra intime me pagesë.

“E thashë këtë për të kuptuar që të gjithë ne mos të na bëjnë për budallenj. Ai e ka ditur shumë mirë që po regjistrohej, ka bërë prerje të atyre videove për arsye përfitimi. Askush nuk ia ka vjedhur, ai ka të gjithë të drejtën e tij të mbrohet, dhe do bëjë çdo gjë të mbrohet, por ne që jemi brenda këtij sistemi e dimë se si funksionon. Ai duhet të hetohet në bashkëpunim. Ai që ka bërë regjistrimet, prerjet. Kush janë bashkëpunëtorët, duhet ta gjejë Prokuroria.

Problemi qëndron se ai e ka ditur shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Kjo është e organizuar dhe është shpërndarë në site të faqeve pornografike, janë shitur me para. I ka shitur për përfitime. Nuk parashikohet asnjë ditë me burg, mbase nuk është ky qëllimi, por problemi është se duhet hetuar se kush kanë qenë personat që e kanë ndihmuar, kush ka patur dijeni”, tha avokati./Top Channel

11 orët e fundit në liri të Ergys Agasit minutë pas minute, nga vilat e ‘Visit të Pojës’, vizita 5 orëshe pranë Tregut Agroushqìmor të Suel Çelës në Elbasan, deri te arrestimi! Policia e ndoqi me dron

Ergys Agasi, i akuzuar se drejton një grup të strukturuar kriminal në dosjen e AKSHI-it, ditën e fundit të lirisë u ndoq hapi pas hapi nga forcat e policisë, thuajse gjatë gjithë kohës me dron, i cili ka dokumentuar me video dhe foto çdo lëvizje të tij.

Agasi u pikas mëngjesin e 26 gusht në një kompleks vilash në zonën e Shkozetit në Durrës , të njohura si baza e Visit të Pojës. Pak para mesditës së 26 gushtit e mori mjeti luksoz, me të cilin udhëtoi drejt Elbasnit, ku qëndroi për gati 5 orë pranë Tregut Agroushqimor në pronësi të babait të shumëkërkuarit Suel Çela. Rrugës në kthim policia e prangosi te Plepat bashkë me Uljan Shpatarakut.

Minutë pas minute, çfarë ndodhi ditën e arrestimit të Ergy Agasit:

Para ditës së arrestimit njoftohet patrulla e forcave shqiponja në Durrës që Ergys Agasi është në një makinë në lëvizje.

Ora 08:00 (26 gusht): Policia ngre pika kontrolli dhe dronin për vëzhgim nga ajri. Informacioni ishte që Agasi ishte akomoduar në kompleksin e vilave në Shkozet, të njohura si vilat e Visit të Pojës, Elvis Doçit. Ngrihet droni mbi kompleksin e vilave.

Ora 11:39: Ergys Agasi konstatohet duke dalë nga ambientet e katit të dytë të kompleksit të vilave, i veshur me bluze te bardhe dhe pantallona treçerekëshe ngjyrë te zeza. Agasi vazhdon në drejtim të hollit në katin e parë të kompleksit dhe futet ne ambientet e brendshme të kompleksit.

Ora 11:59: Droni konstaton se makina Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, duke hyrë në ambientet e kompleksit, hyn në portën kryesore të kompleksit, vazhdon drejt parkimit nëntokësor të kompleksit të vilave. Për shkak të xhamave të zinj nuk mundet të konstatohet se kush ishte brenda

Ora 12:02: Nga pamjet me dron kontatohet se e njëjta makinë, vetëm pas 3 minutash del nga bodrumi i kompleksit të vilave, dh4e në sediljen epërparme, në krah të drejtuesit të mjetit, u vërejt një person që dyshohej se ishte Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur pasagjer në sediljen e përparme të automjetit.

Ora 12:03: Makina vijon të ndiqet nga droni Automjeti Audi A6, del nga kompleksi i vilave, në drejtim të Nishtullës, rrethrrotullimit të Shkozetit, drejtim Plepave, ku futet nëpër rrugët në afërsi të shinave të trenit, që të nxjerrin në rrugën eP lazhit, Durrës, ku, pasi arrin në zonën e Plepave, vazhdon drejtimin drejt autostradës, në drejtim të Kavajës, Rrogozhinës, në drejtim të Peqinit, Elbasanit

Ora 13:35: Një orë e 32 minuta më pas makina nuk futet në qytetin e Elbasanit, por bën rreth rrotullimin e Bradasheshit, vazhdon në drejtim tregut agroushqimor, dhe kthehet djahtas për t’u future aty brenda. Tregu agro ushqimor është në pronësi të babait të Suel Çelës. Droni nuk e mbajti më nën vëzhgim. Grupet e vëzhgimit, makinat e policisë u vendosën në rrethrrotullimin e bradasheshit.

Ora 18:16: Makina del nga rruga “Kadri Hoxha” ku ndodhet tregu agroushqimor dhe vazhdon të njëjtin itinerar të mëparshëm, tashmë në krah të kundërt, nga Elbasani në drejtim të Durrësit. Sapo mbërrin në zonën e Plepave, në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet e tjerame uniformë të Drejtorisë Vendore Durrës, u bë i mundur arrestimit. Ku i gjetën Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur nësediljen e përparme, dhe Uljan Shpataraku.

Lajm në përditësim….

Çifti nga Kukësi bënë prìndër për herë të 10-të, babai: Kemi vështirësi, por ia dalim (Video)

Ervini dhe Fatmira janë vetëm 36 vjeç dhe tashmë janë prindër të 10 fëmijëve. Çifti me origjinë nga Kukësi jeton në zonën e Kamzës në Tiranë, ndërsa vetëm pesë ditë më parë Fatmira solli në jetë fëmijën e tyre të dhjetë.

Të ftuar në studion e emisionit “Mes’Dritë” në Vizion Plus, nën moderimin e Alma Çelajt, çifti rrëfeu për jetën me një familje kaq të madhe, vështirësitë ekonomike dhe eksperiencën e lindjes së fundit.

Fatmira tregoi se ajo dhe bashkëshorti kishin dëshiruar që në fillim të kishin një familje të madhe, ndërsa për lindjen e fundit tha se kishte përjetuar disa vështirësi shëndetësore.

Fatmira: Kisha probleme me tensionin…

Ervini tregoi se ai vjen nga një familje me dy fëmijë dhe se për çiftin, numri i fëmijëve nuk ka qenë një çështje planifikimi strikt.

Ervini: Ne jemi dy fëmijë në familje, por kemi ardhur pas 11 vitesh martesë. Vëllai ka katër fëmijë. Planifikimi familjar është… fëmija është e ardhmja, e di ai lart (Zoti). Familja është e kompletuar edhe me dy, me tre, edhe me katër, por…

Në të njëjtën linjë është edhe Fatmira, e cila thotë se ndan të njëjtin mendim me bashkëshortin.

Jeta me 10 fëmijë nuk është e lehtë, veçanërisht sa i përket anës ekonomike. Ervini tregon se punon në të zezë dhe merr punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat e familjes.

“Punoj në të zezë, ku të dalë. Kjo e bën pak të vështirë, por ia dalim”, rrëfeu ai.

Ndërsa Fatmira qëndron në shtëpi dhe kujdeset për fëmijët, duke e përshkruar përditshmërinë si një kombinim mes ditëve të vështira dhe momenteve të bukura.

“Ka ditë të vështira, por ka dhe të mira. Ne e kalojmë me pak gjëra të vogla”, tha Ervini.

Në fund, çifti uroi që fëmijët e tyre të kenë shëndet dhe sukses në shkollë. Për Fatmirën, dëshira kryesore për të ardhmen e tyre është e thjeshtë: të arsimohen dhe të jenë të pavarur.

“Vetëm shkollën, të mësojnë sa më shumë që të bëhen për vete”, u shpreh ajo.

Dyshonte se ngacmonte të dashurën e tij/ Biznesmeni shqiptar qëIIon 28-vjeçarin

Një shqiptar është dënuar me 11 vite e 6 muaj burg në Itali, pasi u shpall fajtor për tentativë vrasjeje ndaj një 28-vjeçari tjetër shqiptar, në një ngjarje të ndodhur në tetor të vitit 2023 në Manta, në provincën e Cuneos.

Bëhet fjalë për Altin Jakinin, 32 vjeç, sipërmarrës në sektorin e ndërtimit, i cili sipas gjykatës qëlloi me një pistoletë në drejtim të një furgoni, teksa ishte në dijeni se brenda ndodhej 28-vjeçari. Sipas mediave të huaja, i riu u gjet në gjendje të rëndë nga ekipet e shpëtimit, teksa automjeti i tij kishte dalë nga rruga.

Fillimisht ngjarja u duk si një aksident i rëndë rrugor.

Por, para se të hynte në sallën e operacionit në Cuneo, i plagosuri i tregoi një policisë identitetin e personit që, sipas dëshmisë së tij, kishte qëlluar ndaj tij.

Sipas akuzës së ngritur gjatë procesit, motivi i sulmit lidhej me xhelozinë ku Jakini dyshonte se 28-vjeçari ishte një rival në lidhje me të dashurën e tij. Pavarësisht përpjekjeve të viktimës për ta bindur se nuk kishte arsye për dyshime, tensionet mes tyre kishin vijuar edhe në ditët para sulmit.

Në të njëjtin proces gjyqësor u përfshi edhe Andrea Dedi, në atë kohë punonjës i Jakinit, i akuzuar se e kishte ndihmuar në kryerjen e sulmit i cili u shpall i pafajshëm.

Ndërkohë, gjykata e shpalli fajtor 32-vjeçarin shqiptar për tentativën e vrasjes dhe e dënoi atë me 11 vite e 6 muaj burg.

Mesazhet in time të “Erion Isait” në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë ρervers që te …

Gazetari Elton Tozaj ka publikuar dy ditë më parë në rrjetet sociale disa materiale që përmbajnë biseda private të kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai. Ato janë publikuar në formën e “screenshots”-eve dhe datojnë të paktën nga shtatori i vitit 2023.

Në to shfaqet një profil me emrin Erion Isai, ndërsa komunikimet e publikuara përmbajnë mesazhe me tone flirtuese dhe intime, të cilat i janë dërguar një ish-konkurrenti të “Për’puthen”.

Po ashtu përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tozaj ka bërë pretendime të tjera lidhur me jetën private të Isait. Gazetari shprehet se kryetari i Bashkisë së Kolonjës ka pasur marrëdhënie me punonjës meshkuj të bashkisë, duke u shprehur se i njeh edhe me emra.

Publikimi i materialeve ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, përfshirë edhe nga persona që kanë pasur njohje apo bashkëpunim me Isain. Një prej reagimeve ka ardhur nga aktori Rezart Veleshnja, i cili në një koment në rrjetet sociale, i drejtohet Isait.

“Bo bo bo, pse Erion të këshillova të thash mos mos qe kur ishe në Portokalli. Rri tani vuaj pasojat e pëlloit që haje! Ti Erion ke qenë pervers që në Portokalli”, shkruan ai.

Misteri i ‘errësirës’ 5-orëshe, pse policia u urdhërua të uIte dronin kur makina me Ergys Agasin u fut në tregun agroushqimor në Elbasan?!

Nga vendimi i gjykatës për masën e sigurisë ndaj Uljan Shpatarakut, të akuzuar se ndihmoi në arrati Ergys Agasin, dalin të dhëna të forta në lidhje me operacionin ditën e arrestimit.

Pas ndjekjes që i kishte bërë nga Durrësi në Elbasan makinës së Ergys Agasit, policia kishte konstatuar se në orën 13:35 automjeti futet kthehet në rrugicën djathtas në afërsi të tregut agroushqimor, në pronësi të babait të Suel Çelës, në kërkim si kreu i një organizate kriminale.

Interesant është fakti se në raportin që është bërë gjithë ndjekjes thuhet se “pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi, me targa AB323JK,nuk u mbajt në vëzhgim nga ana jonë. Pas komunikimit me oficerin, grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit”.

Pra në momentin kur mjeti është kthyer te rrugica e tregut agroushqimor ndjekja me dron nuk ka vazhduar më dhe policia është vendosur 3 kilometra më tutje, te Rrethrrotullimi i Bradasheshi.