Misteri i ‘errësirës’ 5-orëshe, pse policia u urdhërua të uIte dronin kur makina me Ergys Agasin u fut në tregun agroushqimor në Elbasan?!

Nga vendimi i gjykatës për masën e sigurisë ndaj Uljan Shpatarakut, të akuzuar se ndihmoi në arrati Ergys Agasin, dalin të dhëna të forta në lidhje me operacionin ditën e arrestimit.

Pas ndjekjes që i kishte bërë nga Durrësi në Elbasan makinës së Ergys Agasit, policia kishte konstatuar se në orën 13:35 automjeti futet kthehet në rrugicën djathtas në afërsi të tregut agroushqimor, në pronësi të babait të Suel Çelës, në kërkim si kreu i një organizate kriminale.

Interesant është fakti se në raportin që është bërë gjithë ndjekjes thuhet se “pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi, me targa AB323JK,nuk u mbajt në vëzhgim nga ana jonë. Pas komunikimit me oficerin, grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit”.

Pra në momentin kur mjeti është kthyer te rrugica e tregut agroushqimor ndjekja me dron nuk ka vazhduar më dhe policia është vendosur 3 kilometra më tutje, te Rrethrrotullimi i Bradasheshi.

Me shpejtësi SKËTERRË! Policia sekuestron Audin dhe arreston  shqiptarin në Greqi

Një shtetas shqiptar është arrestuar paraditen e së mërkurës në aksin rrugor Janinë-Arta, pasi u kap duke drejtuar automjetin me një shpejtësi prej 249 km/orë.

Shpejtësia e lejuar në segmentin ku u konstatua shkelja ishte 100 km/orë. Pas evidentimit të rastit, policia greke ndërhyri menjëherë duke ndaluar drejtuesin e mjetit.

Ndaj shqiptarit janë marrë masa në bazë të nenit 290A të Kodit Penal grek. Automjeti është sekuestruar, ndërsa ndaj tij është vendosur një gjobë prej 2 mijë eurosh, heqja e patentës për një vit dhe 9 pikë penalizuese.

Megjithatë, masat përfundimtare do të përcaktohen nga gjykatësi i Janinës, përpara të cilit shqiptari pritet të dalë për caktimin e masës së sigurisë.

Ai akuzohet për drejtim të rrezikshëm të mjetit dhe vënie në rrezik të jetës së qytetarëve.

Rasti ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, në një kohë kur kontrollet në rrugë janë shtuar ndjeshëm përmes kamerave të survejimit të vendosura në autostrada dhe në semaforët e qyteteve, duke çuar në mijëra gjoba të vendosura çdo ditë.

Majlinda Bregu: 15 vjet nën vëzhgìm, çfarë fshihet pas propozimit të BE-së?

Nga Majlinda Bregu

Tërsëllimën e kotësive që dëgjojmë çdo ditë dhe mjegullën se ç’ndodh me ne, ia vlen ndonjëherë t’i lësh mënjanë për të parë më kthjellët se çfarë po vendoset për fatin tonë politik europian. Sepse vendet nuk jetojnë sa mandatet e qeverise, as me lajme hapje e mbyllje kapitujsh. Jetojnë me zgjedhjet që bëjnë për dekadat që vijnë, me institucionet që ndërtojnë dhe me vendin që arrijnë të zënë në botën ku u ka rënë të jetojnë. Dhe ndërsa ne perplasemi e s’dalim dot nga qerthulli ynë mbytës, në Bruksel po diskutohet diçka shumë më afatgjatë për Shqipërinë: si do të hyjmë në Bashkimin Europian, çfarë do të marrim përpara se të hyjmë dhe çfarë lloj anëtari do të jemi pasi të hyjmë.

Dokumenti i ri i Komisionit Europian, Preparing for a Ëider Union, duhet lexuar pikërisht kështu. Jo vetëm për lajmin që tërhoqi vëmendjen, një mekanizëm i posaçëm mbrojtës për 15 vitet e para pas anëtarësimit të vendeve të reja, por sepse pas tij po merr formë një kontratë e re politike e zgjerimit. E thene shqip, më shumë integrim përpara anëtarësimit; më pak hapësirë për veto politike gjatë rrugës; më shumë garanci kundër regresit pasi bëhesh anëtar.

Më shumë Europë përpara anëtarësimit

Këtë tezë e njoh mirë. Për vite me radhë, në RCC, ishte ideja kryesore mbi të cilën punuam: që Ballkani Perëndimor të mos presë ditën e anëtarësimit për të filluar të jetojë disa prej përfitimeve të tij. Roaming-u pa tarifa shtesë në rajon, ulja e kostove të roaming-ut me BE-në, Green Lanes, njohja e diplomave dhe profesioneve, lëvizshmëria, afrimi me SEPA-n dhe Tregun e Vetëm, të gjitha vinin nga e njëjta logjikë: të zvogëlojmë, një nga një, dallimet praktike mes të qenit brenda dhe jashtë BE-së.

Më duhet ta them këtë edhe për hir të saktësisë historike: kjo ide lindi në rajon, jo në Bruksel. Ishte rajoni që kërkoi të mos priste anëtarësimin për të filluar integrimin dhe që e provoi këtë logjikë me hapa konkretë. E them jo për të ndarë meritat, por sepse historia institucionale ka kujtesë të shkurtër dhe ndoshta këtë nuk e dinë më as të gjithë ata që sot punojnë në Bruksel, e jo vetëm jashtë tij. Sot Komisioni po e çon këtë logjikë në një nivel tjetër: po e kthen nga një ide e shtyrë dhe e provuar nga rajoni, në pjesë të arkitekturës së zgjerimit të BE-së. Dhe kjo është një gjë e mirë.

Vendet që përmbushin kushtet mund të integrohen gradualisht në politika, programe dhe agjenci të BE-së dhe, në një fazë të avancuar, edhe në pjesë të Tregut të Vetëm, pa pritur ditën formale të anëtarësimit.

Më pak veto gjatë rrugës

Komisioni propozon gjithashtu që disa vendime të ndërmjetme të negociatave, përfshirë hapjen e grup-kapitujve, të mos varen më domosdoshmërisht nga unanimiteti, por të merren me shumicë të cilësuar. Vendimi përfundimtar për anëtarësimin mbetet unanim nga te gjitha vendet anetare. Kjo prek një nga kontradiktat e vjetra të procesit.
Nuk mund t’i thuash një vendi se anëtarësimi është i bazuar në merita dhe në të njëjtën kohë, ta lësh çdo hap të tij peng të një vetoje politike apo të një mosmarrëveshjeje dypalëshe që nuk ka lidhje me kriteret e anëtarësimit. Por pastaj vjen pjesa e tretë qe beri lajm dje dhe ajo është më e ndërlikuar.

15 vjet mekanizma mbrojtës pas anëtarësimit

Komisioni propozon që për 15 vitet e para pas hyrjes në BE ,anëtarët e rinj t’i nënshtrohen një mekanizmi të posaçëm në rast të shkeljeve serioze të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vlerave themelore të Bashkimit Europian. E di edhe që dikush mund të thotë: “Pas meje qameti. Të hyjmë njëherë në BE, pastaj shohim ,” apo “S’do të hyjmë kurrë, ç’na duhen këto diskutime?” Madje edhe: “Ç’e duam BE-në, nëse edhe pasi hyjmë na mbajnë 15 vjet nën vëzhgim?” I kuptoj këto reagime. Pas kaq shumë vitesh pritjeje, premtimesh, afatesh të shtyra dhe lodhjeje nga politika, janë pothuajse të parashikueshme. Por janë më shumë shfryrje disfatiste sesa argumente.

Pyetja është, a nuk e ka këtë garanci sot Europa? Vendet kandidate nuk mbërrijnë te dera e BE-së të pakontrolluara. Për Ballkanin Perëndimor, kushtëzimi fillon shumë përpara negociatave, përmes Marrëveshjeve të Stabilizim-Asociimit. Pastaj vijnë screening-u, kriteret për hapjen dhe mbylljen e kapitujve, përafrimi me legjislacionin e BE, ndërtimi i institucioneve dhe, gjithnjë e më shumë, prova se ligjet nuk ekzistojnë vetëm në letër, por zbatohen.

Metodologjia e re e zgjerimit u ndërtua pikërisht sepse transpozimi i ligjeve nuk konsiderohej më i mjaftueshëm. Kapitujt 23 dhe 24, për gjyqësorin, të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, happen të parat,monitorohen gjatë gjithë procesit dhe mbyllen të fundit. Nëse ka regres në themelet demokratike, negociatat mund të ngadalësohen apo edhe të kthehen pas. Pra kandidati kontrollohet, rikontrollohet dhe duhet të krijojë një track record të zbatimit. Në fund, të gjitha shtetet anëtare duhet të bien dakord se është gati të hyjë.

Atëherë, pas gjithë këtij procesi, çfarë problemi po zgjidh edhe një regjim i posaçëm 15-vjeçar? Nëse përgjigjja është se reformat mund të zhbëhen sapo zhduket stimuli i anëtarësimit, shqetësimi është real. Por ky nuk është problem vetëm i anëtarëve të rinj.

Hija e Hungarisë

Mbi këtë debat qëndron përvoja e BE-së me regresin demokratik brenda vetë Unionit. Hungaria hyri në BE në vitin 2004. Përplasjet serioze me institucionet europiane mbi shtetin e së drejtës erdhën vite më vonë. Por nëse problemi është regresi demokratik, pse mekanizmi më i fortë duhet të vlejë vetëm për anëtarët e rinj? Dhe pse pikërisht 15 vjet? Demokracia nuk fiton imunitet nga regresi në ditën e parë të vitit të gjashtëmbëdhjetë.

Nëse një vend sillet në mënyrë shembullore për 15 vjet dhe fillon të zhbëjë institucionet demokratike në vitin e 16-të, BE-ja kthehet përsëri te instrumentet kufizimet e të cilave ndihmuan ta prodhonin këtë debat. Prandaj ndoshta pyetja më interesante që ngre “safeguard-I” nuk është për Shqipërinë apo Malin e Zi. Është për vetë Bashkimin Europian:

Komisionit Europian i duhet që zgjerimi të prodhojë rezultat. Komisioni nuk mund t’i anëtarësojë vetë vendet e reja ndaj formulon një policë sigurimi politike për vendet anëtare që t’ua bëjë zgjerimin politikisht më të pranueshëm atyre që duhet të thonë “po” në fund. Dhe këtu po biem dakord për një realitet politik që nuk ka kuptim ta zbukurojmë: çdo anëtarësim i ri do të hasë më shumë, jo më pak, rezistencë brenda vetë BE-së. Sa më afër mbylljes së negociatave , aq më konkrete bëhen pyetjet për koston, fondet, lëvizjen e lirë, bujqësinë, vendimmarrjen dhe, mbi të gjitha, frika se çfarë ndodh nëse një vend, pasi hyn, bën hapa pas.

Po Shqipëria?

Shqipëria është ende e tunduar ta masë suksesin si mbledhje aritmetikë në shtyllë. Sa kapituj hapëm, sa mbyllëm, sa bëjnë 5 plus 7 detyrime, përshëndesim çdo propozim që vjen nga Brukseli dhe pastaj ta quajmë duartrokitjen strategji. Nuk është kështu.

Shqipëria merr Iajmin më të rëndësishëm, i shtrohet rruga drejt Europianit me ndryshimin e fundit

Shqipëria u kthye në krye të grupit C1 të Ligës së Kombeve dhe besimi qëndron për ta mbyllur në vend të parë. Një pozitë e cila është shumë e rëndësishme për rrugëtimin drejt Europianit.

Nëse situata nuk ndryshon, Shqipëria do të jetë në vazon e tretë në shortin e kualifikueseve të Europianit. Kujtojmë se një tjetër pozicion në grupin C1 do e dërgonte Shqipërinë në vazon e katërt.

Në të njëjtën kohë po sigurohet edhe “play off” si mundësi e dytë për të shkuar në Europian. Shqipëria ndërkohë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të ngjitej në Ligën B.

Kujtojmë se Kosova ndodhet aktualisht në vazon e dytë. Për këtë duhet të mbajë pas Irlandën në sfidat e nëntorit.

SITUATA AKTUALE

Vazo 1: Spanja, Portugalia, Franca, Anglia, Holanda, Greqia, Italia, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Kroacia dhe Norvegjia.

Vazo 2: Uellsi, Çekia, Serbia, Turqia, Zvicra, Suedia, Austria, Bosnjë-Hercegovina, Sllovenia, Irlanda e Veriut, Hungaria dhe Kosova.

Vazo 3: Irlanda, Ukraina, Polonia, Skocia, Gjeorgjia, Izraeli, Rumania, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Mali i Zi, Islanda dhe Shqipëria.

Vazo 4: Bjellorusia, Finlanda, Qipro, Estonia, Bullgaria, Luksemburgu, Ishujt Faroe, Armenia, Moldavia, Kazakistani, Letonia dhe San Marino.

Vazo 5: Malta, Azerbajxhani, Lituania, Gjibraltari, Andorra, Lihtenshtejni./PANORAMASPORT.AL

Pronari i makìnës në të cilën u arrestua Ergys Agasi: E kisha nxjerrë në shitje, ja dhashë për provë Ulian Shpatarakut

Makina me të cilën udhëtonte Ergys Agasi në momentin e arrestimit ishte marrë në Durrës nga Ulian Shpataraku, ish-zyrtar policie, tek një biznes që e kishte nxjerrë në shitje.

Sipas pronarit të automjetit, ai e kishte nxjerrë makinën në shitje dhe ia dha për provë Shpatarakut, por më pas, nga lajmet, mësoi se ai ishte arrestuar dhe se makina ishte bllokuar.

Dëshmia e pronarit të makinës

Kadri G., pronari i biznesit që jepte makinat me qira, ka dhënë shpjegimet e tij në SPAK.

Ai tregon se ka një biznes për tregtimin dhe dhënien me qira të automjeteve në Shijak. Më tej, ka sqaruar se automjeti Audi AB 323 JK është i tij dhe e ka blerë në Vlorë, duke treguar se e kishte nxjerrë në shitje bashkë me njoftimin respektiv. Me datë 24.08.2026, diku nga ora 15:00, një shtetas me emrin Uljan është interesuar për ta blerë automjetin, duke shtuar se e njihte nga televizori si fytyrë. Ai tregon se ia ka dhënë automjetin atij personi për ta provuar, duke shtuar se e ka marrë për ta çuar në servis që ta shikonte dhe më pas do të bënte noterinë dhe pagesën për shumën 15.000 euro. Ai ka treguar më tej se në lajme ka parë se Ulian Shpataraku ishte arrestuar dhe se kishte qenë me mjetin e tij Audi AB 323 JK, mjet i bllokuar tashmë nga policia. Ai tregon se nuk e njeh as Ulian Shpatarakun dhe as Ergys Agasin dhe se tabela “Shitet” mund të jetë hequr në momentin kur makina është marrë nga blerësi për provë.

U Ιodha duke ρritur djaΙin e dυhυr, 36-υjeçαrja shet υigjë. rinë…!!!

Një grua 36 vje ce nga Gjermania ka shi tur vir gjër inë e saj për mijëra euro pasi u lodh duke pritur për ‘djalin e duhur’.

Mandy, e cila dëshiron që mbiemrin ta mbajë se kret, e shiti vi rgjërinë nëpërmjet një shërbimi të njohur për 250 mijë euro.

Ajo tha se ishte mër zitur duke pritur dhe kishte ardhur koha për të ecur para. “Është njësoj si në ka zino, ti duhet të dish kur të nda losh.

Kalova shumë vite duke i thënë vetes se duhet të pres dhe një vit tjetër për të pr itur djalin e duhur, vitet kalonin dhe unë vetëm hum bisja kohë.

Mendoj se po bëj gjënë e duhur”, tha Many për Dailymail.

Miqtë e saj ishin xhe lozë për faktin se ajo do merrte kaq shumë para nga shi tja e vir gjërisë.

Por shpresonte shumë që prindërit të res pektonin vendimin që kishte marrë.

Paratë do të ndahen midis zhvillimit të karrierës së Mandy si stjuardesë, për të ndihmuar familjen e saj dhe për bamirësi.

Shqiptari u gjend i pajetë në Itali, ChatGPT zbuΙon se ish-gruaja dhe i dashuri planifikuan υr¤sjen

Një 55-vjeçar shqiptar, Mikel Rroku, është gjetur i vrarë në banesën e tij në Torino, teksa hetimet e autoriteteve italiane kanë çuar në arrestimin e ish-bashkëshortes së tij dhe partnerit të saj të ri pasi të dy dyshohen se kanë bashkëpunuar në planifikimin dhe kryerjen e vrasjes.

Trupi i Rrokut u gjet më 6 korrik në apartamentin e tij, me dëmtime të rënda në kokë. Sipas hetuesve, burri dyshohet se është goditur disa herë me një objekt të fortë, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.

Të arrestuarit janë Laura Bordello, 45 vjeçe, ish-bashkëshortja e viktimës, dhe Duccio Fragiacomo, 52 vjeç, partneri i saj. Sipas mediave italiane, të dy ishin njohur në prill në një qendër kujdesi në San Maurizio Canavese dhe më pas kishin nisur një lidhje.

Hetuesit dyshojnë se motivi lidhej me banesën sociale ku jetonte Rroku. Sipas tyre, Bordello dëshironte të merrte banesën dhe të jetonte aty me partnerin e ri. Çifti dyshohet se kishte diskutuar mënyra të ndryshme për eliminimin e 55-vjeçarit, përfshirë një sulm me thikë dhe helmimin.

Një element që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve janë edhe kërkimet në telefonat e të dyshuarve. Në historikun e ChatGPT-së është gjetur një pyetje që lidhej me përdorimin e metadonit për të shkaktuar vdekjen. Në një tjetër bisedë, Bordello dyshohet se kishte shprehur dëshirën për të vrarë viktimën, të cilin e quante “Momo”.

Sipas rindërtimit të hetuesve, në fund çifti dyshohet se kishte vendosur ta sulmonte Rrokun në banesën e tij. Pas krimit, ata dyshohet se kishin nisur të mendonin edhe për largimin nga Italia, por ata u arrestuan diten e djeshme.

Ndërkohë hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e plota të vrasjes.

Babai i vartëses së Ballukut: Presione dhe kërcënime pas dëshmisë në SPAK, vjet i νraυ …

Fiks Fare ka sjellë dëshminë me zë dhe figurë të babait të Mirzeta Kashnicës, punonjëses në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është kërcënuar me jetë, pas bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme për dosjen ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Para gazetarëve të emisionit investigativ, Zaim Krasniqi (alias Dhimitër Kashnica), babai i Mirzetës, e cila është marrë e pandehur në të njëjtën dosje me ish-ministren, tregon kalvarin e gjatë të së bijës, kërcënimet me jetë si dhe vetëvrasjen e bashkëshortit të punonjëses.

Historia fillon me një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore të viteve të fundit, tunelin e Llogorasë, pjesë e aksit rrugor Orikum-Himarë, në autostradën Vlorë-Sarandë. Por përpara se të bëhej realitet, projekti kaloi në dy procedura tenderimi. Tenderi i parë u hap më 11 dhjetor 2020, me një fond limit prej rreth 19.1 miliardë lekësh. Në garë morën pjesë 6 operatorë ekonomikë, por procedura u anulua në prill 2021, me argumentin se asnjë ofertë nuk ishte në përputhje me dokumentet e tenderit.

Mes ofertave ishte edhe ajo e kompanisë “Gjoka Konstruksion”, rreth 140 milionë euro, e cila rezultonte oferta më e ulët. Vetëm pak muaj më vonë, më 22 qershor 2021, tenderi u rihap. Këtë herë fondi limit ishte rreth 18.9 miliardë lekë pa TVSH. Në garë u paraqitën 5 oferta dhe fitues u shpall bashkimi i kompanive turke “Intekar” dhe “ASL”, me një ofertë rreth 170 milionë euro pa TVSH. Pikërisht kjo procedurë është sot objekt i hetimit të SPAK.

Sipas SPAK, zonja Belinda Balluku, në cilësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar procedurën nga faza përgatitore deri te lidhja e kontratës. Ndërsa pesë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ishin Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica. Të gjithë janë marrë të pandehur për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. SPAK pretendon se fituesi ishte paracaktuar dhe se kompanisë fituese iu krijuan avantazhe dhe privilegje të padrejta.

Ai tregoi se vajzën e ka me fatkeqësi të madhe. “Vjet i vrau veten burri! Ka dy fëmijë, djalë e vajzë. Burri ishte shofer i ministrit të Brendshëm, Bled Çuçit. Në atë moment ishin edhe këto problemet me Ballukun pasi ajo firmoste e vuloste çdo gjë” vijon ai. Më tej shton se Mirzeta nuk ka firmosur asnjë gjë, nuk pranonte as dhurata, asgjë. “Kur bëri unazën e tretë, kjo ishte te komisioni që do bëhej konkurrimi. Ishin tre veta që kishin hedhur unazën e tretë. Çupa ime një vit me tabelë me çantë nëpër shi e kontrollonte andej në Yzberisht. Kontrollonte komplet linjën ku do bëhej. Edhe thotë Rama ‘kush është kjo që do bëj këtë unazën, nga është ai që ka bërë unazën e tretë? Nga Fieri – O, provincial qenka?! Çupës sime i iku truri. Dhe ajo ja mbajti këtu (vathë në vesh)” thotë më tej ai.

Më pas tregon edhe momentin që vajza e tij ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Posaçme. “Tani që doli Rama të tallej me të në televizor, mori direkt kreun e Spakut në telefon: ‘Jam Mirzeta Krasniqi, dua të të takoj patjetër’. Kjo i vajti direkt brenda pa avokat fare. ‘Bjeri çik letrat këtu – i tha – më ka bere presion’. Por, deri në atë moment, çupa ime s’kishte pranuar asnjë gjë. Mendohu mirë – i tha kreu i SPAK-ut – se kjo që thua ti që më ka bërë presion Balluku, kjo është një akuzë që ne e marrim nga rruga atë dhe e fusim brenda atë. ‘Bjere letrën këtu! – i tha vajza – Mendohu mirë! Jam menduar’ – i tha ajo – ‘përderisa erdha këtu, e kam ndarë mendjen edhe për Ramën dhe për Ballukun’” shton ai.

Një rrëfim i sinqertë, nga një baba e familje që ka vuajtur shumë presionin mbi të bijën. “Edhe tani ka shumë, shumë presione. Çupa ime dhe sot e kësaj dite është në punë ajo dhe ka presione akoma. Ishte javën që shkoi dhe më tha mua ‘Si thua o babi, ta lë punën?! Si do e lësh punën’ – i thashë” pohon ai.

***

Bisedë mes gazetarëve të Fiks Fare dhe Zaim Krasniqit (alias Dhimitër Kashnica), babai i punonjëses së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Mirzeta Kashnica

Babai i Mirzetës – Vijnë çupat nga Tirana pasnesër. Nesër vjen një punëtore.

Fiksi – Pse i ke në Tiranë?

Babai i Mirzetës – Po në Tiranë, çupën e kam “Rama IK”.

Fiksi – Pse ku punon çupa jote?

Babai i Mirzetës – Në Kryeministri dhe vete edhe në protestë! Po nga vini juve, mos jeni të infiltruar?

Fiksi – Jo, ne na ra rruga këtej. Po goca mirë?

Babai i Mirzetës – Goca ime ka qenë e pandehura e Ballukut.

Fiksi – Ca thua?

Babai i Mirzetës – Po.

Fiksi – Po pse?

Babai i Mirzetës – Po atje ishte ajo shefe e zyrës. Te komisioni i ofertave.

Fiksi – E pandehur? Po si e kaloi?

Babai i Mirzetës – I ka ngjarë babait. Të tëre u dënuan, vetëm ajo doli e pafajshme. Ajo nuk firmosi për Zvërnecin, nuk firmosi për Llogoranë, nuk firmosi për Sazanin dhe për dy LOT-e sepse ishte shtatzëne ajo kur ishte loti I dhe loti II, nëse jeni në dijeni të këtyre çështjeve. Nuk pranoi dhe e tall Rama. Çupën time tall ai që u hodh gjithandej në tiktok e televizor ‘e morën punonjësen e Ballukut, e ulën në karrige, i lidhën duart, i lidhën një tenije këtu (i referohet gojës) edhe i nxorën një thikë me pika gjaku’ – nëse i keni parë këto të Ramës.

Fiksi – Po pse për vajzën tënde kanë qenë këto?

Babai i Mirzetës – Po për vajzën time!

Fiksi – Kanë ndodhur vërtet këto apo?

Babai i Mirzetës – Shiko, çupa ime është shumë e zgjuar dhe shumë e shkathët. Në atë vend s’e ka çuar as Berisha, as partia dhe as Rama. Ajo konkurroi me 40 veta dhe doli e para.

Babai i Mirzetës – Unazën e tretë të Tiranës çupa ime e ka bërë. Erdhi puna e thërritën atje. Unë i gjeta atë mikun tim, Saimir Vishaj, avokat. Shkoi 2-3 herë atje dhe erdhi puna u bë gjyqi. Ata u dënuan të tërë. Iu gjetën miliona nëpër shpi ose me arrest shtëpie kush paraqitej.

Babai i Mirzetës – E çupa ime shyqyr doli e pafajshme. Se çupen e kam me fatkeqësi të madhe unë.

Fiksi – Pse ça ka?

Babai i Mirzetës – Vjet i vrau veten burri! Ka dy fëmijë, djalë e vajzë. Burri ishte shofer i ministrit të Brendshëm, Bled Çuçit.

Fiksi – Po tani, kur vrau veten burri i vajzës, ishin këto probleme me Ballukun?

Babai i Mirzetës – Po, po, po ajo firmoste e vuloste çdo gjë. Po t’a kërkosh Mirzeta Kashnica… po t’a klikosh aty!

Fiksi – Po ka pasur presione vajza? Po si ka mundësi doli e pafajshme ajo?

Babai i Mirzetës – Po se ajo nuk firmosi asgjë, nuk pranonte as dhurata, asgjë. Bëj hesap ti, në kabinet janë vetëm 5 veta, nuk lejohet të hyjë asnjëri aty. ‘Kishte raste që dilja jashtë unë babi – tha (i referohet fjalëve të Mirzetës) – dhe kur hyja unë, ata pap – pap direkt bënin muhabete sporti, ndërronin muhabetin. Kur binte telefoni dilnin përjashta’.

Babai i Mirzetës – Ruheshin shumë nga mua se çupa ime është e djathte, nuk është e majtë.

Babai i Mirzetës – Kemi qenë në dilemë të madhe shumë deri në momentin që prokuroria mbylli letrat, i çoi për gjykim dhe dha dënimet. Shpëtuam pastaj, u liruam, u qetësuam jashtë mase.

Fiksi – Paske kaluar hall të madh dhe me shtet.

Babai i Mirzetës – Me shtet, me shtet dhe dhëmb për dhemb. Kjo e mori inat Ramën.

Kur bëri unazën e tretë, kjo ishte te komisioni që do bëhej konkurrimi se kush do e fitoj. Ishin tre veta që kishin hedhur unazën e tretë. Çupa ime një vit me tabelë me çantë nëpër shi e kontrollonte andej në Yzberisht. Kontrollonte komplet linjën ku do bëhej. Edhe thotë Rama ‘kush është kjo që do bëj këtë unazën, nga është ai që ka bërë unazën e tretë? Nga Fieri – O, provincial qenka?! Çupës sime i iku truri. Dhe ajo ja mbajti këtu (vathë në vesh)

Babai i Mirzetës – Dhe tani që doli Rama që tallej me të në televizor, mori direkt kreun e Spakut në telefon: ‘Jam Mirzeta Krasniqi, dua të të takoj patjetër’. Kjo i vajti direkt brenda pa avokat fare. ‘Bjeri çik letrat këtu – i tha – më ka bere presion’. Por, deri në atë moment, çupa ime s’kishte pranuar asnjë gjë. Mendohu mirë – i tha kreu i SPAK-ut – se kjo që thua ti që më ka bërë presion Balluku, kjo është një akuzë që ne e marrim nga rruga atë dhe e fusim brenda atë. ‘Bjere letrën këtu! – i tha vajza – Mendohu mirë! Jam menduar’ – i tha ajo – ‘përderisa erdha këtu, e kam ndarë mendjen edhe për Ramën dhe për Ballukun’.

Fiksi – Me kë foli te SPAK-u ajo?

Babai i Mirzetës – Ishte Dumani dhe prokurori i çështjes. Ishte ky që i harrova emrin.

Babai i Mirzetës – Një të bërë denoncim ajo, është e vërtet ajo që thotë Rama, vajtën pastaj u kopsiten të tëra dosjet. Do hyjnë tani te Kushtetuesja. Kushtetuesja në Parlament, do t’i hiqet imuniteti dhe tek vendi (burgu).

Fiksi – Po ka pasur presione te mëdha?

Babai i Mirzetës – Shumë, shumë! Çupa ime dhe sot e kësaj dite është në punë ajo dhe ka presione akoma.

Babai i Mirzetës – Edhe ishte javën që shkoi dhe më tha mua ‘Si thua o babi, ta lë punën?! Si do e lësh punën’ – i thashë.

Fiksi – Po e fortë është që rri akoma në punë, duke pasur presione.

Babai i Mirzetës – Jo është kështu ajo, e di si është!

Fiksi – Po ju keni pasur presione, familja?

Babai i Mirzetës – Po, po.

Fiksi – Edhe ju?

Babai i Mirzetës – Mos pyet më se kalojmë në temë tjetër pastaj. Shumë, shumë, shumë …

Fiksi – Po si arritën deri tek familja?

Babai i Mirzetës – Yyy ç’janë ata …

Babai g¤det aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën, h υmb jetën vogëΙυshja 3-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Kurbin.

Një 45-vjeçar që po punonte me një mjet bujqësor në oborrin e banesës së tij në Malbardhë, ka aksidentuar për vdekje vajzën e mitur, 3 vjeçe.

Vogëlushja ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh, Kurbin, në oborrin e banesës së tij, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur, 3 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale.

“A e ke kërcënuar punonjësen Mirzeta Kashnica?” – Belinda Balluku shtyn gazetaren dhe vazhdon rrugën për në palestër (Video)

Fiks Fare faktoi me dokumente, zë dhe figurë kërcënimet e Mirzeta Kashnicës, punonjëse në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, nga të fortë dhe zyrtarë shtetërorë.

Madje, emisioni investigativ, ka siguruar dosje hetimore dhe dëshmi ekskluzive nga familjarë të punonjëses që treguan presionin e vazhdueshëm.

Natyrisht, pas gjithë këtyre fakteve, grupi i Fiks Fare tentoi të pyesë drejtpërdrejt zonjën Belinda Balluku, ish-ministre e Infrastrukturës, e marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme. A e ka kërcënuar punonjësen e ministrisë Mirzeta Kashnica? A i kujtohet ky emër?

Fillimisht, pas këtyre pyetjeve, zonja Balluku nuk ka preferuar të japë asnjë shpjegim. Ka vijuar më pas ecjen drejt palestrës. Por, këmbëngulja e gazetarëve për të marrë një përgjigje, nëse po vijon kërcënimet mbeti pa përgjigje.

Në vend të një sqarimi apo përgjigje për këto kërcënime, influencën në ministri apo në institucionet e varësisë, zonja Belinda Balluku shtyu gazetaren dhe tejet e nervozuar vijoi rrugën.

Më pas, sërish pyetje për të gjithë situatën në ministri, ku pavarësisht se është shkarkuar, kërcënon dhe u bën presion punonjësve.

Zonja Balluku nuk jep asnjë shpjegim, duke nxjerrë telefonin dhe filmuar gazetaren dhe operatorin e Fiks Fare. Grupi i emisionit investigativ e shoqëroi deri në derën e palestrës, por asnjë përgjigje!