Në videot e Adi Hilës? Reagon Antonela Berisha: Të bësh s. ks nuk është turp, ja detajet pse nuk jam unë! (Foto)

Antonela Berisha ka reaguar pasi emri i saj është lidhur në rrjet me një video intime, në vazhdën e diskutìmeve për materialet që po qarkullojnë lidhur me kompozitorin Adrian Hila.

Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka mohuar kategorikisht se është personi në pamje, duke publikuar edhe një fotografi për të mbështetur sqarimin e saj.

“Po bëj këtë sqarim vetëm një herë. Po qarkullon një video intime e një vajze që mund të ketë ngjashmëri me mua në fytyrë. Personi në atë video NUK JAM UNË”, ka shkruar Antonela.

Ajo ka renditur disa dallime fizike që, sipas saj, rrëzojnë pretendimet. Antonela thotë se vajza në video ka gjatësi dhe strukturë trupore të ndryshme, si dhe një nishan në qafë që ajo nuk e ka.

Ndërkohë, ka publikuar një foto të barkut, duke treguar nishanin pranë kërthizës, i cili, sipas saj, mungon te personi në pamje.

ë një postim tjetër, ajo ka përmendur edhe një detaj shtesë: sipas Antonelës, vajza në video mban unazë martese.

Përtej mohimit, Berisha ka theksuar se kundërshtimi i saj lidhet me identifikimin e rremë dhe jo me paragjykimin e jetës intime.

“Nëse ajo video do të ishte e imja, do ta pranoja pa pikën e problemit”, është shprehur ajo, duke shtuar: “Problemi nuk është çfarë përmban videoja, problemi është që po më atribuohet mua diçka që nuk është e imja”.

Antonela ka paralajmëruar gjithashtu se personat apo faqet që vazhdojnë ta identifikojnë si vajzën në video do të mbajnë përgjegjësi për publikimet e tyre. Reagimin e ka shoqëruar edhe me një mesazh kundër cenimit të privatësisë:

“Të bësh seks nuk është turp. Është pjesë normale e jetës së çdo të rrituri. Turp është të publikosh, shpërndash apo komentosh materiale intime të dikujt pa pëlqimin e tij”.

Goditje e rëndë për Shqipërinë, kuqezinjtë e pësojnë keq pas humbjes me FinIandën

Shqipërisë do i mjaftonte edhe një barazim në Finlandë, për të vazhduar e qetë rrugëtimin në Ligën e Kombeve. Me humbjen në transfertë, çdo gjë është vështirësuar.

Kuqezinjtë kanë humbur statusin ku projektoheshin si të parët e Grupit C1. Një pozicion shumë i rëndësishëm që vlen për ndarjen në vazot e kualifikueseve të Europianit 2028.

Shqipëria aktualisht ka rënë në vazon e katërt nga pesë që janë në total. Megjithatë, ky është vetëm një projeksion duke marrë parasysh situatën në këto momente

Mundësitë mbeten që Shqipëria të kthehet në vazon e tretë. Për ekipin e Maran do të ishte një “asist” që të shtrohej rruga drejt Europianit. Shorti për kualifikueset e Europianit ndërkohë do të mbahet më 6 dhjetor.

PROJEKSIONET MË 4 TETOR

“Shite shpìrtin dhe b¤ thën për vendin ku të nxorën si qen”, Rogerti “godet nën brez” Agron Llakajn

Përmes postimit të fundit në rrjetet sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, njëherazi gazetar sportiv, Rogert Sterkaj ka “goditur nën brez” humoristin Agron Llakaj.

“Shite shpirtin dhe b*thën për t’u rikthyer te vendi ku të nxorrën jashtë si qen. Të paktën thuaj të vërtetën, o kloun M.O.F.O.! Ish-kolegët si Salsano Rrapo, Jul Deda, etj., i doje jashtë Top Channel. Ky ishte pakti verbal me kollvarin!!!”, shkruan Sterkaj në postimin e tij.

E gjithë kjo “mesele” ka të bëjë me rikthimin e humoristit Agron Llakaj në emisionin “Portokalli”, pjesë e televizionit Top Channel.

Rogerti njihet për natyrën e tij agresive, të drejtpërdrejtë, madje provokuese dhe frazat “therëse”, të cilën shpesh i përdor edhe në postime.

Videot in time të kompozitorit Hila/ Mimoza Ahmeti “ merr në mbrojtje” Monika Lubonjën: Nuk shkonte për …

Edhe Mimoza Ahmeti ka reaguar pas skandalit të fundit të publikimit të videove intime të kompozitorit Adi Hila.

Nëpërmjet një reagimi nga mbi statusin e aktores Ema Andrea në rrjetin social Instagram, Ahmeti shkruan se aktorja Monika Lubonja e donte kompozitorin Hila.

“Monika e donte nuk shkonte për interes”, shkruan poetja Ahmeti duke e shoqëruar komentin me një zemër.

Sa duhet t’i keni të ardhurat mujore që të përfìtoni nga skemat e strehimit?

Rritja e ndjeshme e çmimeve të pasurive të patundshme vitet e fundit në Shqipëri ka bërë që blerja e një shtëpie të kthehet në një mision të pamundur. Me këtë argument qeveria thotë se programi i prezantuar për strehimin ka si qëllim të adresojë këto ndryshime në treg.

Një nga ndryshimet thelbësore ka të bëjë me nivelin e të ardhurave që duhet të plotësojnë çiftet apo individët që do të aplikojë për të përfituar kredi me zero interes apo me interes 3%. Dardana Grabovaj tregon për e-ZONE se sa kanë ndryshuar vlerat.

“Sot që flasim një familje e pastrehë, që kërkon të blejë një shtëpi duhet të plotësojë kriterin e të ardhurave që është minimalisht 90 mijë lekë në muaj. Duke parë ecurinë e çmimeve në e kemi rritur këtë kufij dhe e kemi bërë 275 mijë lekë të reja në muaj për dy persona neto. Në këtë mënyrë i japim mundësi çdo shtrese, që të aplikojë ne skemat ku e gjen veten”, sqaroi Grabovaj

Paralelisht me këtë fakt, sipas qeverisë po punohet edhe në dy zona të Tiranës për të ndërtuar banesa me kosto të ulët. Kjo skemë është për ato familje që janë në kufijtë e pamundësisë për të paguar kredi.

Me fondin e tatimit 3% që paguajnë ndërtuesit kemi një shumë prej 8 mln euro të arkëtuara me të cilat kemi planifikuar, që të ndërtojmë 500 banesa sociale me kosto të ulët.

“Për të gjithë ata që mendojnë se jemi duke u fokusuar vetëm tek kërkesa, u them se nuk është e vertet, ne po shohim dhe anën e ofertës për të ofruar një ekuilibër më të mirë në tre dhe për të shmangur rritjen e mundshme të çmimeve”, përfundoi Grabovaj

Në vitet e fundit qeveria thotë se ka adresuar rreth 30 mijë familje të pastreha duke ofruar banesa dhe skema të kredive të buta.

8 VITE NË RRUGË/ 60-vjeçari kërkon ndìhmë: Nuk kam ku të shkoj!

Pa një strehë dhe pa kontakt me familjen, Bashkim Uka 60-vjeçar ai endet rrugëve. Ai tregon se ushqehet me atë që i japin njerëzit dhe kërkon ndihmën e institucioneve shtetërore që rastin e tij ta trajtohet me përparësi dhe të gjendet një zgjidhje për strehimin dhe jetesën e tij.

Prej 8 vitesh rrugicat e Kamzës janë kthyer në strehën e vetme për 60-vjeçarin Bashkim Uka.

Pa një shtëpi, pa mbështetjen e familjes dhe pa një të ardhur të qëndrueshme, ai endet çdo ditë nëpër rrugë, duke kërkuar ndihmë për të siguruar ushqimin dhe nevojat më bazë.Bashkimi tregon se është dënuar për dhunë psikologjike dhe se, pasi ka përfunduar dënimin, nuk ka pasur më kontakt me familjen.


Që prej asaj kohe, jeta e tij ka qenë një betejë e përditshme për mbijetesë.Ai ushqehet me atë që njerëzit i japin. Ndonjëherë një vakt, ndonjëherë një ndihmë të vogël financiare. Për të, çdo ndihmë është një mundësi për të kaluar edhe një ditë tjetër.

Ai kërkon që institucionet ta marrin në konsideratë rastin e tij dhe ta trajtojnë me përparësi, duke i siguruar strehim dhe mbështetjen sociale që i nevojitet

‘Agasi ka video er¤t ike me disa drejtoresha’, Kalaja: Ish- biznesmeni i lidhur me shërbimet turke, fitoi besimin e Ramës se i tregoi fοton e Martinajt të υr ¤rë

Aulon KaIaja ka bërë deklarata të forta në lidhje me Ergys Agasin dhe marrëdhëniet e tij të pretenduara me persona të politikës dhe institucioneve shqiptare.

I ftuar në një emision televiziv, Kalaja komentoi zhvillimet e fundit politike dhe disa prej skandaleve që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Ai pretendoi se Ergys Agasi ka pasur lidhje me shërbimet turke dhe se përmes informacioneve që, sipas tij, u ka përcjellë autoriteteve shqiptare, ka fituar besimin e kryeministrit Edi Rama.“Ergys Agasi dyshohet që ka lidhje me shërbimet turke dhe, nga të gjitha informacionet, ai ka punuar për Turqinë”, deklaroi Kalaja.

Ai pretendoi gjithashtu se Agasi i kishte dhënë Ramës informacion lidhur me vrasjen e një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, duke iu referuar Ervis Martinajt.

“Ergys Agasi ishte një nga koordinatorët kryesorë i cili fitoi besueshmërinë e Edi Ramës duke i treguar një vrasje që ka ndodhur në Shqipëri, duke konfirmuar që një person, personi më i kërkuar në Shqipëri, ka vdekur. Ia ka konfirmuar Ergys Agasi”, u shpreh ai.Sipas Kalasë, pas këtij episodi është krijuar një marrëdhënie më e afërt mes Agasit dhe Ramës, ndërsa ai pretendoi se më pas kryeministri ka dërguar persona të caktuar, biznesmenë dhe drejtues institucionesh për të komunikuar me Agasin.

Kalaja përmendi edhe SPAK-un dhe GJKKO-në, duke bërë akuza të rënda ndaj disa personave që, sipas tij, kanë pasur kontakte me Agasin.

“Madje edhe SPAK-u nuk është jashtë loje. Njerëz të caktuar nga SPAK-u, nga GJKKO-ja, kanë shkuar dhe kanë puthur dorën e Ergys Agasit si kumbar. Dhe këto janë në dosje.Aty në SPAK unë kam besim te disa prokurorë, por disa prokurorë të tjerë janë të korruptuar dhe vazhdon e njëjtë situate”, tha ai.

‘Do dalin dhe disa Iokale në Tiranë me sipërfaqe marramendëse në pronësi të Ballukut’, ish-drejtuesi i Policisë: Rama shumë shpejt do pyetet nga SPAK

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, ka bërë një tjetër denoncim për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Prençi deklaroi se në hetimet e SPAK janë në fokus edhe pasuri të tjera që ai ia atribuon Ballukut, mes tyre një vilë në Sardenjë dhe ambiente biznesi në Tiranë.

Sipas Prençit, vila në Sardenjë është në emër të një personi të afërt me Ballukun, ndërsa ai pretendoi se shumë shpejt mund të dalin në dritë edhe të dhëna për lokale me sipërfaqe rreth 800 metra katrorë në Tiranë. Ai tha se verifikimet për vilën në Sardenjë janë kryer nga oficerë të BKH-së në kuadër të hetimeve.

“Edhe Belinda tha se nuk kishte vila, por i dolën 3. Mes tyre, bëhet fjalë për një vilë në Sardenjë, është e konfirmuar nga hetimet e SPAK. Se kanë nxjerrë si informacion mediat, por oficerët e BKH që kanë shkuar me shërbim ta verifikonin. Shumë shpejt do të dalin dhe ca lokale 800 metra katrorë brenda vendit, në Tiranë.

Vila në Sardenjë mendohet se është në emër të një personi të afërt që ka punuar me të. Lokalet mbahen nën juridiksionin e ndërtuesve.Me ndryshimet që bëhen në Kuvend, SPAK nesër do t’i vështirësohet puna për të vënë në punë provat. Por SPAK iu ka nxjerrë lakrat pak nga pak. Mjafton të provohen 3 vilat e Ballukut se tha s’kam asgjë, si Karçanaj që tha se jetonte me qira. Kryeministri sa herë tenton të bëjë avokatin, e tenton te përbetimi i vartësve dhe zhytet te mashtrimet e tij duke bërë si avokat.

Rama do të shkojë në SPAK për trafikun e armëve, dhe SHISH. Do merret patjetër në pyetje. A do të hapë derën, se ka ndodhur dhe një herë që s’e ka hapur derën.”, tha ai.

“Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Kam dëgjuar se bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron pranë në këto momente

Mbrëmjen e sotme ka nisur sezoni i ri i emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel. Në tryezë janë ulùr katër bashkëmoderatore. Ori Nebijajt dhe Ema Andreas i janë bashkuar Selin Bollati dhe Orinda Huta.

Pjesa e parë e programit nisi duke komentuar publikimin e videove intime të personazheve të njohur të ekranit. Në fjalën e saj, Selin kujtoi se si Beatriks Ramosaj u kryqëzua në edicionin e parë të “Big Brother VIP” për historinë e dashurisë që krijoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas saj, ne jemi shoqëri hipokrite pasi nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Ajo shtoi se ne nuk mund të bëhemi shoqëri mendjehapur në ekstrem, duhet të jemi me parimet e kulturës sonë.

Ajo u kundërshtua nga Orinda, e cila tha se nuk mund të paralelizojmë dy situatat. Sipas saj, nëse kemi kryqëzuar në atë kohë Beatriks, nuk duhet që të bëjmë të njëjtën gjë me zonjat që janë shfaqur në videot intime.Pjesë nga biseda:

Selin: Kujtojmë rastin e Beatriks kur u kryqëzua pafundësisht në “Big Brother”. Jemi shoqëri hipokrite, nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Betatriks në atë rast u kryqëzua dhe nuk u la gjë pa u thënë. Ndërsa për këto gra nuk duhet të themi gjë se nuk bie morali tek ato.

Orinda: Nuk mund ti paralelizojmë, se kryqëzuam Beatriks nuk mund t’a bëjmë edhe tani, a nuk kemi të drejtë të ndryshojmë?

Selin: Duhet të jemi si parimet e kulturës sonë

Orinda: Nuk është vijë e drejtë jeta

Ad
Selin: Nuk mund të bëhemi mendje hapur deri në ekstremOrinda: Pse duhet të gabojmë me këto gra?

Selin: Nuk po themi që ti kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi. Që janë pala e tretë në një marrëdhënie. Sipas bashkëshortes së Hilës, ka qenë një familje e mirë, nuk kanë qenë të ndarë. Me informacionet që kam, bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron shumë afër në këto momente.

Orinda: Ndoshta se marrëdhënia mund të jetë ndërtuar e tillë, nuk mund të futemi në shtëpi.

Selin: E kam dëgjuar shumë se është gabim, po nuk janë në moshën e adoleshencës t’a quash gabim. Po flasim për një zotëri që është 56 vjeç.

Ori: Është i sëmurë ai personi

Vendimi që çuditi Shqipërinë, konfirmohet çfarë ndodhi me penalltinë e padhënë ndaj FinIandës (Video)

Të gjithë prisnin penallti te Shqipëria në minutën e 79-të, kur Myrto Uzuni u rrëzua në zonën e Finlandës. Gjyqtari Rob Henesi nuk kishte të njëjtin mendim, ndërsa çuditi kuqezinjtë duke akorduar simulim dhe karton të verdhë për Uzunin.

Kontrolli nga ana e VAR zgjati rreth 1 minutë, teksa mbeti në fuqi vendimi i fushës. “Panorama Sport” sjell sqarimin e plotë të episodit në fjalë ku rezulton se është akorduar goditje e lirë indirekte për simulim dhe jo pozicion jashtë loje. Një konfuzion që u krijua nga ngritja e dorës së gjyqtarit, i cili të paktën në këtë sinjalizim rezulton se ka vepruar saktë.

SHPJEGIMI- Jo të gjithë e dinë se ngritja e dorës nga gjyqtari irlandez ishte konfirmimi për simulim, duke qenë se ekipi kundërshtar fiton goditje të lirë indirekte. Për këtë edhe lindën dyshime nga ngritja e dorës, nëse ishte akorduar pozicion jashtë loje nga VAR. Në fokus për pozicionin e tij nuk ishte Uzuni, por Mirlind Daku. Megjithatë ky i fundit nuk pati ndikim në aksion.

Në fakt episodi u gjykua vetëm për penallti nga VAR. Më pas erdhi sinjalizimi i kryesorit që mbetet vendimi i fushës. Pikërisht ngritja e dorës është sinjalizimi i saktë nga gjyqtari, pasi VAR konfirmoi se episodi gjykohet si simulim.

DETAJE- Nëse do të kishte pozicion jashtë loje dhe jo simulim, gjyqtari nuk do e drejtonte dorën te vendi ku u rrëzua Uzuni por jashtë zonës ku do të supozohej pozicioni jashtë loje. Për më tepër që episodi u pa nga VAR vetëm për penallti siç edhe u tregua gjatë transmetimit nga UEFA.

Kështu një ndërhyrje tjetër në episod të tillë, siç është pozicioni jashtë loje, do të kishte nevojën e interpretimit të gjyqtarit kryesor. Ky i fundit nuk u thirr për të parë sërish pamjet, duke qenë se skocezët e dhomës VAR e menduan po ashtu simulim. Në aq pak kohë sa VAR konsumoi, mund të gjykohej vetëm simulimi i akorduar. Për pozicion jashtë loje të Dakut do të kishte edhe shenjat grafike që e tregonin, duke qenë se minuta të mbetura kishte shumë./panorama

Episodi i plotë: (VIDEO)