“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku: FamiIja ime është e …

Këngëtarja Blerina Matraku ka bërë një tjetër reagim të ashpër ndaj kompozitorit Ardian Hila, me të cilin i janë publikuar në rrjet momente intime. Matraku shprehet se Hila duhet të paguajë për çdo lot dhe dhimbje që i ka shkaktuar asaj dhe familjes, ndërsa sipas saj kompozitori i është prezantuar si i ndarë nga bashkëshortja e tij, Klaudia.

Në reagimin e saj të gjatë në rrjetet sociale, Matraku shprehet se ajo ka paguar për çdo këngë që i është kompozuar, e madje i është dashur të bëjë 3 punë në të njëjtën kohë për të mbijetuar. Ajo thotë se dinjiteti i saj është cënuar, dhe ajo nuk mund të jetë më e gatshme që të ngjitet në skenë, duke bërë që situata të sjellë pasoja afatgjata dhe në karrierën e saj.

REAGIMI I PLOTË

Të bësh një vajzë që të mos e shohë dot babain e saj në sy, ta bësh atë të ikë nga shtëpia e të humbasë të vetmen gjë që ka mbetur në jetë, “dinjitetin”, ky është KRIM.

Të kam mbivlerësuar e hiperbolizuar, por nuk ta fal. Do t’i lë në këtë botë lotët e çdo gruaje apo vajze, o Zot, lotët e çdo fëmije, lotët e nënës time, të Klaudias, (për të cilën thoje “jam i divorcuar”), lotët e vajzave të tua (ju lutem, më falni sërish ju të fundit, se nuk e mbroj dot më këtë njeri).

Do paguash lotët e mi që nuk ndalen, sepse ti nuk di të ndalesh, nuk ke kufij, ke kaluar çdo cak njerëzor e mbarëdimensional.

Unë nuk kam vuajtur kurrë për emër, nuk jam këngëtarja e studios tënde, unë të kam paguar me gjak për çdo këngë e projekt, nuk jam pjesë e fondeve bashkiake apo të asnjë privilegji shtetëror. Jam këngëtarja e papaguar dhe e pavlerësuar me çmime, më e pambrojtura, e cila e ka gjetur punën me thonj, dy-tre punë të lodhshme. Nëse njerëzit punojnë 8 orë, unë kam punuar 20 orë nëpër shërbim klienti (qofshin të nderuar), kam lënë sytë nëpër përkthime, duke kërkuar një punë të tretë, rraskapitëse, për të përballuar jetën e Tiranës… SOS.

Kërkoj nga autoritetet shtetërore të merren masa ligjore për secilin që ka përdhosur figurën e dikujt, të një fëmije, të një artisteje të pambrojtur…

Shteti im i dashur, çështja ka marrë përmasa dhe unë nuk jam më ajo Blerina që mund të punojë me mund 24/24. Imazhi im është përdhosur dhe unë nuk kam sy e faqe të dal para asnjë individi, para asnjë familjari e para askujt.

Ju lutem, ndalni këtë gjë të shëmtuar, ku po goditen njerëz të pafajshëm. Familja ime është e gjunjëzuar dhe unë jam një njeri i kryqëzuar. Kjo gjë do të dënohet e le të ndiqet nga kompetencat ligjore.

Më lini vetëm pak sa të marr veten, për të raportuar apo proceduar. Ndjesë, situata është tragjikeee.

Si ra në kurth drejtori i inceneratorit të Elbasanit? BKH i dërgoi 4 miIionë lekë me agjentin e infiltruar

Administratori i inceneratorit të Elbasanit (ECO-ELB), Leli Kaja, është vënë sot në prangat e policisë, pas një operacioni me urdhër të SPAK dhe të ndjekur edhe nga agjentët e BKH.

Përmes një njoftimi, SPAK bën të ditur se Leli Kaja u prangos në flagrancë, pas dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shekulli mëson se i infiltruari i BKH-së i ka dhënë dhumën prej 4 milionë lekësh të vjetër Kajës, i cili i kërkoi këto në formën e një përfitimi të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB”sh.a. Gjatë kontrolleve, Leli Kajës iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur e parave.

“ECO-ELB” është në pronësi të 7 bashkive të qarkut të Elbasanit. Leli u emërua administrator në 20 tetor të vitit 2022 dhe u rikonfirmua në detyrë në 3 nëntor të vitit 2025, për një tjetër mandat 3-vjeçar.

Procedimi penal, i nisur në vitin 2024, ka pasur në qendër marrëdhëniet administrative dhe financiare të kompanisë “ECO-ELB” me tetë bashkitë e qarkut Elbasan. Në kuadër të veprimeve hetimore, prokurorët kanë marrë deklarime nga 43 persona, ndërsa janë verifikuar edhe rolet e disa funksionarëve vendorë, mes tyre zëvendëskryetarë bashkish, drejtues të sektorëve juridikë dhe përgjegjës të financave.

Dyshimet e ngritura gjatë verifikimeve kanë të bëjnë me mundësinë që në raste të caktuara shërbimet të jenë kryer në mënyrë të pjesshme, vetëm për një periudhë të caktuar ose të mos jenë realizuar, ndërkohë që pagesat nga fondet publike janë kryer.

Në qershor të vitit 2025, të dhënat e bëra publike nga hetimi tregonin se tetë bashkitë kishin kryer gjithsej 668 pagesa të lidhura me këto shërbime. Prokuroria po krahasonte dokumentacionin financiar me kontratat dhe shërbimet e deklaruara, për të përcaktuar nëse detyrimet e parashikuara në marrëveshje ishin përmbushur realisht.

Çështja po hetohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqmenaxhimit të mbetjeve”.

Vαjza nga Laçi: Më çon SMS të ëmbIa, më bIen dhurata, por ai është i fe jυari i kυs hërirës!!!

Një vajzë thotë se po bie në dashuri me “mollën e ndaIuar”. Ajo tregon se i fe.juari i kushërirës po e josh dhe vajza ndodhet në dilemë.

Kjo është historia e rrëfyer.“Mua më ka zënë haIIi o njerëz. Jam një 18-vjeçare nga Laçi. Jam shumë e pashme dhe shumë e muhabetit.

Kushdo më njeh, nuk rri më pa mua, kështu të paktën më thonë, se kam një natyrë shumë të afruar me njerëzit. Kam një kushërirë që është 25 vjeçe dhe është e fejuar.

I fejuari i saj është 28 vjeç dhe është me shkollë të lartë dhe i pasur, sepse babin e ka patur drejtor me rëndësi. Unë me ta dal shpesh, sepse me kushërirën kam shumë lidhje.

Që kur më vd.iq babi, unë me atë kanë qëndruar shumë sepse na kanë ndihmuar edhe ekonomikisht.E dua shumë kushërirën.

I fejuari i saj më bën prej disa muajsh SMS ku më flet me fjalë të ëmbIa. Duket që ja ka qe.jfi. Më çon sms që sa e mirë jam. Që lum kush do më ketë.

Që për mua do bënte gjithçka nëse ja kërkoja…e kështu. Nuk ja varja shumë me thënë të drejtën, bëja sikur nuk kuptoja në fillim.

Për Krishtlindje më bëri një iPhone dhuratë. Por më tha mos t’i them kushërirës se s’ka pse ta dijë.

Nuk i thashë gjë asaj. I thashë është i një shoqes ma ka lënë të bëj disa foto.Por si t’ja bëj tani?

Kam nisur të ndjej për atë djalin… A të Iidhem apo t’i them kushërirës??? Theksoj, kushërira i ka të gjitha…Si mendoni?”, shkruan ajo.

“Portokalli” u taII dje me protestën? Reagon Irgen Çela, i kthehet Florjan Binaj

Fillimi i sezonit të ri të Portokallisë ka ngjallur debat të ashpër në rrjet duke ngritur dyshimet se pati një ironizim të protestës qytetare që zhvillohet në Tiranë prej më shumë se katër muajsh.

Keqkuptime të shumta kanë lindur mes shumë njerëzve në rrjet, madje nuk kanë munguar as kritikat ndaj aktorëve që morën pjesë në parodinë e djeshme me protestues, pankarta dhe batuta në programin televiziv humoristik.

Aktori Irgen Çela ka reaguar paraditen e sotme përmes një video-mesazhi duke theksuar se qëllimi i pjesës së djeshme të Portokallisë, ishte ironizimi i personave që shfrytëzojnë protestën për vëmendje ose për interesa personale.

“Pjesa e djeshme në “Portokalli” ishte për ata njerëz që dalin për të rritur numrin e folloëersave në Instagram, jo për ata që kërkojnë shërbime më të mira!” thekson Cela në reagimin e tij.

Edhe pse u përpoq për të sqaruar se pjesa e djeshme e aktrimit nuk kishte për qëllim të nënçmonte protestën apo të tallej me organizimin e qytetarëve, Cela është përballur me goxha kritika në rrjet, në mesin e të cilave bie më së shumti në sy ajo e Florjan Binaj.

Dikur partneri i tij në skenë, “dy policët” e famshëm, me të cilët secili prej nesh është rritur me humorin e tyre, Binaj, i njohur për përkrahjen që i ka dhënë protestës qytetare, ka shprehur keqardhje për aktrimin e djeshëm.

“Do duhej të ishte ashtu siç the vllai im, por ishte tërësisht e kundërta. Ndjeva shumë keqardhje.” shkruan Binaj.

“ServiI i Ramës”/ Protestuesit i thyejnë vezët në kokë Bledi Manes, gazetari humb qetësinë dhe tenton t’i suImojë (Video)

Bledi Mane është vënë në shënjestër të protestuesve që prej disa javësh tashmë gjurmojnë dhe konfrontohen me politikanë të ndryshëm shqiptarë.

Gazetarit i “i kanë zënë pritë” teksa ishte duke ecur pranë zonës së ish-Bllokut ku edhe e kanë qëlluar me vezë.

Ai shihet teksa një moment tenton t’i konfrontojë, por përballet me disa prej tyre të cilët i thërrasin “servil i Ramës”.

Konfrontimi fizik duket se është shmangur, teksa gazetari është larguar me shenjat e vezëve që e kanë qëlluar në kokë dhe trup.

VIDEO

Votoi kundër Territoriales, Braçe i përgjigjet ashpër BaIIës

Reforma e re Territoriale pritet të përballet me një moment të rëndësishëm në seancën plenare të së enjtes, teksa brenda Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste janë shfaqur rezerva për draftin që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.

Deputetët socialistë Erion Braçe dhe Vullnet Sina janë shprehur kundër ndarjes së re territoriale gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, duke ngritur pikëpyetje mbi efikasitetin e reformës.

Në një intervistë në Report Tv, Erion Braçe, ka treguar se mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka shënuar herën e parë të diskutimit të reformës territoriale, duke theksuar se po ndodh vetëm 3 ditë para votimit të reformës në Kuvend, që nuk e gëzon mbështetjen e tij.

Ai shprehet se pavarësisht takimeve të herëpashershme të grupit, asnjëherë s’kanë marrë informacione lidhur me ndarjen e re territoriale, për të cilën sipas tij, s’ka pasur seriozitetin e duhur.

Deputeti shpjegon se nuk ka pasur studim mbi projektligjin nga Komisioni i Ekonomisë, informim të deputetëve si dhe janë shkelur parimet mbi të cilat qëndron reforma.

Erion Braçe: Mbledhja e parë e grupit parlamentar dhe është shumë vonë, 3 ditë para se të votohet, që kur ka filluar të diskutohet për reformën, hera e parë që bëhet një diskutim me grupin e PS. Jemi mbledhur disa herë dhe s’kemi marrë asnjë rresht informacion për këtë reformë. Më vjen keq, por mënyra si është organizuar ky diskutim lë shumë për të dëshiruar. Kjo është reforma, në thonjëza, më e rëndësishme, për gjithë mandatin dhe duhet të merrte seriozitetin, transparencën, pyetjet dhe përgjigjet e duhura e mos të liheshin në një ditë të vetme. Unë në grupin parlamentar s’kam mbajtur qëndrim timin personal. Unë jam deputet i Tiranës dhe prekem si qytetar dhe deputet, pavarësisht se nuk merret një bashki dhe të bashkohet, kur Tirana është e pacenueshme. S’kam asnjë interes personal, qëndrimet janë parimore. S’mundet të trajtohet në formë të tillë reforma më e rëndësishme e mandatit. S’mundet që 3 ditë para se të votohet në parlament, të ngrihet grupi parlamentar dhe ta diskutojë dhe në mbledhje të flasin vetëm 4 njerëz.

-Përse ndodh kështu?

Erion Braçe: Duhet ta shpjegojë zotëria që nxorrët në insert. Është përgjegjësi e tij e drejtpërdrejtë si kryetar i grupit të PS për të organizuar një proces gjithëpërfshirës dhe të kishte brenda vetes deputetët. E para gjë lidhej me mënyrën e organizimit të diskutimit. E dyta, lidhet me të parën. Në dy kalendarë rresht, Komisioni i Ekonomisë duhet të studionte këtë projektligj. Shumica dërrmuese e kritereve që u diskutuan lidhen me ekonominë, edhe suksesi ose jo lidhet me ekonominë. Si mundet të jetë dy herë në kalendar dhe dy herë të hiqet? Të dyja u njohën si vërejtje të rëndësishme në mbledhjen e grupit, madje zotëria kërkoi ndjesë për Komisionin e Ekonomisë. Për çështjen e mbajtjes informuar të deputetëve dhe ndarjen e informacionit në kohë me banorët, u tha që është përgjegjësi e drejtuesve politikë. Si mund të vihet 3 ditë para se të votohet dhe pa vënë para deputetëve një copë letër? Këto janë përgjegjësi të këtij zotërisë! Vërejtja më e rëndësishme është, reformën e mbajnë në këmbë parimet, jo votat. Parimet lidhen drejtpërdrejt me interesat e njerëzve. pse janë shkelur? Pse nuk është i njëjti parim i zbatuar njësoj? Si mund të anashkalohet shkelja e parimeve të miratuara? Po mbajtëm ato do të mbajmë edhe këtë. S’është alibi kjo. As nevoja politike, as nevoja për vota. Nëse reforma është e drejtë dhe u qëndron parimeve, i ka votat aty. Kur parimet shkelen për të bërë qoka politike… ç’kuptim ka? Mbi ç’parim të kësaj reforme qëndron bashkia e Roskovecit në kufijtë që ka pasur? Unë kuptova që s’qenka përfundimtare, pas disa vitesh do të hyjmë po prapë.

Një përgjigje të qartë e pati për Taulant Ballën dhe fjalët e tij se kushdo që nuk e mbështet reformën, “duhet të shohë rregulloren.

“Mua nuk më përjashton dot nga PS ky djali apo cilido tjetër që më ka gjetur në PS! Kam qenë atje kur kanë ardhur në PS! I kam mbështetur sa s’ka ku të shkojë më, janë bërë ministra dhe më tregojnë mua rregulloren!”, tha Braçe.

Ndarja e re territoriale bie ndesh me disa ligje, vijon Braçe, pa e braktisur idenë e një reforme për t’iu përshtatur nevojave.

“Kur kalon funksioni apo kompetenca te bashkia, por nuk i buxheton, nuk delegon paratë e buxhetit të shtetit, si do të bëhen? Vetëm për rrugët rurale, vlera që këta kanë transferuar nga qeveria qendrore, nuk shkon as sa 40% nga manuali që përllogaritet nga mirëmbajtja. Nëse transferon funksione pa buxhete respektive, si do të funksionojnë? Jemi në një pikë që duhet të rregullohen funksionet me të cilat duhet të merren bashkitë dhe kjo bërja më e madhe e disa bashkive, e bën të vlejë këtë gjë. Unë kisha një pyetje dhe e bëra në grup se sot mungonte kryeministri, zv/kryeministri, 1/3 e deputetëve. I gjithë ky proces ka nevojë për qetësi, jo për hakërrime. Shikojeni te rregullorja se ç’do pësojnë këta! Ç’do pësoj unë? Është një reformë që duhet t’i mbetet këtij vendi dhe përmirëson qeverisjen. A është e gatshme qeveria të lëshojë pushtet nga pushteti që mban për ta lëshuar te pushteti vendor? A është gati ta lëshojë arsimin, burimet njerëzore, shërbimin shëndetësor, bujqësinë te pushteti vendor?”, tha Braçe.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 6 Tetor 2026

Dashi

Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie, kur të tjerët të presin atë që ju do të bëni. Interesi juaj romantìk mund të rritet, sidomos nëse partneri ju kërkon ndihmë.

Demi

Atmosfera e ditës do të jetë shumë e favorshme. Nuanca të pakëndshme të komunikimit do të dominojnë në lidhjet familjare. Gjasat e suksesit material dhe fatit të mirë në dashuri do të jenë të larta. Mosmarrëveshjet në marrëdhënie nuk do të bëjnë kompromis me recipricitetin e ndjenjave tuaja.

Binjakët

Do të keni nevojë që vendi i banimit tuaj të jetë i rehatshëm. Mos kurseni asgjë lidhur me dekorimin e shtëpisë pasi vetëm në këtë mënyrë do të ndjeheni të qetë. Nëse marrëdhëniet me anëtarët e e familjes suaj lënë shumë për të dëshiruar, është koha për të shpallur paqen.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite nuk duhet të trembeni nga asgjë. Relaksi dhe të qenit hapur me botën, do të jetë përgjigja e duhur për ju ndaj çdo gjëje. Një pjesë e madhe e dëshirave tuaja mund të bëhen të vërteta. Kjo është një ditë e mirë për të vizituar të afërmit dhe miqtë tuaj të ngushtë.

Luani

Kjo është një ditë e mirë për blerje. Blini çdo gjë që mund t’iu lehtësojë jetën tuaj, që mund të përmirësojë pamjen dhe që mund të ndryshojë për mirë rutinën tuaj. Ju do të shënoni hapa përpara në blerjen e sendeve, veshjeve, këpucëve, parfumeve, produkteve kozmetike si dhe pastrimin e produkteve shtëpiake.

Virgjëresha

Punoni me aftësitë tuaja diplomatike. Nëse diçka nuk ka kuptim për ju, mos bëni shumë pyetje, por përpiquni ti qartësoni gjërat në mënyrë diplomatike. Gjatë një dialogu, mos u tregoni të indinjuar duke këmbëngulur në kërkesat tuaja. Kërkoni një kompromis reciprokisht të kënaqshëm.

Peshorja

Çdo ngjarje gjatë kësaj dite do të ketë një domethënie të fshehtë. Ju mund të përfshiheni në një çështje dashurie, në një intrigë në punë ose në sekrete financiare. Në mënyrë që të kuptoni ndjenjat tuaja apo të dikujt tjetër, tregohuni më të thelluar. Rrethanat mund të kërkojnë fleksibilitet të madh psikologjik nga ju.

Akrepi

Dita është e suksesshme për shumë nga nismat tuaja. Një kalvar i rastësive të vogla, do të sjellë një rezultat të favorshëm. Mos u merrni vetëm me të tashmen, por edhe me të ardhmen. Kjo gjë do të lejojë që të keni një pamje të plotë dhe një mendim të matur. Do të keni një intuitë të saktë për të perceptuar disa detaje të ngjarjeve të ardhshme.

Shigjetari

Dita ndihmon zhvillimin e intuitës edhe në detaje konkrete. Ky është një moment i mirë për zgjerimin e njohurive tuaja në psikologji praktike. Nëse jeni të formuar mirë, do të gjeni një qasje të veçantë për të gjithë.

Bricjapi

Dita do të jetë e favorshme për bricjapët në të gjitha drejtimet e mundshme. Do të jeni në gjendje që të përshtateni lehtësisht me rrethanat dhe ato do të punojnë për ju. Kjo është një ditë e mrekullueshme për zhvillimin e marrëdhënieve dhe aftësive, duke zgjeruar horizontet dhe autoritetin e konsoliduar.

Ujori

Duhet të tregoheni praktik, por mos abuzoni me mendimet racionale. Mos kini frikë të merrni mendime të rëndësishme në një nivel intuitiv. Dhuntitë tuaja psikologjike do të japin rezultate. Shumë prej të lindurve të kësaj shenje do të përfitojnë nga intuita estetike, sensi i parave dhe aftësia për të bërë favore.

Peshqit

Marrëdhëniet e partneritetit do të duken të përsosura. Dallimet në karakter do të bëhen prej virtyteve të tjera të rëndësishme, si dashuria e madhe për njëri tjetrin, aspiratat krijuese etj. Bashkimi juaj mund të forcohet nga planet tuaja për një pushim interesant apo ambicia në një sipërmarrje të përbashkët biznesi.

Hapini derën Kadastrës ose Iegalizimi bllokohet dhe dosja mbyllet, si funksionon rregulli i 30 ditëve

Qytetarët që pengojnë punonjësit e Kadastrës të verifikojnë dhe matin objektet e tyre rrezikojnë të humbasin procesin e legalizimit. Rregullat e reja parashikohen në projektligjin që ndryshon ligjin për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë.

Drafti vendos dy mekanizma të ndryshëm 30-ditorë. I pari zbatohet kur poseduesi pengon kontrollin në terren, ndërsa i dyti synon përfundimin e përshpejtuar të procedurës së legalizimit, edhe kur vetë poseduesi nuk ka aplikuar.

Për ndërtimet pa leje, nëse poseduesi pengon konkretisht punonjësit e ASHK-së të përditësojnë gjendjen ndërtimore në terren, Kadastra vendos përjashtimin e objektit nga legalizimi.

Një procedurë pak më e ndryshme zbatohet për objektet pa titull pronësie dhe truallin e tyre funksional. Në këtë rast, moslejimi i matjeve sjell fillimisht pezullimin e dosjes për 30 ditë.

Pas përfundimit të afatit, punonjësit kryejnë një tjetër verifikim. Nëse poseduesi vazhdon të mos lejojë evidentimin në terren, objekti përjashtohet nga procesi i kalimit në pronësi dhe dosja mbyllet.

Drafti vendos afat edhe për rastet kur poseduesi i një ndërtimi pa leje nuk mund të identifikohet. ASHK publikon njoftimin në njësinë administrative, drejtorinë vendore dhe faqen e saj zyrtare.

Nëse brenda 90 ditëve nuk paraqitet askush që provon posedimin e objektit, Kadastra vendos moslegalizimin dhe njofton strukturat përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin e territorit.

Mekanizmi i dytë 30-ditor lidhet me parcelat ku është miratuar një leje zhvillimi ose ndërtimi. Autoriteti përgjegjës për territorin mund t’i kërkojë ASHK-së përfundimin e procedurës së legalizimit brenda 30 ditëve, kundrejt një tarife shtesë.

Kur poseduesi ka aplikuar, nevojitet edhe autorizimi i tij. Por procedura e përshpejtuar mund të kërkohet edhe kur për objektin pa leje nuk ekziston asnjë aplikim.

Në këtë rast, ASHK kryen vetë evidentimin në terren dhe në përfundim njofton autoritetin për vendimin e marrë. Kjo nuk do të thotë se objekti legalizohet automatikisht, por se dosja duhet të marrë një përgjigje përfundimtare brenda afatit.

Qëllimi është që objektet informale të mos mbajnë të bllokuara për një kohë të pacaktuar parcelat ku parashikohen projekte të reja ndërtimi.

Ndryshimet janë ende në fazën e projektligjit dhe do të zbatohen vetëm nëse miratohen dhe hyjnë në fuqi. /skyweb.al

SkandaI në ‘Raiffeisen Bank Albania’/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, vjedhje masive!

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po denoncojnë publikisht në rrjetet sociale një situatë alarmante; zhdukjen e parave nga llogaritë e tyre në Raiffeisen Bank.

Kapitali ka mundur të verifikojë llogaritë e disa prej tyre, të cilëve u janë marrë shuma të ndryshme parash pa kryer asnjë veprim apo blerje. Shumat e marra variojnë nga 500 euro e ndoshta edhe më shumë.

Një rast i verifikuar nga Kapitali, një qytetari i janë marrë 50 mijë lekë ose mbi 500 euro. Ky qytetar kishte një balancë prej 100 mijë lekësh në llogarinë e tij, nga transaksioni i fundit.

Ditën e sotme ky qytetar ka bërë një transaksion në vlerën afërsisht 10 euro ose rreth 1100 lekë. Pas kryerjes së kësaj blerje, atij i ka ardhur një sms nga Raiffeisen ku balanca e llogarisë rezulton rreth më pak se 50 mijë lekë.

Pra, ndonëse ai shpenzoi vetëm 1 mijë lekë me blerjen, nga llogaria, sipas mesazhit të dërguar nga Raiffeisen i janë zhdukur rreth 50 mijë lekë ose rreth 540 euro.

Paralelisht, dhjetra qytetarë të tjerë kanë denoncuar në rrjetet sociale të njëjtin fenomen, ku atyre u rezultojnë të marrë nga llogaritë e tyre shuma nga 500 deri në 1 mijë euro.

Të gjithë këta qytetarë denoncojnë se janë përpjekur me dhjetra herë të kontaktojnë bankën për humbjen e parave të tyre, Raiffeisen nuk u është përgjigjur, pasi linjat e ofruara për kontaktin e klientëve nuk përgjigjen.

Kapitali ka mësuar se Raiffeisen gjendet në një sulm kibernetik, përmes të cilit po merren paratë e qytetarëve.

Vetëm dy ditë më parë, banka njoftoi përmes një mesazhi zyrtar klientët e saj se po përballet me sulme kibernetike të tipit “smishing”, të cilat vjedhin të dhënat e klientëve përmes sms-ve mashtruese.

Nuk dihet nëse klientët që po denoncojnë humbjen e parave kanë rënë pre e këtyre sulmeve. Por e sigurtë është që Raiffeisen ka çedim të sigurisë, jo vetëm për të dhënat e klientëve por edhe për paratë e tyre.

Sigurisht që në këto raste, banka kompeson plotësisht paratë që u merren qytetarëve.

Por rënia pre e një prej bankave më të rëndësishme të vendit e një sulmi kibernetik të këtyre përmasave, ngre sërish pyetjen se sa të përgatitura janë bankat shqiptare në realitetin e ri të dixhitalizimit dhe a kanë investuar ato mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e klientëve të tyre./Kapital

Videot er¤t ike që trullosën pubIikun: Kush i nxori nga errësira e Telegramit dhe pse pikërisht tani?

Videot e marrëdhënieve intime të disa artistëve shqiptarë trullosën publikun brenda pak orësh.

Kaluan nga një telefon në tjetrin, pushtuan grupet e WhatsApp-it dhe Telegram-it, rrjetet sociale dhe bisedat e ditës, duke e kthyer jetën private të disa personazheve publikë në spektaklin më të madh të momentit.

Dhe ndërsa ende diskutohej për atë që ishte parë, filloi të ndërtohej pritshmëria për atë që nuk ishte parë ende: do të dalin video të tjera. Ka emra të tjerë. Ka edhe politikanë.

Por tani që efekti i parë i surprizës po fashitet, historia meriton të shihet përtej përmbajtjes së videove.

Këto video nuk dolën në një moment çfarëdo. Ato shpërthyen ndërsa në qendër të vëmendjes ishte një histori shumë më e rëndë për shtetin shqiptar: skandali që përfshiu ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, dhe pikëpyetjet që ai ngriti mbi sekretet, informacionet sensitive dhe funksionimin e institucionit që duhet t’i ruajë ato.

Pastaj, thuajse papritur, Shqipëria kaloi nga sekretet e shtetit te sekretet e dhomës së gjumit të disa artistëve.

Mund të jetë rastësi. Por kronologjia dhe sidomos paralajmërimet për publikime të tjera e bëjnë të nevojshme të ndiqet një gjurmë tjetër: ku kanë qarkulluar këto video përpara se të bëheshin publike, kush mund t’i ketë identifikuar dhe ku mund të ketë përfunduar informacioni për to.

Sepse videot nuk u shfaqën për herë të parë ditën kur mbërritën në telefonat e shqiptarëve. Ato kishin qarkulluar më parë në një kanal në Telegram.

Dhe ky është një detaj i rëndësishëm për të kuptuar se si funksionon monitorimi i materialeve që qarkullojnë në këto hapësira.

Strukturat e specializuara policore nuk monitorojnë jetën private të njerëzve dhe as çdo video që hidhet në Telegram. Por kanale, grupe dhe hapësira online që dalin gjatë hetimeve ose që lidhen me shpërndarjen e materialeve të dyshimta mund të monitorohen nga njësitë e specializuara.

Kur gjatë këtij monitorimi haset një video, ajo mund të kalojë në një proces verifikimi. Analizohet nëse personat që shfaqen janë të mitur, nëse ka shenja dhune apo shfrytëzimi, nëse materiali mund të lidhet me trafikim, shantazh, abuzim seksual ose një tjetër vepër penale. Mund të kërkohet gjithashtu identifikimi i personave dhe i vendit me të cilin lidhet materiali.

Në këtë mekanizëm duhet bërë një dallim i rëndësishëm: INTERPOL nuk kryen vetë hetime penale në vend të policive kombëtare.

Hetimet zhvillohen nga autoritetet kompetente të shteteve. INTERPOL shërben si nyje e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke administruar rrjete të sigurta komunikimi dhe databaza përmes të cilave strukturat policore të vendeve anëtare shkëmbejnë informacion, të dhëna dhe indicie.

Në rastin e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve, databaza ICSE e INTERPOL-it u mundëson hetuesve të specializuar të vendeve anëtare të krahasojnë imazhe dhe video, të lidhin raste mes tyre dhe të shkëmbejnë informacion për viktima, autorë dhe vendndodhje.

Pra, INTERPOL është në këtë hallkë më shumë një urë ndërkombëtare e informacionit policor sesa struktura që zhvillon vetë hetimin.

Nëse materiali përmban elemente që tregojnë një krim apo një rrezik konkret, aktivizohet hetimi dhe njoftohen strukturat që duhet të ndërhyjnë. Nëse personat e identifikuar ndodhen ose lidhen me një shtet tjetër, informacioni mund t’u përcillet autoriteteve të atij shteti përmes kanaleve të bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

Pra, fakti që një video qarkullon në Telegram nuk do të thotë se ajo është parë vetëm nga njerëzit që bëjnë pjesë në atë kanal.

Nëse kanali ka qenë në monitorim ose materiali është hasur gjatë një hetimi, videoja mund të jetë identifikuar dhe analizuar shumë përpara se të bëhej virale.

Këtu fillon edhe çështja që duhet sqaruar për videot shqiptare.

Nëse ato kanë qenë prej kohësh në një kanal Telegram-i, duhet të verifikohet nëse ai kanal ka qenë ndonjëherë objekt monitorimi nga struktura të huaja dhe nëse personat shqiptarë që shfaqen në materiale janë identifikuar.

Nëse kjo ka ndodhur, hallka tjetër është Shqipëria: a është përcjellë informacion për këto materiale te strukturat shqiptare dhe, nëse po, te cila strukturë?

Kjo është shumë më e rëndësishme sesa përmbajtja intime që pushtoi rrjetet sociale. Sepse nëse një strukturë shqiptare kishte dijeni më parë për ekzistencën e videove, atëherë duhet përcaktuar se prej kur e kishte këtë informacion dhe si është administruar ai.

Dhe pikërisht këtu koha e publikimit merr rëndësi.

Videot u kthyen në spektaklin kryesor publik ndërsa Shqipëria po diskutonte skandalin që përfshiu ish-drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni.

Brenda një kohe shumë të shkurtër, debati u zhvendos nga një çështje që prekte shërbimin sekret dhe administrimin e informacionit sensitiv te jeta intime e disa artistëve.

Nuk ka deri tani një provë publike që lidh këto dy zhvillime. Por ka një tjetër element që kërkon vëmendje: bashkë me videot nisën edhe paralajmërimet se do të dalin materiale të tjera dhe se mes personave që shfaqen në to mund të ketë edhe politikanë.

Kjo do të thotë se dikush pretendon se di më shumë nga sa është bërë publike deri tani.

Dhe këtu duhet të përqendrohet investigimi: te historia e këtyre materialeve përpara publikimit të tyre. Nëse kanë qenë në Telegram prej kohësh, nëse janë identifikuar gjatë monitorimeve të huaja dhe nëse informacioni për to ka mbërritur në Shqipëri.

Sepse vetëm atëherë mund të marrë përgjigje edhe pyetja që mbetet pas gjithë spektaklit të këtyre ditëve: kush dinte për ekzistencën e videove përpara publikut dhe pse ato dolën pikërisht tani?/VNA