VIDEO/ “Maskara! Turp” – Laert Vasili shpërthen ndaj Adi HiIës: Po t’ia bënin vajzës dhe gruas tënde atë?

Publikimi i videove intime të disa personazheve të njohur të artit ka shkaktuar një reagim të fortë edhe nga aktori Laert Vasili, i cili në “Grida Duma Podcast” foli pa doreza për atë që e konsideron si një nga format më të rënda të dhunës ndaj një njeriu.

Duke folur për rastet e videove që janë shpërndarë në rrjet, Vasili e zhvendosi diskutimin përtej skandalit mediatik, duke vënë theksin te pasojat që një publikim i tillë mund të ketë mbi jetën dhe familjen e personit që bëhet objekt i ekspozimit.

Në një moment të debatit, ai iu drejtua drejtpërdrejt kompozitorit Adi Hila, duke ngritur një pyetje që sipas tij e ndryshon tërësisht këndvështrimin mbi ngjarjen: “Po t’ia bënin vajzës dhe gruas tënde atë?”

Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeverìa mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensìoni ose pagesë shtesë

Pensionistët që vazhdojnë të punojnë dhe paguajnë sigurime shoqërore mund të përfitojnë në të ardhmen nga kontributet që derdhin.

Qeveria po shqyrton mundësinë që këto kontribute të sjellin një rillogaritje të pensionit ose një pagesë shtesë për çdo vit sigurimi pas daljes në pension.

Kjo çështje u ngrit edhe në Komisionin për Bujqësinë, ku deputeti i PD, Igli Cara, propozoi që pensionistët e punësuar të përjashtohen nga pagesa e kontributeve shoqërore.

“Megjithëse janë në marrëdhënie pune, paguajnë sërish sigurime shoqërore. Me përfaqësues të tyre kemi konstatuar që e quajnë barrë të tepërt. A është e drejtë që pas kaq shumë vitesh të paguajnë sërish? Po në këto vite, a do t’u kthehet më mbrapsht ajo që bëjnë te sigurimet shoqërore? Në këtë periudhë, për disa arsye, pensionistët i janë kthyer marrëdhënies së punës”, u shpreh deputeti demokrat, Igli Cara.

Por propozimi i Carës u rrëzua në komision. Qeveria kundërshton përjashtimin nga kontributet me argumentin se sistemi i sigurimeve shoqërore funksionon mbi parimin kontributit dhe jo mbi moshën.

“Qeveria nuk mbështet përjashtimin nga pagesa e kontributeve. Së pari, sistemi i sigurimeve shoqërore ndërtohet mbi parimin kontributiv, jo mbi bazën e moshës. Këto kontribute financojnë edhe pensionet aktuale. Përjashtimi nga ky detyrim do të reduktonte të ardhurat e sistemit”, tha zv.ministrja e ekonomisë, Olta Mananji.

Sipas zv.ministres së Ekonomisë, Olta Manjani, me reformën e re të skemës, që po hartohet në bashkëpunim me Bankën Botërore, po shqyrtohen dy alternativa për t’u dhënë vlerë kontributeve të paguara nga kjo kategori.

“Rillogaritja e pensioneve mbi bazën e kontributeve shtesë ose dhënia e një pagese për çdo vit sigurimi pas daljes në pension. Nuk dëmton skemën në këtë mënyrë”, tha ministrja.

Mbi 164 mijë është numri i të punësuarve mbi 64 vjeç, ndërsa pensionistët e vetëpunësuar janë aktualisht të përjashtuar nga pagesa e sigurimeve shoqërore.

Numri i të punësuarve mbi 64 vjeç është mbi 164 mijë persona, nga të cilët të vetëpunësuarit janë të përjashtuar nga pagesa e sigurimeve shoqërore./Top Channel

Tentoi të daIë nga Kuvendi, protestuesit e hedhin mbrapsht deputetin (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar nga protestuesit teksa po tentonte të largohej nga objekti i Kuvendit të Kosovës.

Protestuesit e kanë kthyer atë sërish brenda objektit, ndërsa kanë kërkuar që deputetët të mos largohen pa u votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Protesta para Kuvendit po vazhdon, me qytetarët që kërkojnë miratimin e ligjit edhe në fazat e tjera të procedurës parlamentare.

VIDEO

“Mami jot nuk e do Kiarën”, i ironizoi këngën në emisìon, Cllevio i kthehet keq Luiz Ejllit: O besëprerë i Topallëve (Video)

Një moment i krijuar në puntatën e parë të emisionit “Live me Luizin” ka sjellë reagimin e reperit Cllevio. Gjatë emisionit, Luiz Ejlli interpretoi një këngë të Cllevios dhe ia dha Gjergj Lekës për ta performuar.

Ky veprim duket se nuk është pritur mirë nga Cllevio, i cili ka reaguar në rrjetet sociale me deklarata dhe akuza ndaj Luizit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Cllevio përmend edhe familjen e Luiz Ejllit dhe bën deklarata lidhur me marrëdhëniet e tij personale.

“Mami jot nuk e do Kiaren. Do tregoj si ke mashtruar familjen Topalli dhe për marrëdhënien tënde me vajzën e Jozefina Topallit”, shprehet ai në videon e publikuar.

Deri tani, këto janë deklarata të Cllevios, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Luiz Ejlli do të reagojë ndaj tyre.

VIDEO

Dalin EMRAT: Nga motra e Manjanit, tek vajza e Bodes, Nikollës, kushëriri i Fevziut, Samir Manes etj, kush punon në Bankën e Shqipërisë

Nga Myslim Murrizi

Te nderuar qytetarë shqìptarë!

Banka e Shqiperis me nje numer punonjesish rreth 500 veta eshte shnderruar si vend strehimi e punesimi vetem per familjaret e qeneris politike qe bejne sikur zihen e jan bashke kudo si qent te se njenjtes tufe.

Po keshtu jane pothuajse te gjitha institucionet e tjera Kushtetuese ku ka rroga te majme si KLSH, AMF, FSHZH, etj.

Kudo jane te punesuar burrat , grate, motrat, vellezerit, niper e mbesa, kuneter e baxhanak te nje tufe politikanesh hale qe prej 30 vitesh gjoja luftojne njeri tjetrin por jetojne si vellezer ne institucinet ku rrogat jane superiore ne krahasim me pjesen tjeter te administrates

Kjo listë është hartuar duke u bazuar në të dhënat e pjeseshme te publikuara në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë për lidhjet familjare të politikaneve me te punesuarit ne Banken e Shqiperis

1.Gent Sejko — Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Holta Zaçaj — Zëvendësguvernatore e Parë.
3.Natasha Ahmetaj — Zëvendësguvernatore e Dytë.

4.Anastas Angjeli — Këshilli Mbikëqyrës; ish-ministër dhe ish-deputet i PS-së.

5.Ervin Mete — Këshilli Mbikëqyrës; ish-Ministër i Financave dhe Ekonomisë.

6.Ridvan Bode — ish-anëtar i Këshillit Mbikëqyrës; ish-Ministër i Financave dhe ish-deputet i PD-së.

7.Adela Bode — vajza e Ridvan Bodes; Departamenti i Stabilitetit Financiar.

8.Livia Nikolla — vajza e Lindita Nikollës; e dokumentuar si specialiste/analiste në Bankën e Shqipërisë.

9.Margerita (Megi) Topalli — vajza e Jozefina Topallit; ekonomiste, Departamenti i Kërkimeve.

10.Betina Naço — vajza e Nasip Naços; e raportuar në Bankën e Shqipërisë.

11.Aldo Dhima — djali i Antoneta Dhimës; i raportuar në Bankën e Shqipërisë.

12.Elvis Piro — djali i Tatiana Piros; i raportuar në degën e Bankës së Shqipërisë në Lushnjë.

13.Elda Mataj — bashkëshortja e Agron Gjekmarkajt; e raportuar si juriste në Bankën e Shqipërisë.

14.Miranda Rama — e raportuar si kunata e Sali Berishës; këshilltare e Guvernatorit.

15.Odeta Nishani — bashkëshortja e ish-Presidentit Bujar Nishani; e raportuar në Departamentin e Administrimit.

17.Blerta Kruja — motra e Keltis Krujës; e raportuar në Departamentin e Administrimit.

18.Anila Muçka — e raportuar si kunata e Adriatik Llallës; Departamenti i Burimeve Njerëzore.

19.Evis Çeli — e raportuar si kunata e Arben Imamit; Departamenti i Sistemeve të Pagesave. Emri i Evis Çelit del gjithashtu në një dokument të BSH të vitit 2024.

20.Gejsi Çeku — djali i Robert Çekut; i raportuar në Departamentin e Kontabilitetit.

21.Anjeza Harizaj — e raportuar si nusja e djalit të Fatos Bejës.

22.Kristi Kromidha Nano — i raportuar si vëllai i Xhoana Nanos; Departamenti Juridik.

23.Elsa Zhulali — vajza e ish-ministrit Safet Zhulali; e raportuar gjithashtu me lidhje familjare me Aldo Bumçin; Marrëdhëniet me Jashtë.

24.Lorna Tabaku — motra e Jorida Tabakut; Departamenti i Mbikëqyrjes.

25.Lavdie Memiaj — e raportuar si kunata e Shaban Memisë; Departamenti i Pagesave.

26.Ledia Bregu — e raportuar si kushërira e parë e Majlinda Bregut; historikisht e raportuar në Kontroll. Sot Ledia Bregu figuron zyrtarisht drejtoreshë e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës.

27.Juna Bozdo — motra e Eno Bozdos; Departamenti i Mbikëqyrjes.

28.Eduard Sinani — vëllai i Dëshira Subashit; i raportuar si Drejtor i Sigurimit.

29.Eduart Roku — i raportuar si nip i ish-guvernatorit Ardian Fullani; Departamenti i Burimeve Njerëzore.

30.Marilda Shkurti — e raportuar si vajza e dajës së Ardian Fullanit; Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

31.Onos Topi — i raportuar si djali i tezes së Blendi Fevziut; Departamenti i Statistikës.

32.Besnik Dedja — i raportuar me lidhje familjare me familjen e Samir Manes; Arkiva Elektronike.

33.Arben Beja — djali i Fatos Bejës; i raportuar në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.

34.Bashkëshortja e Musa Ulqinit — e raportuar si punonjëse e Bankës së Shqipërisë.

35.Motra e Ylli Manjanit — e raportuar si punonjëse e Bankës së Shqipërisë.

l thotë babait se i ρëlqejnë mes.hkυjt, ai e detγron të b. ëjë … ks t reshe me…

Është detyruar të ketë marr/ëdhënie se/ksuale në moshën 11 vjeç me njerkën e tij për të “ku/ruar” hom/ose/ksual itetin. Historia shqetësuese vjen nga Bracknell, Angli.

I riu Daniel Dowling u detyrua të shikonte video por.nogr afike dhe të merrte pjesë në “tre she” me babain e tij Richard dhe partneres e saj, Annette Breakspear.

Daniel, i cili tani është 36 vj eç, ka vendosur të largohet nga an onimiteti dhe të tregojë se çfarë ka ndodhur në adol eshencën e tij për “Sunday Mirror”.

“Babai im kishte një detyrë për të më mbr ojtur. Ata vodhën pafajësinë time dhe e shka tërruan fëmijërinë time.

Unë kurrë nuk do të jem në gjendje për të ka përcyer”, shprehet Daniel. Në vitin 1998, në moshën 16 vjeç,

Daniel i tha një psikoloug fëmijësh për abu zimin se/ksual, por babai i tij nuk u arr.stua nga policia, duke e quajtur djalin një “gën jeshtar në kërkim të vëmendjes”.

Në vitin 2015, megjithatë, Daniel vendosi të lëvizë vetëm, duke regjistruar babanë e tij teksa pranonte dhu.nën.

Richard Dowling u arre.stua më pas dhe u dë/nua me 5 vjet bur.gim, ndërsa partnerja e tij u dë/nua me 8 vjet.

Në gjykatë, babai mbrojti veten duke pretenduar se e kishte ke qtr ajtuar djalin e tij “për ta vënë atë në rrugën e duhur,

sepse kishte te ndenca të veçanta për të qenë hom osek.sual”.

U tall me protestat në “Portokalli” dhe nxiti reagime negative, reagon pubΙikisht Agron Llakaj

Agron Llakaj ka reaguar pas kritikave që kanë qarkulluar në rrjet për një nga rolet në “Portokalli”, ku u satirizuan disa prej personazheve që morën pjesë në protestën e qytetarëve kundër klasës politike.

Në një prononcim për Top Channel, aktori i humorit ka sqaruar se skeçi nuk kishte si qëllim të ironizonte protestën apo mesazhin e saj, por disa prej situatave dhe personazheve që u bënë viralë në rrjet.

“Ato personazhe që ne ngritëm në protestën tonë në ‘Portokalli’ janë personazhe që u bënë virale. U bënë meme po aty në protestë. Dhe me njerëz që kanë abuzuar me protestën duke sjellë skena qesharake. Kjo ka qenë dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër”, është shprehur Llakaj.

Ai ka kundërshtuar gjithashtu komentet se përmes humorit është fyer protesta dhe njerëzit që morën pjesë në të.

“Ne nuk shajmë askënd, nuk fyejmë askënd, jo më protestën dhe atë që përfaqëson ajo. Ne jemi artistë të humorit, prodhojmë humor duke përcjellë mesazhe”, ka deklaruar aktori.

Llakaj ka theksuar se satira e “Portokalli” nuk është e drejtuar vetëm ndaj një pale, por prej vitesh ka në fokus zhvillimet politike dhe sociale në vend.

“Ne kemi marrë jetën tonë, Shqipërinë tonë, fenomenet politike e sociale dhe i kemi pasqyruar sipas këndvështrimit tonë. Aty ka qëndrim ndaj mazhorancës, Edi Ramës, opozitës, Sali Berishës”, tha ai.

Në fund, aktori u është drejtuar edhe atyre që e kanë kritikuar numrin, duke u kërkuar ta shohin atë në kontekstin e humorit dhe satirës.

“Qeshni, merreni jetën më me sportivitet. Ne nuk jemi një zë kundër rrymës”, përfundoi Llakaj.

“Lekë muaj për muaj”, ndryshon bonusi i bebeve, çfarë duhet të dinë prìndërit me fëmijë deri në 5 vjeç

Në vend të 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë për të tretin, nga 1 korriku i vitit të ardhshëm shteti do të japë para çdo muaj nga momenti i lindjes së bebes e deri sa të bëhet 5 vjeç.

“Ndryshimi kryesor është që mbështetja nuk merret më e gjitha në një moment, por shtrihet në një periudhë më të gjatë. Kjo i jep familjes një të ardhur të parashikueshme dhe mund të ndihmojë në mbulimin e disa prej shpenzimeve që lindin gjatë viteve të para të fëmijës”, deklaroi Doralda Tanellari, studiuese e çështjeve ekonomike.

Për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, për të dytin 7 mijë lekë në muaj apo 84 mijë lekë në vit dhe për të tretin 10 mijë lekë në muaj po 120 mijë lekë në vit. Kjo me qëllim “joshjen” e çifteve të reja të lindin më shumë fëmijë.

“Megjithatë, duhet parë nëse kjo shumë është e mjaftueshme për të ndikuar realisht në vendimin e një çifti për të pasur një fëmijë tjetër. Kostot e rritjes janë shumë më të larta dhe familjet marrin parasysh edhe strehimin, çerdhet, arsimin, kujdesin shëndetësor dhe sigurinë e të ardhurave”, u shpreh Doralda Tanellari, studiuese e çështjeve ekonomike.

Në gjysmën e parë të vitit lindën 108 bebe më pak se në janar-qershor 2025. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga 10 mijë e 337 vitin e shkuar, numri i lindjeve ra në 10 mijë e 229 në 6-mujorin janar-qershor.

“Problemi demografik nuk zgjidhet vetëm me një pagesë mujore. Duhet një paketë më e gjerë politikash që t’ua bëjë më të lehtë çifteve të reja të ndërtojnë familje, të kenë mundësi punësimi, shërbime për fëmijët dhe një perspektivë më të qëndrueshme ekonomike”, tha Doralda Tanellari, studiuese e çështjeve ekonomike.

Me vdekjet që tejkaluan lindjet, Shqipëria regjistroi një shtesë natyrore negative të popullsisë… 150 humbje jetë më tepër se bebe të ardhura në jetë.

Në një realitet ku numri i të rinjve dhe i familjeve që zgjedhin të kenë fëmijë po tkurret, nevoja për politika konkrete mbështetëse bëhet gjithnjë e më e madhe.

Nga Kastrati te GoIemi, Shqipëria me gjashtë qytete të reja! Ja cilat janë

Drafti i reformës territoriale është miratuar në parim me votat e maxhorancës në Komisionin e Ligjeve, pavarësisht debateve dhe kundërshtive nga opozita.

Më e kundërshtar, si nga opozita por edhe nga shumë socialist të pakënaqur është shkrirja e 15 bashkive të vendit.

Reforma gjithashtu parashikon shtimin e gjashtë qyteteve të reja, duke e çuar numrin total të qyteteve shqiptare në 77.

Qytetet e reja janë:

Qyteti i Kastratit në Malësinë e Madhe

Qyteti i Bushatit në Vaun e Dejës

Qyteti i Ulzës në Mat

Qyteti i Krastës në Bulqizë

Qyteti i Milotit në Kurbin

Qyteti i Golemit në Kavajë

Reforma e re administrative territoriale pritet tashmë t’i kalojë Kuvendit për votim.

Pas publikimit të videove in time me Adi Hilën, këngëtarja: Më the jam i divorcuar, do paguash! Ti s’di të …

Pas reagimit të parë publik, Blerina Matraku ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale, duke vijuar të flasë për situatën e krijuar pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adrian Hila.

Këtë herë, artistja ka ndarë një tjetër mesazh të gjatë, ku shpreh pendesën për dhimbjen e shkaktuar, kërkon falje dhe i drejtohet veçanërisht Klaudias, bahskëhsortes së Adrian Hilës, dhe vajzave të tij.

Në reagimin e dytë, Matraku pranon se ka gabuar dhe se duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj, ndërsa thekson se nuk mund të ndalë dot lotët dhe dhimbjen që, sipas saj, ka kaluar çdo kufi njerëzor. Ajo shprehet gjithashtu se është përballur me jetën dhe karrierën pa mbështetje dhe se shumë prej fjalëve të saj të mëparshme kanë qenë të ekzagjeruara.

Në një pjesë të reagimit të saj, Blerina Matraku shkruan se nuk është “këngëtare e studiove të tëra”, por një artiste që, sipas saj, e ka ndërtuar rrugëtimin përmes vështirësive dhe punës.

Ajo i drejtohet më pas Klaudia Hilës dhe vajzave të saj, duke kërkuar falje për dhimbjen që mund t’u ketë shkaktuar.

“Lotët e çdo gruaje, apo vajze, o Zot lotët e çdo fëmije, lotët e nenës time, të Klaudias…”

Matraku shprehet se është penduar për atë që ka thënë dhe se e pranon përgjegjësinë për veprimet e saj. Në fund të mesazhit, ajo thekson se dhimbja që po përjeton tashmë ka kaluar çdo kufi dhe se nuk di më si ta ndalë atë.

Reagimi i dytë vjen vetëm pak kohë pas deklaratës së saj të parë, ku artistja kërkoi publikisht që videot intime të mos shpërndahen më dhe apeloi për respekt ndaj privatësisë së saj./Top Channel