Tozaj pIas deklaratën e fortë, i drejtohet këtij personazhi: “Do të kalbesh në burg, po pres verifikimin që të…” (Video)

Elton Tozaj ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një transmetimi LIVE mbrëmjen e djeshme, teksa ka folur për Andi Murrën dhe disa pretendime që thotë se është duke i verifikuar.

Tozaj deklaroi se ka pasur një tentativë që ai të fshinte videot e publikuara, por bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se deri në këtë fazë nuk po e akuzon drejtpërdrejt Murrën, pasi informacionet që i kanë mbërritur ende nuk janë verifikuar.

“Sa i përket Andi Murrës, ka pasur tentativa ‘fshi videot’. Nuk fshi asnjë video. Unë jam duke bërë verifikimet e mia. Nuk të kam akuzuar drejtpërdrejt, zotëri. Por nëse unë e gjej, i shkreti ti”, u shpreh Tozaj.

Ai tha se po verifikon një dëshmi që i ka mbërritur dhe se është në komunikim me dy persona, të cilët i përshkroi si nënë e bijë.

“Nëse unë gjej dhe vërtetoj atë dëshmi që ka ardhur, do ta ndaj direkt këtu me ju. Jam në biseda, kam një vajzë dhe një nënë. Janë nënë e bijë. Pres ta verifikoj”, vijoi ai.

Në fund, Tozaj iu drejtua drejtpërdrejt Murrës me një paralajmërim: “Por nëse është e vërtetë… ‘vëllai’, ti do të kalbesh në burg!”

Tozaj nuk bëri të ditur gjatë kësaj pjese të transmetimit se çfarë përmban konkretisht dëshmia që pretendon se po verifikon.

VIDEO

Videot in time të publikuara në rrjet, Monika Lubonja i bën të paprìturen Adi Hiles

Në një postimi në Instagram, Monika Lubonja ka publikuar kallëzimin që ka bërë kundrejt kompozitorit Adi Hila për videot intime të publikuara në rrjet.

Ajo ka denoncuar kompozitorin për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private.

Në postimin e saj, Lubonja ka shkruar gjithashtu se nuk ishte në dijeni për filmimin e videove./Top Channel

U υra me çekiç nga gruaja dhe ρartneri i saj, zbardhet motivi i υr¤sjes së Mikel Rrokut

Zbardhen detaje të reja nga hetimi për vràsjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino të Italisë. Gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri dyshohet se kanë planifikuar dhe më pas kanë kryer vrasjen, ndërsa motivi kryesor lidhet me dëshirën për t’u çliruar prej tij dhe për të vijuar lidhjen e tyre, si edhe me interesin për banesën sociale ku jetonte 55-vjeçari.

Të dy të dyshuarit, një grua 45-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar, janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të 6 tetorit nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos. Ata dyshohet se janë përgjegjës për vrasjen e Rrokut dhe ndodhen në burg, në kuadër të masës së sigurisë të vendosur ndaj tyre.

Sipas hetimeve, ideja për eliminimin e 55-vjeçarit kishte nisur të merrte formë që në muajin maj. Dyshimet e hetuesve janë se çifti kishte diskutuar mënyra të ndryshme për ta vrarë, përfshirë helmimin dhe përdorimin e thikës, përpara se të vendoste për mënyrën e ekzekutimit.

Krimi dyshohet se ka ndodhur më 30 qershor, në apartamentin ku jetonte Rroku në rrugën Verolengo, në zonën Lucento të Torinos. Sipas rindërtimit të ngjarjes, shqiptari është sulmuar nga pas dhe është goditur edhe pasi kishte rënë në tokë. Ekzaminimet mjeko-ligjore zbuluan dëmtime të rënda në kokë, të shkaktuara nga një objekt i fortë.

Trupi i 55-vjeçarit u gjet më 6 korrik, gjashtë ditë pas vrasjes së dyshuar. Ai ndodhej në një gjendje të avancuar dekompozimi në banesën e tij, në katin e dytë të një pallati social. Fqinjët njoftuan autoritetet, pasi nga apartamenti vinte një erë e rëndë.

Në fillim, rrethanat e vdekjes nuk ishin të qarta, por dëmtimet në kokë bënë që hetimi të përqendrohej te pista e vrasjes. Çështja iu besua Njësisë Hetimore të Karabinierëve të Torinos dhe u koordinua nga Prokuroria e Torinos.

Një tjetër element që ka forcuar dyshimet ndaj çiftit është sjellja e tyre pas krimit. Sipas hetuesve, ata kishin kërkuar informacione për mundësinë e largimit nga Italia dhe emigrimit drejt vendeve të Amerikës së Veriut, duke përfshirë edhe shtete me të cilat Italia nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Për autoritetet, këto kërkime përbëjnë një tregues të mundshëm se të dyshuarit kishin menduar edhe për arratisjen pas kryerjes së krimit. Hetuesit po vijojnë punën për të përcaktuar me saktësi rolin e gruas dhe partnerit të saj në planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes së Mikel Rrokut.

BE propozon kushte të reja për vendet që synojnë anëtarësìmin

Komisioni Evropian paraqiti sot një paketë propozimesh për të përgatitur Bashkimin Evropian për zgjerimin e ardhshëm dhe për të garantuar që institucionet e tij të vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë efikase edhe nëse numri i anëtarëve rritet përtej 27 vendeve aktuale.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi zgjerimin e BE-së si një domosdoshmëri gjeopolitike.

Sipas saj, ndërsa vendet kandidate përparojnë në reformat e tyre, BE-ja duhet të jetë gati t’i mirëpresë ato duke përshtatur institucionet, politikat dhe buxhetin e përbashkët me realitetet e reja.

Aktualisht, tetë vende kanë statusin e kandidatit për anëtarësim, ndërsa Mali i Zi konsiderohet ndër vendet më përpara në proces dhe synon të anëtarësohet në vitet e ardhshme.

Përballë perspektivës së një zgjerimi të mëtejshëm, vendet anëtare kanë diskutuar prej vitesh se si të shmangin ngadalësimin e mëtejshëm të vendimmarrjes dhe si të menaxhojnë buxhetin e BE-së pas pranimit të vendeve të reja.

Sipas propozimeve të reja, për vendet që synojnë anëtarësimin do të kërkohet provë më e fortë e përmbushjes së standardeve evropiane gjatë negociatave.

Këto standarde përfshijnë sundimin e ligjit, mbrojtjen e kufijve, bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe funksionimin e tregut të vetëm.

Në këmbim, vendet kandidate do të mund të marrin pjesë në disa programe dhe politika të BE-së edhe përpara anëtarësimit të plotë.

Komisioni propozon gjithashtu që traktatet e ardhshme të anëtarësimit të përmbajnë masa më të forta mbrojtëse për 15 vitet e para, në mënyrë që të ketë pasoja nëse një shtet i ri largohet nga vlerat dhe standardet demokratike të BE-së.

Një çështje veçanërisht e ndjeshme lidhet me Ukrainën dhe sektorin e saj të madh bujqësor.

Për të adresuar shqetësimet e vendeve anëtare, Komisioni propozon kufizimin e ndjeshëm të mbështetjes financiare dhe të aksesit në tregun evropian për disa produkte bujqësore të ndjeshme, ndërsa synon të ndihmojë Ukrainën të rikthejë eksportet drejt tregjeve tradicionale jashtë BE-së.

Komisioni Evropian kërkon gjithashtu që vendet anëtare të përdorin më shumë dispozita të traktateve që lejojnë marrjen e vendimeve me shumicë, në vend të kërkesës për miratimin e të gjitha vendeve.

Kjo do të mund të zbatohej, ndër të tjera, për sanksionet, luftën kundër mashtrimit fiskal dhe disa çështje tatimore në sektorin e energjisë.

Synimi është që një BE me më shumë anëtarë të mos bllokohet lehtësisht nga një ose disa vende që kundërshtojnë një vendim.

Komisioni propozon gjithashtu zvogëlimin e numrit të komisionerëve evropianë.

Aktualisht Komisioni përbëhet nga 26 komisionerë dhe presidentja e Komisionit, me secilin shtet anëtar që ka një përfaqësues në nivelin më të lartë të institucionit.

Vendimi i papritur! Tuneli i Krrabës bllokohet për 20 ditë, kush është arsyeja

Tuneli i Krrabës do të funksìonojë me një tub, me qarkullim në të dyja drejtimet, duke filluar nga e mërkura, 7 tetor, për një periudhë maksimale prej 20 ditësh.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kufizimet ndërmerren pasi janë planifikuar kryerje punimesh për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të Tunelit të Krrabës.

Punimet do të nisin në tubin e drejtimit Elbasan–Tiranë, ndërsa tubi Tiranë–Elbasan do të përdoret për qarkullimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Gjatë ditës, nga ora 06:00 deri në 21:00, qarkullimi do të vijojë normalisht me të dy tubat në funksion.

Për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e qarkullimit, në objekt do të jetë i pranishëm stacioni i Policisë Rrugore, nga ora 21:00 deri në orën 06:00 të ditës pasardhëse.

I paraIajmëroni të tjerët me drita për policinë?/ Kujdes, dronët po ju vëzhgojnë nga ajri

Policia në Poloni ka nisur të përdorë dronë për të identifikuar shoferët që paralajmërojnë drejtuesit e tjerë për kontrollet e policisë në rrugë.

Një operacion është zhvilluar nga policia në Myślenice, ku efektivët ngritën në ajër një kuadkopter për të monitoruar trafikun dhe për të dalluar drejtuesit që përdornin dritat e përparme për të sinjalizuar automjetet që vinin përballë.

Shoferët që aktivizonin dritat për të paralajmëruar të tjerët për praninë e policisë identifikoheshin nga droni. Më pas, një patrullë tjetër policie, e pozicionuar më tej përgjatë rrugës, i ndalonte drejtuesit e dyshuar se kishin dhënë paralajmërimin.Policia synon përmes kësaj metode të kontrollojë më mirë trafikun dhe të evidentojë drejtuesit që përpiqen të ndihmojnë automjetet e tjera t’u shmangen kontrolleve rrugore.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 7 Tetor 2026

Dashi
Sot do të merreni me disa punë të cilave nuk do t’iu shpëtoni dot. Punët mund të kenë të bëjnë me shtëpinë, ndihmën ndaj të tjerëve, ose angazhime nga puna. Këshillohet që sot të merreni seriozisht me probleme të vogla shëndetësore.

Demi
Realizmi juaj tipik do të dominojë mbi romantizmin. Ndoshta sot do të shihni me ngjyrat e vërteta ndjenjat tuaja. Megjithatë marrëdhënia juaj do të jetë shumë më e ngrohtë, në qoftë se ju dhe partneri keni kohë bashkë dhe i jeni përkushtuar njeri tjetrit.

Binjakët
Nevoja juaj e thellë për qetësi dhe stabilitet do të bëhet më e fortë. Qëndrimi me familjen tuaj mund të rezultojë diçka e rëndësishme se sa të qëndroni me miqtë tuaj. Largojeni mendjen nga shqetësimet por shijojeni ditën duke gjeneruar ide të veçanta.

Gaforrja
Kjo është një ditë e mirë për të pushuar, nëse jeni të lodhur nga lëvizjet dhe surprizat. Ju mund të dilni për shëtitje, të vizitoni vende që nuk i keni parë më parë apo të vizitoni të afërmit tuaj. Partneri juaj do t’iu bëjë të ndiheni mirë me besnikërinë e tyre, por megjithatë nuk duhet të prisni emocione të forta në çdo rast.

Luani
12 prilli nuk është dita për të festuar apo për një aventurë të mrekullueshme. Këshillohet më mirë që të merreni me pastrim dhe me bërjen e punëve familjare. Shumë prej të lindurve të kësaj shenje do të duhet ta kalojnë ditën me familjen dhe rrethin e ngushtë, apo duke bërë edhe disa punë rutinë.

Virgjëresha
Situata e sotme nuk nxit inicativën, por ajo shtyn drejt seriozitetit dhe përzgjedhjes së kontakteve. Ju mund ta gjeni veten peng të shprehive të vjetra dhe të rrethuar nga njerëz të vjetër. Kjo është dita kur integriteti juaj do të luajë rol të rëndësishëm.

Peshorja
Rrethanat e ditës së sotme do të bllokojnë një nismë të tuajën. Tregohuni të mençur dhe përpiquni të përfitoni në çdo mënyrë. Është kohë e mirë për të pushuar dhe për të kaluar kohë me familjarët e afërt. Është mirë që të peshoni fjalët e partnerit dhe të mendoni për jetën tuaj.

Akrepi
Serioziteti dhe prakticiteti do të jenë shokë të pandarë gjatë gjithë ditës. Ju mund të mbani përgjegjësi për familjen tuaj apo për disa zakone që duhet të zbatoni. Ju mund të miqësoheni me disa njerëz që do të përputhen me temperamentin dhe parimet tuaja.

Shigjetari
Rrethanat e ditës së sotme do të përcaktojnë mënyrën tuaj të veprimit. Ju do të udhëhiqeni nga ndjenja e detyrës ose nga frika dhe mund të bëni një hap të gabuar. 12 prilli është një ditë e mirë për të punuar me durim dhe përulësi, mendoni çdo veprim tuajin dhe mos u nxitoni nëse nuk jeni të sigurtë për diçka.

Bricjapi
Bricjapët do të kalojnë këtë ditë duke menduar për gjërat e nevojshme. Mendimet e të tjerëve duhet të merren parasysh vetëm nëse janë mjaftueshëm autoritative dhe bindëse. Është një ditë e mirë për planifikimin e aktiviteteve sistenatike. Ju duhet të merreni me miqtë tuaj, të cilët kanë një rëndësi të madhe për ju.

Ujori
Dita është e mirë për të sjellë rend dhe qetësi tek ju, ndryshe nga luhatjet me të cilat jeni mësuar. Kapërceni emocionet negative si frika, dembelizmi dhe dëshpërimi, në mënyrë që të përfundoni atë që keni filluar. Peshqit Emocionaliteti i tepërt nuk inkurajohet sot.

Peshqit
Duhet të mendojnë mirë të gjitha vendimet dhe veçanërisht ato që lidhen me një lidhje afagjate. Do të testoheni në kohë dhe gjykimet do të kenë nevojë për normalizim, siç mund të jetë zyrtarizimi i lidhjes dashurore.

“I kam ca emra P. Diddy”/ Ronela Hajati paralajmëroi skandaIin e Adi Hilës? Postimi në 2024

Në ditët kur rrjetet sociale po diskutojnë publikimin dhe shpërndarjen e materialeve intime që kanë përfshirë një kompozitor të njohur, një deklaratë e Ronela Hajatit e bërë dy vite më parë është rikthyer në vëmendje.

Në vitin 2024, këngëtarja publikoi në Instagram Story një reagim ku fliste për disa persona në industrinë shqiptare, të cilët, sipas saj, mund të kishin ngjashmëri me figurën e P. Diddy-t në industrinë ndërkombëtare.

Deklarata e asaj kohe nuk mori të njëjtin vëmendim publik që po merr sot. Pas zhvillimeve të ditëve të fundit dhe publikimit të materialeve intime, postimi i vjetër është rikthyer në diskutimet në rrjetet sociale.

Rikthimi i deklaratës ka nxitur spekulime dhe pyetje nga ndjekësit lidhur me atë se cilave situata apo personave u referohej Hajati në vitin 2024. Megjithatë, nga deklarata e saj nuk rezulton të jetë identifikuar publikisht ndonjë person konkret dhe nuk ka të dhëna që ta lidhin drejtpërdrejt atë reagim me ngjarjen e fundit.

Shërbimi sekret: Gjermania drejt konfIikti të dhunshëm me Rusinë! Estonia nis trupat në kufi

Gjermania përballet me një rrezik në rritje për t’u përfshirë në një “konflikt të dhunshëm” me Rusinë: Paralajmërimi vjen nga vetë kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës gjermane, Martin Jaeger, i cili foli gjatë një seance publike të Komisionit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve Sekrete në Bundestag.

“Përballja me Rusinë ka hyrë në një dimension të ri dhe më të rrezikshëm”, deklaroi ai, duke theksuar se tentativa për atentat në Lajpcig është vetëm një nga shembujt e kërcënimeve me të cilat përballet vendi.

Kreu i inteligjencës së jashtme gjermane theksoi se aktualisht Moska përbën kërcënimin më të drejtpërdrejtë, të gjerë dhe konkret për Gjermaninë.

Jaeger paralajmëroi gjithashtu se shërbimet sekrete ruse po veprojnë “me profesionalizëm të madh dhe pa skrupuj”. Sipas tij, rreziku për sulme ndaj objektivave në territorin gjerman mbetet real dhe i menjëhershëm.

Ndërkohë, mediat e huaja përcjellin njoftimin se Estonia po zhvendos një nga brigadat kryesore të ushtrisë saj drejt Jõhvi-t, rreth 50 kilometra nga kufiri me Rusinë. Vendi baltik duket se po përgatitet për një skenar të mundshëm agresioni nga ana e Moskës.

Vendi ka miratuar strategjinë e “mbrojtjes aktive”, që synon të ndalojë një sulm që në fazat e para. Krahas forcimit të trupave pranë kufirit, Estonia po ndërton një bazë të re në Narvë dhe po rrit ndjeshëm kapacitetet e goditjes me rreze të gjatë veprimi, përfshirë sistemet HIMARS dhe Chunmoo./Top Channel

“E ka bërë me vetëdije”/ Gazetari pubIikon sekuenca nga videot intime: Janë regjistruar më 24 gusht dhe u publikuan online më 30 gusht, vetëm një javë

Gazetari Andi Bora ka publikuar disa sekuenca nga një mori videosh intime të cilat janë regjistruar në shtëpinë e kompozitorit Adi Hila dhe më pas kanë rrjedhur në internet, kryesisht në sajte për të rritur, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

“Nuk doja ta komentoja fare si ceshtje, por me videot intime ka diçka qe hetimi duhet ta shoh me kujdes”, shkruan gazetari, duke ndarë dhe sekuencat e tre prej videove të publikuara në internet, si më poshtë:

1. Video regjistrohet me 24 gusht 2025 dhe hidhet online me 30 gusht 2025! Vetem nje jave me mbrapa!

2. Video regjistrohet me 6 korrik 2025 dhe hidhet online me 12 korrik 2025! Vetem nje jave me mbrapa!

3. Video regjistrohet me 21 maj 2025 dhe hidhet online me 10 qershor 2025! Rreth 3 jave me mbrapa!

“Kete mund ta bente vetem personi qe ka qene ne dijeni te kameres, pra qe e ka vendosur me vetedije dhe i ka hedhur materialet ne faqe per te rritur per perfitime ekonomike”, shkruan gazetari Andi Bora, duke theksuar se ky është njëri opsion.

“Tjetri eshte qe mund ta kete pasur te hackeruar gjate gjithe kohes! Nese do ishte rasti i pare, kjo do ishte shume shume e rende, per dike qe ka perfaqesuar dicka ne boten e artit”, vijon ai, ndërsa verifikimi i mbetet Policisë së Shtetit.