Hịstoria përsëritet 10 vite më pas, çfarë lidh kartonin e kuq të sotëm me Etrit Berishën

Ka momente që futbolli i harron shpejt, por statistikat i ruajnë në arkiv. Dhe kartoni i kuq i marrë sot nga portieri i Shqipërisë rikthen një episod që dukej se i përkiste një tjetër epoke të Kombëtares.

Për të gjetur herën e fundit kur një portier i Shqipërisë ishte përjashtuar me karton të kuq, duhet të kthehemi pas në 12 nëntor 2016, në ndeshjen Shqipëri-Izrael në Elbasan, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018. Në atë sfidë, që përfundoi 0-3, Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të. Portieri shqiptar u pezullua më pas për dy ndeshje, duke munguar edhe në përballjen e radhës me Italinë.

Që nga ajo mbrëmje deri më sot kanë kaluar 9 vite, 10 muaj e 21 ditë. Pra, gati një dekadë pa parë një portier të Kombëtares të përjashtohej nga fusha. Berisha ka edhe një statistikë të veçantë, pasi është portieri që ka marrë dy kartonë të kuq me fanellën e Shqipërisë. Ndërkohë, episodi i sotëm i jep fund një serie prej gati dhjetë vitesh pa një përjashtim të tillë.

Futbolli shqiptar ka ndryshuar shumë që nga viti 2016, por një statistikë e tillë mbeti e pandryshuar për gati një dekadë. Sot, kartoni i kuq i portierit e riktheu sërish në vëmendje atë rekord të rrallë të Kombëtares./Top Channel

“Kisha pasur incidente, ndaj vendosa kamera”, eksperti i sigurìsë kap DETAJIN dhe nxjerr blof Adi Hilën

Deklarimi i kompozitorit Adi Hila se kamerat në studion e tij ishin vendosur për arsye sigurie, pas incidenteve të mëparshme, është vënë në pikëpyetje nga eksperti i sigurisë Fatjon Softa.

Hila ka deklaruar para oficerëve të policisë se kamerat i kishte vendosur për të mbrojtur studion, ndërsa ka pretenduar se pamjet intime që kanë qarkulluar në rrjet mund të jenë marrë pas një ndërhyrjeje në sistem. Sipas tij, kamerat ishin vendosur pasi në studio kishte pasur incidente.

Por pikërisht mënyra se si ishte pozicionuar një prej kamerave është detaji ku ndalet eksperti Fatjon Softa. Duke folur në “News24 Fundjavë”, ai bëri dallimin mes një kamere sigurie dhe një kamere të vendosur për qëllime të tjera, duke vënë në dukje se kamera në këtë rast ishte e orientuar drejt krevatit dhe jo drejt një zone që zakonisht do të kërkonte mbikëqyrje për sigurinë e pronës.

“Kamerat e sigurisë duhet të ndahen nga kamerat e fshehta. Këto të fundit vendosen për të mbledhur informacione në mënyrë të paligjshme. Në rastin e Adi Hilës, kamera ishte e orientuar drejt krevatit, jo drejt kasafortës, çka ngre dyshime mbi qëllimin e saj”, tha ai.

Sipas Softës, vetëm fakti që nga kjo kamerë janë siguruar pamje intime nuk mjafton për të përcaktuar se përse ishte vendosur pajisja, por orientimi i saj ngre pikëpyetje që duhen sqaruar nga hetimi.

“Fakti që kemi pamje filmike që kanë intimitet, tregon se qëllimi i vendosjes së kamerave ishte i ndryshëm nga ai i sigurisë”, shtoi ai.

Eksperti foli edhe për skenarin e hakerimit. Nëse pamjet janë marrë nga një sistem kamerash, sipas tij duhet të përcaktohet mënyra se si është aksesuar sistemi dhe nëse dikush ka ndërhyrë në të. Pamjet e kamerave zakonisht ruhen në një sistem arkivimi, ndaj hetimi duhet të verifikojë se ku janë ruajtur dhe si kanë dalë prej tij.

“Nuk janë adoIeshente ta quash gabim”, Selin flet për skandalin e videove in time dhe tregon VENDIMIN e gruas së Adi Hilës

Publikimi i videove intime të personazheve të njohur të ekranit është bërë pjesë e debatit në “Goca dhe Gra”, ku Selin Bollati dhe Orinda Huta patën qëndrime të ndryshme.

Selin solli në vëmendje rastin e Beatriks Ramosajt në “Big Brother VIP”, duke kujtuar kritikat e shumta që ajo mori për historinë e saj të dashurisë brenda shtëpisë. Sipas Selinit, shoqëria shqiptare shpesh përdor standarde të ndryshme dhe nuk i trajton njësoj situatat.

Orinda kundërshtoi paralelizimin mes rasteve, duke thënë se fakti që Beatriks u kritikua në atë kohë nuk do të thotë se e njëjta sjellje duhet të përsëritet edhe ndaj grave që janë shfaqur në videot intime.

Debati u zhvendos më tej te përgjegjësia e personave të përfshirë në marrëdhënie, ndërsa u përmend edhe rasti i kompozitorit Adi Hila. Selin bëri referenca për marrëdhënien e tij familjare, ndërsa Orinda theksoi se nuk mund të dihet se çfarë ndodh brenda një familjeje.

Pjesë nga debati:

Selin: Kujtojmë rastin e Beatriks kur u kryqëzua pafundësisht në “Big Brother”. Jemi shoqëri hipokrite, nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Betatriks në atë rast u kryqëzua dhe nuk u la gjë pa u thënë. Ndërsa për këto gra nuk duhet të themi gjë se nuk bie morali tek ato.

Orinda: Nuk mund t’i paralelizojmë, se kryqëzuam Beatriks nuk mund t’a bëjmë edhe tani, a nuk kemi të drejtë të ndryshojmë?

Selin: Duhet të jemi si parimet e kulturës sonë

Orinda: Nuk është vijë e drejtë jeta

Selin: Nuk mund të bëhemi mendje hapur deri në ekstrem

Orinda: Pse duhet të gabojmë me këto gra?

Selin: Nuk po themi që ti kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi. Që janë pala e tretë në një marrëdhënie. Sipas bashkëshortes së Hilës, ka qenë një familje e mirë, nuk kanë qenë të ndarë. Me informacionet që kam, bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron shumë afër në këto momente.

Orinda: Ndoshta se marrëdhënia mund të jetë ndërtuar e tillë, nuk mund të futemi në shtëpi.

Selin: E kam dëgjuar shumë se është gabim, po nuk janë në moshën e adoleshencës ta quash gabim. Po flasim për një zotëri që është 56 vjeç.

Ori: Është i sëmurë ai personi.

Thellohet SKANDALI: Në rrjet dalin VIDEO lNTlME të tjera, Adi Hila krγen marrë dh*nie edhe me mes hkυj, ja kush është këngëtari i ri korçar

Videot intìme që janë regjistruar në shtëpinë e kompozitorit Adi Hila dhe kanë rrjedhur tashmë në internet, tregojnë një tjetër përmasë të re të skandalit. Në to, shfaqet edhe këngëtari i ri korçar Genti Hoxha.

Episodi është raportuar nga portali “bufiiurtë” në qytetin e Korçës, ndërsa pamjet janë verifikuar edhe nga redaksia e neësbomb.al.

“Tjetër video skandal, Adi Hila ka kryer marrëdhënie edhe me meshkuj, “pre” këtë herë ka qënë këngëtari i ri korçar Genti Hoxha. Në video shihet qartë gjithçka ndërsa mendohet se Adi Hila i ka premtuar karrierën këngëtarit të ri në këmbim të favoreve intime”, raporton media.

Gjatë ditëve të fundit, opinioni publik është shokuar nga rrjedhja e disa videove intime nga një kamer që ishte vendosur në dhomën e gjumit të kompozitorit të njohur Adrian Hila dhe aludimet për personazhet e përfshirë janë të shumta.

Gjatë dëshmisë së tij para hetuesve, kompozitori Hila ka shpjeguar se kamerat janë vendosur për qëllime sigurie, pas rasteve të vjedhjeve të raportuara në zonën ku banonte.

Adi Hila ka thënë se bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të vendosura në pika të ndryshme brenda dhe jashtë banesës, me synim mbrojtjen e pronës. Sipas deklarimeve, kamerat ishin vendosur në vitin 2022, pra përpara publikimit të videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet./newsbomb.al

Monika paraIajmëronte: Do të më shihni shυmë shρejt në një skenë er¤t ike … (Video)

Videot intime që lidhen me kompozitorin Adrian Hila janë bërë temë diskutimi në ditët e fundit.

Në këtë situatë është përfshirë edhe aktorja Monika Lubonja, ndërsa në vëmendje është rikthyer një intervistë e saj e mëhershme.

Në atë intervistë, aktorja kishte deklaruar: “Shumë shpejt do të më shihni në një film me skena erotike”.

Deklarata po rikujtohet tani në kontekstin e zhvillimeve të fundit dhe materialeve që kanë qarkulluar online,

Intervista e mëparshme e aktores është shpërndarë sërish në rrjetet sociale, duke e rikthyer atë deklaratë në vëmendjen e publikut.

VIDEO

“Një skandaI”/ Arjan Konomi shpërthen ndaj Top Channel, shkak bëhet emisioni i Luiz Ejllit

Arjan Konomi ka reaguar ashpër ndaj Top Channel, pas transmetimit të premierës së emisionit të ri “Live me Luizin”, të drejtuar nga Luiz Ejlli.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Konomi ka ngritur pikëpyetje mbi faktin nëse programi është transmetuar realisht drejtpërdrejt, siç sugjeron titulli i tij, apo ka qenë i regjistruar më herët.

“Një skandal! Një turp i madh dhe një mashtrim i madh për televizionin Top Channel. Dje, pas shumë publicitetesh për ‘Live me Luizin’… Shikoni pak këtu. Të gjithë shqiptarët kuptojnë se ky emision është live, por ndërkohë shikoni pak këtë tabelën, thotë ‘Emision i regjistruar’”, shprehet Konomi në video.

Ai ndalet më pas te një tjetër element që shfaqej gjatë transmetimit, ku programi identifikohej si “episod i regjistruar”.

“Jemi ‘Live me Luizin’, e ftuar Eli Fara, dhe shikoni këtu çfarë nxjerrin: ‘Episod i regjistruar’”, vijon Konomi, duke treguar pamjet e transmetimit në televizor.

Krahas videos, ai publikoi edhe një reagim të gjatë, ku kritikoi mënyrën se si programi i është prezantuar publikut.

“Ja si mashtrohet publiku i gjerë. Me titullin ‘LIVE’. Skandal për një televizion kombëtar me emisionin e ri ‘Live me Luizin’”, shkroi Konomi.

Megjithatë, ai bëri një dallim të qartë mes Luiz Ejllit dhe personave përgjegjës për formatin, duke theksuar se kritika e tij nuk i drejtohet moderatorit.

“Përgjegjësia është e produksionit dhe programacionit dhe jo e Luis Ejllit, i cili s’ka në dorë ndryshime në të tilla raste”, shkroi ai.

Konomi pretendoi se gjatë kohës që publiku po e ndiqte programin si një transmetim të drejtpërdrejtë, në ekran shfaqej herë pas here shënimi “Episod i regjistruar”.

“S’po kuptoj në jemi Live apo është një regjistrim. Mashtrimi i bërë nga televizioni kombëtar është më i madh sesa fakti që jemi apo nuk jemi live”, vijoi ai.

Në fund, Konomi e lidhi kritikën edhe me faktin se e ftuara e episodit ishte Eli Fara, emri i së cilës është vendosur ditët e fundit në qendër të vëmendjes publike. Sipas tij, kjo e bënte edhe më problematike mënyrën e prezantimit të programit.

Deri në momentin e reagimit të Konomit, pamjet e publikuara prej tij tregojnë qartë shënimet “Emision i regjistruar” dhe “Episod i regjistruar”.

Vetë titulli “Live me Luizin”, megjithatë, nuk mjafton në vetvete për të përcaktuar nëse formati është konceptuar si transmetim i drejtpërdrejtë apo nëse fjala “Live” është pjesë e emërtimit të programit.

Videot in time të Adi HiIës/ Gazetarja: Ato zonja e dinë që po shkojnë me burrin e një gruaje tjetër! Më vjen keq për këtë …

Gazetarja Kostana Morava ka komentuar reagimet pas publikimit të videove intime ku përmenden personazhe të njohura.

Morava e ka vendosur diskutimin te mënyra se si shoqëria reagon ndaj tradhtisë bashkëshortore dhe marrëdhënieve jashtë martesës. Sipas saj, një nga çështjet që duhet diskutuar është normalizimi i tradhtisë dhe mënyra se si ajo perceptohet në shoqërinë shqiptare.

Gjatë bisedës, gazetarja ka ngritur edhe pyetjen nëse në raste të tilla mund të ketë përdorim të favoreve seksuale për përfitime profesionale, si vende pune apo mundësi në industrinë e muzikës, duke theksuar se në rastin konkret nuk dihet nëse një gjë e tillë ka ndodhur.

Morava tha se e ka trajtuar më herët publikisht edhe çështjen e ngacmimeve seksuale në ambientet e punës. Ajo e lidhi diskutimin me problematika më të gjera sociale, duke argumentuar se mënyra se si funksionojnë marrëdhëniet brenda familjes dhe shoqërisë ndikon edhe në problematika të tjera publike.

Pjesë nga biseda:

Morava: Familja dhe normalizimi i tradhtisë bashkëshortore nuk është prekur sa duhet, kjo është A-ja e kësaj problematike. Pavarësisht se të rriturit kanë stilin e tyre të jetës, por janë dy pika që nga kjo ngjarje dalin në pah. E para, pritet që të konfirmohet a përdoren favoret seksuale për një vend pune, për një këngë apo situata ku ka përfitime. Nuk e dimë nëse ky videopskandal është rasti. Unë kam qenë një nga flamurtaret që kam hapur temën e ngacmimeve në vendet e punës. E dyta është normalizimi i tradhtisë, normalizimi i faktit që sot qenka më normale që kjo… Reagimi im spontan është pikërisht ky.

Fjora: Ato zonjat ishin beqare.

Morava: Ato zonja e dinë që po shkojnë me burrin e një gruaje tjetër. Më vjen keq për këtë lloj dëshpërimi ku jeton shoqëria shqiptare. Ne themelet e kalbura i kemi në shoqëri, në familje, pastaj të shohim pse kemi këto probleme që kemi në politikë.

Fjora: Ti po thua që tashmë është çudi e madhe tradhtia bashkëshortore?

Morava: Po. Të paktën në kohën e sotme, kur divorci është i lirë, unë s’e kuptoj pse nuk divorcohesh dhe njerëzit rrinë bashkë dhe tradhtojnë. Në një botë të lirë ku ti mund të divorcohesh, por ti vijon e bën këtë lloj jete, për mua është e çuditshme.

Videot me Adi Hilën, Eli Fara rrëzon alibinë e gazetarit për shαntazh se k*υαΙ! Shkelja kryesore ku ligji ‘kap’ edhe Elton Tozajn

Eli Fara guxoi. Përballë gjuhës së urrejtjes dhe fyerjeve që shpërthyen në rrjet, këngëtarja e njohur, zgjodhi të reagojë për herë të parë, pas publikimit të materialeve filmike të saj në intìmitet me kompozitorin Adrian Hila.

Këngëtarja me një jetë në skenë, thotë se dhimbjen që po përjeton sot, nuk ia uron asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime që prekin deri edhe familjen e saj.

“Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim. Intimiteti i një gruaje nuk është leje për ta poshtëruar. Të qenit artiste nuk ma heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu”, shkroi këngëtarja.

Eli Fara qartazi në reagim e quan një moment intim, privatësi të saj, që ashtu siç ndaj çdo gruaje nuk duhej të ishte cenuar, duke rrëzuar kështu, çdo spekulim publik, dhe akuzë të rëndë që ka artikuluar gazetari i shoëbizit Elton Tozaj, personazhi që deri më tani ka pranuar se është ai që i ka shpërndarë këto materiale filmike nëpër rrjete sociale.

Ai fliste në disa intervista se vajzat dhe gratë e përfshira janë shantazhuar dhe i është kërkuar marrëdhënie seksuale në këmbim që kompozitori t’i realizonte një këngë.

Vetë kompozitori Adrian Hila u vu në hetim në gjendje të lirë për veprën penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”, ndërsa po kërkohet personi që i bëri ato publike për herë të parë. Deri më tani Hila rëndohet penalisht vetëm për kamerat që kishte vendosur në dhomën e studios së tij, por gratë që ai kryente marrëdhënie nuk e dinin se po filmoheshin.

Këtu fillon hapi i parë i shkeljes së madhe që i është bërë grave të përfshira

Por Hila mohoi të ishte personi që i ka shpërndarë videot, duke aluduar se sistemi i kamerës, mund të jetë hakeruar.

Momenti i dytë i përket gazetarit Elton Tozaj. Qartazi vajzat dhe gratë nuk e dinin që ishin duke u filmuar në intimitetin e tyre. Por në momentin që videot i ranë në dorë gazetari, në vend të bënte denoncim në polici për këtë paligjshmëri që zbuloi, pra filmimin pa pëlqimin e tyre, Elton Tozaj zgjodhi t’i publikojë dhe t’ia shpërndajë edhe kolegëve të tjerë në Ëhatsapp me qëllim publikimin. Vetëm dijenia për prejardhjen kriminale të një elementi që u shpërnda, siç në këtë rast janë videot, përbën vepër penale

Në legjislacionin shqiptar, vepra penale parashikohet nga neni 287/b i Kodit Penal, me titull “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Ky nen parashikon dënimin me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet për këdo që ‘’blen, merr, fsheh ose përvetëson për vete apo për një person të tretë para ose mallra, si dhe për këdo që ndihmon në blerjen, marrjen, fshehjen ose përdorimin e tyre, duke e ditur se ato janë përfituar nga një person tjetër nëpërmjet një vepre penale ose veprimtarie kriminale’’.

Shtuar kësaj, dhe shpërndarjen e tyre me vetëdije të plotë duke etiketuar me emra disa nga gratë e përfshira, e madje me kartën e moralit duke denigruar figurën e artisteve të përfshira.

Videot e Adrian Hilës në marrëdhënie seksuale me personazhe të njohur, janë hedhur online kohë më parë, por askush në Shqipëri nuk kishte dijeni për to, derisa Elton Tozaj i nxori ato materiale. Ende nuk dihet se si gazetari Elton Tozaj i ka siguruar këto materiale, apo nëse dikush tjetër ia ka ofruar për konsum publik.

Dëshmia e Eli Farës këtë të shtunë, rrëzon edhe alibinë e vetme të përdorur nga gazetari, pra pretendimin se publikimi i videove shërbente për të denoncuar një shantazh seksual ndaj artisteve. Duke qenë se bëhej fjalë për marrëdhënie konsensuale mes të rriturve dhe në një ambient privat, rëndohet pozita penale e kujtdo që i ka vënë këto video në qarkullim.

Reagimi i plotë i Eli Farës

Kam kaluar një jetë në skenë, duke ndarë me publikun këngën dhe dashurinë për artin. Sot po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjen time.

Në këtë shoqëri, grave u kërkohet shpesh të mbajnë mbi supe edhe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre. U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i gjykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen. Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim. Sot po e përjetoj vetë sa e rëndë është të shohësh jetën tënde private të kthyer në spektakël dhe të ndiesh se, për disa njerëz, çdo gjë që ke ndërtuar vlen më pak se një moment intim.

Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu. Intimiteti i një gruaje nuk është leje për ta poshtëruar.

Të qenit artiste nuk ma heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet. Këtë të drejtë e ka çdo grua, pavarësisht emrit, profesionit apo zgjedhjeve të saj. Këtë çështje do t’ia lë në dorë drejtësisë. Nga publiku kërkoj njerëzillëk dhe ndalimin e shpërndarjes. Përpara çdo gjykimi, mendoni për njeriun dhe familjen që po lëndoni.

Falënderoj nga zemra familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur, publikisht apo privatisht. Dashuria dhe mirëkuptimi juaj më japin forcë. Do të marr kohën që më duhet dhe do të vazhdoj përpara, me dinjitet dhe me kokën lart.

E juaja, Eli Fara

Ηistoria e ραdëgjuar më parë: “Tr¤dhtoj g. rυαn me…υëIIain e saj”…!!!

Historia e cila ka mbërritur ditën e sotme në rubrikën e psikologes së ‘The Sun’ është krejtësisht ndryshe nga çfarë keni lexuar deri më tani.

Një rast i cili do të hasë shumë debat dhe kundërshti pasi situata ka dalë jashtë kontrollit dhe ka krijuar një ‘lëmsh’ të vërtetë.

Por për më tepër lexoni letrën e plotë që një 35-vjeçar i ka dërguar psikologe Deidre.“E dashur psikologe…

Jam një raport se.ksual me vëllain e gruas sime dhe kjo gjë është fantastike për ne por nuk mund të lë gruan dhe fëmijët për të jetuar me të.

Unë jam 35 vjeç, gruaja ime është 34 vjeçe dhe kemi dy fëmijë së bashku, ndërsa vëllai i saj është 28 vjeç dhe beqar. E gjithë historia me kunatin filloi pas një feste që gruaja ime organizoi në shtëpinë tonë.

Pasi të gjithë u larguan mbetëm vetëm ne të tre në shtëpi dhe ishim mjaft të de.hur. Gruaja shkoi të pastronte kuzhinën ndërsa unë dhe ai kthyem edhe nga një gotë tjetër. Aty filluam të prekeshim por… nuk vazhduam me tej.

Kur u zgjova në mëngjes nuk mund ta hiqja mendjen prej tij dhe kështu i shkruajta një mesazh.

E lamë të takoheshim në një lokal pranë shtëpisë së tij. Në fillim ishim pak në siklet por pasi pimë alk.ool, gjërat ndryshuan.

Ai më ftoi në apartamentin e ti dhe pasi shkuam vazhduam të pinim ende.Në fund përfunduam duke u puthur dhe duke bërë s.eks.

Kjo ishte fantastike!Ne kemi katër muaj që takohemi rregullisht dhe ai më thotë që më do por unë nuk mund ta le gruan dhe fëmijët për të jetuar me të…edhe pse ai më pëlqen shumë.”

Përgjigjja e psikologes:“Të ndahesh nga gruaja dhe dy fëmijët e tu për të jetuar me vëllain e saj…kjo është e tepërt.

Kjo histori do të përçajë familjen tuaj dhe do të shkaktoj një dëm shumë të madh tek fëmijët.

Nëse lidhja me kunatin është thjesht për se.ks, shkëputu menjëherë…nëse është diçka më shumë sërish shkëputu. Nuk ka zgjidhje tjetër! Kjo lidhje është e pa tolerueshme dhe do t’i shkatërronte të gjithë.”

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u Iargova

E ftuar në emisionin “Live me Luizin” ishte edhe këngëtarja Eli Fara. Gjatë bisedës ajo kujton edhe një moment delikat në një dasmë, kur iu desh të largohej për shkak të drejtuesit të dasmës.

“Kam një situatë shumë të lezetshme, e mora me sportivitet. Isha për një dasmë, organizohej në drekë. U çova që në mëngjes, ishte një verë, shkova në parukeri, vesha një fustan, u bëra bukur dhe shkoj në dasëm. Ishte afër aeroportit, mbërrij atje.

Shoh muzikantët, ambientin dhe njerëzit. Pyes muzikantët, jeni të sigurt që unë jam në këtë dasëm? Ishte një drejtues i dasmës, regjisor i dasmës, nga familja, që u thonte këtyre që kërcenin si t’i urdhëronte: Çohu ti, ulu, ti tjetri çohu!

Pas 10 minutash sërish: Çohu ti! Dhe unë u çova, u thashë muzikantëve që po dal pak përjashta, mora makinën dhe u largova, kaq ishte dasma”, tha Fara.