Arbitri irIandez dhe VAR-i “mbyllën sytë” për kontaktin në zonë, ja si Shqipëria u “vodh” hapur në Ligën e Kombeve (Video)

Humbja e Shqipërisë përballë Finlandës ka kaluar në plan të dytë, ndërsa i gjithë fokusi përqendrohet te minuta e 79-të.

Mesfushori i Finlandës, Adam Markhiev, jo shumë i interesuar për topin, rrëzon në hyrje të zonës sulmuesin shqiptar, Myrto Uzuni.

Kontakti u evidentua qartë. Edhe pse arbitri irlandez, Hennessy, ishte shumë pranë aksionit, fillimisht ndëshkoi me karton të verdhë lojtarin beratas, me arsyetimin e simulimit.

Por çudia shkoi më tej. Pas komunikimit me VAR, u mor vendimi për pozicion jashtë loje, ndërsa Uzuni e kishte topin nën kontroll, pa e pasuar askund.

Habia e këtij rasti u pasqyrua edhe nga trajneri Rolando Maran në zonën e prononcimeve, i cili e përkufizoi me frazën: “E pashpjegueshme”.

“Enët do kenë qenë të palara”, flet prindi i njërit prej fëmijëve të heImuar në kopshtin nr 2 në Korçë

Një prind ngre dyshime rreth shkakut të simptomave te fëmijët në kopshtin në Korçë dhe kërkon që rasti të hetohet në mënyrë të plotë.

Sipas tij, dezinfektimi në kopsht është kryer në fillim të shtatorit, por enët e kuzhinës nuk ishin përdorur deri pak ditë më parë, pasi nuk kishte nisur shërbimi i ushqimit, për shkak të mungesës së tenderit, raporton gazetarja Lorena Kodra.

Prindi thotë se ushqimi nisi të enjten, ndërsa të premten në mbrëmje djali i shfaqi simptoma të një helmimi. Prindi ngre dyshimin se enët mund të kenë qenë të papastra ose të papërshtatshme për përdorim pas një periudhe të gjatë mosshfrytëzimi.

foto galeri
foto galeri

Prindërit kërkojnë verifikimin e kushteve higjieno-sanitare, ushqimeve të konsumuara dhe enëve të kuzhinës, për të përcaktuar shkakun e simptomave te fëmijët.

Kopshti ku ndodhi helmimi i fëmijëve njihej si kopshti 17, por tani ka ndryshur emër dhe njihet si kopshti nr 2.

U sëmur në tragetin Greqi-Itali, operacìoni urgjent që i shpëtoi jetën gruas shqiptare

Një operacion kompleks shpëtimi në det u zhvillua mëngjesin e sotëm për një 49-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila pësoi një ishemi cerebrale teksa ndodhej në bordin e një trageti që udhëtonte nga Greqia drejt Ankonës.

Pasagjerja u evakuua me helikopterin e Rojës Bregdetare dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Chietit.

Alarmi u dha rreth orës 10:00, kur salla operative e Drejtorisë Detare të Peskarës mori një kërkesë për evakuim mjekësor nga trageti Ro-Pax ‘Superfast IX’, i cili në atë moment ndodhej rreth 68 milje detare larg brigjeve të Peskarës.

Qendra Ndërkombëtare e Radio-Mjekësisë (CIRM), pasi vlerësoi situatën, rekomandoi transferimin e menjëhershëm të pacientes në tokë. Salla operative urdhëroi tragetin të ndryshonte kurs dhe të lundronte me shpejtësi maksimale drejt Peskarës, ndërsa njëkohësisht dërgoi në det anijen patrulluese CP 828 dhe bëri të ngrihej në fluturim helikopteri Nemo 20 i Seksionit të Tretë të Helikopterëve të Rojës Bregdetare në qytetin bregdetar.

Pasi helikopteri arriti pranë tragetit në det të hapur dhe nisën operacionet për transferimin e gruas në bordin e tij përmes vinçit të helikopterit, me ndërhyrjen e specialistit të shpëtimit ajror detar.

Rreth orës 11:40, pasagjerja, e cila ishte në gjendje të qëndrueshme, por kishte nevojë për trajtim të vazhdueshëm të specializuar, u evakuua dhe u mor në bordin e helikopterit.

Më pas, helikopteri u drejtua drejt spitalit të Chietit, ku rreth orës 12:00, 49-vjeçarja iu dorëzua stafit mjekësor, shkruan ANSA.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 4 Tetor 2026

Dashi

Nëse keni ndjerë çekuilibër mes asaj që jepni dhe asaj që merrni, sot është dita për ta adresuar këtë. Konfliktet e vjetra ose partnerët e kaluar mund të rishfaqen, jo për t’ju lënduar, por për t’ju shërbyer si një mësim se çfarë duhet të ndryshoni në sjelljen tuaj.

Demi

Kjo ditë sjell kthesa të papritura të rrethanave në ambientin tuaj të punës. Planet e fiksuara mund të dështojnë, ndaj fleksibiliteti do të jetë arma juaj më e fortë. Është një moment ideal për të bërë një auditim të plotë të llogarive tuaja, për të prerë shpenzimet e panevojshme dhe për të riorganizuar buxhetin.

Binjakët

Sot do të fitoni një qartësi të jashtëzakonshme mendore lidhur me një dilemë që ju ka munduar prej javësh. Pika e kthesës që po afron ju kërkon të mos përsërisni gabimet e së kaluarës. Analizoni me ftohtësi opsionet përpara se të merrni një vendim afatgjatë.

Gaforrja

Energjia e kësaj dite shënon fundin natyral të një kapitulli të gjatë në jetën tuaj. Kjo mund të lidhet me një projekt pune, një situatë stresuese familjare ose një mënyrë të vjetër mendimi. Ndryshimi mund të sjellë pak nostalgji, por mbyllja e kësaj derë është e domosdoshme për të lejuar mundësitë e reja të hyjnë.

Luani

Do t’ju duhet të përballeni me frikërat që ju pengojnë të shprehni veten plotësisht. Marrëdhënia juaj e ngushtë në dashuri apo biznes do të jetë fusha ku këto pasiguri do të dalin në dritë. Për fat të mirë, kalimi i Hënës në shenjën tuaj ju jep forcë emocionale. Ju fton të lini pas frikën se nuk do t’ja dilni dot financiarisht, duke ju hapur rrugën drejt strategjive më fitimprurëse.

Virgjëresha

Vëmendja juaj sot është tërësisht e përqendruar te stabiliteti material. Jeni duke analizuar me kujdes mënyrën se si i menaxhoni paratë dhe ndryshimet e vogla që po zbatoni tani do të japin rezultate të shkëlqyera në të ardhmen.

Peshorja

Është një ditë ku kërkohet durim dhe maturi. Pavarësisht sfidave, kjo ditë ju sjell edhe një valë kurioziteti dhe frymëzimi. Kjo energji do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje kreative për problemet tuaja.

Akrepi

Kjo ditë ju zhyt në një proces të thellë të rishikimit të dëshirave tuaja më të fshehta. Është koha të pyesni veten se çfarë doni vërtet në jetën tuaj, duke u shkëputur nga lidhjet sipërfaqësore. Puna dhe organizimi brenda mureve të shtëpisë do t’ju sjellin shumë kënaqësi sot.

Shigjetari

Ju pëlqen shpejtësia, por sot yjet ju detyrojnë të ulni ritmin. Gjërat mund të mos lëvizin aq shpejt sa dëshironi në planet tuaja profesionale, por ky ngadalësim është i nevojshëm që ju të vëzhgoni progresin afatgjatë dhe të korrigjoni detajet e vogla.

Bricjapi

Konfigurimi qiellor ju fton të ktheni kokën pas dhe të shihni se sa shumë keni evoluar gjatë 12 muajve të fundit. Puna dhe karriera janë sferat ku ky transformim është më i dukshëm. Rezultatet e përpjekjeve tuaja të hershme po bëhen të prekshme.

Ujori

Ky nuk është një moment i mirë për të lëvizur ose për të ndërmarrë udhëtime, qoftë edhe të shkurtra. Shmangni në mënyrë absolute nënshkrimin e kontratave apo letrave të rëndësishme sot, shtyjini për më vonë.

Peshqit

Mund të përballeni me një lajm të papritur lidhur me paratë, si një faturë e harruar apo një detyrim i vjetër që duhet shlyer menjëherë, gjë që mund t’ju shkaktojë stres momental. Ana pozitive është se ky presion ju detyron të kuptoni më mirë vlerën e burimeve tuaja dhe si t’i menaxhoni ato me mençuri.

“Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollat: Ja kush po i qëndron pranë Adi Hiles në këto momente

Selin Bollati ka komentuar në emisionin “Goca dhe Gra” publikimin e videove intime të personazheve të njohur të ekranit. Selin kujtoi se si Beatriks Ramosaj u kryqëzua në edicionin e parë të “Big Brother VIP” për historinë e dashurisë që krijoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas saj, ne jemi shoqëri hipokrite pasi nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Ajo shtoi se ne nuk mund të bëhemi shoqëri mendjehapur në ekstrem, duhet të jemi me parimet e kulturës sonë.

Ajo u kundërshtua nga Orinda, e cila tha se nuk mund të paralelizojmë dy situatat. Sipas saj, nëse kemi kryqëzuar në atë kohë Beatriks, nuk duhet që të bëjmë të njëjtën gjë me zonjat që janë shfaqur në videot intime.

Pjesë nga biseda:

Selin: Kujtojmë rastin e Beatriks kur u kryqëzua pafundësisht në “Big Brother”. Jemi shoqëri hipokrite, nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Betatriks në atë rast u kryqëzua dhe nuk u la gjë pa u thënë. Ndërsa për këto gra nuk duhet të themi gjë se nuk bie morali tek ato.

Orinda: Nuk mund ti paralelizojmë, se kryqëzuam Beatriks nuk mund t’a bëjmë edhe tani, a nuk kemi të drejtë të ndryshojmë?

Selin: Duhet të jemi si parimet e kulturës sonë

Orinda: Nuk është vijë e drejtë jeta

Selin: Nuk mund të bëhemi mendje hapur deri në ekstrem

Orinda: Pse duhet të gabojmë me këto gra?

Selin: Nuk po themi që ti kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi. Që janë pala e tretë në një marrëdhënie. Sipas bashkëshortes së Hilës, ka qenë një familje e mirë, nuk kanë qenë të ndarë. Me informacionet që kam, bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron shumë afër në këto momente.

Orinda: Ndoshta se marrëdhënia mund të jetë ndërtuar e tillë, nuk mund të futemi në shtëpi.

Selin: E kam dëgjuar shumë se është gabim, po nuk janë në moshën e adoleshencës t’a quash gabim. Po flasim për një zotëri që është 56 vjeç.

Ori: Është i sëmurë ai personi

Ed Manushi telefonon menjëherë Tozajn pas deklaratës që ai bëri, ja çfarë u tha mes tyre

Elton Tozaj vijon me deklaratat e tij për personazhe të njohur të ekranit shqiptar, ndërsa këtë herë në qendër të pretendimeve të tij është vendosur moderatori Ed Manushi.

Teksa fliste për çështjen e videove private që ka marrë vëmendje të madhe ditët e fundit, Tozaj pretendoi se materiale të ngjashme me ato që kanë qarkulluar në rastin e kompozitorit Adrian Hila ekzistojnë edhe për Manushin.

Ai bëri gjithashtu disa pretendime lidhur me moderatorin dhe mënyrën se si, sipas tij, menaxhohen personazhet që kërkojnë të bëhen pjesë e programeve televizive. Deri më tani, këto deklarata të Tozajt nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura dhe nuk ka prova publike që vërtetojnë ekzistencën e materialeve për të cilat ai flet.

Por pas deklaratave, sipas vetë Tozajt, ka ardhur edhe një telefonatë nga Manushi.

Tozaj tregoi se moderatori e kishte kontaktuar dhe i kishte propozuar të takoheshin për një kafe. Ai tha se e kishte pyetur drejtpërdrejt Manushin nëse telefonata kishte lidhje me ndonjë video, ndërsa ky i fundit, sipas versionit të Tozajt, e kishte mohuar dhe i kishte thënë se dëshironte vetëm ta takonte.

“Me mori sot Ed Manushi se ishte tu më thënë ‘O bosi’. I thashë, nuk quhem ‘Bosi’. Edhe më mori dhe i thashë: ‘O Edo, mos ke ndonjë video dhe je tu më marrë, se problem…’. ‘Jo’, tha, ‘du me të ftu për kafe, asgjë tjetër’. ‘Jo, ça kafe’, i thashë, ‘jo!’”, rrëfeu Tozaj.

Nga deklarata e tij nuk bëhet e qartë se për çfarë arsye Manushi kërkoi takimin apo se çfarë dëshironte konkretisht të diskutonte.

Shqipëria drejt mbylljes së Kapitullit 20 me BE-në: Rama udhëton drejt Brukselit më 13 tetor

BRUKSEL – Shqipëria pritet të shënojë një tjetër hap në procesin e integrimit evropian më 13 tetor, datë në të cilën është parashikuar mbajtja e Konferencës së radhës Ndërqeveritare mes Presidencës së Bashkimit Evropian dhe delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

Sipas burimeve diplomatike nga Komisioni Evropian, në këtë mbledhje pritet të mbyllet përkohësisht Kapitulli 20, i cili mbulon fushat e sipërmarrjes dhe politikave industriale. Në të njëjtën ditë, Mali i Zi parashikohet të përmbyllë tre kapituj të negociatave.

Ky zhvillim pason mbylljen e tre kapitujve të parë – shkencës, arsimit dhe marrëdhënieve të jashtme – të arritur në korrik të këtij viti. Objektivi i deklaruar i qeverisë shqiptare mbetet përfundimi i negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027 me synim anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030.

Mijëra objekte në proces legaIizimi, Bashkia u bën thirrje qytetarëve të përditësojnë të dhënat

Bashkia e Tiranës ka intensifikuar verifikimin në terren të objekteve të palegalizuara, ndërsa mijëra matje janë përcjellë për shqyrtim pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Procesi i evidentimit dhe matjes së objekteve të palegalizuara në territorin e Tiranës ka vijuar gjatë javëve të fundit, në kuadër të bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK).

Sipas bashkisë, në fokus janë veçanërisht rastet e qytetarëve që kanë aplikuar për legalizim, por me të cilët institucionet nuk kanë mundur të komunikojnë për shkak të ndryshimit ose mungesës së të dhënave të kontaktit.

Për këtë arsye, Drejtoria e Koordinimit dhe Legalizimit u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë kryer vetëdeklarimin për legalizim të paraqiten pranë Bashkisë së Tiranës ose njësive administrative përkatëse, për të përditësuar të dhënat dhe për të vijuar procedurat.

Drejtori i Drejtorisë së Koordinimit dhe Legalizimit, Shkëlqim Brahushi, ka deklaruar se një nga problematikat kryesore mbetet identifikimi i qytetarëve që kanë aplikuar më herët dhe nuk janë më të arritshëm në kontaktet e deklaruara.

Mbi 4,600 matje të përcjella në ASHK Të dhënat e bëra publike nga Bashkia e Tiranës tregojnë se deri tani janë depozituar pranë ASHK-së 4,677 matje.

Për rreth 60% të tyre, sipas bashkisë, janë dhënë tashmë vendimet përkatëse.

Në kuadër të këtij procesi janë matur gjithashtu 37 pallate, të cilat përfshijnë gjithsej 2,886 apartamente dhe njësi shërbimi. Për rreth 85% të këtyre njësive janë dhënë vendimet e legalizimit, ndërsa pjesa tjetër vijon të jetë në fazën e plotësimit të dokumentacionit.

Selita dhe zona e shinave të trenit Një prej zonave ku procesi i evidentimit ka avancuar është Selita. Sipas bashkisë, pjesa më e madhe e matjeve dhe verifikimeve në terren është përfunduar, ndërsa disa prej banorëve kanë nisur plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Punimet në terren kanë vijuar edhe përgjatë zonës së shinave të trenit. Bashkia deklaron se edhe këtu procesi i evidentimit është pranë përfundimit dhe se dokumentacioni është përcjellë pranë drejtorive vendore të ASHK-së për shqyrtim dhe vijimin e procedurave që lidhen me vendimet e legalizimit.

Thirrja për qytetarët Strukturat e bashkisë u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë kryer vetëdeklarimin për legalizim, por që ende nuk e kanë përfunduar procedurën, të kontaktojnë institucionet përkatëse.

Sipas Bashkisë së Tiranës, përditësimi i të dhënave të kontaktit dhe plotësimi i dokumentacionit janë të nevojshme për vijimin e procesit.

“Pothuajse e gjithë Tirana është zonë problematike, por qytetarët e kanë përqafuar këtë nismë. Është shpresa e tyre e fundit që së shpejti të përfundojë ky proces në të gjithë Tiranën”, është shprehur Brahushi.

Bashkia deklaron se puna në terren do të vijojë në bashkëpunim me ASHK-në, me synim përfundimin e procedurave brenda afateve ligjore.

“Bashkëpunuan me pushtuesit për Shqipërinë e madhe”/ Presidenti grek rihap pIagët e Çamërisë. Kërkohet reagim nga Tirana zyrtare

Presidenti i Greqisë, Konstantinos Tasoulas, ka rikthyer në vëmendje çështjen e Çamërisë gjatë një ceremonie përkujtimore në Paramithi, ku u përkujtuan 49 viktima të ekzekutuara në vitin 1943.

Në fjalën e tij, Tasoulas foli për bashkëpunimin e një pjese të popullsisë çame me trupat italiane dhe gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai iu referua gjithashtu vendimeve të Gjykatës Speciale të Bashkëpunëtorëve të Janinës, duke deklaruar se deri në vitin 1948 janë dhënë më shumë se 1,700 vendime ndaj çamëve myslimanë, të shoqëruara edhe me konfiskimin e pronave.

Sipas presidentit grek, këto masa lidhen me krime të kryera në Thesproti. Tasoulas përmendi gjithashtu pretendimin se një pjesë e çamëve myslimanë, në bashkëpunim me trupat pushtuese italiane dhe gjermane, kishin synuar realizimin territorial të idesë së “Shqipërisë së Madhe”.

Në fjalën e tij, presidenti grek e lidhi interpretimin e kësaj periudhe historike edhe me rrugëtimin europian të Shqipërisë. Sipas Tasoulas, njohja dhe pranimi i asaj që ai e cilëson si realitet historik janë pjesë e parimeve mbi të cilat është ndërtuar Europa e pas Luftës së Dytë Botërore.

Reagimi i Fondacionit Çamëria

Deklaratat kanë sjellë reagimin e Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”. Fondacioni shprehet se ekzekutimi i 49 civilëve grekë në vitin 1943 duhet dënuar dhe se viktimat dhe familjet e tyre meritojnë respekt.

Në të njëjtën kohë, Fondacioni kundërshton përgjegjësinë kolektive ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe argumenton se përgjegjësia për veprat penale duhet të jetë individuale.

“Përgjegjësia penale është individuale”, thuhet në reagim, ku kërkohet gjithashtu publikimi i vendimeve të Gjykatës Speciale të Janinës dhe i emrave të personave të dënuar. Sipas Fondacionit, një dokumentim i tillë do të ndihmonte në përcaktimin e përgjegjësive konkrete për ngjarjet e asaj periudhe.

Fondacioni kundërshton gjithashtu lidhjen e bërë nga presidenti grek mes çështjes së Çamërisë dhe integrimit europian të Shqipërisë. Sipas tij, veprimet e individëve apo grupeve që kanë bashkëpunuar me pushtuesit nuk mund t’i atribuohen në mënyrë kolektive popullit shqiptar apo shtetit shqiptar.

Në deklaratën e tij, Fondacioni Çamëria kërkon që çështjet historike dhe ato që lidhen me të drejtat pronësore të shqiptarëve të Çamërisë të trajtohen përmes dialogut dhe dokumentacionit historik.

Deklaratat e presidentit grek dhe reagimi i Fondacionit rikthejnë në diskutimin publik çështjen e interpretimit të ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore në Çamëri, përgjegjësive individuale dhe çështjeve të mbetura të debatit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Presidenti grek kërcënon integrimin e Shqipërisë nga vendi i masakrës së shqiptarëve në Çamëri.

Vizita e Presidentit të Republikës së Greqisë, Konstantinos Tasulas, në Paramithi u shndërrua nga një akt nderimi për viktimat greke në një sulm ndaj popullatës shqiptare të Çamërisë dhe shqiptarëve në tërësi, duke përcjellë edhe një mesazh kërcënues ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ne shqiptarët e Çamërisë nderojmë kujtimin e çdo të rëni në luftën kundra pushtuesve nazi-fashistë përfshi edhe 49 civilëve grekë të ekzekutuar në vitin 1943 në Paramithi dhe dënojmë pa asnjë rezervë krimin ndaj tyre. Dhimbja e familjeve të tyre meriton respekt. Por pikërisht ky respekt na detyron të kundërshtojmë përdorimin që i bëhet viktimave greke për të fajësuar një popullatë të tërë dhe për të lënë në heshtje civilët, bashkëqytetarët shqiptar të 49 viktimave greke, të masakruar e të dëbuar nga i njëjti qytet.

Përkujtimi në Paramithi, kur shoqërohet me akuza kolektive ndaj çamëve dhe nderim të vrasësit, merr një domethënie të qartë politike.

Qyteti paraqitet vetëm si vend i martirizimit grek, ndërkohë që harrohet 27 Qershori i 1994 kur në Paramithi nuk mbeti oborr shtëpie pa u larë me gjak shqiptari nga forcat e EDES-it. Në këtë qytet janë mbi 700 viktima shqiptare, të moshuar, gra, fëmijë dhe njerëz të pa armatosur të cilët u masakruan për të cilët Presidenti i një shteti anëtar i BE, nuk thotë asnjë fjalë, edhe pse këta ishin shtetas grek.

Përgjegjësia penale është individuale. Çdo person që ka bashkëpunuar me pushtuesin apo ka kryer krime duhet të identifikohet mbi prova konkrete. Por asnjë krim individual nuk justifikon masakrimin, dëbimin apo ndëshkimin e fëmijëve, grave, të moshuarve dhe civilëve të pafajshëm.

Presidenti përmend gjyqin e Gjykatës Speciale të Janinës të vitit 1946, po pse nuk nuk e bën publik këtë vendim, bashkë me emrat e të dënuarve?! Zbardhja e këtij vendimi do të na ndihmonte të dy palëve të njiheshim me krimet konkrete, për të cilat akuzohen 1930 shqiptarë të dënuar nga gjykata speciale e Janinës. Mungesa e transparencës zyrtare greke lë vend për të besuar se ky gjyq u përdor politikisht për të mos lejuar kthimin e çamëve në shtëpitë e veta. Dhe në respekt të së vërtetës shteti shqiptar, Ministria e Jashtëme nëpërmjet ambasadës tonë në Athinë duhet të kërkoj një kopje të këtij vendimi, me të cilin të dënuarit nuk u njohën kurrë duke u pamundësuar apelimin në një gjykatë të nivelit më të lartë.

Edhe më shqetësuese është lidhja që Presidenti grek bën ndërmjet këtij rrëfimi historik dhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Shqipëria ishte një vend i pushtuar nga fashizmi dhe nazizmi. Veprimet e individëve apo të strukturave bashkëpunëtore nuk mund t’i ngarkohen kolektivisht shtetit shqiptar. Pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë nuk u pranuan në procesin e Konferencës së Paqes të Parisit dhe Shqipërisë iu njoh e vërteta e luftës antifashiste duke e renditur në krahë të aleatëve. Greqia nuk mund të rikthehet sot përmes një rrëfimit të presidentit që i atribuon Shqipërisë përgjegjësi të paprovuar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme duhet të kërkojë sqarime zyrtare: çfarë përgjegjësie konkrete i atribuohet Shqipërisë, mbi cilat dokumente dhe përse kjo lidhet me integrimin e saj evropian? Ky mesazh i Presidentit grek është kërcënues për procesin e anëtarësimit dhe nuk duhet të kalojë pa përgjigje institucionale.

Kemi kërkuar vazhdimisht që çështjet historike të shqyrtohen nga historianët, mbi dokumente dhe prova, dhe të mos përdoren nga politika për stigmatizim apo presion diplomatik. Hapja e arkivave greke, përfshirë dosjet gjyqësore dhe pronësore, dhe ngritja e një tryeze të përbashkët mes historianëve shqiptarë e grekë do të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjeve, përcaktimin e përgjegjësive jo vetëm individuale por edhe institucionale.

Kërkesat e shqiptarëve të Çamërisë për drejtësi, kthimin në shtëpitë e veta dhe shqyrtimin e të drejtave pronësore nuk janë armiqësi ndaj popullit grek. Ato mund dhe duhet të trajtohen në frymën e dialogut dhe të parimeve evropiane.

Viktimat greke dhe viktimat dhe shqiptare në Çamëri meritojnë të njëjtin dinjitet. E vërteta kërkon prova, drejtësia kërkon përgjegjësi individuale dhe marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona kërkojnë dialog, jo kërcënime nga vendi i krimit”, shkruan Fondacioni nw deklaratwn e plotw.

Fjala e presidentit tw Greqisw:

“Në gusht të vitit 2025, pata kënaqësinë dhe nderin të nënshkruaj Dekretin Presidencial, me anë të të cilit Komuniteti Bashkiak i Paramithisë u njoh si fshat martir. Më në fund, kjo ishte një justifikim institucional për këtë qytet të Thesprotisë, i cili, 83 vjet më parë, pagoi një çmim të lartë për të ruajtur lirinë dhe grekësinë e tij.

Në Paramithi, në fund të shtatorit 1943, trupat pushtuese gjermane dhe bashkëpunëtorët e tyre myslimanë camë arrestuan 49 prokritë të qytetit, civilë të pafajshëm, me qëllim shfarosjen e tyre, me qëllim frikësimin e popullsisë dhe vënien në praktikë të teorisë naziste të përgjegjësisë kolektive, për të cilën e gjithë Greqia pagoi një çmim kaq të rëndë gjaku.

Sot, i gjithë qyteti i Paramithisë, së bashku me autoritetet lokale, nderuan kujtimin e 49 Prokritasve. Duke nderuar kujtimin e tyre, ne vazhdojmë të besojmë se liria jonë bazohet në themele tronditëse: në jetën e të pafajshmëve dhe jo-civilëve, siç është jeta e 49 Prokritasve që nderuam sot.

Kjo është arsyeja pse liria jonë është e vetëdijshme. Është përgjegjëse. Është një liri që mbron Demokracinë, mbron unitetin e Greqisë, mbron perspektivën e saj.

Sepse këta 49 Prelatë, të cilët na shikojnë sot nga monumenti i tyre, kanë kërkesa nga ne. Ata na kërkojnë jo vetëm të mos i harrojmë, por edhe të ndërtojmë çdo ditë një Greqi më të mirë, një Greqi më të fortë, një Greqi më të begatë.”

Zonja dhe zotërinj, të dashur bashkatdhetarë,

Jemi këtu sot për të 83-tin vit, për të nderuar kujtimin e 49 viktimave të mizorive të gjermanëve dhe çamëve myslimanë. Burgosja e paraardhësve tuaj në bodrumin e Shkollës Fillore zgjati tridhjetë orë. Nga mesnata e 27 shtatorit deri në agimin e 29 shtatorit të kobshëm, kur u krye ekzekutimi i tyre vrasës në këtë vend.

Nga dëshmitë që ekzistojnë, ndërsa tre prej tyre u liruan, sjellja e tyre gjatë këtyre tridhjetë orëve dramatike ishte shumë dinjitoze, patriotike dhe stoike. Gjimnasti Nikos Giannakis, në fakt, për t’i inkurajuar, këndoi të famshmen “Gerodimos” nga Aristoteli Valaoritis. Dhe prifti Vangelis Tsamatos, gjithashtu i ngushëlloi dhe u dha kurajë.

Dhe paraardhësit tuaj patën guxim, të cilët ranë pikërisht në këtë vend 83 vjet më parë, ku ndoshta gjëja e fundit që panë në jetën e tyre ishin lartësitë e kundërta, Rënia. Por vrasja e tyre nuk ishte thjesht një rënie. Ishte një ngritje. Ishte një shpengim i lirisë, ishte një sakrificë në altarin e lirisë, por edhe të grekësisë së Paramithisë dhe Thesprotisë.

Ata nuk ranë, si në zona të tjera të Epirit dhe Greqisë, në altarin e lirisë nga trupat pushtuese naziste, por ranë edhe në altarin e mbrojtjes së grekësisë së Thesprotisë, rajonit më të gjerë të Paramithisë, nga kthetrat e çamëve myslimanë, të cilët, në bashkëpunim të mirë me trupat pushtuese italiane dhe gjermane, aspiruan, më kot, të realizonin territorialisht, në kurriz të Thesprotisë, idenë e Shqipërisë së Madhe, të cilën Hitleri ia kishte premtuar Shqipërisë.

Prandaj, është një rast i jashtëzakonshëm dhe unik i sakrificës së këtyre 49 bashkatdhetarëve tuaj. Dhe kjo tregon se liria jonë aktuale dhe grekësia jonë aktuale kanë themele tronditëse. Ato kanë themele, të cilat nuk duhen bërë vetëm çdo vit, jo vetëm me Dekret Presidencial, siç bëmë në gusht 2025, me Dekretin Presidencial që pata nderin dhe fatin ta nënshkruaj dhe Komuniteti Bashkiak i Paramithisë u njoh si fshat martir. Kemi detyrë t’i kujtojmë ata çdo ditë, t’i kemi të vendosur në shpirtrat dhe zemrat tona me dashuri. Kështu ne dhe brezat e rinj do t’i nderojmë këto ngjarje.

Suli ka qenë gjithmonë një djep lirie për helenizmin. Në dhjetor 1820, para shpërthimit të Revolucionit Grek, populli i Sulit e çliroi Sulin. Dhe ky çlirim u konsiderua si pararendësi i Revolucionit Grek. Tingulli i lirisë ka jehuar gjithmonë këtu. Dhe në altarin e kësaj lirie paraardhësit tuaj dhanë gjakun e tyre.

Zonja dhe zotërinj,

Këto të vërteta historike, këto ngjarje tragjike, kjo sjellje brutale e çamëve myslimanë gjatë pushtimit nuk janë mendime të drejtuara kundër askujt; ato janë mendime objektive, të cilat burojnë nga të dhënat historike. Një të dhënë historike, e cila është e dobishme për të ardhmen.

Vendi fqinj, Shqipëria, me të cilën padyshim dëshirojmë të kemi marrëdhënie miqësore, pretendon hyrjen e saj në familjen evropiane. Megjithatë, familja evropiane u krijua mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore. U krijua mbi fatkeqësinë e papërshkrueshme që nazizmi dhe fashizmi u shkaktuan miliona njerëzve të pafajshëm.

Ideja e krijuesve të Bashkimit Evropian ishte që, me bashkimin dhe integrimin e vendeve të Evropës, fenomene të tilla si ato të Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht fenomenet e shkatërrimit të vendeve, si dhe fshatrave apo qyteteve të martirizuara, të mos përsëriteshin.

Prandaj, interpretimi i saktë, njohja e saktë dhe pranimi i saktë i historisë, veçanërisht për atë periudhë të errët, kanë të bëjnë me njohjen e arsyes pse secili vend kërkon të hyjë në Evropë. Nuk mund të kërkosh të hysh në Evropë dhe të mohosh dënimin dhe realitetin historik të atyre që shkaktuan një dhimbje të tillë. Sepse kjo dhimbje ishte një arsye themelore për krijimin e Bashkimit Evropian.

Greqia nuk po kërkon hakmarrje apo ndëshkim. Ajo po kërkon diçka të shenjtë: drejtësi. Siç pata mundësinë ta them në Kalavrita dhe së fundmi në Viannos, kërkesa e Greqisë për dëmshpërblime gjermane është e parakohshme, aktive dhe e justifikuar.

Nuk po pretendoj se kjo histori mund të zgjidhet papritur, nesër, papritmas. Por për sa kohë që jemi të vendosur dhe kërkojmë shumat e dëmshpërblimeve, kërkojmë dëmshpërblimet gjermane, kërkesa do të mbetet gjallë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se jemi në konflikt me Gjermaninë e sotme.

Në Paramithi, 83 vjet më parë, u shkrua një dramë. Megjithatë, një vit më vonë, gjërat u përmbysën. Këmbëngulja e banorëve të Paramithisë, rezistenca e grekëve kundër pushtuesve nga Lidhja Demokratike Helenike Kombëtare (EDES) e bashkatdhetarit tonë artino Napoleon Zervas, sollën rezultate. Kthesa që mori lufta solli rezultate dhe veçanërisht pas betejës heroike të Meninës, çamët myslimanë dhe gjermanët u tërhoqën ngadalë nga Thesprotia. Të parët u strehuan në Shqipëri. Atje, partizanët shqiptarë vranë Mazar Dinon, i cili udhëhoqi mizoritë këtu, jo vetëm atë, por edhe familjen e tij. Në vitin 1953, shteti shqiptar, me regjimin e ri, u dha shtetësinë të gjithëve. Në Janinë, megjithatë, deri në vitin 1948, më shumë se 1700 vendime të Gjykatës së Posaçme Penale dënuan myslimanët çamë dhe konfiskuan pasurinë e tyre për krimet e luftës që kryenin në Thesproti.

Pra, gjërat po evoluojnë, po përparojnë, po ndryshojnë dhe Thesprotia tani po e sheh të ardhmen e saj me optimizëm.

Sot, 83 vjet më vonë, këtu në të njëjtin vend të ekzekutimit vrasës, ne kujtojmë, nderojmë dhe reflektojmë se ne, ata që jemi aktualisht të pranishëm, ata të paktët që kanë mbetur, siç thotë Kisha jonë, u detyrohemi jo vetëm të palindurve, atyre që do të vijnë në jetë nesër, por u detyrohemi edhe të vdekurve.

Paramithia, Thesprotia, e gjithë Greqia u detyrohet shumë 49 Prokritëve të qytetit tuaj, të cilët dhanë jetën e tyre në një altar të dyfishtë lirie dhe grekësie. Dhe këtë liri dhe grekësi, sot ne, që ia kemi borxh si të ardhmes ashtu edhe të kaluarës, duhet ta ruajmë dhe do ta ruajmë. Qofsh mirë!”/Top Channel

Gruaja e Adrian Hilës merr masa ndaj Eli Fares, ky është vendimi

Skandali që përfshìu bashkëshortin e saj duket se ka tronditur Klaudian.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, zonja ka vendosur ta largojë nga lista e miqësisë Eli Faren, të cilën e mbante aty deri në ditën e publikimit.

Ky veprim i Klaudias nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët menjëherë kanë nisur të komentojnë situatën.

Në mesin e gjithë kësaj historie, sipas ndjekësve, duket se vetëm një person po e pëson më së shumti nga kjo situatë dhe ajo eshtë vet Klaudia.