“Është aIarm o Demo”, zbulohet kush është “qerosi” në VIDEOT INTlME të kompozitorit Adi Hila, biznesmen i njohur në prodhimin e verave

Demo, personazhi që shfaqet në videot intime të regjistruara në shtëpinë e kompozitorit Adi Hila, rezulton se është një biznesmen i njohur në fushën e prodhimit të verave. Të paktën, kështu raportojnë mediat, duke zbuluar dhe inicialet e tij, D.H.

Ky shtetas është kërkuar të pyetur nga shërbimet e Policisë së Tiranës, por ndodhet jashtë vendit sepse atje ushtron aktivitetin si biznesmen, kryesisht në prodhimin dhe tregtimin e pijeve alkoolike.

Dema i Konjakut dhe Dema i Rrushit janë pseudonimet e biznesmenit. Mes qarqeve artistike dhe ato të biznesit, shtetasi me inciale D.H ka marrë pikërisht këto pseudonim, për shkak të aktivitetit ku operon.

“Është alarm o Demo”, dëgjohet të thotë Adi Hila teksa i drejtohet mikut të tij, i cili para se të shtrohej në krevat për të kryer marrëdhënie intime, dallon kameran e fshehur mbi tavolinë, ndërkohë kompozitori i thotë se ajo nuk ishte kamer, por orë me alarm.

Mirëpo, gjatë marrjes në pyetje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Adi Hila ka pranuar se pajisja nga e cila kanë rrjedhur pamjet e marrëdhënieve intime me personazhe të estradës, është vendosur prej tij dhe ka qenë një kamer.

SυΙmi në Greqi, shqiρtari u ρΙ¤g οs në οrg¤ nin gj¤ nitaI nga ish-i i grυαs së tij

Një 33-vjeçar shqiptar, Klevis Tite, është një nga dy personat që mbetën të plagosur rëndë në sulmin me thikë në Lavrio të Athinës, ku një 32-vjeçar rumun dyshohet se sulmoi ish-partneren e tij dhe partnerin e saj aktual. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës në zonën Kavodokanos, ndërsa shqiptari ndodhet i shtruar në spital.

Sipas mediave greke, 33-vjeçari u plagos në zonën e klavikulës, brinjëve dhe organeve gjenitale. Ai u transportua në spitalin Asklipieion në Voula, ku vijon të marrë trajtim. Edhe ish-partnerja 32-vjeçare e autorit, e cila u plagos në shpinë, mushkëri dhe gjymtyrët e sipërme, u dërgua fillimisht në të njëjtin spital, por më pas u transferua në Evangelismos për shkak të gjendjes më të rëndë.

Në momentin e sulmit, në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të gruas dhe autorit, përkatësisht 2 vjeç e gjysmë dhe 1 vjeç e gjysmë. Sipas raportimeve, fëmijët u zgjuan nga përleshja dhe, të frikësuar dhe të tronditur, dolën nga banesa pas ngjarjes.

32-vjeçari rumun u dorëzua vetë në polici pas sulmit dhe u arrestua nën akuzën e tentativës së vrasjes. Sipas autoriteteve greke, ai kishte qenë më parë në shënjestër të pesë kallëzimeve të bëra nga ish-partnerja që prej nëntorit 2025 për raste të lidhura me dhunën në familje, kërcënimet dhe shkeljen e të dhënave personale. Gruas i ishte vendosur edhe “panic button”.

Gjithashtu, më 3 shtator 2026, rreth një muaj para sulmit, 32-vjeçari ishte arrestuar për kërcënim në kuadër të dhunës në familje dhe shkelje të legjislacionit për armët. Sipas policisë, gjatë kontrollit atij iu gjetën një mjet prerës 22 centimetra i gjatë dhe një shufër. Hetimet për rrethanat e plota të sulmit vijojnë./vizionplus.tv

Dyshime se mashtruan konsumatorët për sigurinë/ Florida padit Pfizer dhe CEO-n Albert BourIa për pretendime mbi vaksinën kundër COVID-19

Prokurori i Përgjithshëm i Floridës, James Uthmeyer, ka ngritur një padi kundër Pfizer dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Albert Bourla, duke i akuzuar për mashtrim të konsumatorëve lidhur me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës kundër COVID-19.

Sipas padisë, Pfizer nuk ka informuar në mënyrë të mjaftueshme konsumatorët për rreziqe të mundshme, përfshirë miokarditin. Florida pretendon gjithashtu se kompania i nxiti njerëzit të vaksinoheshin për të mbrojtur të tjerët, ndërsa, sipas padisë, nuk kishte testuar nëse vaksina parandalonte transmetimin e virusit.

Padia e akuzon gjithashtu Pfizer për përdorim të praktikave të padrejta për të dominuar tregun. Sipas dokumentit të paraqitur në gjykatë, kompania ka realizuar më shumë se 80 miliardë dollarë nga shitjet e vaksinës, ndërsa çmimi për dozë u rrit ndjeshëm pas përfundimit të fazës fillestare të furnizimeve.

Shteti i Floridës kërkon urdhër gjyqësor për ndalimin e praktikave të pretenduara, gjoba për shkeljet dhe kthimin e fitimeve të konsideruara të paligjshme.

Pfizer i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se pretendimet janë të pabazuara dhe se deklaratat e kompanisë për vaksinën kanë qenë “të sakta dhe shkencërisht të shëndosha”. Kompania tha se do t’i përgjigjet padisë në procesin gjyqësor.

Çështja tashmë pritet të shqyrtohet nga gjykata, ndërsa pretendimet e përfshira në padi mbeten akuza të shtetit të Floridës dhe nuk përbëjnë një konstatim gjyqësor

Eksperti i kriminaIistikës i bindur për Adi Hilën, jep DETAJE të reja: Do të dënohet! Policia mezi i gjeti “strofullën” plot me kamera, ishte në …

Ervin Karamuço ka dhënë detaje të reja për ngjarjen që ka shokuar mbarë opinionin publik, ku disa video intime të personazheve të njohura të showbizzit janë përhapur me shpejtësi në platforma të ndryshme online.

Eksperti i kriminalistës tregoi se kompozitori Adrian Hila që është në qendër të kësaj ngjarje, do të hetohet dhe me gjasë nuk do t’i shpëtojë vendimit të dënimit.

Gjithashtu ai tregoi në “Top Story” edhe punën e deritanishme të policisë, që fillimisht e kishte pasur të vështirë të gjente shtëpinë në të cilën ishin regjistruar të gjitha videot. Në fjalën e tij, në panel, Karamuço u shpreh:

“Aty ka diçka. E para. Hila nuk është viktimë. Kaq dhe pastaj të tjerat janë një histori që do t’i drejtohen prokurorisë, do hetohet dhe ai njeri do të dënohet për këtë. Ai duhet ta kuptojë këtë histori për peshën e madhe të fajit që ka se i ka futur ata njerëz në një shtëpi ku ka pasur kamera. Nuk i ka njoftuar për këtë. I ka gënjyer për këtë. I ka detyruar të jenë në një vend të ekspozuar me kamera. Dhe pastaj se si dalë kjo histori, ajo po hetohet.

Ka disa pista. Është laptopi që është përdorur dhe pastaj është çuar diku dhe folderi është marrë dhe gjetur nga ata. A është bërë kjo nëpërmjet instalimit që dikush e ka ditur shumë mirë dhe i merrte këto të dhëna në kohë reale. Janë disa pista që po heton policia. Ka pasur diçka kjo gjëja.

Policia nuk po e gjente se cila ishte kjo shtëpi. Dhe u gjet diku andej nga juglindja e qytetit, u gjet një papafingo në një tre-katëshe. Ishte edhe pjesa e studios dhe një pjesë që ishte kjo dhomë. Dhe e gjithë kjo ishte me kamera. Që nga kati poshtë, deri lart”, tha Karamuço.

Shpërndarja e videove in time, reagon Eli Fara: Jam me kokën lart! Turpi u përket atyre që filmojnë

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së një videoje intime, duke folur për cenimin e privatësisë dhe për reagimet që, sipas saj, kanë prekur jo vetëm atë, por edhe familjen e saj.

Përmes një deklarate, Fara tha se po përjeton një situatë të dhimbshme dhe kritikoi mënyrën se si gratë shpesh përballen edhe me gjykimin për ngjarje që ndodhin kundër vullnetit të tyre. Ajo thekson se një grua nuk duhet të mbajë mbi vete turpin e një veprimi të kryer ndaj saj, ndërsa kërkon që vëmendja të përqendrohet te personat që filmojnë dhe shpërndajnë materiale private pa pëlqim.

Këngëtarja thekson gjithashtu se fama dhe profesioni i saj nuk i heqin të drejtën për privatësi dhe dinjitet.

Për sa i përket hapave të mëtejshëm, Fara deklaron se çështjen do t’ia lërë në dorë drejtësisë, ndërsa publikut i kërkon të ndalojë shpërndarjen e videos dhe të tregojë njerëzillëk.

Postimi i plotë:

Kam kaluar një jetë në skenë, duke ndarë me publikun këngën dhe dashurinë për artin. Sot po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjen time.

Në këtë shoqëri, grave u kërkohet shpesh të mbajnë mbi supe edhe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre. U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i gjykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen. Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim.

Sot po e përjetoj vetë sa e rëndë është të shohësh jetën tënde private të kthyer në spektakël dhe të ndiesh se, për disa njerëz, çdo gjë që ke ndërtuar vlen më pak se një moment intim.

Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu. Intimiteti i një gruaje nuk është leje për ta poshtëruar.

Të qenit artiste nuk ma heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet. Këtë të drejtë e ka çdo grua, pavarësisht emrit, profesionit apo zgjedhjeve të saj.Këtë çështje do t’ia lë në dorë drejtësisë. Nga publiku kërkoj njerëzillëk dhe ndalimin shpërndarjes. Përpara çdo gjykimi, mendoni për njeriun dhe familjen që po lëndoni.
Falënderoj nga zemra familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur, publikisht apo privatisht. Dashuria dhe mirëkuptimi juaj më japin forcë.
Do të marr kohën që më duhet dhe do të vazhdoj përpara, me dinjitet dhe me kokën lart.
E juaja, Eli Fara

Postimi i plote

“Kur jetoja me famiIjen Hila”/ Këngëtarja shqiptare, Ietër gruas së Adi Hilës

Këngëtarja Vesa Smolica ka reaguar pas situatës së krijuar nga publikimi dhe shpërndarja në rrjet e videove private të lidhura me kompozitorin Adrian Hila.

Në reagimin e saj, Smolica ka zgjedhur të ndalet te bashkëshortja e kompozitorit, Klaudia Hila, duke treguar një histori personale që daton nga koha kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe.

Këngëtarja rrëfen se gjatë pjesëmarrjes në spektaklin “Këngët e Shekullit” kishte qëndruar për rreth katër muaj në shtëpinë e familjes Hila. Nga ajo periudhë, ajo thotë se ruan kujtime të mira për mënyrën se si Klaudia ishte kujdesur dhe e kishte mbështetur.

“Prandaj sot, kur po shoh gjithë këtë që po ndodh, nuk mund të mos flas për gruan që unë kam njohur vetë. Klaudia, unë nuk i kam harruar të mirat që më ke bërë”, shkruan Smolica.

“Disa gjëra nuk harrohen”, shton ajo, duke e bërë të qartë se reagimi i saj lidhet me përvojën personale që ka pasur me Klaudian gjatë adoleshencës.

Në mesazhin e saj, Vesa ndalet edhe te vajzat e familjes, Meryl dhe Ketlin. Sipas këngëtares, ato nuk duhet të mbajnë mbi vete peshën e situatës dhe as të përballen me gjykime për veprimet e një personi tjetër.

Smolica e mbyll shkrimin me disa fjalë drejtuar personalisht Klaudias, duke i rikujtuar se mirësinë e treguar ndaj saj vite më parë nuk e ka harruar.

“Të kam njohur atëherë. Nuk të harroj sot”, përfundon Vesa Smolica.

Videot in time me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici

Këngëtarja Eli Fara ka dëshmuar në polici në lidhje me skandalin e videove intime të publikuara nga studioja e kompozitorit, Adrian Hila.

Sipas raportimeve në media, gjatë dëshmisë së saj, Fara është shprehur se Adi Hila nuk është personi që ka shpërndarë videot dhe se ajo vetë nuk kishte dijeni për kamerat e vendosura në banesë.

Ndërkohë pak më herë u raportua se ndaj kompozitorit Adrian Hila, ishte regjistruar një denoncim lidhur me rastin.

Ndërkohë, një ditë më parë Adi Hila u paraqit në Komisariatin e Policisë për të bërë dëshminë e tij, ku u shpreh se kamerat në shtëpinë e tij i ka vendosur për arsye sigurie, ndërsa shtoi se nuk janë publikuar nga ai.

Gjithashtu mësohet se policia ka kryer kontrolle në banesën e Hilës, ku janë gjetur kamera, por nuk dihet nëse janë ato që kanë regjistruar videot e vitit 2024.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 3 Tetor 2026

Dashi

Mëngjesi nuk premton asgjë të re dhe përkohësisht mund të shënohet një humbje energjie. Gjatë pasdites ju do të jeni plot ide dhe plane të reja. Me shumë lehtësi do të bëni njohje të reja dhe do të bisedoni siç duhet. Kjo është një kohë e mirë për aktivitetet të cilat shtrihen në fushën e letërsisë, mësimëdhënies, përkthimit, programim dhe pikturë.

Demi

Deri në mbrëmje fokusi juaj do të zhvendoset te familja dhe vendbanimi juaj. Atmosfera në familje do të jetë më e rehatshme nëse ju tregoheni të ndershëm dhe të hapur lidhur me shqetësimet tuaja. Gjatë kësaj kohe do të marrë shumë rëndësi biseda rreth faniljes, mysafirëve dhe rinovimeve të mundshme.

Binjakët

Duhet të punoni me përkushtim gjatë pasdites. Gjatë kësaj kohe mendimet tuaja do të marrin formë dhe ju do të keni një kuptim të qartë të asaj që dëshironi. Ky është një moment i mrekullueshëm për një udhëtim të shkurtër si dhe për të nisur një kurs të ri edukativ.

Gaforrja

Gjysma e dytë e ditës do të krijojë kushte për blerje të vogla dhe transaksione financiare. Nëse nuk jeni të kënaqur me gjendjen tuaj materiale ju duhet të rivlerësoni prioritetet tuaja. Aktivitetet e reja dhe lidhjet mund të jenë themel për zhvillimin e ardhshëm të pasurisë dhe karrierës suaj.

Luani

Mëngjesi i 8 prillit nuk rezulton të jetë shumë produktiv, por pjesa tjetër e ditës do të shoqërohet me një progres të shpejtë dhe tendenca të reja. Gjithë të lindurit e kësaj shenje sidomos ata që kanë lindur në korrik do të rezultojnë të jenë shumë më orator, të talentuar dhe të aftë.

Virgjëresha

Duhet të përdorni anën tuaj krijuese në çdo detyrë të re. Ka shumë mundësi që të rifreskoni trurin tuaj, duke nisur të mësoni diçka nga zero. Nëse mendja juaj është e fokusuar në diçka, mos e humbni durimin.

Peshorja

Kjo është një ditë e përkryer për udhëtime në vende të panjohura dhe për të shkëmbyer informacion në mënyrë aktive. Tregohuni të hapur për kontakrte interesante. Njohjet e reja mund të ofrojnë një bazë të mirë për miqësi me përfitim të ndërsjellë dhe bashkëpunim të frytshëm.

Akrepi

Dita është e mirë për fusha që lidhen me lojra të ndryshme, marketing, edukim, tekste dhe dokumente të ndryshme. Ju mund të zgjidhni të rinovoni të dhëna në kompjuterin tuaj lidhur me një plan që ka të bëjë me të ardhmen. Një punonjës i ri në punën tuaj mund të sjellë risi.

Shigjetari

Ngjarjet janë duke marrë drejtimin që ju dëshironi. Përdoreni këtë gjë për ti bërë njohuritë tuaja më më vlerë. Kjo është një ditë e mrekullueshme për të zgjeruar opinionin tuaj lidhur me një çështje tuajën të preferuar. Një lojë apo një bisedë interesante, mund të rezultojë mjaft e dobishme.

Bricjapi

Gjatë gjithë ditës mund të ndjeheni të joshur për të vepruar pavarësisht rrethanave. Disa nga ju do të fiksohen keqaz pas një ideje të re, siç mund të jetë blerja e diçkaje, apo dërgimi i një sinjali drejt dikujt që dashurojnë.

Ujori

8 prilli do t’iu ndihmojë që të shfaqni talentin tuaj në komunikim, gazetari, blogje, programim, veprim dhe ndërmjetësim. Një fillim në studime apo në aktivitete të ndryshme, premton sukses.

Peshqit

Situata pranverore po kompletohet në mënyrë të përkryer me ide të reja. Bëhuni pjesë e një loje krijuese. Nëse jeni marrë me punë rutinë deri më tani, përpiquni që të futeni në kontakte krijimtarie dhe argëtohuni.

A duhet të kemi frikë nga një suIm rus? Shefi i NATO-s kritikon evropianët: Ne jemi 500 mln njerëz, ata 140…

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dje, 30 shtator, minimizoi kërcënimet e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore gjatë një samiti për sigurinë të zhvilluar në Bruksel, ndërsa shprehu keqardhje për faktin që evropianët vazhdojnë të mbështeten te amerikanët për mbrojtjen e tyre.

“Është e tmerrshme që 500 milionë njerëz (Europa) duhet t’i kërkojnë një vendi me 300 milionë banorë (SHBA) t’i mbrojë nga një vend me 140 milionë banorë (Rusia)”, deklaroi ish-kryeministri holandez, i cili shpesh është kritikuar për qëndrimin e tij tejet të kujdesshëm në komunikimin me presidentin amerikan Donald Trump.

Rusia i ka dërguar një paralajmërim NATO-s pas stërvitjeve ushtarake të zhvilluara nga aleatët pranë enklavës ruse të Kaliningradit.

Moska ka paralajmëruar se mund të përdorë armë bërthamore nëse Aleanca do të përpiqej ta izolonte rajonin përmes sulmeve ndaj qendrave vendimmarrëse të vendeve anëtare të NATO-s.Rutte është përpjekur ta ulë tensionin, duke mbajtur një qëndrim të vendosur.

“Nuk ekziston një kërcënim i menjëhershëm ndaj territorit të NATO-s”, deklaroi ai. “Nëse do të ketë një forcim të pranisë ruse, ne do ta shohim dhe do të përballemi me çdo situatë. NATO është shumë më e fortë se Rusia, ndaj është e pamundur që Rusia të na mposhtë.”

“Sa turp, Shqipëria është në dorën e këtij”, Flutura Açka suImon ashpër Aldor Ninin: Mos je gjë njëlloj si Adi Hila?!

Ish-deputetja demokrate Flutura Açka ka sulmuar ashpër drejtuesin e kompanisë “Acromax Media”, e akuzuar nga një sërë mediash për censurë mediatike për llogari të aktorëve të ndryshëm, por dhe vetë pronarit Aldor Nini, në lidhje me rastin e rrjedhjes së videove intime në internet.

Nini është shfaqur në televizionin “A2 CNN” dhe sipas shkrimtares e ish-deputetes, ka mbrojtur kompozitorin Adi Hila, në dhomën e gjumit të të cilit janë regjistruar momente intime me personazhe të njohur të estradës dhe më pas janë publikuar në sajte për të rritur.

“Ky burri po mbron burrin, sa turp! Dhe në dorë të këtij është e gjithë Shqipëria, si i Akromaksit që është! Zoti Nini, sillet si burrë, trimi! Mos jeni gjë njëlloj, që bëni të tillë avokati të pabojë?!”, shkruan ish-deputetja Flutura Açka.