TRAGJIKE, VD ES 51-vjeçari punonjës i ndërtimit, t heu këmbën e dorën pasi ra nga ashensori në punë (EMRI-NGJARJA)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 51-vjeçar ka hùmbur jetën, tre ditë pasi u aksidentua në vendin e punës. Viktima është identifikuar si Ilir Laçevi, 51 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në Kryebushat, teksa Laçevi ishte duke punuar në një dyqan bojërash. Mësohet se 51-vjeçari ndodhej në katin e sipërm të ndërtesës dhe po përdorte ashensorin për të transportuar disa kova me bojëra në katin e poshtëm.

Ashensori kishte një kapacitet mbajtës prej rreth 500 kilogramësh, ndërsa në të ishin vendosur rreth 1 ton më shumë. Për shkak të peshës së rëndë, ashensori është shkëputur. Në përpjekje për të shpëtuar, Laçevi është hedhur nga ashensori, por ka mbetur mes shinave.

Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime të rënda, duke thyer të dyja këmbët dhe njërën dorë. 51-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, ku qëndroi për tre ditë nën kujdesin e mjekëve.

Por, për shkak të plagëve të rënda të marra nga aksidenti, Laçevi nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.

Skandali që tronditi Tiranën: zbulohet mekanizmi që solli ekspozimin e videove e r¤tike nga kamera e Adi Hilës

Nuk përjashtohet mundësia që publikimi i këtyre videove të ketë shërbyer si një lloj prove terreni, për të mësuar opinionin me idenë e materiaIeve intime të dala nga kamera private dhe për të ulur efektin tronditës të një vale tjetër që mund të vijë me protagonist persona me pushtet…

Videot intime që kanë shpërthyer në rrjet gjatë ditëve të fundit nuk rezultojnë të jenë siguruar duke marrë fizikisht një hard disk, një telefon apo një pajisje regjistrimi nga ambienti ku janë filmuar. Sipas të dhënave, porta e hyrjes ka qenë vetë sistemi i kamerave, i lidhur me internetin përmes Wi-Fi dhe me mundësi aksesi në distancë.

Burimet bëjnë me dije se pajisja është identifikuar përmes mjeteve që skanojnë dhe indeksojnë pajisjet e ekspozuara në internet, ndër to platforma të tipit Shodan. Këto platforma nuk hyjnë vetë në kamera dhe nuk thyejnë sistemet, por mund të tregojnë se një pajisje, një portë administrimi apo një shërbim i caktuar është i arritshëm nga interneti. Pikërisht këtu ka nisur edhe komprometimi i sistemit.

Pas identifikimit të kamerës dhe ndërfaqes së saj të aksesit në distancë, sipas burimeve, janë komprometuar kredencialet e hyrjes. Në këtë mënyrë është siguruar akses në sistemin e kamerave dhe në materialet që ai kishte ruajtur. Pra, personi që ka marrë videot nuk ka pasur nevojë të hyjë fizikisht në ambient, pasi regjistrimet mund të aksesoheshin nga jashtë përmes lidhjes së pajisjes me internetin.

Kjo është edhe hallka që ndryshon tërësisht natyrën e skandalit. Nuk kemi thjesht disa video private që kanë kaluar dorë më dorë, por të dhënat flasin për një arkiv dixhital të siguruar pas hakerimit të një sistemi kamerash. Vetëm pasi materialet janë marrë nga sistemi, ato kanë kaluar në hallkën e dytë, shpërndarjen te persona të tjerë dhe më pas publikimin në rrjete sociale e platforma të ndryshme.

Hetimi duhet të përcaktojë tashmë dy përgjegjësi të ndryshme. E para lidhet me personin ose personat që kanë hyrë pa autorizim në sistem dhe kanë marrë regjistrimet. E dyta lidhet me zinxhirin përmes të cilit videot kanë kaluar nga duart e autorëve të ndërhyrjes deri te personat që i kanë shpërndarë publikisht.

Gjurmët dixhitale mund të jenë vendimtare. Sistemi i kamerave, llogaritë e përdorura për administrimin e tij dhe infrastruktura e aksesit në distancë mund të tregojnë hyrjet e kryera, adresat IP, oraret dhe pajisjet nga të cilat është aksesuar sistemi. Po aq e rëndësishme është të përcaktohet se kur është bërë shkarkimi i parë i materialeve dhe sa kohë përpara shpërthimit publik të skandalit ato kanë qenë në duart e personave të tretë.

Kjo e çon hetimin përtej emrave të personazheve që shfaqen në video. Pyetja kryesore është kush e gjeti kamerën e ekspozuar në internet, kush komprometoi aksesin e saj, kush mori arkivin dhe kujt ia dorëzoi më pas materialet.

Pikërisht mënyra si shpërtheu ky skandal dhe shpejtësia me të cilën materialet u hodhën në qarkullim hapin edhe një pistë tjetër, shumë më të rëndë. Nuk përjashtohet mundësia që publikimi i këtyre videove të ketë shërbyer si një lloj prove terreni, për të mësuar opinionin me idenë e materialeve intime të dala nga kamera private dhe për të ulur efektin tronditës të një vale tjetër që mund të vijë më pas.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në qarqe të ngushta dhe që mbeten për t’u verifikuar, ekzistojnë edhe materiale të tjera ku përfshihen nivele shumë të larta shtetërore dhe persona apo subjekte që lidhen me hetime të SPAK-ut. Nëse kjo pistë rezulton e vërtetë, skandali i tanishëm mund të mos jetë fundi i historisë, por vetëm faza e parë e saj. /Pamfleti

“E dija që po fiImoja, por …”/ Zbardhen të tjera detaje nga hetimi, Adrian Hila: Jam edhe unë …

Hetimi i Policisë së Tiranës për videot intime që janë shpërndarë në rrjet vijon të sjellë detaje të reja. Në qendër të verifikimeve është edhe kompozitori Adrian Hila, i cili pritet të paraqitet në polici për të dhënë deklarimet e tij lidhur me ngjarjen.

Sipas të dhënave të bëra publike, Hila ka komunikuar me autoritetet dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me hetuesit. Ai ka pretenduar se është vetë i prekur nga publikimi i materialeve dhe ka mohuar se ka qenë personi që i ka hedhur videot në internet.

Kompozitori ka pranuar se ishte në dijeni të ekzistencës së kamerës që kishte regjistruar pamjet, por ka deklaruar se nuk kishte dijeni se materialet do të publikoheshin online.

Në kuadër të hetimit janë kontaktuar edhe katër persona që pretendohet se shfaqen në materialet e publikuara. Dy prej tyre, sipas informacionit të bërë publik, ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk kanë mundur të japin ende deklarimet. Dy të tjerat kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me policinë dhe pritet të japin dëshmitë e tyre.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për disa vepra penale që lidhen me ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike, cenimin e jetës private dhe keqpërdorimin e pajisjeve.

Një tjetër element që po verifikohet lidhet me kohën kur materialet janë shfaqur fillimisht në internet. Sipas deklarimeve të bëra publike, një prej videove ishte publikuar në një platformë për të rritur në dhjetor të vitit 2024, ndërsa kohët e fundit ka marrë një përhapje shumë më të gjerë në rrjetet sociale dhe në mediat shqiptare.

Hetimet pritet të përcaktojnë se si janë siguruar materialet, kush i ka shpërndarë ato dhe nëse ka pasur ndërhyrje apo akses të paautorizuar në pajisjet ku ruheshin videot.

U përfol për videot in time të Adrian Hilës, Aurela Gaçe reagon për herë të parë

Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar për herë të parë ndaj aludimeve në rrjetet sociale se është pjesë e videove intime të publikuara së fundmi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gaçe i ka cilësuar këto aludime si shpifje që cenojnë dinjitetin e saj.

Ajo thekson se bashkëpunimet muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale dhe se askush nuk ka të drejtë të sajojë histori për të nxitur thashetheme.

Këngëtarja paralajmëron gjithashtu se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër shpifjeve.

Reagimi:

Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht.

Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.

Dua të jem e qartë:

Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.

Jam bijë, nënë dhe bashkëshorte. Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik.

Dinjitetin tim e kam shume të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t’a përdhosë.

Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve.

Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.

Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë.

Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur.

“Pse nuk i pubIikon emrat e tjerë?”/ Elton Tozaj rrëfen bisedën telefonike me Monika Lubonjën

Gazetari Elton Tozaj ka ngritur një tjetër shqetësim lidhur me publikimin dhe qarkullimin e videove intime në rrjet.

Në një intervistë për Klan Kosova, Tozaj ka treguar se është telefonuar nga aktorja Monika Lubonja pas zhvillimeve të fundit.

Sipas rrëfimit të gazetarit, gjatë bisedës Lubonja nuk e ka pyetur për mënyrën e denoncimit të çështjes pranë autoriteteve, por i ka kërkuar të dijë përse ai nuk po publikonte emrat e këngëtarëve të tjerë që, sipas pretendimeve që qarkullojnë, mund të lidhen me videot intime.

Tozaj e ka bërë këtë deklaratë në kuadër të diskutimit mbi mënyrën se si po trajtohen këto materiale në media dhe rrjete sociale. Ai ka ngritur pikëpyetje mbi publikimin e emrave dhe identiteteve të personave që përmenden në lidhje me materialet, ndërsa çështja mbetet nën verifikim.

Deklarata e gazetarit i atribuohet intervistës së tij në Klan Kosova dhe nuk përbën, në vetvete, konfirmim të përfshirjes së personave të përmendur në ndonjë material intim. Çdo pretendim i tillë kërkon verifikim nga autoritetet dhe burime të besueshme.

Vαjza e ρasur ka një haΙΙ: Mbaj 4 bυ rrα me rrοgë, sepse jam e ρangoρυr me .. ks…!!!

Kam katër të dashùr të rregullt. Asnjëri nga ata nuk fiton më shumë se 60 mijë dollarë në vit. Më i madhi është 36, ndërsa të tjerët janë 26, 27 dhe 31 vjeç.

Jemi të gjithë të lirë të dalim me njerëz të tjerë, këtë ua kam bërë të qartë. I pres të katërt të kalojmë festat bashkë.

Kam dalë me djem më të rinj më herët, vetëm prej pozicionit në të cilin janë në jetë. Nuk kërkojnë të shtrohen e as të martohen. Më prezantonin miqtë, ose njihesha përmes aplikacioneve.

Më dukej e papërshtatshme t’u propozoja pagesë këtyre njerëzve në këmbim të një shërbimi shumë specifik dhe prandaj u futa në nje faqe interneti.Eksperienca ime e parë ishte pak a larmuese.

Thjesht sa e drejtpërdrejtë duhet të tregohesh në platformë dhe sa të drejtpërdrejtë tregohen të tjerët. Ishte pak sh ok kulturor. Sapo e superon këtë, është rifreskues fakti që del drejt e në temë. Unë mund të të ofroj këtë, dhe dua këtë.

Ose bjer dakort ose jo. Mendoj se hapja e letrave në tavolinë si kontratë është shumë e dobishme. Shmang ndjenjat e lënduara dhe keqkuptimet.

Takimi im i parë me një e skortë ishte për festën e fejesës së një mikes sime. U njoha me një djalë në sajt, ishte 29 a 28 vjeç. Muzikant.

Erdhi me mua dhe pastaj pimë diçka në një bar në tarracë. Më pas shkuam në shtëpinë time. Nuk përfundoi në një lidhje. Ishte më tepër s eks për një natë.Mund t’i dalloj profilet e njerëzve shumë romantikë ose shumë materialistë.

Përshembull ata që thonë se u pëlqejnë darkat me qirinj dhe trëndafila përpiqem t’i shmang. Po ashtu edhe ata që kanë shuma fikse parash për aktivitete të përcaktuara.

Më ka ndodhur një herë që të më përdorin për para. Pas disa takimesh, ai filloi të kërkonte gjëra shumë specifike. Unë vetë jam shumë bujare, por kërkesat e tij më bënin të ndihesha si një bankomat dhe jo sikur po ndërtonim një miqësi bashkë.

Eskorta ime e parë ishte 27 vjeç dhe me të u tregova e sinqertë. Nuk e solla në asnjë event me miqtë e mi. Dilnim për darka dhe kënaqeshim duke biseduar. Ishte argëtues, pak i papjekur.

Disa aspekte të personalitetit tim dilnin në sipërfaqe kur rrija me të. Me punën që kam unë, duhet të jesh serioze dhe e zënë tërë kohës. Kur rri me dikë më të ri, më të gjallë, ndihesh edhe më spontane. Më ndihmoi të çlirohesha pak.

Kushtet e marrëveshjes janë shumë të lirshme. Thjesht u them që jam e lirë të enjten në 10, do që të bëjmë ndonjë gjë. Paguaj për gjithçka kur ikim me pushime dhe i paguaj qiranë e shtëpisë.26-vjeçari është ende në shkollë.

Është i ri, argëtues. Ai që është 31 vjeç punon në mjekësi. Është resident a diçka e tillë dhe oraret e tij janë të çmendura si të miat. S’e takoj shpesh. Ndërsa 36-vjeçari punon në biznes. Nuk kemi rregulla strikte. Nëse jam e zënë, jam e zënë. Nëse ai është i zënë, s’ka problem.

Për 27-vjeçarin, të cilin e njoh për më shumë kohë, shpenzoj diku tek 6 mijë – 7 mijë dollarë në muaj. Shkojmë në evente, ose darka të shtrenjta.

Më pëlqen të ha, më pëlqen të udhëtoj. Kur ndodh ndonjë gjë interesantë atë marr të parin, sepse është dhe më i lirë. Për të tjerët harxhoj rreth 2 mijë dollarë në muaj.

Gjëja më e ç mendur që kemi bërë, ka qenë udhëtimi në Zvicër. Unë dhe një nga të dashurit e mi ishim bileta të klasit të parë dhe kur arritëm, morëm një helikopter për të parë qytetin nga lart. Tani dua të bëj gjëra më të mëdha. Po mendoja një udhëtim në Dubai , sepse kam qenë vetëm për punë atje. Ndoshta në Maldive në shkurt.

Parashikimi i motit për tetorin / Çfarë na pret gjatë gjithë muajit sipas MeteoAlb

Shtatori 2026 po shkon dhe po vjen muaji tetor që na dërgon theIIë në stinën e ndërrimit të ngjyrave dhe rënies së temperaturave.

Shtatori ishte mjaft i thatë në të gjitha viset tona dhe reshje atmosferike ishin të rralla dhe të pakta. Pak më shumë reshje ka pasur në pjesë të Malit të Zi dhe disa vise në veri të Shqipërisë.

Ditët e fundit të shtatorit po karakterizohen me qetësi absolute atmosferike për shkak të ndikimit të fuqishme të masave ajrore të thata dhe të qeta anticiklonike. Përpos periudhave të gjata me diell nuk do të mungojnë vranësira ditore të cilat në disa rajone do të jenë më të shumta e më të shpeshta sidomos në lindje të rajonit. Më shumë kthjellime në perëndim.

Në aspektin termik gjatë tërë javës nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh të temperaturave.

E marta fillon me diell dhe vranësira lokale. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave sidomos në Maqedoninë e Veriore, Luginë të Preshevës dhe pjesë të Kosovës ku mund të ketë edhe ndonjë rigë të dobët shiu, por asgjë domethënëse.

Të mërkurën na pret mot me diell e vranësira lokale ditore. Nuk priten reshje atmosferike dhe nuk priten ndryshime termike.

Si po fillon Tetori 2026?

Ashtu siç po përfundon Shtatori, po fillon edhe Tetori, me kthjellime e vranësira të pakta lokale dhe me ndikim të plotë anticiklonike.

Temperaturat ditore janë të larta për këtë periudhë kohore. Në Kosovë do të arrijnë deri në 23 apo 24 gradë Celsius, kurse në Shqipëri deri në 28 gradë Celsius. Do të kemi disa ditë të qeta atniciklonike, por rrymimet ajrore nga verilindja do të jenë të forta.

Sipas ecurive aktuale sinoptike fundjava do të vjen me mot të ngjashëm dhe pa ndonjë ndryshim. Në të gjitha viset do të vazhdojë moti i qetë dhe pa reshje atmosferike e temperaturat do të vazhdojnë të manifestohen pa ndonjë ndryshim. Rrallë në disa rajone në jug të Shqipërisë mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu me ndonjë vetëtima dhe bubullimë.

Pra, edhe një javë stabile dhe pa reshje atmosferike. Reshjet do të jenë të pakta dhe të rralla dhe në disa zona të izoluara. Ndryshime në parashikim mund të ketë afër fundjavës dhe po jo ndonjë ndryshim të madh.

Për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni në postimet tona të përditshme. Për reshje atmosferike duhet pritur javëve tjera./MeteoBallkan

“Kanë shkuar se i donte qejfi, gra pa burra janë”, reagon Ermiona Lekbello për videot in time

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Lekbello është shprehur se gratë e përfshira në këto pamje kanë qenë aty me dëshirën e tyre dhe se nuk duhet të gjykohen për jetën e tyre private.

“Për qejfin e vet kanë shku, i donte qejfi. Okej?! Është me qejf kjo gjë”, shprehet ajo.

Më tej, këngëtarja ka folur për mënyrën se si, sipas saj, shoqëria shqiptare i trajton gratë dhe ka kritikuar standardet e dyfishta në raport me burrat dhe gratë.

“Apo është OK që burrat të mbajnë nga 56 dashore? Është, është OK. Po ç’bëni mo, ç’bëni? Mos i vini faj femrës, asnjëherë, në asnjë drejtim”, ka thënë Lekbello.

Ajo ka theksuar më pas se gratë shqiptare përballen me vështirësi dhe mungesë përkrahjeje, duke i cilësuar ato si viktima të një shoqërie që shpesh i gjykon.

“Femra shqiptare është e vuajtur. Femra shqiptare nuk ka përkrahje. Femra shqiptare është e vuajtur dhe femra shqiptare është një viktimë e shoqërisë”, është shprehur ajo.

Në vijim të reagimit, Lekbello ka sjellë në vëmendje edhe vështirësitë ekonomike dhe sociale me të cilat, sipas saj, përballen shumë gra që në moshë të re.

“Ju e kuptoni që njeriu merr rrugët 16 vjeç, 16 vjeç ka marrë se s’kishte djepshin të hante”, tha ajo.

Në fund, këngëtarja ka kritikuar edhe mënyrën se si shoqëria diskuton për dinjitetin e grave, duke argumentuar se vështirësitë e jetës dhe mungesa e mbështetjes i vendosin ato përballë situatave të vështira.

VIDEO

U përfol se ishte pjesë e videove, Bledi Mane bën dekIaratën e papritur për Eli Farën

Pas aludimeve të fundit që kanë qarkulluar në rrjet, ku emri i këngëtares Eli Fara është përmendur në lidhje me disa video, Bledi Mane ka reaguar publikisht në mbështetje të saj.

Përmes një postimi në Instagram, Bledi ka publikuar një fotografi të Eli Farës, të shoqëruar me një mesazh të gjatë në mbrojtje të këngëtares.

“Unë do martohem me Eli Farën”, shkruan ai në nisje të reagimit, duke sqaruar më tej se kjo shprehje vjen si një deklaratë mbështetjeje për artisten.

Mane ka vlerësuar figurën e Eli Farës, duke thënë se këngët e saj do të mbeten më gjatë se lajmet dhe aludimet që po qarkullojnë.

Ai ka theksuar gjithashtu se nuk e konsideron të drejtë që jeta private dhe dinjiteti i një gruaje të bëhen objekt diskutimi publik për shkak të materialeve që qarkullojnë në rrjet.

Në reagimin e tij, Mane ka shkruar se beson që këngëtarja do ta kalojë edhe këtë periudhë dhe do të rikthehet sërish te arti.

“E dua Eli Farën sepse ia di fuqinë dhe kjo grua do ringrihet përsëri”, ka shkruar ai, duke shtuar se beson se artistja do ta shndërrojë këtë përjetim në art.

Mane ka folur edhe për gratë që përballen me gjykime dhe poshtërim publik, duke argumentuar se askush nuk duhet të gjykohet për shkak të zgjedhjeve apo jetës së tij private.

Në fund të postimit, ai ka publikuar edhe disa vargje poetike, të cilat ia kushton situatës së përjetuar nga këngëtarja.

Reagimi i Bledi Manes vjen në një kohë kur disa emra të njohur të skenës shqiptare kanë reaguar publikisht pasi janë përmendur në aludimet që po qarkullojnë në rrjetet sociale. /Prive By Liberta Spahiu

SPAK kontrollon banesën e Ron Yeffet/ Belind Këlliçi: Hetuesit të sekuestrojnë kamerat, mund të gjenden prova për takimin me Ramën më 8 shtator

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pasi SPAK kontrolloi banesën e biznesmenit shqiptaro-izraelit Ron Yeffet, duke përshëndetur nisjen e hetimeve dhe duke kërkuar që Prokuroria e Posaçme ta hetojë çështjen në thellësi. Këlliçi shprehet se, sipas tij, sekuestrimi i kamerave të kompleksit rezidencial ku banon Yeffet mund t’u shërbejë hetuesve për të verifikuar edhe një takim të pretenduar mes tij dhe kryeministrit Edi Rama më 8 shtator, disa ditë pasi u publikuan përgjimet e Arben Ahmetajt.

“E përshëndes hetimin që ka nisur ndaj Ron Yeffet dhe veprimet e para që sipas raportimeve në media janë kontrollet në banesë”, shkruan Këlliçi.

Ai shprehet se pret nga SPAK një hetim “të thellë e të shpejtë” dhe e cilëson Yeffet si “mikun e Edi Ramës”, duke iu referuar gjithashtu një deklarimi të mëparshëm të tij si “koordinator i punëve të pista”.

Reagimi i Këlliçit
E përshendes hetimin që ka nisur ndaj Ron Yeffet dhe veprimet e para që sipas raportimeve në media janë kontrollet në banesë.

Shpresoj se SPAK do bëjë një investigim të thellë e të shpejtë për mikun e Edi Ramës, që u prezantua vetë si koordinator i punëve të pisëta.

Me siguri, në këto kontrolle (pasi mjafton sekuestrimi i kamerave të kompleksit rezidencial ku jeton Yeffet) hetuesit do të gjejnë dhe prova të takimit të Kryeministrit me Ron Yeffet me 8 shtator, pasi doli skandali i përgjimeve, ku vrasin mendjen se si do ta menaxhojnë këtë krizë.
Akuza për trafik nďërkombëtar armësh është shumë e rëndë. Duhet ballafaqim me ligjin e drejtësinë dhe duhet të dalin përgjegjësitë të plota.

Personalisht e kam denoncuar prej muajsh rastin dhe do ta ndjek deri në fund. Uroj që të njëjtën gjë të bëjë dhe drejtësia.
Me trafikun ndërkombëtar të armëve, Edi Rama vulosi pa kthim, kapitullimin e tij ndërkombëtarisht!

VIDEO