“Çorbn derri” në menunë e drejtësisë, kështu e ka quajtur kryeministri Edi Rama hetimin e prokurorit Ols Dado për Erion Veliajn.
Gjatë fjalës së tij në një ceremoni, Rama tha se nuk do të lejojë që një prokuror të shpërdorojë detyrën duke shkelur kufijtë ndarës mes pushteteve.
Më herët, Rama tha se prokurori i SPAK ka intimiduar dëshmitarët që janë thirrur gjatë hetimeve të kryera për Veliajn.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Nuk ka më pse të mos i shprehim opinionet kritike. Heshtja jonë është keqkuptuar, jo vetëm nga armiqtë e reformës në drejtësi, por është keqkuptuar, më duket mua, dhe nga disa konsumatorë të reformës, të cilët përkundër privilegjeve shumë speciale që u janë dhënë nga reforma sepse sot kanë privilegje të jashtëzakonshme, në raport me të gjithë të tjerët. Flitet për pagat e deputetëve, por pagat e deputetëve nuk krahasohen me pagat e tyre, për shembull. Pra, këta konsumatorë, disa konsumatorë duhet tua kursejnë shtetit dhe shoqërisë çorbën e derrit në menunë e drejtësisë.
Prandaj, besoj unë, ndarja me komunitetin nga sistemi i drejtësisë dhe njëkohësisht me publikun hapur, në mënyrë transparente e opinioneve kritike është gjëja më e dobishme që tani mund të bëjmë ne në këtë fazë të re për të mos lejuar që në emër të qëllimit tonë madhor të pavarësisë së drejtësisë nga pushteti politik, individë të caktuar t’i japin vetes të drejtën e shpërdorimit të detyrës së prokurorit apo të gjykatësit, duke shkelur kufijtë ndarës mes pushteteve kushtetues