Gazetari i “Zërit” nga Kosova, Albert Limani, i cili është i akredituar nga Eurovisioni, ka publikuar një video ku shihet se përfaqësues të Serbisë janë afruar dhe kanë tentuar t’ua largojnë nga duart flamurin e Kosovës, duke thënë se “Ky flamur nuk është i lejuar”.
Ka qenë Limani ai i cili ia ka larguar flamurin e Kosovës përfaqësueses serbe, duke mos e lejuar që ta prekë dhe ka filluar që ta valvisë edhe më lart atë.
“Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Limani në mbishkrimin e videos.