Momente tmerri përjetoi Foggia e Italisë, në mbrëmjen e 10 majit, ku të shtënat me armë në parkun Via Ugo Iarussi la dy persona të plagosur dhe çoi në arrestimin e dy personave, njëri prej të cilëve shqiptari famëkeq për drejtësinë italiane Erjon Rameta.
Media italiane “L’imediato” i ka “dedikuar” një një artikull Rametës i njohur ndryshe si “Antonio shqiptari”, ku ka treguar të shkuarën e “errët” të 37-vjeçarit shqiptar.
Sipas artikullit, për ngjarjen e pak ditëve më parë, policia fillimisht mori një telefonatë që raportonte se kishte marrë kërcënime me vdekje, dhe sapo mbërritën karabinierët dëgjuan të shtëna me armë zjarri të cilat vinin nga parku publik.
Rameta u ndalua afërsisht dyzet metra larg vendit të ngjarjes, ndërsa i dyshuari i dytë u ndoq dhe u arrestua pak më pas, pjesërisht falë udhëzimeve të disa kalimtarëve. Gjatë kontrollit, u sekuestruan dy pistoleta me numra serialë të fshirë, që besohet të jenë armët e përdorura gjatë shkëmbimit të zjarrit.
E shkuara e “errët” e “Antonio Shqiptarit”
Në korrik të 2025-ës, ai ra në pranga bashkë me 20 vjeçarin Leonardo Russo nga Foggia pas një ndjekjeje nëpër rrugët e qytetit që përfundoi me gjetjen e një pistolete Beretta 9 mm të braktisur në një ndërtesë në qendër të qytetit. Të dy u ndaluan nga policia rreth orës 7 të mëngjesit, teksa po udhëtonin me skuter, pasi parkuan ata u përpoqën të iknin në këmbë brenda një dërtese, por gjatë ndjekjes njërit prej tyre i ra arma. Gjë e cila u bë shkak që ai të gjendej më pas nga oficerët.
Por dosja e tij nuk mbaron me kaq, emri i tij është i njohur gjerësisht në Itali e Shqipëri për shpërthimet me bomba të cilat tronditën Foggian mes viteve 2019 dhe 2020, ai ra në pranga në 2020 dhe më pas u dënua me 6 vite burg. Incidentet e kontestuara përfshinin shpërthimin e një bombe përpara pub-it Poseidon në nëntor 2019 dhe sulmin e janarit 2020 në qendrën ditore për të moshuarit “Il sorriso di Stefano” të grupit Telesforo-Vigilante.
Hetuesit e kanë përshkruar disa herë si person të afërt me ambientet e “Società foggiana”, një grup mafioz element që e bën edhe më delikate çështjen e re të të shtënave në rrugën Iarussi, megjithëse thuhet se nuk ka lidhje direkte me ambientet e krimit të organizuar.