Një 52-vjecare në Lezhë nuk ka duruar dot më dhe ka kallezuar penalisht bashkëjetuesin e saj italian.
Arsyeja sipas saj eshte se ky i fundit e dhunonte psikologjikisht.
Mësohet se çifti kishte disa kohë që bashkëjetonin dhe se së fundi, gruaja 52-vjeçare nuk i ka duruar dot skenat e xhelozisë së italianit dhe e ka paditur në Komisariat.
Ajo mori urdhër mbrojtje.
Njoftimi nga Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 21.07.2022, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen P.S, vjeç 52.
Pasi bashkëjetuesi shtetasi italian G.P, vjeç 71 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.