Skandal në Parkun Kombëtar të Butrintit, nisin ndërtimet e resortit luksoz në majën e Malit Mile! Bashkia lihet “mënjanë”, nuk janë në dijeni

Në majën e Malit Mile, brenda territorit të mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit, ka nisur ndërtimi i një resorti luksoz nga kompania kosovare “Enea Resort”.

Ky lajm është bërë publik nga studiuesi dhe eksperti i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, nisur dhe nga një postim që kompania në fjalë kishte bërë në rrjetet e saj sociale.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Tare ka ngritur shqetësimin për ndërhyrjen dhe ndërtimin në një zonë të shpallur pasuri botërore nga UNESCO.

Ndërtimi në një prej zonave më të mbrojtura të Shqipërisë rrjedhimisht ka ndezur dhe pikëpyetje për ligjshmërinë e këtij projekti. Më tej Tare thekson se deri më tani nuk ka asnjë reagim apo informacion nga autoritetet shtetërore për këtë ndërhyrje në këtë zonë e cila është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

“Sipas nje postimi te nje kompania kosovare te quajtur Enea Resort, kane filluar punimet per nje Hotel Turistik ne majen e malit Mile. Kjo zone eshte pjese e Parkut Kombetar te Butrintit, zone e mbrojtur si dhe zone e Shpallur Pasuri Boterore e Unesco.

A eshte ky nja projekt i miratuar nga autoritetet shteterore apo nje perpjekje per te mare leje ne kete zone? Nuk ka asnje informacion zyrtar”, thuhet në postimin e Tares.

Ndërkohë që më tej bën me dije se Bashkia Konsipol nuk ka asnjë dijeni dhe nuk ka lëshuar asnjë leje ndërtimi për një resort në këtë zonë të mbrojtur.

Deri në një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse, mbetet e paqartë nëse ky është një projekt i miratuar apo një ndërhyrje e kryer pa leje në një nga pasuritë më të çmuara natyrore dhe kulturore të vendit.

Reagimi i plotë i Auron Tares:

Sipas nje postimi te nje kompania kosovare te quajtur Enea Resort, kane filluar punimet per nje Hotel Turistik ne majen e malit Mile. Kjo zone eshte pjese e Parkut Kombetar te Butrintit, zone e mbrojtur si dhe zone e Shpallur Pasuri Boterore e Unesco.

A eshte ky nja projekt i miratuar nga autoritetet shteterore apo nje perpjekje per te mare leje ne kete zone? Nuk ka asnje informacion zyrtar.

P.S sipas Kryetarit te Bashkise Konispol, Bashkia nuk ka asnje informacion dhe nuk ka asnje dijeni per ndonje leje ne kete zone te Mbrojtur.

VIDEO